Gomonet, keto mjete mafioze!

Ne kuadrin e luftes kunder mafies, ka thene sot kryeministri yne i dashur, do zgjasim dhe per tre vjet moratoriumin ndaj mjeteve motorike lundruese. Degjoje vete ketu, ku thote pa hezituar qe keto mjete "s'kane asgje te perbashket me turizmin". 

 

P.S. Burime te pakonfirmuara thone qe ministrat Bode, Pollo dhe Basha po luanin online poker kunder njeri-tjetrit.  

9 Komente

Se c´ishte nje histori me Tritan Shehun, qe desh i vajti nga mbrapa Gramoz Pashkos, sepse desh u mbyt me gjithe jaht. Edhe ishte afer bregut shqiptar.

Asnje nuk e cau koken dhe te pyeste se sa ligje ka shkelur ai.

 hiHiHIIHihIIII. ( Qeshje histerike, se tani duhet me i kthy dylbit mbrapsh per te pare diten e liberalizimit te vizave)

Kjo puna e gomoneve eshte si te thuash do ndalojme seksin per tre vjet, qe te luftojme semundjet seksualisht te transmetueshme.

Po megjithate, si qytetar, mendoj se vendimi eshte i mire dhe i dobishem nderkohe qe jam i bindur se e kunderta, pra lejimi i skafeve, do te ishte i demshem.

Kjo per faktin se qeveria (kete e deshmon haptazi vendimi i mare) nuk eshte ne gjendje te kontrolloje as territorin e as trafikun detar me keto mjete.

Pra, me pak fjale, nderkohe qe mjetet lundruese te llojeve gomone, skaf, etj. nuk jane aspak te demshme ne vetvete, perdorimi i papergjegjshem, apo me keq akoma, kriminal, i tyre mund te jete qe c'ke me te (kete e kemi besoj te gjithe te vertetuar katerciperisht).

Dhe ne kushtet e nje qeverie te paafte te kontrolloje menyren e tyre perdorimit, mendoj se eshte me mire qe skafet te mos lejohen fare.

 

 

 

Po pra doktorri yne si doktor Adhamudhi, "ke problem me syrin krreje fare te shpetoj tjetri" te pakten te kene kurajon dhe te jene te sinqerte e te thone qe nuk kemi mundesi dhe mjete ta kontrollojme detin dhe per kete arsye, sa te behemi te afte per x vite, do ta bllokojme kete lloj aktiviteti dhe zbavitje. Po jo te cajne trapin duke i rene te njejtes vrime: "skafet i kontrollon mafia". Dallkautet.

Vendimi i qeverise (e kam thene dhe me perpara) eshte ne kundershtim me te drejtat e njeriut. Te gjtha aktivitetet e njeriut, te ligjeshme e te paligjeshme, kryhen me mjetet motorike, te çfardo lloji. P.sh. transporti i nje sasie droge, kryhet dhe me makine dhe me avion dhe me kamion. Mos valle duhet te ndalohen keto mjete motorike. Me keto mjete udhetojne dhe pasagjeret. Mirpo udhetojne dhe kriminelet e prostitutat.  Mos u dashka penalizuar dhe kriminalizuar keto mjete, siç ben Buall Mavria, qe i ka ikur llogjika, ose mbron interesat e ndonje kompanie, a shteti qe merret vete me keto pislliqe/krime.

Mendoj se prokuroria (nese ekziston vertet aty) ka pune me kete vendim antiligjor. Ajo duhet te zbuloje se pse kryeministri i ndalon keto mjete motorike. Cilat jane shtysat e verteta. Biles Prokuroria e ka per detyre ti thote kryeministrise se, ai vendim bie ne kundershtim me ligjin dhe te drejtat e njeriut, dhe persa kohe eshte keshtu, ajo (prokuroria) ka per detyre, ta pyesi, hetoje, izoloje, kete kryeminister qe ben sipas kokes se vet ose sipas urdherave te elementeve te kriminalizuar (element i kriminalizuar, eshte çdo njeri, objekt, organizate, shtet etj. , qe bie ne kundershtim me te drejtat e njeriut dhe te ligjit).  

O Pjer, mos be sinonime te tilla, midis makinave dhe gomoneve, dhe gjithasht mos ja fut kote me te drejtat e njeriut sepse ne shqiperi nuk eshte se c'do famijle ka nje ose dy gomone ne parking, dhe na kane zene halli.  Nuk eshte se vemi ne pune me gomone, ne fakt shumica e shqiptareve nuk kane pare, mundesi, dhe deshire te kene gomone. Ne rast se ky eshte ligje kunder te drejtave te njeriut, atehere duhet te dishe qe pothuajse ne te gjitha vendet e botes nuk lejohet te ngasesh ne rruge makina qe kane mundesi te ecin shume shpejt. Ja mundohu te bleshe ndonje nga ato te tipit te F1 dhe do shikoshe c'do ndodhi dhe ku muna ta perdoresh.

Ky eshte fakt dhe jo opinion: gomonet ne shqiperi ne 80% te rasteve jane perdorur per trafikim. Pronaret e gomoneve ne 60% (minimalishte) mirreshin me trafikim. Shteti akoma nuk ka mundesi te kontrolloje nje trafikim te tille, s'ka para dhe ka korupsion, dhe duke pare demin qe skafistet dhe trafiku i ka bere shqiperise, ky nuk eshte dhe aq vendim i pa-llogjikshem.

 

Tani ju po doni turizem me vapore, keni disa opsione qe ligji i lejon:

1. http://www.liveindia.com/salmankhan/yacht.jpg

2. http://www.bizarrebids.com/wp-images/posts/october07/boat.jpg

3. http://www.diversclub-crete.gr/images/boat-green.jpg

Po ky pse te duhet:

http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2009/01/gomone_barka.jpg

E shef pra qe ka raste kur shkelet kushtetuta per te miren e te gjithe popllit.

Pse mos te hapim edhe kutite

smiley

Kjo puna e kutizmit do ju lere me pasoja. Nqs une e permend me shaka dhe per tu tallur me fenomenin kutist, juve e keni seriozisht, tashme ju eshte stampuar ne tru. Rrezik dhe naten ne gjume kur flisni percart fjalet me te perdorura jane "kuti" dhe "hap". smiley

Deris sa gomonet nuk jane pjese e Mafias Demokratike ato si pjese e vogel e mafias puniste (diku andej nga mafia socialdemokrate e Gjinushit) ato patjeter qe do te ndalohen

Pse nuk ndalohen privatizimet si pjese e mafias demokratike apo ndertimet ne Tirane si pjesa kryesore e Mafias Puniste?

 

 

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).