Mbi Çamërinë dhe çamët

Intervistoi Mentor Nazarko

INTERVISTA E PLOTE / Profesor Niko Stillo është çam ortodoks që jeton në Gjermani. Ka lindur në një fshat të Prevezës (Greqi). Është larguar në moshën 20 vjeçare nga Greqia dhe ka shkuar në Itali, ku ka kryer studimet për statistikë. Më pas ka jetuar në Gjermani ku ka kryer studimet për Petagogji dhe Ekonomi. Ka "mbetur" në Gjermani ku është marrë me gjuhën e vjetër shqipe, me shkrimet e vjetra në shqip dhe me Etruskologjinë. Në këtë intervistë për gazetarin Mentor Nazarko (Emisioni "Antinomi&quotsmiley, profesor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë , professor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë çamë

Profesor, cila është teza juaj kryesore në këto studime që keni bërë?

Teza ime është se gjuha shqipe është nga të parat në mesdhe. Kjo ishte një nga gjuhët e para dhe të gjitha mbishkrimet e gjetura etruske ishin të shkruar në gjuhën shqipe.

Pra ju mendoni se gjuha shqipe vjen nga gjuha etruske?
Jo unë mendoj se etruskët ishin një pjesë e gjuhës shqipe. Po ta shohim sot një copë nga ai vend thonë Toskanë që janë etruskët. Toskë kemi dhe në shqipëri. Toskanë do të thotë anë e toskëve.

Sot ka shumë studiues shqiptar si brenda ashtu edhe jashtë vendit që i japin shqipes një vend të rëndësishëm në Ballkan. A janë të mbështetura shkencërisht këto përfundime apo janë thjesht dëshira?
Janë të mbështetura. Më lër të të them si e kam nisur unë. Unë jam lindur dhe rritur në Greqi. Ne protestonim për mungesën e shkollave në gjuhën shqipe dhe grekët na përgjigjeshin duke na thënë se :- "Çfarë shkollash doni, se ju nuk keni as shkrim, as këndim. Në moshën 23 vjeçare kam marrë për herë të parë në dorë një libër të arvanitasve shkruar në gjuhën shqipe me alfabet grek. Nga njëra anë ishte ajo propaganda greke dhe nga ana tjetër ishin studimet. Pastaj rashë në kontakt me librin e Thomopullit ,ai fliste për pellazgët dhe Pellazgologjinë. Këtu në Shqipëri nuk e di se si është përkthyer. Ajo ishte e shkruar në gjuhën greke dhe Thomopulli si shqiptar. Etruskollogët dhe pellazgollogët e sotëm mbështeten tek ky libër si referencë kryesore.

Po ku mbështetet teza juaj? A ka konfirmime me natyrë shkencore tek autorë serioz që mbahen si pikë referimi për këtë fushë? Përfundimi juaj se shqipja është një nga gjuhët e para në Ballkan...

Unë kam bërë një libër historia e Shën Arvanitasve të cilin e ka nxjerrë para disa viteve ministria e kulturës së Kosovës në Universitetin e Prishtinë. Ky libër ka një tekst nga një mumje që është sot në Zagreb e cila kishte brenda saj një tekst me 12 faqe i cili ishte i shkruar i gjithi në gjuhën shqipe. Kush kupton çamërisht e kupton perfekt pasi është gjuhë çame.

Këtë drejtim të studimeve tuaja, për origjinën e shqipes e ka lëvruar dhe një figurë e rëndësishme arvanitase, Aristidh Kolia.
Unë me Aristidh Kolian ishim miq. Ne ishim nga ai brez që mendonim se gjuha shqipe kishte ekzistuar dhe më parë. Ai ishte një shkrimtar me talent.

Por nuk ishte studiues.
Unë nuk mund të them se nuk ishte studiues, por nuk ishte glosollog.

A i keni botuar studimet tuaja në ndonjë gjuhë tjetër, p.sh në greqisht?
Kam botuar dhe në greqisht.

Cili ka qenë reagimi i studiuesve grek për librat tuaj?
Në fjalorin e Marko Boçarit që kam nxjerrë shumë fjalë i gjen në çamërisht , shumë fjalë në fjalorin e sotëm të gjuhës shqipe dhe shumë fjalë të tjera nga fjalorë të tjerë. Për këtë botim më ka shkruajtur dhe rektori i Universitetit të Athinës i cili më thoshte se "keni bërë shumë punë, por pa mend".
Ky citim i tij më ka ardhur nëpërmjet një kartoline që më dërgonte. Këto lloj shprehjesh, thonë grekët për ato gjëra që nuk iu pëlqejnë. Pasi teza ime ishte kundër propagandës greke. P.sh. po t`iu themi se ne shqiptarët jemi më të vjetër se sa grekët nuk mund të kesh më diskutim me ta se nuk e pranojnë. Pra ky libër nuk mund të pranohej nga grekët

Në dijeninë tuaj, a është e gjallë ndjenja ose identiteti shqiptar?
Po është i gjallë, tek çamët.

Po çfarë janë çamët, shqiptarë, grekë apo turq?
Çamëria është një koncept gjeografik. Atje përveç banorëve të Epirit kishte grek, vlleh, hebrej por më të shumtë ishin banorët shqiptar. Shqiptarët çamë që ishin kristian nuk kishin probleme ndërsa ata që ishin musliman janë sot krejt të kthyer në Shqipëri.

Pra ju thoni që ata që mbeten në greqi ishin çamët kristian, por ato nuk thonë se jemi shqiptarë apo jo? Nuk duan ta thonë një gjë të tillë.
Ka shumë prej tyre që e thonë. Ndahen në dy lloj, në ata që janë të dhënë pas fesë kristiane dhe thonë atë që thotë prifti, të cilët nuk e thonë se jemi shqiptarë dhe pjesa tjetër që janë ateistë të cilët vënë në punë arsyen dhe e thonë pa ndrojtje se jemi shqiptarë.

Sa veta mund të bëhen këta, sa frymë?
Janë dy prefektura, ajo e Thesprotisë dhe ajo e Prevezës. Çamëria është më e madhe. Në Thesproti janë 35 mijë shqiptarë kristianë dhe muslimanë. Preveza ka 30 mijë shqiptarë. Në total përafërsisht 70 mijë shqiptar të Çamërisë.

Po pse këta nuk duan ta thonë se janë shqiptar? A u bën presion shteti që të shprehin identitetin e tyre? Apo ju vjen turp që të thonë se janë shqiptarë?
Disave ju vjen turp ta thonë, disa që punojnë në adiminstratën shtetërore kanë frikë.

Po sikur t`u thonë atyre se duam t`iu hapim shkolla. A do ta pranonin ata hapjen e shkollave në shqip. A do t`i ndiqnin apo nuk ka kuriozitet?
Për shkollat është një problem që nuk di t`iu them se si do të silleshin. Por unë kam thënë shumë herë që të futet gjuha shqipe në program mësimor ashtu siç hyn gjuha e huaj. Domosdoshmërisht në ato vende ku ka shqiptarë.

Këtë gjë e thoni ju, por a ka njerëz të tjerë që mendojnë dhe shprehen si ju atje?
Po ka shumë njerëz të tjerë që mendojnë si puna ime dhe që e shprehin.

Po këta a kanë organizata , komitete?
Jo nuk kanë.

Po pse a kanë frikë të kenë organizata ?
Mund të jetë frikë ,por mund të jetë interesi i tyre. Ka dhe disa që nuk e duan.

Vijmë te pjesa e përzënies së çamëve të tjerë që ishin mysliman. Përse u përzunë këta, për fenë apo se ishin më të pasurit që t`iu merrnin tokat?
Para dy muajsh isha në Prishtinë me temën e Çamërisë. Ne që jetojmë në Greqi i themi Eladha. Aty jetojnë grek, vlleh, shqiptarë , serbo-maqedonasit. Këtë Eladhën e vunë kristianët. Kush ishte krisitian ishte grek, kush nuk ishte kristian quhej turk. Dhe çamët i kanë quajtur turk alvani.

Kjo është se çfarë i kanë quajtur. Por përse i përzunë ata?

Që nga koha e Metaksasë ekzistonte parulla: -"Greqia, për grekët ortodoksë. Erdhi koha u bë lufta, erdhën gjermanët dhe pse ishin mysliman u përzunë.

A kanë bashkëpunuar çamët me gjermanët?
Po ka pasur disa që kanë bashkëpunuar. Po për grekët që kanë bashkëpunuar si të themi? Babai ka qenë spiun dhe ai le të dënohet për atë gjë dhe jo fëmijët,ata le të jetojnë normalisht.

A po ndryshon ndopak mentaliteti në Greqi për këtë çështje. A po pranohet se ishte një gabim përzënia e tyre?
Ka shumë njerëz që pranojnë se ishte gabim, por nga ana tjetër ka dhe shumë të tjerë që thonë ajo ishte një gjë e mirë që u bë dhe nuk kemi probleme të tilla.

Po tek çamët ortodoks , a ka ndonjë ndjenjë faj që bashkëvëllezërit e tyre mysliman u përzunë?

Unë kam folur me shumë çamë që kanë vajtur nga Shqipëria në Çamëri dhe kanë gjetur shumë njerëz që ishin mikpritës dhe shumë njerëz që kanë qarë. Kurse nga banorët e ardhur të atyre viseve nuk e kanë gjetur atë ndjenjën e miqësisë.

Në fund të fundit përzënia e tyre erdhi edhe si pasojë e përçarjes që u fut mes çamëve mysliman dhe atyre ortodoksë...
E vërtetë është kjo që përzënia e tyre erdhi dhe si pasojë e përçarjes.

Edhe vetë Zerva ishte çam ortodoks apo jo?

Unë nuk e di Zervën për çam, për ortodoks po . Nuk e di ku mbështetet një tezë e tillë.

Çfarë mund të na thoni për presidentin e Papulias? A është edhe ai çam ortodoks apo jo?

Papuliasi nuk është çam, por ishte nga Epiri dhe paraardhësit e tij ishin nga Shqipëria. Vjen nga pjesa e minoritetit grek këtu, ku mund të ketë dhe gjak shqiptar.

Ai nuk e ka përmendur ndonjëherë këtë gjë.
Nuk e ka përmendur dhe për mua nuk përbën ndonjë gjë të veçantë nëse është shqiptar apo jo.

Si mendoni, cila është zgjidhja për problemin e shqiptarëve të shpërngulur nga Greqia? Ju e dini se ka pasur edhe shqiptarë të tjerë mysliman që janë shpërngulur nga zona e Selanikut të cilët janë vendosur në Korçë dhe Kolonjë. Po flas për një grup më të vogël që janë shpërngulur gjatë konfliktit civil 45`-48`.
Ata ishin pak dhe më të shumtët nuk janë përzënë se ishin pjesë e ndonjë minoriteti por se ishin komunistë. Ata të cilët ishin komunistë ikën nga Greqia .

Çamët vazhdojnë akoma të kërkojnë të kthehen. Cila mendoni ju do të ishte zgjidhja më e mire?
Propaganda nga të dyja anët na ka bërë një mur, një kanal të madh dhe ka vënë dhe ujë brenda dhe kanë futur edhe krokodilin që mos ta kalojmë. Ne duhet të prishim këtë mur dhe të vijmë më afër kjo vlen për të dyja anët. Të vijmë më afër dhe të gjejmë gjuhën e komunikimit.

Po nga pikëpamja shtetërore?

Po të dojë shteti grek nuk do ta kishte problem t`u jepte çamëve të shpërngulur pasaportën greke.

Po a është problem i pronave që e vështirëson një fakt të tillë, pasi çamët kanë qenë edhe të pasur apo jo?
Jo të gjithë, por kanë qenë të pasur. Shteti grek mund t`i kompensojë.

Por ama po të hapet problemi i kompensimit të çamëve, do të hapet dhe ai i maqedonasve dhe sllavëve, kjo është një gjë e komplikuar!
Problemi i kompensimit të pronave është një problem që shtrihet më gjerë në të gjithë Evropën. Evropa e demokracisë nuk ndjen nga njëri vesh për problem të tilla.

Faleminderit profesor

18 Komente

Nuk do shume shpjegim qe Camet ordodokse ne Greqi jane te pasigurte ne shprehjen e identitetit. Ne kemi komunitete te tera ne Shqiperi qe per nje arsye ose tjeter jane vete te paqarte e te pasigurte.

Problemi Cam eshte conceptuar drejtesisht nga pala shqiptare si nje problem i te drejtave te njeriut.

Kjo ceshtje e neglizhuar kaq shume, u duk sikur u varos ne vitet socialiste te F.Nanos kur politika e jashtme Shqiptare u drejtonte nga ambasada greke ne Tirane.

Krahu tjeter nuk ka shprehur kundershti te hapur, por vepron ne te njejten menyre per te dobesuar ceshtjen Came.

Dy gabimet kardinale te Saliut mbeten.

1. Dhenija e tokave te bejlereve Shqiptare minoritet Grek, veprim i cili jo vetem dobesoi Shqiperine por edhe zhvleftesoi argumentin Cam per kthimin e pronave te tyre. 

2. Manipulimi i ceshtjes Came per perfitim elektoral ka aritur me sukse te heshti zerin e cameve ne arenen internacionale. Inisiativet Came hasin pengese te vazhdueshme nga ana Shqiptare. Po ta krahasosh kete sjellje me veprimet e ish- presidentit socialist  Mejdani, pretendimet e PD si parti me kredenciale me nacionaliste se PS jane mbetet krejtesisht te pabaza.

Si mendoni, cila është zgjidhja për problemin e shqiptarëve të shpërngulur nga Greqia? Ju e dini se ka pasur edhe shqiptarë të tjerë mysliman që janë shpërngulur nga zona e Selanikut të cilët janë vendosur në Korçë dhe Kolonjë. Po flas për një grup më të vogël që janë shpërngulur gjatë konfliktit civil 45`-48`.

Ata ishin pak dhe më të shumtët nuk janë përzënë se ishin pjesë e ndonjë minoriteti por se ishin komunistë. Ata të cilët ishin komunistë ikën nga Greqia .

S'e kuptoj kete pergjigjen. Jo te tere myslymanet ishin komuniste, ma do mendja. Si shpjegohet atehere qe s'mbeti kembe myslymani shqiptar ne Greqi? Konvertim i detyruar i mevonshem, a si?

s'ka lidhje me cemerit ajo pergjigje!!!

pse, shqiptaret e tjere s'merren ne konsiderate, keshtu?!

Ne Greqi ka 4 grupime shqipetaresh dhe me gjithe emigrantet behen 5-se.

  1. Camet jane autoktone, dhe jetojne kryesisht ne paramithja, preveze, gumenice dhe filat.
  2. Arvanitet qe jane te vajtur atje shume heret ne shekujt XIV-XVI, jetojne kryesisht ne rrethinat e athines, korinth, peliponez, dhe ishujt e hidhres.
  3. Shqiptaret e Evrosit, jane rreth 14 fshatra me gjithsej 30-40 mij shqipetar, kan ardhur ne greqi nga  edeneja e turqise ne kohen e shkembimit te popollsise  ne vitet 20-te dhe kane origjine nga Kolonja.
  4. Shqiptaret qe jetojne ne zonat kufitare me shqiperine, sic jane janina, konica, kastoria.
  5. Dhe emigrantet qe jane vendosur gjithandej ne greqi.

po keta te Selanikut ne c'grup hykan atehere?! edhe keta si te perzene duhet te kene pasur prona, apo mqse nuk qenkan autoktone si camet s'u eshte hyre ne hak ketyre. (Nazarko ka bere nje liber mbi keta shqiptare (jo came) "Lufta e fundit"... dhe nuk kane te bejne fare as me ligjet e shkembimit ne vitet 20)

nejse, gjithesesi mua ky eksperti me duket sh konfuz. nje here thote qe myslymane came tani nuk ka, ndersa me poshte, duke iu referuar diteve te sotshme, thote qe Thesproti ka 35 mije came kristiane e myslymane. (ec e mere vesh! a ndoshta kane lost ca gjera ne translation, a ndoshta Nazarko e kish mendjen ne tjeter vend tek bente pyetjet. lol)

 Shqiptarët çamë që ishin kristian nuk kishin probleme ndërsa ata që ishin musliman janë sot krejt të kthyer në Shqipëri

Sa veta mund të bëhen këta, sa frymë?
Janë dy prefektura, ajo e Thesprotisë dhe ajo e Prevezës. Çamëria është më e madhe. Në Thesproti janë 35 mijë shqiptarë kristianë dhe muslimanë.

 

Ti i ngaterron keta me komunistet greke, qe ngelen ne shqiperi mbas luftes civile te 48-es.

Solis eshte i biri i njerit nga ata.

Komunistet greke jane transferuar pothuajse te gjithe jashte Shqiperise.

Po une po te them se ai Solis i PBDNJ qe ka qene minister, eshte i biri i njerit prej atyre qe ngelen.

Se dhe keta kane lene prona, kur kan ikur apo jo.

jo, nuk i ngaterroj aspak, se eshte historia e njeres prej degezimeve te mia, e as jane perzjere me luften civile.

kuptoj pse Nazarko nuk ka insistuar me kete pyetje me sh.

kish trokitur ne kishen e gabuar.

 

Problemi qendron tek te kuptuarit e cameve ortodoks qe eshte ne te miren e tyre shprehja hapur e perkatesise se tyre kombetare,

dhe dalja nga gjendja e frikes se krijuar se po te thone se jane shqiptar ortodoks (cam ortodoks), di gjeje fati i vellezeve te tyre myslimane.

Pastaj ka dhe nje te keqe tjeter qe ne s'duhet ta kemi frik ta shprehim,

qe eshte se,

keto 2 nengrupime brenda te njejtit grup e urrejne njera tjetran ne baza fetare, kisha greke ja ka arrit qellimit.

Ka dhe shume pjestar te komonitetit came ortodokse qe sa nga zilia e pasurise ( cemrit mysliman kane qene shume here me te pasur se cemrit ortodoks),

sa nga inati i ndasive fetare kane marr pjese ne masakrat qe jane bere mbi popullsine e camerve mysliman ne 44-tren.

Profesori me lart thot se Zerva s'ka qene cam ortodoks, por une mendoj se ai gabon.

Zeva ka qene trushplar nga kisha greke, por ai ka qene nga fshat me popullsi 100% cam ortodokse dhe me prinder shqiptare.

E para, Zerva nuk eshte cam ortodoks.Ai eshte me origjine suliote.Suliotet nuk jane as arvanite as came ortodokse.Ky grupim duhet shtuar ne ate listen tende si grupim i vecante shqiptaresh ne Greqi.

Se dyti, per ate punen e shqiptareve me prona ne Selanik,profesor Stilloja ka te drejte.Kam nje shok qe pararadhesit e tij kishin prona ne Selanik,dhe ai eshte me origjine nga Kolonja.Nuk ishte komunist por me origjine bejlere.Ai inatosej shume qe kur qeveria jone permendte ceshtjen came ,nuk permendte ceshtjen e shqiptarevte Selanikut me prona ne Greqi.Dhe nuk diskutohej per 1 shtepia po 1 dyqan por per shume me teper se kaq.

Sa per vllavrasjen midic cameve,kjo eshte amplifikuar nga propoganda greke dhe nga ekstremistet muslimane shqiptare ne blogosfere.

Faktet flasin te kunderten.Camet ortodokse nuk kane vrare came muslimane(ose pjesmarrja e tyre ne masaker ka qene shume e paparfillshme),por gjitheshtu e vertete eshte se shumica e tyre qendruan indiferente ndaj masakres.Ka pasur edhe nje pakice cames ortodokse qe kane strehuar muslimanet.Kjo eshte e verteta dhe mos u mashroni nga propoganda.

Vete fakti qe sot camet ortodokse te presin me krahe hapur nese vjen nga Shqiperia, tregon qe ata kane akoma nje ndergjegje shqiptare.Kete ma kane thene jo pak vete  qe jane strehuar atje.Ka plot prej tyre qe vertet e pranojne qe jane shqiptare,ndonese nuk e thone me ze te larte.Mund te shihni edhe dokumentaret e Rudina Xhunges per kete qellim.

Shqiptare e konsiderojne veten edhe shqiptaret e Evros qe jane nja 30-40mije me origjine nga Kolonja ,nga gjiri i te cileve doli edhe Noli i madh.

Ndryshe qendron puna me arvanitasit dhe suliotet qe e kosiderojne veten greke dhe perbuzin shqiptaret.Anti shqiptaret me te medhej fatkeqesisht kane dale nga kjo popullsi qe nga Venizellosi e deri ne Spiromilla qe kane pasur gjak shqiptari dhe shpirt greku,apo edhe Zografi i tmerrshem qe vrau Papa Kristo Negovanin.Kane nxjerre edhe arvanitasit koka qe i kane bere nder ceshtjes shqiptare si Kullurioti,Maruga apo Kola por keta jane vrare qe te fillimet e tyre nga greket.Edhe presidenti i Greqise,arvanitasi Teodoros Pangalos  nenshkroi 9 marreveshje me qeverine shqiptare te Zogut dhe ndaloi shpernguljen e cameve muslimane ne drejtim te Turqise.Por fatkeqesisht qendroi ne pushtet vetem 1 vit dhe u rreziua me grusht shteti.Qeveria qe erdhi me pas,ndermjet te tjerave, i abrogoi te 9 marreveshjet e Pangalosit dhe vazhdoi shpernguljen e cameve me aq sa kishte mundesi.

Territoret e sulit perfshihen ne ate qe quhet cameri, apo gaboj une!!!

Vlonjat!

Camet jane autoktone.Soluiotet jane te ardhur nga Shqiperia ne shekullin e 14-15.Ky eshte ndryshimi midis tyre.Sa per harten kam pare harte ku Suli ishte me vete.

Kinotita Souliou.png

 

pjesa me te kuqe eshte SULI, dhe ne keto dy hartat me lart mungon PREVEZA.

 

ja dhe harta e Prevezes;

OK,Ok ja po terhiqem.Kaq problem eshte qe te thekesohet qe Zerva ishte cam apo suliot?Ok ja po ta bej qefin qe Zerva ishte cam ortodoks.

Cfare mendon per pjesen tjeter te komentit tim?Me dukemi se po zihemi per mustaqet e Celos prandaj.

A ka mundesi ta marrim vesh se cili eshte ai analfabet qe e ka shkruar kete interviste? Jo per gje, po shqipja e shkruar ketu eshte per faqe te zeze fare! Skandal me vete. Te kerkosh futjen e shqipes si lende mesimore ne Greqi, edhe ne nje interviste te tille, dhe ne nje blog te ketille, ku supozohet qe po shkruajne shqiptaret (e shkolluar shqip), kur shqipja e vete intervistes eshte krejt e padenje per t'u lexuar dhe koke e kembe me gabime trashanike, mua me duket si ironi.

Doni shqip ne Greqi? Une them te mesohet shqipja ne Shqiperi njehere, nga ata shqiptare qe nuk e paskan problem te pranojne qe jane shqiptare, qe nuk kane frike ta pranojne hapur dhe qe pretendojne ta kene gjuhe te memes.

Faqja e faqes se zeze. Aq sa m'u duk(nga shqipja e intervistes) se dhe ky Stilloja shqipen e kish mesuar diku ne ndonje komunitet imigrantesh.

Une s'po zihem me kerkend (s'eshte natyra ime, megjithese origjina ma do), ne thjesht po shkembejme mendime miku im Solidarnosc!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).