Sqarim per zonjen Topalli edhe te tjeret

Nuk kam dashur të shkruaj rreth një historie banale të shpikur nga kryeministri Berisha rreth një sipërfaqeje toke të legalizuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në mars të vitit 2005, përreth lokalit “Tajvan”. Por zonja Topalli e paska përmendur këtë fakt dje, pasi ka humbur qetësinë në emisionin “Top Story” dhe më duhet ta sqaroj.

Për herë të parë për këtë histori dëgjova bashkë me zotin Berisha, ndërsa ishim së bashku në Uashington, në janar të vitit 2005, për të nënshkruar marrëveshjen me kompaninë e lobizmit BGR. Fatmir Mediu, që mbiu aty, na e tha së pari në mbrëmje se “një shok i tij nga Fieri kishte një problem për të legalizuar rreth 1 mijë metra tokë te parku “Rinia” dhe i duhej vota e këshilltarëve të opozitës.” Berisha nuk ia dha fjalën, dhe apriori i tha se “ai mund të jetë njeri i Fatos Nanos.” Kjo ishte hera e parë që dëgjova këtë histori. Kur u kthyem në Tiranë, i dyti që ma përsëriti këtë kërkesë ishte Spartak Ngjela, i cili më tha se “i ndjeri Pashko kishte disa partnerë të tij, ku përfshiheshin pronarët e kompanisë “Alpet” dhe një biznesmen nga Mallakastra, që kishin nevojë për mbështetjen e këshilltarëve të opozitës.” I thashë se isha në dijeni prej Mediut, por Berisha nuk ishte dakord, pasi e konsideronte njërin prej tyre njeri të Fatos Nanos. Biseda thuajse u la përgjysmë, kur pas disa javësh zoti Ngjela më njoftoi se situata është ndryshe dhe se ishte mirë të ma sqaronte vetë ky biznesmen. U takova për herë të parë me Spartak Ngjelën dhe Besnikun në një kafe tek Sky Tower. Më shpjegoi se “Tajvani” ishte shoqëri aksionare dhe se dy prej biznesmenëve janë njerëz të afërt të PD dhe se kanë ndihmuar me të holla fushatat e saj. Më tha emrat e tyre dhe i premtova se do t’ia thosha këtë gjë Sali Berishës. Një ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak, së bashku me kolegun tim, Mitro Çela, shkuam në zyrën e Sali Berishës me kërkesë të tij. Të nesërmen do të votohej në Këshill Bashkiak për këtë vendim. Sapo u ulëm, i hapa Berishës problemin e qëndrimit që duhet të mbanim në Këshill Bashkiak.

- Nuk duhet të nxitohemi, - tha, - se disa nga ata djemtë janë njerëzit tanë.

- Problemi është se cili do të jetë qëndrimi i grupit? - i thashë.

- Grupi nuk do të ketë qëndrim, - tha. - Do të njoftoj unë Njaziun dhe Ferdinandin dhe grupi nuk do të ketë qëndrim. Ju votoni si të doni, unë nuk pengoj njeri për këtë çështje.

Kaq ishte e gjithë historia dhe të nesërmen grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike zyrtarisht është shprehur se nuk ka qëndrim të vetin për këtë çështje.

Kjo është e protokolluar. Pas kësaj rreth 6 këshilltarë të opozitës kanë votuar pro vendimit dhe të tjerët kanë abstenuar.

Paradoksi është se, pasi u votua vendimi, fjalën e mori Edi Rama, i cili kërkoi që të bëhej dhe një vendim i dytë, në të cilin çmimi i tokës të ngrihej dhe të mos lihej aq sa e kishte manuali i hipotekës. Por grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste ishte i ndarë në pro dhe kundër Ramës për shkak të “Faktorit Nano”. Luan Bregasi mbaj mend që u ngrit dhe kundërshtoi Edi Ramën duke thënë se “ne e votuam një vendim dhe nuk mund të rikthehemi te kjo çështje”. Bregasi përmendi dhe faktin që kompania kishte bërë investime publike, siç ishte rregullimi i rrugës para Shallvareve dhe sistemi i gjithë parkut “Rinia”. Kaq ishte e gjithë historia. I vetmi që ishte kundër atij çmimi, me të cilin iu shit toka shtesë pronarëve të “Tajvanit”, ishte Edi Rama. Dhe kjo minimalisht dëshmonte distancën e tij ndaj atij biznesmeni që edhe Berisha e quante njeri të Fatos Nanos, dhe jo të Edi Ramës.

Disa ditë pas miratimit, ndërsa po hyja në zyrën e Berishës, gjeta në paradhomë zonjën Topalli, e cila po shfrynte dhe po fliste për shitje të partisë.

- Çfarë ka ndodhur? - i thashë.

- A din gjë ti, - tha, - si u votua në Këshill Bashkiak për atë tokën shtesë?

- Po, - i thashë. - Doktori tha që s’do të ketë qëndrim politik për të, pasi dy prej atyre biznesmenëve janë njerëz të PD.

- Janë kurrkush, - tha. - Janë klientë të vajzës së tij, që sapo ka hapë zyrën. Me e shit pushtetin ende pa e marrë, veç këtu po shoh.

Rrinte e ulur në karrigen e sekretares së Berishës dhe ishte nxirë e gjitha nga mllefi.

M’u duk se ndjehej keq si zakonisht kur Berisha nuk e pyeste për vendimet që merrte dhe thjesht shpifte lart e poshtë për të, për gruan dhe vajzën e tij. Kështu kishte ndodhur dhe herë të tjera. M’u kujtuan skenat, kur Berisha emëroi Sollakun ose kur shkarkoi Arben Rakipin pa e pyetur këtë. Ishte po kaq histerike. Hyra brenda dhe e lashë në inatin e saj.

Disa javë më vonë PD i duheshin pará për BGR dhe fushatën elektorale. Në zyrën e Ridvan Bodes dhe në dy zyra të tjera në PD, përfshi dhe zyrën e Sali Berishës, u paguan pará edhe si mirënjohje që PD kishte ndihmuar pronarët e shoqërisë “Tajvani”.

Dje më thanë se zonja Topalli në inat e sipër e paska përmendur sërish këtë histori. Duket se inati që Berisha nuk e përfill s’i paska ikur, por thjesht paska ndryshuar “armikun” duke më zëvendësuar mua me Argitën. Punë e saj, por historia fatkeqësisht është e verifikueshme dhe zonja Topalli nuk e blen dot, edhe sikur t’ia kalojë Berishës, së paku në pasuri.

15 Komente

ajde sqarim aaaaaaaaaaaaajdeeeeee. Ej, po mos e akuzoni kot te pakten.

_______________________________________________________

Doli me ne fund?

Ej, po kush i shkruan keto fjale? Kush e tregon ngjarjen? Merua apo ndonje tjeter, dhe Merua thjesht e boton si artikull?

Kush deshiron te qeshe pak ne kete mbremje le te lexoj me poshte per kenaqesi. Sandri, sherr me Jozefinën për vajtjen në “Top Story”Nga Antena brenda familjes

Sandri dje ishte i xhindosur gjithë ditën me Jozefinën. Vajtja e saj në “Top Story” ishte bërë pa dijeninë e Sandrit. Tronditjen e parë e mori nga Fevziu ditën e hënë, kur doktori la sallën e Kuvendit dhe u fut tek studioja e improvizuar e Top Channel në Pallat të Kongreseve. Në atë studio, që nuk kishte shkelur kurrë, shkoi gjithë qejf, megjithëse bënte sikur nuk e donin. Fevziu, që ishte po aq i shqetësuar sa Sandri, ia hodhi fajin Jozefinës.

- Dëgjo Sandër, - i tha, - kjo Jozi po na ngatërron gjithë punët. Se ç’ka bërë një pazar me këta të Top-it dhe po hap gjithandej teorinë që Klani u diskreditua, duhet me përdor Top-in. S’lë vend pa e thënë. Duhet me ia mbyll gojën.

- Ore, gojën ia mbyll unë, i q… robt, - tha Sandri, - po kam hall mos është më lart kjo mendje. Pa po të jetë për atë, e shkel me këmbë unë.

- Nuk e di, por po e thonë gjithandej këtë. Ma tha pak dhe Blushi, se ia kishte thënë Gim Nesho. “Vetëm ne gomerët mbetëm në opozitë, - i kishte thënë, - ja, dhe Top-i i rregulloi punët me doktorin.” Dhe ai ishte i nxehur shumë.

- Kjo qenka shumë e rrezikshme, - tha Sandri. - D.m.th., mua më q… nëna këtu katër vjet duke mbrojtur PD, tani vijnë këta si p… në dasmë, dhe duan të bëhen me qeverinë.

- Nuk e di, - tha Fevziu, - po e rrezikshme është sidomos kjo teza që ne jemi diskredituar si militantë dhe duan të na zëvendësojnë me TV më të besueshëm.

- E ka fajin ajo k… që shkon te Kol Balla, - tha. - Mirë doktori, se s’kam ç’i bëj. Po mirë ia bëri ai Kol Balla, që e bëri mut, se ashtu e meriton ajo biba. Atëherë që e more ti dhe e bënë mut në studio gazetarët, ngeli si legene, kur ulëriti doktori. Të kujtohet ç’i bëri te “Sheraton”- i në sy tonë një ditë më pas, që i tha: “U përgjigje si shkollare e klasës së parë”? Gati sa s’qau, dhe iku si legene. Tani shet pordhë e shkon te Kol Balla. Aq mirë ia ka bërë ai qorri, sa s’e ke idenë.

- Nuk e di Sandër. Ti e di që unë nuk kam xhelozi për kolegët, le të shkojnë ku të duan mo burrë, por puna është se nuk e kanë me mua, e kanë me ty. Duan të të heqin qafe ty, se thonë je bërë i bezdisshëm. Se unë me doktorin kam fol. I kam thënë, për mua s’ka problem, le të venë në të gjitha emisionet, po tek unë janë rehat, se thonë ato që duan dhe s’i ngacmon njeri. Ja, e provoi. Shkoi te Kol Balla, e bëri mut ai. Normal o burrë, se duhet ta pësosh nga të tjerët që ta kuptosh nderin tonë.

- Ore, unë i q… kurvat, po i pashë më te Top-i dhe Vizion-i. Te Vizion-i jo xhanëm, se ka dhënë urdhër dhe doktori, kush shkel atje, shkon për lesh, por dhe te Top-i duhet bërë diçka. Ca hesape do t’i ndajmë. Po qe se ata luajnë me dy porta, luajmë dhe ne. Se ne, po të jetë për atë punë, dimë ta bëjmë më mirë.

Në inat e sipër mori Jozefinën

- Jozi, po ç’deshe dje atje tek ai qorri moj, nuk e di ti sa i poshtër është ai?

- U desht me shku Sandër. Ashtu janë do punë që s’dona me t’i tregu ty të tana, por duhej me shku.

- Po mirë, shko ti dhe të tjerë, por do shkoni në të s’ëmës, siç dole ti mbrëmë si idiote.

- Sandër, si kam dalë une, e di une, s’jam duke të dhanë ty llogari. Ti shiko televizorin tan, unë shikoj punën teme. As të ka marr njeri mendt për ket punë. Ai që të kërkon mend, atij jepi.

- Po mo po, e di unë që bëni si garipa ju, po dhisni gjak nga ai pastaj. Se dhe ca muhabete që flet lart e poshtë kundër vajzës së tij, të kanë dalë. Ta shikojmë pak këtë punë.

- Shko mor katunar, do më tregosh ti mu çar flas?! As du me dit kush je ti. Ai që ta kref bishtin, shko lëpiju, une s’du as me ta nigju emnin.

- Po unë s’të llogaris fare ty, po të mora për korrektesë, që të mos thuash pastaj, çfarë keni me mua, çfarë u kam bërë. Po as më plas fare ku vete. Madje këtë më tha dhe Fevziu. “Le të shkojnë ku të duan, - tha, - po më të mirë se unë s’gjejnë njeri, se unë s’i ngacmoj. Jo se s’di, po s’dua, - tha, - se i kemi tanët.” Po ju e di unë si e doni. Ju doni t’u q... nëna, të të thoni babë.

- Ik mor rrugaç, mos fol ma me ket gjuhë... shko gjej dikën tjetër nga partia, nga ato çingijet që keni futë në Këshill Kombëtar ...

- As më plas fare se s’të pëlqejnë ty. U futa Pangon, s’e deshët, se thatë e ka mendjen te seksi, u futa Çiljetën, dhe më keq. Po ç’faj kam unë që ju e urreni seksin? Nejse, mu s’më plas shumë jo, po më tha Fevziu që të ka hipë vetja në qejf, se je bërë si negociatore me ata të Top-it. Po mos mendo se e hanë ata t’i përdorësh ti. Ata po të përdorin ty. Nejse, ja se vjen doktori dhe flas me të tani.

back | 18.12.2009

smiley

Po me seksin c'paten xhanem? C'te keqe u prishte seksi? smiley

Si e genjen Baze i II, Bazen e I

"Une nuk di pse qenka "mafioz" Artan Dulaku, nje nga biznesmenet me korrekte te Shqiperise, dhe ndertues cilesor, i cili nuk ka perfituar asgje nga projektet publike te qeverise.." keshtu shkruan Mero Baze dje per pronarin e tij te ri ne televizion, por me poshte do te permendim komplimentet qe autori thote per Dulakun kur ende nuk kishte marre graden ushtarake ne kampin e opozites. Kjo eshte fjalia e gatshme e shkruar dje Baze, fraze qe ai e ka gati per ate qe i sherben ne nje periudhe te caktuar te cilen ai e nderron sipas motit ekonomik qe i troket. Tani ai eshte bere kolona zanore e Edi Rames per mitngjet e shpelara gjithnje e me shpesh nga brendia e pambushur me motiv. Mbetur ne ishull a thua Ben Blushi e ka bere romanin e pare si pararendje per kryetarin e parties se tij, Rama nuk po di te sillet ndryshe vetem ashtu si ia sugjeron e keshillon mbrapsht binomi tepelenas qe tani perfaqesohet nga i klonuari Baze per te e ne emer te tij, duke zbehur perdite palcen socialiste te familjes politike qe drejton. Kur ka rremuje e mjegull shkronjesi perserites gjen pune ne kampin e trazuar te pallateve dhe nis e mbron butesisht ata qe ka masakruar egersisht vetem ca muaj me pare, dhe nje perendi e merr vesh se si ata qe mbajne brenda kazermes vazhdojne ti besojne atij, e telasheve qe sjell ai, ngaqe nuk di asgje tjeter te pjelle ne mendjen e permbysur.

"Tema" qe na fakt perdoret nga Baze por ne pronesi eshte e kujtdo pervec tij, me gjithe vuajtjet ekonomike te lajmeruara prej saj, qe ne baze te subjektit nuk reflektohen, ka teresisht nje permbajtje urrejtjeje ndaj Partise Demokratike, pasi ndjehet xheloz qe nuk perdoret, ndihet i hedhur dhe nuk mundet te abuzoje me ndikimin, aq sa beri namin te binde dynjane ta rrahin qe te rifilloje perdorjen, qe do te pranonte ta rrihnin dite per dite, mjafton te dukej njehere aty ku ishte dikur dhe diku.

Baze eshte modeli me i mire i shitjes se pabese te punedhenesve, duke shfrytezuar me mire se pakkush ne qarkullim interesin e tij pavaresisht se kundert kujt hedh shpifje te pamatshme e krahasueshme per nga lloji i leksikut. Dhe "opozitari" i sajuar ndryshe nga sa mendonte ne shkrimin e disa diteve me pare se reagimi i Rames ishte normal, ngjan se ka nderruar mendje te asaj qe thoshte ne gazeten "Tema" me 23 shkurt te vitit 2007 se "Sali Berisha beri zgjedhje te lira dhe te ndershme shume larg zgjedhjeve te Edi Rames. Nuk preku asnje vote, nuk perdori median dhe gazetaret si leter higjienike..."Ai qe tani mbrohet nga perdoruesi i gazetareve si leter higjienike ka vajtuar bash aty, ne ate cerdhe e seli te njeriu qe sipas tij perdoresh ne te njejten menyre si leter higjienike, e sigurisht ketu Baze nuk percakton detajet e perdorimit te subjektit dhe objektit. Dhe me tej ai percjell bindjen e tij njeperdorimshe se "Le te jete Edi Rama politikani i fundit ne Shqiperi qe mban nen kontroll dhe gati si ushtare nje tufe te madhe gazetaresh, botuesish, ndertuesish dhe veprimtaresh qe duan te marrin dhe poza te paanshme". Pra BazeI eshte i bindur se Baze II ka shkuar aty ku perdoren edhe ndertuesit e po punon aty ku perdoren si leter shumekush per shumecka. Dhe po si vezhgues i holle ndaj medias ai po ne kete vit me date 9 maj 2007 shkruan ne fletoren e tij familjare se

"Ne rastin konkret, dy televizionet kryesore qe po protestojne "... dhe "Vizion Plus", kane realisht nje performance te mire ne treg dhe e meritojne te konkurrojne per zgjerim licence apo licence kombetare. Por qe te ndodhe ky proces, duhet qe doemos te marre fund psikologjia e zaptimit te cdo gjeje prej tyre dhe konsiderimi i vendosjes se ligjit si sulm ndaj tyre.

Nuk eshte se qeverise i shkakton ndonje problem ankesa e tyre, por ne teresi, ne opinion, ata japin nje leksion te keq te moralit qe kane per ligjin. Per me teper, duke qene media te angazhuara fort kunder qeverise, shpesh dhe pa qetesine e duhur, sic i ndodh shpesh medias ne Shqiperi,(thua ti kete ndodhur dhe Bazes se II) kur rreshtohet politikisht, sepse gazeta qe ai ben eshte e sterreshtuar politikisht qe ka gjithe faqen e pare 25 deri ne 30 here me agresive se Zeri I Popullit kunder partise Demokratike dhe kryeministrit pasi ai shton se " behen dhe me pak te besueshem ne kritikat e tyre".

Me tej ne te njejtin artikull autori vijon se:

"Kjo metode shantazhi ndaj shtetit vetem per interesa te nje pronari duhet te marre fund...E njejta gje dhe per "Vizion Plus"-in. Dy jave me pare, ata ishin dakord per ligjin e transmetimeve dixhitale, se kishin interes te ishin konkurrente me "Top Channel"-in, kurse tani ulerasin ne nje kor, vetem pse dikush iu thote zbatoni ligjin. Te dyja keto televizione mund te marrin licence dhe te zgjerojne hapesirat e tyre, nese duan te ndjekin rrugen ligjore. Nese nuk duan te marrin licence, por ta perdorin kete rast per te bere beteja politike me qeverine, kjo eshte tjeter gje. E verteta eshte se me gjithe sikletin, me te cilin iu vihet ne krah opozita, ata qe humbasin me shume ne opinion jane vete televizionet. Ata behen aktore te moszbatimit te ligjit dhe cdo akuze e hedhur ne ere ndaj qeverise ne kete rast sa i shton pike asaj. Pasi kjo eshte njesoj sikur une te nis nje pallat pa leje ne mes te Tiranes(kjo duhet pare se sa e vertete eshte se mbase dhe ka ndodhur) dhe, nese me vjen Edi Rama te ma prishe neser, t`i them diktator dhe armik i shtypit" (ashtu si po i thote sot qeverise po per nje pallat te ndertuar ashtu)

Si nje kompliment per pronarin e Vizion + vjen dhe mbyllja e komentit te tij " Eshte mire qe, nese e kane sinqerisht qe duan te licencohen, te zbatojne ligjin dhe KKRT-ja t`i toleroje duke mos ua quajtur penalitet faktin qe ata kane zaptuar hapesiren. Pas kesaj, t`i lihet kohe hapjes se procedures per licencim. Rruga qe kane zgjedhur, pervecse ndihmon ca deputete qe s`i duhen njeriu te dalin ne ekran, nuk eshte zgjidhje per ato ekrane qe duan te jene te besueshme dhe popullore ne vend. Pronaret e tyre po behen zhurmuesit reale te tyre."

Me 30 prill 2004, Baze vazhdon telenovelen e tij kunder pronarit te pallatit te Ylli Rakipit thote ai..ne shkrimin "Shtypi qe po nderton "Tiranen e re" duke perfshire edhe kryebashkiakun ne kete histori sherri sipas tij ku thote se "Ka disa dite qe dritaren e redaksise se gazetes 'TemA' e zhurmojne ca sharra diamanti qe presin betonin e pallatit qe nderton pronari i gazetes "Albania" Ylli Rakipi. Pas ankeses te firma ndertuese, mesuam se ka nje gabim ne projekt, pasi eshte harruar te shkoje ashensori deri ne katin e pare dhe pronari po pret perseri kolonat e betonit. Cudia eshte se kryebashkiaku Rama, qe shikon me imtesi edhe ngjyrat e ballkoneve ne Tirane, pronarit te gazetes "Albania" nuk i ka pare as projektin amator qe ka bere pa parà, i cili rrezikon te shembe pallatin dhe te zere brenda gjithe lagjen..."

Dhe me tej po per Albania thote se "ka disa dite qe betejen e vetme te provokuar kunder Edi Rames, nga disa zera te shkeputur te opozites, ai po perpiqet ta fitoje me median qe i eshte vene ne dispozicion, me gazetat qe marrin leje ndertimi pa projekt sic eshte rasti i gazetes "Albania". Ne kete menyre kolona e re zanore e mitingjeve te opozites qe lexohet fjale per fjale nga Rama ka provuar akuzat e kryeministrit duke i cilesuar njelloj te verteta.

Dhe nuk harron televizionet duke shtuar se "Me televizione, pronaret e te cileve jane pronare pallatesh (Mos valle Baze e ka pasur per Dulakun e Vizion + ku po punon aktualisht Baze II?) dhe presin legalizimet e shtesave... Kur shqiptaret shikojne kete beteje te pabarabarte mes disa zerave kunder Rames dhe borive te Rames, natyrisht mendojne qe e drejta eshte me Ramen. Sepse lexuesit dhe shikuesit nuk dine cfare ndodh pas ekraneve dhe redaksive te blera prej Edi Rames. Ndryshe nga dje ku Baze thote se "Une nuk di pse qenka "mafioz" Artan Dulaku, nje nga biznesmenet me korrekte te Shqiperise, dhe ndertues cilesor, i cili nuk ka perfituar asgje nga projektet publike te qeverise..." ai shkruante se "Ata dine qe "Albania" eshte gazete e jo pallat pa projekt, ata e dine se "Vizion Plus" eshte televizion, jo shtesa te palegalizuara..." Pra sipas Bazes se Pare Dulaku dhe Vizion jane pallate te palegaliuara, ndersa sipas bazes se Dyte, biznesmeni eshte me korrekti ne Shqiperi. Keshtu e ka burimi me i madh i shpifjes ne Shqiperi qe pretendon se eshte media e lire, qoftlarg nese tenton kush ta marre te mireqene besimin ne kete individ. Sepse mbyll shkrimin e 30 prillit Baze "Thjesht jane popull qe duhen sqaruar tani qe po shpallemi neper ekrane "armiq te perparimit" nga Edi Rama". Pra Dulaku nuk qenka biznesmeni me korrekt ne Shqiperi sipas Bazes se pare po sipas Bazes se Dyte. Me merka te pallatet serish ne arkiv gjen xhevahire te tjera ku lexon akuzat qe "investigatori" nga zyra ka sajuar bukur

Ja si shkruan pese vjet me pare Baze i Pare qe sot ka marre nen mbikeqyrje ZP "Ka disa dite qe gazeta 'TemA' po boton disa zera oponente kunder perpjekjes se kryebashkiakut per te zaptuar trojet bosh te Tiranes ne sheshet qendrore te kryeqytetit, te cilat i quan si detyrime ndaj "Projektit Francez. Por zerit te vetmuar te gazetes i jane sulur me egersi gazeta, televizione, pronare mediash dhe ndertues qe jane te shqetesuar per Edi Ramen". Druaj se shkruesi per nje grusht dollare ka vajtur tani ne preher te atyre qe cilesonte dikur egersirat qe ushtojne sheshet e qendres, qe fatmiresisht kryeministri e qeveria i ktheu ne lulishte ua ktheu qytetareve te Tiranes.

Dhe me tej sinqerisht si gjithnje shkruan se "Shkaku eshte se shumica e pronareve te televizioneve tona, mes te tjerash, jane ndertues ose presin t'i kalojne krizat financiare te televizioneve, duke marre ndonje shesh ndertimi nga ato qe ka ne dore Edi Rama".Tani qe i thote vetes pronar medie te cilen e sulmoka qeveria, mos valle Baze i Dyte kerkon te perfitoje nga dobesia e Rames per te blere media? Sepse nese ai Mero Baze i beson Mero Bazes, atehere sipas paragrafit te parafundit Rama e ka blere me kohe!!!!!! Mbetet te na tregoje se me sa me cfare dhe kur do ta shese...???? E ne arkiv po te kesh durim gjen paudhesi pafund te njeriut qe po mundohet te shkaterroje zanatin fisnik te gazetarit, me pretendimin se po sulmon korrupsionin, thjesht nga fakti qe ate nuk e lane te bente korrupsion.

http://kohajone.com/artikull.php?idm=49507

Nga sa e njoh une politiken shqiptare ( sidomos ate viteve 95) nuk me cudit aspak qe te meren vendime per arsye gjoja  politke ."Ti jepet atij se eshte njeriu tone " ka qene politika e PD prej fillimit, qe ne 1991 Pas kesaj "njeriu tone" fshiheshin dhe fshihen parate e vjelura nga PD-istet prej ketyre "njerezve tane" Nen parullen "njerezit tane" fshihen tere veprimet e prapaskenat e pasurive individuale te ketyre pasunareve PD-iste.

E solla kete artikull vetem per te treguar se si behen pazaret ne Shqiperi.

sa qef i kam keta Pentiti une.

 Exactement mon ami. Edhe une e dashuroj demokracine. Me teper se pazaret mua me ngjallin krupe "te zgjedhurit e popullit" qe marrin urdhra dhe lejojne te neperkemben me keq se policet e trafikut.

 Siç kuptova une nga artikulli, Meroja paska qene shum me afer Berishes/Bishes me sakte, nga ç'dukej. Ai paska qene ne avion, makine, ne dreke, ne darke, pas darke, dhe nuk eshte çudi te kene fjetur bashke, te kene bere plane se bashku, siç duket dhe nga artikulli. Shyqyr qe jane prishur, qe dhe ne te mesonim mbi te fshehtat e tyre, te fshehta qe tregojne se si jane treguar (si kane vendosur) me pronen publike dhe private. Gje qe i vetdiskretiton si politikane.

Edhe ai artikulli i qe ka sjelle Berberi ketu (nese eshte i vertete), tregon mjerimin e politikanve, biznesmeneve dhe gazetarve, tregon lidhjen aspak korrekte ndermjet njeri-tjetrit, tregon pandershmerine e tyre, egoizmin e tyre, varferine mendore te tyre, unin e tyre, qelbsillikun e tyre, hilet e tyre, maskarallikun e tyre.   ç'race e poshter ka zaptuar shtetin tone, administraten shqiptare, biznesin shqiptar, mediat shqiptare.  

S'eshte artikull sejoz ai po Pjer,

eshte artikull per te qesh nga gazeta Tema e bazes duke vene ne loje sander frangaj!!!

Po s'pertove hidhi nje sy Temes se e kupton ca eshte ajo rubrika

"Antena brenda familjes"!!!

 

 

"Sic kuptova une nga artikulli,Meroja paska qene shume me afer Berishes".

Kjo eshte e keqja jote Pjero,se i kap gjonat 3-4 vjet me vonese.

Ca ke mer spinxhuks qe i bo dhomet sikur po te nderzejne.

Bradi, une e dija qe ai ishte i afer me Berishen, por jo kaq afer sa paska qene ne çdo eveniment te tij. Se ne fund te fundit dhe nje keshilltar i nje kryeministri, (qe eshte person shum i afert zyrtarisht me kryeministrin) nuk rri me shume se gjysem ore paradite e gjysem ore pasdite me kryeministrin, ndersa ketu une shoh qe ai (Meroja) paska qene 8 ore para dite me Berishen dhe 8 ore pas dite me te.

Vlonjati, mundet te jete dhe ashtu siç thua ti, per te qeshur, por kjo s'ia heq mundesine atyre qe permenda te dalin ashtu lakuriqshem me veset me te keqia, siç dhe kane dale ndonjehere ashtu, paçka se i mbulojne keto vese monstruoze te tyre. Mua me vjen per te vjell me monstruozitetin e tyre, me maskarallikun e tyre, me pislliqet qe gatuajne.  

Eshte bere ceshtje e madhe "Tajvani"njesoj si Tajvani pe verteti,lufte e madhe kush ta mbaje Kina apo USA? Rama apo Berisha? 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).