Ylli Pango: Meshkujt më thanë “bravo”

Ylli Pango: Meshkujt më thanë “bravo”
» Dërguar më: 17/12/2009 - 14:10
 
 
 

Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango deklaroi dje gjatë një interviste televizive se shumë meshkuj shqiptarë i kanë thënë ‘bravo’ për skandali seksual në të cilin ai u përfshi 9 muaj më parë.
Ka një material filmik me pamje bruto që është hedhur në ‘You Tube’ lidhur me rastin tuaj. E keni hedhur ju këtë video në ‘You Tube’?
Nuk e kam hedhur unë. Materiali është përgatitur në Shtetet e Bashkuara.
Po si shkoi nga “Fiks Fare” në SHBA ky material?
Në këtë botë ka edhe miq të mirë.
Materialin ua keni ofruar ju?
As e kam siguruar unë, dhe as e kam hedhur unë në ‘You Tube’. Kjo mund të shërbejë për ndonjë histori investigative, por jo për këtë emision.
Kur është hedhur dhe nga është gjetur ky material?
Materiali mund të ketë edhe një burim tjetër. Prodhuesit vetë. Unë po supozoj që materialin mund ta kenë hedhur vetë ata që e kanë prodhuar. Me sinqeritet maksimal, këtë material nuk e kam marrë unë dhe nuk e kam publikuar unë.
Ju vetë a e dini se ç’ka ndodhur tamam në gjithë këtë historinë tuaj?
Pyetja ka të bëjë me momentin e parë shokues. Kur unë vetë nuk mund ta besoja që një ngjarja kaq banale të transformohej në një stuhi të tillë, mendoni se si do të gjykonin të tjerët. Mbasi kanë derdhur tërë atë breshër dhe lum sharjesh mbi mua, media, politika, parlamenti etj, më bëri që më vonë unë t’i hyj në themel kësaj historie dhe të marr vesh shumë për të vërtetën.
E meritoni këtë “dhunë”, sipas jush?
Ka qenë shumë e poshtër, dhe vetë kryeministri e ka quajtur një linçim. Madje, kryeministri ka thënë, ku janë OJQ-të që mbrojnë të drejtat e njeriut. Futu pak në psikologjinë e një njeriu që sulmohet dhe dhunohet psikologjikisht nga të katër anët.
Vajza ka ardhur vetë në shtëpi apo e ftuat ju?
Absolutisht nuk e kam ftuar. Unë i kam shkruar me sms: “Kur të vish poshtë me telefono”. Ky është manipulimi i parë. Është ftuar të vijë në ministri atë ditë dhe nuk erdhi. Unë e pyeta pse nuk erdhe, ajo më tha që s’ka gjë se vij i sjell dokumentet e CV-së në shtëpi. Megjithatë, mos hyr në këtë histori detektivësh. Ajo vajza që më futi në kurth më ka kërkuar 4 herë ndërmjetësim. Donte të më kërkonte falje. Por, unë s’kam kontaktuar me asnjë prej tyre. Vetëm lexova në media se ajo vajza tani ka ikur jashtë.
Pse ju fute kësaj historie?
Sepse, pas atij sulmi shtazarak unë nuk kisha kohë të mblidhja veten.
Kaq e panjohur ishte për ju kjo ngjarje?
Mediokre. Atë person unë e kisha njohur.
Si ju provokoi?
Prokuroria thotë se ishte gazetarja që provokoi deputetin Pango. Nga analiza e pamjes filmike të marra nga ‘Fiks Fare’ rezulton se të gjitha veprimet e gazetares janë bërë me qëllim për të provokuar Pangon. Në bazë të të drejtave të njeriut, çdo rast i provokuar quhet nul.
A jeni moralisht i dënuar?
Ku e ke këtë kod moral? Ku ekziston ky kod? Mua më keni prezumuar të fajshëm dhe keni shkatërruar komplet një njeri dhe një familje.
Po a ka ca norma shoqëria shqiptare?
Këtu nuk ka norma, por ka shtet ligjor. Nëse të nxjerr të fajshëm shkon në burg, nëse jo jeton i lirë.
Atëherë, përse ju shkarkoi kryeministri?
Unë kam 9 muaj pa e takuar kryeministrin. Ju rrini më shumë me të, dhe mund ta pyesni. Ngjarja e paraqitur e montuar e kthyer anapulla, që vjen një vajzë e pafajshme kërkon një punë dhe i ofrohet seks. Ndërkohë që prokuroria thotë të kundërtën. Një parlament që gjykon mbi një video të montuar, nxitohet dhe jep një qëndrim.
Po ka apo jo një kod moral?
Çfarë është ky kod mor zotëri?! Këtu ka shtet ligjor dhe jo kod moral.
Pse nisët ta zhvishnit vajzën duke i hapur mbërtheckat dhe duke i kërkuar t’i shikonit trupin?
Në shtëpi ka dalë një zë i moduluar. Ka qenë mashkull që bën zërin e një femre në atë video ku flitet për mbërtheckat. Ka shumë çudira kjo histori.
Më thuaj cili është shkaku i sulmit?
Në librin tim unë i kam dhënë përgjigje të gjithë sulmit dhe të gjitha akuzave të mia. Unë kam një shtet ligjor që më jep të drejtë. Në radhë të parë, ti si njeri je dakord me këtë linçim të ndyrë? Të ta bëjnë ty një provokim të tillë, ti do tregohesh burrë apo impotent? Mua më kanë ardhur qindra sms nga meshkujt shqiptarë që më thonë se je treguar burrë shqiptar, një burrë i vërtetë. Një njeri që ti e njeh mirë më ka thënë 8-7 muaj para, që kujdes se do ta fusin me një femër. Mua më futën një femër, më futën të dytën dhe më futën të tretën për të më provokuar. Tre femra mor zotëri më futën për të më provokuar. A e kuptoni se çfarë ka ndodhur apo jo? Kush jam unë që të më futësh tre femra për të më provokuar? Çfarë donin të provonin, potencën time seksuale? Çfarë është kjo mor zotëri? Çfarë jam unë, Krishti jam unë? Gjithë ata që më kanë sulmuar kërkojnë shkatërrimin tim. Ti ke xhelozitë e tua, ke armiqtë e tu? Ka armiq brenda llojit, ka edhe jashtë llojit. Ata mund të kenë xhelozi, inat, armiqësi personale, politike. Po, ka pasur sulm mediatik, se media material do. Këta armiq e kanë provuar edhe me korrupsion, edhe me kontrolle. Unë kam pasur të gjitha llojet e provokimeve. Padyshim, kam pasur dhe armiq brenda llojit, pasi kur u hoq Ndoka nga qeveria unë isha gjithashtu kandidati i parë për t’u hequr nga qeveria. Çakulin kur e pyeta, po me mua çfarë pate ai më tha që: “nuk e ke nga unë, nuk e ke nga unë”. Nëse ai është burrë, ta thotë kush e kurdisi këtë histori.
Ju nuk ishit as në listën e Këshillit Kombëtar të PD-së. Kur Drejtësia është në anën tuaj, atëherë pse nuk u përfshitë në atë listë?
Ditën që është nxjerrë këshilli është ekspozuar edhe vendimi i prokurorisë. Kjo është përgjigjja ime për këtë pyetje.
Ti më ke akuzuar që kam marrë 15 milionë lekë për t’ju dërmuar?
Nuk i heq asnjë presje asgjëje. Ti pse ofendohesh? Kolegët e tu ma kanë thënë.
Unë nuk shqetësohem, por edhe ti e di që kjo është e pasaktë. Dhe, fakti që në këtë libër ka pasaktësi, a nuk mund të merret seriozisht?
Ohu tani. Që ta dish mirë, unë kam cenuar interesa private për të mirën publike. Të heqësh një gjigant mediatik nga Piramida, e kupton se çfarë interesash të mëdha cenohen. Në rastin konkret, unë kam bërë atë që rrallë meshkuj në Shqipëri mund ta bëjnë. Ajo femër ka hyrë dhe ka dalë e paprekur nga shtëpia ime. Ata meshkuj, ata burra të mëdhenj shteti, ato gjëra që i kanë bërë në zyrë më sulmojnë mua. Ky është krimi më i madh në histori. Prokuroria ka shqyrtuar çështjen dhe më ka shpallur të pafajshëm.
Në çdo vend të botës, brenda 24 orësh, gazetari do futej në burg.
Ti i ke folur për panaire kur doje ta zhvishje?
Or zotëri, ti vazhdo provoko, por ka pasur 8 orë filmime dhe ata kanë dhënë vetëm pak minuta montime.
Ju erdhi një femër në shtëpi dhe tentuat ta zhvishnit?
Mos u kap tek bishti. Unë i kam rezistuar provokimeve të panumërta. Me këtë njeri u pa që nuk mund të realizohej gjë në ministri dhe menduan ta realizonin atë skenar të pistë në shtëpi. Njerëzit e ndiejnë që ai ishte një kurth i ndyrë. Ajo pjesë që ka dalë në media nuk është e tërë Shqipëria. Ka shumë shqiptarë që thonë që ajo është vepra më ndyrë që është kryer. Dhe, këta njerëz më mbajnë mua sot gjallë.
A është e vërtetë që do botoni një libër të dytë lidhur me jetën personale të gjithë atyre që pretendoni se ua kanë ngritur këtë kurth?
Kjo është një shaka e Aleksandër Frangajt. Unë ja kam dhënë përgjigjen që nuk merrem me jetën personale të të tjerëve. Është e vërtetë që kam gati një libër të dytë të gatshëm. Quhet ‘VIP’ dhe ka të bëjë me maninë VIP në Shqipëri. Atë e kam gati dhe mund ta botoj në janar. Por, s’ka lidhje me atë që thoni ju.
I keni kërkuar ju “Fiks Fare” të mos e nxjerrë materialin në këmbim të lekëve?
Asnjëherë. Unë për veten time nuk kam pasur asnjë kontakt me ta.
Ju thoni që ju është kërkuar të vrisni veten?
Po, janë dy analistë të shquar, dy nga figurat më të ndyra të medias shqiptare. Unë nuk kam menduar të vras veten, por mendova: “nga erdha mor burrë, nga mali erdha apo nga pylli? Ç’ishte kjo jetë që e gjithë u rrëzua në një moment?”. Ja këtë kam menduar. Unë kam 9 muaj që luftoj për të vërtetën.
Ju e morët goditjen, çfarë do rikuperoni tani?
Ore nuk është turp që Profesor Doktor Ylli Pango është i papunë?! Ky është turp e shkuar turpit mor zotëri, se jam prezumuar i fajshëm dhe kam dalë i pafajshëm.
A keni kërkuar psikolog?
Psikologët ndihmojnë të tjerët, por thuhet se psikologët kërkojnë vetë psikolog. Unë nuk jam nga ai fis që vrasin veten. Unë këtë çështje nuk e lë sa të vdes.
Ky është kërcënim?
Jo, vetëm me ligj.
Nuk shihni asnjë gabim në veten tuaj?
Absolutisht, asnjë gabim. Unë kam bërë punën time. Unë ju kërkoj vetëm falje meshkujve shqiptarë që më thonë: “pse mor zotëri, nuk bërë gjë?”. Atyre po, ju kërkoj falje, por unë nuk jam nga ata. Atëherë unë do merrja medaljen e impotencës seksuale, nëse do i fusja shqelmin dhe t’i thosha dil nga shtëpia ime.

25 Komente

Pupupupupupupu. ik or kafshe njeri. S'u bene njeher njerez keta mor zot, cfar batakciu, cfar shtaze. Edhe sikur ta kete provokuar ajo, me dhune nuk i hyri ne shtepi ketij moracaku, dhe ky sido qe ta provokonte nuk duhej kurre ti kerkonte seks nje vajze qe po kerkonte pune tek ky, qe mund te ishte vartesja e tij te nesermen ne zyre. Pra edhe sikur vete ajo vajze ti kerkonte seks, gje qe nuke  ka bere, do te ishte e papranueshme qe ky te kryenete marredhenie me te. Ne te kunderten te gjithe  pame se si pa asnje takt, si ndonje lango, tamam me gjuhe injoranti dhe rrugaci ky perpiqej te kryente marredhenie seksuale me nje vajze qe kerkonte pune ne zyrat e tij.

Edhe sa mijra vjet do duhet te kthehen ne njerez keta tipa mor burr.

ps. i paskan thene bravo burrat dhe baballaret e ish-dashnoreve ketij.

- Pse na sillni budalliqe nga ky debili, ju lutem ?

- A nuk mendoni se na keni "gerditur" te gjitheve ?

- Ku eshte dobia e ketij artikulli qe u dashka ta lexojme, z. Tare ?

Na lodhet. Na rraskapitet fare.

Nje kerkese Adminave : a eshte e mundur qe disa shkrime te votohen me Zero ju lutem, flm?

Lere kete budallain ti, po si t'u duk filmi mbreme ?

Do i fusim ndonje te krehur mire kater personazheve :

MICHEL

BRUNO

ANABELLE

CHRISTIANE

Si thua ?

Pse jo?

 

Po me mire se sa per ta mund te flasim per Psikopatin ne pergjithsi, edhe pse diskutimi eshte shume i gjere, po pune e madhe, sa me i gjere aq me i mire.

Tani, meqe une e shoh qe ty ky te pelqen shume, po filloj direkt. Mua s'me thote shume! E lexoj me nje fare qejfi, i respektoj intelligjencen, e nuk eshte pak - ti e di me mire se mua qe ca shkrimtar jane thjesht shkrimtar ndersa ne jeten reale mund te jene 100% trapa, si Buk p.sh, tamam ashtu si nuk eshte e thene qe futbollistet qe adhurojme te mos jene fashista - , por mua nuk arrin te me flasi.

Po i le menjane kritikat normale qe i jane bere - jo racist, jo nacional-socialist, jo se qenka kunder islamit etj etj - sepse besoj se gjysmat e ketyre akuzave i pelqejne duke qene se -sipas meje- eshte shume provokator, e di qe mund te shkruaje diçka korrekte qe ne mendjen e njerezve do zgjoje mendime dhune, e se gjysma tjeter jane te shpikura apo te keqinterpretuara.

S'me pelqejne natyrisht ca logjikime qe ben ai qe sipas meje nuk qendrojne as ne qiell as ne toke tip talljet me hippiet ( shume e thjesht ) apo me musulmanet ( prape shume e thjeshte ) .

Perqendrohemi tek romanet e tij, nese deshiron, tek temat qe trajton. Une personalisht nuk shikoj ndonje gje te re perveç asaj qe na ka thene me kohe Lovecraft, Huxley, Camus, Palahniuk, Irvine Welsh ( Trainspotting, Porno e Clue p.sh ) e ndonje tjeter qe s'me vjen nder mend.Ti ku e sheh mesazhin e ri?

Ndoshta do thone a do thuash qe eshte thjesht fakti qe ai ato teori ja ka aplikuar diteve tona. S'me duket ndonje gje e madhe, ashtu si s'do ishte gje e madhe te rivizitojne une Mona Lizen ndersa pret qe te niset avioni.

 

Jam shume i idese - me thuaj sipas teje sa e sakte eshte - qe Psikopati ka bere shume zhurme sepse ka lindur e ka botuar ne France. Nuk besoj se i njejti liber i njejti autor do kishte pasur kaq shume vemendje ne disa shtete te tjera.

Aty me rri. Ja nje kantier i tere debati. Por sa keq qe nuk afrohen dhe te tjere dhe te flasin per te, mbase nuk e njohin dhe aq mire.

Des, do te te flas hapur, dhe do te sillem vertet bujarisht, dmth pa mbajtur gje nen menge. OK, fillojme :

Michel Houellebecq, nga fillimi i viteve 2000, gezonte nje reputacion njeriu te lig, cinik, dhe qe s'ia vlente ta lexoje, madje andej-ketej beheshin thirrje bojkotimi.

Romani i pare doli me 1994 - Zgjerim i lemit te luftes (Extension du domaine de la lutte) qe ta keshillova diku ta lexosh sa me pare, nese ke arritur, shpresoj te pakten, te lexosh rrjedhshem frengjisht. Per mua, eshte romani me i mire. I qarte, i shkurter, drejt e ne shenje. Qe ne kete roman, shihen temat kryesore houellebecqiane : vuajtja dhe skamja njerezore ne boten e sotme ku gjithçka eshte gare, dhe ku sot gara ka marre trajten e asaj seksuale. Eshte me i zoti, me i miri, me i forti, ai qe ka femren me te bukur, femrat me te bukura, qe shihet gjithandej me nga nje femer te re çdo dy jave. Tjetri, ai qe ska, ai duhet thjesht te zhduket. Kjo eshte shoqeria e sotme, sipas Houellebecq.

Te vime me 1998 - Therrmijat elementare. Ky liber ishte dhe çasti fatal per Houellebecq sepse beri qe te prishet njehere e mire me nje shtrese te gjere popullsie : shtresen e atyre qe kane qene 17-25 vjeç ne ngjarjet e majit 68. Dhe keto nuk jane pak. Ideja e tij (siç e pe dhe vete ne film) ishte : maji 68 ka qene nje iluzion i tmerrshem per njerezit. Ata mendonin se e gjeten çelesin e lumturise (nepermjet çlirimit seksual, emancipimit shoqeror) kur ne fakt, thote Houellebecq, kjo i hapi rruge nje shkaterrimi sistematik te femres, familjes, marredhenieve shoqerore.

Te vime me 2001 - Platforma. Vetem pak jave para 11 shtatorit 2001, libri del ne qarkullim. Ne kete liber ka nje fshikullim te ashper te zakoneve perendimore ne lidhje me turizmin tajlandez apo indonezian (Bali), turizem i cili eshte pastertisht nje turizem seksual. Me kete ide te tij, iku dhe nje pjese e shoqerise franceze, u bene dhe keta armiq te Houellebecq. Dhe keta nuk jane pak, sepse moshat diku tek 55-75 vjeçe, udhetojne shume ne keto vende, per motive te ndryshme (seks, gjoja jemi te hapur ndaj botes, budizma e masazhe, akupunktura e perralla). Mirepo, ne kete roman, ai ngacmon dhe islamin (ironi e fatit - vetem pak jave me pas, ndodh ajo qe ndodhi), dhe ketu mori mbi vete dhe zemerimin e publikut arab (ne pergjithesi).

Me nje fjale, u bene si shume armiq nderkohe. Kur erdhi romani i kater, Mundesia e nje ishulli, kupa ishte mbushur tashme. Ky roman nuk ka korrur aq sukses, sepse njerezit ia kishin kthyer shpinen.

Erdhi dhe vellimi me emaile ndermjet tij dhe nje filozofi (BHL), edhe ky qelloi gati fiasko, megjithese eshte goxha vellim i mire dhe nuk e meriton kete fat. Madje, rast i rralle, Houellebecq erdhi vete te beje promovimin dhe mu ne France2, ne oren 20, bashke me BHL. (Armiq publike - titulli i librit, merret vesh vete pse).

Duke shtuar ketu dhe problemet e tij familjare : i divorcuar dhe i nxjerre jashte nga shtepia, disa qendrime te shkurtra ne spitale psikiatrike, e ema qe s'le gje pa thene per te (gati i ka rene pishman pse e ka pjelle), atehere tabloja eshte e qarte.

Ne lidhje me fjaline e fundit tenden, jam krejt kunder. Houellebecq studiohet sot anembane Europes, madje dhe ne Kanada. Sidomos vendet anglo-saksone kane pare tek Houellebecq nje gervishtes dhe nje gerrices aty ku te dhemb me shume. Ka shume konferenca per te, shume referate neper universitete, Houellebecq studiohet sot si fenomen, por jo njeriu-fenomen, se kjo s'i intereson kujt, por ajo çka ai pershkruan.

Houellebecq nuk eshte ndonje racist, ne kuptimin qe nuk e ka idene e races apo historise. As nuk di çfare ka ndodhur apo si ka ndodhur. As nacional-socialist. Ky bisht i fundit i eshte vene per shkak te teorive te tij te fundit (Mundesia e nje ishulli) mbi klonimin e njeriut. Ketu eshte ngaterruar dhe Peter Sloterdijk, filozofi sulfuroz gjerman. Si ta themi ndryshe, Houellebecq eshte provokator, eshte cinik, por mbase eshte i tille sepse ka humbur çdo shprese ne rilindjen e njeriut. Madje ai beson se kjo qe po ndodh me njeriun, eshte keshtu sepse duhet te jete keshtu, dhe se nuk ka shpetim, perveç teknikes (klonimi) ku ne te bejme njerez per se mbari e me mend ne koke (ideja e tij).

Une per veten time, jam kunder ketij parimi te tij dhe me duket "too much" kur hyn ne te tilla pune. Por ja qe ai eshte shkrimtar dhe ngacmon, pickon, çjerr apo grushton. Nuk ke ç'ben, keshtu eshte shkrimtari.

Duhet te shohesh dhe ndikimet e tij letrare : ai ka shkruar nje ese shume te bukur mbi Lovecraft. Ky ishte mjeshtri i tmerrit pa goje, i se pathenshmes, i se perbindshmes. Edhe ky mendonte se njeriu nuk mund ta kuptoje jeten, as universin. Lovecraft eshte me Poen, dy mjeshtrit e llojit.

Tjeter ndikim : Baudelaire. Ti e di fatin e Baudelaire, ç'jete ka percjelle ai. Madje nese e sheh dhe fizikisht, kane nje lloj ngjashmerie ne veshtrim : te dy qenie fatkeqe, te pakuptuara, dhe qe vuajne tmerresisht, depresiv ne kulm.

E pe aty ne ate videon ç'thoshte per depresionin ? Njeriu eshte depresiv sepse ky eshte haraçi qe ka pranuar ai per te qene i lumtur. Nuk ke ç'ben, thote ai, duhet te jesh depresiv qe te mund ta perballosh jeten, gjithçka perreth teje te therret ne depresion, dhe pastaj nervat keputen, te gjithe sillen si zombie, dhe lumturia eshte pas dere.

____________

Per kater personazhet, me vone, do t'i marrim nje nga nje e dy nga dy.

Sa per fillim, loja e aktorit (Bruno) eshte e mrekullueshme. Eshte i madh ky gjermani, e kam pare disa here, shume i talentuar.

 

Fjalori

Z.L.F =  Zgjerim i lemit te luftes

P = Psikopati = M. Houellebeck

K = Kapitalisten apo Nacional-Socialisten apo Darvinizem ekstrem

M.H = Moral-Humanizem

 

 

Des, do te te flas hapur, dhe do te sillem vertet bujarisht, dmth pa mbajtur gje nen menge. OK, fillojme :

 

Flm. E respektoj sepse e gjykoj mendimin e nje njeriu qe, ashtu si une ne kete rast, nuk ka aq shume interes te bindi tjetrin per X gje, por te shtroje mire mendimin e te gjeje mundesisht rruge te reja interpretimi, dibati etj.

Nenvizoj edhe faktin qe po shkruaj mbi botekuptimin e P., nuk po e diskutojme si shkrimtar sepse aty s'kemi ça te diskutojme perveçse ta lavderojme.

Do ishte vertet mire te shtohej & ndonje tjeter qe e ka lexuar.

 

Siç te thoja, reputacioni i tij si njeri negativ, me sa mendoj une, rrjedh gjysem nga fakti qe ai nuk mundohet te jete i mire me asnjerin - e pse duhet te jete nese s'e mendon, Psikopati mund te kete shume difekte por s'eshte hipokrit - . Kjo ama eshte nje si lloj gossip qe mua me duket i kote edhe i tepruar.

Ca njeriu eshte P. mua nuk me intereson shume, apo me mire, me intereson vetem ne momentin kur kjo takohet me letersine p.sh P versus Nenes se Tij.

 

Marrim librat me radhe, dakord? T

e them direkt qe une Z.L.F s'e kam lexuar te gjithin, por e di mire per ça flet. Kritika ime per kete liber  eshte ne thelb njera : qe bota qe ai perfaqson aty nuk egziston ne jeten reale. Thua ti ( dmth, thote ai edhe e sjell ti ) qe

Eshte me i zoti, me i miri, me i forti, ai qe ka femren me te bukur, femrat me te bukura, qe shihet gjithandej me nga nje femer te re çdo dy jave. Tjetri, ai qe ska, ai duhet thjesht te zhduket.

Kjo p.sh sipas meje nuk eshte e vertete sot. Le te kuptohemi, kemi dy vlera a dy sisteme ne jeten tone : ate Kapitalisten apo Nacional-Socialisten apo Darvinisten qe shpjegohet mire ketu, por kemi edhe nje tjeter vlere, qe eshte ajo Morale-Humaniste.

Keto dy vlera nuk jane e nuk kane se si te jene te ndara nga njera tjetra. Pra une nuk jam kryekeput me vleren K. edhe ti bje fjala s'je kryekeput me vleren M.H. Kjo eshte kritika ime themelore, ky liber - ashtu si shume te tjere, shembulli me i mire eshte i Huaji - per mua eshte patetik sepse tregon nje bote nje dimensionale dhe driblon komplet sistemin M.H. E kjo nuk eshte e mundur ne boten reale, sepse P. kap aspektin qe i intereson edhe zhvillon vetem ate. Ai merr vlerat e sistemit K. dhe me keto vlera kritikon sistemin K. Pra, problemi eshte qe ajo qe thote ai eshte e vertete per ata qe duan dy femra ne jave, por jo te gjithe i duan, me kupton?

Ai qe ka dy femra ne jave mund te kete dy prostituta ne jave, edhe i paguan. Kjo s'eshte asgje e re, kete e dinim te gjithe, qe me lek blen malle apo sherbime. ( midis te tjerave te keshilloj te lexosh shkrimin e fundit ne T.C ku, per koinçidence, flas tamam per kete sistem )

Nga ana tjeter, ky sistem s'eshte aspak i ri, eshte pjese e natyren njerezore, eshte aplikuar para 1000 vitesh e aplikohet akoma sot. Epoka jone ndoshta eshte edhe me me fat sepse kemi zhvilluar nje fare ndergjegje sociale qe mundohet te permirsoje jeten e te gjitheve.

Nje shkeputje. Se di nese e ke lexuar King, ta keshilloj me shume force. Ajo qe e ben King te madh eshte fakti qe te gjithe vlerat di ti integroje, nuk krijon kurre personazhe me nje ngjyre te vetme ne stilin e realizmit socialist ( fashistet pushtues, partizanet te mire ) 

Kaq per momentin per Z.L.F.

Hurbo jena be si ata te dy qe ne gjimnaz uleshin ne banke te fundit e ja shkrepshin muhabet per qejf te tyre ndersa te tjeret ndiqnin mesimin.

dhe une kam qene ne banke te fundit, historikisht

Desaparacidos,

Bukuri, keshtu kam qejf te flasesh dhe te flas. Ai emigranti me duket e ka lexuar kete punen e therrmijave por ai eshte i zene me statistikat e katunareve dhe s'para ka hyre ne çeshtje me te padobishme. Nejse.

Ne lidhje me ZLF, kam frike se eshte njeçike me i thelle se aq. Nuk kam pershtypjen se flet bardh-zi. Sigurisht qe ai ka kapur raste tipike, por vete fjala tipik do te thote se eshte dashur nje mori rastesh qe te behet tipik, dmth te perfaqesoje nje grup. Gjithsesi, ne lidhje me ZLF, dua te theksoj se :

- eshte nje pasqyre reale, madje REALE, e jetes shoqerore ne France. Duhet te kesh punuar ne France, duhet te kesh pasur nje shef persiper kokes, nje jesh disi te futur me koleget, dhe te shohesh pastaj qe gjerat jane te "tmerrshme" dhe madje depresive.

Cfare ben Houellebecq ne kete roman ? E thjeshte : na tregon rrenimin dhe shkaterrimin e nje njeriu, djale i ri diku tek te 30-at, qe ka nje pune te mire, qe e fiton mire jeten e vet, por qe ka probleme dashurore apo familjare. Tipi eshte i zgjuar, por me duket se teper i zgjuar. Dhe kjo tepria e ben ate qe te jete tejet mendjekthjellte. Mirepo, mendjekthjelltesia, historikisht, eshte nje veti shkaterruese me teper se qetesuese apo siguruese. Sepse jeta, le ta themi keshtu troç, ne pergjithesine e saj, nuk eshte asgje me teper se nje gje e rendomte qe ta kane vene ta mbash nen sqetull, dhe ngado. Dhe kur je mendjekthjellte, kjo gje perkthehet me nje vuajtje mendore (Rafaeli kalon disa here ne psikiatri - njelloj si Houellebecq), dhe me nje shkeputje totale nga gjerat tokesore. Cfare ben Rafaeli ne kete roman ? Ben kete : me kameren e tij te pagabueshme, syrin e vet dmth, dhe mendjen e vet, ai jep shenjat e nje rrëgjimi  te shoqerise, rrëgjim ne nivelin e shpirterores, ose spirituales per ata qe ngaterrohen.

Pershkrimi i shokut te vet te sherbimit, nje puçrraman i shemtuar, qe nuk arrin te gjeje nje vajze me ke te nderroje dy fjale, dhe qe perseri, beson dhe beson se do ta gjeje dike, eshte krejt i sakte. Duhet te kesh jetuar ne France qe ta shohesh kete. Por sidoqofte, mund te merret me mend shume lehte.

Skena e planit per vrasjen e zezakut pallosh per te cilin nuk eshte aspak e veshtire te dale me vajza "canon", eshte nje skene qe duhet lexuar mire. Ka shume gjera te ngerthyera aty :

- si ka mundesi qe disa arrijne ne dy sekonda te bejne per vete dhe femren me te bukur, ne nje kohe qe ata duhet (sipas konvencioneve te epokes) te ishin ne bisht te karrocerise ?

- si ka mundesi qe bukuria te kete arritur deri aty sa eshte thelbesore ne marredhenien mes dy vetesh ?

- po nese kemi para dhe mund te blejme çdo femer qe duam, si ka mundesi qe ajo na urren tmerresisht ndersa "hap kembet" ?

- si ka mundesi qe gjithkush ka nje deshire te ethshme per te shfaqur HAPUR sukseset dhe arritjet e tij, qofte ne fushen e femrave, qofte ne shoqeri ?

- po perse duhet te preket dikush tjeter kur ai sheh se natyra nuk i ka dhene asgje per te fituar ne kete bote ?

Ai djali qe e ndjek nga pas zezakun per t'i ngulur nje thike, thjesht ngaqe do te beje "sex" me nje bukuroshe te bardhe, nuk eshte per arsye raciste kjo. Eshte me teper ne nje lloj mos-shperndarje te drejte te bere nga Zoti apo natyra ne lidhje me mundesite e gjithkujt per te pasur nje cope diell.

Shkurt, duhet pare mire, se nuk eshte aq i lehte si roman, megjithese leximi eshte vertet i kendshem, pa keto ngarkesat qe i kane ardhur me pas. Sidoqofte, shkrimi i Houellebecq nuk eshte "ndrydhes", ecen mire dhe mund ta lexosh lehte, thjesht duhet te hysh ne boten e tij.

Po i pergjigjem edhe Emigrantit me kete rast ne lidhje me darvinizmit ekstrem.

Mund te themi nje here qe "darv ekstrem" eshte kryesisht ide e nuk gjen aq shume aplikim real ne shoqeri? Jemi dakord me kete?

 

Tani, une e kuptoj çfare thua ti e çfare thote P. te Z.L.F. Vetem se mua, siç ta thashe me siper, s'me duket ndonje gje e madhe, por ndoshta eshte, e ketu vijme tek ajo qe ky roman mund te kishte sukses vetem ne France, e po ashtu edhe P. duke qene se nje pjese e mire e fames se tij i vjen nga masakrimi i 68.

 

Me duket sikur ka nje keqkuptim qe ne fund te fundit ka te beje me keqkuptimin e dy sistemave qe te permenda me lart. Leket nuk te bejne as simpatik as te bukur asnjegje tjeter. Po te kopjoj diçka nga T.C

Klasa borgjeze ishte e tille sepse kishte një fare mirëqenje ekonomike, por jo vetëm. Të qënurit borgjez, ashtu si të qënurit proletar ishte një mirëqënje ekonomike po aq sa edhe një gjendje psikologjike që shprehej pastaj me ide konservatore, edukatë, një fare qëndrimi ndaj femrave etj. Është kjo e fundit që i mungon klasës se sotme. Pasuria nuk të bën borgjez ashtu si tesera a P.P.Sh nuk të bënte detyrimisht komunist. Pasuria të bën thjesht të pasur. Mënyra e trajtimit të femrës p.sh, nga Borgjezi & nga i Pasuri është shenja më e dukshme e këtij ndryshimi, por tani përtoj ta shpjegoj më gjate.

 

Problemi ketu nuk me duket aq shume i shoqerise se sa i mendimit. Kur une blej nje kompjuter ne dyqan nuk pretendoj qe kompjuteri te me doje, qe te me adhuroje, thjesht shkembim. Sipas logjikes se tij duhet te kishte te njejtin raport edhe kur shkon me nje prostitute, si thote ai

 

- po nese kemi para dhe mund te blejme çdo femer qe duam, si ka mundesi qe ajo na urren tmerresisht ndersa "hap kembet" ?

 

mua s'me duket ndonje gje e madhe per te vrare mendjen kaq shume, e s'me duket se P apo personazhi i tij ka zbuluar ndonje gje te madhe me kete, me kupton? 

Nese une shoh gjithmone boten nga dritarja mendoj qe bota eshte vetem pallati perballe. Nese mbas 40 vitesh zbres ne rruge habitem qe bota qeka pak me e madhe! E shkruaj nje roman per te e te gjithe vihen ne pozicionin tim e habiten qe une habitem qe bota qenka me e madhe! E çfare pastaj? Pra, si mbeshtetje sociale - filozofike me duket shume i dobet!

 

I njoh nje merite : ai futet brenda sistemit K. edhe pastaj ve ne diskutim sistemin K. duke u nisur nga baza e ketij. Mund te jete interesant vetem per ata njerez qe njohin vetem sistemin K. por provo beji nje M.H. nje pyetje te tille e do te te marri per te shkare.

Por ketu hyjne ne loje shume elemente te tjera qe une nuk i njoh mire e qe ti i njeh, si psh jeta sociale ne France. Ketu s'kam ça te them.

well, qe ne momentin qe ve "ekstrem" pas darvinizmit, paragjykon. Kur themi "social", nuk ka paragjykim, thjesht tregon domenin e aplikimit.

Darvinizmi social eshte diskredituar ne pikapmje te racizmit, por kjo nuk do te thote qe darvinizmi si i tille nuk ka aplikim ne shoqeri.

mqse ra fjala, socializmi si ideologji mund te shihet edhe si nje "fre" i organizuar mbi baza doktrinore ndaj produktit/vektorit, qe po e quaj per voli "te natyrshem", te darvinizmit social.

Ketu nuk te kuptova Emigrant.

Une me darvinizem ekstrem kuptoj nacional-socializmin.

E kam fjalen qe Carlsi nuk duhet bere pergjegjes per Adolfin.

Nac-Soc nuk ishte vetem darvinizem social dhe kete te fundit, e kishte te zbatuar per faqe te zeze; deri ne don kishotizem (rremim neper saga e epose skandinave e ku di me se c'te tjera thagma).

Si te duket trjatesa e autorit ne fjale mbi mashkullin "alfa dhe omega"?

Jo jo asbolutisht, ideja qe C. ka fajin per n.s s'me kalon as ne korridorin e kokes sime! Ashtu si nuk e ka falin Helter Skelter per masakrat e C.Manson.

Si te duket trjatesa e autorit ne fjale mbi mashkullin "alfa dhe omega"?

S'jam i sigurt nese e morra vesh per ça e ke fjalen. Link

Eshte nje kapitull i uelbekut (me duket se quhet the omega male). meqe flisnim per darvinizem: shpjegohet funksionimi i popullates adoleshente djem (tetvjecare-gjimnaz). Ne mendimin tim nuk e shpjegon dot ndryshe vecse me darvinizem puro. dhe keto gjera nuk i ben dot nje shkrimtar qe nuk ka haber nga ligjet e natyres (ky zoteria ka mbaruar per zooteknike, mos gaboj).

Tamam, ashtu quhej por e kisha harruar, shyqyr qe e futi Hurbi ta lexoj ketu pa mundime.

Shiko, jam dakord me ty, eshte si ta them...darvinizem socialo-kafsheror. Po, besoj se ka mbaruar per zooteknike apo diçka te afert. Edhe se askush ketu - aq me pak une - nuk ve ne diskutim aftesite e tij intelektuale por thjesht menyren e tij te konceptimit te botes e shprehjen e kesaj ne libra.

Ai autori librit paska qene per vete i ndrydh. Ato pyetjet qe ngren ti aty i ngrejne perdite tipat qe mendojne se nje femer duhet te behet per vete me romane te mesuara permendsh ose poezi e budalliqe te tjera te ketij lloji. Megjithate autori duhet ta dije se ne kete bote ka ligje kompesimi. Nje i shpifur mund ta beje per vete nje te bukur me ane te inteligjences, nje i trashe mund ta beje per vete me ane te bukurise, nje zezak muns ta beje per vete nje te bardhe me ane te penisit. Pra ka vend ne kete bote jo vetem per keto por edhe per ato qe bejne "rec" romanet per ti bere pershtypje ndonjeres qofte edhe ketu ne peshk smiley.

Lidhur me c'diskuton Hurbinek dhe desaparacidos, ka nje aspekt te Darvinizmit social qe asesi nuk duhet mohuar dhe qe eshte edhe ne ane sasiore i provuar nepermjet te teorise se Minority game.

Citoj nga aty (kjo eshte edhe pjese e librit "Memedhembje&quotsmiley:

Mos i besoni dënglat që dëgjoni gjithë ditën për shumicën….. edhe pse është një nga fjalët që përdoret më shumë. Hapni një gazetë dhe po s’e gjetët, do tu kem borxh teken e rradhës. Në fakt ajo puna e shumicës është për të vdekurit. S’e keni dëgjuar kur thonë vajti te të shumtët? Të gjallet duan pakicën. Gjithë lufta bëhet për të qënë tek të paktit. Natyrisht duke përdorur shumicën. Sepse shumica është mjet dhe jo qëllim. Gjërat e mira në këtë botë janë të kufizuara. Nuk ka për te gjithë. Porsche-te, BMW-te, mansionet, Cindy Crwaford janë “me krëk”; vetëm një është kryeministri a presidenti; një dyzinë ministra; meshkujt e femrat janë baraz si numur, por gjithë dora e djemve ëndërrojne veç një grusht të bukurash dhe tërheqësesh. Të tjerat janë kur s’kapim dot ato…. Mos e mohoni, jini të sinqertë, kur s’kemi pulën ju e dini çfarë bëjmë…..dhe po kështu ndodh edhe “nga kampi tjeter”… të shumtit e dorës sonë janë “merre me lëng se mishi u mbarua”, apo “kur s’ke gjelin ha Mr. Sorry-n”. S’di kush na programoi të tillë, Zoti a Darwini, por kjo është e dorës së dytë; macja luan me miun a me lëmshin pa e mësuar kush; e ka me të dhënë e jo me të thënë; ne e kemi me të dhënë të luajmë komedinë tonë njerëzore, që na seleksionon vazhdimisht pa mëshirë për të na flakur te shumica, dhe ruan pakicën (minoritetin) që e çon më tutje viranen e pashmangshme, lojën e pakicës, famëmadhen Minority Game.

Ky eshte pleh fare more cfare i keni keto qe postoni ketu se late nam edhe ju.... I paskan thene bravo ketij ata langot qe trafikojne vajza, cfare qelbesire qe eshte ky pango as ujet e detit nuk e lan dot.....

Ik ore njeri i neveritshem se na vjen edhe neve turp qe e lexojme dhe e pame se ca bere per ty qenka krenari se tregove burreri te madhe duke ja lypur nje vajze qe kerkon pune.... Ku i gjejne keta lapanjoze te pacipe qe dalin dhe bejne moral..... ruajna Zot....

Yll, te keshilloj te shofesh lajmet per Tiger Woods. Thjesht per te kriju nje ide se kur njerezit tallin menderen me Tigrin, imagjino cfare bejne me Laron apo Balon!

 Eshte per tu habitur me kete lloj tipi si Ylli Pango, qe vete e del ne TV sikur ky eshte viktima dhe ajo vajza eshte inkuizitori, thua se ato fjale te nxjerra nga goja e tij i paska thene jo ai po ajo! Njerezit sapo e kishin harruar, se e kane mendjen te kutite e votimit, ky tipi vete dhe gervish plagen e vet. I rrofshin titujt e psikologjise qe ka fituar po duket se ka nevoje per psikolog.

  

Nuk e di se kush jane ata "burra" qe i paskan then bravo po menyra se si po e gjuante Pango ta shpifte. Duket se Pango nese ka bere dicka me femrat ne kete jete e ka bere ose duke perdorur ose keqperdorur postet ose duke e zhgaravitur specien "burre". Pastaj perse duhet ti thone bravo burrat, cfare beri, ja krujti dhe nuk mundi te bente gje. Pse morri barazimin!!???

 Djema keto komentet tuaja mbi darvinizmin, letersin, etj, ishin interesante dhe mendoj se ia vlen te flasim shkencerisht per kete teme, teme me vehte. Qenia e njeriut eshte komplekse dhe percaktimi i tij ne raport me natyren dhe kozmosin eshte shum e veshtire. Disa e percaktojne si evulim e disa si krijim nga nje force, Zoti ne kete rast. Administratoret e Peshkut, nuk do te benin keq te na sillnin nje teme te tille. 

Kjo puna Ylli Pangos eshte njesoj si puna e asaj kurves,qe thote;"Une jam e ndershme"!!!!!

Cfare plere ky Pango!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).