Shorti u hodh, tani bëni gati bastet

Shorti për kupën e botës së futbollit të 2010-ës është ky më poshtë: 

  • Group A: South Africa, Mexico, Uruguay, France
  • Group B: Argentina, South Korea, Nigeria, Greece
  • Group C: England, USA, Algeria, Slovenia
  • Group D: Germany, Australia, Ghana, Serbia
  • Group E: Netherlands, Japan, Cameroon, Denmark
  • Group F: Italy, New Zealand, Paraguay, Slovakia
  • Group G: Brazil, North Korea, Ivory Cost, Portugal
  • Group H: Spain, Honduras, Chile, Switzerland

 

Grupi i Brazilit duket i fortë, por dhe interesant (a e imagjinon dot njeri se çfarë bëhet po të fitojë Korea e Veriut ndaj Brazilit). Spanja është relativisht me fat, të tjerat duken relativisht të balancuara.

35 Komente

Rrofsh admin smiley.  Me ket sport merrna gjithe diten.

Grupi D: Pa baste, se s'hedh baste per skuadren e xemles, e merr Uber Alles smiley.

 PS: Sikur s'paska ndonje "grup of death" kesaj radhe.

 

Uber Alles, yes, yes, yes! smiley

 

ashtu them dhe une, keta jane me te veshtiret.

brazili do ia dali disi po gjermania pisk do ta kete.

 

smiley

swed1, cik grup kshu mo, per ate te hymnit e kam llafin, po gjera te vockla per teutonet.

Ska mundësi ajo gjysëm finale. Brazil vs Itali, Argjentinë vs Gjermani po deshe smiley. Le që më parë, do e ketë mund Anglia.

 

 

Ja t'i bëjmë copy paste, meqë e vendosët temën në ballë të venit.

 

Shumë, shumë me fat Franca. Relativisht lehtë e ka Argjentina. Interesant grupi i Anglisë, sidomos përballja Angli USA. Edhe Gjermania e ka relativisht të lehtë. Hollandës mund t'i binte ndonjë grup më i lehtë se ky, megjithatë shprehem i kënaqur me kaq. Besoj do kalojmë lehtë. Gjëja e mirë është se përballjen me Kamerunin e kemi në fund dhe deri atëherë do i kemi larë hesapet me Danimarkën dhe Japoninë...

Italia e ka grupin shumë, shumë të lehtë. Teorikisht të paktën. Edhe Spanja po ashtu. Brazil, Portugali, Bregu i Fildishtë, më duket se do zgjidhen grupi i vdekjes.

Botërori duket interesant në projektimet e veta.

Duele të mundshme titanësh, sipas kalendarit dhe presupozohet të kualifikohen....

Francë - Argjentinë

Angli - Gjermani

Hollandë - Itali

Brazil - Spanjë.

Sa keq më vjen për këta të dy të fundit... duhet të ndeshen mes tyre deri në çerekfinale....

Brazili kampjon. Nese jo, edhe greqia mund ta fitoje atehere. Kam degjuar qe kane futboll te hatashem greket. U ve detire trajneri, po fituan i shperblejne me vorjo epir.

Brazilin vetem po e mundi Brazili nuk fiton kupen e botes.

mi nou brazilian, mi malok laberie. mi only çiir for brazil. ju nou llajk? big batall; maj kerds uent bæd!

Këtë radhë do kemi një duel para gjysëm finales midis Italisë dhe Brazilit, nëse të dy skuadrat kualifikohen nga grupi. të presim.

Serbia ka per ti ber zbor gjermanise anemike. Ne finale prape France-Itali.

Para Gjermanise deri ne finale parakalojne te gjithe si te festa 1Majit. Ne finale pastaj e hudh koke a pil gjermoni.

Mungojne shume gjigande kete kampionat. Cekia, Suedia, Rusia, Turqia...

Lulian, gjigande keta me lart?  smiley

Do ia bejme si do ia bejme pa ta kete kampionat smiley.

Paskam harruar Kroacine. I mean, come ooon, New Fucking Zealand and North Stinking Korea?

Aha, po i krahason me keto skuadra.  Mire pastaj, ke te drejte smiley.

Per mua Brazili eshte gjithmone eshte kanditati nr 1,per te fituar boterorin.Pastaj vjen Spanja,ka nje ekip te mirekosoliduar.Si kandidat te mundshem,''outsider'',shoh Argjentinen,Hollanden,ndofta edhe Gjermania.

Te tjeret pastaj si p,sh Greqia me shoke,jane qe jane ne Afrike, t'i fusin nje safari atje.Eshte dhe kjo nje goxha eksperience.

Boteror futja kot ky. I mbushur me aq shume polemika qe ...

 

Futbolli ka vdekur! I nderuar qofte kujtimi i tij!

 

Brazili Kampion.

e vetmja skuader qe ka marre pjese ne cdo kupe bote. E vetmja qe e ka fituar ate 5 here.

Shpresoj te luajne mire, se Ronaldinho ishte nje zhgenjim total ne boterorin e kaluar. I teri Brazili sikur luajti vetem qe Ronaldo t'ia kalonte Gert Mueller-it nga nr. i golave dhe kur kjo u arrit, vene e humbasin ndaj nje France ngordhalaqe.

e veshtire qe te kemi ndeshje te bukura. Shumica e lojtareve do te kene luajtur te pakten mbi 60 ndeshje gjate sezonit e s'besoj se do te kene me energji per te na bere spektakel.

Megjithate uroj qe gjyqtaret te marrin sa me shume vendimet e duhura, anesoret t'i bejne syte kater, t'u japin karton te kuq te gjithe lojtareve qe simulojne apo kujtojne se jane duke luajtur ndonej sport tjeter (boks, regbi, etj), trajneret te zgjedhin taktikat e duhura, dher mbi te gjitha shpresoj te kemi penallti menjehere pas mbarimit te lojes, pa kohe shtese.

Te shohim se cilat do te jene skuadrat afrikane me me potencial kur te behet kupa e afrikes.

Botrorin nuk e fiton ekipi qè luan mè bukur...por ekipi mè solid dhe qè ka mè shumè fat ndaj kujdes italinè (culdelip) dhe gjermani... brazili kur luan si brazil nuk fiton,kurse po luajti si evropianèt èshtè pretendent kryesor,anglezèt kanè problem hundèn e tyre,nuk di si do ja bèj kapelo pèr ti bèrè tè qèndrojnè me kèmbè nè tokè...spanjollèt janè pèr hibret me fatin,nuk i ka ndihmuar kurrè nè botror...franca nuk di varet nga horoskopi....nejse unè jam me gjermanin!!!

Gjermania rrezikon te dale ne grup,e them kete se disa nga ju kujtoni se eshte Gjermania e Bekenbauerit,jo eshte nje Gjermani qe deri tani nuk ka pasur kundershtare te forte prandaj ka ecur disi por kontakti i pare me nje ekip si psh Serbine do te dali shume e zhgenjyer nga fusha,nuk shkohet ne boteror me nje sulmues titullar si Miroslav Klose apo Mario Gomes qe deri tani ne kampionat kane shenuar nga nje gol,dhe tjetra porta e Gjermanise le shume per te deshiruar,vetem nqs trajneri Löv vendos qe ne porte te kete Manuel Neuer te Shalkes 04 qe tani per tani eshte ne nje forme te shkelqyer.

Rivalet e ketij boterori jane

Itali

Hollande

Spanje

Argjentine

BRAZIL- qe eshte dhe favoriti kryesor i titullit kampion bote.

Cer thu mer daku, ku ka kundershtare te forte per gjermonin, mas neshjes po, bohen te gjithe te forte si argjentina ne 2006, smiley

 

Po kater pese skuadra do e ndajne edhe kete kupe. Une edhe pse jam me talionin (ç'ti besh qe nga vitet 90-te), mendoj se Argjentina po i vuri gishtat kokes, do beje diçka se ka nje sulm magnifique! Me Messin mund te pretendosh.

Do te doja gjithashtu edhe Holanden si pretendente, por vitet e Van Basten e Gullit iken pa u shfrytezuar mire ne kombetare. Berlusca ia piu mire lengun treshes madheshtore holandeze.

Mos te harrojme ndonje skuader ballkanase (meqe tani s'kane nevoje per viza). Serbia edhe mund te pretendoje pak. Sllovenia e ka te humbur, por thjesht presenca mjafton.

Rrofte futbolli i ndershem! Pa duar, lengje, pluhura apo ...

 

Grupi G, me interesanti!  Ket kampionat jam me gadishullin Iberik.

Per mendimin tim Spanja perfaqson emblemen e futbollit modern. Eshte thuajse e ngjashme me Barcelonen ne nivel klubesh. Vetem Brazili si ne loje si ne rezultate mund ta superoje. Ne miqesoren Brazil-Angli ( 1-0 ) pashe nje skuader jashtezakonisht dinamike megjithe fitoren e ngushte. Anglia ka kualitet dhe force por i mungon ende personaliteti. Franca megjithe futbollin opak ka gjithmone prezence dhe ''fascino''. Ndersa Italia dhe Gjermania i shoh pak a shume njelloj pa shume kualitet, force. Ajo qe i ben te rrezikshme keto skuadra eshte vetem ''shpirti i skuadres''.

Gjysem finale: Brazil-France

                       Spanje- Angli

Finale:             Brazil-Spanje

Koefiçentët e basteve sipas betway.com. (megjithëse pak a shumë të ngjashme janë kudo)

        Spain 5.00,    Brazil 5.75,    England 6.50,    Argentina 10.00,    Italy 11.00,    Germany 13.00,    Netherlands 13.00,    France 15.00,    Ivory Coast 23.00,    Portugal 26.00

 

Siç shihet, favorite janë Spanja dhe Brazili, pastaj Anglia, Argjentina e me rradhë....

Interesant është fakti që Bregu i Fildishtë vendoset mbi Portugalinë për shancet të fitojë kupën e botës. Dhe këto dy skuadra janë në të njëjtin grup me Brazilin.

 

 Megjithse deshiroj te fitoj Brazili (si tifoz i Brazilit qe jam), prap kam frike, nje frike e shtuar nga shtypi, te cilen e ka konsideruar si nje ekip qe mezi kaloi dhe qe ka shfaqur dobesi ne lojrat per eliminatore. 

Te grupi G do shohim spektakel (hiq ndeshjet me Koren e Veriut).

Anglia me Capellon ka per te qene e rrezikshme po s'pati demtime te kryesoret (Rooney, Gerrard, Lampard, Ferdinand, Terry, Cole).

 

Finale edhe une them Brazil-Spanje.

Fituesi merr 30 milion dollare, jane plot 420 milion $ qe ndahen per 32 skuadra .keshtu finalistja tjeter merr 25 m 3/4 marrin nga 20 m$.

Orari i zhvillimit te ndeshjeve eshte sh i pershtatshem per Europen.

 

Po harroni edhe nje skuader kandidate te mundshme "Bregun i fildishte"

Ka disa yje ne ekipin e tyre kombetar.

Drogba, Zokora, Eboue, Toure etc

 

Jam dakort me nje nga lartfolesit, Spanja ka nje ekip te mrekullueshem dhe besoj se do shkojne larg, bashke me Brazilin besoj.

Gjermania dhe Franca nuk me bindin si shume, po jane gjithmone me fat. Franca nqs luan si ne eliminatore eshte ekipi me kot dhe as nuk e meriton te jete aty.

Serbia dhe Meksika, ndoshta dhe Gana me Bregun e Fildishte mund te jene surpriza te bukura.

Pos, sic u permend me lart nuk duhet te harrojme ne asnje menyre Angline kete kampionat... .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).