The Dizzies - Për Shkak Teje

The Dizzies është një grup nga Prishtina, pasuesi i Gillespie-t, një tjetër grupi shqiptar për të cilin kemi shkruar më parë tek Peshku. Videoja më sipër është një ilustrim low-tech i këngës "Për shkak teje", teksti i të cilës flet për ngrohjen globale.

Të shtunën, më 5 dhjetor, në barin Tetris në Prishtinë, grupi do të prezantojë videon zyrtare të kësaj kënge.

9 Komente

 Penar, ben mire qe sjell keto prurje here pas here. une kam nje kritike te vogel: kjo kenge me duket e nje niveli medioker! ne cdo pikepamje! muzika dobet, e bezdisshme, e vaket, pa emocion, perseritese, sec ka dicka te shemtuar dhe te larget nga The Cure "Friday I'm in love" dhe nga Smashing Pumpkins "try try try". Teksti eshte skandal fare! ka nje fare intrige dashurie qe transportohet nga akti personal tek dicka me e pergjithshme, kauza e ekologjisteve, kjo e dyta, teme qe eshte bere per te fshire menderen, nuk dihet a eshte e sakte apo jo, se dyti eshte bere e modes, te jesh green dukesh cool dhe e trete c'eshte me rendesishme eshte nje angazhim i padobishem artistik nderkohe qe ka tema te tjere me emergjente.  

Ne vecanti ajo "per shkak NEVE" spo ndalem tek ana gramatikore, por edhe si eksperiment rock nd roll ta merrnim, tingellon tmerresisht keq! 

Suksese gjithsesi. 

 O cuna, boni noi tallava per te pi noi dopie, ene per icik aheng, se me kto punet e tjera merret Organi Kompetent. smiley

te hengert moj EH, se  e hapa ketu tek puna dhe volumi aksidentalisht qe ne qiell

me diNskretitove smiley

...pse se din ata te punes qe thelle thelle je nga kosova? smiley

hajjjjjjjjjj i here

hajjjjjj smiley

jo nuk e dine ne fakt,

jam "maloke" jugu, por më like shume ky fakt smiley

sa mire te kete me shume materiale si keto tek peshku. njerezit gjithnje e me te bllokuar para kompjuterit kane me shume se kurre nevoje te ndjehen qenie te ketij planeti se sa aksesor kompjuteri. fotot nje mrekulli edhe pse mund te gjenden diku tjeter. keto foto, pa dyshim dhe shoqeruar me tekst e kenge mund te paksojne nr e barbarve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).