Tirana Kulturore, 21-27 dhjetor '09

 Këto jane tre lajme nga buletini kulturor javor elektronik "Tirana Kulturore", prodhim i Drejtorisë së Promovimit të Bashkisë Tiranë. Për tekstin e plotë të këtij buletini klikoni në linkun e më poshtëm:  http://77.242.19.116/kultura/Tirana_Kulturore.pdf

> smiley>

smiley>Hapet festivali i përvitshëm i këngës në RTV>smiley>

smiley>Festivali i 48-të i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, do të mbahet nga data 24 deri në 27 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.Në këtë festival do të interpretohen 38 këngë që do konkurrojnë për çmimet e festivalit.  Do të përfaqësohen me kompozimet e tyre si krijues; Agim Krajka, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi etj. Disa prej këtyre krijuesve  ua kanë besuar këngët "Të Rinjve", kështu quhet kategoria e zërave që këndojnë për herë të parë në Festival. Kurse disa të tjerë si Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Bojken Lako, Kristi Popa etj. ia kanë besuar këngët e tyre artistëve më me përvojë.  Këngëtarët interpretues janë të ndarë në mënyrë të barabartë - 19 janë të rinj dhe 19 këngëtarë me përvojë.

Meqë hapja e festivalit përkon me Krishtlindjet do të ketë edhe një kor shumë të madh, i cili do të interpretojë  një gamë të gjerë të këngëve "Ave Maria". Në këtë kontekst bën pjesë edhe një këngë e këngëtarit italian Claudio La Regina.

smiley>Regjisor i festivalit është Osman Mula, skenarist Pandi Laço, udhëheqës artistik Selim Ishmaku, redaktor përgjegjës Françesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.

smiley>Ky festival transmetohet edhe direkt në Televizionin Publik Shqiptar.

smiley>

>smiley>smiley>Festat e fundvitit në TOB>smiley>

 

smiley>

Në datën 25 dhjetor, ora 19:00, në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, do të festohen festat e fundvitit me një koncert të titulluar “Hollynight”. Kori i Teatrit të Operës dhe Baletit do të interpretojë pjesë të zgjedhura me tematikë të festave të fundvitit.

Cirku italian Embell Riva në Tiranë>smiley>

Cirku italian “Embell Riva” ka ngritur çadrat e tij në Tiranë për të dhënë shfaqje çdo ditë deri në datën 12 janar. Shfaqjet fillojnë në orën 16:30 dhe 19:00. Biletaria hapet në orën 10:00. Cirku është vendosur 200 m larg nga Casa Italia, buzë rrugës dytësore në drejtim të Durrësit. Cirku ofron numra me  kafshë. Artistë nga Brazili, Italia, Rusia, Hungaria apo Venezuela janë pjesë e këtij Ansambli të krijuar në vitet 1970.Programi i spektaklit të këtij cirku përmban lojërat me kafshë, akrobacitë, numra të zhonglerëve dhe balerinëve, klounëve si dhe numra të iluzionistëve.

77.242.19.116/kultura/Tirana_Kulturore_21_dhjetor_2009.bmp

3 Komente

ku Onufri? Hapet me 24 Dhjetor por deri tani, vetem 3 dite para, nuk ka asnje lajm apo te dhene persa i perket artisteve pjesmarres. C'behet keshtu me kto ekspozita qe kurohen e organizohen kaq shkel e shko ne minuten e fundit.

Whitney Biennial qe hapet vone ne pranvere te 2010 sapo publikoi listen e artisteve qe do te perfshihen ne ekspozite, duke krijuar keshtu nje diskutim mbi zhvillimin e nje ekspoje kombtare dhe artisteve qe marrin pjese kte vite e kritereve te dy kuratoreve.

T'jemi me fate nese ndonje diskutim behet dhe pasi te hapet Onufri se heshjta po i paraprin.

 

Meqë hapja e festivalit përkon me Krishtlindjet do të ketë edhe një kor shumë të madh, i cili do të interpretojë  një gamë të gjerë të këngëve "Ave Maria".

Si perhere, bytheputhje Evropes. Data finale eshte Dita e Ashuras, mos do kendojne gje ndonje kenge Iraniane kshu ne kor?

 

do të festohen festat e fundvitit me një koncert të titulluar “Hollynight”.

Prape s'po shoh gje per Ashuran... . Nuk e dija qe "festat e fundvitit" qenkan vetem nje feste, ajo e Krishtlindjeve. Qenka interesante kjo fjala e re "Hollynight".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).