Topi dekoron 137 te pushkatuar

Presidenti Bamir Topi, dekoroi dje me Urdhrin "Nderi i Kombit", 37 intelektualet e Tiranes te vrare nga diktatura komuniste, ne periudhen 28 tetor-16 nentor 1944. Ne nje ceremoni te posacme te organizuar ne Presidence, kreu i shtetit u shperndau dekoratat, familjareve te te vrareve te diktatures komuniste. Nderimi i larte nga kryetari i Shtetit, perkon me 65-se vjetorin e masakres se terrorit komunist ne Tirane, i cili i mori jeten ketyre personave mendjendritur e te pafajshem. Me kete rast ne Presidence u organizua nje ceremoni solemne ne nder te te vrareve, ku menjehere ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekreteve perkatese nga Sekretari i Pergjithshem i Institucionit, Aleksander Flloko, kryetari i Shtetit u dorezoi Urdhrin dhe dekretin e dekorimit familjareve te intelektualeve te nderuar. Ky vleresim dhe nderim i larte i Presidentit te Republikes, Bamir Topi u be ne shenje respekti dhe peruljeje per grupin e intelektualeve te vrare nga terrori komunist nga 28 tetori deri me 16 nentor 1944 me motivacionin: "Te martirizuar nga terrori komunist per shkak te besimit ne idete demokratike perendimore te zhvillimit te Shqiperise pas Luftes se II Boterore". Nje prej familjareve te te vrareve, Bahri Liku, i ati i te cilit ka qene nje nga viktimat e dekoruara dje nga kreu i shtetit, shprehu mirenjohjen ndaj Presidentit, Topi, per nderin e larte. "Ne emer te familjareve, pershendesim Presidentin e Republikes per kete vleresim kaq te madh qe po u behet prinderve tane. Njekohesisht falenderojme shoqaten me Adem Allcin, Besim Ndregjonin dhe Drejtorin e Qendres se Rehabilitimit te Viktimave te Torturave, zotin Kati qe na ka dhene ndihmesen per kete pune. Edhe nje here shume faleminderit zoti President", u shpreh Liku. Gazeta "Koha Jone", boton te plote, emrat e 37 intelektualeve te vrare gjate sistemit komuniste. Familjaret e te cileve moren dje dekorimin nga ana e kreut te shtetit, Topi. Nder ta, permenden Akil Sakiqi, Nazmi Uruci, Fahri Dabulla, Mumtaz Kokalari, Vesim Kokalari, Ismail Petrela, Muharrem Lleshi, Muharrem Liku, Abdulla Saraci, Jorgji Mema, Nebil Cika etj.

Itelektualet e pushkatuar qe u dekoruan

Akil Sakiqi Nazmi Uruci

Fahri Dabulla Mumtaz Kokalari

Vesim Kokalari Ismail Petrela

Muharrem Lleshi Muharrem Liku

Abdulla Saraci Jorgji Mema

Nebil Cika Hamid Greblleshi

Subi Topulli Kapllan Deliallisi

Jakup Deliallisi Shefqet Deliallisi

Anton Fekeci Isuf Allamani

Boris Belevski Minella Toci

Selim Kelmendi Selaudin Korca

Lluka Xhumari Ali Panariti

Rakip Kalenja Hasan Dine

Azis Blloshmi Faik Shkupi

Mehmet Dada Rifat Tershana

Aleks Mavraqi Selman Shtjefni

Petraq Pekmezi Ndue Pali

Syrja Kokalari Bajram Cuka

Lorenc Rasha
 

16 Komente

Fotografia ne artikull është marre nga Memoriali ne Washington DC, kushtuar 100 milion viktimave te komunizmit ne mbare boten.

Monumenti ka një mesazh te thjeshte: qe "historia e tiranisë komuniste ti tregohet brezave te ardhshëm”.Kjo skulpture u konceptua si një kopje e “Perëndeshës se Demokracisë” e ndërtuar me bukë-peshku nga studentet ne Sheshin Tiananmen ne Pekin.

Me ketë rast po përfshi disa monumente te tjera kushtuar Viktimave te Komunizmit.   

Monument for NKWD-Victims on cemetery in Vinnytsya.jpg

Monumenti kushtuar viktimave te Sherbimit Sekret ne Vinnytsya

Monumenti ne Prage

 Jachymov monument 1727.JPG

"Ferri" kushtuar burgut komunist

Tirana

soviet era victims monument 2

Moska

web2845.jpg Lviv Monument image by reisefrau

Lviv

Berlin

Poznan

Varshave

Memorial οf the victims of Communism

Vidin, Bullgari

Toronto

 Monument to Kalmyk deportations.JPG

Depotimi Kalmyk

Cluj-Napoca, the anti-communism monument by Sokleine.

Budapest

Budapest

Burgu komunist,

Rumani

I njejti monument

 

 

Kiev, Ukraine

Monumente mbreselenese! Mbi te gjitha, ne shumicen e tyre eshte i pranishem kryqi, nje domethenie shume e madhe.

Po ate skulptoren tone une s'e kam kuptuar asnjehere. E shoh me kureshje sa here kaloj aty, por kurre s'e kam kuptuar cfare eshte.

Monumenti ne Tirane ngjason me nje gjigand me gjymtyre te prera.

E veshtire te interpretohet.

Me kuptimplote me duket monumenti ne Prage.

Transformimi dhe kalbja perpara syse tone te njeriut fizik dhe integritetit te tij. Figura sa vine e dekompozohen nen nje sitem tiranik dhe nen dhunen e njeriut mbi njeriun.

Dikur ishte gjithe populli ushtar, tani u be gjithe populli i dekoruar, gjithe populli po behet nder i kombit! Pak nga pak cdo lloj dekorate do te humbase cdo lloj kuptimi ne shoqerine "moderne" te nje shteti qe prodhon me shume dekorata sesa vende pune apo familje qe dalin nga varferia ekstreme.

ky? ka dekoraten "nder i kombit" sepse populli e vrau apo egzekutoi ngaqe ky ishte intelektual... tani ky intelektuali eshte nderi i atyre qe e vrane, ose i ne te gjitheve... dale o Top, se duhet te hapesh ndonje fabrike dekoratash... dhe meqe jemi ne ate lloj ekstaze tani, hajt te dekorojme gjithe te huajt, te behemi si Zvicra, po te mos prodhojme para, po dekorata.

Main export: dekorata; approx. 120% of annual GNP.

 

Kam ndermend nje dhurate ideale per ty zotrules dhe meqenese jetojme ne te njejtin shtet propozoj qe ta sjell vete miku im.... mbase ta qes edhe na nji kafe.

Nuk eshte na nji gjo e modhe,, me shume simbolike, vetem se mendoj se do te shkoje shume per shat..

Oferta ime eshte e sinqerte

Megjith qejf zoti Be. Kur te kesh qejf.

Po mendoj se kjo bluza do ishte dhurata me e bukur dhe appropriate per Saliun kur po ngjiste shkallet e tribunes ne 8 dhjetor.

Mua me domethenesi dhe me shprehesi me duket ai ne Toronto.

Kjo eshte nje nga arsyet qe them se Shqiperia ne keto dite me duket shume e bukur. Si ne Dhjetor te '90.

Keto qe u pushkatuan moren dekorata.

Ata qe i denuan e pushkatuan jane perseri gjyqtare e prokurore ne funksionet me te larta te shtetit.

O Tirana, po Enveri nuk vrau njeri mo?

Me kuptimplote me duket monumenti ne Prage.

Ashtu mendoj dhe une. Flm qe solle fotot kulak. smiley

Mgjths per kete monument Berisha do thoshte 'lakuriq ne publik, jashte normave te familjes shqiptare' smiley

 

Ata qe i denuan e pushkatuan jane perseri gjyqtare e prokurore ne funksionet me te larta te shtetit.

Kjo eshte legacy-ja antikomuniste e Berishes pra, qe do ti shkule dhembet aleances punisto mafioze. smiley

poshte komunizmi

poshte kupola e kuqe

lexojeni librin tenxherja te agron tufa  dhe do jeni dakort me mua

Sklupturat ishin mbreslenese. Dekorimi i Presidentit Bamir Topi ndaj te pushkatuarve, ishte me vonese, por shyqyr thuaj, me mir vone se kurre.  Le te sherbeje kjo gje per edukimin dhe ndergjegjesimin e atyre qe e mendojne kundershtarin ideor si armik.  

Qe presidenti dekoron, ben mire, se ai duhet te merret edhe me keto pune te vogla por domethenese. Por mos kujton budallai se vetem keto jane punet e presidentit? Apo deri ketu ja ka vene ai kufirin? president kukull!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).