Të pavërtetat e Ramës për biznesin, bashkitë dhe të tjerët

Kryetari Rama nuk ia fal vetes faktin që në qershor të këtij viti i humbi luga, pikërisht atëherë kur ajo i duhej më shumë se kurrë. Pasi e pësoi nga kjo mungesë, ka 6 muaj me radhë që mban në brez jo një, por 10 000 lugë, kur në fakt tani i duhet vetëm një thikë që të ndajë mendjen e të çojë në Parlament deputetët e tij dhe t‘i japë udhë debatit institucional.

I prirur se Rama do ta gjejë rrugën e humbur, këto ditë Kryeministri Berisha i fton pushtetarët vendorë dhe zotërinë në fjalë të marrin pjesë në tryezën e dialogut, në të cilën mund të marrin me vete edhe peticionin për cenimin e financave vendore. Një gjest ky në kujdes ndaj normave demokratike dhe të respektit për qytetarët e të zgjedhurit e tyre.

Besoj se ky shkëmbim mendimesh për të sotmen dhe të ardhmen e decentralizimit fiskal do të jetë paraprakisht një bilanc i politikave liberalizuese të qeverisë dhe i efektit të tyre në vitalizimin e qeverisjes vendore, të cilat në mënyrë esenciale janë:
• Shumëfishimi i transfertave dhe mbështetja qendrore financiare për funksionimin e administratës lokale nga 19.5 miliardë lekë në vitin 2005, në 40.4 miliardë lekë në qeverisjen e PD-së.
• Zbatimi i politikës së taksave të ulëta në krejt territorin e vendit, duke ulur 50% tatimin për biznesin e vogël dhe në 10% të tij gjithë taksat e tjera.
• Transferimi i pothuajse të gjitha pronave dhe pasurive në adresë të qeverisjes vendore kur në vitin 2005 vetëm Bashkia e Kuçovës rezultonte se kishte përfituar.
• Qeverisja e vogël dhe eficente, duke ulur me 30% numrin e administratës vendore.

Qeverisë i duhet të verifikojë me këtë rast nëse ankesat e papritura të vendorëve të majtë, që kanë të bëjnë me stilin e kryetarit të tyre për të bërë opozitë apo janë shprehje e besimit që përftuesit në raste të tilla përdorin për të falënderuar qeverinë dhe mbi këtë bazë të kërkojnë benefice të tjera në të ardhmen.

Gjithsesi, për ta lehtësuar këtë dialog të mirëpritur, le të japim platformën e qëndrimeve të PS-së e PD-së dhe sikundër shprehet shefi i mazhorancës, pas kësaj secili të marrë me vete detyrën, por edhe faturën që i takon.

Opinionet:

PS. "Të anulohet vendimi i tetorit 2009, që në kulmin e krizës ekonomike, bizneset e vogla me xhiro nga 8-5 milionë lekë nuk i klasifikon më si të tilla, por si biznese të mëdha, që futen në një skemë detyrimesh tatimore të papërballueshme për ta, duke i çuar masivisht drejt falimentimit dhe duke i dhënë një goditje të papërballueshme edhe buxheteve vendore që mbahen në radhë të parë me kontributet e biznesit të vogël".

PD. Së pari, a mund të flitet për falimentim të biznesit kur falë politikës nxitëse me të cilën qeveria ka operuar në 2 vitet e fundit konstatohet një lulëzim i biznesit në përgjithësi dhe atij të vogël në mënyrë të veçantë? Faktet lehtësisht të verifikueshme tregojnë se për vitet 2008-2009, kur në pothuaj krejt rruzullin ka pllakosur kriza ekonomike, në Shqipëri kemi një rritje me 30057 aktivitete të reja të bizneseve që kanë çelur aktivitet rishtas, nga këto 26679 janë biznes i vogël.

Vetëm në vitin 2009 kemi 12440 biznese të reja, prej të cilave 11000 i përkasin biznesit të vogël. Ndërkohë kanë mbyllur ose kanë ndryshuar natyrën e aktivitetit vetëm 2244 biznese, prej të cilave 1681 biznese të vogla.

Nga një aritmetikë e thjeshtë e fakteve të mësipërme konstatohet se në vitin në vazhdim rritja e plotë e numrit të bizneseve është 10196, prej të cilave 9319 i përkasin biznesit të vogël e të mesëm e shoqëruar me një rritje të efektit financiar në 12 miliardë lekë në arkën e bashkive e komunave. Pra, dëshira e parealizuar e z. Rama për ta parë të falimentuar atë nuk i jep mundësinë të ngrejë akuzën e dytë të varfërimit të bashkive, por përkundrazi po i kthehet në boomerang.

Së dyti, a janë shkëputur detyrimet e biznesit me xhiro nga 5-8 milionë prej njësive vendore?

Asnjë nga masat e qeverisë nuk cenon numrin e bizneseve të vogla të regjistruara pranë pushtetit vendor, si rrjedhim as xhiron e tatueshme dhe as taksat e mbledhshme prej këtyre bizneseve, pra me fjalë të tjera regjimi i tyre për sa i përket taksimit mbi të ardhurat mbetet i pandryshuar. Qeveria ka prezantuar në vitin 2008 konceptin e deklarimit vjetor të të ardhurave të tatueshme, si rrjedhojë edhe të tatimit real të pagueshëm edhe nga bizneset e vogla, çka i ka vendosur ato në të njëjtën pozitë me bizneset e mëdha, duke eliminuar kështu përfundimisht padrejtësinë që rridhte nga taksimi i paragjykuar mbi xhiron.
Ulja e kufirit të regjistrimit ka të bëjë me: 1. Vendosjen e detyrimit të bizneseve që bien në fashën 5-8 milionë për të vjelë TVSH-në për llogari të pushtetit qendror sa herë që ato furnizojnë mallra dhe shërbime të tatueshme; 2. Dhënien e të drejtës bizneseve të mësipërme të përfitojnë nga kreditimi (zbritja) e TVSH-së që ato kanë paguar në blerjet apo importet e tyre. Pra këto biznese do të vazhdojnë të paguajnë rregullisht të gjithë detyrimet që kanë pasur në njësitë vendore përkatëse.

PS. "Të bëhet më në fund, bazuar në të drejtën tonë legjitime, por pse jo dhe në premtimin tuaj të përsëritur çdo vit, kompensimi i të ardhurave të munguara, 5 vjet me radhë në arkën e bashkive e komunave, nga përgjysmimi arbitrar i taksës së biznesit të vogël më 2005-n".

PD. Në parantezë të shpjegimit po saktësojmë aksionet politike reciproke:

Kryetari Rama, i cili në këto 4 vitet e fundit i dyfishoi taksat e pastrimit, gjelbërimit, tabelës etj., për bashkëqytetarët dhe biznesin, si dhe ka kundërshtuar deri në nervozizëm përgjysmimin që qeveria i bëri tatimit mbi biznesin e vogël, urrejtjen për biznesin e çoi deri në cinizëm të paimagjinuar, duke na lënë pa frymë kur shkonte derë më derë dhe u bënte thirrje tregtarëve të vegjël të çoheshin kundër këtij akti të qeverisë që i kurseu gjysmën e detyrimeve dhe duke stimuluar kështu aktivitetin e tyre.

Kjo, në fakt, është alternativa politike e tij që vjen si inerci e origjinës së tij totalitare dhe kulturës etatiste, e cila kërkon të duartrokitet edhe kur i dëmton dhe i persekuton qytetarët e vet.

Ndërsa alternativa e qeverisë është politika e taksave të ulëta dhe stimulimi i lirisë individuale. Ky këndvështrim i ri i konkretizuar me përgjysmimin e tatimit të biznesit vogël ka rritur bazën e tatim-paguesve nga 40 mijë në 100 mijë subjekte, fakt ky që përbën një sukses të politikave të mira të kësaj qeverie ndaj biznesit por që njëkohësisht ka lënë të paprekur të ardhurat e bashkive. Pra, këto të ardhura më 2005-n kanë qenë 3 miliardë lekë, por edhe pas aplikimit të reformës liberalizuese të qeverisë kjo vlerë ka mbetur po 3 miliardë dhe në fund të vitit 2009 pritet të shkojë 3.5 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2010 parashikohet të shkojë në 4.5 miliardë lekë. Në këto kushte, qeveria nuk ka se çfarë kompenson. E vërteta e përgjithshme është se nga të gjitha verifikimet e kryera konstatohet puna e pamjaftueshme dhe klientelizmi i një pjese të vendorëve të kryesuar nga z. Rama në mbledhjen e taksave në përgjithësi për të mos folur për mosvjeljen totale të taksës së pasurisë, e cila në shtetet me kulturë demokratike është një prej taksave bazë për pushtetin vendor.

PS. "Të anulohet amendamenti i Majit 2009, në ligjin bazë të taksave e tarifave vendore ku qeveria, në rruge antikushtetuse, ndërhyri direkt në përcaktimin e nivelit të tarifave".
Në mënyrë të përmbledhur, amendamenti i majit e çon shumën e të gjithë taksave dhe tatimeve të tjera që paguajnë qytetarët si taksa e pastrimit, gjelbërimit, tabelës etj., nga 30% në 10% të tatimit mbi biznesin.

PD. Në këtë rast nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe aq më pak kushtetuese në këtë amendament, pasi ligji për organizimin dhe funksionimin e njësive vendore, neni 16 pika 2 e këtij ligji shprehet:

"Baza e taksave dhe tatimeve vendore, si dhe kufijtë maksimalë dhe/ose minimalë të nivelit të tyre vendosen me ligj të veçantë. Komuna dhe bashkia kanë të drejtë të zbatojnë ose jo një taksë ose tatim vendor të përcaktuar. Kur ato e zbatojnë tatimin ose taksën vendore, ato ushtrojnë të drejtën e vendosjes së nivelit, si dhe mënyrat e mbledhjes".

Kufijtë maksimalë apo minimalë të taksave vendore vendosen sipas një ligji të veçantë, pra është atribut i Parlamentit dhe i programit liberalizues të qeverisë së dalë prej tij. Kuptohet që nga kjo preket përdorimi i "tarifave" (term i cili nuk parashikohet në ligj) në destinacione të tjera sikundër është fryrja e panevojshme e administratës lokale, shërbime e dieta të panevojshme duke keqpërdorur lekët e taksapaguesve.

PS. "Qeveria nuk po transferon ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimit te pushteti vendor".

PD. Kryebashkiaku z. Rama dhe ai i Durrësit, z. Dako, ndoshta janë të vetmit kryebashkiakë në rajon e më gjerë që kanë refuzuar kalimin e sipërmarrjes së mësipërme në favor të njësisë vendore që u përkasin. Një gjest ky pas të cilit vështirë se mund të konsiderohen në krye të shërbimeve për qytetarët...!

Qeveria shqiptare, qysh në dhjetor të vitit 2007, përveç precedentit të mësipërm i ka transferuar pranë pushteteve vendore të gjitha shoqëritë ujësjellës-kanalizime, duke eliminuar paraprakisht edhe borxhet me të cilat i kishin lënë qeveritë socialiste.

PS. "T‘i jepet fund praktikës joeuropiane, korruptive, klienteliste e partiake të granteve konkurruese për nevojat e funksioneve bazë të njësive vendore. Pjesa e buxhetit të shtetit për njësitë vendore të ndahet në bazë të një formule, pavarësisht nga ngjyrat e tyre politike".

PD. Grantet konkurruese kanë qenë nismë e re e qeverisë ‘Berisha‘ ndoshta praktika me impaktin më të prekshëm në njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë çuar pranë qytetarëve jo pak, por 955 rrugë, 668 shkolla dhe 548 ujësjellës të rinj ose në total 12 herë më shumë se qeverisja socialiste.

Ky grant prej 9 miliardë lekësh, së bashku me grantin 12 miliardë lekësh që bashkitë marrin nga grantet e pakushtëzuara, e ka çuar në 21 miliardë lekë transfertën e qeverisë ndaj pushtetit vendor në investime, ose 3 herë me shumë nga ajo e qeverive socialiste, që në vitin më të mirë të qeverisjes socialiste ka qenë 7 miliardë lekë.

Paketa e granteve konkurruese krijoi bazën për një partneritet edhe më cilësor në të ardhmen. Ajo pasohet nga Fondi Rajonal i Zhvillimit, aplikimi i të cilit orienton njësitë vendorë drejt një kompeticioni të vërtetë brenda vendit, duke i afruar ato njëkohësisht me standardet dhe fondet e Bashkimit Europian.

Dy transfertat për njësitë e qeverisjes vendore ndahen sipas një formule nën konsulentën e shoqatave vendore, USAID dhe të Bankës Botërore, e cila nuk diskriminon politikisht askënd, sepse mbështetet mbi kritere objektive dhe transparente e verifikueshme në çdo moment prej cilitdo, pasi është në një aneks të veçantë të ligjit të buxhetit të shtetit të çdo viti. Zbatimi i formulës e bën të pamundur teorikisht dhe praktikisht shpërndarjen e buxhetit sipas ngjyrave politike.

Efekti i kësaj gare të ndershme pasqyrohet edhe në cilësinë dhe standardet bashkëkohore të rrugëve, shkollave, qendrave shëndetësorë të ndërtuara pas vitit 2005 dhe të prekshme për çdo qytetar.

PS. "Të aplikohen më në fund taksat e ndara, ashtu siç e përcakton ligji organik i qeverisjes vendorë këtu e dhjetë vjet më parë, lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin e kompanive".

PD. Koncepti i ndarjes së taksave tashmë është i materializuar në një paketë konsensuale me opozitën të çuar në Parlament në prill 2009, por të braktisur nga vetë lideri i saj në momentet e shndërrimit të tij në ligj.

Shqipëria me këtë ligj do të shndërrohet nga vendi me 23 taksa kombëtare në një vend me 6 taksa kombëtare, pra me mbi tri herë më pak taksa, shumë prej të cilave janë hequr përfundimisht dhe pjesa tjetër i ka kaluar pushtetit vendor.

Risia e dytë e madhe e këtij projektligji është se qeveria qendrore në këtë ndryshim u kalon qeverive vendore një seri taksash të plota, ose në ndarje të përbashkët, të cilat kapin vlerën 120 milionë dollarë. Kjo përbën një nga zhvillimet më madhore në decentralizimin fiskal. Me këto taksa të gjitha njësitë vendore të vendit përfitojnë një rritje të madhe të buxhetit të tyre, kuptohet në qoftë se z. Rama do të pranojë t‘i votojë ato bashkërisht.

Besojmë se me këtë projektligj është dakord çdo i zgjedhur normal që përfaqëson interesat e vërteta të qytetarëve. I vetmi gjest që kryebashkiakët e majtë ngelen të bëjnë kur janë duke protestuar para zyrës se Kryeministrit është që t‘i mbushin mendjen kryetarit të Partisë Socialiste të çojë në Parlament deputetët e vet për të votuar së bashku këtë projektligj të mirë të qeverisë.

Shënim i Peshkut: Autori është këshilltar pranë Kryeministrit.

26 Komente

Shifrat qe peraqiten, jane te verteta?

S'do e besoja se G Shqip, do botonte nje artikull me shifra te "fryra".

Nqf se jane te verteta, si mund te thuhet se kjo qeveri po shkaterron ekonomin e vendit, se ky kryeminister mafioz punon per familjen e tij, se Pd po shkaterron Shqiperin, se Edvini do shpetoje popullin, kur nuk kemi ndeshur ne asnje program ekonomik per vendin.

Eshte per tu habitur ky artikull tek Shqipi, mbase "tubimi i 8" kane nxjerre mesime, se nuk vazhdohet me "urrejtje" jeta, ka edhe ane te mira Shqiperia.

Zoti Llumi,

Gazeta Shqip, ashtu si edhe shume gazeta te tjera prestigjoze boterore, boton shkrimin e nje personi me identitet te sakte dhe aq me teper keshilltar i Kryeministrit. Eshte ne pergjegjesine e ketij personi te gjitha shifrat dhe konkluzionet. Bga ana tjeter gazeta eshte e hapur te botoje artikuj serioze qe do te polemizonin artikullin e mesiperm. Ky eshte nje nga rolet kryesore te nje gazete normale, te informoje publikun.

Ne fakt krejt Top Media ka ca kohe qe mundohet te jete me objektive dhe me pak militante. Dhe me mire keshtu, per publikun, por dhe per ata vete, sepse po e kuptojne se i mbyturi (Rama) te mbyt.

Me vjen per te qeshur me kete shkrim sesi rreket te shtremberoje te verteten. Po i bej nje analize si nje nga personat qe jane marre drejtperdrejte me buxhetin per shume kohe, meqe ne kete vend te felliqur nuk ka opozite qe te merret me keto gjera se ajo merret me lejet e kunatit te Dashamir Pezes:

A

1. Te ardhurat e vitit 2005 per buxhetin e shtetit (shumat jane ne milione leke): 169854 

2. Te ardhurat e buxhetit lokal (perfshire granti 7300): 17655 (realizuar 17655)

3. Perqindja e ardhurat e buxhetit lokal/ardhurat e buxhetit qendor ose i ashtuquajturi koeficent decentralizimi=10.394%

 

B. 

1. Te ardhurat e vitit 2009 per buxhetin e shtetit (shumat jane ne milione leke): 334823

2. Te ardhurat e buxhetit lokal (perfshire granti 18423): 30835 (realizimi programuar 12mujor)

3. Perqindja e ardhurat e buxhetit lokal/ardhurat e buxhetit qendor ose i ashtuquajturi koeficent decentralizimi=9.2%

 

Pra konkluzioni qe mund te arrijme eshte se koeficenti i decentralizimit ka rene nderkohe qe me kushtetute eshte mandatuar qe decentralizimi do te ishte progresiv dmth ky koeficent duhet te ishte ne rritje nderkohe qe eshte ulur nga 10.394% ne 9.2% gjate viteve te sundimit te naltmadhnise se tij Sal Berishes I. Z. Ylli duhet te flasesh jo me shifra te cilat jane relative sepse me 1 Leke ne v. 2009 nuk blen as 50% sherbime te v. 2005, por nqs je ekonomist duhet te flasesh me krahasime ne perputhje me te gjithe treguesit e tjere. Madje fakti qe qeveria ka rritur grantin ne krahasim me te ardhurat e pushtetit vendor shperpjestimisht, tregon se situata eshte edhe me e keqe pasi qeveria nuk i le pushtetit lokal hapesire fiskale te mbledhe taksat e veta por tenton ti mbledhe vete taksat e pastaj tia shperndaje pushtetit lokal, pra ka tendencen e biberonit.

 

II

Sa i perket gjasme politikes se taksave te uleta kesaj i ka dale boja se me sistemin e referencave qe eshte ngritur biznesi i vogel a i madh paguajne taksa me teper dhe kete e di i madh e i vogel--mjafton te shohesh deklaratat tatimore. As qe i vlen te flasesh per kete, madje kjo shkakton irritim tek cdo biznesmen kur e degjon.

 

III Transferimi i pronave. Ketu Ylli ka te drejte qe jane bere goxha hapa perpara por kjo eshte ne kuader te zbatimit te detyrimit kushtetues per decentralizimin por ne fakt gjithsesi ketu eshte ecur mjaft me mire se ne 2001-2005

IV. "Qeverisja e vogel". E para kete term nuk e honeps dot, c'rendesi ka qeveri e vogel apo e madhe, rendesi ka efektive dhe eficente, te zbatohen keto dy parime. Nqs ul numrin e administrates dhe rrit produktivitetin duke dhene te njejtat sherbime per me pak njerez te heq kapelen por nqs sherbimet perkeqesohen (ashtu sikurse konstatoj une te pakten) atehere shkurtimet jane te padobishme. E fundja c'dreqin dot administrata shteterore te diktoje sa njerez punojne ne filan bashki, cfare lesh decentralizimi eshte ky?

Kaq sa per pikat e Yllit dhe spo merrem me brockullat e tjera qe gatuan ky. Sa per Top Media ajo le te jete me e balancuar dhe sben keq, se na e ka enda te degjojme edhe brockullat e Sales dhe dishepujve te tij...lart e me lart o popull trim, kurajoz, heroik etj etj

 

 

 

 

GB, rrofsh per analizen e shkurter. Personalisht kurre nuk besoj asnjelloj fjale qe del nga haleja e berishes dhe veglave te tij si instat etj. Shpresoj te mos dale parashikimi yt per i keq per 2010, megjithse gjasat jane te shumta. Me berishen vetem disheza mund te kete.

 Berberi meqe je ketu ne kete rubrike, si thua a mund te cash out une ate bastin qe vendosem bashke per Lekun? Une thashe 138 Leke max 140 Leke, ti the 150 leke.

Sidoqofte, ja edhe nje bast tjeter: V.2010 do te jete nje vit krize shume i rende per ekonomine shqiptare. Problemet jane strukturore, gjate ketyre 4 vjeteve vazhduam te humbim kohe...

Nice hearing from you Genc Black. Nese nuk gaboj (me duhet te shfletoj arkiven e PPU-se) une kam thene qe 150 lekeshi per 1 Euro do te arrihet ne gjysmen e dyte te janar 2010, dhe vazhdoj ti qendroj kesaj thenie.

Ndersa per paragrafin tend te dyte jam dakort me ty. Prandaj nese dikush tjeter kerkon te vendose ndonje bast, une i bashkoj te mirat  (leke, qerasje, puthje etj) me ty.   smiley

B. 

1. Te ardhurat e vitit 2009 per buxhetin e shtetit (shumat jane ne milione leke): 334823

2. Te ardhurat e buxhetit lokal (perfshire granti 18423): 30835 (realizimi programuar 12mujor)

3. Perqindja e ardhurat e buxhetit lokal/ardhurat e buxhetit qendor ose i ashtuquajturi koeficent decentralizimi=9.2%

Ej o ti qe je marre me buxhetin kaq kohe dhe tani pale mer cer meresh !

Te te tregoj i barcalete une ty ?

Ne kohen e qemotit, shkoi njani me ble dhit kokrra veze ke markata ene i thote atij burrit te huj :

- Du dhit koqe ve .

Ene katnari shpejt e shpejt

- Dhit per tete bejne tedhjet lek.

Po prit or burr i thote ky poppli, ja ta bejme llogari ene qit prej xhepit i makine llogaritese Oliveti ( nga ato me kater veprime sa erdhen me ate kohe ene ky robi po i shiste tangelluk katnarit.

I ben veprimet ene i dul 100 lek.

- E ke gabim or xhaje - thot katnarit - Qe baba 100 lek, po desha ene dhit te tjera.

- Nuk kam - i thote

- Po mire po vij neser -  i thote ky llogariberesi.

- Mire te keqen daja , hajd neser me ket ore, por merre ne ate burgjine qe ben llogarite me vete.

Tani qi kjo qeveri ka i hale me probleme e di une, por si popull qe nuk marr vesh nga koeficenti i decentralizimit,  nese Te ardhurat e vitit 2005 per buxhetin e shtetit (shumat jane ne milione leke) ishin : 169854 dhe te ardhurat e vitit 2009 per buxhetin e shtetit (shumat jane ne milione leke) ishin : 334823 ( sipas atyre qe shkru ti ) atehere ndrysho maqinen llogaritese se te kam dhi mu ne decentralizim.

Se po fillum kesisoj llogjike apo vleresime relative, atehere pale ku dalim po te krahasojme ca numra te fund dhjetvecarit 80 me keto shifrat e sotme.

Ate pune e taksave ee ta pranoj se nuk e ngatarru me ndonje sofizem te pavlere.

Qeveria e qeveriu ka kusure korrupsioni, etj etj etj sa te dush ti, por keshtu me koeficenta aha skojme gjakun hic. Na i gja tjeter me te qut ke per te na thene ?

 Koth meso te shkruash shqip njehere pasi merru me te tjerat. Madje edhe logjiken tende nuk e marr vesh: cdreqin do te thuash?

Mos do te thuash qe jane rritur te ardhurat buxhetore keto 4 vjet? Tendeca e tatimeve eshte ne rritje per shkak te rritjes natyrale ekonomike dhe inflacionit real (nuk flas per shifrat e koshit te INSTAT-it apo ne fakt te cdo koshi ose gjasme core inflation). Kater vjet me pare sa kushtonte nje apartament ne Tirane? Kjo e mat pakez me mire inflacionin sesa ajo shporta qe perdoret per te indeksuar pensionet.

Nqs ke qejf krahaso psh te ardhurat e 1996 me ato te 2001 apo ato te 2001 me 2005 dhe do te shohesh. Nje qeveri nuk matet sa taksa merr por sa zhvillim i jep vendit. 

Pikepamja ime ishte e qarte: Te ardhurat lokale jane me pak si perqindje e te ardhurave totale buxhetore gjate viteve te Sales sesa me pare. Ne shume nominale jane rritur por jo si perqindje e te ardhurave buxhetore. Qe jane rritur ne shume nominale kete e ekspozova vete. Po shuma nominale sdo te thote asgje.

 

P.S. E sheh sesi Bode psh i krahason te ardhurat me PBB si perqindje? Pse nuk perdor aq shifrat nominale ai (i perdor nga halli ndonjehere se i ben qejfin naltmadhnise) e ke vrare mendjen? Se ne fund te fundit eshte ekonomist.

 

 

 

Madje edhe logjiken tende nuk e marr vesh: cdreqin do te thuash

Si mer nuk e kupto shqipen time ?

Po shqip a mer : te dhifsha maqinen llogaritese oliveti ! smiley

 

 Ok ajde beja mutin makines llogaritese (nuk e kam pare marken ndoshta eshte Olivetti qe thua ti) po kujdes se mos te futet ndonje gje brenda ne vrime duke e bere, ose mos shperthen makina llogaritese se pastaj vaj halli...

Kush genjen?

Nuk meret vesh, kur degjon qeverine,Bashkia genjen,kur degjon Bashkine,Qeveria genjen.Kur degjon Koth,GB genjen,kur degjon GB Koth genjen, dheeee...keshtu ky avaz, ne shqiperi luhet loja me keqe e "cel-e mbyllit" ose loja e "Kungllulleshes",tre,pse tre,posa,kater,pse kater, posa, dy ,pse dy,posa gjashte,pseeeeeeeee gjaaaaaaaaaaaashte! poooooooossaaaaaaaa? shtat!

Jo, une nuk thashe genjen GB.

Une shikoj si shume pozitive dyfishimine te ardhurave. Kaq them une dhe jam kritik per tjeter gje me GB.

Ai/ajo nuk e kuptoi se ku desha te dal.

 Keshilltari i Buall Mavrise (sa shum keshilltar qe paska ai, me siguri çaloka ne shum fusha), beri mire qe na i solli ato shifrat, veç une aty ne Shqiperi, pashe dhe ndigjova vetem ankesa nga biznesi i vogel, dhe te mos harrojme se shumica ishin biznes i vogel (edhe sipas shifrave te artikull-shkruesit). Thuajse te gjithe ankoheshin per taksat e larta qe i jepnin shtetit. 

Ke pare ndonje vend te botes,ku biznesmenet e vegjel te jen te kenaqur qe po paguajne taksa?

E paske dhene pergjigjen perpara meje. Sapo do ti shkruaja te njeten gje Pjerinitkur pashe komentin tend. Thone qe do te rrosh me shume se une! Ashtu qofte.    smiley

Gjeja me e lezetshme eshte se si nje qeveri e djathte mburret qe ka rritur te ardhurat buxhetore dhe si perkrahesit e saj djathtiste demek e pergezojne.

Keto te ardhura shtese ne forme taksash i paguajne biznesmenet e ndershem se mafia spaguan gje fare kuptohet..e kisha fjalen per mafien punisto-mafioze-kriptokomunisto-edvinoze etj etj qe eshte me rrezikshmja ne Europe...apo jo?

Dmth ju te djathtet idiosinkratike shqiptare mbeshtesni qe te na rritet barra fiskale ne biznesmeneve apo jo, dhe kete gje e ben jakobino-robespieri juaj i djathte Sal Birisha? Bravo, bravo...interesante ideologjia juaj neoliberale...ecni ne kete drejtim dhe shpejt keni per tu puqur me xhaxhin Enver.

Kaq sa per neoliberalizmin malok.

Deri ketu po te lexoja me kersheri. Gabimi qe ben, mendoj une qe s'kam bere buxhete, eshte klasifikimi si te djathe i Berishellinjeve. Pale pastaj qe fut edhe fjalen "neoliberalizem" duke harruar qe politikat (apo projektet) ekonomike te te dy partive me te medha, jane mjaft te ngjashme - madje ka raste kur ajo e PD-se eshte me "socialiste" dhe anasjelltas, e PS-se me kapitaliste.

Ato te hyrat qe jane shtese ne buxhet ne vend qe ti investonte biznesi me mendjemprehtesi, i ben rrush e kumbulla ne tunele Luli i Vocerr...o chavezistat e Salih Birishes o lumpenproletariatokatundar pse sbeni nje garde revolucionare si te Mao Tse Dun -it apo si te Chavez-it? Ju pergezoj per besimin qe keni se burokratet i investojne fondet me mire se biznesmenet, sidomos keta tanet qe vjedhin me karar. Ne kete vend te felliqur ka vdekur Enver Hoxha por kufoma e tij kuterbon ende.

 

GB.

Te urresh, nuk eshte ndjenje sublime. Po pranohet si menyre jetese.

TC, te ardhurat jane rritur jo nga taksimi i larte, po nga taksimi i ndershem.

Shqiperia ka KF me te ulet ne rajon, me 26% te ardhurave.

Edhe sikur te pranojme " koken" tende, maloku nuk ka si puqet me xhaxhin tend, sepse paraja e gjaku nuk jane njesoj.

 

hahahahahahahaha

 te ardhurat jane rritur jo nga taksimi i larte, po nga taksimi i ndershem.

 

A ka mundesi te me shpjegosh se kush quhet taksim i pandershem?

O Lumidrin xhaxhi nuk eshte i imi aq sa shume eshte i sali-ndjeksve

Vete fakti qe ju salindjeksit inspiroheni nga nje njeri qe i ka mbajtur oturakun xhaxhit tregon me teper se i kujt eshte substancialisht xhaxhi sado paradoksale te duket ne siperfaqe.

Fundja edhe ne mentalitetin nqs je kunder meje, je me kundershtarin tim --qe nuk eshte vecse mentalitet bolshevik qe saliistet e meshirojne ne menyren me fine--duket se kujt i perket shpirterisht xhaxhi me teper.

Sic e thashe me lart megjithese xhaxhi ka vajtur me te shumtet (se ne fakt ka bere edhe ca pak pune te mira, madje mjaft me teper se salih birisha) kufoma e tij kuterbon ende ne kete vend...

 @gjembi

O robo e kisha fjalen tek neoliberalizmi malok qe eshte nje tip i ri neoliberalizmi i shpikur nga Salih Birisha. Ky konsiston ne: retorike reganiane dhe praktika bolsheviko-etatisto-enveriste

 

Oh - kjo ngjan me mire atehere smiley

 Djema, po taksa afrofe si ne Shqiperi, une nuk kam pare akoma. Taksohej njesoj, si biznes i vogel, si ai dyqanxhiu afer spitalit qe ben xhiro, si dhe ai qe ishte ne nje rrugice. Si ai afer nje shkolle, si dhe ai larg shkolles. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).