Raketa nga Shqipëria për terroristët e Hezbollahut

Qeveria shqiptare blen armë të rrezikshme në shuma të mëdha dhe më pas ia shet ato terroristëve të Hezbollahut. Një histori e frikshme trafiku, që nis që me paratë që nuk dihet se nga dalin për blerjen e raketave, blerja e tyre në Ukrainë, hyrja e tyre në mënyrë pothuajse kontrabandë në Shqipëri dhe shitja te një nga emrat më të kërkuar nga aleatët tanë, drejtues i Hezbollahut

Në emër të modernizimit të ushtrisë shqiptare dhe rritjes së aftësisë mbrojtëse të atdheut, nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e të tjerë zyrtarë, u kërkua blerja e raketave të supit, tokë-ajër, të tipit Igla 1 (SA-16-GIMLET) dhe Igla (SA-18-GROUZE). Këto raketa janë patentë sovjetike e fundit të viteve ’80, kopjuar edhe nga vende të tjera. Igla, me aftësi të përafërta me raketat amerikane Stinger, është shumë efektive në goditjen e avionëve, helikopterëve dhe avionëve pa pilotë, që fluturojnë deri në 5 mijë metra lartësi. Raketa të tilla normalisht do ta fuqizonin shumë mbrojtjen ajrore shqiptare, të bazuar në raketat kineze QW-1 (SAM-MANPAD), të cilat janë kopje të përmirësuara të Strelës sovjetike (HN-5 kineze). Për më tepër që bateritë e këtyre raketave janë afër afatit të skadimit. Fatkeqësisht të tilla raketa nuk u blenë për mbrojtjen e atdheut, por për majmjen e llogarive bankare të trafikantëve.

***

Historia e blerjes së këtyre raketave fillon me një varg përpjekjesh të ethshme në pranverën e vitit 2006 e në vazhdim për gjetjen e burimeve potenciale të eksportuesve të këtyre raketave. Ndër burimet e kontaktuara zyrtarisht nga nëpunës të shtetit shqiptar janë edhe shtete të tilla që bartin potencial terrorizmi si Irani dhe Koreja e veriut. Shqipëria, duke qenë aleat i ngushtë i SHBA dhe kandidat për anëtar i NATO-s, ishte edhe partner me këto shtete të boshtit të së keqes në trafikimin e të tillave raketa kundërajrore, si dhe armatimesh të tjera tokësore dhe ajrore.

Më 19.4.2006 kërkohet të blihen nga zoti Rrahmani, menaxher i marketimit të produkteve të firmës shtetërore iraniane MODELEX, raketa SAM iraniane tip MISAGH - 2. Këto raketa gjithsesi janë inferiore krahasuar me Igla-18, pra jo shumë të preferuara nga Hezbollahu libanez. Po në datë 19.4.2006 i kërkohet kolonelit koreano-verior, Ho Chol Guk, të ndërmjetësojë në blerjen e raketave SA-16 dhe SA - 18 nga DPRK e Koresë. Koloneli është diplomat në ambasadën koreano-veriore në Sofje. Në fund të vitit 2005 ai ka bërë takim pune me drejtorin shqiptar të MEICO, Ylli Pinari, si dhe me një civil rreth 30 vjeç, i pajisur me pasaportë diplomatike dhe leje qëndrimi suedeze.

Përsëri në 19.4.2006 tentohen të blihen raketa kineze të po këtij tipi nga firma NORINCO, e përfaqësuar nga zoti Ke Ji Bink.

Në datë 22.5.2006 kërkohen të blihen nga ky tip raketash nga firma bullgare OMEGA STRONG (tel. 0035725585871). Kjo firmë dyshohet nga organet e specializuara të NATO-s si e përfshirë në kontrabandë armësh.

Në datë 8.6.2006 kontaktohet firma ukrainase UKRSPETS EXPORT, e përfaqësuar nga zoti Majevski. Kjo firmë i kanalizoi bisedimet te firma bijë e saj SE SFTF PROGRES. Kjo firmë në fund të vitit 2006 dhe në fillim të vitit 2007 i shiti shtetit shqiptar 150 raketa Igla dhe 150 raketa Igla-1 bashkë me lëshuesit e tyre. Shitja u bë me kusht që, në rast eksporti jashtë Shqipërisë të këtyre raketave, të informohej paraprakisht Enti Shtetëror Ukrainas për Eksportin e Armatimeve.

Në 10.2.2007 u nënshkrua kontrata e dytë për blerje raketash SA-16 dhe SA-18 me një tjetër firmë ukrainase PROMOBORONOEXPR. U blenë 30 lëshues SA-16 me 100 copë raketa dhe 30 lëshues SA-18 me 100 raketa. Lëshuesi kushtonte 58.850 $, ndërsa raketa 54.150 $. Shuma totale e faturës ishte 13.224.000 $.

Kjo blerje ka disa pikëpyetje:

Së pari, mbi 13 milionë $ është një shumë e madhe për buxhetin rreth 70 milionë $ të Ministrisë sonë të Mbrojtjes.

Së dyti, në llogaritë mungon disbursimi i kësaj shume. Pra, del pyetja: Cili ishte burimi i parave për blerjen e këtyre raketave, nëse nuk ishte buxheti i ministrisë? Kjo blerje u krye nga ministria me dokumentacion të plotë dhe të rregullt si p.sh., faturë blerje, EUC, leje importi etj.

Së treti, në arkivin e doganave shqiptare mungon praktika relative për këtë import.

Së katërti, në dokumentacionin e magazinave të Memajt (Romanat) ka gjurmë dokumentacioni që provon magazinimin e raketave të këtij tipi.

Normalisht ngrihet pyetja: Si mbërritën raketat në Memaj pa kaluar nëpër doganat shqiptare? Sipas kodit doganor shqiptar, ky rast përbën kontrabandë të pastër.

***

Pak kohë pasi u blenë raketat SA-16 dhe SA-18, me ngut u bë nxjerrja e tyre jashtë përdorimit nga armatimi i ushtrisë shqiptare. Kjo praktikë përmban shkresa me firmën e kryeministrit Berisha, ish-ministrit Mediu, dhe gjeneral-lejtnant Hoxhës. Pas kësaj procedure, raketat ishin të gatshme për eksport nga ndërmarrja MEICO.

Eksporti i raketave mbetet një operacion shumë, shumë i mjegullt. Shitja u bë te një firmë libaneze e llojit Off Shore, e quajtur IFC (International Contract & Enterprise) me adresë: Tabaris Building, Charles Malek Avenue, Bejrut, me tel. 0096113381888 me përfaqësues firme zoti MARWAN K. HADDAD.

Sipas informacioneve të bëra publike nga agjencia inteligjente izraelite SAYRET MATHAL, firma libaneze shërben si mbulesë për MOUNTAMAT AL-JIHAD AL-ISLAM, që është degë e organizatës Hezbollah. Kjo firmë, sipas izraelitëve, u ka shërbyer trafikantëve të Hezbollahut për të kontrabanduar armë nga vendet ish-socialiste, përfshirë Shqipërinë. Ndër trafikantët më të shquar që kanë përdorur shërbimet e kësaj firme janë: IMAD HADJ HASSAN SALAME, TALAL AD DIN, MUHAMMAD DARBAKAH dhe IMAD BAKRI, ish-kontrabandist diamantesh bashkëpunëtor me famëkeqin Viktor Bout. Në mesin e viteve ‘90, Viktor Bout ka kryer kontrabandë armësh me Shqipërinë në drejtim të talebanëve. Në këtë kontrabandë Bout u ndihmua nga aktualisht zv/presidenti i Sudanit, i cili këtë pranverë vizitoi Shqipërinë si pjesëmarrës i forumit të Krans Montanës. Ndihmës i Viktor Bout ishte edhe një 007 nga Arabia Saudite, i cili pak kohë më parë bleu tokat e Fazlliçit në Porto Romano.

Shitja e raketave dhe blerja e armatimeve të tjera u bë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, por jashtë kanaleve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Paratë u lëvizën me firmën e një personi anonim të quajtur Arben Toska me nr. pasaporte z. 0773395. Llogaria u çel në emrin e tij personal pranë Bankës Credins. Nga paratë e kësaj llogarie janë bërë pagesa për blerje materialesh, pagesë shërbimesh dhe janë çelur letra kredie.

Mbetet i paqartë destinacioni i këtyre raketave, pasi u blenë nga firma libaneze off shore IFC. Në duar terroristësh të trajnuar këto raketa përbëjnë rrezik për avionë civilë dhe luftarakë në lartësi më pak se 5 mijë metra. Në 12.8.2006 Hezbollahu me raketë NAAD, inferiore krahasuar me SA-18, rrëzoi një helikopter izraelit në incidentin e kodrës YATER. Me raketat nga Shqipëria rrezikohet supremacia ajrore izraelite deri në lartësinë 5 mijë metra. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme që provojnë se Hezbollahu i ka përdorur këto raketa në luftim. Burime publike izraelite pohojnë se Hezbollahu tashmë raketat SA-16 dhe SA-18 prodhim ukrainas dhe MISAGH-2 prodhim iranian i ka vendosur në bunkerë e depo të fshehta municioni në jug të lumit Litani.

Në këtë histori trafiku përfitimet prej miliona dollarësh shkojnë në xhepat e pak trafikantëve shtetërorë, ndërsa pasojat i paguajnë shqiptarët dhe shteti i tyre anëtar në NATO, por partner me shtete batakçinj dhe organizata terroriste, si fjala vjen Hezbollahu.

30 Komente

Thanas, shtrengo rrypin... i thone kesaj pune. Qenke nje cope tutkalli ti, nuk u shtyke as me raki.

Jo po Shqiperia beri lesh e li Uoll Stritin ! What else ? thote Gjergj Kllouni diku.

Ah ! se mos harroj. Ketu duhet te vije Lulian Kodra e t'ia shkule veshet ketij Thanasit, per kete fjali :

"Shqipëria, duke qenë aleat i ngushtë i SHBA dhe kandidat për anëtar i NATO-s, ishte edhe partner me këto shtete të boshtit të së keqes në trafikimin e të tillave raketa kundërajrore, si dhe armatimesh të tjera tokësore dhe ajrore."

Se ç'logjike ka kjo fjali, vetem Thanasi e di. "Duke qene... atehere...". Me nje fjale, te jesh aleat i SHBA do te thote te jesh dhe partner i boshtit te se keqes.

Lulian, keto duhen diskutuar, e jo xhingla-minglat e sovranishteve. Sepse kur te them une se gjuhes shqipe po i vjen vdekja nga mungesa e logjikes, ti me thua jo po ti shkruan dialektalizma. Dialektalizmat nuk kane asnje te keqe ne vetvete, me kusht qe te jene logjike.

Ja keshtu.

Menyra sesi jane renditur fjalet e ben kuptimin e pergjithshem te caloje.

 

Duhet pak perpjekje nga lexuesi per te arritur qe te behen te kuptueshme gjerat. Ne fakt kerkohet qe ai te jete i mireinformuar mbi te gjitha per detaje si boshti i se keqes. - Presidenti Bush dhe administrata e tij pas sulmeve te 11 Shatorit  krijoje nje liste ne te cilen perfshiu disa vende te cilat perbenin rrezik per sigurine e SHBA-ve. Ne kete list u perfshin vende si Irani, Iraku dhe Korea e Veriut dhe kjo u quajt boshti i se keqes.

 

Por pse te ndalohemi tek siperfaqesorja ne nje kohe kur mesazhi i pergjithshem eshte shume me i rendesishem. Mediu sipas ketij artikull rezulton te jete i perfshire ne afera te shumta kontrabande armatimesh. Por akoma eshte minister me imunitet smiley

Ketu ka dicka teper serioze qe nuk shkon. Me habisin lidhjet e ngushta qe Berisha ka patur gjithnje me vendet e lindjes se mesme, por jo aq motivet qe mund te fshihen pas tyre. Per te permendur disa, perfshirja ne listen e Organizates Islamike, tregtia e naftes ne kohen e gjenocidit mbi shqiptaret me serbine dhe malin e zi...

Histori e paster  e Mafjes ne pushtet!

Në fund të vitit 2005 ai ka bërë takim pune me drejtorin shqiptar të MEICO, Ylli Pinari, si dhe me një civil rreth 30 vjeç, i pajisur me pasaportë diplomatike dhe leje qëndrimi suedeze.

 

A thua qe ky civili rreth te 30 -tave me pasaporte diplomatike shqipetare dhe leje qendrimi Suedeze te jete djali i kryeministrit tone? Ajo qe mund te verifikohet eshte nese ky djalosh eshte i pajisur nga shteti yne me pasaporte diplomatike dhe kur? Dhe nese po, cne? Ai nuk ka qene i punesuar dipllomat!

Nese do te kishte dicka te vertete ne kete histori s'kishte per ti ngelur nje gazete Shqiptare qe ta nxirrte ne drite!

Mua me duket me shume detaje per te qene shpifje e rendomte. Ka shume emra, shume shifra, shume detaje... destinacione, kohe, gjthshka qe perben thelbin e nje hetimi te plote ose paraprak.

Mund edhe te jete tym... por sikur te mos jete???

mbytesh gjithsesi me te.

Paska ardhur gjysma e anti-gripit ne Shqiperi. Tani ngelet te vije dhe "Tamiu", "flune" e paskemi.

Flu (ne frengjisht flou = turbull), mezi po pres te mberrish tek "fly" (Frank Sinatra - Fly me to the moon)

_______

Eh mire de, shaka bejme, jam si ne ngazellim nga dielli, doli me ne fund qerratai, pas 10 ditesh ne qeli.

_______

Siç e tha dhe adminua, keto çeshtje jane fort te thella per nje "gazete" shqiptare, sepse nqs jane te verteta, te fluturon koka. E meqe fluturimi i kokes (fly of the head) eshte diçka shume e lehte ne Shqiperi, atehere nxjerrja e arsyeve te ketij fluturimi behet shume i veshtire.

Ketu te jape te drejte Hurbinek, nje nga aresyet e masakrimit dhe vrasjes se Kosta Trebickes ishte qe ti tregonin te tjereve llafazane, por qe dine dicka, ta mbyllin gojen ose i iken koka. Mjere ata qe dine dicka, por qe jane edhe pak llafazane. Une llafazan jom, por nuk di gjo shyqyr!

Une llafazan jom, por nuk di gjo shyqyr!

hahahahahahaha! smiley

 

Nastradin Hoxha- perralla ne vesh ,luga ne pshesh.

Mero ....Vetëm kaq ?! Apo sa për fillim .Kjo qe antipasta , më tej vjen mezeja.

Keni një fundërrinë nofull katrore me emrin Ministër i Financave që trashëgoi nga një ish k/ mafioz, G.Ruli , financat , policinë doganore , taksidarët etj etj . 

Shkoni gjeni se cili është burimi i financimit të " shtesava te papara zotrie te pagave e pensioneve " ose i atyre qe k/arja e Parlamentit fut ne axhendën e Kuvendit me tituj Bombastike: "Projektbuxhete"

Bën disa pyetje atje z. Gjergji , kerko te ti mbështesin me dokumente ( jo me grafiqe Xhibiste smiley ) dhe do vësh duart ne kokë se nga kush mashtrues e kontrabandist perfaqësohemi .

Nga fundi i presidences Berisha I, ambasadori yne ne Egjypt u hoq nga kjo detyre dhe u kthye ne Shqiperi. Ky fakt kaloi ne heshtje per kohen dhe pakush i di arsyet e verteta. Arsyeja ishte qe ish ambasadori yne nuk pranoi te behej pale ne kontrabande armesh drejt Afrikes.

Tregtia/kontrabanda armeve ka qene gjithnje teme e dashur per Berishen, keshtu qe PO, une i besoj artikullit te mesiperm. 

 Ore nje nga aresyet qe Berisha u prish me amerikanet ne 96 ishte qe ai kerkonte raketa toke-toke nga amerikanet, kurse amerikanet i thoshin qe fillimisht duhet te blinte poture per ushtaret, pastaj shigjeta dhe po ti tepronin leket edhe raketa. Po ky, jo. "Du rrakete" thoshte, "se me ka thane baba".

Per inat te vjehrres do vras djalken time! Eu shqiptare eu!

Shqipëria, duke qenë aleat i ngushtë i SHBA dhe kandidat për anëtar i NATO-s, ishte edhe partner me këto shtete të boshtit të së keqes në trafikimin e të tillave raketa kundërajrore, si dhe armatimesh të tjera tokësore dhe ajrore.

Dhe gjithe keto shitjblerje armesh nuk i ka ditur as SHBA e as NATO,por po e marrin vesh tani qe e zbulove ti o Mero.

Nuk e paskemi ditur qe kemi nje 007 kaq te forte.

dhe une kam nje lajm sensacional. Sot, isha tek kopshti zologjik dhe pash nje xhiraf duke henger nje "NY strip-steak".

Më 19.4.2006 kërkohet të blihen nga zoti Rrahmani, menaxher i marketimit të produkteve të firmës shtetërore iraniane MODELEX, raketa SAM iraniane tip MISAGH - 2.

Kujt ja kerkoi ky Rrahmani?! Dhe c'ne Iraniani, perfaqsues firme shteterore, t'i kerkonte (Shqiptareve? Koreaneve?) te blinte produkte te firmave motra te Irani?! Kesaj i thone me i ra nga Kina - ose Shqiperia ne kete rast. T'a lumsha gazetarine.

po degjoja nje here ne radio Scoop*. Nje gazetar eshte nisur me tren drejt nje shteti, a, ne ballkan, sepse aty ka plasur revolucion. Mirepo e ze gjumi ne tren edhe zgjohet ne shtet tjeter, d,. zbret e c'te shoh.. vendi qetesi. si t'ja bej? mendon.. edhe fillon edhe trillon per nje revolucion edhe ne shtetin d, edhe ja nis agjensise me telegram. E merr agjensia edhe habitet.. si ka mundesi thon.. ne e dinim se ka revolucion vetem ne a, por kta e besojne kete gazetarin.. ai ka bere pune te mira ne te kaluaren.. edhe e botojne lajmin ne 6 gazeta te ndryshme... e shohin agjensi te tjera edhe nisin korrespondetet e tyre drejt d. vijne kta.. shohin qetesi... si ka mundesi thon.. edhe s'din ca te bejne. kshtu qe fillojne edhe ata trillojne se kane frike te kthehen duarbosh se mos humbasin punen. percepsioni i jashtem se ne d, ka revolucion, fillon e krijon panik tek njerzit d, pas nje jave.. cte shohesh.. fillojne rremujra edhe pas 3 javesh vendi eshte ne revolucion... lufte civile.. vrasje etj. pas 3 muajsh gazetari qe e zuri gjumi ne tren merr cmimin nobel te paqes per pershkrimet e perkryera te dhunes.

 

e nejse.. ca lidhje ka kjo e gjitha.. desha me thene se... the extent that one goes to find a GOOD STORY... edhe nese e gjen... gjynah ta masakroj ne kete emnyre sic e ka masakruar ky gazetari me siper.

 

Scoop is a 1938 novel by English writer Evelyn Waugh, a satire of sensationalist journalism and foreign correspondence.

zgjohet ne shtet tjeter, d*,

 

* - Dreqia.

Ekziston mundesia qe lajmi te jete i vertete. Sa per burimin e lajmit, mendoj qe duhet te jete agjencia e zbulimit me efikase ne bote, por qe rralle i ndihet zeri, Mosadi izraelit. Jane disa raste te shumta, kur te derguar izraelite kane vizituar firma private ne shtetet perendimore europiane, te cilat furnizojne me teknologji, qe amerikanet e quajne "sensible", vende problematike si Iran, Siri dhe Liban. Dhe kur shefat e firmave kane mohuar ne menyre kategorike perfshirjen e tyre, izraelitet u kane treguar fotografi dhe materiale filmike kompromentues.

Nese duhet te botohet apo jo ky lajm, varet si e merr.

vallahi me te akuzuar izraeli per tregti armsh, eshte si me te ardh nanje xhepist e te te flas per shenjterine e prones private.

 

nga ka ardhur ky lajm nje here, vertete prej Mosadit?

Twino... tregetia e armeve nuk eshte aspak problem.

Le ta beje Shqiperia dite dhe nate. As 1 gram problem nuk kam une aty. Amma, kam problem kur:

  1. Tregetine e ben me nje armik te Shqiperise, dhe
  2. Nga kjo tregeti nuk pasurohet pronari i vertete, - populli, por qeveritaret; dy-tre individe, familjet e tyre, e ndonje tjeter.

Kjo eshte e zeza e te zezave qe ka ndodhur. Pasuria e perbashket e shqiptareve eshte privatizuar ose perdorur si e tille nga pushtetaret. Dhe edhe tregetia, si e armeve ashtu dhe e karburanteve dhe materialeve te tjera eshte bere me armiq te jashtem; serbet.

Per kete duhet gjykuar qeveria, qeveritaret, filani apo fisteku, kush te jete; kujt t'i dale emri.

 

Kontrabanda shteterore ne Shqiperi ka histori te vjeter, qe ne kohen e Enver Hoxhes, dhe linjat jane ruajtur qe atehere ne menyre vijimore, pa u shkeputur asnjehere, pavaresisht se kush vinte ne pushtet. Pinari psh ka qene figure e vjeter dhe nuk e vuri Mediu ne krye te Meico-s.

Ashtu sic thote edhe zotrules, skandali qe ndron ne ate, nese nuk kemi te bejme me nje tregti armesh, por me nje kontrabande, e cila zhvillohet ne petkun shteteror, por perfituesit jane kontrabandiste private.

Informacioni i paraqitur eshte i detajuar me data, emra precize firmash, numra telefoni dhe emra personash, gje qe te ben te mendosh, qe jane informacione qe kane dale nga zbulime sekrete. Sherbimi shqiptar nuk ka mundesi qe te jete ai qe ka nxjerre kete informacion, te gjitha gjasat te cojne tek Mosadi izraelit.

Mendoj, qe nese prokuroria shqiptare po te ishte me te vertete e pavarur, atehere do ti duhej ti futej hetimit. Nese ato 13 milione dollare nuk figurojne ne bilancet e Meico-s, si edhe hyrja e raketave ne Shqiperi nuk figurojne as ne dokumentet e doganes, atehere kemi te bejme me nje kontrabande te paster, ku eshte perdorur emri i nje ndermarrjeje shteterore per qellime perfitimi vetjak, nga persona qe jane afer shtetit, perndryshe nuk kishte perse Meico te hynte ne tratativa tregtie, per sende te cilat nuk paguhen nga ajo dhe nga rishitja nuk fut lek ne xhep.

Aq me teper kur kemi te bejme me shtete dhe organizata terroriste, me te cilat eshte e ndaluar me rezolute te OKB, qe te behet tregti armesh, atehere ceshtja behet shume delikate.

Mendoj, qe nese prokuroria shqiptare po te ishte me te vertete e pavarur, atehere do ti duhej ti futej hetimit. Nese ato 13 milione dollare nuk figurojne ne bilancet e Meico-s, si edhe hyrja e raketave ne Shqiperi nuk figurojne as ne dokumentet e doganes, atehere kemi te bejme me nje kontrabande te paster, ku eshte perdorur emri i nje ndermarrjeje shteterore per qellime perfitimi vetjak, nga persona qe jane afer shtetit, perndryshe nuk kishte perse Meico te hynte ne tratativa tregtie, per sende te cilat nuk paguhen nga ajo dhe nga rishitja nuk fut lek ne xhep.

 

Ka nje briske ne filozofi. Duhet ta mesoshe dhe ti, eshte si pjese e llogjikes.

Mungesa e evidences nuk mund te mirret si shembull qe evidenca eshte fshehur, se neser une dale dhe theme qe kane kaluar 100 milion $ arme ne shqiperi dhe kane vajtur tek hezbollahu. Ne rast se ne dogane nuk eshte shkruajtur qe kane kaluar 100 milion $,  dhe ne rast se ministria nuk e ka te shkruajtur ne bilancet, atehere kjo tregon qe armet me te vertet kane vajtur jashte ligjit tek hezbollahu.

Shkrim idiot dhe pa fakte. Nese eshte botuar nga Tema, edhe sikur i vertete te jete, nuk besohet, e jo me ky shkrim me fantazi dhe pa fakte, pa citime, pa asnje nje gje.

shkrim shume kompleks, shume i ngaterruar dhe i mbingarkuar me detaje koti si psh nr i pashaportave ...kujt ketu i hyri ne pune numri i pashaportave?

mua me vjen keq pse ne nuk kopjojme keto rraketa qe te prodhojme ashtu sic i prodhon serbia. Dhe ti shesim atyre qe duan ti blejn brenda ligjeve nderkomtare.

gazetari thote: Në mesin e viteve ‘90, Viktor Bout ka kryer kontrabandë armësh me Shqipërinë në drejtim të talebanëve ... dallohet se ky nuk ia ka idene talibaneve, dhe qe ka facte qe i ka mbledhur dikush per qellime politike, partiake ose per fitime financiare. Ne 1991 USSR e la Afganistanin! keshtu qe perendimi nuk kishte pse ti furnizoje Talibanet qe ne 1992 u kthyen kunder Amerikes

Ne fakt, Someone, Talibanet nuk u krijuan si organizate deri ne 1994. Keshtu, dhe artikulli kodra pas bregut tek kjo pike, dhe ti po ashtu.

 Pavarsisht ndonje kontradikte qe vihej re ne artikull, mundet qe kjo te jete dhe e vertete, aq me teper qe behej fjale per nje shifer qesharake (pra te vogel) 13 milion, nderkoh qe kontrata per shit-blerje armesh fillojne nga 100 milion minimumi deri ne miliarda euro apo dollare. 

eshte definitivisht e pranuar se hezbollah eshte organizate terroriste? do te duhej te riperkufizonim terrorizmin pastaj...

Hezbollah eshte tip ushtrie si UCK, qe megjithese e kane akuzuar nuk ka pranuar asnjehere asnje sulm vetvrases, e kjo e cuditshme per nje organizate qe kerkon te beje terror. eshte faktor i rendesishem ne lindjen e mesme mes libanit e sirise kundra planeve ekspansioniste izraelite, dhe ne 2006 tregoi se ushtarakisht kishte aftesi te ndalte vrullin e ushtrise izraeliane. eshte pale bisedimesh ne misionin shumkombesh mes libanit dhe izraelit dhe nese do te ishte gjeresisht e pranuar si terroriste nuk mund te ishte pale bisedimesh.

nese per terrorizem mund te flitet ka nje ane, ajo eshte vrasja, ekzekutimi me bomba e rraketa ne sheshe publike te liderve te saj nje pas nje nga Izraeli dhe pa e fshehur fare doren.

 

izraeli kercenon pushtim te vazhdueshem te libanit dhe sirise dhe hezbollahet megjithe famen qe u kane dhene mediat jane gjeresisht te mbeshtetur nga libanezet kristiane ne Liban, dhe ata i mbrojne lagjet e qytetet e tyre njesoj si te myslimaneve.

 

gjerat nuk jane gjithmone bardh e zi , por sidomos ne lindjen e mesme pjesa me e madhe jane sfumatura....

 Duke qene se punoj me lloj-lloj racash, per Hesbollahun, kam pyetur disa emigrante nga rajoni aty, Izraeli, Libani, Siria, (disa, kundershar te qeverive te tyre,  disa asnjanes, e disa pro qeverive te tyre), dhe thuajse te gjithe me kan folur fjale te mira per Hesbollahun si organizate qe ndihmonte njerzit per shum gjera, si ndertimi i shkollave, transporti i librave, etj.

Megjithate politika eshte ta kesh mire me te gjitha palet.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).