Stuhia bllokon 3.5 kv hashash, pranga këngëtarit transportues

GJIROKASTËR - Një person u ndalua në flagrancë mbrëmë teksa tentonte të kalonte drejt Greqisë një sasi prej 3,4 kv lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, (marijuan&eumlsmiley.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bënë të ditur sot se "Niko Fuqi, 26 vjeç banues në fshatin "Anton Poçi" të komunës Odrie (Gjirokastër u ndalua mbrëmë gjatë operacionit të koduar "Stuhia" nga specialistët e sektorit të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike".

Operacioni i policisë lokale nisi rreth orës 20.40 mbrëmë dhe u finalizua sot herët në mëngjes në vendin e quajtur Ura e Gajdarit, rreth 10 kilometra larg qytetit të Sarandës, ku u bllokua automjeti i tij tip "benz" furgon që ishte nisur nga fshati Lazarat me destinacion shtetin fqinj.
Burimet bënë të ditur se "gjatë kontrollit të automjetit u bllokuan në cilësinë e provës materiale 10 çanta shpine me ngjyrë të zezë dhe 13 thasë plastmasi, të cilat pas peshimit rezultuan me 340 kilogram lëndë narkotike e presuar".
Policia bën të ditur se Niko Fuqi është këngëtar dhe njihet me emrin artistik "Papa Joe", që u bë i njohur gjatë një kompeticioni muzikor, me këngën "Më mirë të kesh një qen mik, se sa mik një qen",

Ky është rasti i pestë gjatë këtij viti që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ndalon në flagrancë transportues të lëndëve narkotike. Rreth 4 muaj më parë gjatë operacionit të koduar "Pritja" u ndalua në pikën e kalimit kufitarë të Kakavijes kryetari i këshillit bashkiak të qytetit të Tepelenës, Petrit Abedini, të cilit j'u kapën në kamionin e tij 50 kg lëndë narkotike.

11 Komente

andallim smiley

odrie - emer sh.interesant,  anton poçi gjithashtu smiley

 Policia bën të ditur se Niko Fuqi është këngëtar dhe njihet me emrin artistik "Papa Joe", që u bë i njohur gjatë një kompeticioni muzikor, me këngën "Më mirë të kesh një qen mik, se sa mik një qen",

Fiks per lajmet te TV Erseka smiley

Policia bën të ditur se Niko Fuqi është këngëtar dhe njihet me emrin artistik "Papa Joe", që u bë i njohur gjatë një kompeticioni muzikor, me këngën "Më mirë të kesh një qen mik, se sa mik një qen".

Do ishte e modhe sikur edhe titulli i kenges te ishte njoftuar nga policia! smiley

o blend , te lajmet skic eshte ky lajmi apo eshte i vertete ?

Jo, ky nuk eshte lajm skiç, "Papa Joe"n e kon kap megjithmen. smileysmiley

per zotin kujtova se qe veper jotja

dhe mu m'u thy zemra tani qe  e paskan kap papa joe-n smiley

do e lirojne direkt, pasi e kishte per perdorim personal

vetem nen efektin e drogave mund te kishte bere nje kenge te tille

smiley

Lajm i rreme ,pashe lajmet dhe koha ne gjirokaster kishte qene shume e mire dhe me diell,nuk kishte pas kurrfare stuhie apo reshje shiu.

Me bezdiska shume fakti qe paskan qene 3.4 kv, dhe jo 3.5, s`e di pse. Kjo puna e kengetareve qe kapen duke transportuar droge eshte bere treguese shume tragjike e faktit qe kengetaret s`po arrijne te magjepsin popullsite e atij rajoni me artin e tyre shumetingullues. Bie era fiction.

Dy punesimi,i kengetareve pra!Konflikt interesi! smiley

Cik si e cuditshme si mund te kalosh nje furgon me 3.4 kv material "duke kenduar" ne kufirin grek.. 

Heren e fundit qe kam kaluar nga Kakavia (para 3 muajsh) xhaxhi te kufiri me kontrolloi dokumentin e qendrimit (jo grek) nja 15 minuta..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).