Temë e hapur: bilanci i një dekade

Këtë fundviti nuk kemi për të bërë vetëm bilancin e vitit, por dhe atë të dekadës. Të duket vetja i vjetër kur i thua mëndjes që u bënë 10 vjet. Them i thua mendjes, sepse në të vërtetë askush nuk po duket se po e vë re që dekada po mbyllet. Mbase ka të drejtë ky tipi që thotë se këto vite ishin aq kot saqë s'kishin as emër. 

 

Nëpër botë, 10 vitet që po mbyllen po quhen të artë për Eminem, dekada më e keqe në histori (nga revista Time, makar) dhe periudha e shkëlqimit të Big Brother dhe Twitter

Po për ne? Pavarësia e Kosovës është padyshim evenimenti i shqiptarëve. Të gjitha dështimet tona (kolektive) të dekadës, zbehen para kësaj. Përtej pavarësisë, dekada duhet të ketë pasur të veçanta të tjera për ne. Dhe, duke qënë edhe se sa herë që flasim për histori, ndahemi në dy ose më shumë kampe, po nis këtë diskutim të hapur mbi dekadën që po mbyllet. 

Pra, e shtuar si pyetje, cilat ishin, sipas jush, momentet kyçe të dekadës? Mendoni jo vetëm për politikën, por edhe për muzikën, teknologjinë, ekonominë, etj. Dhe sidomos për "trendet" kulturore, në mungesë të një fjale të saktë që i referohet atyre ndryshimeve shoqërore që tërheqin vëmendjen e publikut dhe ndryshojnë mënyrën sesi jetojmë. 

Dhe që mos t'ju lë krejtësisht thatë, ja një deklaratë:Kjo dekadë do mbahet mend si dekada e paparë

38 Komente

1. Dekada e shkaterrimit urban dhe mjedisor

2. Dekada e inflacionit te diplomes

Dhe që mos t'ju lë krejtësisht thatë, ja një deklaratë:Kjo dekadë do mbahet mend si dekada e paparë

smiley

Edhe dekada e lacave te lagjes! smiley

 kjo ishte dekada e antaresimit ne nato, dekada e afrimit me bashkimin europian, dekada e pasaportave biometrike dhe e zgjedhjeve te lire, dekada e mijera kilometrave rruge te shtruara, dekada e koncesioneve madhore ne energjitike dhe privatizimeve me te suksesshme, dekada e percaktimit me se fundi te kufirit detar me greqine

Ja zhyta spikerit & co., s'kane ca thone mo te kjo teme smileysmiley

swed1 na cudite fare.. s'po merrshim vesh.. smiley

Swedo e ke bo foro si ai ilaci kunder mickonjave. I hodha nje sy te gjitha komenteve dhe spiker @ co jane zhdukur. Shpetuam nga mickonjat.  Me ne fund ilaci u gjet.

Ta kishe graduar me mire shenjestren admin, sepse "kafshe politike" jemi te gjithe dhe pa te shikoje se sa e bukur do ishte gara e berjes se bilancit te nje dekade.Tamam si ajo festa sdiseku e gjuajtjes me domate. (molla te arta per ata qe se kuptojne )

Ta kishe fokusuar bie fjala tek pyetja : Kush i ka korrur me shume fitorje ne kete dekade, e majta apo e djathta.Sepse secila ka gelltitur  nga nje pesevjecar.Le qe e ka bere Beqir Meta bilancin: nga 2005 e tehu trendet jane te papara smiley ose Vitet e Optimizmit OPTIMAL.

Ore hiqe nga mendja se mund te flasi njeri per art, kulture, treg, teknologji,  lindje, vdekje,urbanizim, globalizim.

Duam shqetopolitike dhe pike.

Edhe une si pjese e klishese (si  e kishim harruar kete fjaleze te bekuar) politikisht po flas. Por jo per trendet e reja . Para trendeve te reja me pelqejne me shume gjerat e qendrueshme si psh:

Edhe kete dekade politikanet vazhdojne te jene si ai gjeli perralles, ngjiten neper kolltuqe fukarenj dhe largohen milionere.

Edhe kete dekade shiritat e inagurimeve te rrugeve jane guri filozofak i qeverisjeve,

Edhe kete dekade na pelqen te fluturojme me presh por me e bukura eshte se preshi vazhdon te jete maqedonas.

Edhe kete dekade murin e rrirezuam por akoma jemi poshte tullave

Edhe kete dekade vazhdojme te kemi po ata magjepsje ndaj luges bosh.

Sa per trendet e reja, sa te duash:

Super markete, super prodhim universitetesh, super strukture me master, super komunikim mobil ..dhe interneti bre se harrova.Jemi bere me virtuale.

Pra bilanci DEKADES mua me del SUPER ( theksi ke E)

Kjo dekadë është e njeriut modern.

Tekti ia vlen për tu lexuar:

   I'm a modern man. A man for the millenium. Digital and smoke free. A diversified multicultural postmodern deconstructionist, politically, anatomically, and ecologically incorrect. I've been uplinked and downloaded, I've been inputted and outsourced. I know the upside of downsizing I know the downside of upgrading. I'm a high tech lo-life. A cutting-edge, state-of-the-art, bi-coastal multitasker and I can give you a gigabyte in a nanosecond.

  I'm new wave but I'm old school and my inner child is outward bound. I'm a hotwired, heatseaking, warmhearted cool customer, voice activated and biodegradable. I interface with my database and my database is in cyberspace, so I'm interactive, I'm hyperactive, and from time to time I'm radioactive.

  Behind the eight ball, ahead of the curve, riding the wave, dodging the bullet, and pushing the envelope. I'm on point, on task, on message, and off drugs. I got no need for coke and speed. I got no urge to binge and purge. I'm in the moment, on the edge, over the top, but under the radar. A high concept, low profile, medium range ballistic missionary. A streetwise smartbomb. A top-gun bottom feeder. I wear power ties; I tell power lies; I take power naps; I take victory laps. I'm a totally ongoing bigfoot, slamdunk rain maker with a pro-active outreach, a raging workaholic, a working rage-a-holic, out of rehab and in denial.

   I got a personal trainer, a personal shopper, a personal assistant, and a personal angenda. You can't shut me up, you can't dumb me down, cause I'm tireless and I'm wireless. I'm an alpha-male on beta-blockers. I'm a non-believer and an overacheiver, laid-back but fashion foward, up front, down home, low rent, high mantinence, supersize, long lasting, high definition, fast acting, oven ready, and built to last. I'm a hands on, footloose, knee-jerk headcase, prematurely postraumatic, and I have a love child who sends me hate mail.

   But I'm feeling; I'm caring; I'm healing; I'm sharing; a supportive, bonding, nurturing, primary caregiver. My output is down, but my income is up. I take a short position on the long bond and my revenue stream has its own cash flow. I read junk-mail; I eat junk food; I buy junk bonds; I watch trash sports. I'm gender specific, captial intensive, user friendly, and lactose intolerant. I like rough sex; I like tough love; I use the f-word in my email, and the software on my hard drive is hardcore; no soft porn.

  I bought a microwave at a minimall; I bought a minivan at a megastore. I eat fast food in the slow lane. I'm toll free, bite size, ready to wear, and I come in all sizes; a fully equipped, factory authorized, hospital tested, clinically proven, scientifically formulated medical miracle. I've been pre-washed, pre-cooked, pre-heated, pre-screened, pre-approved, pre-packaged, post-dated, freeze-dried, double wrapped, vacuum packed, and I have an unlimited broadband capacity.

  I'm a rude dude but I'm the real deal, lean and mean, cocked, locked, and ready to rock; rough, tough, and hard to bluff. I take it slow; I go with the flow; I ride with the tide; I got glide in my stride; driving and moving, sailing and spinning, jiving and grooving, wailing and winning. I don't snooze, so I don't lose. I keep the pedal to the metal and the rubber on the road. I party hardy and lunchtime is crunchtime. I'm hanging in, there ain't no doubt, and I'm hanging tough, over and out.

 Thx, j. Mos i vafte ne mendje njeriu ta perktheje kete, se do luje mendsh. 

Mbaj mend qe kam lexuar diku nje esse te ngjashme ne kuptimin "kam bere kete e ate" dhe ne fund shkruhej:

But I still haven't gone to college.  smiley lol

 

Sa per temen.

Krahasoni vendin sot me Shqiperine e vitit 2000 dhe do te shikoni se kemi bere goxha perpara dhe do te vazhdojme te bejme perpara nese nuk do te kemi nje 97 te dyte sic po perpiqet te beje Rama.

Me nje fjale jeta ne Shqiperi sot eshte me e mire se ne vitin 2000.

Ne kete dekade kemi ecur me aq shpejtesi te madhe, saqe sipas teorise se relativitetit jemi kthyer mbrapa ne kohe. Mblidhni mendjen o njerez me flamuj shumengjyresh. Ku jetoni? Ne mars

dekada shqiptare e turbo folkut dhe tallavase, dekada e kokes me llak dhe menderes me kake, dekada e cementimit te parave dhe nuk mund te lija pa permendur dekaden e formimit te*elites shqiptare*, fale shkelqimit te se ciles jemi ketu sot,  dekada e luftes kunder kungujve  me sa me shume universitete kunguj dhe me ne fund dekada e rritjes dhe lulezimit te bollanove, kesaj fare te keqe qe do ja shohim frytet ne vitet ne vijim. uf, kaq se po me perzihet.

 

qyqja u plakem.

u bo fiks nji dekade, qe i paguj vete faturat e mija.

ja kaq mbaj mend une nga dekada, pune pune nate e dite smiley

para dekades qejf o qejf........ehhhhhhhhhhhhh 

Gjoja me interesante qe me ka bo pershtypje ne Tirone kete dekade eshte se ta sjellin picen ke shpija.

Dekada e Facebook (surrat Librit) dhe e Krizes Financiare...

ne fakt ishte dekada e bumit ekonomik boteror e ndjekur nga pas nga kriza financiare

Perzoten dekade e papame,

filloi ene po maron me protesta, jane bo aq shume protesta saqe njerzit i ngaterrojne me njona tjetren,jane bo protesta sa cj'ane  bo ne te gjithe boten mbare, i here me lufte, i here me shpata ene i here me atoporlante e me muzike; ja kane more doren kaq mire, sa nuk po i shkon n'men me bo na i gjo tjeter qe mund te quhet e hajrit.

Dekada e mungeses. Sa jane larguar nga Shqiperia keto 10 vjetet e fundit?

por dhe e te kthyerve smiley 

E drejte, bedrije, (nuk di pse ky kompjuter nuk m'a lejon funksionin pergjigje ketu te peshku). A ka ndonje bilanc, sa kane ikur e sa jane kthyer? Njoh plot nga te dy palet dhe vertet me intereson.

vallai nuk di me te thone.,

sepse sinqerisht sme intereson smiley

une skam lujt nga vendi per vete pranej. e shumta nga tirona re, kam zdryp n'brrake smiley 

dekada e berishes....nga pika ngrirjes tek pika vlimit....

dekada rames...nga robinson crusoe ne france tek kreu grigjes...

dekada jone...nga objekte  ne bulevard ,ne subjekte komentatore nga ajri te bulevardeve te mbushur nga te tjere... 

frymezuar nga prurja e J,

kjo ka qene dekada qe edhe pozita dhe opozita kane qene ne "denial" smiley

Kjo dekade ka qe kaluam, ishte dekada e shkelqimit/pasurimit te shum aksionerve, firmave, shteteve,  dhe dekada e renies/humbjes se shum aksionerve, firmave dhe shteteve. 

Kjo eshte dekada e shume zhurme per asgje.

Dekada ku endrra jone per pavarsine e Kosoves u realizu

Dekada ku u shkaterrua shpresa jone per te pare fytyra te reja ne politike 

Dekada ku me ne fund u antarsuam ne NATO por duhet te presim akoma per BE

Dekada ku njerezit kur njerezit po u be llaf per politike rrine me dite ne shesh kurse per drita,uje nuk e ngrene zerin fare.

Dekada 'Shqiperia ne kohene e Facebook' ku ska ngele njeri pa patur facebook

Dekada ku ne kete vend ligjin e ben nje fare Bollano dhe ku shteti yne nuk reagon fare.

Dekada e universiteteve kioska qe me leke ne dore mund te shkosh nga viti i 1 direkt ne ate te 4.

Dekada e modernizimit te teknologjise.

Dekada e Fazllic,Argites,Shkelzenit,Edi Rames,Nanos,Rezart Tacit(oboobob sa turp).

Dekada e shume gjerave te tjera.

 

Mos valle eshte dekada e reformave!?

Mos gaboj Konica ka thene "Shqiperi te kam ... , s'te mora vesh asnjehere"

Diplomat dhe Masterat - Shkollat Private;
Plazhet e Turqise;
Tre le

cce;
Kredite e Shtepise;
Betonizimi i bregdetit;
Sharjet/Shpifjet/Ulerimat/Shtrengimet e dhembeve -  ne mungese te argumentave (ne politike);
Blloku (jeta e nates);
Kofshet, Silikonet -  ne vend te talentit ne muzike....(TO BE CONTINUED)

 Dekada e mbetjes ne tranzicionin kanunor berishist(qe zor se mund te dilet lehte).

Dekada e rikrijimit te firmave piramidale(taci oil, fazllic-argita) qe grabisin pasurite tona te perbashketa per 1 euro.

Dekada ku mania per tu pasuruar shpejt dhe me cdo cmim kalon imagjinaten njerezore(gerdeci).

Jo e fundit per nga rendesia dekada ku akoma vota e shqiptareve blihet per nje thes miell apo edhe me keq se kaq(hapini dhe do i shihni).Turp dhe faqja e zeze.

Dekada ku urrejtja predikohet si te ishte psalm i Bibles.

Dekada ku burra shteti si Ismail bej Vlora,rilindasit apo edhe vete Skenderbeu me shqipen e tij te vjeter do u thoshte spurdhjakeve nano-berisha ju jeni bullshit qe per dy dekada vetem keni shkaterruar,vjedhur,bastarduar kombin tone sa per 500 vjet.

personalisht...filloi shumè herè mè mirè se sa mbaroi kjo dekadè!!!

 Kanali prestigjioz Canvas jep programin Panorama, te shtun e te djele, ora 20,15 dhe neser a pasneser m'duket, do japi nje program mbi miliarderin Buffet. Mendoj se duhet te jet interesante per shqiptaret, se une per vete e di se si u be i pasur. 

Per Shqiperine, mendoj se dekada 2000-2009 ishte dekada e vetndergjegjesimit se tranzicioni mbaroi dhe se aftesia jone shtetformuese post-komuniste nuk mund te shkonte me tej nivelit te vendeve te ashtequajtura "republika te bananeve".

Dekada e tre flamujve ne tryeza

ndonje tjeter mund te thoshte se ka me mire, por ne shqiptaret nuk besoj se kemi patur ne historine tone ndonje periudhe me te mire keshtu qe kete rast duhet te jemi pak me pozitiv

besoj se kjo dekade ka qene dekada e flijimit te botes reale per boten imagjinare.

filmi i dekades : the eternal sunshine of a spotless mind

 

Dekade e harrueshme per gjithcka pervecse eshte  dekada e 11 Shtatorit dhe zyrtarizimi i Pax Americana. Ju garantoj qe kjo do mbahet mend edhe pas mijravjecaresh, le me pas disa dekadash kur gjithcka harrohet. Pastaj, vetvrasja e cmimit Nobel, IPod, blogjet dhe popullarizimi i trendit ekologjik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).