Sistem ekonomik lopesh

E di qe si teme eshte e vjeter dhe klasike, po sidoqofte sa per te rifreskuar kujtesen ja edhe njehere:

Kristiandemokrat:

Ju keni dy lope. Komshiu juaj nuk ka asnje. Ju mbani nje lope dhe i dhuroni komshiut te varfer lopen tjeter. Pastaj beheni pishman.

Socialist:

Ju keni dy lope. Komshiu juaj nuk ka asnje. Qeveria jua merr nje lope dhe ia jep komshiut te varfer. Juve ju detyrojne me zor te formoni nje kooperative per te ndihmuar komshiun tuaj te mbaje lopen.

Socialdemokrat:

Ju keni dy lope. Komshiu juaj nuk ka asnje. Ju ndjeheni fajtor, pse punet ju shkojne mire dhe keni sukses. Ju zgjidhni ne qeveri, te cilet ju marrin taksa per lopet. Kjo ju detyron ju te shisni nje lope per te paguar taksat. Njerezit qe keni zgjedhur ju me keto para blejne nje lope dhe ia falin komshiut tuaj. Ju ndjeheni i mashtruar dhe dilni ne miting. Ciljeta kendon ne mitingun tuaj.

Liberaldemokrat:

Ju keni dy lope. Komshiu juaj nuk ka asnje. E cfare pastaj?

Komunist:

Ju keni dy lope. Komshiu juaj nuk ka asnje. Qeveria jua sekuestron te dyja lopet dhe ju shet juve qumeshtin. Ju rrini ne rradhe me ore te tera per te blere qumesht. Qumeshti eshte thartuar. Ju ankoheni nen dhembe. Qeveria ju arreston dhe ju pushkaton.

Kapitalizem real:

Ju keni dy lope. Ju e shisni nje lope dhe bleni nje dem per te mbareshtuar nje tufe.

Kapitalizem burokratik ne BE:

Ju keni dy lope. BE te detyron me ane te sanksioneve te theresh njeren dhe te mjelesh tjetren, jua blen qumeshtin e mjelur, ju paguan nje subvencion per qumeshtin e pamjelur te lopes se dyte dhe pastaj e derdh qumeshtin ne Detin e Ngrire te Veriut. Ju bleni qumesht pluhur ne supermarkat.

Kapitalizem amerikan:

Ju keni dy lope. Shisni njeren dhe pastaj e merrni perseri me leasing. Ju formoni nje shoqeri aksionere. Ju i detyroni lopet te japin katerfishin e sasise se qumeshtit. Habiteni kur njera prej tyre ngordh nga sforcimi i tepert. Ju jepni nje konference shtypi, ne te cilen deklaroni qe e keni zbritur koston ne 50%. Aksionet e firmes tuaj rriten. CNN jep emisione per t´ju mbushur mendjen mbi nevojshmerine e ngordhjes se lopeve per te ulur koston. 1€ kushton tani 2$. USA i shpall lufte Irlandes, sepse ka shume lope.

Kapitalizem francez:

Ju keni dy lope. Ju beni greve, sepse doni te keni tre lope. Vjen ora per te ngrene dreken. Jeta eshte e mrekullueshme.

Kapitalizem japonez:

Ju keni dy lope. Me ane te teknologjise gjenetike moderne i zvogeloni lopet ne nje te dhjeten e madhesise se meparshme dhe i beni te prodhojne njezetfishin e sasise se qumeshtit.

Kapitalizem gjerman:

Ju keni dy lope. Me ane te teknologjise gjenetike moderne perpiqeni qe ti ridizenjoni lopet, ne menyre te atille, qe te gjitha te jene bjonde, te pine nje fuci me birre, te japin qumesht te kualitetit te larte, te jene aerodinamike dhe te mund te ecin me 160 km ne ore.  Per fat te keq lopet e juaja formojne nje sindikate dhe kerkojne te punojne 35 ore ne jave dhe te kene 13 jave leje vjetore.

Kapitalizem italian:

Ju keni dy lope, por nuk e keni idene fare se ku jane. Nderkohe qe i kerkoni shikoni nje femer. Pushoni se kerkuari dhe beni pushimin e drekes. Jeta eshte e mrekullueshme.

Kapitalizem rus:

Ju keni dy lope. Por kur i numeroni ju dalin pese. Pini nje gllenjke vodka dhe i numeroni perseri. Kete here ju dalin 42. I gezuar pa mase pi edhe ca gllenjka te tjera vodka dhe i numeroni perseri dhe tani dalin 12. I zhgenjyer pushoni se numeruari dhe hapni nje shishe tjeter vodke. Vjen mafia dhe jua merr ....eeee.. qe te gjitha sa jane gjithsej.

Kapitalizem zviceran:

Ju zoteroni mbi 5.000 lope, por asnjera nuk ju perket juve. Ju i ruani lopet per te tjere. Ju nuk i tregoni askujt se sa litra qumesht japin lopet.

Kapitalizem indian:

Ju keni dy lope. Ju i faleni atyre.

22 Komente

un se kisha lexuar me pare. e lezetshme...

Komunist:

Ju keni dy lope. Komshiu juaj nuk ka asnje. Qeveria jua sekuestron te dyja lopet dhe ju shet juve qumeshtin. Ju rrini ne rradhe me ore te tera per te blere qumesht. Qumeshti eshte thartuar. Ju ankoheni nen dhembe. Qeveria ju arreston dhe ju pushkaton.

Ne fakt me realitetin shqiptar eshte: Ju keni dy lope, permbyset komunizmi dhe lopet i beni njeren biznes njeren media. Me biznesin ushqeni familjen kurse me median kopene, dmth popllin, i cili lope s'ka e lope eshte, sic duket dhe nga fotoja. smiley

http://www.frontiernet.net/~joe14580/cows%20you%20bastard%20i%20was%20going%20to%20say%20that.jpg

 

 Edhe te kjo prurje me t'qeshme nuk durove pa fshesaxhi 

Je bo si kermilli......... kudo qe vete merr fshesaxhiun me vete ..  Kush eshte ?...... IbIxhI !

Realiteti tek ne eshte keshtu xhibo:

Ju keni dy lope,vjen hajduti jua vjedh dhe nuk keni me lope.

Mua me pelqen Kapitalizmi francez! smiley Shyqyr qe niset te komentoni ca tema te pershtatshme per te shtunen ne darke...!

Duke lene menjane komentet dhe fantazite e metejshme...

Ajo e komunizmit nuk eshte aspak ashtu.

Njerezit e paditur fare shpesh here kujtojne se Shqiperia na paska perjetuar komunizem! Dhe jo vetem Shqiperia, po qofte dhe ndonje vend tjeter i botes...

Thjesht per te treguar pak seriozitet.

Sipas sistemit te lopeve,ka gjasa qe lopet tona te kene shku refugjat ne maqedoni,dhe me barin e maqedonise ushqejme vicat e maqedonasve ne shqiperi!!

SOCIALIZEM I PASTER Ti ke dy lope. Qeveria t'i merr ato dhe i ve ne stalle me lopet e gjithe te tjereve. Ti duhet te kujdesesh per te gjitha lopet. Qeveria te jep aq qumesht sa ti ke nevoje.

SOCIALIZEM BUROKRATIK Ti ke dy lope.Qeveria t'i merr ato dhe i ve ne stalle me lopet e gjithe te tjereve. Per to kujdesen ish-punonjesit e pularise. Ti duhet te kujdesesh per pulat qe qeveria mori nga pularritesit. Qeveria te jep aq qumesht dhe veze sa eshte percaktuar me ligj.

COMUNIZEM STALINIST. Ti ke dy lope. Ti pushkatohesh si kulak. Lopet i vendosin ne Gulag. Qumeshti? Cfare qumeshti? Kush je ti, dhe pse po pyet rreth qumeshtit shoku qytetar?

FASHIZEM Ti ke dy lope. Qeveria i sekuestron te dyja dhe te shet qumeshtin. Ti bashkohesh me nje grup ilegal dhr fillon nje fushate sabotazhi.

DEMOKRACI E PERFAQESUAR Ti ke dy lope. Politikanet vendosin kush do e marre qumeshtin.

"Kapitalizem italian:

Ju keni dy lope, por nuk e keni idene fare se ku jane. Nderkohe qe i kerkoni shikoni nje femer. Pushoni se kerkuari dhe beni pushimin e drekes. Jeta eshte e mrekullueshme."

 

- Ky eshte i papare fare smiley

 

Shume interesante, nje nderthurje shume e kujdesshme e realitetit me ane te nje intepretimi te vecante komik.

 Kapitalizem shqipetar:

Ti s`ke as edhe nje lope, qeveria te takson per dy lope, e per qumeshtin qe nxjerrin ato.

 ...por taksohesh si biznes i madh. Taksat i shkojne tunelit te Thirres. Ti nuk mund te ankohesh pasi rruga ndertohet per qellime patriotike dhe nese je kundra, cilesohesh jo vetem komunist, por edhe agjent serbo ortodoks. Ti vendos t'ia falesh lopet virtuale bashke me qumeshtin dhe taksat Partise Demokratike ne forme sponsorizimi, por kjo nuk pranohet pasi ti nuk je anetar i PD. Ti vendos qe te anetaresohesh, per te dale nga ky rreth vicioz. Pas anetaresimit, Partia e pranon dhuraten, dhe ti je i detyruar te paguash cdo muaj kuoten e anetaresimit.

(Bie tuneli.)

Fundi i aktit te pare.

 hahahahaha, that's hilarious smiley

(Bie tuneli.)

Fundi i aktit te pare.

smiley

E 10mja eshte qe tunelin te majtet vetem kur u shemb e vizituan dhe vetem shembjen peruruan, tunel-shembje festuesit. smiley

Por, per shkrime te tilla qe te shkrijne se qeshuri ja vlen te jesh per nje moment jo vetem socialist po dhe komunist (tobe ekstakfurlla a si eshte ajo shprehja lol).

Qe do te thote qe kur vjen puna tek humori s'kemi perkatesi politike, humori na bashkon pertej te majtes, te djathtes, tunelit, kutive, dosjeve, dhe dhembeve te shkulura. Vazhdo tani me aktin e dyte, p.sh. me privatizimin e 8 dhjetorit dhe pergatitjet e mitingut. smiley

 Are Xhibo? Kush te ka thone ty qe une jam komunist, mer burr i dheut. Se e kam ofendim per inteligjencen time, dhe shkon kundra gjithckaje qe une kam bere ne jete. Te mos durosh dot Saliun kjo domethene te jesh antisalist, po komunist??? Pash zotin lejini keto etiketimet. Spikeri qeka liberal-demokrat kurse une kriptokomunist. Qeshin pulat...

Me ke keqkuptu komplet myfriend. smiley

Une vertet qesha me ate qe shkrove, jo ironi apo ne thonjeza, po nga humori. Nisur nga pikpamja tuneliste qe eshte e majte ne perdorim si fushate (sic 'rruga e kombit' eshte e djathte ne perdorim si fushate) desha te them qe edhe sikur te duheshe te ishe i majte apo komunist per te vleresuar humorin dhe per te qeshur ja vlente. smiley 

Ketu qe qellimi i komentit, une u kenaqa, sidomos me ate qe citova, bie tuneli, fundi i aktit te pare. Brilliant. Perfect punchline. smiley

Nashti do vazhdosh te shkruash dhe aktin e dyte apo jo, ate bej. smiley

 Ashtu po. Se pashe qe edhe Bedrija me kishte fut tek komunistet qe pelqente. Tip Qemal Stafe. Gja komunist, po nga ato te miret. Me gjyslyke dhe qe i bi violines.

Tani ajo pjesa e dyte eshte si gerneta e Halit Beratit. Me te ngrefme. Po ti, apo kushdo tjeter, mund ta vazhdoje po i pelqeu. . Ika tashti se m'dulen lopet m'rruge t'maqines. smiley

Mua s'me vje dorjesh se kisha vazhduar qe qemoti po te me vinte.

Keto comedy entries qe beni juve here pas here ne menyre spontane e ngrejne lart Peshkun, qe ne shumicen e artikllave qelbet era politike, dmth  noton ne ujera ordinere, asgje e vecante. Te isha si qeveria i kisha mbledhur ne ndonje vend si Best of Peshku category.  smiley

Tip Qemal Stafe. Gja komunist, po nga ato te miret. Me gjyslyke dhe qe i bi violines.

Komplet jashte temes se humorit, kam degjuar per konspiracira enversite per vrasjen e ketij (tek nje emision televiziv), po duhet diskutuar ne temat perkatese xhane. Thjesht mu kujtua tani qe e permende. smiley

 Enveri dhe Qemali kishin nje lope. Lopa quhej "Delikatja". Lopa ishte pronesi e Qemalit por Enveri e milte fshehurazi. Qemali denoncon. Enveri thote se toka i takon atij qe e punon. Qemali kundershton. Qemali dergohet te plehroje token.

Titulli mund te qe: "Konkurence e ndershme" ose "Mundesi te (pa)barabarta" ...

Bie tuneli 2

"Kapitalizem Shqiptar" (Nese mund ta quash keshtu)

Greku ka dy lope, Maqedonsi ka dy lope, Italiana ka dy lope qe po i kerkon...... Shqiptaret paguajne qumeshtin pluhur te Botes, taksat e lopes se humbur te komshinjve dhe zihen per pronesine e lopeve.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).