Shumë sinqerisht: ju po dëmtoni veten tuaj

Z.Ambasador, sa e rëndë ju duket situata politike aktuale?
Rregullat e funksionimit të BE-së përfshijnë shtetin e së drejtës, dialogun e qytetëruar, dhe jo më pak se ato, kompromisin. Pa to, bashkimi i 27 vendeve me pikëpamje gjerësisht të ndryshme, thjesht nuk do të mundej të funksiononte.

Shqipëria dëshiron të anëtarësohet. Dhe çdokush dëshiron që Shqipëria të anëtarësohet. Por,vitet e fundit në këto tre fusha, Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshëm prapa. Dhe në javët e fundit, padyshim.

Shumë sinqerisht, zhvillimet nuk janë në përputhje me vlerat, që qëndrojnë në thelb të Bashkimit, dhe po ashtu të anëtarësimit në BE. Sikurse tha përpara disa ditësh, Ministri i Jashtëm i Presidencës së BE-së, Bildt, partitë duhet të ulen, të flasin me njëra-tjetrën dhe të gjejnë një zgjidhje.

Sigurisht që është e vështirë. Tensionet janë në rritje. Por mendoni për një moment: nëse klasa politike shqiptare nuk është në gjendje t'i gjejë zgjidhje një krize politike të krijuar nga vetë ajo, si mundet të japë një kontribut pozitiv në Europë? Me rastin e fundit, si mundet Shqipëria të shpresojë të bëhet anëtar?

Kur juve ju shkon në mend të drejtoni pyetje të tilla, gjendja duket se është serioze.

Po përsa i përket bojkotit?

Parlamenti është një institucion themelor në një demokraci moderne. Bojkotimi i parlamentit nuk është mënyra e reagimit në një demokraci, në kuptimin e saj të vërtetë. ne kuptimin

Megjithatë, bojkotin e shoh më shumë si një simptomë se sa si sëmundjen vetë.

Dhe sëmundja është shtimi i mungesës së besimit tek institucionet e qeverisë dhe të shoqërisë. Jo, pa arsye, më vjen keq ta them.

Institucionet publike janë shtyllat e demokracisë. Nëse ato nuk lejohen të ushtrojnë forcën dhe paanshmërinë e nevojshme, për të siguruar rregulla të njëjta për të gjithë, atëherë demokracia vuan. Kjo duhet të preokupojë të gjithë shqiptarët, edhe nëse ata nuk janë të interesuar në politikë. Pse? Sepse kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shumën e lekëve që ata do të kenë në xhepat e tyre.

Investitorët, ndërkombëtarë apo vendas, pa dyshim mendohen mirë për investimin e pasurive të tyre në një vend ku nuk mund të jenë të bindur se trajtohen me drejtësi dhe sipas ligjit: në një vend ku paratë dhe jetesa juaj nuk është e sigurtë. E njëjta gjë vlen dhe për BE-në dhe për anëtarësimin në të.

Kështu keqpërdorimi I politikës dhe korrupsioni janë jo vetëm moralisht të gabuara. Sepse, ka një çmim të madh me të cilin duhet paguar, kur bëhet fjalë për begatinë e kombit, mirëqenien e shqiptarëve të thjeshtë dhe të ardhmen e brezave.

Mungesa e institucioneve mirëfunksionuese dhe e shtetit të së drejtës, për këdo, pavarësisht partisë politike që i përkisni, çfarë pozicioni keni, me kë jeni të lidhur, çfarë makine ngisni apo sa para fitoni- është për mendimin tim pengesa më e madhe për një të ardhme të begatë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Përse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët?

Nuk mund ta bëjmë këtë. Shqipëria i ka të gjitha institucionet e një demokracie. Është në dorë të popullit shqiptar për t'i bërë ato funksionuese. Ne nuk mund t'i detyrojmë shqiptarët apo klasën tuaj politike të bëjnë zgjedhjet e duhura. Sikurse vepron ndonjë prej nesh, herë pas here, ajo ç'ka ne mund të bëjmë, është t'ju informojmë rreth pasojave të veprimeve tuaja. Megjithatë, zgjedhjet janë në dorë të shqiptarëve.

Po ku, në cilat fusha, është injoruar këshilla e komunitetit ndërkombëtar?

Më lejoni të jap disa shembuj:

Shembulli i parë: Unë dhe shumë kolegë, shumë herë, kemi paralajmëruar për pasojat e korrupsionit në aftësinë e Shqipërisë për t'u zhvilluar dhe hyrë në BE. Megjithatë, raporti i fundit nga "Transperancy International, i cili është edhe pikë e njohur referimi në nivel ndërkombëtar, tregoi një rënie të madhe në renditjen ndërkombëtare të Shqipërisë. Ky është lajm i keq për Shqipërinë, jo vetëm në lidhje me anëtarësimin e saj në BE. Është një frenim i madh i përpjekjeve për ta paraqitur Shqipërinë si një mundësi tërheqëse investimi për kompanitë ndërkombëtare. Pra edhe për shpresën e shqiptarëve për begati.

Pra, nuk është bërë shumë për ta ulur në mënyrë efektive korrupsionin. Disa individë në nivele të ulta janë goditur. Gjithsesi, për segmente të caktuara të shoqërisë, korrupsioni duket të jetë pa rreziqe reale.

Shembulli i dytë: Ndërkombëtarët, shumë herë, janë lutur që Shqipëria të heqë dorë nga zakoni i pushimit të njerëzve nga puna në sektorin publik, sa herë që ka ndonjë ndryshim në udhëheqje. Përse?

Së pari, sepse ne nuk na pëlqen të shikojmë paratë, që taksapaguesit tanë kanë investuar tek shumë nga ata njerëz, të shkojnë kot.Pasoja nuk duhet të na habisë. Më e vështirë do bëhet, marrja e financimeve ndërkombëtare, për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Megjithatë, zakoni vazhdon dhe për më tepër duket se është shtuar.

Së dyti, për shkak se kjo tregon një mungesë themelore të të kuptuarit të demokracisë, dhe rolit dhe përkatësisë së institucioneve publike. Këto institucione nuk janë çmimi i madh i llotarisë për këdo që fiton zgjedhjet apo një pozitë pushteti. Institucionet financohen nga të gjithë shqiptarët. Ato duhet të jenë njëlloj për të gjithë.

Së treti, dhe unë nuk di se si ta theksoj sa duhet këtë: për të arritur një liberalizim të vizave dhe për të hyrë në BE, Shqipëria ka nevojë për të gjithë. Praktika e heqjes nga puna e personave të kualifikuar, cilado qoftë arsyeja, padyshim, siguron se anëtarësimi në BE dhe liberalizimi i vizave do të shtyhen edhe më tej në të ardhmen. Shumë sinqerisht: ju po dëmtoni veten tuaj.

Është e rëndësishme që shqiptarët ta kuptojnë se nuk ka hyrje të lehtë e të shpejtë. Duhet të bëni detyrat tuaja. As anëtarësimi në BE, as liberalizimi i vizave nuk do të vijnë si dhurata në pako. Është një shpërblim për një punë të kryer më së miri. Dhe ju keni nevojë për çdo njeri të aftë për të arritur këtë.

Kështu që koha dhe vendi është me të vërtetë në dorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj po presin vetëm që Shqipëria të jetë gati. Fati i të ardhmes tuaj është me të vërtetë në duart tuaja.

Shembulli i tretë: Dy herë në vit, Komisioni i BE-së kryen një vlerësim për përparimin e Shqipërisë në të gjitha fushat që kanë lidhje me anëtarësimin në BE.

Raportet, gjithashtu, përmbajnë rekomandime rreth detyrave që Shqipëria duhet të kryejë për të arritur këtë synim.
Megjithatë, nëse i lexoni raportet, nuk gjeni asnjë rast ku vlerësimi i përparimit është "i shkëlqyer","shumë i mirë" etj. Shprehja më e përdorur në raportin e fundit të BE-së ishte "pak progres", nëse e kujtoj mirë.

Duke qenë i jashtëm, kjo është më shumë se vetëm e çuditshme: Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe anëtarësimi në BE do të ndryshonte në mënyrë dramatike kushtet e jetesës të të gjithë shqiptarëve, dhe jo më pak të atyre që ende jetojnë në kushte ekstremisht të ashpra.

Dikush mund të mendojë se Shqipëria si komb, shqiptarët si popull, dhe klasa juaj politike, jo më pak, mund të përqëndrohen dhe të vendosin të gjithë kapacitetet për bërë që anëtarësimi në BE dhe liberalizimi i vizave të ndodhin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në politikën shqiptare, duket të jetë një përshtypje e zakonshme, se nëse keni disa miq të mirë brenda BE-së, atëherë jeni të sigurtë se do të bëheni anëtar. Miqtë tuaj do të kujdesen për ju.
Fatkeqësisht, nuk është kjo mënyra e funksionimit të BE-së.

Anëtarësimi kërkon që të gjithë vendet anëtare të bien dakort. Pa përmbushur kërkesat, Shqipëria do ta ketë të vështirë arritjen e një konsensusi të të 27 vendeve.

Po e them këtë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, sepse dëshiroj që të gjithë shqiptarët ta kuptojnë funksionimin e BE-së.

Në fund të fundit, votuesit dhe taksapaguesit europianë janë ata që do të vendosin. Kështu, ju nuk duhet të prisni marrjen e mbështetjes së tyre përpara se Shqipëria të ketë vullnetin dhe aftësinë e përmbushjes së kërkesave dhe t'u përmbahet rregullave të BE-së.

Ju, me të vërtetë, duhet të tregoni, se jeni gati të kontribuoni pozitivisht në Bashkim, çdo vend dhe çdo parlament i Bashkimit duhet të bindet që Shqipëria do të jetë një shtesë pozitive dhe jo një barrë, në familjen europiane. Ky është thelbi.

Europa dhe shtetet anëtare të saj, i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një perspektivë për anëtarësim në një nga familjet më të begata në botë. Duke vepruar në këtë mënyrë, të gjithë Europianët, pa mëdyshje, kanë treguar besimin te Shqipëria dhe shqiptarët. E kemi treguar atë besim me veprat tona, si kombe të veçanta dhe si BE. Kemi bërë ç'është e mundur dhe kemi bërë patur shpenzime të mëdha për t'ju ndihmuar në arritjen e synimit tuaj. Dhe vendet apo organizatat e tjera ndërkombëtare kanë vepruar kështu.

Megjithatë, fati dhe e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve me të vërtetë është në duart tuaja. Veprat tuaja, vetëm veprat tuaja, janë ato që i realizojnë apo i thyejnë shpresat për të ardhmen.

Po tregoheni, jo si zakonisht, i drejtpërdrejt, si ambasador.

Zakonisht diplomatët flasin në ato mënyra, ku edhe kritika më e ashpër paraqitet si një përgëzim. Kjo i shërben një qëllimi të mirë, sepse ul tensionet. Megjithatë nëse dëgjuesi nuk e kupton mesazhin, apo e dëgjon atë në mënyrë të gabuar, atëherë duhet ndryshuar mënyra e të komunikuarit. Ne nuk mund ta ndihmojmë Shqipërinë të ndihmojë veten, nëse nuk e themi të vërtetën në atë mënyrë që njerëzit ta kuptojnë. Ndryshe, ju nuk do të mund të merrni vendimet e duhura.

Po flas hapur, sepse me të vërtetë besoj se Shqipëria, që nga zgjedhjet, dhe veçanërisht gjatë dy javëve të fundit, e ka shtyrë në drejtimin e gabuar, datën në të cilën ne do të mund t'i uronim Shqipërisë dhe shqiptarëve mirëseardhjen në familjen europiane.

Dhe kjo duhet parë në kontekstin e asaj që thashë më lart, pikërisht që Shqipëria nuk ka lëvizur drejt Europës aq shpejt sa ajo është në gjendje.

Nuk është kjo, ajo ç'ka BE dëshiron, dhe sigurisht nuk është kjo, ç'ka vendi im Danimarka po shpreson. Unë e ndjej, që kjo nuk është ajo ç'ka shqiptarët e thjesht duan apo dëshirojnë.

Duke jetuar këtu për një vit e gjysëm, kam besim të madh tek shqiptarët dhe tek potenciali i tyre për të kontribuar pozitivisht në të ardhmen e BE-së. Shumica e shqiptarëve janë miqësorë, të zellshëm dhe punëtorë të palodhur. Niveli i shkollimit është i lartë. Mentaliteti është pozitiv dhe largpamës. Politika e jashtme dhe toleranca fetare e Shqipërisë janë të pashoqe, dhe shumë nga ne brenda BE-së mund të mësojnë nga kjo. Në fakt, për mendimin tim, jeni të nivelit botëror në ato fusha. Unë i përjetova zgjedhjet personalisht dhe mënyra se si u sollën shqiptarët e thjeshtë ishte një shenjë mbresëlënëse për të ardhmen. Dhe kujtoni që edhe ODIHR-i dhe BE-ja e dhanë vlerësimin përkatës. Raporti i ODIHR-it dhe deklarata e BE-së pas zgjedhjeve ishin deklarime realiste të besimit ndaj shqiptarëve të thjeshtë. (ku thuhet, çfarë ndodhi përpara dhe çfarë erdhi më pas, sinqerisht, nuk është për t'u mburrur.)

Shqipëria dhe shqiptarët, që ne ftuam të bashkohen në NATO dhe që synojnë anëtarësimin në BE, ishin ata individë që përfaqësojnë anët më të mira të vendit dhe kombit tuaj, dhe një të ardhme të ndritur e të begatë. Ne nuk ftuam anën e errët: Ne nuk ftuam Shqipërinë e gjymtuar nga korrupsioni, institucionet e shtrembërruara dhe të bllokuara politikisht.

Por edhe njëherë: nuk është Danimarka apo BE-ja që kontrollon të ardhmen e Shqipërisë. Ajo është në dorë të shqiptarëve dhe të klasës tuaj politike. Ajo çfarë ka bërë pjesa tjetër e Europës, është drejtimi i një ftese për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe ne sigurisht që do të bëjmë ç'është e mundur për të ndihmuar, por vetëm nëse ndihma do të vlerësohet dhe nëse ajo ka kuptim për taksapaguesit tanë.

Kështu, shqiptarët duhet me të vërtetë ta kuptojnë, se në fund, ata vendosin për fatin e tyre. Është zgjedhja juaj, nëse do ta pranoni ftesën tonë duke bërë atë çka duhet. Për disa ky mund të duket një mesazh i zymtë, por mendoni pak: Sa herë në histori, shqiptarët kanë qenë në gjendje të vendosin për veten e tyre se ku duhet të shkojnë? Tani e keni një zgjedhje.

Tradicionalisht, pushimet e fundvitit janë për t'u gëzuar, për të mbyllur konfliktin dhe për të ulur armët. Gjithashtu është një kohë ku shumica prej nesh reflektojnë rreth të kaluarës dhe të ardhmes. E gjithë kjo duket se është urgjentisht e nevojshme.

19 Komente

Shumè sinqerisht e miqèsisht zotrinj gazetar: Kur nuk dini apo nuk doni tè bèni pyetje,mè mirè mos merrni intervista fare!!!!!!

 po nuk marrin vesh keta llapaqenjte tane do pellasin cdo dite ne televizor kundra njoni tjetrit...jane bo me keq se jevgjit...na moren ne qafe keta palaco

Cudi!!!! ky shkrim ka ktu qe dje dhe s'paskan ardh te zakonshmit te thone "po shko 're pirdhu se s'jeni bo ju me na msu ne, na cate trapin me receta, i cop ambasador"

A jeni t'gjithe peshqit mire me shnet se po bohem merak? Apo mos m'ka bo njeri noi marifet te kompjuteri dhe kur klik peshkupauje.com me del nai faqe tjeter? 

do ta kene mbyll bilancin per sivjet, Swed, do te kene shkuar te festojne fitorjet. smiley

mire jemi swed

po adminet jane me pushime

e zyrtaret ketej nga ne si gjys pushimi sot

Ja mire  ja thua po kujt ja thua Zoti amabsador.

Zhurma per te mbuluar allishverishet Berisha- Rama ka shurdhuar jo vetem politikanet qe bejne kete zhurme por me keq tere popullin

Cfare u be me fushatat "Te hapen kutite" & " te mbyllen kutie"? 

 eshte ambasadori i Danimarkes qe ka radhen e kryesimit te BE...mund ta lexoni ne gazetat e perditshme...thelbi i intervistes eshte se nqs vazhdohet me kete politike mediative pa pike etike mund te presim gjate per ne BE...shkurt le te pellasin ne kafenete e Rognerit e jo ne publik...

 Sapo u nisa te lexoj kete interviste (akoma nuk e kam lexuar), me lindi pyetja; kush ambasador eshte, i kujt vendi, si quhet. E çova direkt ne fund per te pare se mos ndoshta ne fund eshte shpjegimi, por jo, s'ka asnje te dhene se kujt i drejtohen pyetjet. Dhe persa kohe eshte keshtu, s'po e marr mundimin ta lexoj. 

Ky eshte nje difekt ose i gazetes ne fjale ose i drejtuesve te Peshkut. 

pa pyetjet qe jane shtruar, pa emer gazetari, pa pike informacioni per kete"ambasadorin", pa kohen e intervistes ...duhet te kete qene i standardit te M Veliut

shkurt: ky shkrim eshte nje qortim qe ai (ambasadori) i ben Shqiperise dhe klasave politike. Dhe si me spond te jep te kuptosh se Shqiperia eshte shume larg hyrjes ne BE ose edhe pa viza ne keto shtete

Ambasadori  vs Gazetari kush fiton ?

Ca muhabeti  nji uje , nje kos kusuri marmallat

Ca gallate ka ai vend "shqiponjash".

 

Sot eshte botuar nje interviste e presidentit te republikes ne te cilen vihet re se sa evaziv eshte ai per te gjitha ceshtjet aktuale ne Shqiperi (Shekulli online dt. 25 dec)

Nje ambasador (i Danimarkes) shprehet hapur dhe lirshem - pertej 'his job description" - per situaten ne Shqiperi.

 

Kurse presidenti i vendit, jep vetem pergjigje evazive dhe nuk pranon te prononcohet hapur per ceshtje te rendesishme.

 

Une them: ambasadori i Danimarkes per President te Shqiperise....

 

o le le

Nje te vertete e ka ai z. Ambasador dhe ndoshta nga te vertetat ne te nedha e me te qarta.

Shqiperia i ka potencialet e nevojshme intelektuale per te mbajtur ne dore e mbi supe fatet e Shqiperise e shqipetareve .

Dhe kush eshte serioz per kete rast , kjo interviste e tij eshte nje permbledhje me fjale te "shtrydhura" te mendimeve te njerezve normale te anetaresise te PPU-se.

Dhe ai e ka kuptuar thote prej nje viti e gjysem qe ndodhet ne Shqipri qe :

Fatet e Shqiperise kane rene nen hyqem te Tellalleve me Solidare e hunje sikare te Llapaqenizmit Berishian . Nje mburravec e politikan kafenesh , thashethemexhi ordiner e nxites i turmave me psikologji jeniceresh .

Nuk behet Shqiperia me parrulla antikomuniste por me pune e me perkushtim. Nuk behet Shqiperia me Arsider, John Megou , ose nga te tille me emra moderne si Erdogane , Berluskone e Fazllicer se "mi ka lane Baba mue miq , zotrije"  por me vleresim te inteligjences se vendit e ulje bythesh fort ne karrike.

Nuk behet Shqipria duke e shfrytezuar foltoren e Parlamentit si foltore hoxhallaresh ne mesjete , per te damkosur opoziten e anetaret e saj ,me e fjalime xhihadistesh morale , por me premtime solemne per heqje dore nga VJEDHJET e Votave , njehere e pergjithmone .

 Nuk behet Shqiperia duke peshtyre mbi te shkuaren dhe hedhur balte mbi ata njerez fisnike qe dhane jeten per SHQIPERI  por duke e shtrydhur mire ate eksperience dhe pervoje , ata elemente qe me te verte e shpune Shqiperine nga Kandili e fshirja e bythes me gisht , ne Hidrocentrale e Higjenizime te shkelqyera .

Dhe nuk behet Shqiperia duke u shitur si mall pa zot , per nje cike dollare me shume e per nje karrike . As moralisht duke e krahasuar e propoganduar si norma pederastine e kurvellekun, per te goditur e coroditur psikologjikisht ate popull te pa kulture te mjaftueshme te jetoje ne kondita "europiane" te natyreshme.

E ku ka gishta per te numerur me cfare nuk behet Shqiperia ashtu sic e kane katandisur keta mullahe te mesjetes qe jane ne krye me kravata e shami si thile neper xhepa xhaketash.

Flm z. Ambasador vetem per nje gje:

Keta qeveritare te padinjitet qe jane ne krye prej 20 vjetesh , jane te mesuar te lepihen si zagare neper kembet e cdo perfaqesuesi te Huaj qe ka nje post zyrtar ne Shqiperi dhe qe mendojne se mund tu hedhe ndonje kocke  sepse JU thoni ato qe ne kemi mbi 20 vjet qe themi ....

por nuk digjon njeri se ne FLASIM SHQIP!

 s`kam cfare te shtoj Idris...

Hiqni dore nga militantizmi e shikojini problemet realisht se nuk ka rruge tjeter .

E lexova deri diku dhe e lashe,nuk e mora vesht kush ambasador ishte.

Ca po te duhet ambasadori, lexo Idrizin pak me siper se di me fol sa per 100 ambasadora bashke!

 ky 100ambasadorshi duhet te propozohet per perqafsues i shqiperise ne okb. 

Nuk behet Shqipria duke e shfrytezuar foltoren e Parlamentit si foltore hoxhallaresh ne mesjete , per te damkosur opoziten e anetaret e saj ,me e fjalime xhihadistesh morale , por me premtime solemne per heqje dore nga VJEDHJET e Votave , njehere e pergjithmone .

 

O Idrizo, po pate kohe te tepert me sqaro pak te lutem kete fraze se nuk e kuptoj logjiken tende moraliste.

Kemi mbi 65 vjet qe nuk po bejme hapa para ,perkundrazi hapa prapa, me dy ligjislatura te "djathta" ne pushtet, ku sipas llogarive i bie 8 vjet drejtimin e vendit.

Po te bejme nje llogari te vogel me rendesi shume te madhe, i bie , qe nga 65 vjet te heqim 8 vjet , do thote 57 vjet qe drejton e "majta", dhe Shqiperia eshte vendi me fukara dhe me i prapambeturi i Europes.

Si duhet kuptuar kjo vote qe eshte "vjedhur", se populli voton prapambetjen dhe fukarallekun?

Ti kerkon qe ne te besojme se Shqiptari voton per te keqen e vet, se ne nuk mund te jetojme pa fukarallek dhe prapambetje.

E ke gabim Idrizo, Shqiptari ka ndryshuar, ne qofte se e njeh veten per Shqiptar edhe ti duhet te ndryshosh me hapin e patrioteve tuaj.

I gezofsh festat, krishtlindjen e vitin e ri , qofte viti i kutiave te mbyllura e i zemrave te hapura (dosjeve).

 klases politike shqiptare (te majte dhe te djathte) nuk i konvenon hapja e shqiperise, as heqja e vizave, perveçse prapagandes per te arritur keto objektiva per te miren e popullit.

kush e ka pare filmin underground te kusturices, qe tregon sesi i mbajti te mbyllur ne bodrum ata robt ai politikani (ose xhambazi) duke i rrejt qe lufta nuk kish mbaruar. 

nji keshtu dhe politikaneve dhe diplomateve tane, qe duan ta kene per vete monopolin e "lirise se levizjes", per te kryer tregti e mbushur xhepat. 

nuk thone kot, qe tek mbreteria e qorrave ai me nje sy behet mbret.

ps: per vitin e ri u uroj te gjithe politikaneve shqiptare : ju qifte derri nonat. lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).