Shkaqet që i dhuruan lirinë Ilir Kumbaros

Londër - Zbulohen shkaqe të reja që çuan në mos-ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Britania e Madhe. Krahas vendimit të kolegjit penal të gjykatës së lartë që pushoi masën e arrestit me burg, një rrol vendimtar në vendimmarrjen e dy gjykatësve britanik ka patur mospasparqitja nga përfaqësuesja e shtetit shqiptarë të masës së re të arrestit me burg, kërkuar nga gjykata e krimeve të rënda në Tiranë. Burime nga organi i akuzës në Shqipëri thanë se vendimi numër 154 i datës 15 Dhjetor 2009 i është dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike drejtësisë britanike.
Por Top-Channel ka mundur të zbulojë se ky vendim nuk ka mbërritur në Londër deri mesditën e së premtes kur u zhvillua séanca gjyqësore në gjykatën e apelit “Royal Court of Justice”.

Prokuroria britanike ka konfirmuar mosmarrjen e vendimit apo vënies në dijeni të një vendimi të tillë, që do ti kalonte më pas për ekzekutim departamentit të ekstradimeve në Home Office.
E gjithë kjo situatë ka kapur të papërgatitur në sallën e gjykatës së apelit përfaqësuesen e shtetit shqiptarë në këtë proces Claire Dobin.
Bllokimi i ekstradimit nga Ilir Kumbaro shënon fitoren e dytë për atë duke mbajtur firmën e gjykatës së apelit në Londër.
Dhjetë vjet më parë dy djemtë e Ilir Kumbaros fituan lejen e qëndrimit në Britani nga kjo gjykatë pasi sipas tyre ata kishin qenë të persekutuar për lidhjet që kishte patur familja e tyre me regjimin komunist.
Nëpërmjet avokatëve ata i kanë argumentuar gjykatës më 7 Maj të vitit 1999 se familja e tyre ishte kërcënuar me vdekje,ishin rrahur disa herë dhe si pasojë kishin patur nevojë për ndërhyrje mjekësore, e gjitha kjo pasi babai ishte njëri prej zyrtarëve të lartë në rregjimin komunist.
Si justifimin për të vazhduar qëndrimin në Angli Endrit dhe Evin Kumbaro i paraqitën atë kohë, gjykatës së apelit edhe faktet që kishin të bënin me zhdukjen e prindërve të tyre dhe mbajtjen nën survejim nga regjimi i Sali Berishës pasi ky regjim sipas tyre përdorte metoda survejimi ndaj kundërshtarëve.

29 Komente

  në vendimmarrjen e dy gjykatësve britanik ka patur mospasparqitja nga përfaqësuesja e shtetit shqiptarë

gjukatesve britanikë (me ë ne fund, se eshte ne shumes) dhe shtetit shqiptar (pa ë ne fund, se eshte ne njejes)

 

Ju lutem na sqaroni. A nuk ishte nje artikull para disa ditesh qe gjykata (ne Shqiperi) kishte vendosur qe ky te qendronte ne burg? a eshte ekstraduar apo jo? mund ta permbledhi njeri shkurt dhe qarte ?

Dhjetë vjet më parë dy djemtë e Ilir Kumbaros fituan lejen e qëndrimit në Britani nga kjo gjykatë pasi sipas tyre ata kishin qenë të persekutuar për lidhjet që kishte patur familja e tyre me regjimin komunist

Me duket e habitshme leja e qendrimit te dy djemeve te Ilir Kumbaros ne Britani, per arsye persekutimi; "per lidhjet qe kishte patur familja e tyre me regjimin komunist ",ku vet Kumbaro ishte eksponent kryesor i shik ne qeverine antikomuniste!!!!

?????

 nuk po e kupton me duket citimin qe ke bere smiley 

nuk ka nevoje te jesh antikomunist per te marre azil ne perendim, mjafton vetem te te kercenohet jeta per shkak te veprimtarise tende ose bindjeve te tua. duke qene person me post te larte ne regjimin komunist, ketij trimit i eshte kercenuar jeta ( e tija dhe çunave) pas renies se regjimit (si duket nga ata qe kish futur neper burgje, apo qe pretendonin keshtu)

mjafton vetem kaq per te te dhene azil ne angli ose kudo tjeter si atje.

Hajdar,te pakten duke gjykuar perifrazen e shkrimit,dhe jo realitetin,eshte e habitshme,pra moralisht,te deklarosh se je i presekutuar, si "komunist" ne v.99,me babe "anti komunist" e kupto apo jo? Aty shkruhet " presekutuar",me dhe jo nga, regjimi komunist!

Pune tjeter ajo se si mund te maresh nje leje qendrimi!

Ky Kumbaro i gjalle nuk vjen ketu. Jo se nuk do ai, por nuk e le Familja Mafjoze.

Britani, gjykata apelit kundershton ekstradimin e Ilir Kumbaron Nga Londra
Muhamed Veliu

Ilir Kumbaro fiton betejen me drejtesine shqiptare per te mos u ekstraduar nga Britania e Madhe, duke perdorur vendimin e Gjykates se Larte Shqiptare, dhene me 2 dhjetor 2009.

Avokatet e Kumbaros, ne seancen e sotme gjyqesore i kane kerkuar Gjykates se Apelit, pushimin e ceshtjes se ekstradimit pasi Gjykata e Larte ne Tirane, me vendimin e saj ka rrezuar masen e arrestit te kerkuar nga prokuroria.

Ata i kane argumentuar dy gjykatesve britanike ate qe thuhet ne vendimin e Gjykates se Larte shqiptare.

Disa teknikalitete ligjore rreth akuzave te ngritura dhe rrezimit te mases se arrestit per Ilir Kumbaron, i jane paraqitur Gjykates Britanike te Apelit, Royal Court of Justice.

Te gjitha keto argumente kane sherbyer per t’i treguar gjykatesve se kerkesa e ekstradimit, sebashku me vendimin e dhene nga gjykata e ekstradimeve ne favor te shtetit shqiptar, duhet te rrezohen.

Pasi kane degjuar argumentat e paraqitura nga avokatet e Kumbaros, dy gjykatesit britanike kane rrezuar kerkesen e shtetit shqiptar per ta ekstraduar ish oficerin e sherbimit sekret, per mosperputhje me seksionin 1/4 dh 1/8 te Aktit Britanik per Ekstradimet.

Kumbaro ka rifituar lirine, por burime policore nga Scotland Yard shprehen per mundesine e venies se Ilir Kumbaros nen akuze per perdorimin e nje pasaporte te falsifikuar me emrin Shaqa Shatri.

Eshte ende e paqarte nese perfaqesuesja e shtetit shqiptar ne kete proces ekstradimi do t’i kerkoje Gjykates se Ekstradimeve shqyrtimin e kerkeses per ta arrestuar perseri Ilir Kumbaron.

nuk eshte nje "kumbaro" qe duhet te flase, jane shume "kumbaro" qe duhet te flasin per keto 18 vjet po kam frike se nuk i lene "kumbaret" te flasin. si mundet shteti shqiptar te doje dhe te beje te mundur ekstradimin e tij kur me nje deshmi te tijen mundet qe te bjere vete shteti.

U lirua edhe ky , hajt mo se s'eshte i pari njeri i Berishes qe lirohet per "teknicitete" e probleme procedurale,  mosrespektim datash e te tjera "gabime te vogla" te prokurorise dhe gjykatave.

Muhamed, kisha nje kuriozitet. Vonesen e ka bere prokuroria apo sherbimi yne diplomatik? Sepse ne blogun tend titulli eshte "Prokuroria i "dhuron" lirine Ilir Kumbaros" por ne paragrafin e pare lexoj qe Prokuroria e ka derguar kerkesen e saj ne Londer nepermjet ambasades. A eshte keshtu?

...rrol vendimtar në vendimmarrjen e dy gjykatësve britanik ka patur mospasparqitja nga përfaqësuesja e shtetit shqiptarë të masës së re të arrestit me burg, kërkuar nga gjykata e krimeve të rënda në Tiranë. Burime nga organi i akuzës në Shqipëri thanë se vendimi numër 154 i datës 15 Dhjetor 2009 i është dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike drejtësisë britanike.

 

Blend

Prokuroria thote se e ka derguar kerkesen nepermjet kanaleve dipllomatike. Nderkohe prokuroria britanike thote qe ende nuk ka marre nje kerkese te tille.

Kemi te bejme me  nje vonese ne nje nga hallkat e atjeshme.

Une i kekrova dje pardje ne mbremje zedheneses se prokurorise te ma komentonte kete vonese dhe pse pala britanike nuk e ka marre kerkesen e re te mases se sigurise me burg.

Me premtoi se do te me dergonte nje prononcin gjate dites se djeshme por nuk e beri.

Dikujt i ka interesuar kjo vonese ne menyre qe perfaqesuesja e shtetit shqiptare te premten ne seancen e aplelit  te mos kishte asnje fakt, ku mund te argumentonte vazhdimin e kerkeses se Shqiperise per te ekstraduar Kumbaron.

 

 

Veliu,

une nuk dua te te dekurajoj ne kete perpjekje per kete ceshtje, por a nuk do ishte mire te kontaktoje psh dhe avokatin e Kumbaros per ta bere me te qarte ?

Ka nje urdher arresti per Kumbaron ? Po. Ka nje vendim te gjykates se Larte ? Po.

Atehere ne baze te KPP cili eshte argumenti qe rikerkohet arresti ?

Nese kemi nje pergjigje eksperti , pra si ka ndodh faktikisht e jo vetem me hamendje atehere mund te ngrejme hipoteze si ajo e paragrafit te fundit te pergjigjes per Blendin. Ne kete kuptim mbase jane duke u shfrytezuar hapesirat ligjore  te ankimimeve te cilat nuk perkojne ne kohe me trajtimin qe  beri gjykata atje. Natyrisht qe edhe paraprakisht mund te rrije ajo hipoteze por filimisht duhet spjeguar procedura qe mos na ngelet vetem hamendesim. Drejt ?

Koth.

nepermjet emailit i kam kerkuart avokatit te zotit Kumbaro te me jape nje pronononcim ne te shkuren per kete ceshtje, po ashtu edhe diten kur gjykata e apelit vendosi te rezoje kerkesen per ekstradim.

Asnje pergjigje.

Kot po them une, po me duket pak humbje kohe t'i kerkosh avokatit mbrojtes kete lloj informacioni. Ai eshte ne pozitat e fituesit, nuk ka pse te humbe kohe me ty. Megjithese duhet ta kishe marre ne telefon per te qene me direkt dhe profesional. atehere te pakten nje "miredita" si pergjigje do e kishe marre.

Kete kerkese ti duhet t'ja besh pales humbese, avokatit te shtetit, Prokurorit. Ai ne poziten qe ka humbur apelin, them se do ishte mjaft i kenaqur te sqaronte se PSE e humbi apelin. Ai do te te kish sqaruar se ku ka caluar ndjekja e procedures nga pala shqiptare; a ka caluar apo jo, apo eshte ndjekur ne rregull dhe thjesht gjykatesi ka vendosur pro apelit te Kumbaros.

Keshtu mund te merrje pak informacion, po avokatit mbrojtes?

Cfare pret te te thote ai: ishim me fat, pala shqiptare nuk diti ta ndjeke, apo; pala shqiptare (per konspiracion te brendshem) deshtoi ta ndjeke brenda afateve dhe brenda rregullave; apo deshtoi ketu apo aty... me nje fjale; une nuk kam bere asnje gje, nuk kam asnje merite, lum si une qe pala shqiptare deshtoi apo nuk diti, apo u sabotua nga konjuktura te brendshme???

Mendoje kete gje...

dhe mendo edhe per shqipen e shkruar; korrigjo gabimet e shumta qe ke.

 Asgje nuk ka te sakte ne kete lajm. Asnje prononcim nga autoritetet, asnje deklarate prej tyre. Vetem mjegullnaje propagandistike qe ju shkon shume per shtat atyre qe ju ka humbur partia dhe mbeten pa u punesur ne administrate, tani ngushellohen se jane medemek profesora. Kush jane keto kanale diplomatike? Kush ja ka konfirmuar kete ketin Veliut? Pse nuk eshte derguar me menyra te tjera kerkesa, kur dihet qe ka rruge shume here me te shpejta? O muhamet, po M. Bogdani u zgjodh kandidate per deputete? Pse genjeve dhe per kete?

 

 Pse nuk eshte derguar me menyra te tjera kerkesa, kur dihet qe ka rruge shume here me te shpejta?

keto pyetje ja ben nje gazetari (freelance) ti ?

e shumta qe mund te kerkohet prej tij eshte qartesia e artikujve qe ben dhe mungesa e gabimeve orthografike ne to. 

kur lexon kete artikull nuk kupton gje te madhe, pa e njoh personalisht personin ose ngjarjen, ose pa qene non-stop ne korrent te ngjarjeve qe preokupojne shtypin shqiptar.

pra pa qene njesoj si veli aga. 

O veli,

mire per kete tipin qe ke mare informacione te klasifikuara ti,

po per djemte e tij qe s'kane asnje precedent, kush eshte ai burim qe te ka dhene ty informacion si dhe qysh kane mundur te fitojne azilin!!!

 

Apo parimi shpif, shpif se dicka do te mbetet, eshte parimi baze i punes tuaj.

femija s'eshte fajtor per poshtersit qe bejne prinderit, zoti veliu, per kete ti bje dakort me mua!!!

A nuk te duket ty si prekje privacie informacioni qe ti e jep ne te njetin artikull per djemt e tij!!!

 

Mos e di drejtesine britanike si ajo shqiptare ky gazetari ,qe i merr urdhrat nga ekranet e televizoreve apo titujt e gazetave !!!!!!!!!!!!!!!!!

Se kur Saliu kerkonte te fundit e Haklajve ne Suedi nuk ja dorezoi  njeri . Apo iliri eshte i njejti rast ?

E gjithë kjo situatë ka kapur të papërgatitur në sallën e gjykatës së apelit përfaqësuesen e shtetit shqiptarë në këtë proces Claire Dobin.
 

Po mire ja ta zeme se eshte keshtu. Po ky/kjo Clair Dobin nuk kishte ndonje kopje te vendimit te gjykates ne shqiperi te mare qofte edhe me poste elektronike per tia paraqitur gjykatesit anglez dhe te perpiqeshe ta bindte qe origjinali eshte ne rruge e siper? Pra mua me intereson te di se a ka bere perpjekje perfaqesuesi i shtetit shqipetar? Pikerisht gazetari me kete person duhet te kontaktoje, pasi ai/ajo mund te jete i gatshem per tu prononcuar edhe me fatin apo historine e vendimit te gjykates shqipetare per kerkesen perriburgim te Kumbaro-s.

Nga ana ime per te patur sa me shume zera dhe komente ne kete lajm jane kontaktuar:

1-Avokati Ilir Kumbaors zoti Kiran Mehta nga kompania Neumans LLP dhe nuk ka pranuar te prononcohet.

2-Perfaqesuesja e shtetit shqiptare Claire Dobbin me email dhe telefon dhe nuk ka pranuar te prononcohet.

3-Zedheneses se prokurorise shqiptare Holta Zhiti i eshte kerkruar nje prononcim per mos mberritjen ne kohe te leter-porosise me flete arrestin e leshuar nga gjykata e krimeve te renda date 15 Dhjetor 2009, nuk ka dhene pergjigje.

Keshtu Berber per te sqaruar ty dhe te gjithe te interesuarit qe kane komentuar ne kete shkrim, jane bere te gjitha perpjekjet per ti kontaktuar personat e mesiperm dhe askushi nuk ka pranuar te prononcohet.

Le te dale neser prokuroria dhe ta pergenjeshtroje kete lajm timin nese nuk eshte i vertete sic eshte komentuar nga "pershkatare" ne kete blog.

 

 heq koken qe do t'i kesh pasur mailet ose letrat me gabime shtypi dhe te kane marre per gazetar amator. lol

te ish ne vend tend ndonje gazetar tjeter (nga ata me renom), patjeter them qe do te te pergjigjeshin. se nuk kane se çfare te humbin perkundrazi u behet publicitet falas.

E shikoni sa burra jane "Trimat" e Berishes,nuk ua mba te perballen me gjykata qe i kontrollojne vete.

 " artian - 20 Dhj 2009 - 12:03am 

Dhjetë vjet më parë dy djemtë e Ilir Kumbaros fituan lejen e qëndrimit në Britani nga kjo gjykatë pasi sipas tyre ata kishin qenë të persekutuar për lidhjet që kishte patur familja e tyre me regjimin komunist

Me duket e habitshme leja e qendrimit te dy djemeve te Ilir Kumbaros ne Britani, per arsye persekutimi; "per lidhjet qe kishte patur familja e tyre me regjimin komunist ",ku vet Kumbaro ishte eksponent kryesor i shik ne qeverine antikomuniste!!!! " 

 

 

Nuk duhet te habitesh Artian, sepse shum eksponente te thekur te sigurimit, bashkpunuan me komunistin e thekur Berisha, i transformuar si me magji ne demokrat, dhe kjo e ka nje domethenie/lidhje. 

 

Muhamed,

Ju punen si gazetar e keni bere, tani leri instuticionet te bejne punen e tyre. Eshte per te ardhur keq qe shkoi keshtu sic shkoi, sepse ka njerez qe vuajne, por gjithashtu edhe per juve.  Ndoshta dhe ju prisnit rezultate pozitive, por ja qe ndodh edhe ndryshe.

 Mendoj se u be me e mira qe Ilir Kumbaro nuk u ekstradua ne Shqiperi nga Gjykata e Apelit Royal Court of Justice. Po te ekstradohej (ose ne qofte se do te ekstradohet) atehere eshte mese e sigurt se gjyqi ndaj tij do te ishte thjesht nje show maratone e neveritshme i stilit juridik shqiptar, ashtu sic eshte bere e modes me gjyqe te kesaj natyre, si ai i Gerdecit etj. Kuptohet lehte se "mosmberritja" e vendimit te ekstradimit ne Angli dhe "kapja e papergatitur" e perfaqesueses kukull te shtetit shqiptar atje Claire Dobin eshte nje loje e kurdisur nga njerez me pushtet ne kuadrin e strategjise se ndjekur deri tani per ta degjeneruar dhe deshtuar kete proces nga ana e atyre qe jane te implikuar.      

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).