Zonja e shpirtit tim

Shpirtin tim,

ngerc, cung e te mykur,

si dhe melodine e tij,

te ngerdheshur pa ty,

e kam te burgosur ne nje lot mbetur pezull,

midis qerpikeve dhe liqenit te heshtur te pafundesise.

 

Per mrekulline tende

e dashurine time,

per gjoksin prrush,

per ajrin, per dheun,

per zjarrin te betohem:

ti je qellimi i rrahjeve ne kraharor,

perendeshe e largesise se mallkuar,

e mungeses dhe e mallit,

qe tempullin t'a kam ngritur brenda ne gji.

Je mushti i embel ku kam rene pergjithmone

dhe vera e kuqe qe nga kerthiza e pi.

 

Per erresiren e nates,

fytyren e henes

dhe engjellin e debores ne mengjes,

je zonja e shpirtit tim.

20 Komente

me pelqeu engjelli i debores

me kujtoi nje tregim fantastik me titull; "jo vetem per kershendella"

Qiellore!

Uragan shpirti! E ke kaluar veten !

Per mua, kjo eshte nje nga krijimet e tua me te bukura(aq sa kam lexuar deri tani)

Eshte e bukur, por jo nder me te bukurat e Lulianit. Ka shume ndjenje ,por, me teper se qiellore do te thoja se ecen me kembe ne toke , per te mos thene se ecen neper shtigje te njohura..

Me pelqeu, po ne koke me linden dy variante interpretimi, gjej ca shkendija alegorie si puna e "manushaqes" se Naimit. Mbase sepse betime te tipit per ajrin, per dheun, per zjarrin, nuk me ngjajne fort te verteta ne dashuri. Lulian, me fal, ne te kam keqkuptuar, por po qe vertet ashtu, i bie te kesh ngelur i fundmi i romantikeve mbi dhe'! smiley

100% pure feelings...once a pleasure, always a pleasure. love it!

DG, ndjesine qe me percolli mua kjo poezi, ishte pertej normales, dmth ecjes me kembe ne toke. Ndoshta t'u duk hiperbolizem nga ana ime qe e quajta qiellore, por eshte ceshtje perceptimi, ndjeshmerie, dhe ketu nuk ngjajme ne te dy/ja. Jam vertet e cmendur. Luliani ecen neper shtigje te njohura, por pak arrijne qe te te percjellin magjine e atyre aneve. Kjo poezi meriton shume.

 

te pershendes

Lulian,

pure and white the sensation of reading it. 

Feeling it?  Priceless

smiley

Melard, po insinuon se ke ndjeshmeri e perceptim aq te thelle  sa ta justifikon patetizmin me te cilin shprehesh? ok, shume mire per ty, une nuk kisha per qellim ta vija ne dyshim kete, por desha te theksoj se edhe pse poezia e mesiperme ka vertete ndjenje (kjo perceptohet lehtesisht edhe nga ne me pak te çmendurit),nuk me bindi fort forma.Pata pershtypjen se ish paksa e thjeshte per talentin e Lulianit te cilin se ve kurre ne diskutim sepse bej tifo gjithnje per te.Me kembet ne toke e ka sjelle ajo perseritje "ti je keshtu , e ti je ashtu" ,plus nje pjese e fjalorit nga ato qe  haset aq rendom neper poezi dashurie si:mrekulli , dashuri , gjoksi, prushi,zjarri , perendia, largesia, mungesa , malli etj.

Bejne perjashtim vetem dy vargjet e fundit ku gjeta origjinalitet..une tregova me sinqeritet si e shoh une kete poezi..pastaj duartrokitjet e forta po jua a le atyre qe marrin vesh me shume se une nga poezia.

te pershendes gjithashtu

E perse u dashka kufizuar poeti sepse disa fjale perdoren kaq rendom neper poezi dashurie? Paska rregulla te tilla? Nuk eshte ketu problemi. Problemi qendron tek mendimi krijues. Dhe qe kur e thjeshta nuk qenka e bukur? Poezia e vertete shkruhet thjeshte, pa mure, dhe s'e kuptoj qe, mqs Luliani ka talent , duhet te jete i sofistifikuar keshtu?

Faleminderit qe me vure ne dukje patetizmin(eshte bere kaq bajate kjo fjale), gje te cilen as e pata per qellim  dhe pergjigja ime nuk ishte per replike dhe aspak inmponuese.

shume dakort me ty mel

zotesia eshte qe dhe  ne nje teme te sterperseritur ose ne nje grumbull fjalesh te sterperderorura  te nxjerresh nje kendveshtrim te ri, parrahur me pare

melard, lexo mire, une s'thashe asgjekundi qe nuk eshte e bukur, por qe e prisja me ndryshe

Jo vetem qe nuk thashe qe s'eshte e bukur,por  komentin tim te pare e nis me fjalen "e bukur".Veçse ate "kendveshtrimin i ri" (qe Flo mendon se e ka gjetur) nuk e hasa dot. Ndofta kjo per fajin tim, ku i dihet..bujrum ju qe e  qe e pelqyet gjer ne adhurim kallzoni "pse" te tuaja ashtu siç bera edhe une.

smiley ajo qe fola mbi kendveshtrimin nuk ka lidhje me poezine e lulianit... poezia eshte e mire, por une nuk jam e mahnitur prej saj...

e  kisha ne pergjithsi mendimin... dmth me erdhi ne shteg per te thene tek kjo teme... kaq

 

 

ti je qellimi i rrahjeve ne kraharor,

perendeshe e largesise se mallkuar,

e mungeses dhe e mallit,

 

 

 

Me pelqen, nuk e di por duke e lexuar u zhyta ne nje bote sa enderimtare po aq edhe reale.

Lulian, më pëlqen poezia si edhe portreti i muzës sënde. Nuk e di pse po më duket sikur nuk e ke mbledhur mendjen nëse do vrullshmëri ose ngadalësim rrjedhjeje këtu, dhe kjo ndoshta ia humb fillin poezisë. (po unë i lexoj të gjitha me zë të lartë para pasqyrës, prandaj mos ma vur fillin shum&eumlsmiley

E  kuptoj qe njeriun kur e kap malli, nxjerr ate qe ka ne shpirt.

Eshte mire, sidomos kur i shpreh ne vargje.

Shpirti te lehtesohet dhe te duket sikur dhimbja fashitet.

me pelqen poezia jote, megjithese eshte hera e pare qe lexoj dicka prej teje.

Nuk ka cfare kendveshtrimi te ri te sjelle nje deklarate dashurie. Ajo thjesht perveteson nje kendveshtrim te lashte sa bota, sa njerezimi. Jo kendveshtrimi, por pervetesimi eshte i ri ne nje deklarate dashurie. Aq sa ne nje poezi tjeter jam shprehur se te gjitha poezite e dashurise i kam shkruar une. Pse jo, ato jane te gjitha njesoj. Ndersa pervetesimi eshte gjithmone i ri, thjesht sepse pervetesohet gjithmone per here te pare. Jo te gjithe jemi subjekte te tjetrit. Por ne momentin qe behemi te tille, e shpallim kete, e deklarojme, bejme betimin, i cili edhe pse eshte i njejti per te gjithe, eshte i ri per gjithsecilin.

Dhe sa per ritmin e ketij betimi, ai eshte me nje fryme, si gjithe deklaratat, si gjithe shpalljet, si gjithe betimet, eshte kercim, leap, ritem ne vetvete, fuge. Por ky eshte vetem betimi. Blete, une e kam menduar keshtu ritmin... strofa e pare nuk ka fryme, nuk ka ritem, eshte si ajo mekja ne fund te ngasherimit, pezull, goja eshte e hapur, diafragma e ndaluar dhe nuk di ne c'krah do shkoje, do mbese pa fryme aty per gjithmone, apo do zgjedhe frymen. E dyta sic te thashe shpall frymen dhe eshte e gjitha me nje fryme. E treta eshte kthim ne normalitet, e shtruar, thjeshte eko e tensionit te dy strofave te para.

Falemnderit te gjitheve per vleresimin.

sensuale dhe e brishte

me pelqeu Lulian

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).