Tirana kulturore, 30 nëntor 2009

 

Mbahet në Tiranë “TIFF '09”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë “TIFF 09”, i cili është filloi  në datën 27 nëntor, përfundon më 6 dhjetor. I ftuari i veçantë i këtij aktiviteti do të jetë  regjisori grek Teos Angjelopulos, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Kanës (“Përjetësi e një dite”, 1998).

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë zhvillohet këtë vit në ambientet e Teatrit Kombëtar dhe në kinemanë “Imperial”. Deri më 6 dhjetor, në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar do të jenë projektuar ose do të projektohen për publikun rreth 15 filma me metrazh të gjatë, kurse në “Imperial” rreth 100 filma me metrazh të shkurtër.

Këtë vit TIFF i ka kushtuar një atribut të veçantë regjisorit shqiptar Viktor Gjika, i cili u nda nga jeta në mars të këtij viti. Pjesë e këtij aktiviteti është dhe shfaqja e filmave të Gjikës si  "Debatik" (1961), "Rrugët e bardha" (1974), "Komisari i dritës" (1966), "Gjeneral Gramafoni" (1978), të subtitruar në anglisht.

Hyrja është falas për publikun. Për më tepër informacion vizitoni http://www.tiranafilmfest.com/

 

Përkujtohet 100 vjetori i poetit grek Janis Ricos

Në ditët e para të dhjetorit në Tiranë do të zhvillohen një sërë aktivitetesh artistike për të përkujtuar 100 vjetorin e lindjes së poetit të njohur grek Janis Ricos.

Në datën 2 dhjetor, ora 18:00, në ambientet e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura në Tiranë, do te zhvillohen disa veprimtari në përkujtim të Ricos si poet. Në këtë aktivitet do të mbahen referate për lirikën, poezinë dhe atdheun e Ricos, si dhe do të luhet muzikë nga Miki Theodhorakis, e cila është  e frymëzuar nga 18 këngë popullore greke dyvargëshe.

Në datën 3 dhjetor, ora 18:00, në sallën Black Box të Akademisë së Arteve, Ricos do të përkujtohet përmes figurës - variant optiko-akustik i veprës figurative të poetit. Ndërsa në orën 19:00 të së njëjtës datë, në Galerinë e Akademisë së Arteve, do të hapet një ekspozitë pikture e titulluar “Dritë nën hijen e diellit” me vepra të studentëve të Fakultetit të Pikturës.

Në datën 4 dhjetor, ora 19:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit, do të jepet një koncert i titulluar “Epitaf”, i cili përkujton Ricos përmes muzikës.  Solisti grek Vassia Zacharopoulou i shoqëruar nga Kori dhe Orkestra Simfonike e TOB do të interpretojë një cikël këngësh greke, të cilat janë kompozuar mbi motivet e vargjeve “Epitaf” të shkruara nga poeti në 1936.Këto aktivitete  organizohen nga Ambasada Greke dhe Fondacioni Grek i Kulturës në Tiranë. Hyrja është e lirë.

 
Teatri i Metropolit shfaq “E zonja e bujtinës” 

Teatri i Metropolit në Tiranë shfaq çdo të enjte, premte, shtunë dhe të diel, ora 20:00, premierën e komedisë italiane me titull “E zonja e bujtinës”.

“E zonja e bujtinës” është komedia më moderne e reformatorit  të teatrit italian Carlo Goldoni. Përballja e dy gjinive , e mashkullit dhe e femrës, e lashtë sa vetë jeta është boshti qendror i konfliktit të kësaj vepre. Goldoni si mjeshtër i madh i karaktereve, ka pikturuar Evën dhe Adamin me një kolorit shumë modern. Në një kohë kur femra ishte e dhunuar nga arroganca mashkullore ai ngre lart figurën e Mirandoines, protagonistes kryesore të veprës, si një ftesë për emancipimin e një shoqërie tejet patriarkale.

Komedia vjen nën regjinë e Hervin Çulit dhe nën interpretimin e aktorëve  Eni Jani, Fatos Sela, Genci Fuga, Arben Spahia, Adelina Muça,Ermonela Alikaj Plasari dhe Genti Deçka. Skenografe është  Herolinda Koçllari, ndërsa piktore  Albana Rexha.

 

Koncert me korale në TOB

Në datën 6 dhjetor, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, do të jepet një  koncert me korale nga opera të ndryshme.

 

Festivali i këngës në RTV

Festivali i 48-të i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, do të mbahet nga data 24 deri në 27 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në këtë festival do të interpretohen 38 këngë që do konkurrojnë për çmimet e festivalit.  Do të përfaqësohen më kompozimet e tyre krijues si; Agim Krajka, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi etj. Disa prej këtyre krijuesve  ua kanë besuar këngët "Të Rinjve", kështu quhet kategoria e zërave që këndojnë për herë të parë në festival. Kurse disa të tjerë si Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Bojken Lako, Kristi Popa etj. ia kanë besuar këngët e tyre artistëve më me përvojë.  Këngëtarët interpretues janë të ndarë në mënyrë të barabartë - 19 janë të rinj dhe 19 këngëtarë me përvojë.

Meqë hapja e festivalit përkon me Krishtlindjet do të ketë edhe një numër masiv me një kor shumë të madh, i cili do të interpretojë  një gamë të gjerë të këngëve "Ave Maria". Në këtë kontekst bën pjesë edhe një këngë e këngëtarit italian Claudio La Regina.

Regjisor i festivalit është Osman Mula, skenarist Pandi Laço, udhëheqës artistik Selim Ishmaku, redaktor përgjegjës Françesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.

 

ARTE PAMORE

Piktori Dalip Kryeziu në Galerinë e Arteve

Ekspozita vetjake e  piktorit Dalip Kryeziu do të qëndrojë e hapur deri në datën 19 dhjetor në Galerinë e Arteve në Tiranë.

Ekspozita e artistit shqiptaro-gjerman çelet për herë të parë në kryeqytet dhe përmban një koleksion prej 42 punimesh në pikturë dhe skulpturë të viteve 2005-2009. Artisti  ka përzgjedhur të prezantohet me pjesë nga ciklet e tij artistike si  “Kokat“ (portrete nga vendlindja), që përbehet nga 17 punime, cikli “Ditari i humbur”, cikli “Dashuria” dhe cikli “Temë fshati”.

Dalip Kryeziu ka lindur në 1964 në Kosovë. Është autodidakt, por ka qenë nxënës në atelienë e piktorit të njohur shqiptar- akademikut Muslim Mulliqi. Në vitin 1979 punoi si piktor i portreteve realiste në Kroaci, Itali, Austri.  Në vitet 1987-1989 i largohet realizmit dhe i kushtohet artit abstrakt. I mbështetur nga artisti Hugo Wulz hap ekspozitën e parë në Galerinë ROSEGG, në një qytet të vogël austriak  afër kufirit me Italinë –Villacha. Largohet nga Austria më 2004 dhe vendoset në Frankfurt–Gjermani ku jeton dhe krijon edhe aktualisht. Kryeziu ka një karrierë të rëndësishme dhe të suksesshme si një artist bashkëkohor në Gjermani dhe më gjerë.  Ai ka qenë pjesë e ekspozitave të rëndësishme të artit në vende të ndryshme të botës.

 

Piktorët e ngjyrave në Muzeun Kombëtar në Tiranë

Ekspozita  “Nëntori” e hapur në  Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë do të qendrojë e hapur deri në datën 6 dhjetor. Ky është  edicioni i 12-të i kësaj ekspozite të përvitshme.  Disa prej 32 piktorëve të prezantuar në këtë edicion kanë qenë të pranishëm që në vitin e parë të hapjes së "Nëntorit". Portrete, peizazhe, natyra të qeta dhe tema të lira janë disa prej temave qe trajtohen në këtë ekspozitë.

Ngjyrat janë një nga karakteristikat e veprave të paraqitura. Kjo gjë vihet re tek të gjithë pikturat e prezantuara këtë vit si te ajo me titull "Urbane" e piktorit Agron Mesi, "Portret" nga Agim Zajmi, "Kompozim" nga Hasan Nallbani,  te peizazhi i Ksenofon Dilos "Vjeshtë anës lumit", "Revoltë në ferr"nga Llazar Taçi, "Cigania" e Pashk Përvathit, "Ngjyrat e vjeshtës" së Robert Gucit apo te "Jeta është e bukur" e Stefan Taçit. 

Që në fillesat e saj  kjo ekspozitë vjetore  i është përmbajtur të njëjtit profil duke ftuar të marrin pjesë vetëm piktorë të ngjyrës dhe kombinues të mirë të saj.

 

“Onufri 2009” në Galerinë e Arteve

Edicioni i 16-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri”  do të hapet në datën 24 dhjetor në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.  Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 4 shkurt 2010.

Gjinitë me të cilat artistët marrin pjesë në këtë ekspozitë konkurruese janë të ndryshme. Nuk do jetë e përfaqësuar vetëm piktura, por edhe mediumet e tjera si fotografia dhe videoinstalacionet.

Kurator i këtij edicioni është Parid Teferiç, poet , piktor, njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të artit. Çmimi “Onufri” do të gjykohet nga një juri ndërkombëtare.

Konkursi Ndërkombëtar "Onufri", i organizuar për herë të parë në vitin 1993, mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit të pikturës së shekulli XVI.

 
120 vjet art shqiptar

Galeria e Arteve në Tiranë u ofron vizitorëve një linjë muzeale permanente, e cila paraqet një periudhë historike 120-vjeçare të artit shqiptar duke filluar nga viti 1883, vit që mban tabloja “Motra Tone” e Kolë Idromenos, deri në fillim të viteve 2000, duke treguar rrugën që kanë përshkruar artet pamore në Shqipëri për të mbërritur në fillim të shekullit XXI.

E veçanta e kësaj linje, që u përurua javën e kaluar, është se ajo vjen si një strukturë e re historike për artin shqiptar, që nuk bazohet më tek formula e vjetër “Rilindje- Realizëm Socialist - Arti pas viteve 90”, por që ngrihet mbi një koncept të ri seksionesh ndarëse të pikturës dhe skulpturës së lëvruar në vendin tonë. Janë konceptuar gjashtë seksione, që përcjellin në mënyrë të strukturuar historinë e artit shqiptar.

Seksioni i parë i titulluar “Fillesat e pikturës në qytetet shqiptare” përmbledh

artifaktet e para të pikturës dhe skulpturës shqiptare. Seksioni i dytë i titulluar “Piktura Realiste dhe Shkolla e Vizatimit” (1930-1950) përmbledh veprat dhe autorët e parë të shkolluar në shkollat e artit të vendeve fqinjë. Seksioni i tretë quhet “Piktura/skulptura akademike dhe tabloja me temë historike (1950- 1986)”  “Realizmi Socialist, Ndërtimi i Modeleve të Njeriut të Ri (1960-1986)” është seksioni i katërt. E ashtuquajtura

piktura formaliste e viteve ‘70, është strehuar në seksionin e pestë të titulluar “Piktura Formaliste e Realizmit Socialist (1969-1974)”. Seksioni i fundit quhet “Piktura dhe skulptura moderniste (1989-2001

 

PANAIRE

Panairi: Salloni i Vitit të Ri

Nga data 23 deri në  31 dhjetor, në Tiranë do të mbahet panairi i përvitshëm  “Salloni i Vitit të Ri”. Ky panair organizohet nga Elida Co ‘94.

Shoqëria "Elida Co’94", me një eksperiencë 13 vjeçare në fushën e expo-panaireve ka organizuar dhe realizuar mbi 50 panaire http://www.albexpo.com.
 

CIRK DHE TEATËR PËR FËMIJË

“Gjethe që bien” në Cirkun e Metropolit

“Gjethe që bien” quhet premiera e re e “Cirkut të Metropolit”. Deri më 22 nëntor, çdo të shtunë dhe të diel, në orën 11:00, fëmijët e kryeqytetit kanë mundësinë të shijojnë këtë shfaqje cirku.

Premiera “Gjethet që bien” ofron një përmbledhje të numrave më të mirë të krijuar në 50 vitet e ekzistencës së cirkut shqiptar, të cilët tashmë  janë ripunuar dhe rikonceptuar për ketë shfaqje. Është një mozaik numrash të ajrit, akrobacisë, plastikës, zhonglimit, numrave të shpejtësisë dhe klounatës, ku mund të përmendim  "Fjongoja fluturuese", "Klasa e qeneve", "Basketbollisti zhongler,"Plastika- Vajza e kabaresë" si dhe lojërat humoristike të klounëve të cirkut. Nuk do të mungojnë as performancat e fëmijëve të grupit "SPEKTER" që i shtojnë koloritin shfaqjes. Udhëheqës artistik i kësaj shfaqje është mjeshtri Fatos Roshi, ndërsa interpretues janë akrobatet Manushaqe Mullai, Sokrat Buzo, Gentian Dollaku, Juxhina Madhi, Pranvera Sallata, Fitnete Duro, Xhejms Kodra, Novruz Hyseni. Prezantues eshte Vilson Gjocaj.

Çmimi i biletës është 200 lekë.

 

“Gracka” – pjesë për fëmijë në Teatrin e Metropolit

Premiera e “Grackës”, një shfaqje me kukulla klasike dhe marionetç për fëmijë,  jepet çdo të shtunë dhe të diel, në orën 10.30  në skenën e Teatrit të Metropolit.  Kjo shfaqje do të jepet vazhdimisht deri në datën 27 dhjetor.

Pjesa me regji të Leonard Daliut është një shfaqje me kukulla klasike dhe marionete, por personazhet janë maskota sungeri, ku aktori vishet me pellushin e personazhit. Fabula e saj është marrë nga bota e kafshëve dhe në qendër janë katër personazhe: lepuri, ujku, ariu dhe dhelpra, që vijnë të interpretuar nga Albana Sançolli, Sonjela Leço, Petrika Thano dhe Manjola Merlika.

Dhelpra lajkaton lepurushin për t’i bërë vizitë ujkut me që është i sëmurë. Kur ujku shkon të ndezi zjarrin dhelpra gllabëron trutë e lepurushit. Ujku padit dhelprën tek gjykatësi i pyllit, ariu. Dhelpra justifikohet duke thënë se lepuri nuk kishte tru, ndryshe nuk kishte si të vinte në shtëpinë e ujkut për vizite. Ariu i jep të drejtë dhelprës duke u nisur nga kjo logjikë dhe ujku me dhelprën vazhdojnë miqësinë e tyre.

 

“E bukura dhe bisha” vjen në Teatrin e Kukullave

Teatri Kombëtar për Fëmijë do të shfaqë në fundjavë, në datat  5 dhe 6 dhjetor,  “E bukura dhe bisha”,  pjesë teatrale me kukulla për fëmijët e vegjël.

Të shtunave shfaqjet fillojnë në orën 11:00, ndërsa të dielave jepen dy shfaqje dhe pikërisht në orën 10:30 dhe 11:30.

Për prenotime telefononi në: 2222 446.

 

FILM

Filmi në “Marubi”

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” shfaq çdo të enjte, në orën 19:00, në ambientet e saj filmin e së enjtes. Filmat janë në gjuhë origjinale të subtitruar.

Kurse të premteve në kuadrin e  “ Të premtes së kinemasë spanjolle” projektohen filma spanjoll. Ky aktivitet organizohet nga Ambasada e Spanjës dhe Akademia e Kinemasë dhe e Multimedias "Marubi".

Në datën 4 dhjetor do të shfaqet filmi “Te Doy Mis Ojos” (Take My Eyes).

Filmat jepen në versionin origjinal me titra në anglisht, çdo herë në ora 19.00.

Hyrja është e lirë. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” ndodhet në Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr. 76, ish-Kinostudio. Për më shumë informacion kontaktoni:  Tel/fax: +355 42  365 188/157. Faqe në internet: www.afmm.edu.al

 

 

Kinema “Millenium”

Deri në datën 2 dhjetor në këtë kinema do të shfaqen  filmi amerikan “Inglorious Basterds” dhe filmi shqiptar “Lindje, Perëndim Lindje”.

Në filmin “Inglorious Basterds” ngjarjet zhvillohen në Francën e pushtuar nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Një grup ushtarësh amerikano-hebrenj të njohur si "The Basterds" ngarkohen me mision për të përhapur frikë në “Perandorinë e Tretë” duke vrarë dhe eliminuar nazistë në mënyre brutale. “The Basterds” shumë shpejt bien ndesh me një vajzë franceze hebre, që drejton një kinema në Paris, e cila bën pjesë në planet e ushtarëve.

Filmi “Lindje, Perëndim Lindje” i vendos ngjarjet e tij në vitin 1990, në një Shqipëri të varfër e të izoluar, në prag të ndryshimeve që sollën rënien e komunizmit. Ngjarjet të cilat zhvillohen ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe ish-Jugosllavisë tregojnë për peripecitë e një grupi çiklistësh, të udhëhequr nga Ilo, një ish-kampion 40 vjeçar, që duhet të përfaqësojnë Shqipërinë në një garë në Francë. Ardhja e demokracisë e gjen grupin në Trieste. Çiklistët e braktisur nga funksionarët e ambasadës, vendosin të kthehen në atdhe me biçikleta, duke përballuar momente të vështira e të paparashikuara

Duke filluar nga data 3 dhjetor nëntor në këtë kinema do të shfaqet filmi “The Ugly Thruth”

Për prenotime telefononi në: 04 22 53 654. Faqja në internet: http://www.ida-millennium.com

 
Kinema “Kristal”

“Slumdog Milioner”, “Transformers 2”  dhe “ Monsters vs Aliens” janë disa prej filmave filmat që  shfaqen këtë javë në kinemanë “Kristal”

“Slumdog millionaire” është një film britanik i vitit 2008 me regji të Danny Boyle,  i cili ngërthen në vetvete tregimin e një djaloshi prej “slums-it” (lagje e varfër) të Mumbait të Indisë, i cilit merr pjesë në show-un e njohur “Kush do të bëhet milioner”, versionin indian të këtij emisioni botëror. Filmi ka fituar tetë çmime”Oscar 2008”.

Kinema “Kristal” ndodhet në Rr. “Komuna e Parisit”, përballë “Kolegjit Kristal”. Tel: + 355(04) 480 4595.

Kinema “Imperial”

Në kinema “Imperial” këtë javë mbahet festivali i filmit me metrazh të shkurtër, pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tirana (TIFF 09).

Për informacion telefononi në: 04 22 66 396.

 
 

SPORT

Basketboll - Meshkuj

Në datat 4 dhe 5 dhjetor luhet java e 10-të dhe e fundit e fazës së parë të  Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj. Në 4 dhjetor, në orën 17:00,   “Studenti” luan kundër ekipit “Tirana” në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Basketboll – Femra

Java e 10-të dhe e fundit e fazës së parë në basketboll për femra zhvillohet të shtunën më 5 dhjetor. Tirana luan kundër  Elbasanit në orën 16:00 në sallën sportive “Farie Hoti”,  ndërsa “Studenti” pret “Vllazninë” e Shkodrës në pallatin e sportit “Asllan  Rusi”, në orën 11:00. Ndeshjet e tjera janë Studenti – Vllaznia dhe Mati – Flamurtari.

Volejboll – Femra

Java e 10-të e kampionati të 64-ër të volejbollit për të rritura femra luhet të shtunën, më 5 dhjetor. Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, në orën 17:00, zhvillohet ndeshja ndërmjet ekipit “ UMB Voley” dhe atij “Studenti”, ndërsa ekipi tjetër kryeqytetas

“ Partizani” luan kundër “Minatorit”, në orën 15:00, po në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Kurse “Tirana” pret ekipin “Skënderbeu” të Korçës, në orën 14:00, në sallën sportive “Farie Hoti”.

 

TIRANA KULTURORE administrohet nga Drejtoria e Promovimit e cila ka për qëllim promovimin kulturor, turistik dhe ekonomik të qytetit.
Për të siguruar buletinin TIRANA KULTUROR shkruani në adresën: infotourism@tirana.gov.al
Për çdo pyetje, shqetësim, ankesë, sugjerim, ide shkruani në adresën: infotourism@tirana.gov.al
Për promovimin e aktiviteteve tuaja në TIRANËN KULTURORE dërgoni informacionin në adresen: infotourism@tirana.gov.al

2 Komente

Ej po kete e gjeja dhe te faqja bashkise une, pse duhet  me i dhene kaq hapesire te peshku?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).