Sëmundja e nënës më detyroi të shisja drogë / Një histori e vërtetë

Rrëfen 21 vjeçarja nga Tirana, S.D. Prej minutës së parë që shkelëm në atë vend, bukuria e asaj vajze na tërhoqi çuditshëm. Dukej ndryshe nga të gjitha gratë e tjera. Tiparet e rregullta, sytë e qeshur ngjyrë jeshile, flokët e zezë të derdhur mbi supe dhe linjat e rregullta trupore, për një çast na shkundën nga realiteti ku ishim dhe na bën të harrojmë motivin e vizitës sonë. Të paktën kishim luksin dhe dëshirën të mendonim se ndoshta ajo bukuroshe gjendej gabimisht atje, ose me siguri edhe pak ditë i kishin mbetur për të lënë pas atë jetë dhe për të nisur një kapitull të ri krejt ndryshe nga ai të cilin po jetonte. Por jo! Arritëm të kuptonim të kundërtën, se S.D ishte vetëm një bashkëvuajtëse e zakonshme mes shumë të tjerave që gjenden në burgun e grave Nr. 325 në Tiranë, një vajzë së cilës i është privuar liria dhe prej tri vitesh i ngrys netët e saj e vetme dhe pa asnjë kontakt me botën e jashtme.

21 vjeçarja vendosi të na tregonte me lot në sy gjithë jetën e saj, motivet se pse ajo aktualisht mban statusin e një të burgosure, çfarë e shtyu drejt kësaj rruge ish gjimnazisten e shkollës “Sami Frashërit” që e kishte ndarë mendjen të bëhej avokate me një karrierë dhe të ardhme profesionale premtuese dhe shumë situata të tjera të pazakonshme të rrëfyera nga goja e saj, të bëjnë të rrëqethesh e të mos e shkëputësh për asnjë çast revistën nga dora!

Nuk shfaq asnjë shenjë pendese! Madje, edhe nëse koha do të kthehej pas për të jetuar të njëjtën histori, është e bindur se do të vepronte po njësoj, pa ndryshuar as presjen. Ndonëse, kur i duhet të flasë për të kaluarën, ajo thyhet shpejt dhe lotët e tradhtojnë, S.D është e ndërgjegjshme se rruga që nisi kishte vetëm një finale (ndonëse aspak të pëlqyeshme): burgun! Pikënisja e historisë së saj zë fill pikërisht me sëmundjen e pashërueshme të së ëmës. E pafuqishme nga ana ekonomike për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’i ofruar asaj gjithçka vetëm që ta mbante në jetë, 21 vjeçarja pohon se zgjodhi rrugën më të shkurtër të përfitimit, pasi nuk kishte tjetër alternativë. “Ditën që mora lajmin se mamaja ime ishte e sëmurë me kancer, nuk e doja më veten....E dija që nuk kishte shpëtim dhe lusja vërtet zotin që të vdisja bashkë me të. Duke qenë fëmijë i vetëm, isha shumë e lidhur me të, ajo ishte prindi i mirë që nuk ngrinte kurrë zërin, ishte shoqja ime, ishte motra, me pak fjalë gjithçka. Kur mësova se ajo do të operohej ndodhesha me disa shoqe të miat të gjimnazit në një kafe bar...një mikja jonë e familjes më telefonoi për të më dhënë lajmin e tmerrshëm të cilin nuk e prisja. Çdo gjë ndodhi kaq shpejt dhe unë gjendesha e papërgatitur përballë kësaj. Isha në vitin e fundit të shkollës së mesme, dhe vendosa ta lija për të gjetur një punë.

 

Pronari nuk më donte për punë

Fillova të bëja bilancet e llogaritë e një lokali, pronarin e të cilit e njihte familja ime. Ai më vuri një pagë shumë të lartë, dhe kjo më bëri të dyshoja...Kurrë nuk doja të shisja trupin apo të më shfrytëzonte punëdhënësi vetëm për një grusht para....Arrita ta konstatoja shumë shpejt qëllimin e tij, filloi të kërkonte të tjera gjëra...dhe unë arrita deri sa ta gjuaja me grushta, ndaj braktisa punën sepse nuk e përballova dot tensionin”, thotë ajo. E gjendur me shpatulla pas murit, S.D u orvat të gjente një zgjidhje të shpejtë për situatën ku ndodhej dhe të gjitha mendimet për të bashkoheshin në një pikë: shitja e drogës dhe fitimi i parave mjaftueshëm sa për t’i ardhur në ndihmë nënës së sëmurë. Nuk ishte aspak e thjeshtë, por ajo e kishte ndarë mendjen. “Fillova të shisja dhe të përdorja lëndë narkotike të llojit heroinë. Nga dëshira për t’i qëndruar mamasë pranë në çdo formë, doja që në momentin kur ajo u shtrua në spital për t’u diagnostikuar të ishte në qendër të vëmendjes së mjekëve, pasi këta të fundit nuk e preknin me dorë. Me paratë që fitoja munda të paguaja operacionin e mamit, t’i blija asaj çdo muaj një ilaç që kushtonte 80 mijë lekë të reja. Ditët e para ajo filloi të bëhej kurioze se ku i gjeja këto lekë, por unë e gënjeja duke i thënë që babai bën dy punë, unë gjithashtu dhe kjo ishte mënyra sesi ia dilnim. Disa kohë më vonë, babit ia thashë të vërtetën dhe ai gati sa nuk u çmend, por tani ishte vonë! Askush nuk mund të më ndalonte në rrugën që kisha nisur. Nuk më kishte shkuar kurrë më parë në mendje që do bëja diçka të tillë, për më tepër që të isha edhe përdoruese e drogës. Dhe kjo dëshirë u forcua edhe më shumë kur ime më nuk e fitoi dot betejën me vdekjen, kjo e fundit e mundi atë pas dy vitesh mundimi. Një arsye më shumë që unë të drogohesha...”, pohon ajo.

 

Miqtë m’u larguan

Pas vdekjes të së emës, jeta e 21 vjeçares do të ndryshonte rrënjësisht. Asgjë për të nuk kishte më vlerë, por i vetmi person që i përcillte një motiv të gjallë për të jetuar ishte i ati. Por, edhe ky i fundit e përjetoi keq humbjen e njeriut të jetës, dhe kjo e vuri edhe më poshtë, filloi të konsumonte alkool, të tjetërsohej si njeri, dhe kjo situatë e bënte S.-në të vuante çdo ditë e më shumë. Tanimë, e përfshirë e gjitha në vorbullën e lëndëve narkotike dhe me shumë syresh bashkëpunëtorë të tjerë që e ndihmonin, jeta e saj nuk ishte më e ajo e para. Në shtëpi dukej vetëm dy orë sa për të fjetur gjumë, e kishte humbur sensin e shoqërisë dhe miqve të vjetër, pasi këta të fundit i ishin larguar kur mësuan rrugën që S. kishte nisur. “Shoqëria e kupton kur fillon ta përdorësh drogën apo të merresh me punë të tilla dhe shmangen, jo vetëm nga frika, por edhe unë nuk kisha më kohë për shoqërinë. Kur ime më ishte e shtruar në spital, rrija gjithë ditën atje, flija vetëm nga ora 5.30-6.30 e mëngjesit. Gjithçka e bëra për të, madje edhe po të kthehej historia pas, unë nuk pendohem për asnjë veprim që kam ndërrmarë deri më tani. Për mamin tim do të bëja gjithçka”, thekson 21 vjeçarja.

 

Dita e arrestimit

Arrestimi i saj do të ndodhte vetëm 10 ditë pas vdekjes së të emës. Po kthehej nga varrezat ku shkonte çdo mëngjes, dhe në çantën kishte futur rreth 50 gr heroinë për përdorim vetjak. Pohon se këtë sasi të madhe e mori për të harruar gjithçka dhe për ta kujtuar këtë histori vetëm si një ëndërr të keqe të së kaluarës. “Natën që më arrestuan, shkova në shtëpi rreth orës 02.00 të mëngjesit bashkë me dy shokë të mitë. Mbaj mend që e rrethuan shtëpinë një grup i madh forcash policie, dëgjoja britmat e fqinjëve që thonin “e arrestuan, e arrestuan”, ndërsa im atë duke qenë se një natë më parë ishte rrëzuar dhe kishte thyer dorën, qëndronte i shtrirë dhe vetëm ai instinkti dhe zhurmat e bën të çohej në këmbë, por tashmë ishte tepër vonë për të ndryshuar atë çka më priste. Jam e bindur që dikush në rrjetin tonë ka spiunuar, dhe ky personi madje ka futur në burg edhe persona të tjerë. E dija që do përfundoja në burg, pasi gjithçka bëja ishte e rrezikshme. Vetëm lusja zotin që ime më të bëhej mirë dhe kaq, kjo nuk ndodhi por të paktën unë jam e qetë që bëra gjithçka për të.

 

Gjyqi dhe jeta e saj në burg

Menjëherë pas arrestimit, ajo do të përballej me seanca gjyqësore të njëpasnjëshme, deri sa nga trupi gjykues u mor vendimi për t’u dënuar me pesë vite burg, tri prej të cilave 21 vjeçarja i ka kaluar në burgun Nr.313 në Tiranë, dhe pjesën tjetër në burgun e grave Nr.325. “Ditët këtu i kaloj duke lexuar libra, madje i kam përfunduar të gjitha botimet që gjenden në biblotekën e burgut, kam shoqëri me shumë vajza të tjera dhe përpiqem të shikoj punën time dhe të ruaj raporte të drejta më të gjithë njerëzit. Gjykoj se ende ka persona që më duan, im atë dhe tezja vinë më takojnë çdo javë këtu në burg. Ashtu siç kam edhe një të dashur, edhe ai me statusin e të burgosurit, por që të paktën më bën të ndjehem e lumtur, dhe më jep forcë ta shoh jetën me ngjyra. Shpresoj shumë që kur të dal prej këtej të realizoj objektivat e mia, të vazhdoj studimet e larta për drejtësi ose psikologji dhe kryesorja të hedh pas krahëve këtë periudhë të keqe të jetës sime, të cilën nuk ja dëshiroj askujt. Më shumë se kurrë sot, jam e bindur që në momente të vështira njeriu duhet të kërkoj ndihmë, t’i fitoj gjërat e sigurta ngadalë dhe jo ashtu siç veprova unë. Më mirë të humbasësh një çast të jetës, se jetën në një çast”, përfundon vajza nga Tirana.

113 Komente

 Uroj qe ndonje nga "profesoret" mjek  te gjejne pak kohe e te lexojne edhe kete pjese te historise. Te mendohem pak me shume kur ju blejme apo ju pagujane pushimet femijeve. Ato jane lek gjaku!

Shqiptar, kanceri eshte semundje e sherueshme nese kapet ne faza te hershme. KONTROLLONI SHENDETIN TUAJ HERE PAS HERE. Nese punoni ne shtet ose me sigurime,konkatoni mjekun e familjes tju kontrolloj here pas here dhe nese do kini nevoje tu japi rekomandimin per specialistin. KERKONI TE DREJTEN PER TE JETUAR! "Respekti" arrihet kur kerkohet ne grup.

shum bukur e ke thene

ATO JANE LEKE GJAKU

Histori i trishte!

Me vjen keq per kete vajze, shpresoj qe kur te dale, ai njeri qe e kishte per detyre te kujdesej per te, te tregohet me i forte dhe t'i jape perkrahjen e mbeshtetjen e duhur se bijes.

nje fjali nuk me pelqeu dhe s'e kuptoj ne kete shkrim:

të bëjnë të rrëqethesh e të mos e shkëputësh për asnjë çast revistën nga dora!

C'hyn revista ne kete mes? Apo hajt, reklame!

tr="" style="border-collapse: collapse; width: 80pt;"> 

Thuhet qe kjo vajza qe ne fillimin e saj si shperndarese e ka perdorur dhe vete heroinen (highly addictive). Nuk e di pse... ndoshta eshte me detyrim kjo gje. Me beri pershtypje, gjithsesi.

Nuk ma do mendja te jete me detyrim, ndoshta ajo nuk ka arritur dot te perballoje psikologjikisht gjendjen e rende te se emes dhe mund ta kete perdorur per "t'u bere me e forte". Pastaj dihet si shkon ajo pune...

Ne kete histori, ajo cka me cudit me teper eshte roli pasiv i babait, qe nga deshperimi kthehet ne alkoolik. S'e di pse mendoj por burrat pergjithesisht jane shume me te dobet se femrat per te perballuar situata te tilla ku jeta ndryshon kryekeput.

Nuk e di, Ana, por kam degjuar qe kjo puna e perdorimit eshte si detyrim apo marifet nga zoteruesit e droges per t`i patur nen varesi shperndaresit e tyre, edhe pse s`e kuptoj se si mund t`i besohet nje perdoruesi.

Roli i babait vertet tingellon krejt pasiv. Nuk eshte se jepen shume detaje, por duket sikur kane qene te ndare. Ate qe bente e bija, do duhej ta bente bashkeshorti ne radhe te pare, dmth te behej cope per t`i siguruar gruas mbeshtetjen financiare, e jo me te linte te bijen te shiste droge e vete t`ja fuste pijes nga deshperimi.

me keto gjera duhet te merren politikos e analitikos ne Shqiperi, krizat sociale, dhe jo te shperdridhen me liber shtepie mbi njeri tjetrin. Corrupted, the lot of them!

 

 

Lost,

pa i hy ne hak fare asaj vajzes, por askund aty nuk shof shenja te solidaritetit familjar. Xhaxha, Halle, Teze, Daje, Gjysh , Gjyshe qe do vendoseshin ne mes si amortizues te forte qofte per perballimin e semundjes se nenes se vajzes qofte dhe per te mos e lene te rreshiste. Ketu roli i familjes ( me cer permban ajo edukim e deri ne infinit ) eshte percaktues ose me mire duhet te ishte percaktues.

Pra, keshtu si e tregon ajo, une nuk e besoj dhe me duket nje shkrim midis perpjekjes se saj , nepermjet gazetares te sajoje nje situata qe do detyronte autoritet ta falin per pjesen e mbetur te denimit dhe nje stisje te lehte te vete gazetares.

Natyrisht qe nuk ka vend per pergjithesim dhe situata  e saj mund te jete e vecante vertet, por keshtu si e tregon ajo ( nese nuk do genjente edhe ne shkrim, 50 gram per perdorim vetiak eshte skeme e njohur ne Tr per te mos u denuar )  nuk eshte histori shume e besueshme.

Ka mundesi, Koth, c`nuk bo vaki. 50 gr per perdorim vetjak eshte me u bo tull e sopate per gjith muajin. Dreqi e di...

 shperndaresit e perdorin drogen per t'i shpetuar burgut. keshtu ata justifikohen qe sasine qe ju gjendet,ne momentin e kontrollit e kane per perdorim vetjak dhe ne shume raste e hudhin lumin pa u lag.

vetem se ata per nevoje leku, e nga dembellliku, marrin me vete sasi gjithnje me te medha, qe e kalojne masen e perdorimit vetjak dhe i shpie nje dite ne burg.

prsh perfytyro veten ne krevat me nje femer te bukur,dhe ti e din qe ajo eshte kurv nga shpirti,do u permbaje ??ndersa ne lidhje me kte ngjarje te dhimbsur, e nderlikuar per shkak te zgjedhjeve te gabuara personale,dhe si pasoje rrjedh zhgenjimi total ,ne fakt nuk e pash te shkruar me lart dicka te till !!!nejse renci ka qe DS mbas kesaj eksperience negative te ket force,vendosmeri,psikologjine e shendeteshme,mbeshtetjen e duhur,shoqerin e duhur,koha sheron por ama edhe momente te tjera delikate rishfaqen,pra durim dhe kujdes.

Nga dëshira për t’i qëndruar mamasë pranë në çdo formë, doja që në momentin kur ajo u shtrua në spital për t’u diagnostikuar të ishte në qendër të vëmendjes së mjekëve, pasi këta të fundit nuk e preknin me dorë

Detyra e mjekut per tu kujdesur per pacientin eshte shnderruar ne nje biznes barbar vetem per te vjelur parate e pacientece..... Pjesa e fundit e fjalise tingellon shume barbare dhe cnjerezore.....

Mire thuaj qe s'kemi dalur rrugeve te gjithe te merremi me pune te pista sahere qe kemi qene ne veshtiresi se vaj halli ku do ishim...Eshte shume rehat te mundohet te humanizohen çeshtjet kriminale por kesaj zonjushe i duhet folur dhe per te rinjte dhe te rejat qe mund te kene humbur jeten gjate eskapadave te saja narkotike.

Te dashur te burgosur? Po s'ishin te izoluar keto nga meshkujt dhe nga takimet amoroze me te burgosurit e tjere?

sa paragjykime qe paske

tashi me te vdek nena ,mjeket se prekin me dor skishte lek per ilace si benin operacion se skishte lek,baba fillon alcoolin nga deshperimi, nuk eshte thjesht  veshtiresi

me eskapadat narkotine   nuk vdesin njerezit aq kollaj

te dashur te burgosur  sdo em then edetyrimisht qe te kene takime amorose ,se ne burg nuk ndalohet letershkemimi

Me teletajp, rosak, me teletajp. Edhe burgaxhinjte flasin ne msn, jane modernizuar burgjet.

ps : nuk e lexova artikullin. Ne pergjithesi nuk lexoj kesi artikujsh fatkeqesh se me eshte ligeshtuar zemra shume. Ngaqe s'kam mundesi te ndihmoj kend, atehere me mire te mos ia di vuajtjet. Ka vajtur puna deri aty sa nuk kam mundesi t'ia lehtesoj dhimbjet as dhe nje te dashureje qe e kam ne Angli. E lere pastaj te asaj tjetres qe jeton ne Kellifornia Drim, Llas Enxhëllës.

hahaha,un habitem me ty psd pse nuk e vune Don zhuani peshkut.

Kjo eshte per te vene duart ne koke, dhe nuk ka dyshim qe rrethanat kane bere gjithshka per t'a shtyre kete vajze ne rruge te gabuar. Megjithate, jam dakord me la rosee qe kjo vajze ka krijuar po kaq probleme e deshperim ne jetet e te tjereve. Veshtiresite e saj ne jete nuk e justifikojne dhe as ja heqin pergjegjesine qe ajo ka per demin qe ka bere. Nqs te gjithe i justifikojne krimet qe bejne duke jua hedhur fajin rrethanave, ku shkohet valle? Interesant komenti i mesiperm, 'nuk vdesin njerezit kollaj'?  E pse na qenka jeta e nenes se kesaj vajzes apo edhe jeta e saj me e cmuar se jeta e atyre qe kjo ka marre me qafe ju shitur heroine? Pse behet aluzioni qe ata perdoruesit qe kane blere nga kjo, e kane blere per qejf? Po sikur historite e tyre te jene po aq te dhimbshme? Duke ndjekur kete llogjike, e mo, se edhe kjo nuk po vdes, ja e re eshte, burgun do t'a mbaroje, paska edhe te dashur....shikon pra se sa shemtuar tingellon kjo?

Persa i perket historise se dhimbshme te nenes se saj, emra ju lutem...kush jane doktoret, cilat jane shumat, cili eshte spitali? Te paditen keta qe neser! E kuptoj qe kur nena ishte semure ajo kishte prioritet mbi te gjitha, po te ndihmohet babai i vajzes apo edhe vajza vete dhe pjestaret e tjere te familjes te padisin keta kafshe. Dhe ju lutem mos me thoni 'e kush e degjon, aty keshtu behen keto pune' se po nuk e ngriti zerin individi, megjithemend qe asnjehere asgje nuk do ndryshoje. Ndryshe kjo histori mbetet vetem anektode me te cilen shitet revista.

epo tashi pa faj sdo lejme as ato fshataret e varfer afgan qe mbjellin opium,se kshu i bje arsyetimi jot

me shkrive, po lene mos ja vi re ksaj/ktij se ne Canada e kane ne maje te gjuhes kte 'demin' per tjetrin. Bile dhe po te dush me vra veten aty i varin turinjte se i le 'kto' me trauma dhe te mallkojne 500 vjet rrjesht per demin qe u ben.

  Une nuk e lexova fare kete shkrim. Shpresoj mos jete shkrim si ato te prostitutave, te cilat ngaqe kishin shume halle te shkretat, detyrohen te dalin ne rruge edhe te fitojne 2000 euro nata. Shpresoj mos jete historia e ndonje drogaxhie qe ska lek te paguaje unoversitetin dhe zgjedh detyren "fisnike" te shitjes se droges per hir te se ardhmes. Shpresoj mos jete historia ndonje hajduti qe detyrohet te vjedhi bizhuteri te shtrenjta, se nuk kishte buke te hante. Po ndonje histori prekese per ata njerez qe punojne 12 ore ne dite per 3 mije ose 5 mije leke dita ne pune te ndershme a do kemi?! Te pakten te derdhim ndonje pike lot per leke gjaku e jo leke "mielli" ose "mishi te bardhe". Shnet.

2000 Euro nata!!!!!!!!!!

 

Pse sthua ti, kot shkokan Rumunet dhe Bullgaret ne Europe, duhet te vijn ne shqiperi!

Fininvest, pak a shume si ato histori, po me halle shume me bindese. Historite e njerezve te thjeshte, hallexhi e te perkushtuar qe respektojne ligjet dhe shoqerine e punojne 12 ore ne dite per 3 mije ose 5 mije lek dhe rrisin femije te shkelqyer, ato nuk shesin revista, aq me pak revista psikologjie.

 Kristida, po ti lexosh historite e ketyre, te gjithe bindes jane. Se imagjinon dot sa bindes jane personat qe bejne pislleqe. Revista Psikologji ka qene e lezetshme por paska filluar me histori te tipit gazeta "Paloma".

Gjeja me e lehte qe mund te behet ne raste te tilla eshte te refuzosh te lexosh artikullin. Pas kesaj, me e lehta eshte qe te thuash se njeriu mban pergjegjesi per veprimet e veta, dhe se nje i varfer me mire te shohe t'emen ti tretet para syve, apo femijet te sharrojne urie, se sa te vjedhin nje buke, apo se sa te prostituojne, apo se sa te shesin droge. Eshte e lehte te besh zgjidhje te moralshme nga kolltuku i zyres, sidomos kur ke ndermend dhe sakrifica te tipit "edhe une kur kam qene student kam pas shku ne shkolle me atobuz se s'kom pas lek per taksi, po nuk shita droge, se kam moral", apo te tipit "edhe une s'shkova vjet per pushime, por ama nuk e leshova veten te prostituoja, se per nje nder rrojme".

Fatkeqesisht, shume njerez (rreth 12% e popullsise, sipas FMN) jetojne me te ardhura nen 2 usd ne dite, qe do te thote 60 usd ne muaj, qe eshte varferi ekstreme. Keta nuk jane lowclass, keta jane underclass. Kush i mban me shprese keta? Cfare te ardhme kane, pa mire moral qe u bejme gjithe diten!

Moral mbi vuajtjet e tjetrit, kjo eshte gjeja me e pamoralshme qe njoh!

Sol-o, leri traktet mbi kancerin e shoqerise shqiptare. Ketu kemi te bejme me nje mungese ndergjegje sociale te paster. Sikur shoqeria shqiptare te mos humanizonte krimin(siç po ben ti tani), sikur shoqeria shqiptare te ushqente ndergjegjen nder-njerezore, ndoshta ai mjeku s'do kishte kerkuar para, ndoshta i ati do kishte gjetur mbeshtetje financiare diku, ndoshta kjo vajza s'do kishte ushqyer epshin per parane e shpejte, ndoshta..., ndoshta...,...Perhere nese kjo histori ka 1gr. te vertete.

La_ro, qe ta marresh vesh edhe nje here, vjedhja e nje buke per te ushqyer femijet nuk eshte kurrsesi krim! Krim eshte ta lesh ate njeri ne kushte per te vjedhur buke! Dakord La_ro? Dhe mos me fol me imperativa mua!

Sol-no, arrin te besh nje diference mes vjedhjes te nje çapi buke dhe vrasjes te furrexhiut? De-hu-ma-ni-zo-ni krimin. Kjo eshte zgjidhja e vetme e asaj shoqerie. Per aq kohe sa te ecni duke admiruar BMW-te e drogaxhinjeve, parane e shpejte dhe te nxirrni shamiat per cdo histori drogaxhiu qe tregohet, do kaloni jeten duke perdorur shembullin e çapit te bukes.

Jo laroshe, po ben vetem spekullanten (si shumica xhanem). C hyn admirimi i BMW-ve ketu? Eshte histori MJERIMI.

Nese problemi i mjeraneve sipas teje qenka deshira e pandalshme per te zoteruar nje BMW atehere s'me mbetet vecse te pranoj qe ne te dy jetojme ne realitete krejt te ndryshme.

Kjo shoqeri qartesisht nuk ka moral ne ushtrimin e saj te pushtetit ekonomik e politik, atehere pashi zotin a c'keni per zemer, mos na bini zorret ne goje duke permendur moralin per varfanjaket. Po nuk pati moral lart, nuk ka perse te kete as poshte!

Perderisa ata lart vjedhin sa i q*ne kockat kujtdo, ata poshte kane gjithe te drejten e zotit te bejne si t'u vije momenti.

Keshtu Laroshe, dhe mos harro qe Humanizmi ne fakt nuk eshte asgje tjeter pervecse lemosha, maska me fytyre njerezore e nje morali te sunduesit!

Nga njehere ti Vesa me keto qe thua  me perfytyrohesh si Thatcher-i, ashtu e ftohte, pa ndjenja, tamam si nje pilot i programuar. Po nganjehere me vjen e ngrohte dhe interesante! Nuk di si ta shpjegoj, mbase na ndihmon xhibi!   smiley 

Po ta marrim punen nga fillimi fare s'e kuptoj pse ky shkrimi eshte ne revisten Psikologjia. Do t'kishte ndonje faresoj kuptimi sikur te merrej me delirin dhe mitomanine e vajzes qe u sakrifikoka per t'emen ne terma kaq ekstreme.

Qe ata qe shesin jane perdorues, kjo s'me habit aspak meqe ndodh shume shpesh. 

As qe babai behet alkolist. Ketej nga ne jane plot rruget me ukrainas (burra) qe pijne gjithe diten ndersa grate e shkreta punojne nga 12 ore. Ose keto punojne ketej e burrat pijne e dehen ne atdhe.

Me duket qesharak fakti qe autorja e shkrimit e nenvizon disa here qe vajza eshte e hijshme. Dmth sikur te mos ishte, ne s'do ta kishim lexuar kete historine ketu.

Me nje fjale, kjo puna e te drejtave te gruas s'perfiton asgje kur kthehet ne histori roze fletushkash. Perkundrazi!

une mendoj qe thelbi eshte te pakten nga shkrimi,qe mjeket si preken me dore nenen kur ishte ne spital(per pune lekesh dmth)problemi ilaceve

une te pakten nga experience personali di  qe edhe ilacet qe i kane me libreze nga shteti nuk ja japin pacienteve sepse duan tja shesin

ke  pare ti psh qe ne spital  duhet me pasj kujdes kur te hedhin ne serum ate perzjerjen  per chemioterapi se sja hedhin te plote pacientit ,etj etj llahtari

nga ku kendveshtrim duhet para  edhe jo se shiste droge apo konsumonte droge

 

@Dooks, interpretime mund te behen sa te duash. Vetem te lutem shih titullin: "Semundja e nenes, me detyroi te shisja droge!" !!!!!!

Po ta marrim punen nga fillimi fare s'e kuptoj pse ky shkrimi eshte ne revisten Psikologjia.

Pyetje me shume vend! Me gjithe respektin dhe empatine me 'viktimen', arsyeja e vetme qe me vjen ne mendje pse ky artikull eshte ne revisten psikologjia (nuk me pelqejne konspiracionet, por per dreq vetem kjo me vjen ne mendje) eshte se kushdo qofte autori/ja do kete marre ndonje lende psikologjie jashte shtetit ku eshte njohur edhe me ilustrimin e njohur globalisht ku 'morali human' tejkalon ligjin... shembulli eshte ai i nje bashkeshorti, e shoqja e te cilit eshte e semure kronike dhe ne mesnate zbulon se i mungon ilaci (prej te cilit varet jeta e saj). duke mos gjetur zgjidhje tjeter thyen me force farmacine, per t'i shpetuar jeten te shoqes i bindur per konsekuencat dhe perballjen me ligjin... Shembull tipik per diskutime e seminare...

Absolutisht nuk vuaj nga mungesa e ndjeshmerise, por historia me duket pak e stisur per arsyet e mesiperme. Ne momente te caktuara humanizmi perligj thyerjen e ligjit, jam e sigurte qe kete e besojne shume veta, pra asgje e re me duket mua...

 Ore une sbej moral fare. Une i jap doren, e i them hallall qe kane guximin i hyjne ketyre puneve. Keto historite prekese qe meren me droge per te ndihmuar familjen, e behen me nga 5 vila e makina te fundit me kane ardh ne maje te hundes. Gjithsesi secili ka mendimin e vet.

Jo se dua te mbroj vajzen, as ta shfajesoj, por ama ka boll njerez te dobet, qe duke mos pare asnje rrugedalje, e humbasin toruan dhe i drejtohen alkoolit, me e pakta, e mepastaj drograve, aq me teper ne nje moshe te re si e saja. Ok, ka plot? sa te duash, ore! por nganjehere rrethanat qe te shtyjne drejt nje veprimi jane nga me te cuditshmet, ndaj s'eshte per t'u paragjykuar, por per t'u parandaluar dhe ne kete mes, sic thote Kothi, familja eshte ajo qe te jep mbeshtetjen kryesore, ndaj e theksova me lart rolin pasiv te babait.

 

Fini,po atyre qe kane nga 5 vila dhe makina te fundit qe i ka ardhe ne maje te hundes jeta qe ben ti si tja bejme?

Eshte kollaj ti paragjykosh te tjeret,kur nuk ke b...th me i bo vete me e mira e te mirave do ishte heshtja.

 O Brad ato qe kane nga 5 vila e makina, qe mund ti kete ardhur ne maje te hundes ajo jete qe bejne, le ti bejne ty dhurate smiley

 

P.S Une vete i kam rregullu punet, po jo me droge e me mish te bardhe prandaj nuk hesht smiley

Dhurate? Jo jo rrofsh nuk me hyjne ne pune se i kam,ai qe nuk i ka,atij i vjen ne maje te hundes.

ti ke nje lloj te drejte. shitja e droges etj nje 1% e con te vila dhe te makina, ndersa 99% i con mbas kesaj goces. Histori e bezdisshme eshte, ne kete vend ku gjithcka luhatet mes vilave, makinave dhe mjerimit...

Pale, po mora vesh qe droge u beka dhe jashtetit? Aaa, po nese ndodh dhe jashtetit varini trapin, qenka normale

sol, jam dakord me ty qe zgjidhje duhen gjetur, dhe e para qe duhet bere eshte te vihet ne fre korrupsioni i bluzave te bardha. Edhe nqs nuk arrihet rezultati qe gjithshka te ndreqet sa hap e mbyll syte, te pakten duhet luftuar. Une do isha dakord te kerkohej nga publiku kontribut qe kjo familje te hedhe ne gjyq mjeket dhe ate pronarin maskara qe hiqet si mik i familjes dhe do te perfitoje nga vajza. Por une jam po ashtu e bindur qe ata te cileve kjo ju ka shitur heroine kane po ashtu halle dhe histori po kaq te dhimbshme, nuk kerkohet zgjidhja e hallit tend duke futur ne hall te tjeret dhe duke thyer ligjin. Une e kuptoj qe kjo e fundit (respektimi i ligjit) quhet pak si gallate nga shume ne Shqiperi, po prandaj edhe punet jane ashtu si jane aty. Nuk eshte xhungel, une te zgjidh hallin tim me cdo kusht pa aq me ben se cilat jane pasojat.

Komenti per historite e njerezve te ndershem e me halle qe nuk behen shites droge, ka po ashtu vend sa te duash! Keta duhet te jene po aq objekt promovimi nga media per shoqerine qe t'i japin asaj shperse dhe frymezim, sa edhe rastet si ky i sipermi qe vertet te keput shpirtin.

Ej, a e kupton qe nga mjerimi jo droge, po dhe vrases, madje dhe kamikaz behesh. Nuk ka moral mjerimi, dhe nuk mund te gjykohet mbi baza morale.

Ti e kupton qe ketij individi i eshte mohuar e drejta per te patur te ardhme? I eshte mohuar e drejta per te vazhduar shkollen e mesme, e per te konkuruar ne te larten. I eshte mohuar e drejta per te patur nje familje normale? Nga kush?

Nga mjerimi, nga kush tjeter.

Cfare beri kjo vajze per ta gjetur veten ne kete situate? (dmth para semundjes te s'emes dhe para pamundesise per te bere ate qe cdo femije e ka per detyre ta beje, te kujdeset per prindin)

Mjeket, mesueset, policet, shoqeria, shteti, te gjithe kane gisht aty. Nuk na i suall Berisha Lirine, ate e gjeti mes nesh!

 

@Brad, ti s'me njeh dhe une s'te njoh, keshtu qe i leme keto konsideratat personale te lutem.

S'mund ta pranoj qe njerezit qenkeshin gjithnje viktima. Ka me qindra raste baballaresh qe hyjne ne burg per vjedhje te vogla, por edhe per mashtrime te medha (kredi te keqija, deklarim buxhetesh te rreme...) dhe justifikimi eshte : "E bera per femijet!"

Dhe tjetra qe e theksoj: Me trego moralin e nxjerrjes ne reviste te nje historie te tille. Kjo eshte pronografi ndjenjash dhe shitet me para me cmimin e revistes. 

Aha nga keto qe thua me siper mendoj qe qenkemi keqkuptuar Fini,une e kisha diku tjeter,ok,paqe.

morali eshte qe ne spitalet tona i lejne njerzit me vdek

dhe per prove kam historine e tim ati, s'kam nevoje per moralin e atyre qe na zbulokan interesin provokativ te revistes X. Po te mos dilte ky artikull ndoshta nuk do ishim bezdisur kete pasdite, po kjo qetesi eshte aq mjerane sa urdhri i Bushit per te ndaluar aparatet fotografike ne Guantanamo pas publikimit te fotove te torturave. Kemi perfunduar ne nje shoqeri te ciles gjithcka i ndodh para syve, e megjithate kurrsesi s'deshiron qe ta shohe...si thoshte Kamyja?

 Kamyja thoshte : Me ra dielli ne sy, prandaj i futa nje doze droge edhe mu duk si hije smiley

 Jo morali eshte qe ne cfaredo lloj vendi te botes te jetosh edhe sikur te jete parajsa me e madhe ekonomike, perseri do gjendet nje arsye per te fitu leke kollaj smiley 

vetem me te rene ndonje lloto, fiton leke kollaj ,se asnje menyre tjerer ska

 

ca llotarie leshi.. une luajta 1 muaj rrjesht edhe me ra vetem gripi

@Sol, personalisht s'bezdisem fare nga kjo pune.

Nese ke ndonje propozim konkret: Ja sheshi ja mejdani! Perndryshe kthehet ne demagogji puna....

Po, kam propozim konkret!

Meqenese kemi qelluar popull pa palce, dhe kemi vendosur qe do ulim kurrizin ndaj cdo Berishe apo Rame (qe me qe ra fjala tallen dhe hapur me kongrese me nje kandidat apo me Maqo etj etj), atehere te pakten te mos iu bejme moral atyre qe nuk munden me!!!

Ky eshte propozimi konkret. Meqenese ne mundemi te vazhdojme keshtu, ate ekzistencen tone te rehatshme, kush jashte shteti, kush brenda, kush ne ndonje pune te lodhshme, kush ne ndonje pune te rehatshme, te gjithe duke u shtirur ne shumicen e kohes, atehere le te vazhdojme keshtu. Por t'ia bejme te qarte vetes e te tjereve qe kjo shoqeri nuk ka moral, jemi ne ata qe e vrame cdo marreveshje sociale, dhe nuk kemi te drejte t'i kerkojme pergjegjesi atij qe i ra fati i keq te jetoje ne zgrip!

 

@Sol, pyeta nje gje qe mund te bejme, jo nje gje qe "te mos bejme". Vete me pelqen te bej. Sa here kam mundesi, por edhe kur nuk kam mundesi!

Me irriton lehtesia me te cilen njerezit shperndajne meshire dhe mirekuptim per gjithçka. Te thuash "gjynah!" s'me duket ndonje mundim i madh me thene te verteten.

Nuk di nese e ke lexuar se c kam shkruar, por jam kunder moralit, pra dhe kunder te thenit gjynah.

Dmth ti je e aksionit, deshiron te besh gjera. Epo mire, a mund te te ftoj te dalesh ne media e te denoncosh publikisht dy raste abuzimesh me emra e me mbiemra, une te te kaloj provat. Do thuash ti pse jo ne gjykate, po ne media - sepse gjykata ka dy vjet qe s'jep pergjigje. Ky eshte aksioni.

Ose, nese nuk te pelqen kjo, eja te denoncosh disa drejtues dhe ish-drejtues te ministrise se shendetesise, dhe dosjet te ti jap une serish.

Ose nese as kjo nuk te duket e mundshme, te te nis disa iniciativa te ngjashme, qe te pakten t'i mbeshtesesh me nje firme nga larg, ne solidarizim.

Perndryshe, edhe ajo qe kerkova une nuk eshte pak, dhe nuk eshte "te mos besh". Te heqesh pengesat morale ndaj atyre qe i kunderpergjigjen me c'te munden abuzimit, qofte dhe ne menyre te pandergjegjshme, apo shkaterruese te vetes e te te tjereve - do te thote te besh shume!

Sol, konkretisht fare po te pergjigjem edhe une.

Kam nenshkruar dhe kam marre pjese ne te gjitha iniciativat qe i kam gjykuar te bazuara diku dhe s'kam arsye te mos bej keshtu edhe me tenden.

Mire pra, po e marr si premtim qe do e japesh kontributin tend te vleresueshem smiley

pikes i ke ren.

te pakten shendetesia duhet te funksionoje,qe mos ti coje njerezit ne deshperim

nqs faktohen abuzime ,ne spitale me ilacet e librezave te njerezve qe i takojne  gratis

ata qe abuzoje  duhet ta hane me shume burg se shperndaresit e droges,sepse marrin jete njerzish

300 euro ben ne itali nje operacion qe donin 3 ooo euro ne shqiperi

 300 euro ne itali te kushtun vetem venja e kembes ne spital....se vetem te flesh nje nate ne spital( psh nata perpara operacionit) kushton rreth 600 e ca euro. Por ti djale je i siguruar dhe ato 300 eurot jane ato ticket qe ti paguan. Por  te flasesh per operacion do permendesh edhe letren e banjos  qe do perdoresh, jo me mjek,anestezist,medikamente e garza e ku ta di une. 

Vjedhja qe behet ne shqiperi eshte ne rregjistrimin e pacientave. Ata rregjistrohen si te siguruar. shembull  kurohet pinko pallino pa siguracion shendentesor si edhe pa rekomandin nga mjeku i familjes. lidhjet me sigurimet shendetesore marrin listat e personave te siguruar dhe ketij pinko pallinos i behet emri pallino pinko. Ose ose shembulli dy... ti vuan nga nje plasaritje e lekures  dhe realisht ne dosjen tende shenohet qe ti po operohesh per apendisit urgjence. 

o Zonje  edhe robi im ishte i siguruar ne shqiperi edhe hoqem picire

per te mos shku gjate me burokracite e pislliqeve qe bohen aty se si diher sa reziston i semuri do hudhesh shume pare,po ka shume qe skane pare i kom pa me syt e mi

e di  si me tha nje mjek ketu ne itali  kur i thashe,smileyo te kishte ardhur ketu familjari jot ai operacion do bente 300 euro

ore po spo kerkon njeri ate qe si takon,po aty te morin edhe ate qe te takon

 

 Zoteri, se kush jane keta mjeket shqiptare e di mire. se crrace felliqesire jane. jo per gje por jam pjese e sistemit smiley

Sistemin italian e njoh mire  pasi kam studjuar mjeksi atje. une qe nuk pranova te isha rezidente i paguaja vete kurimet e mia. Me kane ndihmuar si studente e si kolegen e tyre. dhe shume analiza nuk i paguaja. por vizeten te specialisti e kam paguar 300 euro. madje sekretarja te pyet e do me tvsh apo pa tvsh ( pa tvsh ishte 180 euro) 

Italianet ne rast nevoje jane me solidar dhe behen cope te te ndihmojne smiley.  gje qe nuk e shoh fare ne shqiperi(pasi te vetmin spital qe ka shqiperia eshte ai i QSUT)

ca pret ne ballkan je oouuu duhet te kalojn dhe ca vite akoma,ke pare sherohesh ske per dhjam qeni.

Me pelqeu pak menyre se si ishte shkruajtur artikulli, kur do e marrin vesh gazetaret shqiptare qe s'na interesojne mendimet e tyre, qe duam faktet, ndryshe beje Opinion e merr historine thjesht si baze.

Ka shume gjera qe nuk i marr vesh qofte edhe ne nivel historie po ça rendesie ka, arrij ta marr vesh se ça ka ndodhur, te futem ne koken e kesaj vajzes se gjore.

Jo po si duhet te ishte jo po si ishte jo po pse e bere jo pse BMW-ja andej e ketej, ketu eshte pune jete s'ka diskutime te tjera mer vella, se si punon shteti jone e mjekesia e dime te gjithe. Dakord, mund te mos e kishte perdorur vete, dakord jam, e ça ndryshon... asnjegje s'ndryshon.

Kur nuk ka rregulla te gjithe kane te drejte te bejne ate qe duan per te permirsuar situaten e tyre personale. Une personalisht do kisha bere te gjitha njesoj, mundesisht pa rene ne burg, po po ju them qe edhe nje plumb ne koke atij mjekut qe s'me prek nenen une ja fusja pa problem edhe e beja burgun pa pishman.

 

Vajzes i uroj vetem fat te mbare me gjithe zemer!

Bullshit, goca ka qene junkie me perpara se ti semurej e jema. Semundja e se jemes eshte lloj justifikimi. Nuk fillohet blerja dhe shitja e droges kaq kollaj dhe per me pak klientet. Me kuptoni drejt, kurrsesi nuk dua te justifikoj mafien me bluze te bardhe  e as shkaterrimin e cdo lloj teksture sociale.

Eh ça t'bojë robi i shkretë ka halle e halle. Si t'jetë shkrujt, ka i herë është e shkrujtme me dorë e ka i herë me këmbë. Njikshtu. S'ka rob pa halle. kaiherë është shoqnia e keqe, ka i herë shonci i keq. ka i herë robi e ngre kaptinën, sado e rëndë barra, kaiherë i thyhen gjunjët. Kaiherë i stil jete t'bohet ves, megjithse do dojshe t'ishte ndryshe. Ca me heret, ca me vone, ca i herë e ca shumehere, me dashje a padashje te gjithe pendohemi per çfare kemi bere a per çfare kemi lon pa bo. Eshte kollaj me folë per tjetrin, keshtu e ashtu, po them se ishalla i pret per mbarë knej e tutje... Bohu e fortë! 

Sa keq qe nuk kam funksionin pergjigje ketu te kompjuteri se behen replikat lemsh. Te me falni.

@ dooks qe jep shembullin e fshatareve afgane qe mbjellin opium...pergjigja do ishte po, eshte krim pervec rastit kur perdoret per arsye legale (shanset pothuajse zero ne kete rast) ose kur eshte legale ne vendin ku kjo praktikohet (no idea por nuk e besoj se lejohet)...po keshtu edhe raste te tjera si

Djegia e pyjeve ne Shqiperi per te perfituar fushe/koder nga fshataret

Rregullimi i hesapeve me hakmarrje me justifikimin 'me vrau, e vras'

Kerkimi i parave nga mjeket/pedagoget/punonjesit e administrates, (insert your favorite offender here)

Ngacmimi seksual

Vjedhja e shtepise/prones se dikujt

Vjedhja e bankes

Falcifikimi i dokumentave/firmes

 

etc, etc, etc...edhe pse krime te natyrave dhe shkalleve te ndryshme, dhe qe prekin individe apo institucioine te dryshme jane krime. Duhen denuar. Jo justifikuar. Nqs eshte me vend (dhe kur ka prova/deshmitare) rrethanat lehtesuese i ka ne dore po ligji kur behet gjyqi/jepet denimi. Kaq!

po shteti hollandes qe  mbiell hashish etj eshte shtet kriminel??? ca ndryshimi ka shteti hollandes me fshatin lazarat?kush eben krim ne kete rast???

a me pergjigjesh dot

Here comes the bullshit police!

Ej, shpresoj qe te kete nja 10 here me shume peshq, qe e lexojne kete histori dhe perpiqen te marrin dicka me vete pa lene patjeter nje koment-gelbaze. Ashtu kot, sepse ne anonimitet mund te jene te poshter pa u identifikuar.

Dita e arrestimit

Arrestimi i saj do të ndodhte vetëm 10 ditë pas vdekjes së të emës. Po kthehej nga varrezat ku shkonte çdo mëngjes, dhe në çantën kishte futur rreth 50 gr heroinë për përdorim vetjak.

Blend , kete e lexove ti boldin? Se si doze per elefant mu duk mu ky 50 gramshi. Ti ke ndonje mendim?

Eshte ajo qe thone te gjithe te kapurit per te mos qene te detyruar te tregojne destinacionin e vertete - shitjen - e droges.

Thjesht kaq.

O Koth, njeriu per perdorim vetjak nuk mban as 50 grame kafe jo me heroine. Se diskutoj fare qe ajo mundohet t'i paraqesi gjerat ne favor te saj ndaj dyshoj (sikur dhe ti) qe genjen nga pak.

Mua nuk me vjen mire nga komentet qe duan ta zhveshin nga njerezilleku kete vajze. Ashtu sic na paraqitet, duket se ka potencial te cilin, nese vazhdon te perdore heroine, ka per ta cuar dem. Ky eshte nje njeri qe ka nje rruge te perpjete perpara, ka nevoje per ndihme njerezore. E ka gjyku gjykatesi ate, burgun po e ben, ne kete menyre borxhin ndaj shoqerise po e shlyen, nuk ka nevoje ta gjykojme prap. Por une gjithesesi nuk e kisha me komentin tend qe ishte korrekt.

 Sja qaj hallin kesaj, dhe se shof me si problem te metejshem.

Hallin ja qaj i prokuroreje qe ska len shtyll ligjore pa thy. Po ka edhe gjyqtare ashtu ne fakt. Revista a po na ofroni noi interviste me keto te lartpermendurat?

 Koth - 16 Dhj 2009 - 4:05pm

Lost,

pa i hy ne hak fare asaj vajzes, por askund aty nuk shof shenja te solidaritetit familjar. Xhaxha, Halle, Teze, Daje, Gjysh...

 ---------------------------

 Po cere shenjash kerkon mer Koth, me keta gazetare shenjat qaji ti! Keto shkojne i fusin nje "gjiro" nga burgu i grave, marrin nja dy ne interviste dhe hartojne nje hartim te hartuar sipas mendjes se tyre te harlisur.

Pikesepari, te gjithe ata qe bien ne burg thone : Une isha i pafajshem!! Besoj se kjo eshte rregulli i pare i "psikologjise" se te burgosurit.  Me pas, nuk merret rruga e droges aq kollaj mer Koth, se ka ca pengesa morale e shoqerore qe nuk eshte kollaj tí shkelesh (per te mos permendur pengesat e vete rrjeteve te shperndarjes).

Per ta ilustruar dy fakte qe gazetrja ka bere sikur nuk i ve re (ose nuk i ka vene re):

1. Vajza eshte tani 21 vjec

2. Ka bere 3 vjet burg (nga 6 qe ka)

3. Nena e saj fatkeqe vuajti per 2 vjet (vajza thote qe filloi shperndarjen ne ate kohe)

4. Me nje matematike te thjeshte minimalisht vajza ka filluar te shperndaje mall qe 16 vjece.

Te me falin te gjithe per kete "avokati te djallit" por nuk e kam me vajzen, e kam me gazetarine qe as ato qe shkruan nuk i mendon dy here. Dhe pastaj normal qe i hidhen te gjithe persiper, pra ne vend qe te qajme hallin e spitaleve, droges si fenomen, etj, etj merremi me gazetaren dhe copen e shkrimit.

Perfundimi: Solidarizohem me kete vajzen per hallin qe thote qe ka kaluar e jema, por i marr me rezerva gjithe lajlet e lulet e tjera. Ne fund te fundit, ajo vajza vete eshte e ndergjegjshme per ate qe ka bere dhe per denimin qe kryen, por neve kete diskutim na i ka hapur "gazetarja psikologe" .. dhe sigurisht Peshku qe e solii ketu...

 

Shkrimi le shume per te deshiruar, sepse nuk na paraqet te gjitha faktet e kesaj historie te dhimbshme.

Me vjen keq per te qe u detyrua te gjente nje zgjidhje per problemet qe i kishin rene ne koke. Eshte pak e veshtire te gjykosh ne kete rast, sepse nuk i ke perjetuar vete nje hall te tille, ndaj hamendesimet nuk vlejne.

Une njoh shume njerez qe kane qene me shpate ne dore per te denuar zgjedhjet qe benin te tjeret, por kur u rane halle mbi koke vepruan edhe me keq, sepse ne ato caste nuk kishte rendesi morali, edukata, shoqeria, por menyra e zgjidhjes dhe daljes nga ajo qe u kishte rene persiper.

Te gjithe te jane miq e shoke kur je mire, por sapo te ndosh dicka shumica nuk dine se si te sillen dhe te braktisin.

Shpresoj te jete ne gjendje te ndertoje nje jete me te mire kur te dale prej burgut.

Sa lehte flasin ata qe nuk e kane njohur dhimbjen.. zgjohen te moralshmit dhe japin mendime e gjykime.. por kur dhimbja  qe ben nje shpirt te burgoset ne nje ferr, i cili  ndodh ne nje realitet tjeter me emrin ferr te asaj qe e ka emrin rrethana jo humane te atyre qe nuk kane privilegjin te trajtohen si te pa privilegjuar  por thjeshte si te semure ku ilaqet nuk mungojne, ku infermieret nuk te bejne shenje per leke, ku doktoret nuk te  hedhin syte po nuk  pagove , sigurisht qe e kuptoj kete vajze! Ata qe nuk kuptoj jane disa te  moralshem ketu qe japin gjykime te pamoralshme!

Nuk mund te denohet dy here per te njejtin krim.

Vajza po kryen denimin per ate qe ka bere, nuk i ka borxh shoqeris asgje me shume.

Pse zgjodhi kete rruge?

Eshte dobesia e individit kundrejt te fortit, siç eshte semundja  e korrupsioni , demtues te fuqishem te jetes.

 

 Besoj qe per peshqit duhet te kete me rendesi  ky problem familjaro-shoqeror se sa 50gr heroine vrasin herkulin apo hekuranin, prokurori ishte pijshem apo per ta arrestuar moren pjese 20mije police apo dy.

1. nje gjimnaziste e nje prej gjimnazeve me emer behet shume lehte droge perdorues dhe droge shitetes

2. A kishte psikolog kjo shkolle per ta ndihmuarar kete femije adoleshte? A thua dine ta bejme punen keta psikologe apo keshillat qe u japin ketyre femijeve i marrin nga koleget e matematikes , apo edukimit fizik?

3. Mjekesia shqiptare a di qe kur kuron nje pacient, ky "budallai" qe eshte semure eshte nje NJERI. E kuptojne keta kokemedhenjete shqiperise qe kanceri eshte semundje qe asnje nuk e deshiron apo qe pas pacientit semuren edhe pjesa tjeter e familjes?

4. Roli i gruas ne familjen shqiptare... ajo ben cdo pune dhe eshte ekuilibruesja e familjes. Ne rast se ajo thehet bie e gjithe shtepia pasi bashkeshorti ka pasur rol jashtefamiljar dhe jo brenda saj. 

5. Familja shqiptare a e ka me ate primatin e te qenit shume te lidhur njeri me tjetrin?! Apo jemi bere si italianet e grekerit qe nuk kujdesemi me per prinderit apo per vellezerit e motrat?

 

@dooks... ndryshimi zoteri, eshte LIGJI qe thote ndryshe ne te dy shtetet. Nuk te pelqen ligji? Nderroje. Lufto deri ne frymen e fundit per t'a bere kete po qe nevoja. Te pelqen ligji po nuk e zbatojne? Lufto me aq sa ke ne dore, ngrije zerin deri ne kupe te qiellit. Ne Amsterdam mund te perdoresh pot sa te te doje qejfi. Ne disa shtete ne USA ben burg.

Ne nivel personal nuk di, por kur ju ka ndodhur atyre qe njoh dicka teper e ngjashme - bile me e rende ne dy raste, di c'kane bere ata.

Ne nivel te pergjithshem, nuk jam dakord me mesazhin qe i jepet publikut direkt apo indirekt 'ligji zbatohet deri ne njefare mase, pastaj ne varesi te hallit dhe mundesise shkele me te dy kembet, se duhet te te kuptojne'.

Moral relativism

Po zonje edhe une ashtu mendoj,sduhet me e lene ligjin te te pegoje te besh ate qe eshte e drejte

Ne rastin konkret, edhe une nuk e kam problem per aq kohe sa kjo vjen e shet nga lagjja jote

Perfundimisht cfare vendoset: vajza eshte heroine apo viktime? Eshte  fajtore pa faj?

A duhet gjykuar vajza me syze morali  (beri mire/beri keq)? Kjo eshte pyetja, Nese e kanalizojme problemin ne kete dileme etike, atehere dikush do ta quaj heroine sepse ka sfiduar fatin dhe madje, kjo justifikohet, sepse gjithcka eshte bere ne emer te humanizmit (semundja e nenes ) 

Kurse dikush tjeter do ta konsideroje  si nje person me karakter te dobet qe para veshtiresive te jetes eshte dorezuar dhe ka bere nje zgjidhje , ne dukje shpetuese, ne pamje te pare te justifikuar (viktime e rrethanave dhe papergjegjshmerise/mosfunksionimit te strukturave dhe institucioneve te shoqerise (spitali, Ministria, shkolla, familja, polici, te afermit, komuniteti, shoqeria civile, qeveria )

Gazetarja, historine e njeres  nga ato (dhjetra dramat e tilla ) jo pa qellim dhe jo rastesisht e ka treguar me nje ton justifikues, pa mbajtur qendrim moralizues dhe pa e stigmatizuar. Tashme vajza vuan denimin si shkelese e ligjit por a kemi te drejte ta demonizojme dhe margjinalizojme perfundimisht ?

Eshte nje histori fatkeqe jete .Nuk eshte  heroine.Por edhe perpjekja per justifikim te cdo veprimi jo te ligjshem, si reagim ndaj shoqerise se padrejte , nuk me duket i justifikuar dhe logjik.Sipas kesaj logjike , po te ndjekim linjen e zinxhirit shkak-pasoje, gjithcka ne kete bote duhet te justifikohet. Por te shpjegosh shkaqet/rrethanat e nje ngjarjeje, nuk do te thote ta justifikosh ate.

Pa u zgjat , Lumidrin e ka permbledhur mire: ngjarja eshte prodhuar nga nje histori korrupsioni (dhe ketu eshte "faji" institucioneve, indiferenca dhe apatia qytetare, mungesa e solidaritetit human ) dhe dobesi karakteri. Kur keto dy faktore kombinohen, gjithkush mund te behet nje "keqberes" i vogel.

Eshte  apo nuk eshte kjo rruga e zgjidhjes, besoj se nuk ka nevoj per moralizime. Di te them qe nuk eshte modeli zgjidhjes se situatave pa shprese. Pjesa tjeter e fajit i takon shoqerise se atomizuar, indiferences, korrupsionit, vdekjes se solidaritetit dhe apatise sociale.

 

Tani qe e sqaruam kete muhabet, do i fusim nai vize? smiley

Kujdes se te zihen hundet se i fusin dhe allci lol smiley

Dikush ka then aty lart qe kush e di sa te tjereve u ka prishur jeten kjo vajza se u ka shitur drogen.WTF eshte me qejf nuk ta fut njeri me force ne hunde.Nese ata te tjeret e kan bler do te thot se u ka dash qejfi dhe e kan ndier qe duan ta blejn pra njerz te dobet.PIKE

Me pare droga ka qen eskluzivitet i te pasurve por tani eshte ber aq e lire dhe e kudogjendur sa kushdo mund ta perdore.Kjo pra eshte te dish te menaxhosh tregun smiley Ule cmimin ule dhe pastertin dhe ja ku ke nje biznes mbarpopullor smiley

Me pare droga ka qen eskluzivitet i te pasurve por tani eshte ber aq e lire dhe e kudogjendur sa kushdo mund ta perdore.Kjo pra eshte te dish te menaxhosh tregun

Kush e menaxhon tregun? 

Jo se po kapem me ty vlonjat, por meqe u ndodhem.  Ne US qe kur Nixon shpalli "luften ndaj droges" droga eshte menaxhuar ne ate far feje sa qe eshte lufta "me e shtrenjte" qe ka "luftuar dhe lufton" qeveria amerikane.  Dhe ne te njejten kohe perdorimi eshte rritur eksponentalisht (ekziston ne shqip kjo fjale?) 

Meqe eshte permendur Afganistani, eshte hedhur dhe propozimi (Harvard International Review) qe opiumi qe prodhohet atje "te legalizohet" dhe te perdoret per morfine (me cmim te ulet) per t'u eksportuar ne Afrike, ku ka mungesa te theksuara neper spitalet.  Kuptohet, qe kjo s'u intereson shume paleve.  As kompanive farmaceutike, as drug-lords, as ... qeverive ne luften e tyre. 

________

Per artikullin, vajzes i vdiq e ema, ne burg eshte per demin ndaj shoqerise, kaq.  Megjithate, artikullshruesi/shkruesja mund te kishte bere nje tabllo me te qarte. 

Si kush e menaxhon!? Kush thua ti se e ben dicka te till kur te vjen nendetsja me kokain nga Kolumbia dhe te parkohet ne Evrope.Eshte nje shtet brenda shteti.Pra ti e ke dhen vet pergjigjen te komenti qe ke ber duke permendur nje projekt qe si intereson askujt mbasi atje s'ka fitime.Ata e kontrollojne pra kjo vajza eshte vec nje milingon ne kolonin e madhe ka vendin e saj mbasi ashtu funksionon eshte proces zinxhire.Sa per ate fjalen qe nuk po ja pershtatje dot ne shqip besoj se deri diku i afrohet "SHPERTHYESE"smiley mos na u co fjaleve mbrapashtesa se me dukesh si Imami kur tha para ca ditesh KONSHIENTIZIM smiley

Jo jo, nuk isha e sigurt, thjesht ngaqe e kemi fjalen eksponent (pls no sherr therrmija-grimca smiley) thashe mos se fundmi eshte shtuar ndonje prapashtese sepse ne kohen time s'e mbaj mend te jete perdorur.  

E vecova pyetjen tende nen petkun retorik. 

Industria e droges-luftesndajdroges-burgjeve-etj etj etj ne US eshte "money-making machine". 

Nuk besoj se mund te diskutohet vetem per milingonat kur e ke "elefantin ne dhome" (shprehje e ketyre aneve.)

 

Aty ta kesh i tha nje xha Idriz njeres andej nga anet tona smiley Asaj fjales mund ti themi dhe PERHAPJE ose ZGJERIMsmiley

eshte rritur eksponentalisht  - eshte rritur ne perpjestim te zhdrejte

Ne lidhje paksa te larget (por jo edhe shume) me temen. Ju sugjeroj te shihni nje film te nje regjisori kanadez me titull 'Sulmet barbare'. Ne varesi nese e gjeni titullin anglisht apo frengjisht eshte 'Les invasions barbares' ose 'Barbarian Invasions' , regjisori Denis Arcand. Keto ceshtje gjithmone jane te ngaterruara...dhe ky filmi eshte nje kryeveper! E ilustron kete dileme - ligji dhe morali - me se miri, edhe pse merret edhe me tema te tjera po aq interesante.

Jo per gje po mos mendojne pastaj se jemi fare zemerhekur, se nuk eshte ashtu smiley

 Ai 50 gr. per perdorim vetjak, me duket se nuk ishte per elefantin, -siç thote Koth- por per ter kopshtin zeologjik. Ne ter boten lejohet, 1-2-3 gram per perdorim vetjak, dhe tek-tuk ndonje shtet e ka lene deri ne 9 gram, por jo 50 gram.  Per heroinen ne fjale, me vjen sa keq per jeten e saj por dhe aq mire qe e ka kuptuar se vazhdimi i shkolles se larte mund ti hapi deri diku dritat e jetes. Ajo ne fakt (para arrestimit) qe ne vitin e fundit te shkolles se mesme, dhe pas ca muaj do fillonte shkollen e larte. Nuk do te kish gezim me te madh per nenen e saj, se sa vazhdimi i shkolles se larte, si nje shprese per dyert e jetes. Ne ate kohe ajo nuk e kuptonte, por jeta si duket i dha ca shuplaka te renda, qe ia ktheu mendjen ne vend. 

Mè duket si film kjo histori....unè kuptoj qè kjo goca edhe mund ti ketè hyrè rrugès sè shitjes pèr tè shpètuar nènèn si nè film...por ti futesh rrugès sè shpimit(pèrdorimit tè heroinès,me qè ra fjala 50 gr pèrdorim personal???) pèr tè shpètuar nènèn as nè film se kam parè..

A ka genjyer gazetarja? A mund te kishte 50 gram ne xhep? Po mire per t'emen qe u shqetesua, po vete pse u drogua? Po i ati pse pinte? S'ka mundesi, ky duhet te jete trillim, s ndodhin ketu te tilla gjera.

Hajt natenemire

 

 

Today I am dirty
I want to be pretty
Tomorrow I'll know that I'm just dirt

Today I am dirty
I want to be pretty
Tomorrow I'll know that I'm just dirt

We are the nobodies
We wanna be somebodies
When we're dead
They'll know just who we are

We are the nobodies
We wanna be somebodies
When we're dead
They'll know just who we are

Yesterday I was dirty
Wanted to be pretty
I know now that I'm forever dirt

Yesterday I was dirty
Wanted to be pretty
I know now that I'm forever dirt

We are the nobodies
We wanna be somebodies
When we're dead
They'll know just who we are

We are the nobodies
We wanna be somebodies
When we're dead
They'll know just who we are

Some children died the other day
We fed machines and then we prayed
Puked up and down in morbid faith
You should have seen the ratings that day

Some children died the other day
We fed machines and then we prayed
Puked up and down in morbid faith
You should have seen the ratings that day

http://www.youtube.com/watch?v=BJ9UOfvauK4

Pershendetje te gjitheve! (megjithese u njoh pak, nga leximet)

Me vjen shume keq qe komenti im i pare eshte tek nje shkrim kaq i trishte; jo vetem per vajzen, por per shoqerine tone ne pergjithesi. Ndjej nje deshperim kur lexoj nje histori te tille dhe per me teper kur lexoj nje histori te tille te shkruar pa asnje lloj logjike. Se pari llogarite matematikore (nuk jam matematiciene, por nje llogari kaq te thjeshte e bej) nuk dalin. Ajo vajza eshte 21 vjec dhe paska bere tre vjet burg tashme ???, i bie qe ajo te jete arrestuar e gjykuar sapo e filloi kete pune. Le me pas perdorimi vetjak i 50 gr, kur fiziologjikisht trupi toleron e shumta 50 miligram heroine (keto fakte mund te jene dhe budallalleqe te artikullshkrueses - nuk e di).

Nuk ve ne dyshim veshtiresite e vajzes, dilemen per te bere apo jo ate qe ajo vendosi ta bente (mbase pas shume neteve pa gjume), por me duhet te pajtohem me mendimin e La_rosée: "De-hu-ma-ni-zo-ni krimin!"

 

"De-hu-ma-ni-zo-ni krimin!

Por ajo qe po ndodh ketu eshte qe po de-hu-ma-ni-zo-het njeriu.

Krimin ka per detyre ta de-hu-ma...etj etj gjykata, dhe ajo deri ne nje fare pike. Shoqeria eshte tjeter institucion, dhe e gjendur perpara faktit natyrisht qe shoqeria duhet te marre nje ane (nje qendrim). Ajo vajza per krimin e saj tashme eshte denuar, dhe nuk po diskuton njeri krimin dhe ndeshkimin.

Po diskutojme ngjarjen, e cila nuk ka kuptim te de-hu... sepse eshte ngjarje njerezore, e krijuar nga njerezit dhe e komentuar nga njerezit.

Jo degjo Sol, dmth, gazetarja qe ka shkruar shkrimin ne fakt duhet te jete ndoshta zdrukthare apo noj gje tjeter ne jeten reale, se s'ka mundesi. Duhet te mundohesh vertet qe te marresh vesh ndonje gje, eshte kontradiktor, ne ca pjesa patetike si psh "Prej minutës së parë që shkelëm në atë vend, bukuria e asaj vajze na tërhoqi çuditshëm".

 

Po kjo eshte vetem nje pike, historia eshte gje tjeter. Te kapesh te gazetarja eshte te mos shikosh gjerat ne total. The story is the only thing that counts!

edhe mua ajo gje me beri pershtypje des

meqe kjo goca ne qenkerkesh edhe e bukur, sipas shkronjeses, meritonte me shume vemendje se te tjerat qe nuk qenkerkeshin te bukura !!!

Eshte provuar over and over qe njerezit terheqes marrin me shume vemendje dhe trajtim special. Kjo eshte keshtu jo per faj te gazetares, e ka diktuar krijuesi (apo natyra). Po c'rendesi ka? Kjo eshte vogelime ne krahasim me dramen e kesaj historie. Edhe une po te isha do me binte ne sy bukuroshja ne burg, se eshte e vertete sa s'e luan topi qe e burgosura tipike nuk eshte fort joshese.

Po, kjo eshte natyrisht e vertete, ( ashtu si eshte e provuar qe nje femer e bukur eshte me e bukur se nje femer e shemtuar smiley   )por nuk ta vret pak veshin Blendo? Mua po.

 

Dmth, dakord 100% me Po c'rendesi ka? Kjo eshte vogelime ne krahasim me dramen e kesaj historie. po me duket se vete kjo i ben keq shkrimit. Eshte nje fare gossip i panevojshem qe gjendet kudo neper shkrime, gjera per te cilit lexuesit as qe duhet ti plasi fare. 

Kam nje mendim tjeter, Blendi. Kam pershtypjen se ekziston, te pakten ne Shqiperi, gati nje detyrim qe t'i thuash tjetres se je e bukur. Gati-gati te marrin per idiot, te trashe, malok, katunar, nese nuk i thua nje te bukure (qe mund te jete vertet shume e bukur) se je e bukur. E kam fjalen qe mungesa e komplimentit nga ana e nje djali, eshte automatikisht skualifikuese.

E keshtu, mberrijme tek ky apo kjo qe ka shkruar artikullin : nuk pushon se permenduri "bukuroshe", e "bukur", e terrci e verrci, sepse ne pavetedijen e vet e ndjen se eshte i (apo e) e detyruar ta thote kete over and over, nga frika mos nuk isha ne lartesine e bukurise se objektit perballe. Me kupton ? Eshte si me thene : bukosja para se bukures, ku ti ndihesh i ndrydhur qe ta thuash kete çdo pese minuta.

Nashti, qe te vijme tek artikulli : keta qe shkruajne tek psikologjia, a kane ndonje arsim per kete pune, apo thjesht kane lexuar dy libra te Ylli Pangos dhe o burra t'ia mbeshtjell ne gazete ?

E treta : a ka kurse analfabetizmi ne gazetat shqiptare ? Po kurse per kendimin e ninullave, baladave, kengeve epike ?

she kur te me thone tani, ti flo ke inat se je e shemtuar smiley , meqe ketu te peshku ngrihem gjithmone ne mbrojtje te te pabukurave smiley

Hajde po ta them une sa per te bere polemike

 

ti flo ke inat se je e shemtuar Big Grin , meqe ketu te peshku ngrihesh gjithmone ne mbrojtje te te pabukurave

 

meqe ra fjala, pse perdore fjalen " e pabukur" e jo " te shemtuar"? Deshiron te jesh politikisht e korrektshme/ politically correct / korrekt politikisht / te korresh ne politike?

me duket me elegante dhe me soft  "e pabukur"

po kam inat se jam "e shemtut" ( u kenaqe tani qe e perdora ?)

jo politikisht, por korrekt

apo

jo korrekt, por politikisht ? smiley  bela e madhe me keto nendegezat

ok, meqe qenka provuar ...

Blendo, kush e ka shkrujt këtë?

 p.s Essential termash bukurie nga Mr. Priestly (për këdo që e mban mend): Every girl is good looking, but  few are pretty.

 

e de mire, se kryqezuat fare blendin, sikur e ka shkruar ai artikullin smiley

Hurbinek, dakord qe e teprojme ne elozhet, sidomos kur jane te panevojshme.

desaparacidos, po dakord, ishte e panevojshme aty. As une nuk do e kisha theksuar aq fort ceshtjen e "linjave te rregullta trupore" (se ne fakt kjo nuk thote asgje) kur vjen tek pershkrimi.

Brother J., nuk e di kush e ka shkrujt. Une them, "Nuk ka vajza te keqia." ose "Nuk ka femra te shemtuara." dhe funksionon cdo here. smiley

po sigurisht që funksionon... po tu drejtohesh vetëm të bukurave smiley.

 

@xhib para se me u mshi edhe kjo:

ik mer... i her qe te kerkova. doja t'shifsha si silleshe ne cep te ringut. s'kom mo tjeter rast. smiley

Emo dhe ti bere sign up me kutistat mer yahoo? :O

smiley

Ky koment do self shkaterrohet ne 5 sekonda. smiley

smiley

what boxes? what boxism? and above all: what boxers smiley

ps. du icik kredit per ket te funit.

Besoj se ne shqiptaret kemi jetuar dhe jetojme kohe te panatyrshme dhe shpesh perballemi me situata ekstreme, qe ekstremizmit dhe brutalitetit t'i pergjigjesh duke ruajtur vlerat njerezore eshte mjaft e veshtire, une te pakten nuk e ndjej veten kaq te kultivuar.....shpesh ndjehem e trishte, shpesh me kap faza don-kishoteske (mund te ndryshohet dicka duke vajtur te ankohesh per mjekun te shefi i pavionit)....here here faza e kontributit ne komunitet (te dal une te mbledh leket ne pallat qe te funksionojne sherbimet me elementare - pastrimi dhe ashensori)....here here gjej edhe doza te vogla "kriminaliteti" te vetja..........dhe besoj se ne kohe te tilla nuk mund te gjykosh.....

Rule number 2!

"Never get "high" in your own supply!"  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).