Vëllezër dhe Motra!

Vëllezër dhe Motra!

E dini sa rehat kam qenë këto kohë që nuk e kam vrarë mëndjen hic për hallet tuaja?! Po, aq rehat kam qenë pa lajme të vjetra që flasin me të reja, saqë nuk jua përshkruaj dot . Pa lloqe Kavaje që llafosin Mexicance me titra shqip, që blien me dollarë për tu shitur me euro. Pa dëngla, mëngla, vingla, shiringa që bërtiten nëpër ekrane. Pa serialë nga e përditshmja e Vipave të politikës që gënjehen me një cikë sajdisje nga kamerat dhe mediat për kapardisje prej VIPi për tu blerë e shitur me cmim tregu! Ah, sa reahat kam qenë. Mirëpo befas më erdhët ndërmend , dhe mendova të shkruaj këtë letër duke ndarë me ju një shqetësim që më përfshiu menjëherë sapo mu rikthyet ju ndër mend! Hapa tv, gazeta, internet, telefonata, rrugët, hallet, muhabetet, pamundësirat, vështirësitë, taksiratet, pengesat, pisllëqet e cdo cast I ditës më bën të shqetësohem shumë për të ardhmen tonë. Duhet krijuar imunitet ndaj Propagandës, trushpëlarjes, Mediokritetit.  Duhet t’ia nisim KATARSISIT!

Cfarë duhet për ta kuptuar këtë ?! Unë,që jam e bindur se potenciali I inteligjencës sime është krejtësisht mediokër, paskëm arritur në një konkluzion kaq të lartë?! Besomëni këtë pyetje ia drejtova vërtetë vetes time. Mirëpo megjithë adhurimin që kam për personin tim, jam e bindur se nuk jam aspak mbi inteligjentë të tjerë të këtij kombi , për të kuptuar se duhet të nisim një katarsis kolektiv. Lëvizja e katarsisit popullor. LKP ….HAHAHA si emër ACIDI!

Katarsisi, nisi qysh me Këngën Magjike 2009, nëse keni treguar pak kujdes do të ishit kënaqur e frymëzuar me purifikimin e shpirtit në atë altar të fesë së muzikës së vërtetë komerciale, jo e vjedhur dhe për elitën e lartë të niveleve më të lartësuara intelektualisht, moralisht, financiarisht e për më tepër që kjo edhe shet, të ftojnë nëpër koncerte nëpër botë, nëpër diasporë, kudo ku ka shqiptarë MBILLET kjo KULTURË..

Cfarë duhet për ta kuptuar kaq gjë xhanëm ?!

Mjafton të hedhësh sytë gjithandej dhe e kupton! Të gjithë përdhunues të Popullit që nuk di më a është popull a është dashnore ?! Kështu e do ky popull?! Epo kështu e dashka me tërë mend ky POPULL!!!

Bjerini ti biem, oburra, këtij populli pasiv që mund t’ia hipë kushdo! Se në fund të fundit Popull është, e kujt po I RRUHET?!

Ashtu është motra e vëllezër INJORANTË, TË PADITUR, TË POSHTËRUAR, PA DINJITET, PA PËRKRAHJE, PA INICIATIVË, PA ZË, PA GOJË, PA SY, PA VESHË, PA EMËR, PA MBIEMËR! PA HISTORI!

Mbushur Tirana me flamuj, me plehra, me pisllëqë, me një ndotje të tejskajshme të ambjentit, me njerëz pa din e pa iman, që ndërtojnë për ngujim në buzë të Lanës KALANË! Dhe mu mbi të reklamohen bizneset Shqiptare, Botërore, Investimet, Milionat e Miliardat e borxheve, mu mbi kalanë e Ngujimit ndërtuar pa leje e mbetur si relike buzë Lanës, përballë Universitetit Europian, në qendër , në kryeqytet, në TIRANË!

Aty, nën hijen e misterit që mbulon atë ndërtesë, reklamat e Festës së Rinisë që bëri revolucionin e Trapit dhe të Gomoneve ! Dita e rinisë dhe e majmunërisë. Cfarë lloj syu është ai që nuk I sheh këto që shoh unë?! Cfarë lloj veshësh janë ato që nuk dëgjojnë atë që dëgjoj unë?!

Cfarë lloj mendje është ajo që nuk mendon kështu si mendoj unë?!

Vëllezër dhe Motra ……HAHAHAHA  Juve, Vëllezërit e mi dhe ju të tjerat Motrat e mija, pra I bie që motrat e mija të jenë edhe motrat tuaja, ashtu sikurse edhe vëllezërit. Pra ne qënkërkemi të gjithë e njëjta familje ?! HAHAHAHA Kurrën e Kurrës!

Unë jam vajzë e vetme !

Por ajo që doja të thoja si përfundim të fjalës sime , e cila  buron si pasojë e një reflektimi prej disa kohëve është ………..: ………Shpresoj tju gjejë mirë letra ime,

i.gj.zh

 

26 Komente

rrofsh mi non smiley

 

Paske qene me te vertete rehat Zhaku,tani e paske fut veten me i siklet te modh qe per hajer te dalte ishalla.

 Ene rehatlliku te boka dom. Ncuq ncuq....

Une po bej nje poezi te vockel (por pa lidhje me asgje, zakonisht keshtu i kam, "lunatike&quotsmiley

Vetem njera dritare ka perde te kafte,

po e dyta, perse eshte lene ashtu ?

a ty t'hengert mortja e te shpelafte,

m'u pergjigj gruaja qe vjen nga Babrru.

... dhe po pershendes, po pershendes... te dashuren time qe ka vajtur te bleje ca gjalpe se na ishte mbaruar dreqi. S'po shtyhen ndryshe makaronat.

Pershendetje dhe yve te tjeret.

 

 

zhaku, sa me lart ngrihesh aq me teper te marrin inat...

mos vdeksh kurre! smiley 

Mjaft domethenese .

Nga ato që mbeten për më vonë për të kuptuar se cfarë qene maskaradat Saliste të kurbaneve murale ose gurore në themel të injorancës , kur B..ir Metrat e të tjerë pas disa viteve do na flasin për suksesin e madheshtinë e Salizmit !

reklamat e Festës së Rinisë që bëri revolucionin e Trapit dhe të Gomoneve 

kjo ishte cool smiley

 

5 Yje Zhak !

Qe nga batuta me Ministrat e atij Mikut, ke vec pese yje.

Bjerini ti biem, oburra, këtij populli pasiv që mund t’ia hipë kushdo! Se në fund të fundit Popull është, e kujt po I RRUHET?!

 Je vajze kinge! smiley

paske qene figure o Zhak goca
e thelle, e thelle...

mitingjet e tipit "MIREKELLS OF FRIDEM", pervecse tregojne mizerine qe ka mberthyer shoqerine shqiptare dhe si i eshte "hapur dyshezes me hunde"*, turpit qe na japin per origjinen kane dhe nje te mire tjeter:
ato ju hapin me shume syte atyre qe duan te SHOHIN, i bejne me kembengules ata qe s'besojne te SISTEMI, i bejne te lekundurit te arrijne ne konkluzion dhe me kryesorja, si nje njeri qe me nofulla shtrenguar i drejton gishtin FAJTORIT dhe te KEQES, ato shfaqin Sali Berishen!

...dhe nje tjeter: ato e revoltojne intelektualin, e bejne te "shpertheje" ta nxjerre mllefin (vetem te kish guximin.. kallashin do merrte e do dilte malit)...,  dhe e fundit, e bejne Zhakun te na qeshi! smiley

*(lokal slang) merr tatepjeten (per ata qe duan te zgjerojne fjalorin) smiley

zhako, s'ka nga kto kaptinat qe qeshin me i cep buze... po s'ka gjo. per tempin ktu, t'boj hallall shum gjona, psh ndikimet e pavetedijshme nga idris dhe nga nje tjeter autore smiley ... ama ilaqim, vetem i gjo s'un rri pa e thon; poplli si e ke pershkrujt ti nuk osht dashnore, zhak; ai lloj poplli osht mantenuta (nji lloj xhigolo femrore)...

duhej kjo prurja n'fakt me u shkun pri limontise dhe stressit te punes.

turqeta. smiley

 

faleminderit per gjurmet ne ket postim. Po i pergjigjem nje nga nje te gjithve ( se tani ska tani, jam bo hazer xhavap. S'ia lej mo manget asnjonit smiley

Bedrije, shyqyr qe te gjeti me kom e me dur kjo letra ime iher...smiley

Brad, ka pilula edhe kunder sikletit tashme.

Ec Mo, .....Hajd mo....

Hurbi, kjo vjersha me ynyre me hapi oreksin smiley

Ujku, ti rrofsh per urimin po edfhe mos me vdek kurre vallaj si hall i modh po m'duket smiley Vepra bishe, vepra mos vdesi , po une....smiley

Idris, faleminderit shume, per kete por edhe per nje koment tjeter ( para disa kohesh )me te cilin vertete me mallengjeve. E keqja eshte se na duhet me luftu edhe kunder fatalitetit qe ca gjera shpesh here kuptohen mbasi nuk kane me asnje vlere !!!

Swed, smiley ......sa me shume plakem aq me cool bohem. Thnx

Koth, Koth , Koth.....te kishte pas 5 vleren qe i shton fakti qe ma shenon ti, une do kisha blere tani pallate, biznese, makina, stermakina, rraqe, ....Kur 5 vijne nga ty, une ndihem BOSSe. smiley thnx

Zigur, jam e lumtur qe e kuptove se ky "legen" eshte i thelle e ka ven per ujra plot smiley Ne fakt e kam shkrujt vertete shume e irrituar ket shkrim. Per 5 minuta rrezik, se sme punojne as oret e se kuptoj dot.

Emo, a te ta them troc troc cfare doja me shkrujt ne ven te fjales dashnore ?! Kurve. Po se si me erdhi per kurvat , nuk desha me i ndy duke i konsideru popull . smiley Thnx

Eshte gjithmone nje kenaqesi te komunikoj me ju. Faleminderit.

Zhaku, po filloj me ndryshu mendimin per ty. Edhe une te jap 5 per kete shkrim. E ke permisuar dukshem doren... smiley

 Ne fillim mendova se Zhaku me siguri i ka futur nja dy dopio liker qe paska bere kete artikull, mirpo duke lexuar komentet (edhe te sajin) e duke medituar, arrita ne konkluzionin se Zhakun duhet ta ket kapur ajo ndjenja kur pret fenomenin, mallin, ngjarjen me qetesi e siguri, dhe ndjenjes se euforise, apo parjes se ketyre gjerave nga nje pike me larte, nga ç'i shihje me pare. 

 "Po i pergjigjem nje nga nje te gjithve ( se tani ska tani, jam bo hazer xhavap."

Mire, te shohim cdo thuash kur te arrijne ta deshifrojne shkrimin ata te xhandarmrise.. smiley 

me largu syrin e keq, yje cope 4..

 

aha që këtej e tëhu duhet me fol si Zhaku. Sa tu vejë mesaxhi buedallejve, jemi hudh në topik tjetër. smiley

 ***

Zhakuuuuuuuuuuu... e di vetë ti.

Kur thuhet" ka edhe me keq", po mendoja me pas Zhakun kojshi.

Larg qofte!

Meqenese nuk po e kupton kush, po i bie drejt e drejt e spo e zgjas:

Me vjen shume keq qe tek shkrimet e mija te gjithe merren me mua. Nderkohe argumentet jane te ndryshme :

1. Trushpelarja, Propaganda, Mediat, Trysnia, Presioni, Varesia, Padrejtesia.... 

2. Kultura qe kultivohet tek emigrantet shqiptare neper bote , duke paraqitur si artiste joartistet, si histori genjeshtrat dhe si show politiken.

3. Ne shtetin e LEKut blihet me dollare dhe shitet me euro.

4. Ne qender te Tiranes, buze Lanes i vetmi ndertim pa leje "i legalizuar "eshte nje ngrehine ku pretendohet se rron e pambrojtur nje familje e ngujuar dhe mbi te cilen ( kjo ndertese eshte 3 kateshe, ka dy gropa te medha ne muret anesore te katit te pare dhe nuk dihet kush, kur dhe nga hyjne e dalin nese aty hyn e del dikush ) reklamohen Banka, Institucione financiare, Aktivitete partiake , Biznese etj.....

5. Populli eshte bere krejtesisht indiferent dhe propaganda po e tjeterson historine.

6. E shume e shume te tjera.....hajde gjithe keto burra e gra, spo pasket dy llafe me shume se "Mire" dhe "Keq" per keto qe kam shkruar ketu ?!

 

ncq ncq

mos boj mo konspekte te vetes, se ca u pa pastaj smiley

ti ke shkrujt per gjona te qarta si kristali.

kush nuk e kupton, kurre mos e kuptofte smiley

ik fli gjume tashi mi non, boll u sorrollate smiley

naten e mire

Ah mi Bedrije ...po ku na ze mo gjumi ne hallemdhejt' mi Bedrije?!

Po ku na vje mo qorri neve qe menojme shume mi Bdrije ?!

Ah mi Bedrije , po sna lejne taksat qe pagujm kot, me flejt, mi Bedrije ..

Nuk bojm asi lek ne hudhim pare kot mi Bedrije....

Nuk na i njef njeri vlerat, ...mi Bedrije, si te flej une tashi ?! He , fol ti

smiley

po ti shtrihu mi non,

shko ke shtrati,

ne po ste xuni gjumi

pushon shtati smiley

vec kur ta shikojsh

qe do kesh fjet

kur te qohesh ne mjes

kur te kete ra sahati* smiley

*Ke provu naiher ma merr menja me u zgju nga ding-dongu i sahatit te madh smiley

 

hahahaha e forte kjo!

Kjo letra ku eshte botuar qe e paskan vendosur tek kategoria e shtypit?

Zhak, zgjuar je apo të vuri Bedrija në gjumë? smiley

Shkrimi u kuptu. Budallejt i ke kundra, bi praud ov it.

 

 

 

ka plot qe e shikojne ate qe sheh ti , po varet se kur e kane periudhen e rehatise, secili ka oren e vet biologjike, s'eshte e thene qe te perputhen ne kohe deshirat per Katarsis.

 

Po ti vazhdo shiko! 

pres pergjigje, mos fli shume!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).