Të martën

"A nation, no more than a woman, is excused for the unguarded hour when the first adventurer who comes along can do violence to her"*

Në vend të zbukurimeve të festave të pafajshme, neutrale dhe unisex të fundvitit, Tirana është mbjellë me mijëra banderola blu të paguara nga taksat publike, të cilat synojnë të mbivendosin një festë që ende pret të marrë miratimin qytetar për t‘u pranuar si celebrim nacional. Në një status facebook-u të dikujt, mendimin e të cilit e vlerësoj, shkruhej me një sens pesimizmi gri: "They put slogans instead of Christmas lights" (Po vënë slogane në vend të dritave të Krishtlindjes). Por përveç avancimit deri në mërzi të një lufte të kotë yjesh që ka nisur qysh më 28 nëntor, 8 dhjetori i sivjetshëm i Shqipërisë do të jetë venerimi më i bujshëm i një tradhtie ndaj një gjesti heroik.
Në arkeologjinë politike, 8 dhjetori i shqiptarëve është manifestimi i dy momenteve me domethënie diametralisht të kundërt, ku njëri emblematizon robërimin e tjetri një akt lirie. Më 8 dhjetor 1912, ushtria greke pushtoi Korçën. Më 1990, në Tiranë u ndez flaka e rezistencës studentore kundër një "pushtimi" stalinist, i cili prej 45 vjetësh po shtypte çdo liri dhe çdo aspiratë progresiste të banorëve të këtij vendi dhe që po e bënte këtë përmes diskreditimit të pamëshirshëm të idealeve humaniste të barazisë, internacionalizmit, progresit shoqëror dhe madje edhe të vetë lirisë.
8 dhjetori i 1990-ës dhe lëvizja studentore që zuri fill në këtë ditë kanë meritën, se për herë të parë i shkulën idealizmin nga duart një klike nepotike, e cila e përdorte mjekrën e Marksit si maskë për terrorin, ashtu siç inkuizicioni përdorte gjakun e Krishtit si vinovil për kanonizimin e frikës. Lëvizja studentore e dhjetorit, sikurse çdo lëvizje revolucionare, kishte edhe ajo frymëzimet dhe heronjtë e saj. Pa shumë ndërlikim, të thjeshtë dhe popullorë, ata ishin libertinët e një bote që kapërcente zhurmuesit televiziv për të zbarkuar brenda burgut tonë të madh, tretur në muzikën e ndaluar të Jim Morrison-it apo John Lennon-it (ironi e fatit: i pari i lindur më 8 dhjetor, e i dyti i vdekur në po këtë dat&eumlsmiley. Një filozofi e cila përmes thirrjes "no countries… no religion… no possessions" promovonte zëvendësimin e një bote të mbërthyer nën armaturën e nacionalizmit, religjionit dhe materializmit, me një botë të re kozmopolitaniste, humane dhe idealiste.
19 vjet më vonë, është e pamundur të mos vësh re, se kjo aspiratë ka degjeneruar në instalimin e një sistemi në thelb po aq represiv dhe çnjerëzor sa edhe ai kundër të cilit ajo drejtohej. Shqipëria e 2009-ës është më nacionaliste, më e budallallepsur nga lloj-lloj disiplinash spirituale dhe shumë-shumë herë më materialiste se ajo e 1990-ës. Nacionalizmi krenar i Shqipërisë fanar ndriçimi është ndërruar me nacionalizmin folklorik në kufijtë e ksenofobisë, besimi integralist në fenë e komunizmit është zëvendësuar me atë në integrimet veriatlantike, ndërsa materializmi dialektik me obsesionin eksplicit ndaj fitimit. Nuk ka të internuar me urdhër nga lart në kampe pune, por ka të destinuar ta shtyjnë jetën në mjerimin më ekstrem të provincës apo periferive. Nuk ka të dënuar me vdekje me pushkatim, por ka të dënuar me dëshpërimin e vetëvrasjes për t‘i ikur jetës pa rrugëdalje. Të pasurit dhe të privilegjuarit janë edhe më të pasur e më të privilegjuar, ndërsa të varfrit, edhe më të varfër. Liria për të lëvizur në perëndim është po aq e cunguar dhe sistemi i votës së lirë po aq i diskredituar. Diktatura virtuale dhe teorike e proletariatit është zëvendësuar nga diktatura konkrete dhe e pamëshirshme e tregut. Nënshtrimi ndaj frikës është zëvendësuar nga servilizmi ndaj pushtetit dhe parasë, ndërsa rrjeti "inteligjent" i propagandës dhe spiunazhit të dikurshëm ngjan si një zeje amatorësh përballë sistemit të sofistikuar të manipulimit mediatik dhe të marketingut të sotëm, i cili garanton trushpëlarje efektive, të shpejtë dhe cilësore, pa pasur nevojën për t‘i ndyer duart fare me gjak në luftën e elitës sunduese për paqe sociale.
Te "Domethënia e Sarkozisë", filozofi bashkëkohor francez, Alain Badiou, flet për dy fytyrat e historisë. Ndodhte në Francë dhe ndoshta krejt fatalitet, por thuajse çdo arritje e madhe e lirisë dhe përparimit shoqëror është pasuar nga një kohë e errët terrori dhe privimi lirie, ironikisht po në emër të mbrojtjes së asaj që sapo ishte arritur. Kujtojmë termidorianët e përgjakshëm që pasuan Revolucionin Francez, shtypjen e Komunës nga Versaja dhe masakrën frenetike pas saj, apo kasaphanën shoviniste të luftërave botërore. Kjo diagramë represioni ciklik ngjan se ka referenca thuajse kudo në botë, ku një regjim shtypës provokon një revolucion, menjëherë pas të cilit dalin në dritë establishmente politike të gatshëm për të kamufluar me një gjuhë klishesh origjinare të revolucionit, formën e re të një përmbajtjeje të vjetër konservatore.
Revolucioni shqiptar i 1990-ës, i cili në thelb ishte anti-stalinist dhe socialdemokrat, është manipuluar për t‘u reklamuar si një lëvizje e së djathtës konservatore. E gjithë terminologjia, filozofia dhe aspiratat e tij, janë shndërruar sot në municion për të mbushur karikatorët e një ofensive neo-staliniste të shfaqur në trajtën e një "demokracie putiniane", si kjo që është instaluar sot në Shqipëri. Po njëlloj si në Shqipërinë staliniste, kemi sot të njëjtën gjuhë të dhunshme që dikur fliste në emër të pushtetit popullor dhe që sot flet në emër të vullnetit popullor. Pas faqes së ndritur të 8 dhjetorit 1990, kjo e sotmja është fytyra e dytë e Shqipërisë. Një histori e errësirës dhe shtypjes në emër të lirisë dhe progresit. Një formë terrorizmi shtetëror "demokratik" që e përdor kujtesën e revolucionit jo si motiv për të ecur përpara, por si moment frikësimi prej asaj që ndodhte më herët. "Frika s‘ka të ardhme tjetër veç terrorit", shkruan Alain Badiou dhe në një Shqipëri që sponsorizon histerinë kolektive duke inkurajuar frikën ndaj hipotezës marksiste dhe çdo lloj hipoteze tjetër që vë në diskutim lulëzimin e kësaj parajse gangsterësh që e quajnë madje "demokraci", është ndoshta momenti për t‘i thirrur djallit në emrin e vet të vërtetë.
Sivjet John Lennon do të tradhtohet për herë të nëntëmbëdhjetë në Tiranë. Shqiptarët do t‘i thërrasin për të gjetur në sheshin e festës njëri-tjetrin jo më si dikur vëllezër në fe a vëllezër në ideal, por tashmë si vëllezër në frikë. Do të ketë drita, rock dhe brohoritje. Do të jetë e martë.

* Kjo shprehje nuk i përket John Lennon-it

13 Komente

 

They put slogans instead of Christmas lights"

You better watch out
You better not cry
Better not pout
I'm telling you why
Sali Cause is coming to town
He's making a list
And checking it twice;
Gonna find out Who's naughty and nice
Sali Cause is coming to town
He sees you when you're sleeping
He knows when you're awake
He knows if you've been bad or good
So be good for goodness sake!
O! You better watch out!
You better not cry
Better not pout
I'm telling you why
Sali Cause is coming to town
Sali Cause is coming to town

The best laugh i had in years.

kete mund ta ndryshosh nga Sali Cause is coming to town ne Cause Sali is coming to town

O shoke, po e them dhe nje fjali dhe po e le pastaj :

Po shoh aty ne artikull emrin Alain Badiou, i cili eshte francez, dhe meqe kam pasur mundesi t'ia degjoj emrin, do t'ju them keshtu : Badiou eshte filozof i ekstremit te majte dhe si i tille, hiqni dore nga ai, kthehuni tek socialistet e vertete europiane, mos vraponi si pula pa krye pas emrash pa buke, dhe betohuni njehere e mire se ekstremi i majte nuk eshte zgjidhja as per ju, as per mua, as per ata te tjeret ; sinqerisht, nuk e kuptoj kete dashuri te madhe per te, aq sa me ngjan se ne Shqiperi ka rene semundja e badjuizmit, dhe gripi qenka lule para ketij.

__________

Kjo ishte fjalia.

Seul le silence est grand, tous le rest est fiablaise.

Kjo eshte fjalia per ty llapaqen!  smiley

Ne fakt po te kish ndermend te trembej nga Badiou autori, nuk e kish nisur me ate citim shkrimin

hiqni dore nga ai, kthehuni tek socialistet e vertete europiane.

Jam kurioze Hurb, kujt ia thua kete, autorit apo gjithe ppu-save?

Eshte i thelle shume smiley

Dhe une kujtoja se s'e kishte dhe aq qejf Ramen.

Autorit, e dashur, autorit. Por si i thone nje fjale ne lidhje me komunistet, "bjeri nje ferre dhe njeqind dalin", ja ashtu thashe me vete mos, ne shpine te Sokolit, merrte vesh dhe ndonje tjater. Po sigurisht jo ti, e dashur, sepse per ty e di se nuk noton ne keto ujera.

Vertet, kam vene re ne ca shkrime te fisme (per nga synimi), i referohen shume ketij burrit, kur dihet francerisht se ai nuk eshte i majte, por super i majte, me nje fjale, del jashte gardhit.

Monda, kjo organizata e socialisteve europiane, shoqe do, sa me shume, aq me mire. Keshtu qe edhe Namik Hoti mund te kishte hyre ne te, madje dhe vete PD me Berishen ne krye. Me kupton, nashti ?

Jam duke thene : ndiqni ca ideologe te tjere socialiste, dhe jo AB. Ka te tjere sa te duash, sidomos ne France qe socializmin e ndertojme me forcat tona, kemi plot.

Dy here 'e dashur' brenda nje komenti, jo keq smiley

I dashur, une Sokolit ia kam dhene nje 5-ce e nuk me duket se le te kuptohet qe socialistet (sido qofshin) kane celsin per zgjidhjen e situates smiley

 

'Revolucioni shqiptar i 1990-ës, i cili në thelb ishte anti-stalinist dhe socialdemokrat, është manipuluar për t‘u reklamuar si një lëvizje e së djathtës konservatore'

 

Cili revolucion? Viti 90' nuk ishte revolucion, ishte ndryshim i menaxhuar nga klasa ne pushtet. Kujtoni kush ishin 'liderat' e levizjes studentore? Edhe ndonje element idealist vertet te ri qe kishte, u menjanua shume shpejt. Rezultati kryesor i revolucioneve (te mire apo te keqinj) eshte zevendesimi drastik i gjithe klases politike ne pushtet, viti 90' nuk mund te kategorizohet kurre si revolucion, t'i leme budallalleqet.

Cila e djathte...dhe aq me pak e djathte konservatore? Ne Shqiperi edhe sot nuk ka te djathte. Shiheni programin e PDse si dhe nderhyrjet e deritanishme ne ekonomi dhe shtet. E djathta eshte per qeveri te vogel, menaxhim te kujdesshem te buxhetit, zbatim te ligjit e mbrojtjes se pronesise fizike dhe intelektuale te individit me cdo kusht, krijimi i mireqenjes duke arbitruar sektorin privat, jo duke nderhyre direkt ne ekonomi etj. etj. Asnje nga forcat politike sot ne Shqiperi nuk mund te kategorizohet si e djathte...

Dhe asnje nga forcat politike ne Shqiperi nuk mund te gjykohet si e majte....mishmash jane te dyja... e majta dhee djathta e vertete jane nocione qe  implementojne te huajt sa nga " Emajta " jone kur vjen ne pushtet e  sa nga " E djathta" jone kur eshte ne pushtet.

Pra eshte nje farse no majtista e no djathtista, thjesht tribalizma te nje forme paksa me pak feudale...

 

That's it! te pakten kete shoh une!

Po ku ka te majte apo te djathte ne Shqiperi?! Ne 90 e djathta kishte ngelur se e majta ishte e zene nga PPSH. Te dyja keto forcat politike sot jane me teper ne mes dhe poshte ose me sakte jane me teper tek gjenitalet, dhe secila luan rolin perkates psh sala pjesa icik mo siper, edi ajo tjetra ...... smiley

Më 8 dhjetor 1912, ushtria greke pushtoi Korçën. Më 1990, në Tiranë u ndez flaka e rezistencës studentore kundër një "pushtimi" stalinist, i cili prej 45 vjetësh po shtypte çdo liri dhe çdo aspiratë progresiste të banorëve të këtij vendi dhe që po e bënte këtë përmes diskreditimit të pamëshirshëm të idealeve humaniste të barazisë, internacionalizmit, progresit shoqëror dhe madje edhe të vetë lirisë.

 

C'kocidence o zot,

e imagjino qe kete dite e propozuan sot per feste kombetare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).