Si ta kujtojmë këtë dhjetëvjeçar

Laicizmi dhe Penelopa

 

Në dhjetëvjeçarin që mbyllet është rritur ndjeshëm presioni i popujve të varfër mbi ata të pasur. Nuk është fjala vetëm për zhvendosje të masës së njerëzve kushtëzuar prej nevojës më të parë për të mbijetuar. Në fakt njeriu e ka interpretuar gjithkaherë vuajtjen e vet. Mënyra se si ai vuan trupërisht dhe shpirtërisht dhe se sa i prirur është të dalë prej kësaj gjendjeje varen nga ajo çka ai beson se është, nga mënyra si e interpreton jetën e tij. “Kultura” është mbi të gjitha ky besim. Me sa dimë, në këtë besim kanë qenë që në fillim të pranishme perënditë. Njeriu beson se është një qenie në rrezik dhe në marrëdhënie me fuqi të mistershme, të cilat mund ta ndihmojnë ose t’ia shtypin kokën. Kuptimi që ka “kultura” është i lidhur me atë të “kultivimit” dhe “kultit”. Domethënë se presioni i të varfërve mbi të pasurit është një fenomen dukshëm kulturor. Pjesa më e madhe e imigracionit është islamike. Aty kulti i të varfërve është i ndryshëm nga ai kristian, nën të cilin, së paku formalisht, grupohen vendet e pasura. Pas Bashkimit Sovjetik është Islami ai që ka marrë në duar timonin e interpretimit të vuajtjeve dhe urisë së të varfërve.

Porse, në këtë dhjetëvjeçar të fundit ndjehet – megjithëqë jo në format dramatike të protestës islamike kundër Perëndimit – edhe një energji e rinovuar e Kishës katolike. Bëhet fjalë për një fenomen të dyfishtë sepse, nga njëra anë, Kisha nuk mund të mos shohë tek Islami një aleat kundër ateizmit të modernitetit dhe, nga ana tjetër, ajo s’mund të mos e ndiejë që Islami është edhe kundërshtari, religjioziteti i besimtarëve të të cilit është shumë më i thellë se ai i atyre kristianë (a nuk është Kisha ajo që thotë se “Europa është toka e misioneve”?). Aq (i thellë, shën i përkth.) sa të ushqejë atë fondamentalizëm që e bind individin të flijojë jetën e tij për triumfin e kauzës.

A do të mund të pohonim pra se tensioni i dyfishtë mes Islamit dhe Krishtërimit është fenomeni kulturor që kushtëzon “më shumë” fizionominë e këtij dhjetëvjeçari të fundit? Do të kish qenë një pohim i pavend. Në mos tjetër sepse moderniteti, kundër të cilit Krishtërimi dhe Islami janë aleatë, ekziston.

Në këtë dhjetëvjeçar, kultura e madhe moderne – filozofike, shkencore, artistike – nuk ka bërë përpara. Në kuptimin që edhe këtu, teknika, e cila është e papërfytyrueshme pa kulturën moderne, nga njëra anë vërtet që e çudit botën, sidomos në fushën e bio-inxhinierive, por nga ana tjetër kjo po procedon pa u ruajtur nga krahët, domethënë pa ditur si të mbrohet nga kritikat e traditës perëndimore që e akuzojnë se po dhunon kufij të padhunueshëm.

Teknika: gjigand që prek qiellin, por që mbetet e paaftë të bashkëbisedojë me ata që i thonë se qielli s’duhet prekur.

Dua të them që çfarë mundet ta bëjë gjigandin të aftë për të folur është maja më e skajshme e modernitetit, ose më mirë ajo esenca, përgjithësisht e fshehur, e filozofisë së kohës sonë në gjendje të vërtetojë mosekzistencën e gjërave të padhunueshme dhe që e legjitimon gjigandin të prekë qiellin. Ajo esencë është si harku i Odisesë, që asnjëri prej mëtonjësve nuk është në gjendje ta tendosë. Nga njëra anë, në këtë dhjetëvjeçarin tonë, forca e verbër e teknikës; nga ana tjetër, ato vështrimet e pafuqishme të laicizmit bashkëkohor, që kështu siç e ka nisur s’do të mundet kurrë ta posedojë Penelopën, domethënë të sundojë botën. Duke ia lënë ende edhe për shumë kohë skenën në dorë ndërgjegjes fetare.

Marrë nga “Il Sole 24 Ore”, 20 dhjetor 2009 – N. 350>smiley>

Përktheu: Finis Terre

5 Komente

Ky shkrim i shkurter i Severinos - filozof tejet i njohur italian (lindur në 1929) - eshte botuar ne suplementin e "Il Sole 24 Ore", nje gazete ekonomike kjo, por qe cdo te diel boton 24 faqet me cilesore mbi kulturen italiane.

E solla ketu sepse m'u duk nje permbledhje e qarte e koncize e asaj çfare filozofe ateiste si Severino mendojne mbi marredhenien modernitet-fe-zhvillim shkencor.

Ne thelb E. S. na thote se "detyra" aktuale e filozofise dhe e mendimit eshte te legjitimoje zhvillimin e teknikes, perndryshe kjo e fundit do te vijoje te jete nen hyqmin e skrupujve te etikes katolike apo asaj islame.

Keto dy besime Severino i veshtron me syte e mendimtarit ateist, me nje iluminizem te skajshem, gjest i habitshem ky per nje plak qe i afrohet fundit te gjerave.

Perkthimi do te kishte patur nevoje per pak limim, keshtu qe kerkoj falje per ndonje fjali qe mund te thjeshtohej pa ia ndryshuar thelbin shkrimit. Fundja le te themi qe eshte per perdorim te brendshem... smiley

Gezuar te gjitheve dhjetevjeçarin e shekullit te ri!

Nuk e di per "skrupujt e etikes islame," por ajo katolikja ka kohe qe e ka perqafuar modernitetin e perfolur teknik me kohe. Vatikani eshte shume i investuar ne zbulimet e reja, sidomos astronomike, te perftuara sigurisht nga zhvillimi i teknologjise.

Perkthimi i mire shume. Ka perthyerje frazash te cilat duket se duhen lexuar me shume se nje here per t'u kuptuar, por pakogje...

 

Lost, flm qe e lexove.

Severino e ka fjalen per bioetiken si dhe per reagimin e Vatikanit rreth ceshtjes se bioteknologjive: eutanazia, celulat staminale, klonimi... etj. Me mendjen e vet - mendje 80-vjecari - i ka dhene dum qe kjo do te jete sfida me e afert e mendimit ne vitet qe vijne: diskutimi dhe legjitimimi i diskursit shkencor.

Dhe cfare me habit edhe me shume eshte shkujdesja me te cilen e trajton ceshtjen e konfrontimit mes Krishterimit dhe Islamit. Sikur don te thote: he se do kaloje! Problemi i vetem qe kane eshte te zgjidhin si do ta trajtojne ceshtjen e ekzistences se te varferve, thote S.

Me mrekullon kjo distance qe ia del te vendose mes vetes dhe gjerave smiley

Flm edhe per komplementin e perkthimit. Me thene te verteten aq shume me pelqejne fjalite e gjata te ketyre, sa edhe vete kam nisur te shkruaj keshtu. Po s'pati fjalia dy te bashkerenditura dhe nja kater te nenrenditura, s'quhet. Po fundja ky eshte ligjerim prej filozofi. Te pjesa me siper kam mbi te gjitha nje verejtje per veten.

Kjo:

"Dua të them që çfarë mundet ta bëjë gjigandin të aftë për të folur është maja më e skajshme e modernitetit,..."

 

E lexova Finisterre. S'kam asnje koment -fatkeqesisht- per kete artikull qe nuk me terhoqi.  

Asnje problem Pjer smiley Ndoshta ke te drejte: dynjaja ka te tjera halle nga ne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).