Vjosa përmbyt fshatrat. Banoret gjejnë strehë mbi cati

FIER-VLORE- Reshjet e rrëmbyeshme të shiut që përfshinë qarkun e Fierit vazhdojnë të mbajnë për të dytën ditë radhazi jashtë shtratit lumin Vjosë, duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në këtë zonë. Nën ujë ndodhen dhe shumë banesa pranë shtratit të lumit, ndërsa banorët kanë gjetur strehë të përkohshme në tarracat e shtëpive deri në rënien e nivelit të ujit. Uji gjithashtu ka bllokuar dhe aksin rrugor Vlorë-Selenicë.

"Niveli i ujit arriti në 7.5 m, nga 5.5 m që është pika kritike duke shënuar nivelin më të lartë në 3-4 dekadat e fundit", pohoi prefekti i Fierit, Bujar Hasaj. Ai bëri të ditur se "si pasojë e daljes nga shtrati të Vjosës, paraprakisht rezulton të jenë përmbytur rreth 510 ha tokë bujqësore dhe rreth 30 shtëpi të fshatit Ferras".

TVNews24 duke ndjekur nga afër situatën mëson se dhjetëra shtëpi ndodhen të izoluara në fshatrat e Fierit nga uji. Bëhet fjalë për banesa në fshatrat Ferras, Pishporo e Cerven. Sipas Hasaj, mbrëmjen e djeshme është mbledhur shtabi i emergjencës pranë Prefekturës për të përcaktuar masat që duhet të ndërmerren deri në normalizimin e situatës.

"Dje, efektivat e policisë u shpërndanë në grupe në terren për evakuimin e familjeve më të rrezikuara”, u shpreh Hasaj. Sipas tij, krahas grupeve të emergjencës në terren janë dhe grupet e verifikimit të dëmit, me qëllim përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm, për vlerësimin dhe dëmshpërblimin e të dëmtuarve.

Banoret ne tarraca
Por, pavarësisht mbledhjeve banorët e banesave të përmbytura sot qëndrojnë sipër tarraceve të shtëpive duke pritur për ndihmë. Mesohet se pleq, burra, gra e femije po presin ne kushte te veshtira per renien e nivelit te ujit per tu rikthyer serish ne banesa. Emergjentë paraqitet gjendja për një vajzë të sëmurë mes banorëve të banesave të përmbytura. Me ethe dhe temperature, simptoma te gripit, vajza mbahet ne tarracen e shtepise se saj ne pritje te nje ndihme. Mësohet se familjaret e saj kane kërkuar një gomone për të dërguar vajzën në spital, por asgjë nuk është realizuar deri pranë mesditës.

Reshjet e shiut kanë pushuar prej disa orësh, por pritet që ditën e nesërme të rinisin sërish me të njëjtin intensitet.

Bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Vlorë-Selenicë
Dalja nga shtrati e ujrave të lumit Vjosë, ka shkaktuar gjithashtu bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor Vlorë-Selenicë.

Në vendin e emërtuar, “Bishti i Malit”, 25 km në lindje të Vlorës, ujrat kanë mbuluar plotësisht një segment prej rreth 1 km duke e bërë atë të pakalueshëm nga mjetet e vogla. Krahas kësaj, ujrat kanë përmbytur edhe rreth 200 hektarë tokë në këtë zonë deri në afërsi të Selenicës, e cila është e mbjellë më kultura të ndryshme bujqësore, kryesisht grurë.

Kryetari i bashkisë së Selenicës, Ilia Seferi bëri të ditur se, “gjendja është e rëndë, qarkullimi është bllokuar, ndërkohë që është dëmtuar edhe një pjesë e trasesë së rrugës”. Në vend kanë mbërritur mjete të Ndërmarrjes së Ujrave, që po bëjnë përpjekje për të normalizuar situatën.

Gjithashtu, ujrat e lumit Vjosë kanë mbuluar edhe stacionin e pompave të ujit të pijshëm, duke e nxjerrë atë jashtë funksioni. Për të furnizuar popullsinë me ujë të pijshëm po shfrytëzohen autobotët.

Gjendja në afërsi të Selenicës, u rëndua pasditen e të dielës, kur ujrat e lumit Vjosë që kalon 4 km pranë qytetit, dolën nga shtrati si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut në zonën e basenit ujëmbledhës, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore.

12 Komente

Ky eshte fillimi i ndryshimit te klimes. Deshtimi i konferences se Kopenhagenit.  

Vjosa permbyt fshatrat. Banoret gjejne STREHE mbi cati! smiley

Une po kam veshtiresi me e perfytyru kete pune e t'gjetmit strehe mbi cati!

Urgjent te merret ne telefon Departamenti i Titujve Absurde te Gazetave (DITAG)!! smiley

haha, të vihet tek thënia e momentit

edhe mua kjo puna e strehes mbi cati me terhoqi ne teme, por shoh se e paskan keputur frutin te tjere. gjithsesi, me pelqeu ky paradoksi i gjetjes strehe mbi cati... nuk e di nqs eshte bere ne menyre te vetedishme apo jo por me pelqen.

po k'ta pervit ngelen duke hipur ne cati per te shpetuar, s'do ishte me mire sikur te shkonin diku tjeter per te banuar.

Sipas tij, krahas grupeve të emergjencës në terren janë dhe grupet e verifikimit të dëmit, me qëllim përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm, për vlerësimin dhe dëmshpërblimin e të dëmtuarve.

Do te ndodhe valle demshperblimi?

Te shkretet! smiley Po s'mund te dergojne ndonje repart te ushtrise per ndihme?! A ndonje helikopter per ate vajzen e semure? smiley

Helikopteri duhet kur te ket gruaja e ministrit ditlindjen,

a ju kujtohet ajo historia e anijes luftarake qe shetiste gruan e mediut me gjithe shoqet ne det per ditlindje.

Gjynah eshte po po s'u zgjuan prape do permbyten!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).