u vjen era peshk

U vjen era peshk,

Ngrihen që me natë e ikin

në autobuzin e prishur

ku kanë zënë vendet e para

e u vjen era peshk.

> smiley>

Mendojnw pwr dashuri,

Mendojnë për atë djalin që gjoksin hapur në murlan

është ngritur ti përcjelli

gjer te der’ e fabrikës.

E u vjen era peshk.

> smiley>

Mendojnë për arat e mbuluara me ujë,

Për babën e sëmurë në shtëpi

Për vëllain që mbeti në gurbet

Për motrën e vogël që prêt të fillojë punë në fabrikë

Për të ngrënë bukë,

E u vjen era peshk.

Pesh I kalbur fabrike,

etiketuar për tu shitë jashta shtetit.

> smiley>

Qeshin,

Tregojnë barcaleta,

Hedhin shikime, sms, copa letrash

Mbi kokat e njëra tjetrës,

E u vjen era peshk.

> smiley>

Ndoshta mendojnë për politikanët që

Mik kanë pronarin e fabrikës e që

Mundet ti shpetojë prej erës së peshkut nëse ndonjëra

Epshin I ngjall.

Ndoshta mendojnë për zgjedhjet e ardhshme,

Për fatet e kombit,

Për votat që s’dinë ku ti hedhin,

E u vjen era peshk.

> smiley>

Ata se dinë se unë,

Politikan I ri,

Jam në autobuzin e tyre,

Zgjuar më herët sot

Duke ikur për në zyrë e më vjen të vjell

Nga era peshk,

> smiley>

Ata se dinë as se u vjen era peshk.

Kjo është jeta e tyre

> smiley>

 

29 Komente

Shkinaks, pas kaq kohe, wellcome back! E prekshme, jetesore, pasqyre e hidhur realiteti.

Ndoshta mendojnë për politikanët që

Mik kanë pronarin e fabrikës e që

Mundet ti shpetojë prej erës së peshkut nëse ndonjëra

Epshin I ngjall.

Keto vargje sec kane nje arome migjeniane.

Shume shume e bukur, hekuran. Nje poezi e shkruar me zemer dhe jo me tru. A ka tru zemra ? Ka. Por ama ai quhet truri i zemres dhe nuk eshte ai i kokes. Dallojne shume keta te dy. S'po e zgjas. Nje poezi.

nuk e di pse nuk me pelqeu,

mbase sepse me kujtoi poezite e realizmit socialist ( nuk e di arsyen pse )

Po e provoj une nje shpjegim te arsyes :

Them se mbase kjo vjen ngaqe nuk e njeh mire kete punen e realizmit socialist. Them se ti ngaterrohesh nga emri "realizem socialist".

Me shkoqur :

Ne togfjaleshin "realizem socialist", duhet bere kujdes per te gjetur cili term eshte me i rendesishem, emri apo mbiemri ? Sepse, ne asnjehere nuk e kemi vrare mendjen qe kur themi "dielli i verdhe", kush eshte me i rendesishem : dielli apo verdhesia e tij ? Imagjino nje diell blu, them se nuk do te kishte jete mbi toke, edhe pse ai do te ishte perseri diell.

Ne ngjashmeri me kete : ne "realizem socialist", epersine e merr "socialist" dhe jo "realizem". Sepse, kjo "socialist" ben qe "realizmi" te shfaqet krejt ndryshe nga ç'eshte ne te vertete. Ne fakt, qe te jete e qarte njehere e mire : nuk ka ndonjehere "realizem socialist". Keto dy fjale jane armike te njera-tjetres. Vetem komunizmi, ose ideja shterpe e tij mund te pjelle (po, po, edhe shterpesia mund te pjelle ndonjehere, por thjesht perbindsha) togfjalesha te tille.

Nje shkrimtar realist socialist shkruan ate çka ai e sheh me syte e tij te mendjes, dhe jo me syte e tij te ballit. Dhe syte e mendjes, tek ky shkrimtar, shohin gjithmone te kunderten e syve te ballit. 

Me fjale te tjera : shkrimtari komunist ben kapercimin, pa nje pa dy, nga kushtorja ne deftore. Dmth ta shet karbonin e lapsit te nxenesit per diamant jugafrikan.

____

Them se nga ketu e ka prejardhjen pakenaqesia jote.  

nuk te kerkova shpjegim hurbinek, o mbrojtes i "kauzave te vockla"!

Shpjegimi im i kalonte caqet e pergjigjes vetem per ty, o Flo, o perendeshe e bukurise !

athere mos m'u drejto mua !!!!

lexo me lart c'ke shkruar

 

As mua nuk me pelqeu,kjo kushedi ngase nuk "na vjen era peshk".

me thane te drejten as mua nuk me pelqen. me vjen vdekje me veten qe lodhem e lodhem e nuk nxjerr dot dicka te hajrit (me diell, me lule e me dashuri) po keshtu gjerash te zymta.

prape kjo ishte nje miremengjesi per vajzat qe punojne te fabrika e peshkut ne lezhe. in my way.

Sa keq qe keto vajza nuk kane internet per ta lexuar poezine! Ju vjen era peshk e prape s'e dine cfare eshte peshku (ppu).  Mua me pelqen qe shkruan per temat me pak konvencionale, sikur ndreq ekuilibrat e perfaqesimit te ceshtjeve sociale ne poezi.  Poezia nuk mund te jete vetem per dashuri a heronj, po fshesetareve te nates apo ushtareve te pales humbese ne lufte kush do t'u kendoje?

smiley

kete te kishe thene shikanks, qe poezia u kushtohet vajzave qe punojne ne fabrike te peshkut

per mendimin tim, vetem pas  ketij shpjegimi merr kuptim poezia, ne te kundert me ngjan disi pargjykuese

p.s.

dhe nuk kane asgje te keqe poezite me diell dhe lule nese autori/ja di te shkruaj

 

 

besoja se kuptohej. do te thote qe s'ia paskem dale. smiley

Ia ke dale or mik, ia ke dale ; ia ke dale e ia ke shkue.

Te te tregoj nje histori te moçme :

Kisha shkruar dikur, i ri fare, nje tregim ku kishte nje personazh qe quhej Adolf Hitler. Ua tregova shokeve. E lexuan dhe hapnin syte. Thoshin : per çfare ke shkruar ne kete tregim ? Une i pyesja : nuk ju shkon mendja valle ? Per Hitlerin, per ke tjeter ? E ato nuk bindeshin. Me vinte habi sepse kisha rrasur dhe ca personazhe te tjere me emra si Goering dhe Goebbels, por prape, shoket nuk bindeshin. Kur me ne fund pane qe kisha rrasur dhe emrin e Eva Braun, atehere per ta ishte e qarte : kisha shkruar per Shefqetin, mesuesin e matematikes, i rrepte shume, nazist, qe kishte dashnore Shyqyrijen, mesuesen e biologjise.

Me nje fjale, me shkoi tregimi dem, me rrofte mua qe kisha plasur koken duke lexuar per Luften e Dyte.

Kuptohej fare mire, shkinaks, prandaj dhe me pelqeu ndjeshmeria jote ndaj jetes se atyre vajzave qe duke kaluar gjithe jeten dhe perditshmerine e tyre ne te tille ambjent, nuk e dinin se vinin era peshk, pasi u eshte bere pjese perberese e qenies.

Nganjehere kur gjerat jane fare te thjeshta, s'eshte nevoja te komplikohen gjerat me metafora dhe alegori pa vend.

jo ndoshta nuk e kam kuptuar une, problemi mund te jem une

une nuk e mora ne kuptimin e drejtperdrejte ate "peshk i kalbur ne fabrike, apo atje kur flitej per nje flirt te mundshem me pronarin

mua me duket si poezi ne drejtimin e duhur por i mungon forca, i mungon fryma. per mua eshte e hajrit por me ndihet e distancuar prej esences se ktyre njerzve, edhe se zeri nuk e ka kuptuar ende se ne c'raport qendron me kta njerez... dmth kjo ideja ardhjes per te vjelle... nuk jam i sigurt nese vete autori e kupton dhe arrin ta shpreh menyren se si ndihet...

Ata se dinë se unë,

Politikan I ri,...

 

Shkinkas, votueset e tua te ardheshme do jene keto? smiley Nuk e di pse, po ky varg me duket se e kthen vjershen ne nje premtim elektoral ne vargje. Urime per karrieren e re sidoqofte.

 Poezia te kujton "Mesueset e fshatit" të Kadarese (kjo i kujton Flo-se me te drejte realizmin socialist). Sigurisht qe vargu tingellon me fshikullues në krahasim me vargun e rimuar te Mesueseve te fshatit, por jo me i punuar.  

Me shqetesojne me shume dy vargjet e fundit : 

Ata se dinë as se u vjen era peshk.

Kjo është jeta e tyre

Ndjej nje lloj perbuzje te lehte ne keto dy vargje. 

Mund te kritikohet me nje sy te mbyllur duke lavderuar poetin, per ti dhene kuroja, por mund dhe te thuhen disa te verteta per ta bere qe te jete me kerkues me veten. 

Ndersa Yrneku me kujton ato kritiket dikur qe arrinin te zinin nje vend pune ne Tirane dhe fillonin ti thurnin lavde poeteve provinciale ne artikujt e tyre. 

Ataturku kur nisi reformat per te europianizuar vendin e tij, mes te tjerave, ndaloje  dhe kenget "zvarranike", por kur pinte e dehej, fillonte te kendonte ato lloj kengesh. Cacher le naturel, il revient au galop, - thote frëngu.

Ketu gjen shprheje thenia vlonjate

  • c`te ben motra mo
  • Ja andej nga perendimi qeron koka peshku

Krihmi leshkat ,leshkat krihmi , bemi shka - bemi shkalle te ngji- ngjiteme ....

Po me leshkat c'pate ? smiley Je moj je  po te pelqen e thua . Ndryshe do ishe amalgame si Huribinaja, as mish as peshk. Po dicka si kuarakuak !

Shijoje poezine me te metat e saj .

Refreni ...era e peshkut ....eshte dicka domethenese , shume shpjeguese per thenien e popllit

"Peshku qelbet nga koka" Dhe per kete nuk je ? smiley

hajt mo.

ndoshta do te jene votueset e mia te ardhshme. por poezia flet per jeten, per menyren e te berit jetes, dikush ketu dikush aty.

twintip diku me siper thote se me vinte per te vjelle. dikujt tjeter i ben pershtypje pse keta nuk i paraqes duke bere revolucion.

nuk dua as te bej revolucion, as te ngre morale e te them asgje. asnjehre kur kam shkruar s'jam munduar te shpreh asgja pervec ndjenjes time. ate qe ma ndjen shpirti. dhe kete rradhe kaq.

me erdhi te vjell dhe me erdhi keq per veten qe me vinte te vjell. dhe sapo hyra ne zyre postova dicka per punetoret e peshkut, qe t'ju beja ca qejfin se jeni edhe komuniste ne keto ane. po me sa duket komuniste jeni po popullin se doni, e doni revolucionar qe sapo marrin ere nisin e bejne revolucion.

nese te mesueset e fshatit duket sikur mesueset duan, keto punetoret ketu nuk duan, thjehste duhet dhe e pranojne jeten e tyre ashtu, por fakti qe mund te pranojne te behen dashnoret e shefit per te dale qe aty tregon se jane bajagi te ndergjegjshme. apo jo?

tash une ika se ora po shkon kater dhe te shofim neser.

"nuk dua as te bej revolucion, as te ngre morale e te them asgje."

"qe t'ju beja ca qejfin se jeni edhe komuniste ne keto ane. po me sa duket komuniste jeni po popullin se doni, e doni revolucionar qe sapo marrin ere nisin e bejne revolucion."

 

i pafsh hajrin profesionit Shkinaks, nxehjen shoh se e paske filluar.

Me pelqeu poezia, pervec vargjeve:

"Ata se dinë se unë,

Politikan I ri..."

qe mund te hiqen pa i prishur asnje pune teresise.

@Shkinas, kam edhe nje verejtje (ndoshta krejt formale do t'thuash ti): poezia eshte plot gabime drejtshkrimi. Mekat, sepse me pak kujdes do t'ishte me te vertete nje pune e paqme!

komentet me kujtuan nje skene filmike ( me pelqen te shoh filma te vjeter).

dy zoterinj te veshur alla frenga, te ulur ne rreshtat e pare te nje salle opere, ndersa bashbisedojne mbi zerin e magjishem te nje tenori, degjojne nje ulerime rrenqethese, aspak profesionale dhe te rrafinuar, alla tenor, dhe thone duke qeshur: " kjo ulerime patjeter qe ska dal nga rryli i fytit te tenorit" ose dicka te ngjasme.. dhe vazhdojne bashkbisedimin. 

Shkinaks, 

Goxha medium transmetues. smiley 

shkinaks.

Shume goditur.

Kush punon me peshk i vjen era , kasapit  i vjen era , kush punon berber i vjen era , kush punon  marangoz i vjen era , kush punon kovaç i vjen era , guzhinerit i vjen era, patiçierit i vjen era, kepucarit i vjen era, te gjitha zanatet kane eren e tyre, vetem bankieret e politikanet nuk mbajne ere, per kete shkak ne "urrejme" eren e tyre natyrale.

smiley me ne fund u ktheve me eren e peshkut, mos harro heren tjeter vendos ndonje shenim te vogel poshte poezive smiley

 

 

shkinaks me kujtove nje djal qe luan futboll te shtunave me ekipin rival i vjen era peshk dreqit nuk mun ti afrohem ta markoj i vjen era peshk,i eshte futur ne poret e lekures ajo ere dhe ndoshta gjith jeten do mbaj ere peshk.

Ndonese trishtuese, shume reale! Bukur Koka!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).