Tarifat e energjisë per vitin 2010

VizionPlus.tv - Qytetarët shqiptarë do te përballen vitin e ardhshëm me një rritje te çmimit te energjisë prej 13%. Ky është vendimi i bordit te komisionarëve te entit rregullator. Ky institucion ka lëne ne fuqi tarifimin me dy nivele te energjisë me qellim mbrojtjen e shtesave ne nevoje, duke hedhur poshtë kërkesën e OSSH për te pasur një çmim unik për konsumatoret. Sipas këtij vendimi qytetaret qe konsumojnë deri ne 300 kw nga 7 do te paguajnë 7.7 leke, ndërsa mbi ketë konsum tarifa nga 12 arriti ne 13.5 leke, pa tatimin mbi vlerën e shtuar. Këto tarifa janë dukshëm me te ulëta se kërkesa qe OSSH-se, e cila aplikoi për një rritje prej 23.1%.

Me ketë vendim mbetet i paqarte reagimi i mëtejshëm i pronareve çeke, te cilët një dite me pare dolën ne konference shtypi dhe argumentuan se kërkesa e tyre ishte e justifikuar për shkak te bilancit negative te kompanisë. Madje ata ju referuan edhe deklaratës rregullatore, të miratuar gjate privatizimit, sipas te cilës rritja do te ishte e përvitshme me afro 18%. Reagimi i mundshëm i çekeve është t'i drejtohen bankës botërore, e cila ka dale garant qe qeveria do te rrisë çmimin sipas deklaratës se nënshkruar. Por përfaqësues te entit u shprehen se marrëveshja për te cilën i referohen çeket është keqinterpretim i tyre.

15 Komente

Po ne 13 purqin shume a mer. Ca bejne si te qut keta, medemek ja u dhin cekve dhe e ngriten 13 purqin.

Ah medet. Po kjo ka i vit mer qe e di mileti. Ata robte kane te tjera llogari mer nuk kane ket 13% -n.

Ma ku milet sa tja futesh, dmth e ma sa krahu se keshtu e ka majt gjithmone. Bile ky milet zemrohet po tja heqesh. smiley Dhe e e ka mire kete te fundit smiley

Kot qahen me 13%,Qeveria do te rriti rrogat 200%!!

po ajd se kushedi bo vaki edhe po ja rrisin rrogat,po atyne qe nuk punojne ne administraten e shtetit kush ja rrit rrogat

 Koth, o bo e qut qeveria puno me kampione dhe tek tuk bo edhe teste.

Ja pshmll, Fieri 4 dite me probleme serioze dritadh dhe zona te tera pa piken e ujit. Cer bo poplli? cer bo opozita? Per cudi skam degjuar as edh enje reagim ne lajme..

Kane reaguar chene.. Por besoj e ke vene re se cfare maskarralleku po gatuan media shqiptare.. Aty eshte kthyher ne "2 duar per nje kok" !

 o chene ske si i degjo lajmet ne amerike vella. hec ma afer e ndoshta nigjo noj llaf, demostro ne demostrata, bo ene noj greve urie dhe bohesh demokrat ne krah te ciljetes.

Urime qeverise Berisha qe e rriti vetem 13.5 % energjine. se duhej me e  rrit 18 sipas kontrates. Pastaj kush harxh mbi 100kw pagu shume. njerzia ska pse me i lene dritat ndez gjithe diten. dimer eshte lahuni nje here ne jave se edhe lekura regjet pak se ka nevoje. Jeni bo alergjik o popull tu u la 3 here ne dite.

 E thot mire Koth, mban ai popull mban. ç'popull budalla qe ka qelluar. Me rroga 8-10 here me te vogla se rrogat ne Europe, paguan tarifa njesoj si ne Europe. 

E me mire mos na dilni ju te jashtmit tani duke na ironizuar neve te brendeshmit se na e ma Sali-u mrena gjithe kohen e ne nuk ndihemi. Prisni pak prisni sa te na i liberatizoi levizjet per ne EU dhe atje na kini te gjithe on block. Apo tani qe une kom bo gjithe ata shoke e shoqe virtuale te jashtem qe do te me luten per te me strehuar perkohesisht derisa une te gjej pune dhe strehim

Nje buke kushton 70 leke. Nuk i bejne 1 kg sepse do t'i binte me shume.
Me kursim maksimal po maksimal fare, driitat tani do te shkojne 2500 leke ne muaj e ne mos me shume.
 

Pensioni minimal i fshatit eshte 5200 leke ne muaj.

Pra, nje pensionist fshati ia del me keto drita vetem po te haje buke thate, pa asnje gje tjeter, gjate gjithe muajit, dhe te mos kete as edhe nje lloj shpenzimi tjeter vec dritave.
Te mos flasim per ata qe jane me perkrahje sociale.

Cmimet e gjithe gjerave te tjera, vetem nga viti 2005-2007 u rriten me 20-40% ne mesatare totale, se per disa artikuj baze rritja ishte edhe me e larte, (justifikim kriza energjitike ne ate kohe dhe kriza boterore) nderkohe qe pjesa tjeter e botes, e cila ndryshe nga Shqiperia, deklaronte se ishte ne krize, ndersa Shqiperia thoshte qe nuk ishte ne krize, nuk pati rritje te tilla.
 

Ky vit, tani pas zgjedhjeve, pati rritje te menjehershme te cmimeve, qe nga cigaret e deri tek Coca-Cola.

cmimi i energjise elektrike ne vitet e fundit ne Shqiperi.

2002
4.66

2003
4.98

2004
5.42

2005
5.71

2006
6.47

2007
7.00

 

Shkurt muhabeti, ekonomia shqiptare ka rene shume, ne cdo cep.
Jane rritur cmimet gjithandej, rrogat e shtetit mbeten qesharake, rrogat tek privati s'kane pesuar asnje rritje.
Per te mos harruar zhvleresimin e madh te lekut ndaj euros, me mbi 20%, qe ka sjelle humbje te medha pasi shume gjera ketu shiten me euro, dhe ata qe kane marre kredi i kane te gjithe me euro.

Po S. Berisha para 1 viti me popozitetin qe e karakterizon ne nje mbledhje qeverie duke replikuar me Boden ka deklaruar;

sa te jet s.berisha kryeminister s'ka rritje te cmimit te dritave!!!

si duket e ka pas limonat elektorale.

Nuk e di se si mund te konfirmohet kjo gje ?

Ne kete vend ku jam une po e ulin energjine ,kjo si pasoj dhe e konkurences megjithate u duk qarte marveshja qe ne fillim. Po sikur atje te perdoret ose hipotezoj)nga shumica e popullit energjia termike ose natyrore c ben SALA me  ceket qe kercenojne me leket e BB? Keta biznesmenet tane te shohin pak se ka shume alternativa qe bota perdor pervec gjeneratoreve. Sidomos per bizneset ,por populli yne ben vetem gam-gam

puna eshte se cmimi e energjise ne baze te kontrates duhet te rritet cdo vit deri me 2014. i bie qe per 4 vitete e ardhshme cmimi i energjise do te rritet afersisht 50%. si mendon qeveria te amortizoje kete rritje me politika sociale kur ka shume pasiguri per mbarevajtjen e ekonomise e te ardhurave te shtetit. e nese ne vitet qe vijme do te jemi pjese e BE ashtu si duam dhe thuhet te ardhurat nga doganat qe mbajne nje peshe te madhe te te ardhurave te shtetit do te bien si mund te kompesohen ato familje qe ende nuk kane mundesi te paguajne energjine me 7leke kw????? 

 Artikulli i gazetes Albania (te postimi i Antiant) eshte interesant. Vajta vete te kjo faqja ketu dhe pashe qe artikulli qendronte pak a shume. Pra ne Shqiperi cmimi aktual i energjise eshte po aq sa, ne mos me i larte se ai qe shitet ne Itali. Ne faqen e METE spashe ndonje te dhene apo link ne lidhje me cmimet me te cilat energjia prokurohet. 

Mendoj se e larta si dhe rritja e cmimit ka te beje me:

Prokurimi i energjise me cmim me te larte nga ai i tregut italian - dhe ne kete rast fajin e ka enti prokurues.

Luhatja e Lekut karahasuar me Euron - kompania shitese ne kete rast e ka veshtire te mbrohet nga keto luhatje ndaj per te ruajtur fitimin e projektuar aplikon rritje cmimi ne tregun vendas.

Humbjet ne rrjet apo vjedhja - dhe per kete e mban pergjegjesine enti shperndares.

Gjithsesi pak flitet nese keto rritje cmimesh a do sherbejne te pakten per rehabilitimin e rrjetit egzistues apo per ngritjen e rrjeteve inteligjente (smart grid) 

 

 Ai artikulli i gazetes Albania qe tregonte çmimet e energjise ne Itali e vende rrotull Shqiperise, ishte interesant. 

Shqiperia 8,02 
Bullgaria 7,94 
Mali i Zi 5,69 
Maqedoni 5,23 
Rusia 3,82 
Ukraina 2,93 
Kroacia 11,22 
Rumania 11,25 
Kosova 6,76 
Bosnja 9.0
 
 

Nderkoh qe ne bote çmimi i energjise ka rene disa perqind, ne Shqiperi, rregjimi i Buall Mavrise po i ngre. 

Nje pjese e popullsie shqiptare kane nje mentalitet ende te ndryshkur sehirxhiu:

  • Nuk duan te paguajne energji elektrike
  • Nuk duan te paguajne sigurimet shoqerore apo ato shendetesore...

Eshte per te ardhur keq qe nje pjese e politiken e fryn vazhdimisht kete mentalitet...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).