Rruga vrasëse, Lohan-i dhe festat

Të gjithë e kemi dëgjuar historinë e Rozafës që u flijua për të lejuar ngritjen e kështjellës. Pra, qysh në krye të herës i kemi paguar me viktima njerëzore punët tona. Në kohën tonë ne po paguajmë haraç gjaku nëpër rrugë, të cilat të rregulluara apo të parregulluara vazhdojnë të shkaktojnë viktima. Por ndoshta nuk duhet të jemi kaq të rreptë me rrugët. A kanë shpirt ato? Po njerëzit me shpirt, a kanë shpirt? Përgjigjja është jo. Dhe kemi mbetur si spektatorë të mjerimit tonë dhe të paaftësisë për të ndaluar një gjakderdhje me përmasa lufte. Duarkryq dhe këmbëlidhur vetëm presim të pastrojmë nga rruga viktimat e radhës. Po na krijohet një dimension i ri shoqëror: jeta e kthyer në dukuri fizike. Jeta jonë e ka humbur aspektin e mrekullishëm, aspektin e dhuratës, pamjen e gjësë më të shenjtë. Ajo tanimë mund të matet fizikisht, siç matet rryma me amper: pra, një i vdekur në ditë, dy të vdekur në ditë, tre amper.

A është fikur vallë fryma e marsit të vitit 1997, apo vijon ende të shfaqet në forma të tjera? Mos vallë ka përfunduar ajo furi vrastare, ku njerëzit u ndërkryen në mënyrën më të habitshme në një shpërfillje totale për jetën, duke mbjellë vdekjen në qiell dhe duke e korrur përtokë? Duket se jo. Madje ajo frymë vijon e patrandur në punë të vet, duke shkaktuar përditë viktima, viktima të marrëzisë dhe të mungesës më të habitshme të principeve më themelore të jetës. Nuk është më thjesht një punë e shtetit. Kjo është edhe puna jonë, puna e gjithkujt që jo vetëm pret nga kjo jetë, por edhe që i jep jetës diçka për t’u shënuar. Dhe nëse dikujt nuk i bën më asnjë përshtypje, është fare evidente se po derdhet gjak, gjak shqiptari, pa asnjë lloj pengese, as morale, as ligjore, as çfarëdolloj pengese tjetër. Dhe jo vetëm që e keqja nuk po pengohet, por ka diçka fare të papranueshme, dhe kjo është mungesa e plotë e reagimit. Sëmundja na ka vënë poshtë dhe ne vetëm presim që të shpiket ndonjë kurë. Në këtë jetë, askush nuk është i tepërt, përveç faktit që jemi pak, sepse ka edhe nga ata cinikë që e thonë me gojën plot se jemi shtuar si shumë. Në këto kushte, në rast se shoqëria nuk reflekton, dhe nuk mjafton vetëm t’i kuptojë gjërat, atëherë duhen dhënë disa këshilla, ngase të gjithë jemi thjesht njerëz të zakonshëm, të cilët, të vërvitur në një jetë të jashtëzakonshme, edhe për gjërat më të zakonshme sillemi në mënyrë të jashtëzakonshme.

Le t’u japim fund publicistikave dhe retorikave boshe, të qendërzuara tek vetvetja dhe le t’i hapim udhë një vështrimi të ri të shoqërisë, me gjasë rrugëdaljen nga vrimat e zeza ku jemi zhytur. I zgjidhëm çështjet e Irakut, të Serbisë, globalizmit, Obamës, me të cilat janë mbushur gazetat tona dhe për të cilat paskëshim qenë ekspertë. Tani ka ardhur koha të shohim pak punët tona. Dhe t’i zgjidhim ato. Sepse nëse nuk ofrojmë asnjë zgjidhje, askush nuk do të na ofrojë zgjidhje. Dhe një herë të vetme, përfaqësuesit e feve me forumet e tyre zhurmarake le të vihen në dispozicion të jetës, sepse nëse atë Zoti e jep të parën, edhe për atë do kërkojë llogari në fillim fare. Le të përveshin mëngët dhe të dalin një herë nga ato selitë e mrekullueshme për t’i zhytur duart në jetën e kthyer në hiç, në mënyrë që t’i kthejnë buzëqeshjen atyre njerëzve që nuk dinë ku të depozitojnë besimin e tyre.
Arti, kultura, sporti, le të bëjnë një gjest të së mirës kundër së keqes, le të japin kumtin e një dashurie të pakufishme për jetën, shembullin e një ndjenje përtëritëse për fatet e vendit dhe të njerëzve. Nëse çdo sy që sheh përtej përditshmërisë do të mbyllet, rrezikojmë të kthehemi në automatë me të cilët jeta luan keqazi, duke shkatërruar për një dekikë përpjekjet e viteve të tëra. Nëse çdo sy hapet dhe i thotë ndal së ligës, në mos do ndalë, të paktën do ketë marrë një goditje.

Dhe ajo që po ndodh, na bën përshtypje vetëm pasi ndodh. Mungesa totale e aftësisë paraprirëse, apo e aftësisë para-gjykuese, na ka lënë të gjithë të mbetemi në kthetrat e ngjarjes. Ndodh ngjarja dhe merren masa. Ndërsa duhej të ishte e kundërta. Duhej të merreshin masa që ngjarja të mos ndodhte. Por si mund të bëhet kjo kur shumica e njerëzve në këtë vend janë verbuar kaq shumë ndaj tjetrit, saqë nuk e kuptojnë fare se çfarë po ndodh. U desh gjaku autostradal që t’ua mbushte mendjen njerëzve se këtu, dhe vetëm këtu, njerëzit vdesin kotnasikoti; se vetëm këtu ne e përcjellim vdekjen aksidentale të tjetrit me një fjalë goje, pa u thelluar në pasojat dhe shkaqet. Dhe kjo ndodh qartazi rreth nesh, kur sheh se shkrimet në mbrojtje të jetës apo që u bien kambanave të alarmit për vdekjen gllabëruese, janë pothuaj inekzistente.

Kjo lloj verbërie publike e analistëve tanë, e bashkëshoqëruar me verbëri publike të politikanëve dhe të shoqërisë civile, nuk duhet të jetë verbëri e strukturave shtetërore. Për këtë arsye është i mirëpritur takimi i Ministrit të Rendit me Policinë Rrugore, që mund të ndihmojë në mbarëvajtjen e jetës sonë lidhur me këtë pikë: vdekjen për një sekondë të qytetarit. E mbi të gjitha kur LOHAN-i i madh, tha shprehjen magjike, që disa të tjerë kishin kohë që e thoshin: raporti i vdekjeve rrugore për numër popullsie është disa herë më i madh se ai i Austrisë. Dhe Lohan-i që e tha, duhet ta tërheqë këtë fill deri në fund, deri sa të shqepet krejt kjo veshje e kotë që kemi hedhur mbi kokë e s’na lë të shohim. Europa dhe Amerika duhet që të na vënë kushte demokratike. Vendi i NATO-s, një vend që mbjell siguri në botë, në radhë të parë duhet të mbjellë siguri brenda vetes së vet. Sapo të ulen “trimat tanë” në tryezën e bisedimeve, duhet në radhë të parë të raportojnë se sa jetë njerëzore kanë shpëtuar. Për mirë apo për keq, është arritur që jeta jonë të hyjë në ndërgjegjen e atyre që qeverisin fatet tona, të jashtëm e të brendshëm.

Ndaj, i drejtohem Ministrit të sotëm të Rendit. Paraardhësit tuaj pakkush i kujton. Ndoshta kanë punuar mirë, ndoshta keq. Asgjë nuk ka rëndësi. Por ju mund të jeni më jetëgjatë në gjurmën që do lini me detyrën tuaj. Vazhdojeni veprimtarinë në mbrojtje të jetës. Kthejeni armën e policisë në një mjet higjienik, dhe jo në një armë ndëshkuese. Flisni me Kryeministrin aktual, dhe kërkojini të jetë pjesë e jetës së vendit, dhe jo vetëm pjesë e politikës. Ju keni më shumë aftësi dhe afri për t’ia mbushur mendjen përmes shifrave dhe raporteve tuaja. Përndryshe gjithçka do të jetë e kotë. Të gjitha ankimet tona do të mbeten formale nëse nuk do të bëhen pjesë e mekanizmit shtetëror.

Fuqitë e një njeriu në këtë vend janë fare pak, por ky vend ka institucione. Presidenti i vendit, i cili ende është në detyrë, le të nisë aksionin më të madh civil që është kryer ndonjëherë në këtë vend. Le të mbledhë të gjitha shoqatat dhe veprimtarët civilë të këtij vendi, artistët dhe krijuesit, shkencëtarët dhe të gjithë ata njerëz që kanë marrë qoftë edhe një dekoratë të vetme prej tij apo prej pararendësve të tij. Pra, gjithkënd që ka lënë një gjurmë në mendjet dhe zemrat e njerëzve, pa asnjë lloj diskriminimi. Le të mbledhë një kuorum të mendjeve të shquara të këtij vendi, le të thërresë edhe përfaqësuesit e fesë dhe të gjithë ish-ushtarakët. A ka nevojë ky vend, për një veprim civil në mbrojtje të jetës? Nëse po, le ta ndërmarrë dhe të mos presë. Nëse askush nuk rreket për ta ndaluar dorën e vdekjes, ajo do të vijojë të ushtrojë fuqinë e saj përmbi ne dhe ne do të rrimë duarkryq në pritje të çudive të radhës. Sepse nuk mjafton vetëm e folura, duhet dhe veprimi.

Në këto ditë të bukura dimri, ku shyqyr që nuk mungon shiu, se përndryshe do të binte borë problematike, presim të na kthehen vëllezërit e motrat tona emigrantë, për të festuar së bashku. Dhe kur kthehen, për fat kthehen me makina të tyre. Deri dje shkonim e i merrnim nëpër pika kufitare, ndërsa sot të gëzon zemra kur sheh makinat e reja të shqiptarëve që janë blerë me kredi dhe kalojnë për qejf rrugëve tona. Por nga përvoja kemi parë se gëzimi i kthimit dhe i festave i lë vendin trishtimit të zisë së humbjes së jetëve. Makinat me targa të huaja janë kthyer në makthin e qarkullimit. Ata nuk përshtaten dot me kaosin, ndërsa ne jemi mësuar me të, e menaxhojmë, sikurse zjarrngrënësit e cirqeve menaxhojnë pishtarët me gojë. Përpara se ty zhytemi në DEJA VU, një këshillë për prindërit që të këshillojnë fëmijët, madje t’i bëjnë të betohen mbi Bibël a Kuran se do të ecin ngadalë në rrugët e rënduara, se do të pinë më pak, se do të flenë aty ku do të pinë për t’u kthyer në shtëpi të nesërmen. Dhe se Policia Rrugore do të mund të shpërndajë një fletushkë të vogël nëpër xhamat e makinave që kalojnë kufirin, e ku paralajmërohet me fakte ajo çka i pret të paqetët. Dhe t’i lutemi Zotit të mos bjerë borë...


Proverb kinez: Një buzëqeshje bërë të gjallëve është më mirë se sa një shatërvan lotësh mbi varret e të vdekurve.

 

22 Komente

Tani sapo u ngrita nga kafja. Kisha qe ne mengjes atje. Folem per kufijte detare u revoltuam shume te gjithe sa ishim.

Pastaj mbasi mbaroi ai argument ja fillum me kutite. Ketu e zune palet, po njera pale ishte shume e revoltuar pse nuk hapen kutite.

Pastaj folem per shiun qe na mbyti. Njeri prej nesh u revoltua edhe me punet e perendise. Zoti i mban ca me hater tha. Sot qe du te punoj une, po na bje shi.

Pastaj ja fillum me cmimet. U revoltum dhe me keto.

Te gjitha keto revolta ne tavoline. Na dolen syte nga vendi nga te revoltuarit. U kenaqem qe folem ne fakt, si cdo dite. Kemi 19 vjet kete pune bejme cdo mengjes. Edhe revoltohemi edhe kenaqemi. Na u ka ba ves.

Une ndryshe nga ata bej te revoltuarin edhe ne peshk. Shkruj romane me revolta dhe gjysma e peshqve nuk me merr seriozisht fare. Gjysma them se dua te perkedhel veten, se ben vaki dhe asnje nuk e rrun se cer shkruj une e perse revoltohem une. Se ne fund te fundit vetem sa revoltohem e gje tjeter me te mencur nuk them. Edhe kjo mu ka bere ves.

Bile deliri im ka shku aq larg sa ndonjehere i drejtohem qeveriut direkt nga peshku se kam fillu te besoj se e lexon peshkun dhe mbas ketij leximi ai reflekton per ato qe mencuroj une. Zakon i keq shume ky i imi. U bera kaq dhe akoma nuk e kam mesuar dhe rrezik nuk kam per ta mesuar.

Ne fakt jam dopio standart : kur i drejtohem qeveriut nuk shaj me liber shpie sic bej me ndonje peshk anonim, por bej sikur jam kritik dhe objektiv gjithashtu. Ma kane mesu dhe kete huq ne peshk dhe perseri nuk me merr seriozisht njeri. Po pse ? Po vetem llafe edhe ne kete rast. Nuk them asgje per te qene. Shyqur qe kam mesuar te rrumbullakos gjerat e ne fund gjithmone e mbyll qe keto pune nuk lidhen me mu se une e clirova shpirtin e thashe qe jemi ne hall te madh per kete apo ate problem.

Tani ku qendron dopio standarti ? Po meqe revltohem per nje gje qe as qe ja kam haberin fare, po fare fare, nuk bej zahmet as te lexoj ndonje gje cer shkrujne te tjert qe i jane me afer problemit dhe kane refenca jo nga shprehje qe Rakia behet nga rrushi, por nga tjeter gje si dhe qe identifikojne problemet e verteta dhe jane kritik apo japin mendim per nje  gje qe besojne se mund te rregullojne duke ndikuar. Po shpesh une i bi shkurt, bashkoj mediokritetin tim ne njohjen e nje problemi, i avitem mediatiksiht atij, i fus i delir te pashoq dhe ne fund aplikoj serish per te marre ndonje pershendetje nga qeveriu apo qeveritaret per ndonje hall timin personal.

Shkurt te gjithe me dallojne qe jam i revoltuar tavoline dhe peshku. Kaq di une ne fakt dhe mos me kerkoni me shume. Xhanem te tjeret nuk bejne me shume se une.

Per shkrimin ndonje koment ? Po natyrisht. Problematike e mire, trajtese mizerabel.

Zero yje.

... edhe une dua ta pi nje gote birre me ty, o Koth. U pa puna, me detyrove te ndryshoj qendrim. Ti di shume gjera per pushtetin popullor dhe kjo eshte nje fushe e re per mua. Mendoj se biseda do te jete e dobishme per te dyja palet. Psh une do te te flas per Borges, fjala bie, per nja dy vete qe ishin armiq me njeri-tjetrin. Eh mire, plas lufta. Rasti e do qe te jene ne front bashke. Keta s'i flisnin me goje njeri-tjetrit, thoshin me vete, te mbarojme luften njehere e pastaj i lajme hesapet.

Mirepo ne nje beteje, keta kapen rob. E qe thua ti, asokohe roberit thereshin ne qafe. Eh mire, vjen ai oficeri i madh i armikut edhe thote :

"Cuna, te gjithe do te vdisni, nje e nga nje, s'kemi ç'bejme, keshtu eshte zakoni. Por ti dhe ti (per keta te dy pra !) ejani me mua se kam nje fjale.

Ky kapiteni me nje fjale, e dinte historine e hasmerise se ketyre. Edhe iu thote :

"degjoni shoke, une kam menduar per ju t'ju bej nje favor, jam shpirtmire, jeni me fat. do t'ju veme ne nje vize pertoke, dhe do t'ju therim ne qafe njekohesisht. Dhe ju pastaj do te beni gare kush shkon me larg me fyt te prere. Mire, çuna ?"

Mire, thane keta, s'kishin ç'thoshin, ama u gezuan qe do benin gare me ne fund, e do shihnin kush eshte me i zoti.

Erdhi ora, i vune tek viza keta, oficeret filluan duke vene baste, jo ky jo ai, e nejse. E di ç'ndodhi, Koth ?

... vazhdimin ne Tirane, ose ne Paris, kur te te heqin vizen. Ma kujto, mos harro.

Shendet, dhe gezuar ore ! 

Nga Rozafa tek '97, tek aksidentet rrugore qe cuditerisht qenkan me te shumta se ne Austri per numer popullsie, tek Lohani, tek proverbi kinez, dhe te tera keto te ilustruara me nje foto makine te aksidentuar.

Wtf? :O

E kam fjalen per juve qe e keni qitur ne faqe te pare kete artikullin, se ai qe e ka shkruar ka punen e tij. Po juve? smiley

Pak krize, pak krize o shok, o vella, do thoshte Migjeni sikur te ishte gjalle dhe te ishte njekohesisht administrator i Peshkut. smiley

Por ndoshta nuk duhet të jemi kaq të rreptë me rrugët. A kanë shpirt ato? Po njerëzit me shpirt, a kanë shpirt? Përgjigjja është jo.

 

ca traplliku smiley

Te njejten gje mendova dhe une,sa lexova ate fjali e mbylla te lexuarit.smiley

klajdi, vetem nje fjali?! pak, shume pak. une do ta kisha futur gjithe artikullin ne thonjeza dhe me ate fjalen tende ne fund!

ama, me ktheu humorin kjo fjalia - thagme:

Në këto ditë të bukura dimri, ku shyqyr që nuk mungon shiu, se përndryshe do të binte borë problematike

tamam proverb japonez...

smiley

Po ti moj pike e presje si paske len pa lexuar shkrimit smiley E fort ajo qe ber quot.Ca klase i takon ky?Pershkrimi i nje dite dimri smiley

Do dhe me per Belulin?

Dhe kur kthehen, për fat kthehen me makina të tyre. Deri dje shkonim e i merrnim nëpër pika kufitare, ndërsa sot të gëzon zemra kur sheh makinat e reja të shqiptarëve që janë blerë me kredi dhe kalojnë për qejf rrugëve tona.

Kur te vic dhe ti, saken se vjen me avion, me makinen tende te blere me kredi, te vic, a t'u befsha! e te me kaloc per qef aty neper skele, gjer ne uje te ftohte, opo gjer te Lirua te vec, me kasetofonin ne kup te qiellit, qe te cmënen gjithe bilat e Vlores, he te paca!

Se tradhtoj vendin une e kam len aty targ VL xhane ka lezet smiley Ja se te shtunen the plane is taking off smiley po do na parkoj nje dite ne Turqi se ata morrat e Malev nuk na fluturojne me ketej smiley Muzika vuuu ne fund po une degjoj si keto kenge dhe kur kaloj thon erdhi ky fshatari lol smileywww.youtube.com/watch

Ja mire se te vic, a te keqen! E ta hac gezuar kaposhin! smiley

une e kam ndjekur ca here ne tv autorin dhe me ka pelqyer

shkrimin nuk e lexova

se me kane ardhur ne maje te hundes keto shkrimet politike

p.s.

proverbi kinez ne fund shume i bukur

po aman !!!!! Kristo + Mersila = Zeqo + e ema e tij

kur flasin ne talk show te ndryshme e kam fjalen smiley

 

 

 smiley

peshqerit e kane zakon kur i jep njeri 1 yll vuuu te tjeret

lehtesisht te ndikueshem

ja po i jap une 5

Sipas llogjikes mediokre qe perdor kryeministri juaj (jo i imi, pasi per mua ai eshte nje pushtues) qe te shpetojme keto jete njerezish nga vdekjet ne rruge, duhet te veprohet njesoj si me ndalimin e qarkullimit te gomoneve dhe skafeve te shpejta; pra e thene ndryshe duhet me ligj te ndalohen se qarkulluari te gjitha mjetet rrugore motorike qe kane nje kapacitet levizjeje me shume se 30 km ne ore. Te jeni te sigurte se vdekjet nga aksidentet rrugore do te shkojne drejt zeros. Po a thua se ky pushtues do te perdori te njejtin mekanizem per te shpetur jete njerezish? Pse me teremend e morret ju qe atij i dhimbsen jetet e bashkekombaseve te tij?

Une nuk shoh ndonje ndryshim midis aksidenteve rrugore dhe atyre.... le te themi ne ndertim, ose atyre ne miniere, ose.... ose... 

Ne Shqiperi eshte bere kulture nenvleftesimi, bile percmimi i rregullave te sigurise. Raste flagrante ka plot. Shperthimet ne Gerdec e Polican, mbytjet e njerezve ne Farke e Butrint, shembje galerie ne Bulqize, renie nga skela ketu, aksident me makine atje......

Me sa di une legjislacioni egziston, jane nenpunesit makute te shtetit ata qe nuk kerkojne zbatimin e ligjit.

Nese ka ndonje administrator verdalle, kemi zbuluar 100 pyetjet e para, jane te saktivista, aktivizoni importimin qe peshqit te fillojne te mendojne pergjigjet. Po sa me shpejt, se neser mund te vijne 100 pyetjet e dyta, dhe nuk eshte mire te kapi pyetja pyetjen...

Hyra per te lexuar shkrimin sepse po e reklamojne tek "Zone e lire", por u ndala tek pergjigja e Kothit. Nje nga pergjigjet me te bukura qe kam lexuar ndonjehere tek "Peshku pa uje". Fjale qe dalin prej shpirtit e filtrohen nga mendja. Bravo dhe faleminderit gjithashtu pasi me krijoi nje ndjesi shume te bukur.

Sa per shkrimin si edhe per ato qe autori po flet tani ne emision, nuk do te doja t'i komentoja pasi kam frike se do te konsiderohej si ofendim dhe ky nuk do te ishte qellimi im.

 

Aksident në F.Krujë-Tiranë, dy të vdekur, 3 të plagosur rëndë
/* */

UPDATE - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë-Krujë Tiranë.
Dy persona humbën jetën ndërsa një tjetë u plagos si pasojë e ngjarjes.

Njëri nga viktimat e aksidentit mësohet se është ish-deputeti i Partisë Socialiste në Shkodër, Lekë Çukaj. Viktima tjetër e aksidentit është Hasan Guçi.

Burime të policisë rrugore në vendin e ngjarjes, konfirmuan për agjencinë “Lajmifundit” se mjetet e përpasura janë dy benza, njëri me targa të Tiranës ndërsa tjetri me targa të Shkodrës.
Personi i plagosur mësohet se është dërguar në spitalin ushtaral për ndihmën e parë. Dy personat e vdekur mesohet se kane qene drejtuesit e mjeteve respektive.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e manovrimit të gabuar të njërit prej automjeteve. (Lajmifundit)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).