Remitancat, më të ultat në katër vjet

Të ardhurat e Shqipërisë nga puna e emigrantëve jashtë vendit ranë në nivelin më të ulët në katër vite gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, duke shënuar një rënie prej rreth 6.6 përqindësh në krahasim me një vit më parë. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e llogarisë korrente të publikuara dje nga Banka e Shqipërisë. Gjatë periudhës korrik-shtator, sipas BSH, në Shqipëri hynë 187 milionë euro në formë transfertash të emigrantëve për familjet e veta, ndërkohë që në korrik-shtator 2008, emigrantët patën sjellë 200 milionë euro. Gjithsej gjatë periudhës janar-shtator, emigrantët sollën në atdhe 581 milionë euro nga 620 milionë që patën sjellë vitin e shkuar. Problemi më i madh duket se qëndron në faktin se prurjet e emigrantëve kanë një vit që vijnë në zvogëlim si pasojë e krizës financiare dhe ekonomike botërore. Nga ana tjetër, në tremujorin e fundit, remitancat kanë shënuar edhe rënien më të ndjeshme, pavarësisht se si rregull, gjatë verës, më shumë emigrantë kthehen në atdhe për pushime. 

Kriza

Që në fillim, ekspertët paralajmëruan se remitancat janë një nga kanalet më të mëdha të "rrjedhjes" së krizës financiare, pasi emigrantët janë zakonisht të fundit që punësohen në kohë të mirë dhe të parët që pushohen nga puna në kohë të keqe. Shqipëria ka gati dy herë më shumë të punësuar jashtë vendit se sa brenda vendit. Emigrantët jetojnë para së gjithash në Itali dhe Greqi, dy nga vendet e goditura rëndë nga kriza. Por duket se më e keqja ndoshta do të vijë më vonë. Fqinji ynë jugor, Greqia, po përballet me përkeqësim të shpejtë të situatës financiare, aq sa në tregun ndërkombëtar po spekulohet edhe për një faliment të mundshëm. Qeveria e Greqisë duket se do të detyrohet të eliminojë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve publike, gjë që do të vështirësojë jetesën si për grekët, ashtu edhe për emigrantët.

Emigrantët shqiptarë në Greqi janë më pak të stabilizuar se ata në Itali dhe rrjedhimisht edhe më të rrezikuar të humbasin vendet e punës. 

Në rënie prej gjashtë vjetësh

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se së paku në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, të ardhurat nga remitancat kanë rënë që kur arritën kulmin në vitin 2003. Gjatë tre viteve të fundit, rënia ka qenë e shpejtë. Kështu, remitancat përbënin 14.2 për qind të PBB-së në vitin 2003, ndërsa ranë në 9.3 për qind në vitin 2008. Disa ekspertë janë skeptikë për këtë vlerësim, duke marrë parasysh se të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto për vitet e fundit janë pak ose aspak të besueshme. 

Modeli i ri i zhvillimit

Banka e Shqipërisë ka hapur sakaq një debat publik duke sugjeruar gjetjen e burimeve të tjera të financimit të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë të ndryshme nga remitancat e emigrantëve. Sipas një teorie të vjetër ekonomike, remitancat fillojnë të ulen deri sa shkojnë në zero pas dekadës së parë të emigrimit për shkak se emigrantët stabilizojnë jetën e vet në atdheun e ri dhe humbasin ngadalë lidhjet familjare dhe shpirtërore me atdheun e vjetër. Rritja e shpejtë ekonomike e Shqipërisë, që nga rënia e komunizmit, është nxitur veçanërisht nga miliarda euro të sjella nga emigrantët, para që u depozituan nëpër banka dhe më pas iu kredituan qeverisë dhe biznesit privat. Këtë vit, si rrallëherë, depozitat nëpër banka nuk u rritën dhe për rrjedhojë, edhe kreditimi për ekonominë ngeci në vend. BSH sugjeron që qeveria të mendojë seriozisht për thithjen e investimeve të huaja direkte ndërsa si sektori publik, ashtu edhe ai privat, duhet të mendojë për t‘i investuar paratë në biznese më fitimprurëse. Investimet me normë më të lartë kthimi kërkojnë më shumë aftësim profesional të shqiptarëve, gjë që nënkupton nevojën për më shumë investime në arsim.

 

13 Komente

Hehehe, Greqia po ja keput kembet dhe dhembet Shqiperise. Perqindja e larte e remitancave ne krahasim me GDP, dhe perqendrimi i me shume se gjysmes te emigracionit ne nje vend fqinj e shton me teper rrezikun ekonomik per Shqiperine. Greqo-Shqiptare: levizni ne Australismiley

Në rënie prej gjashtë vjetësh

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se së paku në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, të ardhurat nga remitancat kanë rënë që kur arritën kulmin në vitin 2003. Gjatë tre viteve të fundit, rënia ka qenë e shpejtë. Kështu, remitancat përbënin 14.2 për qind të PBB-së në vitin 2003, ndërsa ranë në 9.3 për qind në vitin 2008.

 

Shifrat jepen ne perqindje e nuk merret fare ne konsiderate rritja e mundshme e PBB; ma ha mendja qe emigrantet para se te nisin parate nuk kontrollojne se sa eshte PBB. 

Nese marrim per reference PBB te 2003 te cilin e supozojme se eshte 100 leke, atehere dergesat jane pak a sh 14.2 leke. Nese supozojme nje rritje vjetore prej ~7% (me cdi une ka qene me e larte rritja),  PBB i 2008, pas 5 vitesh,  eshte sa 140% e PBB te 2003, dmth 140 leke. Qe dergesat te ngelen perseri ne nivelin e 14.2% ne 2008, duhet qe emigrantet tani te dergojne 19.88 leke.

9.3% e  140 nga ana tjeter i bie 13.02 leke; me pak fjale dergesat kane rene por jo ndjeshem ne vlere absolute.

 

 

 Renia, sipas parashikimeve te mia, do te rritet edhe vitin tjeter, per shkak te krizes, por edhe per shkak se emigrantet po investojne tani ne vendet ku jetojne e punojne. 

Greqia, Q.A. , morri perseri kritike nga EU, per rritje te shpenzimeve buxhetore.

 

Greqia, Q.A. , morri perseri kritike nga EU, per rritje te shpenzimeve buxhetore.

Cer kritike mer..ja ka heq petllen ton EU me ato deficitet buxhetore qe jane dyfishi nga c'ishte parashikuar. Dmth shtetit helen spo i vjen mo para se poplli ska mo lek. Dmth edhe 'migronti shqiptar ne greqi (50% e totalit te emigrimit shqiptar) ska lek. Detyrimisht, remitancat do bien me shume sesa faktori "tash jam grek e do investoj n'greqi"

Fajin e te gjithe deshtimit, per zhvillimin ekonomik te vendit, nga te gjithe qeverite ne keto 19 vjet e fundit, emigrantet e kane, sepse nuk sjellin para aq sa duhet? Po ku i shpie mushka keta te Bankes se Shqiperise dhe te Qurravitjes(Qeverise) tone? Cfare llogjike kane keta?

Vertet ne vitet e para, pas ndryshimit, parat e emigranteve ishin nje ndihme shume e madhe per te tere qe mbeten ne Shqipersi, si dhe per vete Shtetin Shqiptar. Por kjo duhet te ishte nje ndihme e perkohshme derisa te gjendeshin rruget e zhvillimit te ekonomise se vendit. Por ne te gjithe keta vite nuk eshte bere asgje, ose shume pak, per kete zhvillim. Nga nje shtet qe mbahen ne kembe me exportin e mallrave u kthyem ne nje vend qe vetem importojme dhe shume pak exportojme. Dificiti tregtar eshte kolosal. Vende pune pothuaj nuk hapen fare. Jemi kthyer nga nje vend qe arrinte te prodhonte vete nje game te madhe produktesh, ne nje vend qe nuk prodhon me as gozhde. Ne vend qe njerezit te kene pune dhe te fotojne vete kafshaten e gojes, e kane akoma mendjen dhe syte nga jashte vendit. Cfare po bien te afermit e tyre, qe te shtyjne jeten. Po keta emigrante, kur do ta ndertojne me ne fund jeten e tyre jashte shtetit, qe po e nxjerrin lekun me mundime? Per hallet e tyre nuk merret njeri dhe kur trokasin ne dyert e ambasadave shtetit, i trajtojne si kelysh qensh.

Ju dhj.fsha SHTETIN!

Si mer detar nuk qeka zhvillu vendi. Po ne jemi si amerikont mer, ekonomi sherbimesh, prodhimin dhe eksportin ja kena lon kines. Po gjith ato restorante mer cer jon? Po hotelet, motelet mer cer jon? Po ajo rruga modhe me tunel t'bllokum, po ajo tjetra qe ka nis para 3 vjetesh ke Plepat deri n'Kavaj dhe s'ka maru, cer jon? Po ku knoqet nejher ky popull.

Asnje vend nuk zhvillohet se te tjeret e vendosin ta zhvillojne. Kete duhet ta bejne qytetaret vete. Emigracioni shkon deri ne tri gjenerata dhe pastaj perpos ndihmes indirekte s'jep gje tjeter, prandaj shqiptaret ne tokat tona duhet te mendojne per straetgji afatgjate vendore.

Pak kohe mbas renies se murit te Berlinit, me eshte dashur te shetis ne Rumani, Bullgari, Rusi, Poloni etj. Qe te gjitha keto vende ishin pabukse ne kulm. Kur i tregojshe dollarin i lshojshin syte xixa robve. Kur i rikujtoj edhe nje here ato kohe, them se Shqiperia jo vetem qe kishte te ardhura nga emigracioni shume e me shume se keto vende (per fryme te kuptohemi) por arriti qe po ne te njejten mase ti eksportoje edhe problemet e veta sociale, (krahasuar gjithmone me keto vende).

Nganjehere them qe ndoshta me mire te mos ndodhte keshtu. Gjith ai emigracion, me verte qe zgjidhi gjithato halle, po nga ana tjeter i ka bo gjilponen atij populli. Njerezit i mbajne syte nga jashte, ndersa politika tall bythen.

Patriot jam 100% dakort me ty. Emigracioni mban gjalle iluzionin e zhvillimit tek ne. Madje ne njefare mase edhe iluzionin e mireqenies

O Detar paske me u plak shpejt , se po te ecen koha shume shpejt.

Rruga plepa kavaj ka  filluar ne maj te 2008 dhe jo para 3 vjetesh 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).