TR3

 1.

Zgavra sysh thellesi e pazakonte

Ku notojne krijesa

Te panjohura, fytyra, nen qepalla

Qe ulen e ngrihen

Si kuinta skenash teatrale.

Embelsia qe rikthehet, mbi buze

Nje nishan i mbire persosmerisht,

Harmoni e natyrshme, pjalm

Lulesh qe rrjedh ne endrra

Dhe mbledhin grusht naten.

Fantazma, dhe perputhje lekurash

Tone te errta, te bardha, kafshim

Mbi brinje, forma hijesh qe ndeshen

E krijojne njerez nga hici

Lutje e ngulur mbi jele kuajsh

Si orkida nusesh te rrembyera

Klithma cvirgjerimesh dhe embelsia

Ku lundrojne deshirat e perbashketa

Mbi gjakun e kulluar te mpiksuar

Deri ne mavi

Dhe gjaku yt eshte deti

Jane dallget dhimbja ime

Ky tempull mekatesh dhe faljesh.

 

2.

Bafomet

Nuk e degjon kete porte qe godas ?

Shkrihem dhunshem si dallge qe thyhet ne brigje,

Perballe injorimit, heshtjes tende,

E Jeta ngjitet ngadale mes reve

thote : « mos me braktis » e varur mbi rripat e pardesyse

eci, eci, eci, eci, e te terheq zvarre,

Rrugimeve punetoret shtrojne mozaik pikellimesh

Neonet verbojne venat, hapat hidhen kuturu

Mbi ndertesat e thyera si qelqe

Flejne antenat

Flejne lodra te humbura femijesh

Flejne mijera veshtrime qe presin te hidhen

Tutje ne hapesire

Nje nate ishe ti

E me pas ditet

Porsi nderzime gjarperinjsh

Dhe floket perhapeshin

Si gishterinj te shqyer, ende me kujtohen

Zerat tane porsi trofe bastesh

E ne, hileqarë te trilluar

Fshehem asin nen menge

Derisa te fitonim me cdo kusht

Bindjen se vertet ka nje hark mes nesh

Qe bashkon keto dy brigje

Qe jemi.

 

 

3.

nje kapele ne shkop dhe nje dore ne koke

punetor cigaresh dhe shitese uzinash

rendi i plazheve dhe zhurma publike

polici tavash dhe peshk shteti

ndotje kitarash dhe akustike makinash

nje tren rruges dhe lypsa te ndryshkur

ndergjegje sjelljesh dhe arrogance sociale

gazetar makinash dhe vjedhje kronikash

ortodoksi shalesh dhe femra kishtare

qirinj te vdekur dhe nje kostum i ndezur

nje grua me lepirese dhe nje femije i thinjur

Republika e rakise dhe nje gote Shqiperi

5 Komente

:rolleyes:

"Republika e rakise dhe nje gote Shqiperi"

 Ne fillim po mendoja pse kaq shume rremuje fjalesh, po ky vargu i fundit ishte domethenes smiley

nje filiz i bukur i poezise shqipe!!!!

 filiz : ))) thnx

ka nje mozaik te bukur ne poezine tende as smiley

P O E Z I ! komplimente AS.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).