SHBA: Mos e prekni pavarësinë e Kosovës!

 Hagë, 8 nëntor - Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan, ka thënë sot para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Harold Koh.
Në një fjalim që ishte mbrojtja më e fuqishme e pavarësisë së Kosovës në Hagë, Harold Koh fillimisht ka shtruar pyetjen nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe menjëherë është përgjigjur me këto fjalë: Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk përmban asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë.
“E drejta ndërkombëtare nuk rregullon çështjet e deklaratave të pavarësisë, ndërsa pavarësia e Kosovës është kaptina e fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka thënë Harold Koh, për të shtuar se “nuk ka inkonsistencë ndërmjet shpalljes paqësore të pavarësisë së Kosovës, të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244”.

Në vazhdim, Harold Koh u është drejtuar gjykatësve të GJND-së, duke u thënë se ata kanë dëgjuar për mizoritë ndaj shqiptarëve të Kosovës, për 1 milion kosovarë të dëbuar me dhunë dhe për fushatën e pastrimit etnik, për të shtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprirë një proces politik.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës është artikulim i vullnetit të popullit, që as mund të autorizohet dhe as ndalohet”, ka thënë Harold Koh, për të shtuar se Serbia kishte thënë se edhe në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë ishte shkelur e drejta ndërkombëtare, por që tash nuk thotë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetëm raportet ndërshtetërore, ka thënë Koh, për t’iu referuar pastaj Rambujesë dhe “vullnetit të popullit” dhe për të shtuar se dokumentet e këtij tubimi nuk prejudikojnë dhe as përjshatojnë asnjë epilog të statusit politik të Kosovës.

Nëse Rezoluta 1244 përmban dispozitën për integritetin territorial të Serbisë, pse atëherë për shumë kohë Beogradi është ankuar se ajo ia hap rrugën pavarësimit të Kosovës, ka pyetur Harold Koh, për të shtuar se Rezoluta 1244 thirret në integritetin territorial të Jugosllavisë, por Jugosllavia më nuk ekziston.

Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorial vetëm si fazë kalimtare, ndërsa mbështetësit e Serbisë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë rresht në rezolutë që të mund të thonë se Kosova, duke e shpallur pavarësinë, e ka shkelur atë, ka thënë Harold Koh.

Serbia thotë se i ka ofruar Kosovës autonominë më të gjerë të mundshme, por ata që mbajnë mend tanket rreth Parlamentit të Kosovës në vitin 1989, e dinë mirë se për çfarë autonomie bëhet fjalë, ka thënë në vazhdim përfaqësuesi amerikan.
Ai ka pohuar se nga qindra deklarata të pavarësisë, asnjë nuk është hedhur poshtë nga e drejta ndërkombëtare dhe kjo nuk bën të ndodhë as me Kosovën.
Nga kjo gjykatë kërkohet të vendosë nëse dëshiron të kthejë situatën prapa ose të lejojë Kosovën dhe fqinjët të ecin përpara, ka thënë Koh.

Serbia ka përsëritur se nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse kjo gjykatë shpreh mendim në favor të Kosovës dhe, rrjedhimisht, gjykata nuk ka nevojë të japë mendim, të cilin shtete kanë thënë se edhe ashtu nuk do ta respektojnë, ka thënë përfaqësuesi amerikan dhe ka shtuar se nëse këtë do ta bëjë, atëherë duhet të ketë parasysh: kujdesin intensiv të Këshillit të Sigurimit ndaj Kosovës, shqetësimin e OSBE-së për popullin e Kosovës, historinë e autonomisë së Kosovës dhe pjesëmarrjen e Kosovës në procesin ndërkombëtar të statusit”, ka thënë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harold Koh.

Në vazhdim ka folur përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian, që ka thënë se kjo gjykatë ka juridiksion për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai në vazhdim ka folur për, siç ka thënë, shumë deklarata të pavarësive që janë konsideruar të paligjshme nga Këshilli i Sigurimit, për të shtuar se Qiproja Veriore është një rast i tillë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës është jolegale, sepse u bë nën një administrim ndërkombëtar, ka thënë Kiril Gevorgian, për të shtuar se popullata e Kosovës nuk hyn në kuadër të grupeve që kualifikohen për të pasur të drejtën për vetëvendosje.
Në vitin 2008 nuk kishte kërcënim ndaj popullit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk mund të merret si argument për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë përfaqësuesi rus.

Populli i Kosovës asnjëherë nuk është pranuar si popull me të drejtën e vetëvendosjes, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, në vitin 1999, veproi pa e njohur të drejtën e vetëvendosjes së popullatës së Kosovës, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë, për të pohuar se e drejta ndërkombëtare e ndalon pavarësimin e Kosovës.

Ai ka vazhduar me pohimin se Kosova, sipas së drejtës ndërkombëtare, është nën administrimin e OKB-së dhe as shqiptarët dhe as Beogradi nuk mund të ndërmarrin hapa unilateralë që sfidojnë UNMIKU-un.

Kiril Gevorgian ka aluduar te vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, kur tha se fakti që bisedimet nuk kanë sjellë rezultate, nuk do të thotë se të gjitha mundësitë janë shterur.

Serbia i ka ofruar Kosovës jo vetëm shkallë të lartë të autonomisë së brendshme, por edhe pjesëmarrje në organizatat ndërkombëtare, ka thënë përfaqësuesi rus, për të konkluduar se “sipas Rezolutës 1244, statusi i Kosovës është dashur të jetë autonomi substanciale në kuadër të Serbisë dhe kjo rezolutë mbetet tërësisht në fuqi”, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian.

Seancën e sotme dëgjimore në GJND e ka hapur Spanja, që ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse me të është shkelur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Përfaqësuesja e Spanjës, Konsepsion Eskobar Hernandez, ka thënë se “Spanja konsideron se Rezoluta 1244 ende është në fuqi, ndërsa procesi politik për gjetjen e zgjidhjes është ende në vazhdim e sipër, gjithnjë derisa Këshilli i Sigurimit nuk miraton një vendim tjetër”.

Hernandez ka pohuar se “shpallja e njëanshme e secesionit nuk është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse lejohet vetëm në rastet e kolonive” dhe ka konkluduar se “çështja e Kosovës është zgjidhur me Rezolutën e KS të OKB-së, që shqiptarëve u ka ofruar vetadministrim të gjerë”.

E fundit në seancën e sotme ka folur Finlanda, që pa asnjë hezitim ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.

Paiva Koukuranta ka folur për deportimet dhe dhunën e Serbisë në Kosovë, që ka qenë sistematike, dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme të autonomisë dhe referendumin e vitit 1991 për pavarësinë.

Ajo ka pohuar se pas rënies së Murit të Berlinit, rrethanat kanë ndryshuar, për të shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit.
Shtetësia nuk është dhuratë që dikush i jep dikujt, por është diçka që buron nga ata që krijojnë shtetin e tyre, ka thënë Paiva Koukaranta, për të shtuar se edhe pavarësia e vendit të saj ishte bërë nga Parlamenti i Finlandës në kuadër të Rusisë.
Rasti i Kosovës është sui generis, ndërsa argumentet e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës janë sipërfaqësore, ka thënë përfaqësuesja e Finlandës.

 

 

Koha Ditore.

14 Komente

SHBA mbron fuqishëm Kosovën në Hagë, Rusia kundër   HAGË - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia jane perballur sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, mbi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara njihen si mbrojtësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovë, ndërsa Rusia si mbështetësja kryesore e Serbisë.

"Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan", ka thënë sot para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Harold Koh.

Në një fjalim që ishte mbrojtja më e fuqishme e pavarësisë së Kosovës në Hagë, Harold Koh fillimisht ka shtruar pyetjen nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe menjëherë është përgjigjur me këto fjalë: Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk përmban asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë.

“E drejta ndërkombëtare nuk rregullon çështjet e deklaratave të pavarësisë, ndërsa pavarësia e Kosovës është kaptina e fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka thënë Harold Koh, për të shtuar se “nuk ka inkonsistencë ndërmjet shpalljes paqësore të pavarësisë së Kosovës, të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244”.

Në vazhdim, Harold Koh u është drejtuar gjykatësve të GJND-së, duke u thënë se ata kanë dëgjuar për mizoritë ndaj shqiptarëve të Kosovës, për 1 milion kosovarë të dëbuar me dhunë dhe për fushatën e pastrimit etnik, për të shtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprirë një proces politik.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës është artikulim i vullnetit të popullit, që as mund të autorizohet dhe as ndalohet”, ka thënë Harold Koh, për të shtuar se Serbia kishte thënë se edhe në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë ishte shkelur e drejta ndërkombëtare, por që tash nuk thotë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetëm raportet ndërshtetërore, ka thënë Koh për t’iu referuar pastaj Rambujesë dhe “vullnetit të popullit” dhe për të shtuar se dokumentet e këtij tubimi nuk prejudikojnë dhe as përjshatojnë asnjë epilog të statusit politik të Kosovës.

Nëse Rezoluta 1244 përmban dispozitën për integritetin territorial të Serbisë, pse atëherë për shumë kohë Beogradi është ankuar se ajo i hapë rrugën pavarësimit të Kosovës, ka pyetur Harold Koh, për të shtuar se Rezoluta 1244 thirret në integritetin territorial të Jugosllavisë, por Jugosllavia më nuk ekziston.

"Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorial vetëm si faze kalimtare, ndërsa mbështetësit e Serbisë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë rresht në rezolute që të mund të thonë se Kosova duke e shpallur pavarësinë e ka shkelur atë", ka thënë Harold Koh. duke shtuar se "Serbia thotë se i ka ofruar Kosovës autonominë më të gjerë të mundshme, por ata që mbajnë mend tanket rreth parlamentit të Kosovës në vitin 1989 e dinë mire se për çfarë autonomie bëhet fjalë, ka thënë në vazhdim përfaqësuesi amerikan". Ai ka pohuar se nga qindra deklarata të pavarësisë asnjë nuk është hedhur poshtë nga e drejta ndërkombëtare dhe kjo nuk bën të ndodhe as me Kosovën.

"Nga kjo Gjykatë kërkohet të vendosë nëse dëshiron të kthejë situatën prapa ose të lejojë Kosovën dhe fqinjët të ecin përpara", ka thënë Koh.

"Serbia ka përsëritur se nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse kjo Gjykatë shpreh mendim në favor të Kosovës dhe rrjedhimisht Gjykata nuk ka nevojë të japë mendim të cilin shtete kanë thënë se edhe ashtu nuk do ta respektojnë, ka thënë përfaqësuesi amerikan dhe ka shtuar se nëse këtë do ta bëjë, atëherë duhet të ketë parasysh – kujdesin intensiv të Këshillit të Sigurimit ndaj Kosovës, shqetësimin e OSBE-së për popullin e Kosovës, historinë e autonomisë së Kosovës dhe pjesmarrjn e Kosovës në procesin ndërkombëtar të statusit”, ka thënë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harold Koh.

Në vazhdim ka folur përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian, që ka thënë se kjo Gjykatë ka jurisdiksion për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai në vazhdim ka folur për siç ka thënë ai shumë deklarata të pavarësive që janë konsideruar të paligjshme nga Këshilli i Sigurimit, për të shtuar se qiproja Veriore është në rast i tillë.

"Shpallja e pavarësisë së Kosovës është jo legale, sepse u bën nën një administrim ndërkombëtar, -ka thënë Kiril Gevorgian,- për të shtuar se popullata e Kosovës nuk hynë në kuadër të grupeve që kualifikohen për të pasur të drejtën për vetëvendosje".

"Në vitin 2008 nuk kishte kërcënim ndaj popullit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk mund të merret si argument për shpalljen e pavarësisë së Kosovës", ka thënë përfaqësuesi rus.

Populli I Kosovës asnjëherë nuk është pranuar si popull me të drejtën e vetëvendosjes, ndërsa bashkësia ndërkombëtare në vitin 1999 veproj pa e njohur të drejtën e vetëvendosjes së popullatës së Kosovës, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë, për të pohuar se e drejta ndërkombëtare e ndalon pavarësimin e Kosovë.

Ai ka vazhduar me pohimin se Kosova sipas të drejtës ndërkombëtare është nën administrimin e OKB-së dhe as shqiptarët dhe as Beogradi nuk mund të ndërmarrin hapa unilateral që sfidojnë UNMIKU-un.

Kiril Gevorgian ka aluduar te vazhdimi i bisedimeve Kosovë – Serbi, kur tha se fakti që bisedimet nuk kanë sjellë rezultate nuk do të thotë se të gjitha mundësitë janë shterur.

"Serbia i ka ofruar Kosovës jo vetëm shkallë të lartë të autonomisë së brendshme, por edhe pjesëmarrje në organizatat ndërkombëtare, ka thënë përfaqësuesi rus, për të konkluduar se “sipas rezolutës 1244 statusi i Kosovës është dashur të jetë autonomi substanciale në kuadër të Serbisë dhe kjo rezolute mbetet tërësisht në fuqi”, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë Kiril Gevorgian.

Seancën e sotme dëgjimore në GJND e ka hapur Spanja që ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse me te është shkelur rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Përfaqësuesja e Spanjës Konsepsion Eskobar Hernandezka thënë se “Spanja konsideron se rezoluta 1244 ende është në fuqi, ndërsa procesi politik për gjetjen e zgjidhjes ende në vazhdim e sipër, gjithnjë derisa Këshilli i Sigurimit nuk miraton një vendim tjetër”.
Hernandez ka pohuar se “shpallja e njëanshme e secesionit nuk është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse lejohet vetëm në rastet e kolonive” dhe ka konkluduar se “çështja e Kosovës është zgjidhur me rezolutën e KS të OKB-së që shqiptarëve u ka ofruar vetadministrim të gjerë”.

E fundit në seancën e sotme ka folur Finlanda që pa asnjë hezitim ka dale në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.
Paiva Koukuranta ka folur për deportimet dhe dhunën e Serbisë në Kosovë, që ka qenë sistematike, dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme të autonomisë dhe referendumin e vitit 1991 për pavarësinë.
Ajo ka pohuar se pas rënies së Murit të Berlinit rrethanat kanë ndryshuar, për të shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit.
Shtetësia nuk është dhuratë që dikush i jep dikujt, por është diçka që buron nga ata krijojnë shtetin e tyre, ka thënë Paiva Koukaranta, për të shtuar se edhe pavarësia e vendit të saj ishte bërë nga Parlamenti i Finlandës në kuadër të Rusisë.
Rasti i Kosovës është sui generis, ndërsa argumentet e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës janë sipërfaqësore, ka thënë përfaqësuesja e Finlandës. 

Dëgjimet e sotme zhvillohen në ditën e gjashtë të procesit në GJND, i cili të premten përfundon me seancat dëgjimore.

BalkanWeb

"Populli i Kosovës asnjëherë nuk është pranuar si popull me të drejtën e vetëvendosjes"

Di t'a perktheje njeri kete, po pati mundesi? Per cfare e ka llafin? Cfare statusi ka pasur Kosova me shpalljen e pavaresise se Shqiperise ne 1912en nga kolonizimi otoman? Cfare statusi ka pasur Kosova ne krijimin e Jugosllavise? Ne raport me keto te dyja, pse populli i Kosoves asnjehere nuk eshte pranuar si popull me te drejten e vetvendosjes? Pse nuk flitet edhe per spastrimet etnike dhe djegiet dhe vrasjet masive te 1913-1914es? Cfare duan keta sllave, te dergojme 500000 kutihapsat e Rames dhe 500000 liridashesit e Berishes ne Prishtine qe te pranohet Kosova si popull me te drejten e Vetvendosjes? Jo or jo, cdo popull eshte i pranuar ne princip si popull me te drejten e vetvendosjes, dhe per me teper, Kosova eshte faktor stabilizimi.

p.s. Ben vaki e merret me cic-micat e Lubonjes ne kete kohe ai i vleresuari i Spanjes, ai shkrimtari jone patriot, ai i vlerave kristiane perendimore, po e mallkofte gjithe perjetesia gjer ne ringjalljen e madhe, dhe e shtypte makina e mutit, ishalla.

p.s. Ben vaki e merret me cic-micat e Lubonjes ne kete kohe ai i vleresuari i Spanjes, ai shkrimtari jone patriot, ai i vlerave kristiane perendimore, po e mallkofte gjithe perjetesia gjer ne ringjalljen e madhe, dhe e shtypte makina e mutit, ishalla.

Lulian, nqs ke deshire, a ma ben dot lidhjen e artikullit me post scriptum?  Se ngado qe i ra kjo mendje-shkrete e imja, s'e kapi. 

Flm, paraprakisht smiley.

Posi jo, por eshte farfetched pak, dhe ja, Kadareja psh, eshte ze nderkombetar jo vetem per sa i perket letersise, por edhe ceshtjes se Kosoves. Roli i tij eshte sa direkt politik dhe indirekt letrar. Tashti, eshte nje moment qe ne Shqiperi therriten njerezit tradhetare dhe komuniste. Ne pjese te kesaj turrme e konsideron edhe Lubonja Kadarene, duke e krahasuar ate me antikomunistin e menjehershem e te flakte Berisha, dhe Agollin me komunistin e reformuar ne socialist Nano. Mirepo Kadareja, si Berisha, eshte edhe patriot. Qe te flas si Lubonja, ai e ysht te flase, i ve perpara kosovarin joeuropian, sepse mysliman, Qose. I thote, pajtoni gjaqrat, e harroni hunden dhe egon prej shkrimtari. I thote, thirri mendjes, e mos shiko kisha e xhamia, se feja e njeriut eshte njerezia. Dhe mbi te gjitha, i thote, provo e kthe pergjigje, provo e fol me gjuhe patriotesh si Berisha. Provo e hiqe vemendjen nga aktualiteti. Provo e beju pjese e teatrit te madh ne Sheshin Skenderbej, ku dalin te gjithe patriote, secili me palle me te madhe se tjetri e askush me pene, dhe nuk do jesh pervecse nje tjeter qesharak e Don Kishot i rradhes pergjate "historise, memes se dijes" (Pierre Menard). Dhe mbi te gjitha, nese vertete e kerkon pavaresine e letersise, dil dhe moho realitetin politik Spanjoll, dil dhe na bind edhe nje here se si letersia - jo cmimet letrare - gjithmone perpiqen t'a ndryshojne realitetin pa qene te dhunshme, t'a meritoje kete cmim Spanjoll per ate qe iu dha, jo per pavaresine e Letersise, por nese letersia eshte vertete e pavarur, per sovranitetin e atyre qe e meritojne me shume se letersia, per luften kunder diktatures, e brendshme, apo e jashtme qofte kjo diktature.

Nuk e di a e ndjek lidhjen, apo jo, se mbase edhe kerkojme shume ndonjehere nga nje plak qe ndoshta eshte i rrjedhur e qe nuk di te bej gje tjeter pervec te krrej poezi moraliste si i ziu Sale e te kurorezohet fitimtar.

Cfare statusi ka pasur Kosova me shpalljen e pavaresise se Shqiperise ne 1912en nga kolonizimi otoman?

Autonomia e Kosoves, ashtu si autonomia e 4 vilayeteve Shqiptare, u njoh nga Turqit e Rinj 1 muaj para se provincet e tjera autonome turke (Mal i Zi, Serbi, Bullgari) ti shpallnin lufte pushtetit qendror osman.

S'po hyj te diskutoj mbi keto gjera sepse nuk marr vesh nga ligjet nderkombetare, por dua thjesht te terheq vemendjen se artikulli qenka shkruar goxha sakte : tak e tak e tak. Ky tha keshtu e ashtu dhe pa na perzier fort "mish dhie" neper te. "Koha ditore", shume bukur. Koha e dites, jo dhe aq.

Pozita e Spanjes Mund te ndryshoje shume shpejt. Nqs Basket mund te sigurojne kerkesen e tyre per nje referendum mbi te ardhmen e Vendit Bask, kjo padyshim i hap mundesine e nje njohje te shpejte nga Spanja.

Argumenti i vetem i Spanjes mbetet se vendimi per pavarsi nuk u ndermor pa marreveshje ndermjet dy paleve, (pikerisht per arsyen e vetme qe Spanja si Serbia nuk e shkeputjen si te ligjeshme ne princip).

 

Atehere nese Basket jane me te sukseshem se ne vitin 2008, dhe pavaresisht perfundimit te ketij referendumi, Kosova duhet te njihet shume shpejt nga ky shtet e rendesishme. Dmth Spanja nuk mund ti mohoje Kosovareve cfare nuk i mohon dot Baskeve.

Te gjitha dominote do te bien shume shkurt mbas kesaj.

 Mbi te gjitha, shqiptaret e Kosoves, jane autoktone aty, ndersa serbet jane te ardhur, dhe me forcen e armeve, me dhune, me genocid, e kane shfarosur, deportuar, zbuar, vrare, spostuar, dhe ngjeshur racen shqiptare aty.  Kete gje Spanja, Rusia dhe ndonje vend tjeter, duhej ta kishin parasysh, dhe te mos fshehnin koken si struci. 

Si t'i kene parasysh keto gjera kur nga pala shqiptare nuk hapet goja fare per te tilla gjera? Cfare duhet qe te bejne keta, te shkojne te rremojne ne akademite dhe arkivat e tyre per te pergenjeshtruar pozicionin serb kur ai nuk perballet me asnje lloj kundershtie? Fundi i fundit, ke te besh me politikane dhe diplomate, e jo me historiane apo akademike. Keshtuqe, derisa nuk ka asnje lloj sfide ndaj qendrimit dhe deklaratave, dhe propagandes non-stop qe ben Serbia; te pakten nga ana tjeter e interesuar drejtperdrejt ne konflikt - ana shqiptare, atehere nuk ka asnje lloj aresyeje pse keto shtete apo qeverite e trupat e tyre diplomatike t'i hyjne asaj pune krejtesisht te kote. Plus qe nuk ka te beje fare me territorin e tyre.

Sa per gjenocidin, perndjekjen, masakrat e papara dhe krimet kafsherore masive te kryera nga serbet mbi shqiptaret, kete nuk mund ta vere askush ne dyshim sepse ka materiale filmike te dores se pare; varrezat masive jane gjetur dhe vazhdojne edhe sot e kesaj dite te gjenden ne territor te Kosoves, dhe ende sot e kesaj dite jane diku te 20 000 kosovare te humbur, ende te pagjetur; prej atij konflikti. (ca thone rreth 12000, nuk di cila eshte)

Prandaj, jemi telendisur ne mjerimin e shpalljes se historise sone njeri-tjetrit; duket sikur po i shesim mend njeri tjetrit se kush di me shume... duke patur nje akademi shkencash qe ka punuar vaj, per gati 40 vjet rresht dhe nuk ka lene pyetje pa pergjigje persa i takon ceshtjes shqiptare. - e cila sot HESHT turpshem fare!

 Pergjigja e shkruar e Sllovenise ndaj argumentimit te shkruar te Serbise ishte njish fare. Nje per nje, te gjitha shkeljet qe ju bene provinces se Kosoves ne 1989-1992 prej Serbise. Te gjitha antikushtetuese ne lidhje me kushtetuten e ish Jugosllavise Socialiste.

Gjithashtu fjalimet e Jordanise e Norvegjise sot ishin te papame.

village-bey, nje pyetje per ne njorontat, qe s'e kemi ndjek shume Spanjen. Po sikur opozita spanjolle te shkoje ne pozite, a ka me shume shanse? Fundja ishin shume me teper ne te njejten vije me SH.B.A para ca vitesh, derguan edhe trupa ne Irak. Apo edhe ata te njejtin mendim kane per Kosoven si keta te tanishmit? 

I dashur Katallan,

Pergjigja e thjeshte e pyetjes tende do te ishte, jo. Te dyja palet Socialistet dhe Partia Popullore jane kundra Referendumit te Baskeve dhe keshtu rrjedhimisht kunder pavarsise se Kosoves.

Ne 2008 kur planet pe konsultimet e referendumit ishin ne afer, Qeveria spanjolle apeloi ne Gjygjin Kushtetues te Spanjes per te anulluar konsultimin me arsyen e vetme qe Spanjollet jashte territoreve Baske duhet te votojne gjithashtu nese Basket kane te drejte te votojne apo jo.

Eshte nejlloj si te te thuash qe Serbet e Serbise duhet te votojne nese Kosova duhet te behet e pavarur apo jo.

S'do as men as kalem qe kjo nuk realizohet asnjehere.

Gabimi i Spanjes eshte krahasimi I Vendit Basque me Kosoven por tani qe lidhja eshte bere duhet te gjehet nje rruge. #

Zgjidhja eshte padyshim e lidhur me devolucionin e brendshem ne Spanje.

Lajmi i mire eshte se gradualisht fuqia po leviz nga qendra drejt periferise dhe rrjedhimisht Spanja do te detyrohet te bie dakort per referendumin ne Vendin Bask, (gjithmone vetem nqs ka kekese te vazhdueshme per referendum).

 Falemnderit per pergjigjen village-bey. Ajo lidhje qe eshte bere mes Baskeve dhe Kosoves shume e cuditshme me duket, sepse s'e besoj qe politikanet spanjolle ta hane sapunin per djathe aq lehte. Jam i bindur 99% se duhet ta dine qe dy ceshtjet nuk mund te krahasohen, sidomos ne mbeshtetjen qe basket mund te gjejne ne arenen nderkombetare per pavaresi (mbeshtetja=zero), faktori me i rendesishem ky besoj. Mos fle dikur tjeter lepuri? Ndoshta, conspiracy theory kjo, tek kontrolli me i madh qe mund te kene nderkombetaret (EU+USA e kam llafin) mbi te dyja palet (Kosove, Serbi), nqse situata ngelet akoma gjysem per gjysem, dhe e pazgjidhur ne menyre perfundimtare edhe per ca kohe? Nje lloj kercenimi i heshtur ndaj seciles pale. I thuhet Kosoves, kujdes se nuk e ke 100% te garantuar futjen ne EU prej Spanjes e atyre 4 vendeve te tjera, dhe Serbise, kujdes se ka akoma vende qe mund te njohin Kosoven?

Kur vjen dita qe shqiptaret te bashkohen- ne nje vend?!

o Lulian, mos ia fusim kot. s'eshte fajtor Kadareja per komplekset spanjolle.

te kishim nga pak te gjthe ne deje, patriotizmin e tij...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).