Lionel Mesi, futbollisti me i mire i vitit

Pas “Topit të Artë”, Lionel Mesi fitoi edhe trofeun “Futbollisti më i mirë i Vitit”, që jepet nga FIFA. Në mbrëmjen “Gala” të zhvilluar të hënën në Zyrih, argjentinasi triumfoi ndaj Kristiano Ronaldos, Kakasë dhe dy shokëve të tij të skuadrës Ksavi e Iniesta.

Trofeu ishte një mirënjohje për atë që konsiderohet futbollisti më i mirë i botës për momentin. Mesi arriti të fitonte 6 trofe me Barcelonën, duke shënuar në finalen e Champions League si edhe në atë të Botërorit të klubeve. “Ky trofe përfundon një vit të mrekullueshëm për Barcelonën, për shokët e mi të skuadrës dhe për mua”, tha Mesi pasi presidenti i UEFA-s Mishel Platini i dorëzoi trofeun “FIFA World Player”. Lionel Mesi ishte golshënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve sezonin e shkuar, duke shënuar 9 gola, një prej të cilëve në finalen e Romës kundër Mançesterit. Po ashtu, ai realizoi golin e fitores në finalen e Botërorit të klubeve kundër Estudiantes. Për këtë çmim, që jepet prej vitit 1991, votojnë çdo vit trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare.

(a.l/balkanWeb)

7 Komente

e merito, s'ke ç'thu.

E meriton, vertet s'ke ca ti thush.

Sikur te bente edhe me Argj gjysem e asaj qe ben me Barçen do ishte mire ama.

 Lajmin ne fjale e kishin te gjitha gazetat kendej. Une nuk e prisja qe do e fitonte ky titullin. 

E meritoj pleshti. Shpresoj te vazhdoje me lojen e tij te shkelqyeshme edhe me Argjentinen.

E vulosi me ate golin qe boni ne abu dabi ne finale.

 

Kur do kemi nje shqiptar ne kete piedestal? Mos me thuani qe jam ne enderr, nga deshira e kam.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).