Tirana Kulturore, 14-20 dhjetor '09

Këto jane tre lajme nga buletini kulturor javor elektronik "Tirana Kulturore", prodhim i Drejtorisë së Promovimit të Bashkisë Tiranë. Për tekstin e plotë të këtij buletini klikoni këtu

 

“Arrëthyesi “ zbret në TKOB>smiley>

Në datat 13, 14, 16, 18 dhe 19 dhjetor, në vigjilje të festës së Krishtlindjeve, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë , do të jepet baleti i mirënjohur i Çajkovskit “Arrëthyesi”. Shfaqja fillon në orën 19:00.

Baleti me dy akte “Arrëthyesi“ me libret sipas Ernest Theodor Amadeus Hoffmann dhe muzikë të Çajkovskit është vënë në skenë nga koreografi Ilir Kerni me skenografi të Zorz Drausnik. Kostume janë nga Elva Bella. Dirigjent është Petrika Afezolli. Interpretojnë  trupa e baletit e TKOB, orkestra simfonike e  tij si dhe nxënësit e  Shkollës së Mesme Koreografike Kombëtare. Në rolet kryesore luajnë  Enada Hoxha, Gerd Vaso, Ilir Kerni, Ledia Sulaj, Elton Merja, ersonname wsmileyt="on">Evissmileyersonname> Nallbani, Dion Gjinika, Fatjon Lito, ersonname wsmileyt="on">Jonidasmileyersonname> Onuzi, Rovena Shqevi, Elona Dervishi, Adela Muçollari dhe Greta Hushi,

Muzika e baletit është ndër kompozimet më popullore të traditës ruse dhe i përket traditës romantike duke ofruar disa nga pjesët më të paharrueshme të kësaj tradite.  Kështu  Trepak, ose Danza russa, janë nga pjesët më të njohura të baletit, së bashku me të famshmin Valzer dei fiori dhe Danza della fata confetto. Baleti  përmban harmoni dhe ngjyra orkestrore moderne si dhe  një pasuri të madhe melodish.smiley>

Përkujtohet shfaqja e parë e cirkut shqiptar>smiley>

“Shkopi magjik”, shfaqja e parë e cirkut shqiptar, dhënë në nëntor të viti 1959, do të përkujtohet nga  artistët më të mirë të cirkut në datën 19 dhjetor me një shfaqje tjetër të titulluar “Qielli pikon yje” dhe në datën 26 dhjetor me shfaqjen e fundit për vitin 2009 me titull “Duke kaluar ylberin”.

Në këtë shfaqje do të risillen disa nga numrat më të realizuar dhe me shkallë më të lartë rreziku si numrat “Shkalla në ekuilibër”, “Vertikale me rrëshqitje”, “Bambuja” etj. Kjo shfaqje përveç artistëve me përvojë si Fitnete Duro, Kujtim Dumi, Fatos Alla, Sokrat Buzo dhe Pranvera Sallata, do të prezantojë edhe emrat premtues të cirkut të sotëm si Manushaqe Mullai, Stela Blloshmi, Erando Jucja, Xhejms Kodra, Juxhina Madhi, Rubin Zuna, Klaudia Duro etj.

Regjia e shfaqjes është realizuar nga Kiço Londo, në një konceptim modern të ndërthurur me traditën, efekte speciale dhe shumë surpriza të tjera. 

50 vjetori i krijimit të cirkut shqiptar u përkujtua javën e kaluar edhe me sesione shkencore, ekspozita fotografike dhe dekorim të artistëve që kanë lënë gjurmë në historinë e gjatë të cirkut shqiptar.

Ekspozitë kundër ngrohjes globale >smiley>

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë është hapur ekspozita "Act Expo 2009". Në ketë ekspozitë janë paraqitur projekte grafike, të cilët janë rezultat i punës së artistëve dhe profesionistëve nga e gjithë bota, pjesëmarrës në betejën kundër ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike. Ekspozita ofron një koleksion të publiciteteve më bashkëkohore që ilustrojnë  zhvillimin e qëndrueshëm të çështjeve kryesore duke filluar nga mjedisi deri tek problemet sociale.>smiley>

"Act Expo 2009" është një ekspozitë interaktive. Vizitorët kanë  mundësi të firmosin online nëpërmjet një webcam-i një peticion mbi temën "Time For Climate Justice">smiley>

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 20 dhjetor.

9 Komente

Ah Cirku i Torones,

Dyshja e kllounve ne cirkun e vjeter ishte botnore. Met Selimi mund te krahasohesh me te madhin Grimaldi.

S'ja maj men emrin kllounit tjeter, atij ezmerit. 

A ka na 1 peshk qe e kujton??? 

 

 

Sa fantastike je ti  fantastikja Ana H

10 piket e mundeshme per ty. flm pafundesisht.

do ta kisha si gozhde ne koke deri sa ta kujtoja.

smiley

Ho una memoria d'elefante, non di pesce rosso! 

pafundesisht e kenaqur qe s'te lashe te perpeliteshe si peshku ne zall. smiley

Bedrije,

do me marresh dhe mua ne Cirk? S'e kam pare asnjehere arenen nga brenda. smiley

po hec mi, kush te ka ndal smiley

vetem se nuk osht arene, por nje si tende e larte smiley

megjithate nuk eshte keq smiley

inshalla nuk osht ftohte e na smuresh smiley

 

Do mbeshtillem me shall e me kapuc mire e mire.

te kam xhan, Bedrije. smiley

oh good, do shkoj ishalla.

sepse perndryshe cirku i sotem ka vetem 1 shfaqje qe jepet cdo te diele 6 muaj me radhe smiley

ata te shkretet perpiqen vertete shume, ama, me thene te drejten ke kjo shfaqja e fundit, artistet me te mire ishin qente qe kishin mesu aritmetike smiley 

Ah se mu kujtu kjo puna e qenve, Ishte koha kur fitum ne me Belget ene Belget sa kishin dale ne vend te 4 n'Kampionatin Botnor. Ben Minga i shkrete, paste rahmet, boni ate golin fantastik.

Tahir Bacova organizoi nji neshje me qent, si pjese e shfaqes se cirkut.

Ben Minga ishte zevendesuar nga nji bub kacurrel, detaj qe atehere me beri pershtypje.

Edhe Beni kacurrels ishte i shkreti. 

 

Une mbaj mend se cirku gjithmone karkterizohej nga BEN SHAKA

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).