Si m‘u dogj gruaja nga shpërthimi i Gërdecit

Babë e bir, Mustafa e Vasil Laçi, punëtorë të fabrikës famëkeqe të Gërdecit, kanë treguar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda tmerrin që përjetuan nga shpërthimi i 15 marsit 2008. Ata detajuan para gjykatës mënyrën e djegies së Nafie Laçit. "Pamë një flakë të madhe 10 metra larg vendit ku punonim, aq të madhe sa të tre, gruaja, djali dhe unë vrapuam ku të mundnim. Bashkëshortja u dogj dhe e mora në krahë", tregoi Mustafai. Ai shtoi se nuk do të futej kurrë në një punë të tillë, ku demontimi kryhej në kushte primitive, por hallet e detyruan të punonte me armët dhe në kushte shumë të vështira. Para se të hapej fabrika e Gërdecit punonte në një polici private, pasi kishte mjaft probleme ekonomike. Më 24 janar të vitit 2008 ka shkuar në Vorë te kunati i vet, i cili i tregoi se në periferi të Gërdecit ishte hapur një punishte që demontonte municion. Fillimisht ka takuar Dritan Minxollin dhe pasi bëri të gjitha pazaret e mori në punë. Së bashku me një shtetas të quajtur Vangjel e mësuan se si të demontonte municion. Ai tha se nuk ishte i pajisur me asnjë licencë për demontimin dhe gjithashtu nuk kishte një rregullore në fabrikë. Shtoi se në procesin e demontimit kishte punuar tetë orë dhe ka punuar së bashku me bashkëshorten Nafie Laçi dhe me djalin Vasil Laçi. Ata çmontonin fishekë e predha dhe rrogën e merrnin në fund të muajit. Ditën e ngjarjes kishte qenë duke nxjerrë barutin nga disa predha dhe së bashku me djalin e bashkëshorten kishin formuar një grup që merrej me demontimin. Më 15 mars 2008, në sheshin që hapeshin predhat, në fushë, mund të kenë qenë rreth 150 persona të ndarë me grupe dhe deklaroi se nga ngjarja ka humbur bashkëshorten Nafie Laçi dhe vetë është dëmtuar në qafë, sy e veshë. Bashkëshortja u shtrua dhe ndërroi jetë në spitalin e Brindisit në Itali, ndërsa vetë qëndroi 30 ditë në Spitalin Ushtarak.

Puna në fabrikë
Duke iu rikthyer momenteve të punës, do të deklaronte se transporti i barutit realizohej me karroca hekuri që tërhiqeshin me dorë dhe lart tyre vendoseshin qeset e barutit që shkonin në magazinë. Karrocat dëmtoheshin te kushinetat e dorezat gjatë procesit të demontimit dhe rregulloheshin në një vend në Shkozet. I pyetur nëse gjatë punës mund të ishte dëmtuar ndonjë person tjetër, Mustafa Laçi do të deklaronte se vetë nuk kishte parë asnjë gjë. Ai tha se në punishte kishte parë vetë Delijorgjin, ndërsa fabrika drejtohej nga drejtori Dritan Minxolli dhe brigadier ishte një shtetas me emrin Vangjel. Ai është pyetur nëse ka pasur rregullore dhe i është përgjigjur që jo, ndërsa në punishten e demontimit kishte një vend për të pirë cigare. Më pas prokurori Petrit Bica e ka pyetur dëshmitarin nëse në fabrikë kishte makineri që realizohej demontimi, ndërsa Laçi deklaroi se predhat demontoheshin në një pjesë të betontë, që kishte një vrimë në mes. Në atë vend vendosej predha.

Dita e ngjarjes
"Rreth orës 12 pa 10 minuta vura re një flakë. Kam qenë rreth 10 metra larg. Flaka ka rënë nga porta që po hynim dhe në këtë moment kam parë vetëm flakën. Mora menjëherë bashkëshorten para, ndërsa djali u largua me vrap nga të mundte. Në momentin që dola nga jashtë më mori flaka para. Bashkëshorten e kapi flaka e madhe. Hoqa xhaketën e vura në fytyrë dhe dola jashtë me vrap. Dikush më tha se ke gruan pas. Jam kthyer dhe e kam marrë në krahë rreth 200 metra. E kam zhveshur, pasi kishte marrë flakë. Shkova në një vend afër kontejnerëve. Hoqa rrobat e mia dhe ia vesha gruas. Nuk dija nga të shkoja, pasi nuk i njihja shtigjet për në mal. Në këtë moment ndodhi edhe shpërthimi i dytë që na hodhi 30 metra më larg. Rashë pa ndjenja së bashku me bashkëshorten. Nga ngjarja jam plagosur. Pas dy-tri orësh erdhi RENEA e na mori duke na çuar në spital", tregoi dëshmitari. Ai është pyetur edhe nga Dritan Minxolli, që e ka kundërshtuar për disa detaje.

7 Komente

Si m‘u dogj gruaja nga shpërthimi i Gërdecit

 

O Shqipi, ne qofshi duke lexuar, zahmet e kini, mundohuni pak me shume per keto titujt, aman! smiley

Ajo oreliga  nuk iu dogj ketij, ajo u dogj. Pike!

Pak me respekt per ato viktima ne paci bese!

Pak me kujdes me gjuhen aman sa nuk jini bere edhe juve si ca e ca!

Nuk u dogj por e dogjen ndyrsirat e sotem me pushtet qe jane mizore dhe nuk kane asnje moral njerezor kundrejt parase! Ketu shpertheu dhe ju ngeli ne dore tragjedia, por sa e sa vende te tilla jane sot ne shqiperi ku jeta/shendeti i njeriut nuk vlen aspak perpara fitimit monetar.  Sikur do ti marrin me vete ne varr!!

Me ne fund paska mberrit dhe ky artikull.

Nga te gjitha aspektet ne kete tragjedi te dhimbshme, vetem njeri nuk eshte prekur: papergjegjshmeria qe karakterizon njeriun shqiptar.

Murphy´s Law thote: „If there's more than one possible outcome of a job or task, and one of those outcomes will result in disaster or an undesirable consequence, then somebody will do it that way."

Sa mendoni ju eshte probabiliteti i aksidentit ne nje vend ku 150 njerez (vini re!) te papergatitur dhe pa asnje lloj dijeje fillojne dhe cmontojne municione, dhe jo vetem fisheke, por edhe predha artilerie.

Dikush justifikohet me papunesine dhe me urine qe te shtyn te besh gjera te paarsyeshme. Po pse shkon papergjegjshmeria deri aty sa te vesh ne rrezik jeten e gruas dhe (vini re!) te femijes tende?

Apo e ka ndergjegjen me te lehtesuar nese femija dhe gruaja nuk i vdes per buke, por i vdes nga shperthimi i predhave ne "vendin e punes".

 ç'paska hequr i shkreti. Ne nje proçes pune te tille, mendoj se me ligjin e punes (ka pas ekzistuar nje ligj/e pune qysh ne kohe te socializmit), puntoret duhej ti nenshtroheshin nje kursi tek specialisti i çmontimit, e pastaj te kalonin ne minifabriken ne fjale. Dhe ne mos gaboj specialiste te tille (te kualifikuar) ka patur fabrika e armeve ne Skrapar a Gramsh. 

Historite tragjike nuk kane te sosur, problemi eshte se ai vend Shqiperia eshte marre peng nga korrupsioni i ngritur ne shtet.,i cili nuk kontrollon asgje,as sigurine e jetes,as sigurine e te ardhmes. Ai shtet ka me 100ra,ushtarak profesioniste, te dal ne lirim ose pension,njohes te disiplines teknike dhe te regullave te sigurimit teknik,profesionist te cilet po te punesoheshin ne ate sipermarje (te dyshimte ne afere sekrete)nga shteti ose privati,do te parandalonin ate tragjedi te tille!

Ne kete shkrim tregohet pasoja,dhe jo shkaku se si!Eshte e dhimshme por me e dhimshme eshte niveli dhe metodat e punes qe qeveria dhe privati u angazhuan ne ate siparmarje me materiale ushtarake te rendesishme dhe shume te rezikshme,per jeten e njeriut dhe te ambientit!

 

 

 Jam i sigurt qe ne fund te ketij procesi do ta haje vetem ndonje koke turku, dhe ata qe jane fajtoret e vertete do livadhisin te qete. Keto koka turku do te jene sigurisht ushtaraket urdher zbatues bashke me delijorgjin, ndersa politikanet imunitet bleres do shikojne nga lart e do kenaqen tu qesh. Turp per ata qe gezohen se fituan me shume vota ne gerdec, turp per ata qe deri dje e perdoren politikisht kete tragjedi dhe sot jane ulur ne nje sofer me fajtoret,, turp per ata qe bejne fajtor banoret e gerdecit pse deshen te nxirrnin buken e gojes duke pas besim te detyra e garantimit te jetes nga shteti e turp per kete popull qe nuk nxjerr mesime nga tragjedi te tilla.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).