Shëmtimi pervers i PD-së

Në një pjesë të mirë të historisë së saj, Partia Demokratike nuk ka qenë e bukur. Mjafton të kujtojmë PD-në e opozitës me parullat e saj ’O Sali o flori’ apo ’Nano, Nano o legen prite Salën se po vjen’. Përjashtim bëjnë vitet e para të themelimit dhe fushata e vitit 2005. Në fillimet e saj PD-ja ishte vërtet e bukur pasi përbëhej nga intelektualët më në zë, veçanërisht përballë Partisë së Punës që ish bërë demode.  Në vitin 2005 PD-në e zbukuroi KOP-i simpatik, jo vetëm në pamje por edhe në ligjërimin, pa ofendime, pa kërcënime, plot me ide dhe shpresë. Por edhe kur ka qenë, apo është detyruar të jetë e shëmtuar, PD-ja nuk ka qenë kurrë perverse. Gjatë opozitës ajo shpesh nuk ka ditur të kanalizojë ‘bukur’ zemërimin popullor ndaj pushtetit socialist, shpesh sepse nuk kish asgjë të bukur në atë zemërim. Ndonëse shpesh i shëmtuar, zemërimi i PD-së në opozitë nuk ishte pervers, por shprehje e një zemërimi më të gjerë popullor. 

Sot ndoshta për herë të parë PD-ja po shëmtohet nga perversiteti. Në vend që të artikulojë shqetësimet popullore, PD-ja po përqendrohet te demonizimi pervers i liderit të PS-së. Berisha gjithnjë e më tepër po flet para turmave për banalitete si ‘kastrimi i Ramës’ dhe jo thjesht në kuptimin metaforik. A thua se po përpiqet t’i mbushë mendjen popullit se Rama nuk është burrë si ai, me një alamet palle. Kastrimi është në fakt një nëntekst nëpërmjet të cilit Berisha i thotë turmës se Rama është seksualisht pasiv, d.m.th homoseksual. Kjo automatikisht e bën Ramën të degjeneruar, pra njeri të orgjirave seksuale. Pikërisht këtë aludoi Patozi pak kohë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku fjala tashmë është liruar fare. Interesant është fakti se këto akuza u bënë në kuadrin e ngacmimeve seksuale të femrave nga pushtetarët që u nxit nga skandali Pango. Pra në ligjërimin e PD-së Rama është njëkohësisht i kastruar, homoseksual por edhe përdhunues femrash në orgjira okulte që ndodhin në Pezën mistike.
Këtu kemi të bëjmë me një perversitet të dyfishtë. Nga njëra anë debati publik reduktohet te dimensionet më private të individit. Në vend që të krijojë diskutim për çështjet publike, ky ligjërim prodhon thashetheme rreth jetës private të liderit socialist. Nënteksti i këtij ligjërimi është; mos e votoni Ramën se ai është i degjeneruar seksualisht. Kemi të bëjmë me një ligjërim që përpara kutive të votimit na fton të mendojmë për seksualitetin e kandidatit. Kjo është një ftesë perverse sepse e zhvendos aktin politik të zgjedhjes nga hapësira e ndriçuar publike në skutat e errëta të një hapësire të demonizuar dhe fantazuar private. Ndërkohë që për të votuar pro apo kundër qeverisë aktuale, ne nuk kemi përse të imagjinojmë stilin seksual të kryeministrit me të shoqen apo liderin socialist lakuriq.

Këtu fillon edhe perversiteti i dytë i këtij ligjërimi; ai nuk demaskon apo denoncon perversitetin por e krijon atë. Ai nxit audiencën të zhytet në imagjinimin e perversiteteve seksuale. Kur Patozi i thotë socialistëve “ju e dini se ç’ndodh në Pezë” ai e fton audiencën të imagjinojë orgjirat e supozuara që ndodhin në Pezë, të cilave më pas ai mund t’u referohet si një realitet konkret. Kemi të bëjmë me një ligjërim që në emër të moralit i fton pjesëmarrësit të fantazojnë dhe përjetojnë imoralitetin publikisht dhe kolektivisht, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes publike. Kështu edhe pse burrë me namuz, Berisha nuk ngurron që të flasë në publik për gjenitalet e Ramës edhe në prezencë të fëmijëve që i ka në tribunë, edhe në prezencë të një zonje si Kryetarja e Kuvendit. Është e njëjta logjikë perverse që u përdor për të justifikuar botimin e fotove nudo të Ramës në shtyp. Kaq e shqetësuar ishte PD-ja se shoqëria po tronditej nga Rama lakuriq, saqë ia plasi këtë lakuriqësi shoqërisë në surrat duke e botuar në faqen e parë të gazetave afër PD. Ama ajo që ishte e rëndësishme tek këto foto nuk ishte teksti por nënteksti. Teksti i fotove ishte krejt banal, ato tregonin se Rama ishte zhveshur lakuriq në një plazh privat me një femër.  Nënteksti ishte ftesa që i bëhej publikut për të imagjinuar perversitete dhe orgjira nisur nga fotot që i servireshin. Me Ramën lakuriq, publiku e kish më të lehtë ta imagjinonte atë në perversitet apo orgji. Pra fotot e djeshme sikurse edhe ligjërimi i sotëm i PD-së për kastrime apo orgjira, synojnë të nxisin dhe t’i lehtësojnë publikut imagjinimin e perversiteteve në qendër të të cilave ky ligjërim vendos liderin e PS-së. Dhe ky është perversiteti i shëmtuar i këtij ligjërimi; në emër të moralit ai stimulon dyshime dhe fantazi perverse në imagjinatën e publikut, që më pas i denoncon si realitete imorale. Akti i denoncimit është njëkohësisht edhe akti i krijimit të perversitetit.

Në zgjedhjet e shkuara lokale kjo strategji nuk funksioni dhe PD-ja ia vuri fajin popullit shqiptar, që ka humbur ndjenjën e moralit. Natyrisht problemi nuk është se populli shqiptar ka humbur ndjenjën e moralit por se nuk e ka imagjinatën perverse aq të zhvilluar sa lidershipi i PD-së. Populli shqiptar nuk është as pa moral dhe as budalla. Atë nuk e shqetëson as ‘kastrimi i Ramës’ dhe nuk e qetëson as seksi i Berishës. Elektoratin sot e shqetëson mungesa e mirëqenies, e zhvillimit, e punësimit si dhe mungesa e drejtësisë në përgjithësi. Elektoratit sot i dhemb abuzimi dhe arbitrariteti i pushtetit apo sistemi klientelist që majm një pakicë gjithnjë e më të vogël dhe than një shumicë gjithnjë e më të madhe. Problemi është se në këto aspekte Berisha nuk i ofron dot elektoratit ndonjë model shumë ndryshe nga ai i Ramës. Për pasojë PD-ja po thekson diferencën mes Berishës si një njeri me moral familjar dhe Ramës si njeri i çthurur, pa familje dhe pa moral. Ama kur qytetari sheh se morali familjar shërben për të kthyer një forcë të tërë politike si PD-ja në funksion të ruajtjes dhe përfitimit të familjes kryeministrore, duke viktimizuar qytetarë të pafajshëm, morali familjar bëhet jo vetëm i pavlerë por edhe i dëmshëm. Qytetarit shqiptar i mbetet të votojë pikërisht ata politikanë që kanë sa më pak fëmijë, familje dhe familjarë se kështu mund të bëjnë më pak zullume. Në këto kushte Rama si jo-familjar kthehet në kandidat perfekt. Ironia është se këtë e ka dhuratë nga vetë Berisha dhe jo sepse populli shqiptar i preferon politikanët të tillë.

12 Komente

 "....Natyrisht problemi nuk është se populli shqiptar ka humbur ndjenjën e moralit por se nuk e ka imagjinatën perverse aq të zhvilluar sa lidershipi i PD-së. Populli shqiptar nuk është as pa moral dhe as budalla. Atë nuk e shqetëson as ‘kastrimi i Ramës’ dhe nuk e qetëson as seksi i Berishës. Elektoratin sot e shqetëson mungesa e mirëqenies, e zhvillimit, e punësimit si dhe mungesa e drejtësisë në përgjithësi..."  

Mirpo bllokmenet e rinj, ashtu si ata te vjetrit, nuk e kuptojne se popullit nuk i interesojne historite private te njerit apo tjetrit. Popullit i intereson mirqenia, ulja e taksave te larta, dritat, qetesia publike, mjedisi, infrastruktura e gjera te tjera te prekshme e te domosdoshme per jeten. 

I qarte, i sakte, ndaj cdo koment do te ishte i tepert.

Nje dicka shume e vogel sa per mos me e mor mesysh: Sikur ate Patozi mos ta kishe permendur do beje mire

Ky shkrim ka te pakten nja 1 vit qe ka dale, apo po beni permbledhjen e shkrimeve te vitit? Interesante si ide por nuk mendoj qe Kajsiu mendon perseri keshtu. Ka ndryshuar.

Mos thuj qe nuk te pelqejne bythet e Cilit. Po atij vetem llapa i ka ngele.

Shkrim i sakte. Bie dakord me berberin, Patozi eshte shume i vogel e provincial per tu permendur ketu.

une i dhashe nje 5ce  Analize e mire historike

Kastrimi është në fakt një nëntekst nëpërmjet të cilit Berisha i thotë turmës se Rama është seksualisht pasiv, d.m.th homoseksual. Kjo automatikisht e bën Ramën të degjeneruar, pra njeri të orgjirave seksuale.

Më duket se këto nuk rrjedhin nga njëra tjetra.

Nënteksti i këtij ligjërimi është; mos e votoni Ramën se ai është i degjeneruar seksualisht.

Votimet sikur mbaruan. Edhe ky koment nuk shkon (të paktën pa ndonjë fjali tjetër plotësuese).

 

Ndërkohë që për të votuar pro apo kundër qeverisë aktuale, ne nuk kemi përse të imagjinojmë stilin seksual të kryeministrit me të shoqen apo liderin socialist lakuriq.

Plotësisht dakord, por përsëri ç'lidhje ka kjo me votimet që kanë mbaruar?

Kemi të bëjmë me një ligjërim që në emër të moralit i fton pjesëmarrësit të fantazojnë dhe përjetojnë imoralitetin publikisht dhe kolektivisht, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes publike. Kështu edhe pse burrë me namuz, Berisha nuk ngurron që të flasë në publik për gjenitalet e Ramës edhe në prezencë të fëmijëve që i ka në tribunë, edhe në prezencë të një zonje si Kryetarja e Kuvendit.

Të kishte namus nuk e hapte gojën e nxirrte ato llafe në parlament e në publik.

 

Populli shqiptar nuk është as pa moral dhe as budalla.

Kjo më duket se është e diskutueshme. Të ishte i zgjuar s'do kishim këta që kemi (dhe kemi pasur) në pushtet.

Elektoratin sot e shqetëson mungesa e mirëqenies, e zhvillimit, e punësimit si dhe mungesa e drejtësisë në përgjithësi.

Edhe ky argument çalon. Po ta shqetësonin këto faktorë, dhe po të mos ishte budalla, do të votonte sipas faktorëve të sipërpërmendur. Populli ynë (si shumë popuj të tjer&eumlsmiley vuan nga faktori që në anglisht quhet "look over there, shiny!" Mjafton të theksohej vetëm ky faktor në artikull dhe do i zgjidhte tërë problemet.

Qytetarit shqiptar i mbetet të votojë pikërisht ata politikanë që kanë sa më pak fëmijë, familje dhe familjarë se kështu mund të bëjnë më pak zullume. Në këto kushte Rama si jo-familjar kthehet në kandidat perfekt. Ironia është se këtë e ka dhuratë nga vetë Berisha dhe jo sepse populli shqiptar i preferon politikanët të tillë.

Hajde arsyetim, hajde. Edhe Rama disa familjarë i ka, gjeni ndonjë jetim, pa fëmijë fare, të padëgjuar nga njeri se e paska të garantuar fitoren.

Në përgjithësi jam dakord që Berisha duke mos patur argumenta më të mirë, por sidomos duke mësuar që sharja dhe denigrimi pa prova funksionojnë mirë, po ndyt PD-në, por vetëm në rrethin më të gjërë të politikës dhe shtetit.

Rama nga ana tjetër duke kërkuar medoemos të marri pushtetin, po e lejon të vazhdojë këtë punë. Artikulli na e nxjerr Ramën si viktimë të pambrojtur, dhe vërtetë është viktimë, ama Rama si kryetar i opozitës mund të bënte diçka më shumë përveç xhibosjes pas kutive.

Unë po i vë një 2 sa për hatër dhe meqenëse po flet kundër akuzave të pabaza që vazhdojnë e bëhen nga njerëz që teorikisht e kanë jo vetëm në dorë por edhe për detyrë të gjejnë bazat dhe të ndëshkojnë të ata që thyejnë ligjet.

P.S. Edhe autori duke u munduar të sulmojë gjuhën e përdorur, po përdor po atë gjuhë (ndonëse me spond) për të argumentuar, duke përdorur edhe ai faktorin "oooh look, filthy mouth!". Ironi...

DEKADENCA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Udheheqesit politike jane figura popullore. Si te tille jane "Role Model" per njerezit qe i ndjekin. Keshtu ka qene 2000 vjet me pare dhe keshtu eshte edhe sot pas 2000 vjetesh.

Nuk mund te jete figure politike nje njeri me moral te keq po aq sa edhe nje qe meret me imoralitetin e tjeterit ne menyre pervese.

Mendoni cfare do te shikoni ne turmat qe i pasojne:  imoralitet dhe pervese.

Apo ..... eshte e kunderta meqense turma eshte imorale dhe pervese atehere kemi dhe figura popullore te tilla imorale dhe pervese ????

Pula beri vezen apo veza beri pulen ???????

 

Para dymije vjeteve Toko eshte thene ndryshe

Qe ne burim zer ujet o karafil

se po u be Lume nuk mbahet me...

Helbete po krijohet njeriu i Ri kapitalist i gatshem te hyje ne Europe  me ndryshesen se

ne ate kohe......Hapje breket te shihje mollaqet ....

ne kete kohe.... Hap mollaqet  te shikosh breket......

Perversiteti ka mbytur zerin e kulturuar prej vitesh , jo vetem sot . Kujtoni shprehje pas shprehjesh , parrulla pas parullash te k/Ulurimsit Berisha , te pakten per evenimente qe shtriheshin gjere ne jeten e shqiptareve dhe do te shihni se nga rrjedh ky uje i qelbur dhe i ndotur qe prej vitit 1991 e ketej. 

Te thuash parti perverse eshte pak. Perversiteti me i madh qendron te fakti qe keta perserisin te njejten vjershe perverse nga militanti me i paperfillshem deri tek Sali Porto Papa Berisha pa ndryshuar as piket e as presjet, me nje bashkerendim deklaratash ne rend kohor qe do ta kishin zili dhe organizatat propagandistike naziste. Ideja eshte pak a shume kjo. Kushdo qe deshiron te kundervihet partise shtet behet armik i moralit te popullit, behet i degjeneruar, antivlere. Dhe per ata qe mendojne se jane te paster, mos ti genjeje mendja sepse partia shtet te ben dhe ty te besosh qe nuk je i paster. I vetmi i paster ne kete Zululland shtet na qenka Sali efendi bollek berisha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).