Viti 2009 ne fokusin e Kryetarit te PS-se, Edi Rama

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pohon se opozita nuk mund të heqë dorë nga kërkesa e saj legjitime, siç shprehet ai, për hapjen e kutive. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Rama bën parashikime të zymta për të ardhmen e afërt të ekonomisë së vendit si dhe shprehet pesimist për rolin e sistemit të drejtësisë në vend, i cili sipas tij i është nënshtruar trysnisë së pushtetit.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, jemi në mbyllje të një viti të rëndësishëm, me ngjarje edhe historike për Shqipërinë, por edhe me zhvillime të trazuara politike. Në mënyrë të përmbledhur cili do të ishte bilanci i partisë socialiste?

Edi Rama: Besoj se është një bilanc që nuk mund të shkëputet dot nga bilanci i përgjithshëm që sipas meje ka në qendër të gravitetit të vet fatkeqësisht zgjedhjet e deformuara të 28 qershorit të cilat u kthyen nga një shans historik për të mbyllur një epokë zgjedhjesh të deformuara e të kontestuara e për të hapur një epokë të re si një vend anëtar të Natos, në një shans të humbur që solli të gjitha pasojat që pamë gjatë gjithë këtij viti, me një krizë politike që thellohet për më tepër në kontekstin e një krize të thellë ekonomike që u fsheh kokëfortësisht në fillim të këtij viti nga kryeministri dhe qeveria e asaj kohe e që tani po plas në familjet shqiptare si një bombë pasojat e së cilës do të ndjehen shumë fort vecanërisht në gjysmen e parë të vitit të ardhshëm.

Zëri i Amerikës: Të ndalemi në zhvillimet e fundit. Praktikisht kemi dy palë me qëndrime të cilat vetëm sa largohen dhe një kompromis i mundshëm ngjan gati i pamendueshëm në situatën e krijuar. Cili do të jetë qëndrimi i mëtejshëm i Partisë socialiste? A mendoni se rrezikohet me një përsëritje cikli protestash të cilat mund të zbehen përsa kohë nuk shihet se po arrihet dicka?

Edi Rama: E quaj fatkeqësi trajtimin e kësaj cështje si një cështje mes dy palësh që bëjnë jetën e tyre në skenën e një politike të shkëputur nga qytetarët, sepse besoj se kauza që ne kemi përqafuar është kauza e cdo qytetari dhe qytetareje që dëshiron një Shqipëri të lirë në të gjithë aspeket, dëshiron një Shqipëri ku cdo gjë të jetë e mundur për këdo dhe mbi të gjitha, ku barazia përpara ligjit të jetë një kusht i pandryshueshëm ndaj cilitdo. Dhe në këtë kontekst, besoj se ka një defekt serioz në trajtimin e kësaj cështjeje në një këndvështrim të distancuar sipas të cilit këtu fjala është për dy palë që nuk po arrijnë dot të gjejnë një komproomis. Ndërkohë që kompromisi në vetvete nuk mund të jetë një marrëveshje e aq më pak një pazar në dëm të asaj që duke e gjykuar kështu, ju mund ta quani pala e tretë, por në fakt ajo është pala që unë besoj se përfaqësojmë në këtë beteje, që është populli shqiptar, qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi, të cilët nuk duhet të ndjehen viktima të asnjë lloj “kompromisi” që nuk do zgjidhte një herë e mirë problemin e zgjedhjeve, problemin e qëndrimit të baraslarguar dhe të barabartë ndaj ligjit, të atyre që përfaqësojnë popullin qofshin majtas qofshin djathtas, se në të kundërt do të kishim një situate ku do mbulohej e vërteta që zien në cdo proces zgjedhor e pastaj në cdo proces qeverisës në Shqipëri. Sepse problemi i lirisë dhe ndershmërisë së zgjedhjeve nuk është thjesht një problem në vetvete por është burimi i shumëckaje ndodh më pas me lirinë dhe ndershmërinë e konkurrencës në një sistem të konkurrencës dhe në rast se sot nuk kemi konkurrencë por kontroll mbi konkurrencën, kjo është pasojë dhe jo një shkak. Në rast se sot kemi të gjitha arsyet të themi se ka rënë shteti i së drejtës dhe se gjetja e së drejtës përmes organeve të drejtësisë është më shumë se asnjëherë cështje fati dhe jo një cështje objektiviteti kushtetues dhe ligjor, kjo është një pasojë, dhe nuk eshtë një shkak.

Zëri i Amerikës: Megjithatë ka një moment konkret. Ju kërkoni zgjedhje të parakohshme përsa kohë nuk hapen kutitë. Si do të arrini ta realizoni këtë?

Edi Rama: Së pari ne kërkojmë hapjen e kutive si një element themelor i një procesi hetimi që do të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve të shkuara, jo për t’i korrigjuar por për të mos lejuar që zgjedhjet e ardhshme të deformohen njësoj sic u deformuan në të shkuarën dhe ketu nuk ka asgjë që e pengon parlamentin që është sovran për të vepruar shpejt dhe drejt e në thelbin e cështjes duke hapur kutitë. Theksoj se kjo nuk ka të bëjë fare me vendimin e gjykatës apo me vetë pushtetin gjyqëosr si kundër pretendohet në mënyrë abuzive dhe spekulative nga pala tjetër. Thënë kjo, domosdoshmërisht lind nevoja për ti dhënë një zgjidhje kësaj situate e cila është përditë e më dramatike dhe e cila është përditë e më shume, pasqyrë e një realiteti të deformuar tërësisht. Vetë qëndrimi ynë ndaj parlamentit nuk është shkak por pasojë. Këtu jemi duke folur për thelbin e demokracisë dhe jo një lojë interesash apo interesa në lojë.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, në mos gaboj, në protestën e 10 tetorit ju ofruat një projektligj i cili do të ishte propozimi juaj për zgjidhjen e cështjes së hapjes së kutive. Të nesërmen ju thatë se ishte firmosur nga mbi 10 mijë vetë, por nuk u pa më? Cfarë ndodhi? Cili ishte fati i tij? Pse u bë? Ai është një projekt i cili pret kohën e duhur për t’u bërë një opsion në tavolinëDuke u ndalur në një moment konkret. Ndoshta ai është një element anësor për ju. Por a do të shkojnë në parlament deputetët e partisë socialiste për të bërë, të paktën betimin?

Edi Rama: Të gjitha këto janë pjesë e një narrative që nuk ka fare asnjë rëndësi dhe as lidhje me thelbin e cështjes. Nuk ka të bëjë me fatin e PS por me atë të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë shqiptare. Dua ta theksoj këtë, se në këtë përplasje të fortë mes dy vizionesh tërësisht të ndryshme për mënyrën se si duhet të funksionojë demokracia në Shqipëri, nuk arrihet të filtrohet te opinioni publik natyra e kësaj përplasjeje. Nuk është përplasje interesash, nuk është përplasje për epërsi të një pale ndaj një tjetre. Eshtë përplasje për demokraci, për esencën e një sistemi që bashkërisht e kemi zgjedhur e që bashkarisht duhet ta mbrojmë. E këtu nuk bëhet fjala as për mua, as për 65 deputetë, dhe as më shumë se kaq, por për shumë më shumë se kaq.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët disa herë se në Shqipëri ka rënë shteti i së drejtës. E keni fjalën për Prokuorinë, Gjykatat dhe pse ka ardhur? Kemi një drejtësi nën trysni, një drejtësi që nuk mund të ushtrojë funksionet e veta?

Edi Rama: Pa asnjë dyshim kemi një sistem drejtësie i cili nga një anë është ende shumë arkaik dhe i pareformuar dhe nga ana tjetër është në deformim të vazhdueshëm për shkak të një presioni barbar që bëhet mbi të. Dhe mohimi që ju bë të drejtës së partisë më të madhe në vend, për të hapur kutitë e votimit bazuar në ligj, është mohimi i një të drejte që simbolikisht i bëhet cdo ditë, cdo qytetari që jo vetëm s’është një parti dhe nuk ka një parti mbrapa, por është ai anonimi i ditës që e pëson në kurrizin e tij këtë sistem drejtësie të deformuar tërësisht. Dhe nga ana tjetër kemi një kulturë të pandëshkueshmërisë e cilësuar kjo edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, e cila po forcohet dita ditës me zyrtarë të lartë që as që duan t’ja dinë për aktet e tyre në dritën e diellit sepse nuk i gjen asgjë. Sic kemi në mes tonë një gërmadhë të frikshme sic është gërmadha e tunelit të Kalimashit për të cilën në cdo vend normal europian dhe demokratik, do të kishin dalë me kohë përgjegjësit përpara ligjit, dhe këtu jo vetëm nuk është përgjigjur askush, por dhe askush nuk ka marrë ende hapin për të nisur një hetim. Këto janë të gjithë tregues që në Shqipëri ka rënë shteti i së drejktës dhe Shqipëria e sotme është një hapësirë ku ligjin nuk e bën vetë drejtësia që jep drejtësi por e bën arsyeja e forcës e ushtruar nëpërmjet abuzimit të përditshëm e deri të skajshëm të pushtetit.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, së fundi cili do të ishte urimi juaj për qytetarët për vitin e ardhshëm?

Edi Rama: Viti i ardhshëm do të jetë një vit, i cili përvec gjithë halleve të tjera me të cilat qytetarët kanë vite që bashkëjetojnë dhe fatkeqësisht ende nuk i zgjidhin dot, do të ketë edhe hallin e madh të një krize ekonomike, të pranuar së fundi edhe nga INSTAT, i cili është televizioni publik i shifrave në vendin tonë. Dhe kur vetë ky institucion, tërësisht i korruptuar në raport me të vërtetën dhe tërësisht i kontrolluar nga pushteti, pranon se shenjat e krizës janë të qarta e merrni vete me mend, se me cfarë do të përballen familjet shqiptare vitin e ardhshme dhe vecanërisht në gjysmën e parë. Urimi im është që kjo krizë të kalojë me sa më pak pasoja ashtu sikundër uroj me gjithë zemër që kriza politike e cila thellohet dita ditës të sjellë sa më pak dhimbje në një proces i cili duhet të marre sa më parë rrugën e arsyes por që fatkeqësisht vazhdon të jetë peng i mosarsyes.

Gëzuar edhe Zërit të Amerikës në shqip, juve personalisht, të gjithë ekipit tuaj, për informacionin transparent dhe njëkohësisht për objektivitetin e këndvështrimit tuaj këtej nga Shqipëria.

5 Komente

"Sepse problemi i lirisë dhe ndershmërisë së zgjedhjeve nuk është thjesht një problem në vetvete por është burimi i shumëckaje ndodh më pas me lirinë dhe ndershmërinë e konkurrencës në një sistem të konkurrencës dhe në rast se sot nuk kemi konkurrencë por kontroll mbi konkurrencën, kjo është pasojë dhe jo një shkak......"

 

Nuk lexoj dot me pertej kesaj. Me kujton Don Kishotin: "Arsyeja e mosarsyes qe i behet arsyes sime ma dobeson aq shume arsyen, sa me arsye vajtoj per bukurine tende".

O Ed Rama, o rryp kaishi, fol icik me thjesht qe te kuptojne njerezit, nuk ka nevoje per sperdredhje pa kuptim te tipit Fatos Nano ku fjali te sterveshtira zgjatin sa per 3 paragrafe. Normal qe ajo fushata jote e famshme para zgjedhjeve gju me gju me popullin doli bllof se robt kon kujtu se ke rreshkit me keto lloj ligjerimesh te merzitshme dhe te lodhshme. Me ty perballe, Sal Berisha mbreteron edhe 100 vjet te tjera. Gjynah, jo per ty, por per ata qe presin qe te rrezosh Berishen.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, në mos gaboj, në protestën e 10 tetorit ju ofruat një projektligj i cili do të ishte propozimi juaj për zgjidhjen e cështjes së hapjes së kutive. Të nesërmen ju thatë se ishte firmosur nga mbi 10 mijë vetë, por nuk u pa më? Cfarë ndodhi? Cili ishte fati i tij? Pse u bë?

Edi Rama: Të gjitha këto janë pjesë e një narrative që nuk ka fare asnjë rëndësi dhe as lidhje me thelbin e cështjes. Nuk ka të bëjë me fatin e PS por me atë të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë shqiptare. Dua ta theksoj këtë, se në këtë përplasje të fortë mes dy vizionesh tërësisht të ndryshme për mënyrën se si duhet të funksionojë demokracia në Shqipëri, nuk arrihet të filtrohet te opinioni publik natyra e kësaj përplasjeje.

Hane shan e hane bagdad.Per cfare pyetet e cfare pergjigje jep.

Hajde kryetar hajde.Tamam : as i majte e as i djathte,as lart e as poshte,as gjinia femrore e as gjinia mashkullore.

Mire e kishte Nano kur tha :"PS eshte kthyer ne nje gra e nje grua"

Per kumbullat qe po mbillen ne Tirane asnje fjale.

Jane 450 rrenje kumbulla, sa ton hashaf prodhon bashkia e Tirones me keto kumbulla, per festen e Ashures 1 euro kilen e hashafit , Tironsit ja hodhen hordhekut, lamtumire fukarallek.

Kjo eshte kur te drejton nje figure e tille si Edvini, hashaf te behet jeta, siç shkruan gazeta Shqip, kumbulla me sheqer po na behet Tirona.

Po sikur te jete ky trimi Edvin Rama kryeminister, 45.000 rrenje kumbulla, sa milion ton hashaf do kete Shqiperia?

Jo vetem qe do heqin vizat, po do hyjme ne EB me tas hashafi, makinat do ecin me hashaf, do shtrojme rruget me hashaf, do ndriçohemi hashaf, do ngrohemi me hashaf.

Nje mendje ndritur si Edvini ka keto ide gjeniale, do perdoren gazetat per te thare kumbullat per hashaf, do kemi raki hashafi, hotel hashafi, tv hashafi, po me nje kusht , kumbullat e thata nuk do mbyllen ne kuti, sdo kemi kuti hashafi.

Resistere!! Resistere!! Resistere!!

 E ka thone mire nje nga komentatoret ketu (tek nje teme tjeter) per Edin, se; ky ia futi vetes. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).