Rrogat e deputetëve të PS-së i kalojnë administratës

Jozefina Topalli shpërblen financiarisht punonjësit e Kuvendit me 80% të pagës

Pagën e dhjetorit ata do ta marrin në fillim të muajit janar

Rrogat e deputetëve të Partisë Socialiste, që nuk u janë paguar për shkak të mungesës, do tu shpërndahen si shpërblim në këtë fundviti punonjësve të administratës së Kuvendit. Por duket se ata do të mbeten pa rrogat e muajit dhjetor, të cilën do ta marrin në fillim të muajit janar.

Shpërblimi dhe paga

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ndërmarrë këtë nismë për të shpërblyer punonjësit e saj pas një pune të tyre të vështirë gjatë këtij viti. Duhet të nënvizojmë se viti 2009 ka qenë më i vështirë krahasuar me tre vjetët e fundit, pasi ka qenë një vit zgjedhor. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se ky shpërblim është i kënaqshëm dhe shkon deri në 80 % të rrogës së secilit prej punonjësve. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mos djegur fondin e pagave të parashikuar për 64 deputetët e selisë rozë, të cilët për shkak të pakënaqësive të tyre lidhur me procesin zgjedhor kanë bojkotuar punimet e Kuvendit. Mungesa e tyre në punimet e Kuvendit shoqërohet me prerjen e ditës së punës dhe rrjedhimisht mospërfitimin financiar që ata gëzojnë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, funksion të cilin nuk e ushtrojnë që prej datës 8 të muajit shtator të këtij viti. Shpërblimi në fjalë në fakt është i ndryshëm nga ai që shteti ka parashikuar për çdo buxhetor në fund të vitit në masën 10 mijë lekë.

Por ndërsa administrata ndihet e kënaqur për vlerësimin që Kryetarja e Kuvendit u ka bërë për shtimin e të ardhurave në portofolat e tyre, pikërisht në këto ditë festash situata është ndryshe nga ajo që duket. Ata nuk do të marrin rrogat e muajit dhjetor në fund këtij muaji, siç e prisnin, por në fillim të muajit janar. Në këtë mënyrë buxhetorët e institucionit numër dy të shtetit shqiptar do të festojnë festat e fundvitit – Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2010 – vetëm me shpërblimin e përvitshëm dhe atë të Kryetares së Kuvendit.

Vendimi

Në fund të muajit nëntor qeveria shfuqizoi vendimin e miratuar prej saj në mesin e vitit 2007 dhe miratoi një të ri “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”. Sipas këtij vendimi, në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet fondi i veçantë në masën 5 % të fondit të planifikuar për pagat. Ky fond përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë, për dhënie ndihmash të menjëhershme, në raste fatkeqësish, sëmundjesh që kërkojnë ndërhyrje shëndetësore jashtë vendit, për veprimtari social-kulturore si dhe për rastet e daljes në pension pleqërie. Shpërblimi për rezultate të mira në punë gjatë vitit për çdo punonjës nuk duhet të jetë më shumë se një pagë mujore në vit. Në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat janë në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, shpërblimi jepet në bazë të rezultateve individuale në punë sipas parimeve dhe procedurës së përcaktuar në legjislacionin për Shërbimin Civil. Shpërblimi për rezultate të mira në punë të përballohet nga fondi i veçantë edhe në rastet kur, sipas ligjeve të veçanta, lindin të drejta specifike të shpërblimit të punonjësve. Ky rregull nuk zbatohet vetëm kur në ligj janë parashikuar burime të tjera specifike, të ndryshme nga fondi i veçantë i pagave. Në këtë rast kriteret dhe rregullat e përfitimit të shpërblimeve përcaktohen me udhëzime përkatëse.

Pjesëmarrja në fushatë

Shpërblimi i kreut të numrit dy të shtetit mendohet të jetë një shpërblim për punonjësit e administratës që kontribuan në rimandatimin e qeverisjes së Partisë Demokratike edhe për katër vjet të tjerë. Shumë punonjës të administratës e ndoqën kryeparlamentaren në fushatat jo vetëm të Partisë Demokratike, por dhe në fushatat që ajo zhvilloi nëpër rrethe të ndryshme të vendit. Këtë vit institucioni i saj ka rreth 477 punonjës.

Paga e deputetëve

Paga e deputetëve të Partisë Socialiste shkon deri në 1 milion e 450 mijë lekë të vjetra, me gjithë pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore. Në total për një muaj për shkak të mungesës së këtyre deputetëve, buxhetit të Kuvendit i mbeten rreth 9.3 milionë lekë. Duke llogaritur kohën që kur deputetët e këtij legjislacioni të ri kanë përfituar pagë, kjo shumë duhet të shumëzohet minimalisht me 3, duke e çuar këtë shifër në nivelin e rreth 28 milionë lekëve.

Buxheti 2010

Buxheti i Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2010 është parashikuar të jetë 1.043 miliardë, nga të cilat 369 milionë për planifikim menaxhimi. Pikërisht ky institucion me votat e maxhorancës (75 vota pro, 71 nga PD-ja dhe 4 nga LSI-ja) votoi në fund të muajit nëntor projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Totali i të ardhurave parashikohet në nivelin 360.9 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet 410.72 miliardë lekë. Në vitin 2009 shpenzimet buxhetore të Kuvendit arritën në 949 milionë lekë.

21 Komente

Ec aty mos u ndal!!

berberi - 16 Dhj 2009 - 12:17pm 

"U bo ky nipi Enverit me na msue neve demokrateve se si ti trajtojme deputetet bojkotist" - tha ashtu kalimthi zonja Topalli. "Venin kena me ja tregue, ta provojne te vijne ne salle, por prej zhelesh kom per ti kap e ti qis jashte" - shpertheu ajo ne histeri e siper. "Nuk kena nevoje per ta, as rrogat nuk jua nap. Paret e tyne do ti merni ju si shperblim per vit te ri qi jeni ne ket sall e ata qe punojne dit e nate ne qeveri me Sal Berishen"- perfundoje ligjeraten spikerja e kuvendit.

pse mos ja japin hallixhinjve ,ose familjeve ne nevoje

po tja japin nevojtareve ,ngrejne edhe imazhin e qeveris

Sikur të mos shkonin dhe ata të PD-së do kursenin akoma më shumë, shpresa vdes e fundit

Rrogat e deputetëve të Partisë Socialiste, që nuk u janë paguar për shkak të mungesës, do tu shpërndahen si shpërblim në këtë fundviti punonjësve të administratës së Kuvendit.

Qe ta marr vesh une:

Ministria e Financave i ka levruar leket per te gjithe deputetet, dhe Jozefina ka vendosur kshu, ne koke te vet, qe meqe deputetet nuk kane ardhe, nuk po i japim rrogat, por...prit-prit! smiley

Nuk po ja kthejme as Ministrise se Financave, si fonde te palevrume, por po ja jap peshqesh puntureve te Kuvaennit? smiley

A ka mo njeri dyshime, se kush eshte problemi me akut ne Shqipni?

Zbatimi i ligjit, dhe fryka qe po nuk e zbatove t'a han bychen qeni!

Imagjinoni sikur psh, Drejtorise se Spitalit t'i dalin nja dhjete rroga teper, sepse kane vdek ca infiermere, dhe nja dy doktrore kane lene punen!

Drejtori thote: Ou, na paskan dale teper keto rrogat! E di ca? Nuk po i kthejme, por po i japim shperblim per pastruesit e spitalit! smiley

E kuptoni o milet, se cfare gallate ka aty apo jo! smiley

Xhozi asht tegu e mir fort biles! Ajo mund te kishte punesu ene 65 deputete te rinj (zevendesues me nji llaf - ose sic i thone ndryshe figurante ) dhe t'ia kishte dhene rrogat atyre!!!

Hahaaaa, lum si ne e lum si ti, Shqiperi qe s'njeh pleqeri!!!

Tana rrena pa asnje te vertet!

Gazeta Qerosi publikon artikullin e javes, dhe del fitues mbi gazeten seculi, tema e gaceten Shqiptare.

Per te marre çmimin, te interesuarit te paraqiten tek bashkia e Tiranes, seksioni "kutia e pahapur".

 

Në këtë mënyrë buxhetorët e institucionit numër dy të shtetit shqiptar do të festojnë festat e fundvitit – Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2010 – vetëm me shpërblimin e përvitshëm dhe atë të Kryetares së Kuvendit.

Hehehehe! Shperblimi i Kryetares! Discretionary bonus!

Kapni dhe nje tjeter poshte:

Shumë punonjës të administratës e ndoqën kryeparlamentaren në fushatat jo vetëm të Partisë Demokratike, por dhe në fushatat që ajo zhvilloi nëpër rrethe të ndryshme të vendit. Këtë vit institucioni i saj ka rreth 477 punonjës.

Institucioni i saj! smiley

S'do men qe ka te qit syte kjo po deshi Aleksander Biberaj apo ai bukuroshi me nishon qe t'i zeje vendin! smiley

Mbretnesha Teuta per zotin!

Juve, qe te kuptohna, doni qe keta deputetet te paguhen meqe s'po vene ne pune, dhe meqe s'kane bere as betimin, apo si? smiley

Rrogat e deputeteve te PS-se i kalojne administrates

Titull idiot nga nje gazetar idiot, per nje publik ne linje perfekte me shkruesin.

Ku eshte asocimi i shperblimit i zakonshem i fundvitit te nepunesve me mospagimin e rrogave te deputeteve socialiste. Po vite tjera a jane paguar shperblime? Ne ato raste nga mospagesa e cilave rroga vinte ky shperblim? Dhe meqe jemi, pse nuk lidh shperblimin ndaj pensionisteve/buxhetoreve me mospagesen e rrogave te deputeteve socialist.

Megjithate, po filloj ti rivleresoj gazetat e mediat shqiptare (Tema, GSH, TCH, Shekulli etj). Kane funksion social. Sherbejne si valvola shfryese per soj-soj te lojturish, qe perndryshe mund te merrnin kallashin e te replikonin Bowling in Columbine. 

E rizgjodhet krietarin mo?

Krietarin e xgjodhen po cbehet me Cilin , u xgjodh a po jo?

Pse ca deshet ju rrogat e atyre budallenjve tja dergonte Interrnacionales Socialiste apo cfare.

Ceno,Cilin e kemi si shpirt,ka per ti bo lyme ato te PD-se.

Njelloj eshte si mos me marr rogat ato te Ps,si me pas Cilin mrena ne parti.

Ja dhe reagimi i deputeteve pabuksa ( jo atyre te fuqishmeve)...

Mos ja jepni mer leket ktyne punisto-mafiozve, po te pakten kthejini ne Ministri te Financave se Kuvendi i Shqipnise nuk eshte bahjca e babes se Jozefines, ku hajne kumlla vetem keta te "Institucionit te saj"!

A ka shtet, apo nuk ka shtet aty?

 

Rregulloni ndonje spital a no nji shkolle .jo mer ua jep Xhozi njerezve te vet se me ata e ka myt administraten e kuvendit

Rrogat e deputetëve të Partisë Socialiste, që nuk u janë paguar për shkak të mungesës, do tu shpërndahen si shpërblim në këtë fundviti punonjësve të administratës së Kuvendit.

Kam hyre ne Kuvend gjate nje seance plenare vjet. Administrata ishte e gjitha shkodrane..qysh prej pastrueses!

Beri edhe Nano me shoke sa i deshi qejfi po sikur mundohej te fshihej nga nje cike po keta skane piken e turpit , i bejne hapur fare.

A ka shtet, apo nuk ka shtet aty?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).