Berlusconi sulmohet nga nje njeri me probleme mendore

Kryeministri italian Silvio Berlusconi u godit në fytyrë dhe rrëzua në tokë pas një tubimi politik në Milano.

 

Pamjet treguan Berluskoni-n, 73 vjeç, me buzë të prerë dhe gjak në fytyrën e tij dhe mjekër. Një burrë është arrestuar.

Kryeministri, ne dukje i shushatur, u ndihmua të ngrihet në këmbë nga ndihmësit e tij dhe fut në një makinë. Ai doli jashtë dhe u përpoq të shfaqet në publik për të treguar se ishte në rregull.

97 Komente

mire ja ka bo qenit.

si smarrin i cike shembull kta aktivistet tane mre, mjafti dhe kta komunistet e vegjel, por shkojne i bijne legenit, ne vend qe ti bien qenit !

smiley

nuk jane pjekur kushtet bedrije.Duhet kriju njehere klasa punetore te ndergjegjesohet ajo pastaj te kalohet ne veprime lol

Nuk ua mban Bedrie. Nuk ua kane ngjare baballareve. Edhe Gramozi qe mbahet si me i forti, i ka te mbushura pantollonat.

a mi bedrie, mos te rent ne pjese ta enderrosh (me qe ne realitet se bene dot),

berluskonin dhe e godit, por e di qe s'te hyne as nje gjemb ne kemb, e sa per ket tonin (tuajin domethene. nga vendi ku jetojme), po e godite,

jo vet qe HUMBE po dhe fisin e fute ne gjak.

,

Ah sikur te ish si mesazh per Politikanet tane smiley

PS.Vej bast qe ky eshte grushti  i pare qe ha berlusconi ne jeten e tij smiley

So mush for italian secret service smiley

Une solidarizohem me Tushen per grushtin se ky kopili na i ka quajtur te nxirre nga dielli jevgun tone, nderkohe qe ai eshte nxirre nga i ati jo nga dielli. smiley

prononcimi i Berishes per ngjarjen :

“I uroj shërim sa më të shpejtë mikut të Shqipërisë Silvio Berluskoni, pasi pak orë më parë u agresua nga një i cekulibruar, të cilin do ta saktësojë policia italiane. Unë shpreh ndjenjat më miqësore të gjithë shqiptarëve ndaj këtij miku të madh, europiani të madh, mikut të gjithë shqiptarëve”, deklaroi kryeministri Berisha.

bw.balkanweb.com/shqiperi/berisha-denon-sulmin-sherim-te-shpejte-berluskonit-3436.html 

 

Unë shpreh ndjenjat më miqësore të gjithë shqiptarëve ndaj këtij miku të madh, europiani të madh, mikut të gjithë shqiptarëve

Jepi e lal jepi. Tall trapin edhe kur ngushëllon ropt.

 

smileysmiley) :laugh: smiley

 

u agresua nga një i cekulibruar, të cilin do ta saktësojë policia italiane.

Berisha eshte i papam kur flet

po do me bo sikur o i mrendshem pra .Asht evropianc ene ky edhe i vijne haberet te parit.

E bete dhe goditjen e Berluskonit about Berisha? smiley

Tani ngelet vec te hapet kutia dhe te dale e verteta e ketij sulmi. smiley

Ok, nga dashuria per informacionin e lire, ja edhe nja dy te dhena te tjera:

Agresori quhet Massimo Tartaglia dhe me sa duket kurohej prej 10 vjetesh per crregullime psikike.

Objekti me te cilin u qellua Kryeministri eshte nje statuje-souvenir e Duomos se Milanos.

Demtimet qe pesoi B. jane: nje dhemb i thyer i siperm, buza e çare dhe hunda e thyer.

Ne facebook jane krijuar grupe ne mbeshtetje te Tartaglia-s, nen parrullat: "Faleminderit Tartaglia", "Jemi te gjithe Massimo Tartaglia" dhe "Tartaglia, shenjtor menjehere!".

P.S. Sapo pashe lajmet dhe telegrami i Berishes nuk u permend gjekundi. Vetem ai i Putinit smiley

gjuha shko atje ku dhemb dhembi

Po pra, gjuha shkon ku dhemb kutia.  smiley

Dhe speaking of shqiptarizim te ketij incidenti:

Agresori quhet Massimo Tartaglia dhe me sa duket kurohej prej 10 vjetesh per crregullime psikike.

Shiat, ca koincidence e frikshme! Mos do te thote kjo qe dhe Edi Rama do beje te njejten gje me dhembet e Berishes? smiley

Ka ndonje domethenie mbiemri Tartaglia? Jo per gje, por meqe emrin e paskesh Massimo, dhe gjysma e dyte e mbiemrit dmth "me pre'" do ishte gallate e gjitha kjo...

Nje miku im italian kishte vene  kete status

" Togliatti, oggetto di un attentato, si sforzò di pacificare il Paese. Se il gesto di una persona con problemi mentali diventasse oggetto di vittimismo, accuse e polemica politica per trarne vantaggi, ci sarebbe da fare sana dietrologia"

 

 

Personalisht  nje e peshtyre  do kishte mjaftuar.. dhe nga nje qe nuk cilesohet  i çmendur.. jam kunder dhunes ne menyre te prere

jam kunder dhunes ne menyre te prere

Varet per ca dhune behet fjale. Dhuna e proletariatit p.sh. kur piqen kushtet per revolucion eshte e domosdoshme dhe sjell paqen si rezultat.

cammon xhibi agresione te ketij lloji, po flisja per kete rast. Nuk kam simpati per Berluskonin por nje akt i tille nuk eshte per tu pershendetur.

Dhuna e proletariatit eshte ne fakt tamam si grusht kundra klases se kalbur borgjeze qe shtyp masat. Eshte ligji i tenxheres me presjon, dikur diku do shpertheje. Dhe me pas vjen clirimi, i presjonit dhe i masave, dhe domosdoshmerisht barazia dhe paqja. Nga te gjithe llojet e dhunave vetem dhuna e proletariatit sjell paqe, ndaj ne fakt eshte dhune e domosdoshme, sepse rezulton ne paqe, dhe ne clirim.

 Ca lesh proletariati mer Xhib? Ky eshte nje idiot qe do i kaloje vitet qe i kane mbetur ne ndonje burg ose ne ndonje cmendine. Me vjen vertet keq per Berlusconin, se pavaresisht budallalleqeve qe ben here pas here, eshte garip. smiley

Ne Itali s'ka çmendina! Jane mbyllur pas aprovimit te ligjit 180, i ashtuquajturi Ligji Basaglia.

@Lost "tartagliare" ne vija te trasha do te mund ta perkthenim si "belbezoj".

Ngjasoka me "derdellis."
Falemnderit, Finisterre.

Zotrules, s'kam ndonje sympathi per Berlusken, por kjo fotoja ma shpif smiley

Kurse une kam simpati, vetem se ne kete poze m'u duken kopje.

po ti hapi syte me se i kam vene dhe mustaqe. ca thua te kujtoi tani?

Ha, tani e pashe se jam tek kompjuteri "i vogel" dhe me driten e abazhurit s'dukeshin mustaqet. Sidoqofte edhe pa mustaqe ma kujtoi.

 

Zotrules, mua me kujtoi edhe pikturat e ketij xhaxhit...

 

smiley duhet lexuar kjo me poshte, koment te balkanweb: NJE AKT TERRORIST

Nuk behet fjale per nje akt rrugacerie as nje krim ordiner. Behet fjale per nje akt te mirefillte terrorist kunder Kryeministrit te Italise, Berluskoni.
Aakush nuk ka te drejte te sulmoje fizikisht nje person tjeter kushdo qofte ai. Ne rastin e nje personaliteti politik si Berluskoni akte te tilla perbejne akt terrorist!
Turp e faqja e zeze per autorin e ketij akti te rende! Drejtesia te beje punen e vet!
Turp e faqja e zeze per bodigardet e Sherbimin e Sigurimit te Kryeministrit Italian. Detyra e tyre kryesore eshte te parandalojne akte te tilla! Arrestimet jane detyre e policise! Ata nuk bene detyren dhe per kete aresye duhet te pergjigjen para ligjit!
Me te vertete me vjen keq per Silvio Berluskonin. Nje biznesmen i suksesshem! Deshmi miliardat e tij! Nje kryeminister i zgjedhur me voten e popullit italian! Nje njeri qe di ta jetoje jeten. Jeta jepet nje here! Nje personalitet me te meta... Te gjithe i kemi!
Drejtesi! Ligj!  

 

Mua me ardhka keq se eshte plak i mbajtur i shkreti smiley

Ehe plak plak po di ti bej punet si djale i ri ai smiley

VIVA VIAGRA

toko me fal qe po te them po ti o i uruar sikur i ke mbajte kandilin atij smiley

ngaqe i hodha nje sy shkarazi e lexova  gabimisht berisha... b-ë per b-ë

 Ky robi shifka lajmet e *Plazhit perballe*.

E paska vene ne zbatim thirrjen per shkulje dhembesh, te shohim kujt do ti iki dhemballa tani.  smiley

E gjeti dhe Berluska "hundeleshin" e vet. I lumshin duart djaloshit.

Te semure mendor e nxorren mediat Italiane sepse te tjerat thane qe ai ishte nje nga pjesemarresit ne miting. Skenari sipas mediave te huaja ishte i tille:
- Vjen Berluska dhe tall B
- Masa i thote: Me ke tall B ti Palaco
- Berluska: Kujt i thoni palaco juve. Palaco jeni vete.
- Ne "diskutim" e siper u nxeh njoni dhe doli ia futi ngrusht.

Komenti im eshte. Hallall ta bohte zoti!!!

Dhe une qe kujtoja se Berlusken e votonte 55% e italianeve! Ti duhet te hysh te 45%, apo jo Turing? smiley Ore, se tani m'u kujtua: i nderron nje cike si shume shpesh t keto flamurkat apo me duket mua?!

Une nuk kam votuar kurre ne jeten time dhe po qe per te votuar rob si puna e Berluska edhe gjob do paguaj dhe nuk do shkoja per te votuar. Une nuk kam flamur, flamujt i ven peshku. Pyet peshkun!

Sa per politiken Italiane dhe menyren sesi zgjidhen politikanet nuk ka nevoje per komente APO JO? Sepse nuk ka i madh e i vogel anembane botes mos te arrije te shpjegoje se si nje njeri si Berluska eshte akoma ne pushtet.

Mos u nxeh, se shaka ishte! smiley Sa per ate qe te gjithe e dine si dhe qysh Berluska eshte ende ne pushtet, te siguroj qe s'eshte e vertete. E votojne deri edhe njerez qe s'do te ta kishte marre mendja kurre. Nese ne Shqiperi kane korruptuar sistemin zgjedhor, ketej nga ne kane korruptuar mend't'e kokes.

Joooooooo nuk jam i nxehur fare por kam harruar gjithe kodet e smileve qe ti amortizoj komentet.

Une kam pasur fatin te jetoj ne Itali dhe i pashe nga afer vellezerit tane. Si te dale me leter kopjative jemi, po sigurisht origjinali eshte nje cik me i kallajisur dhe indrit me shume. Po ne ka nje gje ne te cilen Italia shquhet "PAR EXCELLENCE!!!" eshte politika dhe expressoja. E kane kthyer ne art. Jane njesh! Ca jane piza, spagetti etc keto i gjen ne cdo cep rruge po aq te mira sa ne Itali. Po politike si politika italiane dhe expresso si ne itali qe hahet me luge nuk gjen!

Rezart Taci italian rreh kafsherisht Mero Bazen italian.

Megjithese nuk e pranoj kete lloj proteste,(Nuk eshte keshtu qe zgjidhen hallet dhe problemet)nga ana tjeter me gezon fakti qe me kete akt ,tregohet qe nuk jane vetem shqiptaret popull i pacivilizuar (sipas italianeve).Prandaj mua jo se me behet vone per berlusconin,por jam i gezuar per mijera e mijera ata shqiptare qe  jetojne ne itali,qe per gati 20 vjet kan mbajtur ne kurriz epitete si te pa civilizuar apo brutti,sporchi e cattivi.(nga nje shqiptar qe ka jetuar per 15 vjet ne itali)

Te majtet jane kunder dhunes, po pro rrahjes.

Berluskoni eshte i poshter, se votojne per ate.

Ndersa ato qe nuk kane votuar per Veltronin jane te poshter.

Nuk duhet shume pune per ta kuptuar te majten.

Rrofte sikopatlliku qe qit ne drite ato qe do shpyrti.

Mbreme i gjithe diskutimi ne speciale TG1 ishte per pasojen e aktit te dhunshem ndaj kryeministrit miliarder. Pasoje ishte gjuha e urrejtjes qe njera parti politike akuzon tjetren per mafioze, dhe kjo e dyta akuzon te paren per kriminele dhe bombavenes ne 92.

Pasoja nuk ishte cmenduria e Tartaglies por reflektimi gjuhes se dhunes.

Po ta shikosh me kujdes eshte pasqyre mesdhetare, e sa me injorance te kete aq me dhune eshte e shprehur. Ne 97 ishte dhuna verbale dhe pasoja e ekonomise qe solli edhe dhunen me arme dhe anarkine. Po ta shikosh me kujdes jemi apo nuk jemi ne pritje te nje rasti dhune, kemi sot te dy palet qe shprehin fjale dhune partiake ne ushtrim te presioneve mbi popullaten, Njera pale godet tjetren me termin Mafioze, por pa denuar mafioze, ndersa tjetrat e quan te parin hajdut per interes te familjes, dhunues i zgjedhjeve por pa nxjerre asgje konkrete.

Te dy palet presin "Tartaglian" apo ate djaloshin grek te vrare vjet qe te follojne goditjen.

Kush do ta haje i pari?

Ne fakt, i kishte ardhur koha qe te dilte nje italian "trim", se ngelen duke u zene e duke u grire, por askush s'kishte guxuar te vinte dore mbi tjetrin. Sgarbi mban kampion per sherret e veta televizive. deri dhe uje ne fytyre i ka hedhur nje here nje tipi. Pupupu, sa llafe kane te flamosurit!

 

Italianet kane ditur "t`i vene hurin" kryeministrave kur ia u kane sjelle ne maje te hundes.

Nuk duhet me e harru qe Benito Musolinin( Ducen) e varen prej kembesh ne kembet e nje ure. Po gjithashtu edhe Kraksin e bene cope me gure sa nuk u kthye ne ne Itali e shkoi e vdiq ne Tunizi.

Qe kane patur shume kryeministra nuk do te thote asgje, vecse qe gjithmone kane qene te pa stabilizuar dhe i kane pas ndrruar qeverite ne cdo 6 muaj.  Kraksi ishte shembulli i pare kur e hengri si ky tani dhe nuk vdiq krenar atje, por ne mergim si delenxhi pasi kishte marre fonde e financime pa treguar origjinen. Pa tjeter i pasur si Fatos Nano, se nje pjese te pareve kishin edhe kaluar diku tjeter e jo vetem tek partia. Dhe kur, ne kohen kur Mafja kishte fuqine me te madhe se asnjehere. Te shkosh ne mergim ne kohen kur Italia ishte vendi qe pregatitej te ishte vendi me i hapur ne Europe per emigracionin nga te kater anet, ka nje domethenie te madhe. I thone nje llafi " te dhjesha parate kur ngelesh ne histori i zhyer me m.."

me pak fjale ti zotrules, kur vjen puna per qelbesira ata kane ditur ne fund ta tregojne vehten se jane me te zote se ne, dikur plebej 50 vjet, e tani bole te nje koqizmi karagjozesh.

Nuk dua t'i hyj ketij muhabeti... kam pershtypjen se ti ke standarte te tjera per moralitetin dhe ato epitetet qe perdor ne koment. Kjo vjen ndoshta na keqinformimi. E kam fjalen te ato qelbesira qe po thua ne fund... Nderkohe, po flet me nje njeri qe vlereson 1000 here me teper mafian italiane sesa te gjitha qeverite italiane te te gjitha koherave te marra se bashku. Prandaj, ndoshta duhet thene ndonje gje per popullin qe eshte ne mes, qe shtypet me shqelma nga qeverite dhe joshet nga mafia... le te thote dicka ai; se atij nuk i ve dot damke, edhe pse do tja veshesh turpin gjithsesi me Kraksin apo Ducen.

Me te vertete qe kam standarte te tjera per moralin.

Pak a shume di ta kap ate qe kryeministri eshte bere jo vetem i gjithepushtetshmi i medias italiane por ka filluar te dergoje mesazhe morali te cilat familja kristiane ose humane, pamevaresisht modernizimit te jetes sot nuk i honeps dot. Pra duke e cuar vehten ne delenxhiun pasanik te cilin nuk e kap dot as me gjethe fiku, por flet bukur dhe afashinon turmat po ashtu si Ducia dhe po ashtu si Kraksi, kur ndrkohe nje pjese e shtypit anglosakson nuk e soporton dot, tregon qe ka nje reagim. Dhe reagimi vjen nder popuj me koshience sociale, pamevaresisht si reagon me dhune verbale apo me dhune fizike. Nuk duhet me i harru revoltat e studenteve franceze qe ndryshuan Europen.

Kerkimi i ndjenjes se vleresimit te mafjes ndaj shteteit i cili eshy rregullatori ose norma sado i keq qofte eshte nje fatkeqesi. Edhe ujqerit kane nje rregull dhe hierrarki por shpesh kur ndodhen ne veshtiresi i sulen njeri tjetrit. Se si nuk para me pelqen as roli i deles( aty ishin edhe percaktimet e atyre qe i quaj "koqe" pasi nuk kane ndjenjen e revoltes) por edhe i atyre ne kopene se ujqerve( mafjes)

Massimo Tartaglia ka 60 000 fans ne facebook per nje dite.

 

 

Agresori, Massimo Tartaglia, i semure me probleme mendore qe ne moshen 18 vjecari.

OAS_RICH('Left'); "L'ho colpito perché lo odio" la confessione di Tartaglia

Mu Belusca m'kujtoi Tony Montanen ndersa perpiqej te pershneste turmen me turinjt gjak. "nuk kam gja,nuk me kini vra", mu duk sikur thoshte

Me vjen keq per kete qe ka ndodhur qe per fat te mire eshte vetem nje akt i pamenduar i nje te semuri mendor. E shemtuar eshte qe dicka kaq jocivile merr mbeshtetje ne boten virtuale.

Edhe pse nuk jam dakort me stilin e Berluskonit dhe mendoj se Italia meriton nje kryeminister te pakten me serioz se ky qe ka, mendoj se nqs. eventualisht do te ishin te nevojshme grushtat, ato duhet te ishin "grushta politike", por mesa duket ne nje vend ku e majta eshte kaq pasive dhe jo terheqese, nje xhest i tille duket sikur kompenson pikerisht mungesen e balancave midis forcave.

Ne fakt mendoj se kjo qe ka ndodhur thjesht rrit akoma me teper mitin e Berluskonit midis perkrahesve te tij e jo vetem.

bravo tartaglia! edhe thone qe italianet nuk jane trima! po per mua me veze duhet ta kish goditur se keshtu e ka shemtu me shume sec ishte. Po ishalla ky gjest sherben per te rrezuar sadopak mitin e ketij personazhi "te suksesshem" qe i ka heq gjysmen e trurit italise, ate racionale.

nuk èshtè hera e parè qè qèllohet ky...pèr faj tè njè idioti hajde tè dègjosh pèr nja 3-4 muaj tè mirè tè djathtèn italiane qè shndron nè teroriste gjuhèn e pèrdorur nga e majta ashtu si edhe do tè zhndrojnè berluskonin nè heroin qè qèndron pèrball sè keqes sè madhe(gjykatat dhe kushtetuta italiane)....dhe mè bèri shumè pèrshtypje fakti qè berluskoni nuk largohej nga vendi pa e filmuar dhe fotografuar tè gjithè gazetarèt e pranishèm...jo mè kot vjen nga bota e tv e spetaklit...!!!

po ai qe i ra bushit i djathte apo i majte ishte

 E kishte te shkrujteme ishkreti, si rrite rehat goja,..si italian mo,... bizbiq ne kulm,...kari-zmatik gjithe-andej.....!

Berlusconi kontrollon 90% te medias ne Itali, 10% e medias qe e kritikon,dhe e akuzon per shume gjera,eshte derguar ne gjykaten e larte,per abuzime,per shperdorime te ligjit,per favorizime,etj etj ..  si gjithemon Berlusconi i tregon koqet!

At`here kur mungon Demokracia do te vloje guri ose shishja ne fytyre! Berlusconi ka tallur koqet me opoziten,dhe popullin Italian!

 

 Keshtu siç po vijne punet, ku nga vezet dhe domatet, po kalohet tek mjetet e forta, nuk eshte çudi qe pas disa vjetesh te shohim automatiket dhe pistoletat. Po shihet gjithnje e me teper, politikane provokatore, indiferente ndaj ndjenjave te popullit, akuzues te ashper e te paskrupullt ndaj njeri-tjetrit, po shihet gjithnje e me teper nje polici e ashper, e armatosur (nderkoh qe duhet te jete paqesore), e per pasoje shihen dhe demostrata te ashpra, njerez te acaruar. 

Polici paqesore!!!!

Hajde shprehje budallai hajde!

Te kujtohet ty Genoa 2001 apo e ke harruar,se c'bene turmat e kuqe?

Cudi me keta te majtet e PPU.

Tjetri eshte votuar 2 here nga italianet ne zgjedhje te LIRA dhe te NDERSHME,juve na cani koken me pallavra.Me sa shoh nuk e shihni dot me sy se eshte i djathte,pavaresisht se te majten shqiptare e ka trajtuar me respekt ku ka qene ne pushtet.

Se sa po vuajne italianet kete e dine vetem ata dhe jo juve qe e shihni nga tv apo nga xhepi i refugjatit.Po te kishin vuajtur aq shume, nuk do ta votonin 2 here Berluskonin me 2 fitore te thella!

Pastaj kush ju pyet juve?Keni shkuar per nje cope buke ne Itali dhe tani qe e mbushet barkun po merreni me politike dhe jepni mend se si te votojne te tjeret.Harruat qe kur shkuat nuk kisht votuar asnjehere ne zgjedhje te lira me me shume se 1 kandidat.Tani po ju jepni leksione italianeve se paskan gabuar qe kane zgjedhur Berluskonin sepse ka pasur probleme dhe ka ceshtje ne gjykate.Po nuk me thoni njehere sa here eshte gjendur fajtor ky Berluskoni nga gjykatat?Sa mbaj mend une asnjehere,sepse provat qe jane paraqitur kane qene vetem per te krijuar show elektoral.Po na tregoni sepse Brluskoni nuk respektoka Kushtetuten italiane!!!Kush jeni juve qe e dini mire kete kushtetute dhe perse ato prokuroret aktive te Milanos nuk i hapin nje ceshtje per shkelje kushtetute Berluskonit?Pastaj jam i sigurte qe juve as keni lexuar kushtetuten italiane se skeni tru per ato pune, por thjesht perserisni ato qe degjoni ne lajme.

Shkoni ore lani makinat e italianeve dhe mos ja u qani hallin se sa vuajne dhe ke zgjedhin.

Solidarnost, Gjenova eshte njolla e zeze ne qeverisjen italiane te ketyre 20 vjeteve te fundit. smiley Duhet ta kesh bloze zemren te flasesh me kete gjuhe per masakren ne shkollen Diaz ... Sa per kuriozitet hidhu nje sy siteve italiane qe flasin per kete pune:

 

C'me duhen mua sitet italiane?

Une di qe turmat e kuqe u vune zjarrin cdo gjeje qe ju doli para dhe me e forta ne kete katrahure nuk u demtuan fare ata qe turma kish ne shenjester,por qytetaret e thjeshte dhe pronaret e vegjel te dyqaneve qe ju bene shtepine dhe dyqanet nje grumbull guresh dhe derrasash te djegura.

Nuk e di  se cu be ne shkollen ne fjale por di qe e majta sa here nuk eshte ne pushtet organizon trazira te tilla qe jane pasoje me shume e qeverisjes se saj se sa te te djathtes.Mua me mjafton qe turmat e kuqe qe mbajne protretet e Che Guevares, per te percaktuar qe jane morracake apo te paafte qe kane inat dhe xhelozi suksesin e komshiut apo te nje tjeri qe ka iniciative dhe dy pare mend dhe duan ti rrembejne cdo gje qe tjetri e ka arritur me pune apo me inteligjence apo thjesht me guxim dhe fat.

Pastaj perse e keni inat te djathten apo se po kerkon me shume rregull?E keni vene veten ndonjehere ne vendin e italianeve?Kur pa pritur dhe pa kujtuar zbarkojne mijra zbatharake,qe jo vetem i pret mire por dhe u jep pune dhe mundesi,dhe tani keta zbatharake qe kane veshur ndonje kostum te thone per ke te votosh dhe te gjykone nese nuk voton sic mendojne ata?Te vinin ca zbatharake nga Turqia dhe pasi te strehoheshin ne Shqiperi te merrnin letrat,pas nja 10 vjetesh te kerkonin te hiqnin Skenderbeun si hero kombetar se u prekeshin ndjenjat e tyre,ti si shqiptar denbabaden si do te te vinte???

Kam pershtypjen se Italia do nje politikan jo si Berluskoni po nja 10 here me te forte se ai,qe tja u mbledhe te gjithe abuzuesve dhe shpifesve qe perfitojne nga liria ne demokraci.

Hipokrizia me e madhe juaj eshte se ndersa beni namin qe Berluzkoni po paguan gra per seks ,ai gomari juaj i gjate ka pozuar dhe nudo ne plazhet publike apo nuk ka paguar detyrimet per djalin e tij kete e quani gje personale.Hadje dyfytyresi hajde!Dhe me tregon zemren e zeze ti mua!

Nuk ke jetuar ndonjehere ne Itali ti Solidarnosc, perndryshe s'do t'flisje keshtu. Ose ke qene si turist, nga ata qe bezdisen kur shohin ndonje lypes ne stacionin Termini.

Tani sa per te sqaruar nje gje shume te vogel:

puna qe sot kryejne imigrantet ne Itali eshte jetike per ekonomine dhe per mbarevajtjen e vendit;

taksat qe ata derdhin amortizojne ne nje fare menyre plakjen e popullsise vendase dhe kesisoj bejne te mundur psh pagesat e pensioneve;

rritja demografike e vendit eshte nder me te uletat ne Europe, por do te ishte edhe me e ulet pa lindjet e cifteve me kombesi mikse apo pa lindjet e femijeve te imigranteve... etc. etc.

Italia nuk disponon akoma dhe sot ndonje strategji integrimi per imigracionin, ashtu sic amortizatoret sociale jane nder me dobetit ne Europe. Te mos harrojme edhe faktin qe diferencat ekonomike dhe sociale mes veriut dhe jugut jane te konsiderueshme, cka shkakton probleme te tjera...

Nje nga problemet e Italise se sotme eshte rritja e numrit te nostalgjikeve te Duce-s dhe krahu politik qe kerkon ndarjen e Italise ne Veri dhe Jug.

 

Nuk jam e kenaqur per cka i ndodhi Berlusconi-t, por figura e tij eshte nje nga shkaqet pse Italine e qeshin ne Europe. Gjerat jane gjithnje shume me komplekse nga nje ndarje e thjeshte mes te djathtes dhe te majtes ...

I nderuar!

Eshte e vertete qe nuk jetoj ne Itali,por i kuptoj problemet e italianeve.

Ketu ne SHBA kemi nje problem persa i perket Krishtlindjeve psh.Tani eshte e ndaluar te shkruhet Krishtlindje por duhet te shkruhet Holdiay sepse u prekerkan ndjnjat e muslimaneve,cifuteve apo ateisteve.

Une mendoj qe nese kata kane ndonje problem me Krishtlindjet le te punojne ate dite dhe te mos e festojne.Nje gje e ngjashme kam degjuar qe po ndodh edhe ne Itali.Ka ardhur dikush nga Maroku para nja 10-15 vjeteve dhe tani ju thote italianeve te heqin dore nga tradita sepse i preken ndjejat atij.

...puna qe sot kryejne imigrantet ne Itali eshte jetike per ekonomine dhe per mbarevajtjen e vendit...

Aman ore vella mos i jepni me shume peshe se duhet emigranteve se pune te rendomata bejne.Pune jetike per ekonomine do ta quaja nese nje emigrant ka FIAT-in apo ndonje nderrmarje qe puneson mijera vete.

...taksat qe ata derdhin amortizojne ne nje fare menyre plakjen e popullsise vendase dhe kesisoj bejne te mundur psh pagesat e pensioneve...

Jam i sigurte qe taksat e emigranteve jane me te uleta se te italianeve sepse italianet marrin me shume,po keshtu duhet shtuar se emigrantet(shumicen e shqiptareve une nuk i konsideroj emigrante sepse dine te adoptohen dhe punojne shume,pra sot jane ne nivele shume me te larta se emigrantet nga Afrika Veriore) jane perfituesit kryesore te sherbimeve sociale.

...Italia nuk disponon akoma dhe sot ndonje strategji integrimi per imigracionin, ashtu sic amortizatoret sociale jane nder me dobetit ne Europe...

Italia ka nje strategji per ndeljen e emigracionit,por ndersa Europa luan me dy fytyra nuk mund te kete sukses.Kur Italia merr masa kunder emigranteve BE i thote qe jane te ashper apo raciste,kur e liron i kritikon perse ndalon emigracionin e paligjshem.

...Nuk jam e kenaqur per cka i ndodhi Berlusconi-t, por figura e tij eshte nje nga shkaqet pse Italine e qeshin ne Europe....

Kjo eshte komplet e pevend.Europa e qesh Italine vetem se Berluskoni eshte i djathte dhe pro amerikan, dhe merret me ane anesore dhe jo me punen e tij.Kete ta dine jo vetem italianet por edhe te tjeret,nese Berluslkoni do te ishte i majte dhe anti-amerikan, sot ai do te ishte hero i shtypit europian qe ne shumice dermuese anon majtas dhe ka tendenca te forta anti-amarikane.Kjo eshte e verteta ,pasi po i shikoj se me sa simpati i trajton shtypi europian udheheqesit e majte dhe anti amerikane,shih se sa simpati ka per Chaves,Ahmedinajad,Kastro qe kane ne duart e tyre gjak te pafajshemish apo Zapataro qe i kthen kurrizin flamurit amerikan ne paradat ne Spanje.Keshtu qe mua nuk me ben ndonje cudi perse shtypi europian nuk e duron dot Berluskonin.

 Finisterre i ka te sakta te gjitha ato qe thote! Une nuk kuptoj  ty qe: nje gje nuk e di, po prape flet, nje tjeter e hamendeson dhe vazhdon flet, per nje tjeter je i sigurte (ne mendjen tende) pa asnje lloj te dhene dhe flet akoma me shume.  I habitshem!

Vazhdoni ti beni qefin vetes se po mbani ne kembe Italine!

 I bejme ne qejfin vetes apo jo eshte gjykim , jo argument smiley Nje njeri qe e mban veten per "superior" duhet te dije te dalloje njeren nga tjetra.

 Une nderhyra vetem se mu duke shume i nevrikosur dhe kot, pa ti bej si te duash smiley, nervat e tua jane.

Te flm per kujdesin!

Por u nevrikosa me dyfytyresine e shtypit europian.

Europa e qesh Italine vetem se Berluskoni eshte i djathte dhe pro amerikan.

Kjo eshte e verteta ,pasi po i shikoj se me sa simpati i trajton shtypi europian udheheqesit e majte dhe anti amerikane,shih se sa simpati ka per Chaves,Ahmedinajad,Kastro qe kane ne duart e tyre gjak te pafajshmish apo Zapataro qe i kthen kurrizin flamurit amerikan ne paradat ne Spanje.Keshtu qe mua nuk me ben ndonje cudi perse shtypi europian nuk e duron dot Berluskonin.

Per kete u nevrikosa,por te faleminderit per keshillen, e nderuar Iris!

Nuk doja ta ktheja ne analize te puneve te Italise kete dialog, por demagogjite s'ka pse te na zene syte.

Bashkejetesa sjell leshime nga te dyja anet sepse eshte e leverdisshme per te dyja anet... Perndryshe nese SHBA do te mendonte se ndryshime te tilla te emrave te festave qenkeshin me te rendesishme se mbarevajtja socio-ekonomike e vendit, shqiptaret s'do t'i shihnin as hijen asaj llotarise amerikane.

Njelloj edhe me imigracionin ne Itali: te siguroj qe leverdia e tyre eshte me e madhe se e jona, perndryshe mos ki merak se do ta kishin gjetur mundesine t'u vinin kufirin te thana varkave qe vijne nga Afrika per shembull.

Per te te treguar nivelin e te drejtave te nje imigranti "cilesor" ne Itali po te jap rastin e nje mikut tim mjek kirurg ne nje nga klinikat me te mira te Italise se Veriut. Miku im ka mese 12 vjet qe punon me kontrate e megjithate as ai e as familja e tij nuk kane nenshtetesine ...  

po te lexosh postet siper duke filluar prej te parit, bedrijes, nuk kuptohet se çfare ka per tu gezuar nga fatkeqesia e tjetrit.

 

aq me teper italia na dha buke pas 90-tes (operacioni pelikan) kur i kishim depot bosh e po vdisnim urie. na mban e puneson, qindra mijera emigrante, lejoi aeroplanet amerikane te perdorin aerodromet e tyre gjate luftes se kosoves, njohu kosoven pas luftes, eshte per futjen e shqiperise ne europe dhe heqjen e vizave, etj, etj.

sikur derr i vertete te jete kryetari italise, nuk kemi goje e AS INTERES ta shajme e as te kenaqemi me fatkeqesine e tij.

sikur derr i vertete te jete kryetari italise, nuk kemi goje e AS INTERES ta shajme e as te kenaqemi me fatkeqesine e tij.

dhe ne fakt, kalamaja, berluskoni eshte ne linje gjithe kohes duke lexu komentet tona. smiley

pershendes te gjithe dentistet kudo si te ndodhen.

 po ti, di te lexosh ?

nuk thash gje, berluskoni, une. po them "kryetari i italise" dmth berluskoni apo marcello apo kush do qofte te jete ky. 

nuk kuptoj se pse duhet te kenaqem, qe nje kryetar shteti (cilido person, e cilido shtet), qe nuk i ka bere keq shqiptareve ose shqiperise (nxirrni argumenta po te keni ne lidhje me kete pike), i ndodh nje fatkeqesi. 

flas po te jesh njeri normal e jo idiot i lindur, ose psikopat i bere. 

boll o boll se na hape barkun. Berluskoni me operacionin Pelikan, thote. Berluskoni s'ka lidhje me Italine, ky na ngjeu me vrap anonimatin ne ket vapen politikisht korrekte te "nuk themi keshtu per kryetarin e vendit mik italian".

dhe se harrova, qe nuk e kupton ti cfaredo qe ti nuk kupton, nuk eshte prerogative qe ti te kercesh sikur te shame nga skenderbeu.

 me duket se ishe ti qe me citove dhe jo une. 

dhe per kuriozitet çfare do te thote prerogative

Pastaj me sa shoh te majtet jane cmendur, se nuk kane sukses ne Itali.

Para 2-3 muajsh ne aktetat e medias Berluskoni kishte 75% popullaritet, qe asnje lider  i botes nuk e ka sot.Jam i sigurte qe pas ketij incidenti popullariteti i tij do te rritet.

Te quash italianet te cmendur ,mua me duket se eshte nje perpjekje per te mbuluar mekatet e te majtes italiane me gjethe fiku.Kete ben e majta ne Itali kete po bejne edhe peshqit e majte ketu ne PPU.

Merrni shembull tek presidenti yne, Sarkozy smiley

Vajti ne nje sallon bujqesie. Mire e bukur, po e vizitonte. Iu jepte doren njerezve. Kur nje kopil, ia refuzon doren dhe i thote : nuk ta jap doren ty, jo.

Edhe presidenti yne, pa e prishur gjakun, i tha :

Casse-toi, pauvre con !

Qe ne shqip, jep :

Ik pirdhu, trap !

Ska terrci-verrci me te. Ne fakt, eshte njeçike karagjoz ky Berluskonka. Le qe, si te gjithe italianeve, perveç njerit.

 nuk i thote ashtu ai "bujku" po : nuk ta jap doren se ma ndyen

kjo e shpjegon sepse sarko ja kthen me sharje.

pastaj nuk krahasohet berluskoni me sarkozine. sarkozia eshte politikan kariere (dmth nga ata qe bejne veç demagogji), ndersa berluskoni JO ! (ky ben dhe vepra mnjf) 

Berluska nuk eshte thjesht sharlatani i rradhes. I infiltruar ne te djathten italiane ne nje kohe te krizes se saj, ai gjeti menyren per te perdorur perandorine e tij mediatike dhe lidhjet e tij te dyshimta per te ecur. Ky model i ri i perforcimit te pushtetit quhet sot videokracy. Per te hapur pak syte per modelin berlusca keshillohet te shifet ky dokumentar i censuruar fillimisht ne te gjitha televizionet italiane: Kjo eshte nje pjese e vogel e tij

http://www.youtube.com/watch?v=XTu2hKD3Y...

dokumentari mbaron me  frazen 80 perqind e italianeve informohen vetem nepermjet televizioneve. Kjo shpjegon dhe pse berlusca votohet ende sot nga italianet qe e duan te bukuren.

 

Berlusconi eshte njeriu i pare bionik ne bote, ka gati çdo pjese nderrimi, ai qe i ka gjuajtur i ka bere nje nder te madh.

Kishte nxjerrë një italian në blogun e vet një foto të Berlusconit të gjakosur me diçiturën: Ora siamo fotuti, governera per cento anni. smiley

Ne zvicer nga fundi i viteve 90 (Ticino) doli nje artist qe beri sapun nga dhjami qe Berluska kishte hequr ta hiqte me lipoBLABLA ne nje klinike zvicerane. Nuk u muar vesh sesi arriti ai ta shtinte ne dore por beri nje cope sapuni ai me ate. Tani mund te blesh dhe te lahesh cupa-cup me sapunin prej Berluskoni.

Ne internet plasen thashemet qe ajo replika e Duomos se milanos qe i theu dhembet Berluskes ka kaluar kufirin dhe do dali ne muze. Biles gjithe "Marocini" e metrove te Milanos kane filluar ti lyejne replikat e Duomos me te njolla te kuqe.

Sa pa fat qe eshte ky Berluskoni! Gjalle akoma dhe robte po e shesin copa copa pale kur te vdese. Ky kur te vdesi do ia bejne si Lenini varrin. me roje te koka.

Solidarnosc; "....Te kujtohet ty Genoa 2001 apo e ke harruar,se c'bene turmat e kuqe?.."

Me kujtohet, dhe eshte ashtu siç e thote dhe Finisterre se, Gjenova eshte nje njolle e erret ne historine e Italise. Mos harro se u vra nje njeri, u plagosen disa dhe u arrestuan me dhjetra, per te mos thene me qindra. 

 

Sa paradoksale!

pse duhet nje i cmendur te beje punen e njerezve normale?

po ja qe e paska dhene nje shembull te mire dhe ai i "cmenduri", me sakte nje mesim te mire. mgjse dhuna nuk eshte zgjidhja, shpesh here ka rezultuar e kunderta smiley

kjo tamam hyn ne absurditetet e tipit: behen me shume para duke shkateruar kete bote, se sa duke e ndertuar ate.

gjynah per dhembet e vena te berluskonit plak qe duhen vene prape.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).