Roli i televizionit në vendet lindore

Pas dekadash censure, në radhë të parë televizioni luajti një rol të veçantë në periudhën e transformimeve paqësore në Evropën Lindore. Përmes mediave të huaja njerëzit mësuan ato që ua privonte censura. Vetëm një ditë pas rënies së murit të Berlinit, të cilin bullgarët papritur e ndoqën “live” në televizionin e tyre, dha dorëheqjen udhëheqësi komunist, Todor Zhivkov, i cili kishte drejtuar vendin me dorë të hekurt për më shumë se tri dekada. Gazetari i radios, Veliçko Konakçiev, ishte i pari, që shpalli rrëzimin e diktatorit në programin e parë radiofonik shtetëror “Horizont” dhe kujtohet 20 vjet më vonë: “Më 10 nëntor pati një pritje të rëndë dhe të tensionuar. Gazetarët si unë, të cilët nuk kishin kontakte të afërta me udhëheqjen e lartë të partisë, nuk e dinin se çfarë pritej dhe as që u shkonte dot mendja, se mund të hiqej Zhivkovi. Si është jeta: Më qëlloi mua që të isha bullgari i parë që jepte lajmin për rrëzimin e Zhivkovit, të lexoja fjalimet e falënderimit dhe të shpallja vënien në post të Peter Mlladenovit. Dy orë më vonë u shfaq në televizion. Kështu nisi, dhe u deshën edhe muaj të tjerë për të pushtuar gjithnjë e më shumë territore për gazetarinë e lirë, që edhe tani, nuk është fort e lirë, por për arsye krejt të tjera”. Që prej asaj dite, 10 nëntori në Bullgari është shpallur dita e fjalës së lirë. Televizioni në muajt e turbullt pas kthesës politike ka luajtur një rol kyç. Demonstrata, protesta dhe tryeza e rrumbullakët u transmetuan direkt, aktivistë politikë të të gjitha ngjyrave sulmuan ndërtesën e televizionit për të realizuar kërkesat e tyre. Për shumicën e bullgarëve i gjithë transformimi shoqëror perceptohej kryesisht përmes televizionit. Një vit më parë në Poloni kishte qenë prezantimi legjendar televiziv i udhëheqësit të sindikatës së pavarur “Solidarnost”, Leh Valensa. Atëherë komunistët patën lejuar një debat “live” televiziv ndërmjet tij dhe drejtuesit të sindikatave zyrtare të afërta me regjimin Miodovic, sepse besonin, se Valensa ishte një proletar i paarsimuar, i cili nuk do të humbiste ndaj funksionarit elokuent. Ata u gabuan dhe Valensa bindi publikun me karizmën dhe instinktin politik.

Rrëzimi i komunizmit në Poloni dhe Rumani. Debatin e kishte ndjekur çdo i dytë polak dhe “Solidarnost” arriti një fitore dërmuese ndaj aparatçikëve të partisë. Vetëm disa muaj më vonë aktorja Joanna Sçeçepkovska shpalli fundin e komunizmit në televizionin polak - për çudinë e madhe të regjimit. Sepse në fakt ajo ishte ftuar për një intervistë, por shfrytëzoi daljen në televizion për të bërë një deklaratë, që u fliste nga zemra të gjithë polakëve. “Zonja dhe zotërinj, më 4 qershor komunizmi ka marrë fund në Poloni”, - deklaroi ajo.

Data kishte të bënte me raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1989, në të cilat “Solidarnost” arriti një fitore sensacionale. Në Rumani nga ana tjetër televizioni u instrumentalizua nga elitat e reja. Rrëzimi i pushtetit i kryer pjesërisht me dhunë konsiderohet deri sot “Tele-Revolution” i inskenuar. Deri në rrëzimin e diktatorit Ceausescu më 22 dhjetor 1989 rumunët i kishin ndjekur mediet e shteteve fqinje. Pas marrjes së radios dhe të televizionit rumun, mediat e vendit ofronin “Revolucion live” pa ndërprerje. Ndërtesa e televizionit u bë shtabi i ushtrisë, e cila doli në anën e popullit, pamje të gëzimit dhe pamje të tmerrit u treguan. Poetët iu drejtuan dëgjuesve si tribunë të vegjëlisë, si për shembull, disidenti dhe poeti Mircea Dinescu. “Në këtë moment Zoti e ka kthyer fytyrën e tij nga Rumania... ushtarakët në Bukuresht janë me ne... diktatori ka marrë arratinë... populli është me ne. Ne kemi triumfuar!”, - thoshte ai.

Edhe pas ekzekutimit të Ceausescut televizioni u bë instrumenti më i fuqishëm nën Ion Iliescun në luftën për të fituar njerëzit. Pamjet e diktatorit dhe gruas së tij të ekzekutuar u përhapën në botë, dezinformacione të qëllimshme u përhapën, shifrat për viktimat e rrëzimit u ngritën artificialisht. Kufijtë ndërmjet së vërtetës dhe fiksionit u shkrinë. Sidoqoftë transmetimet televizive shpejtuan edhe më shumë ngjarjet marramendëse gjatë kohës së kthesës politike. Në shumë vende aktorët politikë ishin nën presion për të vepruar apo ishin demaskuar si aparatçikë të drunjtë, sepse e kishin humbur kontrollin mbi informacionet. Në të njëjtën kohë pamjet e revolucionit paqësor i dhanë krah në të gjithë Evropën Lindore kundërshtarëve të regjimit, të cilët me kurajën e tyre civile kishin fituar përsëri lirinë.

 

7 Komente

Fatkeqesisht televizionet Shqiptare vazhdojne te trasmetojne, ne disa raste ne menyre te panderprere, filma te periudhues se diktatures te ngarkuar nuanca moraliteti komunist, ideologjikisht te papershtatshme, dhe ne shumicen e rasteve qe i bejne elozhe dhunes se njeriut kunder njeriut.

Demtimi dhe indoktrinimi i brezit te zi eshte padyshim nje mundesi nqse vazhdohet ne te njejten menyre.

Village, filmat e realizmit socialist besoj se nuk kane fuqine te indoktrinojne me askend sot, aq me teper brezin e ri i cili ose nuk eshte i interesuar dhe nuk i ndjek fare, ose i shohin lehtshem si ngjarje te pabesueshme qe mbase nuk kane ndodhur kurre. Sa per autoren pervec cilesimit si 'revolucion paqesor' qe sic e shpjegon ajo vete ne shume vende nuk ishte i tille, i.e. Rumani, jam dakort kur thote qe gjate rrezimit te diktaturave pati ca momente kur televizionet (nuk besoj se mund te themi mediat) ishin te lira, mbase edhe me te lira se sot smiley

 

Me lejo te mos die dakort me ty ne kete pike e dashur. Ti e shef kete problem nga kendeveshtrimi i te rriturit prandaj nuk mundohesh te analizosh kompleksin dhe rendesine e ketij problemi.Pikesepari ne duhet te jemi te shqetesuar nga dhuna qe trasmetojne keto filma. Ka nje numer te pafund kerkimesh shkencore qe explorojne marrendien shkak-pasoje te shikimit te fimave te dhunshem dhe rritjet ne agresivitenin e shjelljes se shikuesve, e ne vacanti te femijeve.Edhe Plato ne Republiken tij shfaqte shqetesimin qe te rinjte te mos ekspozoheshin kundrejt infomacione korruptive. E dyta pike eshte morali qe shperndajne keto filma. Kryesisht keto filma ndahen ne komuniste dhe armiq kur keta te fundit duhet te perfundojne perfundimisht ne vdekje. Ky ekspozim i ketij moraliteti mbetet gjithmone i rrezikshem se shperndan nje mendim totalitar (jo se une mendoj qe kthimi i nje shteti totalitar eshte nje mundesi reale, por se krijon shfaqje totalitarizmi te ndryshme), dhe kufizon femijet qe te jane te hapur kundrejt ideve te tjera.Shembulli me i thjeshte qe mund te sjllim ketu eshte se si kane vepruar venden perendimore kur u shemb shteti i tyre totalitar.Nuk ka transmetim te panderprere te filmave propangatistike fashiste ne Itali ose Gjermani, perkundrazi paraqitja e tyre eshte e rregulluar rreptesisht.Ne menyre te barabarte ideologjia totalitare kumuniste nuk i shihte femijet thjesht si femije po si qytetare active dhe te bindur te qellimeve me te larta te shtetit. Ti nga na tjeter thua qe kontesti ka ndryshuar keshtu qe eshte OK qe femijet tone ti vazhdojne ti shohin keto filma.Hmmm, Padyshim argumenti me i bindshem do ishte qe pikerisht sepse realitati ka ndryshuar femijet tane duhet te shikojne gjera qe me te vertete stimulojne zhvillimin e tyre dhe jo cfare pane te detyruar prindrit e tyre.Me vjen keq po besoj se e ke nenvleresuar rolin e medias, vecanerisht te televisionit ne zhvillimin, e indroktrinimin e femijeve.

Shqiperia me mundesen e tolerances dhe rritjen e milintatizmit eshte shembulli prioritar i ketij demtimi.    

Edhe Plato ne Republiken tij shfaqte shqetesimin qe te rinjte te mos ekspozoheshin kundrejt infomacione korruptive. 

Ok atehere, meqe e paska thene dhe Plato une kot qe flas. Bej shaka. Village pyetjet qe ngre ti jane: 

1.  A duhet qe femijet sot te shohin filmat shqiptare te xhiruar gjate diktatures?

2. A duhet qe shteti te kete rol rregullator ne shfaqjen e ketyre filmave duke pasur parasysh efektin qe mund te kene tek femijet, dhe cili do ishte ky rol?

I dashur, si fillim une nuk do e merrja te mireqene qe filmat e xhiruar gjate diktatures (shume nuk jane dakord qe ta quajme komunizem, tjeter teme diskutimi kjo) domosdoshmerisht shfaqin dhune apo agresivitet. Mjafton te permendim filma si 'mimoza llastica' apo 'zonja nga qyteti' qe edhe sot mund te jene argetues. Mbase ka vend per ri-klasifikimin e filmave te asaj kohe. Nga ana tjeter menyra sesi flet ti duket sikur te gjithe TV-te shqiptare jane te obsesionuara me shfaqjen e filmave te vjeter shqiptar; ne fakt nuk eshte ashtu. Me sa di une ka 2-3 kanale qe jane pjese e platformave dixhitale qe shfaqin nga keto filma ndersa numri i kanaleve qe japin programe dhe filma 'bashkekohor' per femije duhet te jete minimalisht 2-3 here me i madh. Pra, gjykoj qe sot femijet shqiptar nuk jane te detyruar te shohin filmat e vjeter shqiptare me zor, dhe persa i perket dhunes dhe mesimit te sjelljeve agresive besoj se ate e marrin mos me shume permes filmave vizatimore apo edhe lojrave ne kompjuter. Tek e fundit, cdo femije ka te drejte te rritet nen kujdesin e prinderve, ndaj eshte roli i tyre qe te monitorojne programet qe ndjekin femijet. Me gjithe respektin, nuk mendoj se kufizimi i shfaqjes se ketyre filmave do shpetonte gjeneraten e re nga 'indoktrinimi komunist' dhe as nuk mendoj se kjo perben nje problem real per shoqerine shqiptare sot... Ne duam te kufizojme, kemi plot ku te kufizojme...

smiley

Heteroglossia,

Shkrimi m'u duk ca i rremujshem dhe pa ndonje argument te mirendertuar (kishte 2-3 momente qe e mbanin gjalle gjithsesi), por kjo eshte pjeserisht merite e perkthimit te dobet - kam qeshur sidomos me 'cdo njeri i dyte' smiley

Por, shkrimi me ben kurioze per ndonje analize te detajuar te televizioneve shqiptare 90-91 (kur u hap i pari kanal privat, ne 92?) si dhe te ndikimit te televizioneve te huaja, qe them se ka qene disa here me i madh.

Sa per filmat e komunizmit, nganjehere ata jane aq skematike sa cdo femije i rritur jashte sistemit enverist me duket plotesisht i afte per te qeshur me budallalleqet. Megjithate, ekziston mundesia qe partite tona te deshirojne ta ushqejne me tej dashurine per 'partine' si autoritet identitar dhe t'u behet qejfi kur fillojne deklaratat filmike.

Trop, jam dakord qe shkrimi eshte gati-gati krejt i dobet, sic e vini re mungojne argumentet e mireshtjelluar dhe nje linje e qarte mendimi. Arsyeja pse e solla eshte se midis rrjeshtave artikulli nge disa problematika ose mua te pakten me ndez disa llamba per disa pyetje, pergjigjen e te cilave sigurisht nuk e gjejme ne kete shkrim. Nje prej tyre eshte ajo e ngritur me te drejte nga village. 

P.S. village do te te pergjigjem sa me shpejt te mundem, tani me duhet te dal vertete.  

shif, shif, shif... vetëm dje më shkoi në mendje të bëja një top 10 të filmave më propagandistikë. Any help? Jo filma shqiptarë...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).