Tritol linjës së tensionit të lartë Shkodër-Elbasan

Persona të panjohur kanë vendosur një sasi eksplozivi në njërën nga shtyllat e linjës se tensionit të lartë 220 kilovolt Shkodër-Elbasan. Policia thotë se eksplozivi, i llojit tritol, ishte vendosur gjatë natës në shtyllën 220 kilovoteshe që ndodhet afër fshatit Prezë të Tiranës.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të hënës.
Sipas policisë nga shpërthimi është dëmtuar njëra anë e shtyllës, e gjatë 8 metra.

Ekspertë të policisë së Tiranës dhe të skuadrës së antiterrorit kane mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet procedurale. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa raportohen se janë thyer xhamat e dritareve në banesat përreth zonës. TVNews24 meson se shperthimi eshte dëgjuar edhe në Fushë- Krujë.

Ndërkohë specialistët e Korportës Elektroenergjitike Shqiptare, (KESH) janë angazhuar për riparimin e shtyllës së tensionit të lartë që ka mbetur e dëmtuar.  OSSH informon se nga shpërthimi janë dëmtuar elemente të shtyllës, por nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike.

Disa banorë të zonës janë shoqëruar si të dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit në shtyllën e tensionit te larte.

(s.g/BalkanWeb)

10 Komente

 a do zmbrapsen nordiket nga kjo? jo. rrjeti transmetues do te shitet se shpejti per 2 lek, si gjithshka tjeter xhanem. Do te kemi te nje rrjet transmetus te perbashket me Maqedonine dhe... dhe lum si ne. 

sipas motos hajt mo me mire privati se keta te tanet, jemi ne rruge te mbare.

 ç'shtet trap, dhe ç'qeveri e ndyre.  Gjurmojne, pergjojne, survejojne, njerzit e ndershem, dhe nuk mirren me elementet kriminal qe sabotojne ekonomine. ç'kafshe qe kane qelluar. 

 

 5 yje, dhe thenie e dites. smiley 

Pse me ngjan me aktivitet anarkist qe historikisht i ka paraprire 97 dhe 91-92-shit?

Do të doja të dija pse-në e këtij akti, protestim, përfitim, sabotim, terrorizim, dëfrim,...? Ç'patën me shtyllën? Jo për gjë, po ma ha mendja se dhe tritoli një farë kostoje do e ketë.

qeveri trape dhe shteti i ndyre.

po horrrrrrat qe e bene kete cfare i bie te jene?

 i bie te jene te paguar.

qe jane te paguar dihet, po nga kush?

Jane historira te tilla qe me magjepsin ne  Shqiperi. Te mendosh se kush e ka bere kete, e per me shume, pse, ketu dua te arrij?

Si thoshte ai xhaxhi pastaj " Po me uren ç'paten xhanem?"

BOOOO.... po tè jenè tè paguar edhe i gjen se nga kush...po ç'ti bèsh po tè na dalin kryeidiot qè i vunè tritolin se ju duhej shtylla pèr skrap??? apo s'ka mundèsi??ka qè ç'ke me tè pèr mendimin tim...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).