Koha Jonë ngre në detyrë përfaqsuesen e Suedisë në Shqipëri
Në përpjekje për ti dhënë më shumë peshë fjalëve të përfaqsueses së Suedisë në Tiranë, Elisabeth Stam, kundra veprimeve të opozitës, gazeta Koha Jonë e ka graduar sot znj. Stam në “Ambasadore të Suedisë në Shqipëri”. Nuk dihet nëse Ministria Suedeze e Punëve të Jashtëme do ta pranojë dëshirën e gazetës por hëpërhë znj. Stam shfaqet akoma si e “ngarkuara me punë" nën Ambasadën në Maqedoni që gjithashtu mbulon edhe Shqipërinë (nuk ka tani për tani Ambasadë të Suedisë në Shqipëri). Mbetet për tu parë nëse kjo e ul vlerën e fjalëve të saj për gazetën.
Suedia, bojkoti pa efekt per opoziten
Ambasadorja suedeze ne vendin tone, Elisabet Stam, i sugjeroi dje deputeteve te Partise Socialiste te rikthehen ne Kuvend pasi bojkoti i tyre nuk po sjell asnje efekt pozitiv. Ne nje prononcim per televizionin "Klan", Stam, ambasadorja e vendit qe ka kryesimin e radhes se Bashkimit Evropian, tha se dy forcat e medha politike duhet...
Suedia, bojkoti pa efekt per opoziten, Rozeta Rapushi, E Premte, 25 Dhjetor 2009
7 Komente
Qe ata te Kohes si gazete-prone e Frangajt e kane per detyre te shfrytezojne cdo gje, qofte edhe fluturimin e nje mize, ne funksion te politikave te pozites dhe denigrimit te opozites, kete tashme e dine edhe femijet e kopshtit. Nuk kuptoj titullin qe i eshte vene prurjes, madje as vete faktin e sjelljes se saj ketu te peshku. Ma shpjegon dot njeri?!
Eh, sa herë i kemi ngritur ne në detyrë duke i quajtur gazetarë...
haha! 5*
Ne kembe ben dhe gjera te tjera ajo ......si psh frymezim per nje ish Gazete me emer " K.Jone "
djegia paka bere efektin e duhur...
Kerkoj ndihme, kete shprehjen ne shkrim une se marr vesh :
Mbetet për tu parë nëse kjo e ul vlerën e fjalëve të saj për gazetën.
apo
Mbetet për tu parë, nëse kjo, e ul vlerën e fjalëve të saj, për gazetën.
apo
Mbetet për tu parë nëse kjo e ul, vlerën e fjalëve të saj, për gazetën.
apo
Mbetet për tu parë nëse kjo e ul vlerën e fjalëve të saj, për gazetën.
Si e kuptuat ju?