TirOnc

Pashe reklamen qe eshte tek faqja e Peshkut (tani e vura re per here te pare ca thoshte) 

Almedia eshte nje kompani tiranase qe nderton website te cilesise se larte.

dhe po me qeshej me kete "kompani tiranase", se nuk thote kompani ne Tirane, po kompani tiranase. smiley

 

Ca do me thene te jesh tirons, tironc, tiranas, pertej identifikimit te vendbanimit, dmth kur kjo fjale perdoret si epitet/virtyt?

 

Dhe ne lidhje me maloket ... a e perdoren tiranasit me shume kete term sesa vendalinjte e qyteteve/zonave te tjera apo eshte pak a shume njesoj me te gjithe?

44 Komente

Gjithashtu, nga banoret aktuale te Tiranes sa perqind mendoni se jane me origjine te vejter tiranase?

Po ne kohen e monizmit?

Gjuha shqipe ka nje shprehje shume te bukur :

"me njehe kime posteqie".

Eshte ne dialekt, per ata qe s'e marrin vesh, te kerkojne hollesira prane Drejtorise se Dialekteve.

si tha skener sallaku ?

a ke nai carace n'oborrt, nevojtoren perjashta, dhe nji budalla n'fis ?

oqej, je tirons smiley

smiley

shaka mer shaka, mos u hudhni perpjete tashti smiley 

ke harruar : ... edhe po s'pate nje haneme n'divanhane.

Una per vete jam elbasanlluk, te Rrapi i Bezistanit e kam shtepine, me pogaçe jam rritur. Gjyshet motra me Albert Tafanin.

Le te rrjedhe çeliku,

per dyfek e plugje

le t'pelcase armiku

moj kala e kuqe.

Jena komunista ne, Bedrije.

po ti sikur do hikshe rubinet se kishe marre nji haber te mire,

he te keqen, pse se kput qafen smiley

 

tiranas = tiranas i vjeter + riranas i ri

tiranas i vjeter= katunar (se katund ka qene dikur tiruna)

tiranas i ri= tiranas i ardhur para komuniszmit + te ardhur pas komunizmit

tiranas i ardhur para komuniszmit= isha katunar me koplekse identiteti, krijim i karrec se kulluar tirunase

te ardhur pas komunizmit= njerez me halle, te zote e te afte , nga inati e smira te etiketuar si kaloke

Tirona pervec 4 dyndjeve te medha qe do ti them me posht,

ka pas si trung te krijimit te saj perreth perrojit te Lanes ata qe quhen dhe sot katundaret e tirones aty te rreth 800-1000 familje.

Tani flasim per 4 dyndjet drejt prroit te lanes ne vite;

  1. Dyndja e Dibraneve ne vitet e luftes se pare ballkanike.
  2. Dyndjet e vllaho-ortodokseve (ose sic quhen rendom ne tiran laci-faci) ne fillim te veteve 20.
  3. Dyndjet e trimave partizan me shumice nga jugu ne vitet 45-50.
  4. Dyndjet e demokracise me shumice nga veriu mbas 92.

Pra per mua termi tironc i vjeter s'ka kuptim, se te gjithe o jane te ardhur, ose jane bij te ardhurish!!!

Turli esapi domethene.

 

Bravo Vlonjati, Te gjithë jemi udhëtare e jabanxhinj ne ketë bote.Për mua Tironc mbetet për me tepër një ideal.Ideal i njerëzve te bute e te mire, i ngjyres jeshile dhe tolerancës.Mbetemi ne shprese se te adoptuarit e ri te Tiranes te marrin sadopak influence nga kjo tradite e mrekullueshme.

Mbetemi ne shprese se te adoptuarit e ri te Tiranes te marrin sadopak influence nga kjo tradite e mrekullueshme.

Cila eshte kjo tradite (apo vecori/virtyte te tjera) qe te ardhurit ne Tirane (1) s'e kane nga andej nga vine dhe (2) duhet ta marrin pasi vijne ne Tirane? smiley

 

Dhe ca eshte ky ideali tironc? Psh nqs Martin Lutherkingu do thoshte "I have a dream ... that one day black children and white children will all become TirOnca together" ca konkretisht duhet te behen keta kalamoqerit qe te arrijne idealin e te qenit tironc?

Po une temen per muhabet e hapa mer taj qe ti shtjellojme, jo te themi gjera evazive, se keto termat jane mjaft evazive to begin with, ndaj lindi nevoja historike (por ju lutemi jo me pergjigje histerike) dhe ne po mundohemi ti zhbirilojme me ndihmen e peshve, ne kete serial peshkist temash te titulluar What does it mean to be malok/tironc/katundar/etjar/etjist/etjok.

Seriali i dyte do jete To be or not to be malok/tironc/katundar/etjar/etjist/etjok, that is the pyetja.

E me rradhe. smiley

Ah se harrova, "Muhabet" pervec kuptimint origjinal ne Turqisht e rrjedhimisht ne Shqip, perkthehet gjithashtu edhe "Dashuri" ne Urdu. (Ose Dashni ne Tironse).

Si ke qene ti me dashuri nji here??? Smile

mire qe na e the, se mund t'i thoshim ndonje urduje "hajt bejme nje dore muhabet" dhe do na e merrte tjeter per tjeter robi. smiley

Kur njeriu s'ka me çfare t'i bjere gjoksit, kalon ne fshatunarizma te tilla.

Si i i tha labi atij qe thosh se ishte nga Tirona...

"He mo, mos u merzit, s'ka gje! se s'do jemi te gjithe nga Vlora, de! "

 

diskleimer: Monda, mos u hidh perpjete, une po flas per gjysmen time. smiley

 

Flet ti per gjysmen tende po as vete nuk e ke te qarte se ke gjysem perfaqeson smiley . Nje e mire e asaj gjysme eshte se

- i hoqi nga ushqimi BATHET si bime monokotiledone dhe ua zevendesoi me fasulen

- i mesoi te hane mish ne hell .

uhh ja mbrriten krejt katunaret e laberise tani, hajde duroji..

po lejeni mre se po folshim per tironcat smiley 

Na i te keqe te modhe s'kemi bo ...psh ...nuk i preme karabobet .Hoqem vetem hisllat smiley ama oshkuret i bome llastik smiley

smiley idriz, te dyja gjysmat i kam nga jugu une, po njeren labe, tjetren ca me te zbutur, po per mish ne hell, ama... te shqyejme, sidomos po qe ndonje qingj pirs! Shoqeruar dhe me ca raki balle kazani... smiley

 

 fierake dmth smiley 

Kompani tironce.. smiley 

ja njashtu, perzjere nakatosur... smiley

Xhibi, atehere presupozohet qe mbiemri "tiranase" te jete vlere e shtuar per kompanine persa kohe eshte cilesuar... Pra i bie qe cilesimi 'tiranase' ne nje menyre apo tjeter shet...

Pra i bie qe cilesimi 'tiranase' ne nje menyre apo tjeter shet...

E ke fjalen qe shet p0rdhe ai qe e perdor kete, apo qe ka vlere reale tregu epiteti tiranas dhe dmth ja shton vleren sherbimit apo produktit kur eshte tiranas? smiley

Sesa shet eshte tjeter ceshtje. Ne po mundohemi te kuptojme se pari ca eshte kjo gjeja e vecante, tiranslleku (nese eshte e vecante, pra nese eshte at all). Kjo eshte pyetja pararendese. Pasi ta kemi sqaruar ca eshte mund ta vleresojme sa fuqi shitese apo blerese ka dhe cilet jane klientet. smiley

 

P.S. Teprizma, e ve re qe shume here me thua ca te diskutoj(me) dhe ca jo, ca ka vlere dhe ca s'ka, dhe gjithmone te shoqeruar me nga nje diagnoze doktordentiste qe pothuajse bje ere p0rdhe fasulesh. Mos ke punuar gje shitese a magaziniere gjekundi dhe te ka ngelur si ves kjo puna e etiketimit te cmimeve dhe gejrave dhe kur te kerkojne keshilla, po sidomos kur s'te kerkojne, apo e ke thjesht hobi? smiley

m2 i tokave ne tirone eshte me i shtrenjte

xhib, mund edhe te me pergjigjesh mua me vete, apo ke hall mos harxhosh postimin?

tani ti xhib, eshte e vertete qe une te drejtohem ty personalisht, dhe kete e bej me miresine me te madhe, ne radhe te pare per peshkun, qe te mos ndotet me tema te tilla 'o ma na mbyten tiranasit' apo 'o ba m'trego mue per ed ramn' dhe e dyta per ty, qe te te njoftoj se, megjithe tentativat per te qene kritik, analitik, i paanshem dhe interesant, shfaq shpesh komplekse me te cilat mund te punoje edhe jashte peshkut. dmth, dukesh keq, dhe une kete ta them hapur, per te miren e atyre 2 entiteteve me siper.

komentet ketu jane vertet falas, dhe vertet qe s'ti kerkon njeri, dhe vertet qe une shkruaj here pas here, dhe vertet qe jap pergjithesisht mendime kunder, por mr. xhibi kete e bej shume, shume me rralle se ti. sa per ate teprizmen, eshte TM e dikujt tjeter dhe do te doja shume te mos me therriste njeri tjeter ashtu, pra as ti, gjithmone nese e ke te mundur.

Trope, you don't take hints do you? Or ur just so full of urself that hints bounce off u? smiley

Sic thashe, te kam vene re shume here me te tilla komente, futesh pa pyetur dhe jep "keshilla" ca duhet dhe ca s'duhet te bej une, gjithmone me tjetersime te fjaleve dhe me tone arrogance qe jane per te qeshur kur e mendon qe gjendemi ne nje faqe interneti dhe behet fjale per komente.

Ca here te kam injoruar, ca here te kam thene me te mire shiko punen tende, ti prap avazin. Ca do te te them qe te funksjonoje, qe te shikosh punen tende, me thuaj dhe ta them, qe mos lodhemi me replika pordhiste. smiley

Dhe jo une nuk thashe asgje nga ato qe ti thua, perkundrazi je komplet jashte. Dhe kompleksi e di ca eshte e para qe e perdor si patate ne komente?

Nejse varja, me mire mos me thuaj se s'dua ta zgjash me ty. Nuk dua jo se kam gje kundra teje, se s'njihemi. Bile ca komente qe ben i vleresoj. Po e ke tipin (te pakten keshtu come across in here) qe ke shume p0rdhe, sidomos ne raste si keto qe tjetri as te nget as te fton dhe ti vjen gjithe pordhe na ben leksjone. Dhe kur tjetri te thote mind ur efing biznes, ti prap avazin.

Kupton? Ndaj nuk dua ta zgjas. Nothing else.

Gezuar festat. Shihemi me replika te rralla pas vitit te ri se per sivjet i konsumuam. smiley

 

nuk percaktohen keshtu termat e komunikimit. ti e ve kufirin te thana ime po aq sa e ve une tek jotja. por po te sqaroj kete punen e pordhes. ne gjuhen time ajo qe ti quan pordhe quhet standard. dhe standardet nuk kane te bejne vetem me pataten, apo me preshin.

xhibi, shet = Sells!!!  Pra cilesimi tiranas eshte pjese e strategjise se marketingut te kompanise, e kisha fjalen...

xhibo, dhe te gjithe jotironsit e tjere te interesuar per temen e vogel dhe ate te madhe: s'ka asgje te keqe te thuash kompani tiranase (apo shoqate elbasanllije, kompani londoneze) dhe s'ka pse diskutojme c'dmth me qen tirons vetem per te renditur nje tufe kompleksesh te kota, pa baze empiriko-teorike, qe vetem sa flasin per shkruesin apo shkruesen. tani, ate krenarine e autoktonise 'i was here first' veshtire se do ta munde njeri, prandaj krenohuni gjithsecili per gjerat e mira qe keni, apo trashegimine qe ju kane lene te paret. 

kompanise pune te mbare.

E mi Trop ....po ku kupton ti nga shakatë .... Është shakaxhi  Gjibi ,me profesion çfryrës valvolash ose vrimëzgjerus kutish .

pothuajse bje ere p0rdhe fasulesh. .... Kemi faj thuaj që e mësuam ti hajë në vend të bathëve , ta kishim lënë tërë jetën monokoqësh smiley

Me mire se "kryeqytetase" eshte smiley

Ç'është e vërteta, me këtë cilësim m'u qesh edhe mua. Vetë fakti që të duhet ta cilësosh "origjinën" për të tërhequr klientë flet pak për kompleks inferioriteti.

Megjithatë, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, të qenët tiranas do të thotë që jo vetëm të sheshës pordhë, por edhe të t'i blejnë me qejf ato. Të buzëqeshin gocat konviktore nëpër party dhe të gjujnë çunat e gjatë, me fakultete dhe me komplekse nga rrethet. Të qenët tiranas të vesh me një shtëllungë "coolness"-i kudo që shkon, që ndryshe do të të duhej punë ta kishe fituar. Të qenët tiranas, (ose të prezantuarit si tironc, se ndryshe s'quhet) të lejon që të flasësh me njerëz që ndryshe do të të klasifikonin një klasë më poshtë në shoqëri dhe që do të të flisnin me pikatore.

Të qenët tiranas të jep një status të cilin e duan shumë veta me ose me pahir, prandaj pas çdo prezantimi me shqiptarë, linja e prejardhjes tënde do të ndahet më katërsh e pastaj më tetsh derisa bashkëfolësi të gjejë ose një cen në biografi ose të bindet se "pedigria" jote është më e pastër  se e tija.

Të qenët tiranas do të thotë të mos jesh nga Kamza, Vora, Bathorja, Alliasi, Qyteti studenti, Kombinati dhe disa herë edhe Ali Demi. Duhet të kesh lindur në Tiranë, mundësisht nga prindër që edhe ata kanë lindur në Tiranë. Duhet të mos flasësh për kushërinjtë nga Petrela, Peza, Fieri, Bilishti, Tropoja, Puka, Fushë-Kruja, Lushnja, ose Peqini. Lejohet përmendja e farefisit nga Elbasani, Dibra, Korça, Shkodra, Vlora, (hajt mo) edhe Durrësi. Përmendja e Beratit, Përmetit, Sarandës, Lezhës, Çamërisë dhe Krujës kanë efekt neutral. Nëse nuk kam përmendur krahina të tjera këtu, do të thotë se ato nuk egzistojnë në hartën gjeografike të prejardhjes së tiranasve. 

Të qenët tiranas do të thotë të dish të orientohesh qoftë me Vorrin e Bomit, qoftë me vilën e Havarrve, qoftë me Kristalin. Të qenët tiranas do të thotë që e di që Sqepi ka qenë aty ku u bë Rogneri më pas dhe pastaj lëvizi mbrapa Arteve. Të qenët tiranas do të thotë ta kesh njohur Parkun Rinia para se të ndërtohej e të shkatërrohej Santa Luçia për t'i lenë vendin Tajvanit. Të qenët tiranas do të thotë të dish të gjitha rrugicat në pëllëmbë të dorës dhe të mos humbësh kur dikush të thotë "Shifna ke Hoxha Tahsini ose ke Shkolla Kuqe".

Të qenët tiranas do të thotë të dish kur ta shkëmbesh"a"-në me "o" (i.e. "Asmon&quotsmiley, të hash "ë"-të atje ku duhet, si edhe të kuptosh ndryshimin ndërmjet "ç'kemi" dhe "ç'kina". Të qenët tiranas do të thotë që fjalët "lal" "rrusho" "çun flori" "llakum" "katnar" të të rrëshqasin nga goja pa u përtypur. Të qenët tiranas do të thotë që gjyshen ta kesh thirrur "ije" e gjyshin "tate".

Të qenët tiranas do të thotë ta dish pse Blloku e ka atë emër, dhe faktin që xhiroja ka dalë nga moda andej nga 1990. Të qenët tiranas do të thotë ta kërcesh Napolonin duke i ardhur rrotull partnerit, dhe jo dorë për dore me të dhe valltarët e tjerë. Të qenët tiranas do të thotë t'i dish komplet fjalët e "lake bubulakes" dhe jo t'ia bësh "nër, nër nër" nëpër dhëmbë kur këngëtari shqyen bulçitë. Të qenit tiranas do të thotë të hedhësh lekë me shumicë, vetëm atëhere kur kërcen nusja me dhëndrrin, jo kur kërcejnë plakat e lagjes.

Mund të kesh lindur tiranas, mund të bëhesh tiranas, mund të jesh tiranas aktualisht, mund të jesh tiranas me korrespondence. Nuk mund të jesh tiranas kur përpiqesh më shumë se ç'duhet, kur mohon rrënjët e tua ose kur mërzitesh me të tjerët. Tiransit e vërtetë janë të njohur për mosqejfprishje, pilaf, raki, valle e këngë. Ata ofrojnë miqësi shpejt dhe e respektojnë mikun, ata shtrojnë "bukë e kryp e zemër" dhe i duan fëmijët e tyre në çdo aspekt, pa i rënduar me ambicje elbasanllie, fiksime korçare, xhentil-llëk shkodran, ndërgjegjësim lab, zjarr tropojan ose mprehtësi dibrane. Ata i mësojnë djemtë të kenë zanat e të bëhen burra të mirë, të dashur me fëmijët e gratë e tyre, ata i mësojnë vajzat të jenë të urta e t'ia dinë shtëpisë pa u bërë rrogoza për burrat e tyre, gjithashtu t'i duan fëmijët, vjehrrit e vjehrrat kunetërit, kushërinjtë e komshinjtë që u hyjnë e dalin.

 Të qenët tiranas do të thotë të jesh qytetar i ndërgjegjshëm e i respektueshëm i këtij qyteti, që i do rrugicat e veta dhe pastërtinë e qytetit të tij, që nuk e vret trunin për gjë n'bot përveç mbarëvajtjes së familjes së vet dhe qejfit pas punës së lodhshme por të ndershme që kryen.  Të tjerat ua le politikanëve dhe njerëzve që dinë të bëjnë para me "tiransllëkun" e tyre.

koment i gjate me thene te drejten...

gjithsesi e lexova se ishte me paragrafe e jo ngjitur ngjitur(sic do shkruante nje tirunc i vertete)...

ne kenveshtrimin tim (qe kam qene ne tirane vetem 2 here qe kur kam lindur, edhe nje here shkova gabimisht se ngaterrova autobuz) te jesh tiranas eshte si te jesh shkodran, mirditor apo vlonjat, pra te jesh nga nje qytet ndryshe nga imi (ndaj as me i mire e as me i keq)

te jesh i shemtuar i zotit por tiruc, sma merr mendja se te sheh vajze me sy, ndaj varet nga personi  (makina e mire shikohet nga modeli, jo nga targa)

? Vorri i Bomit? ca leshin eshte? po kujt i plasi se nga behet, dmth nje qe eshte rritur ne nju jork paris apo londer ska nivel se nuk di ku eshte ky vorri? ah medet sa milet kanar qe kemi ngel

ne gjuhen shqipe ta shkëmbesh"a"-në me "o" je direkt ne dialekt, ndaj aty secili del me shpate te mbroje dialektin e vet

une kam shoke nga tropoja kane 20 vjet ne tirane, por nuk thone jemi tirunas, thone jemi trapajane, ca arsyesh kane keta te behen tiranas? eshte si te kesh shtepine ne lagjen e gabelve dhe te thuash se jam gabel..

 Tiransit e vërtetë janë te.... pse paska dhe tiranca fallco? Pse skapasa tiranca qe nuk rrahin grune, qe nuk vjedhin e perdhunojne? keto jane gjera qe varen nga njeriu, e jo nga ku kane lindur. Shqiperia nje bythe vend e na dolen ca me te mire se tjeret...

paragafi i fundit vlen per cdo njeri te hajrin, jo vetem per tirunasat

 

* * * * *  

smiley

 Të qenët tiranas do të thotë të dish të gjitha rrugicat në pëllëmbë të dorës dhe të mos humbësh kur dikush të thotë "Shifna ke Hoxha Tahsini ose ke Shkolla Kuqe".

Kjo eshte per hajdutet Tironas?

smiley

Blete, kete e ke qa!

Megjithese eshte i' cike shqetesuese qe i ke dhene kaq "thought" ketij muhabetit te tironsave ( qe s'funi po nigjoj turlifare katunaresh t'a thone "tironc" ), prape se prape, e ke qa!

10 pike!

Do i kerkojsha qeverrrise ta nxjerrin si shkrim me vehte! E meriton!

 

P.S.

Pyetje self-incriminating: Ku eshte Vila e Havarreve? Kush jane Havart i' here? smiley

 P.S.1.

M'pelqe shume qasja jote "First they are sour, and then, they are sweet"!

 

@mrroklla smiley

i kam provuar të dyja në lëkurë, të qenët provincial dhe tirons (ose tiranas si thoshte gjyshja ime), prandaj kam lloisur shpesh mbi këtë punë. njeriu ka qejf ta dijë në cilën kategori bie.

Havart kanë qenë një familje  tepër e nderuar dhe gjysëm e shquar me një nga ato historitë intriguese që shpesh shoqëron familjet shqiptare të 'sojit'. vila e tyre ka qenë një ndërtesë e bukur dykatëshe me kopsht në cep të rrugicës pas kinemasë Agimi. Sot është shndërruar në një pallat 9 katësh dhe supermarket në katin e parë.

Tashi m'u kujtu! Vile e kuqe me plepa rrotull, ne krah te majte! smiley

Per te njohur TirOnsin denbabaden, mjafton ti shkosh ne shtepi rreth ores 11 paradite, ne qoftese thote sa heret ke ardhur eshte " vendali", ne qofte se jo eshte i " ardhur".

Vertet e paskeni yve kete punen e Tironcit apo Tironsit ?

Ky pseudo-problem, i pare nga fushat pjellore te Frances se bute, eshte nje bullshit, siç thone kusherirat e mia amerikane. Me nje fjale, vetem nje qe jeton jashte, dhe qe ka vendosur te jetoje jashte, e sheh sesa te kota jane keto percaktimet keshtu tironc e dibron e lab e firifistun.

Kam pare kendej ca shqipetare qe vallahi bilahi as qe me ka kercitur ndonjehere te marr vesh nga djallin kane mbire aty. Per mua, treper kishin mbetur, n'daç te lindur ne maje te kepit, e n'daç mes tepsise t'bakllaves. Nje "haje dreq" kishin mbetur.

Ta kam fjalen qe kjo puna e Frances dhe e frengjishtes, eshte fort qetesuese per nervat e mia. Se kur takoj ndonje tirons ketu, i them : me fol ne frengjisht, te lutem, se s'kam terezi te duroj denglat e tua dhe ne mes te Frances. Dhe pastaj gek-mek, frengjishtja ia shuk fjalet, e nuk me fryhet si gjel aty kot.

Shkurt fjala, gallate e madhe me kete punen e shpelles nga kemi dale. 

Nje merite te madhe ka A.Zogu qe Tirana eshte sot kryeqytet.

Per te mos hapur pyetje te "PP", po pyes ketu.

Sipas jush, E.H ku do e vendoste kryeqytetin?

Ideja qe kam , eshte Q.Stalin.

Zemra e Shqiperis, mundesia e dyte, Ballshi, po them edhe te treten, Tepelena.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).