Strawberry Fields Forever

 

Nuk e di pse me eshte rrenjosur ne koke ajo dite. Mbaj mend qe nuk kisha shkuar ne shkolle (me siguri ndonje provim i shpifur) dhe si gjithmone me radion tek italiani. Befas nje lajm i cuditshem. “Sapo na mberriti lajmi qe John Lenon eshte vrare nga nje i panjohur ne hyrjen e apartamentit te tij….” Me kujtohet qe nuk po i besoja vesheve. Per ne asokohe Beatles ishin si njefare monumenti a perendie, ndaj dhe te pakapshem nga vdekja. Ishte si te degjoje qe u vra Skenderbeu me kale, apo Fatbardh Pikaloshi. Por mbas gjysm ore lajmi u dhe perseri. “John Lenon u vra ne apartamentin e tij…"

Me kujtohet qe u vesha dhe dola me vrap per ne shkolle. Do jepja nje lajm qe nuk e dinte askush. Nje lajm qe vinte nga nje bote tjeter, nje lajm pa kongrese dhe pleniume, nje lajm qe gjithe bota tashme e kishte mesuar, por qe ne Shqiperi do te benin sikur askujt nuk i interesonte. Vdekja e kengetarit me te madh te te gjitha koherave. John Lenon nuk ishte me mes te gjalleve>

Ne shkolle vazhdonte mesimi. Oret atehere ishin vetem nje lluks i prinderve, ndaj pyetjet rreth kohes ishin : A do dhe shume te bjere zilja? “Nuk e di, mbase edhe nja dhjete minuta.”  Klasa  e Sonjes tek Ismail Qemali ishte ngjitur me banjot e katit te dyte dhe kishte dhe nje ballkon korridor te vogel qe shihte nga rruga. Ishte i vetmi vend prej nga mund te komunikoje pa u pare nga zyshat. Zyshat nuk shkonin tek banjo e nxenesve ne pushim. Sapo ra zilja, nxenesit dolen nga klasa dhe filluan te mblidheshin ne ballkon. Une beja shenja me dore si i terbuar qe prapa shtylles se elektrikut,  qe te terhiqja vemendje. Njeri me vuri re dhe zbriti poshte. I thashe te shkonte e ti thoshte Yllit qe kishte vdekur John Lenon, dhe po te donin mund te vinin tek shtepia ime qe te degjonin lajmet.  Pas 5 minutash, i gjithe “Grupi Shurupi”, kater cuna dhe dy goca i kishin bere naften shkolles. Njeri shkoi te sillte nje manjetofon me bobina ku kishte te rregjistruara dhjetra kenge te Beatles me mikrofon nga radio. Bleme edhe nja dy shishe ponc, dhe e shtyme ashtu deri pasdite vone duke pire nga nje gote lengu te kuq dhe degjuar Beatles te incizuar nga radio…

Tek lajmet e darkes te italianit qe lejoheshin nga Tirana, lajmit per vdekjen e Lenon i vune zhurmues. A thua Partia kishte frike se mos trishtoheshim dhe na binte vrulli revolucionar?...

Nuk mund ta besoj qe kane kaluar 30 vjet, por sidoqofte nese per ne kane kaluar keto vite, per John Lenon s’kane ndryshuar asgje, pasi tek ai koha nuk ka me asnje efekt, teksa na pershendet me dore nga fusha e luleshtrydheve…pergjithmone.

 

Nje rast per te gjithe te dashuruarit pas Beatles, per te mbajtur pak minuta heshtje ne kujtim te John Lennon ne 30 vjetorin e vdekjes, duke degjuar kete kenge te mrekullueshme.

Strawberry Fields Forever

 

123 Komente

Yer blues

Yes I'm lonely wanna die
Yes I'm lonely wanna die
If I ain't dead already
Ooh girl you know the reason why.

In the morning wanna die
In the evening wanna die
If I ain't dead already
Ooh girl you know the reason why.

My mother was of the sky
My father was of the earth
But I am of the universe
And you know what it's worth
I'm lonely wanna die
If I ain't dead already
Ooh girl you know the reason why.

The eagle picks my eye
The worm he licks my bones
I feel so suicidal
Just like Dylan's Mr. Jones
Lonely wanna die
If I ain't dead already
Ooh girl you know the reason why.

Black cloud crossed my mind
Blue mist round my soul
Feel so suicidal
Even hate my rock and roll
Wanna die yeah wanna die
If I ain't dead already
Ooh girl you know the reason why.

 Sepse kisha idene qe tifoz i Beatles ne kete blog nuk do te kishim mbetur vetem une dhe emigrant, por me sa duket tallavaja dhe kutijat e paskan bere te tyren. smiley

"strawberry" doli si single fillimisht. Kishte pak kohe qe The Beatles nuk kishin "nxjerre" gje - tani koha eshte relative, dmth kishin kaluar pak muaj pa ia bere "bam" me ndonje hit top5. Pati edhe peshpeshe neper shtyp qe beatles kaq e paten - shterrun dmth. Kur doli JL me kete mrekulli. Nderkaq duhej nje kenge per anen tjeter te diskut (vinili i famshem). Dhe Paul beri "Penny Lane", nje tjeter great song, por qe duket qe eshte bere per te mos mbet prapa kesaj. Asnje orkestrim nuk ishte perpunuar deri ne detaje si tek Penny nga Poli vete dora - kjo vetem mos me mbet prapa shokut, te cilit kenga i kish dale natyrshem dhe jo per konkurrence.

Ky eshte nje aspekt i vogel i Sinergjise se Madhe Lennon - McCartney, e cila ne fakt prodhoi Beatles, ku 1+1>2 dhe 1+1+1+1>4.

Por duhet theksu edhe nje gje. Te drejten e kengeve te Beatles e bleu Michael Jackson dhe kenget e ketyre i degjoje ne cdo ashensor buildingu ne US. Tmerr! Plus qe duke qene se jane klasike (qe kane kaluar testin e pameshirshem te qendreses ndaj kohes), keta bien pre e sindromes se te rese dhe modes se sezonit.

pse i perzi kutite me brum'llat mer daje apo do me i bo monopol socjalist ene kto. masanej tallavaja osht muzike m vete... mos mu boj si tifoz metallikash qe s kon qef fat boy slim... maje men'jen t hapet ka potencjali i gabelve lale

mono, per stonsat & bitellsat (dhe jo per kadaren si kujto zotnija jote) shko gjaku n'gju mer... smiley

tani ky Lennon me dosje nga FBI ka qen sa per at pun... kupto... jo aq sa tu bonte shok me ata kubanet e Xherri Zainfeldit, po prap... kshu sa me e thon  t'verteten sak e... jo per tjeter gjo...

po c'kena, iher, provimi mir? mos lej pytje pa msu se ajo ka per t'ron... smiley

a ka nonjoni noicik litium mer jau qe t ja rras i dopjo... qi thu ti t premten filloj po ky peshku na sakatoi mer jau

kush po i diskuto kacabunat mer jabonxhi...

 

 

megjithse paska paska nonji knej poshte... hehehe...

ca me bo, se kon nigju grupin minatori knej ka perendimi mer jau... plus qe ene po e moren mundimin duhet ene me ja perkthy n shqip standart qe ta kapin tamom kuptimin plus noi kurs intensiv per kulture lagjje metropoli periferik shqiptar

masanej kom pershtypjen qe je icik si i vjeter ti lale... hala me mitet arjone domethone... per 100 vjet rraca arjone do jet zhduk mer daje... do kete vetem hibride hindo-kineze shartu me afrikon... e mer barak obama t hongsha bethen

mono, dule larg shum... ne dum naj shishqebap per sot er daj... pa per 30 vjet lala jot ktu (ne US) po (s')desh Zoti e m'ka lon ala gjall, do jet minoritet qe do e mbroj qeverrija nga shkeljet me kom te racave te tjera mazhoritare...

yhy per tridhet vjet president i amerikes do jet zgjidh mbesa e benazir butos mer jau... shampo ene balsam per floket njikohsisht 

29 thot gjermani ktej... smiley

Love(is real, real is love)

Ju pershendes dhe une me kengen "don't let me down". I paharuar qofte kujtimi i Lenon dhe madheshtia e Beatles.

John Lennon ? Jo po dhe Tonin Tershana pastaj...

John Lennon, per mua, mos u kacafytni tani, futet ne ate grupin e kengetareve qe kur nuk kane ze te kendojne, ia mbeshtjellin me tekste te buta ekologjike, higjienike, profilaktike, ku lulet jane 365 dite "on the top", ku njerezit puthen papushim neper rruge, te njohur e te panjohur, dhe ku padroni e leshon zyren e vet per punetoret, duke iu sherbyer dhe kafe.

E kam fjalen qe keta kengetaret e angazhuar, tip Lennon, Marley (megjithese ky kendonte vetem xurxull), e ca kokepalare franceze tip Renaud et Manu Chao, blablabla te mos ndotim mjedisin, blablabla poshte kapitalistet, dhe shikoni tani ketu me te bukuren :

Keta qe kendojne kunder kapitalistit shfrytezojne mizerjen e leckamaneve per te shitur disqet e tyre te felliqura dhe kthehen vete ne kapitaliste !

Renaud eshte i krimbur ne para, Manu Chao te çan ballin me para, i griu latinoamerikanet me blablabla kunder amerikes, e terrci e verrci.

Kesi lloj kengetaresh, une i kaloj ne kosh. Kengetar eshte ai qe kendon. Dhe pike. Pa me çare koken me filozofira se ato i gjej vete.

Merrni Frank Sinatren. Ky merret me kenge, e jo me gerri-verri pacifiste te viteve 60, stop vietnam, make love no war, prezervativet gjithandej, kalarupçe te gjithe njeri mbi tjetrin, mjekrat deri ne brez, kokat te palara me vite, rricat ne sahan te supes, hashashin ne vend te bukes, e me rradhe e me rradhe.

Kengetar eshte dhe Vaçe Zela, qe te mbush shpirtin, eshte dhe Nexhmije Pagarusha, qe me kendon per dashurine e vet dhe jo per dashurine per japonezet dhe kinezet dhe pekmezet.

Kengetar eshte dhe Jacques Brel, qe kullonte uje ne skene, duke kenduar ne te gjithe regjistrat, fort, bute, embel, hidhur, talles, dashurues, etj. etj.

Por eshte edhe Ray Charles, me Xhorxhian ne tru, e me rruget e Xhakut me traste ne shpine. 

Ja keshtu. John Lennon kengetar ! Et puis quoi encore ?! 

Fushate kunder John-it e? smiley Bobo sa konservator je mo Hurbi! Si plak gernjar me dukesh ndonjehere smiley !

po marun shqipot dhe tani do Qmitizojne dhe Britaniket smiley 

Eh mi Bedrije sa kohe duhet me qmitizue Vace Zelen aq te mira qofshin smiley

Kete xhonin une e radhis me Etienne Daho, vetem se ky i shkreti ska shoke te mire, ky ska shok asnje ne fakt, ka ngelur ne ate llucen e vet dhe asnje s'ia jep doren ta nxjerre.

Vaçe Zela ? Rrini mi gra se ajo e shkreta vetem se i ka rene hise me linde ne Shqiperi se do ta kishte shpartalluar skenen e Uemblit. Eh mire o mire !

O shoke e shoqe, tipa si ky xhoni mbijne ne ca rrethana te çuditshme dhe jo se kane ndonje talent te tyrin. Keta i merr vala ashtu, jane heronj padashje. Ka qene koha atehere qe çunat e rinj nuk duhet ta donin luften, as baben, as nanen, por thjesht te shkerdh... fushave dhe perrenjeve te Amerikes, dhe pastaj del xhoni qe iu thote ketyre : ejani çuna se kapitalistet jane te keqinj, e ejani t'ua leme dopio gjashten ne dore, nuk shkojme ne pune fare. Nje te thene e nje te bere, dhe hop ! lindi historia e bitnikeve pertace, qurravece e shkaterrues.

Bitniket, nese kane pasur ndonjehere nje te mire, vetem ne letersi kane vlera : buçkoja, keruaki, e nja dy te tjere. Kurse ata dy pisat tip ginsberg e ai tjetri qe ia harrova emrin, keta leri fare se te gjitha poezite i kane shkruar kur kane qene ne stratosfere me droge.

Finosh, gerrnjar e çfare gerrnjari, i perzier me gerrxhor. Rrrrrrrrr... ika se me iken dhente.

po te besh nje germim te lehte ne nevetedijen e hurbos

do kuptosh menjehere qe problemi i tij nuk eshte lenoni si kengetar i dobet

problemi i ketij eshte revolucioni si fenomen

hmm paska dhe nenvetdije rubineti ??

smiley

tobestafkurllah smiley 

 Rubi, ka problem tjeter. Ketij cunit nuk i mjafton pasqyra. Dhe pastaj kur mijera makina po ecen shtruar ne njerin krah te Highway, Rubi i fut nje frenim gozhde dhe i rras indietro. Dhe duke pare veten e tij nen shikimet e njerezve te hutuar qe grumbullohen perreth thote: He tani, pa thoni qe nuk ekzistoj.

Me hengert mortja ne vend ne e kisha ditur qe ne pervjetorin e John, do harxhoja kater minuta jet per t'i mbushur mendjen nje fshatari per dallimin midis John Lennon dhe Fatime Sokolit. Feel free rrusho!

Po me Xhonin cpate?

 

Po muzika nuk eshte atletike: te vraposh me shume se shoku, te kercesh me larte se tjetri- te kapesh note me te larte se Vacja, apo Sinatra(btw: respekte per keta..)

Mjafton qe kur Xhoni i bie qemanese, mendimet marrin tjeter rrjedhe... dhe peshperit bashke me te...

inat e ke, po hakun mos ia ha...smiley

OK, postimin e fundit do ta ruaj per Iden me H Hurbineku nga prapa, por me nje vize ne mes.

Ida, vertet qe nuk ia vlen te flasesh per xhonin si xhon. Xhoni duhet pare me teper si nje perfaqesues PADASHJE te diçkaje me te madhe. Xhoni s'kishte pantallona te merrte vesh çfare po i ndodhte. Me nje fjale, Xhoni eshte tjeter e levizja e xhonit tjeter. Xhoni si xhon, kurrfare talenti. Ne ate kohe, thjesht te kapje megafonin dhe te pellisje, dhe te gjithe te ulerinin. I ke pare ti Idushka ato skenat e hipive kur kendojne bashkerisht nja 100 000 vete ne nje fushe te madhe tip Myzeqeje ? Ja ashtu. Kengetare pa lidhje hipnin ne skene, pasi ia kishin dengur me droge, dhe livadhisnin neper skene. E ketu Xhoni ishte me i urti, ngaqe kishte vene syzet ne fakt, ishte intelektual. Budizmi, Hinduizmi, Japonizmi, Okonizmi, etj. etj. Ka qene moda ashtu. Edhe ti e une po te kishim qene, rrezik do kishim qene dashnore bashke, dhe do kishim bere dashuri sa te kishim mundur, larg shtepise e larg katandise, me kenget e xhonit ne goje. Rryma te merr me vete. Nuk ka shume rryma te tilla ne histori. Te rralla jane. Kjo e hipive dhe bitnikeve ka qene vertet gjigande, s'kishte qeveri qe i bente balle. Autoritetet kishin aq frike sa vallahi, pak te dhunshem te kishin qene keta, do kishte krisur mitralozi si n'karadak. Por keta s'kishin takat per dhune, se ishin te shpartalluar nga droga dhe seksi. E keshtu na u bene paqesore.

Gjysma e ketyre shkuan neper Indi duke lypur lumturine e perjetshme, ate qe po kerkohej ne nje teme tjeter. Neper tempuj e gjera, komunizem fare. E nejse, pastaj u laskaruan fare dhe e moren vesh se jeta nuk qenka hahaha e hihihi, por kishte pune puna. Sepse une nuk e kam idene kush i jepte per te ngrene atij Bob Marlit qe kishte si filozofi : cigaren e barishteve dhe birrat peselekeshe. Me kupton nashti pse nuk me pelqen puna e ketyre ?

Ne na dolen thinjat ne koke duke u munduar te punojme diku per se mbari, e ai tjetri vjen e te thote : mos çaj koke se zoti mendon per te gjithe. Ehe, mendon, mendon.

_________

Po nga ke qene ti njehere ? Me ka marre malli, vertet. Ja keshtu. Kalofsh bukur dhe duku me shpesh. Salut.

Ta paskan mbledh me postimet, ee? smiley

nejse, nejse... une e shoh Xhonin kryesisht si muzikant, dhe me pelqen

Kenget e tij i degjoj me  qef  kur nuk me ecin punet... pavaresisht se nuk mund te them qe le koken per te (- zakonisht perpiqem mos ta le koken gjekundi smiley)..

Sa per levizjen e tij   nuk mund te flas shume, po me duket nje cike si shume inatcor komenti yt: As mua nuk me pelqen  Morrison si njeri (bashke me te dhe pjesa me e madhe e rrokereve) : sdo doja ta kisha as ne mehalle, po ka qene nje muzikant sh i mire, sipas mendimit tim...

Perndryshe po te ishin kaq te pavlere turp per mua e per ty qe rrime gjithe diten thyejme mesin,  e na bejne syte xixa para pc-se, e si shplodhje te vetme gjate orarit te punes kemi vetem te hedhim nga nje sy vjedhurazi tek peshku... Mund te ishim fare mire duke bere nje levizje tonen...E shpiknim vet...Ca mendimi ke ti, psh? Benim edhe ca kenge...une sdi te kendoj, po nisja ti se une te vij nga pas....  e te na mbaj mend dynjalliku per nja ca dekada...

Mendo nje cike nje djale qe i propozon nje vajze me kengen tone... " Dashuri e perjetshme" nga H & H smiley

Une nuk jam dakort me mitizimet, por ama dhe jo me mohimin e nje figure per ndonje ane te erret te tij...

 Hurb i dashur,

te pershendes

Rri pashe zotin se po te mos kishte qene ai hajdari qe e vrau, Xhoni do kishte qene nje i rendomte fare, e do e kishte harruar historia. Por ja qe shkon gomari, e i duket vetja xhon, dhe merr ne qafe njerezimin duke krijuar keqkuptime te tmerrshme.

Kater (apo pese, sa ishin keta?) kopila Mançesteri mblidhen per te bere mbremje klase dhe fillojne duke iu rene tenxhereve dhe pjatave, dhe o burra lindi grupi. Pastaj xhoni qe me bente si teknik, shpikte kenge : ky supermeni do na çlironte boten, do na bente te na paravesheshin buzet deri pas koke.

Se te flasim hakçe, xhoni ka qene me i dobeti i grupit, ai poli me ate xhorxhin ishin ku e ku me te mire. Por xhoni me syzet e veta intelektuale, e me floket si Xhizesi donte te ishte mesia i botes. 

Si e pati emrin ai gomari qe e vrau, atij duhet t'ia peshtysh dhe varrin, infektoi boten me budalliqe.

Imagjino,

o piplla

se nje dite

pipllat

nuk do pushojne

se çiftezuari

mbare e

mbrapsht

imagjino

o piplla

qe pipllat

nje dite

do te puthen dhe

kalastrupohen

stive

...

...

e terrci e verrci. 

Shih, ti ngatarron komunizmin me hipizmin, më duket mu...  Xhon Lenon s'ishte kurrëfarë hipie, biles para se të vdiste, ia kishte varë dhe këngës dhe rriste kalamanin e vet për 7 palë qejfe...

Dhe Imagine është këngë për një botë ku njerëzit jetojnë në paqe me njëri tjetrin se nuk e kanë dreqin në bark dhe jo një botë ku njerëzit jetojnë njëri sipër tjetrit.

Haj shnet, se po vdes për bukë. : )

 Une kam frike se ketu nuk po ngaterrojne hipizmin me komunizmin, po trurin me bollgurin!!!

Une mendoj qe jo vetem Vace Zela si kengetare e paangazhuar ja kalon Johnit qe per me teper ka qene edhe lake i borgjezise, por edhe Fatime Sokoli ka ca variacione me cifteli, qe Jimmy Hendrix i rruan bishtin.

 

Ka dhe te tille kotesira si puna jote qe edhe budallenjt nuk i lene rehat ne pune te vet. Ore kaqol nese ty nuk te krijon ndjesi kujtimi i Xhon-it, nuk ke perse te lendosh/ fyesh ndjenjat e shume admirueseve te tij ne nje dite perkujtimore. Nese ke 2 pare mend (nuk e besoj) mund te zgjedhesh nje dite tjeter per te dhene mendimet e tua mbi kete misionar te paqes qe njekohesisht dinte edhe te kendonte.

Ha ha ha !

Hirushke, a te thashe une qe xhoni e hiqte veten per Xhizes ? Ja shiko besimtaret ketu me lart, kujtojne vertet se ka qene ashtu.

Mos lendo ndjenjat e admiruesve, thote ky qe ka rene ne gjunje para shtatores. Si puna e ca besimtareve te tjere qe thone mos na i fyej ndjenjat qe flet ashtu e keshtu... Eh mire o mire... Sa te drejte qe me jepni nganjehere.

Berber, çfare parashikon ti, turren e druve ? Shtrigan une, me ka pushtuar djalli. Ha ha ha !

po te mos kishte qene ai hajdari qe e vrau, Xhoni do kishte qene nje i rendomte fare

smiley

degjo, ti ose kerkon vemendje me cdo cmim, ose vertet, por vertet ama, nuk e di sa i mjere qe je.

Me fal PF qe me duhej me leshu te tille koment ne ket teme nderimi per Lennonin.

Hurbi na trego një përrallë më mirë që të kënaqen çupat me ty.

As John and Paul said: make love, not war.

Atëherë të bërit dashuri mo Hurbi, ishte big deal. Ishte moto jete. The alternative, dmth anything closer to a dick (pa llogarit ty) ishin raketa, plumba dhe aeroplanë.

hahaha  nice xhevap for big trap!

Këngëtorë kemi ne jo Bota. Ta ka lezet shpirti kur dëgjon bariun e dhive me çcifteli dhe sqapi i njëjtë me bariun përçitet në krah të tij . Apo kur u këndojnë fasuleve ....lëre lëre se çështë .

Ke prurë gjë të bukur PF ,po pak ma do mendja nga brezi Juaj i ka përjetuar ata kur thyenin "murin e Berlinit ".

Por të shijuarit nuk ka kufij kohe , sidomos për këta "atletë te njerzimit ", që për mua së bashku e pas  Preslit qenë të parët që dhanë sinjalet e një bote pa kufij dhe që me të vërtetë e realizuan atë para çdo lloj politikani.

. Në vitin 69 - 71 radio Tirana jepte jo pak muzikë nga Beatles . Por vetëm Beatles ama smiley.

Te pershendes me nje nga vershellimat ditore .

http://www.youtube.com/watch?v=4lwzzln1WIk  

Hub, nuk di sa e ndjen muziken, ta respektij megjithate shijen ashtu si dhe shkrimin. Por llogjika dhe shijimi jane dy gjera te ndryshme. Mos e humb toruan. Ata ishin epoke. Lenon ishte inspiruesi dhe prodhimtari i asaj epoke.

Kur degjoj Baterflain ose Bohemen e Pucinit, dhe ndjesia e te bukures fillon e ma ngacmon perfytyrimin, por edhe nostalgjia qendron, sic eshte pjese e jetes edhe humbja, mendoj e them qe jane edhe Beatles.

E bukura nuk eshte e ndashme. Mbase eshte edhe pjese e kohes ne te cilen e ke perjetuar, por kur ajo nuk ka venitje, pra i ka mbiekzistuar tretjes prej te tmerrshmes kohe, themi qe ja, me te vertete paska qene e bukur. Ti, nuk di, nese e ke pare fluturen sa e bukur eshte kur fluturon, por nderkohe qendron po aq e bukur edhe kur e ke vendosur ne albumin tend dhe kur do ta sjellesh ndermend ate cope te jetes fillon e dhe e shfleton albumin.

 Ja dhe Finoshqerrka jote ta shtroi tavolinen me nje kenge tek ajo tema tjeter. Hik Rubineto, hiqe zakonin e keq te dhjesesh ku mundesh. 

meqe jemi te flutura keiendi

nese kerkohet nje prove qe zoti eshte artist ( pse jo piktor), shikoni krahet e fluturave

Po ja c`ti besh qe ka ne natyre edhe nga ata qe i gjuajn dhe duan tua shkaterrojne edhe krahet, por edhe tua prishin edhe shijen tjetrit, ate te se bukures.

Me vjen keq, "nuk e kisha degjuar edhe nga tim bir qe pelqen regetonin ndersa une rege-n".

Hurbiii! Don't let me down. Anna (I ) want to tell you that Every little thing is For you blue. Oh, darling, All you need is love, Because you have been through A Hard Day's night, but It Won't be long when you'll say I'm fine, even you don't care For no one, right now. Maybe you'll say to me: "Girl, Do you want to know a secret? I sow her standing there, Dancing rock and roll music and giving me No replay. And I cried Help! Get back! but she went away with a Yellow Submarine and I just said: And I love her".

It's only love for Michelle, Hurbi, I say! Let it be and you'll be happy!

Good night!

me sa di une sot mushen 29 vjet dhe jo 30 nga vdekja e tij. Ne 1980 e di une se ekane vrare

Ekzakt Pjeter. Ne fillim kujtova se ishte 30 vjetori, po prape c'beri. Eshte gjithmone kenaqesi te kujtosh njerz te tille.

Diku ke permend bordurat,ja dhe lajmin per vdekjen e Lennon e ke degjuar i pari. Jane ca gjana te parendesishme ne dukje, ndoshta dhe te rendomta,por qe per mu ju ben te dallushem ju,shoket tuaj

Lereni mos e ngacmoni me se do na merzisi pastaj me budallalleqe te tjera. Thjesht le ti hapim rruge!

Po m'nigjoni muve bre . Jo vetem lëreni , por në cdo kohë kujtoni e qeshni :

 " Për nji budall ka nevojë katuni " që e përshtatur për PPU - istat do të thotë:

"Lavdi admin që sna lënë pa një të shkarë nga ledhi në çdo prurje .

 

ja nje pershendetje per xhonin dhe gjithe Beatles 

the best!!!!!!!!

my favorite songs

Yesterday

Yesterday,
All my troubles seemed so far away,
Now it looks as though they're here to stay,
Oh, I believe in yesterday.

Suddenly,
I'm not half the man I used to be,
There's a shadow hanging over me,
Oh, yesterday came suddenly.

Why she
Had to go I don't know, she wouldn't say.
I said,
Something wrong, now I long for yesterday.

Yesterday,
Love was such an easy game to play,
Now I need a place to hide away,
Oh, I believe in yesterday.

Why she
Had to go I don't know, she wouldn't say.
I said,
Something wrong, now I long for yesterday.

Yesterday,
Love was such an easy game to play,
Now I need a place to hide away,
Oh, I believe in yesterday.

Let it be

Let it be, let it be, let it be, let it be.
Whisper words of wisdom, let it be.

And when the broken hearted people living in the world agree,
there will be an answer, let it be.
For though they may be parted there is still a chance that they will see,
there will be an answer. let it be.

Let it be, let it be, .....

And when the night is cloudy, there is still a light, that shines on me,
shine until tomorrow, let it be.
I wake up to the sound of music, mother Mary comes to me,
speaking words of wisdom, let it be.

Let it be, let it be, .....

 Beatles forever!!!!!!!!!!

Kto jane te paulit (yesterday i eshte shfaq ne enderr, dhe gjithe aranxhimet dhe instrumentat i ka lujt vete, ashtu si psh me "Why don't we do it in the road", dhe vetem kur e solli "ne tave" gati te nesermen. Sipas marveshjes, cdo kenge nenshkruhej Lennon/McCartney - pra yesterday nuk ka asnje gram John ne te) - jane te Paulit dhe vertetojne hipotezen qe edhe ai ishte gjenial, sadoqe jo ne masen e Xhonit. Ishte gjenial me pak imponim me nje fjale; dicka e ngjashme me raportin e Shilerit ndaj Getes. Pauli i lejonte vetes edhe kenge "koti", si psh "Hello Goodbye" apo "When I am 64", per te cilat Xhoni e tallte pa pike meshire dhe hapur. Vete Xhoni nuk di asnje rast "t'i lejonte vetes" ulje te nivelit. Nuk para pyeste per fame dhe bitellsmani (gje qe nuk mund te thuhet aspak per Paulin) dhe me zemer ishte jashte gruopit qe aty nga 67-a. Qe kemi Bitells ashtu si i njohim ne, kjo i detyrohet me se pari punes serioze me grupin nga Poli, ndekohe qe Xhon eshte palca intelektuale -->> shiko prodhimtarine pas ndarjes, ku Poli duhet thene se pak shkelqeu ne krahasim me dy te tjeret (John and George).

per Turin; ty duhet te pelqeje edhe kjo:

Here, there and everywhere  (arguably nder me te mirat prej TYRE)

To lead a better life I need my love to be here...

Here, making each day of the year
Changing my life with a wave of her hand
Nobody can deny that there's something there

There, running my hands through her hair
Both of us thinking how good it can be
Someone is speaking but she doesn't know he's there

I want her everywhere and if she's beside me
I know I need never care
But to love her is to need her everywhere
Knowing that love is to share

Each one believing that love never dies
Watching her eyes and hoping I'm always there

I want her everywhere and if she's beside me
I know I need never care
But to love her is to need her everywhere
Knowing that love is to share

Each one believing that love never dies
Watching her eyes and hoping I'm always there

To be there and everywhere
Here, there and everywhere.

Rrofsh Emo,

I love it,

sepse ka gjithmone poezi dhe muzike te lidhur bashke qe ta ngroh shpirtin ,amon mer amon ku ka gje te mire dhe te keqe prej tyre,

vetem himne

ika se u semura fare.

Eshte e perkryer ne cdo note. E perkryer!

nuk i degjoj dot tani, later. thanks

Beatles jane eveniment. Organic apples smiley Kur ha per nje kohe te gjate molle te rritura me zor, keto te vertetat te vijne ligsht ne stomak.

I love them, per gjithcka qe sollen e bene. Jo vetem ne muzike.

Ke shume te drejte Av. !eatles ne rradhe te pare nje fenomen shoqeror. Ishin nje menyre e re jetese. Sa per rolin ne muzike, do citoja ate gocen e "Love Stoery" qe thote se muzika ka tre B mbi te cilat ngrihet. Bach, Bethoven dhe Beatles.

nje fenomen shoqeror

Dhe prandaj te paperseritshem. Kjo duhet kuptu, ne fakt. Kushedi kur mund te vijne rrethanat prape ashtu (nje tjeter levizje flower-power?). E bukura ishte se kta perfaqesonin te rene qe po vinte ("She's leaving home" eshte nje shembull tipik) pa qene acid me bazen konservatore. Dhe kjo ndan gjeniun nga anti-establishmenti i zakonshem.

beethoven ene kush???  me gjith respektin per xhonin se ka shku ene per kove pusi??? le t mos kapemi mas cdo llafi qe ka thone gjithfarsoj katnari, me mungese njohurish minimale per muziken klasike... n qoft se muzika do u maste me bole, at'here beethovenit do i vareshin deri m toke, qe ti bote karrshillik gjith demave biologjikisht te modifikum te hollandes... kurse ktyne liverpulsave qe i morin grate buntrra do ju takote nga i pale modeste medium sized sa per t ti perfshi ke zhanri i muzikes...

kur europa mo n fun t pushtohet nga ushtrite islamike, ato do i frenojne kuajt ke vorri i beethovenit dhe muzika e tij do ruhet si deshmi e civilizimit europjon... nderkohe qe moxarti pershemull ka per ta honger per bjografi t keqe ose bach-u mun t ja caje i cike trapin vene vene nigjusve, me ato harpat e mdhoja, dhe nuset anemike t oborreveve mretnore qe do lundrojn n sfond, kurse xhoni i shkrete ka per tu harru bashke me shekullin pabuks te njezete.

 

mos ma veni re se e kom nga pagjumsia... shifna mas nja 10 ditesh.

E di si eshte puna. Me keto cunat nuk ka preferenca. Une them se eshte me kollaj te thush kjo dhe ajo nuk me pelqejne, kurse te tjerat jane garrumull tek te mirat. Epersia e Beatles mendoj une qendron ne faktin se kane nje diapazon mjaft te gjere musikor dhe jane gjithandej mjeshtra. Qe nga Yesterday tek Back in USSR, qe nga Come Together tek Revolution, qe nga Black Bird tek I'm the Walrose. Dhe prape ku ti fusesh Fool on the hill apo A day in the life? E ketu nuk po fus fare nostalgjine ku te pakten dy breza kane kujtime personale te casteve te lumtura ne jetet e tyre qe lidhen me keto kenge. Pervec atyre qe mbase were living under a rock, sic I thone ketj nga anet tona.

Nje nga differencat qe kta kane me Stonsat eshte pikerisht kjo qe sapo the; te kta (The Beatles) eshte veshtire te gjesh bullshit. Kurse stonsat 50% i kane tituj measatare fare (mbushje kohore e albumeve). Jane vetem majat qe u perafrohen... dhe ky dreq arti kete ka si vecori, qe nuk njef mesatare statistikore, por terheq vetem me Everestet.

Po pra Em. Eshte ndryshimi sasior I mases se rende ai qe e shton peshen e Beatles nga nje grup rock ne nje ikone sociale. Me sa di une, tre ikonat e artit pamor ne shek XX jane fytyra e John me gjyslyke dhe floke alla JC, Merilin Monroje me buzeqeshjen e hapur anti-Mona Liza dhe Fideli me kapelen ushtarake dhe puron ne goje. Meqe ra llafi, kur isha ne Cuba bleva nje seri fotosh te Revolucionit dhe nja 4 poza te ndryshme te FC. Foto mahnitese. Te gjitha te realizuara nga I njejti fotograf qe besojk eshte themeluesi I fotografise se posterit politik.

jabonxhio si e ka ajo konga

ka i varg kshu

i know this love of mine will never die and i love her

kom honger i her i shpulle per ket konge kur kom qene n klas t pare a t dyte se maj men tamom at vit qe vdiq dulla

kom pas i fiksim athere, sa nigjojsha i konge m ngelte n men ene rrisha tu e fishkelly. ene shkoj m shkolle un sa e kisha nigju ket kongen ke igosllavi m radjo i darke perpara... ene m nigjoi zysha ene m futi i laper qy me mjes... pa shpjegim mrapa... ka qen ajo zysha si xhebrail emini, 1 e 90 e gjate doren sa i pjate gjelle...

ene vje plaku t nesmen m  shkolle gjith nerva... si ishte puna i thot zyshes ajo i thote kshu kshu nen zo... ene tu  hik per shpi masanej plaku tu m pyt ku e nigjove ket konge mer babe... i thosh un, halla po e nigjote m radjo... sa shkum n shpi i ti fut i t gerthitme halles plaku ene radjon i ta perplas per muri... ciu gjith shpia nona moma halla, vetem ime moter e vogla tu qajt ueee... un qe s po i jepsha dum... erdhi xhaja masdite cer ka bo vaki mer jau...

kshu kshu... i kom ca gjaqe t vjetra me kacabunat lala...

plus qe m liverpul sa zbrita nga maun'ja,  ca dur mizore m kapen ene m futen m garreene si ilegal... ai liverpuli i ka t gjitha t kqijat mer jau ato scausersat e mootit... 

Po ja  menoje vet... shife qy ka emri se ku e fillun... Cavern  - dicka midis shpelles dhe kadavres o mon

Av thote:

Beatles jane eveniment. Organic apples Smile Kur ha per nje kohe te gjate molle te rritura me zor, keto te vertetat te vijne ligsht ne stomak.

I love them, per gjithcka qe sollen e bene. Jo vetem ne muzike.

All you need is love to dismantle an atomic bomb

True, it was before my time, but the Beatles were the sociological and cultural phenomenon of the twentieth-century. In the 1960s, the musical messiahs from Liverpool pioneered a new fulfi lling era of music based on the simple concepts of love, peace and enlightenment. Seventy-three million spectators and 43% of all television sets in the country witnessed the Beatles' first appearance in the United States. The crime rate amongst American teenagers dropped to virtually zero that evening. The most popular, repeatedly covered, infl uential and enduring rock group of all time made rock and roll an artistic medium with recognizable images and idols.

Totalisht jam jashte teme, por po e lexoja, it hit me & wanted to share with somebody. Em, PF, Monda, Akvll ju pershendes:

Lyonnesse

by Sylvia Plath

No use whistling for Lyonnesse !
Sea-cold, sea-cold it certainly is.
Take a look at the white, high berg on his forehead-

There's where it sunk.
The blue, green,
Gray, indeterminate gilt

Sea of his eyes washing over it
And a round bubble
Popping upward from the mouths of bells

People and cows.
The Lyonians had always thought
Heaven would be something else,

But with the same faces,
The same places...
It was not a shock-

The clear, green, quite breathable atmosphere,
Cold grits underfoot,
And the spidery water-dazzle on field and street.

It never occurred that they had been forgot,
That the big God
Had lazily closed one eye and let them slip

Over the English cliff and under so much history !
They did not see him smile,
Turn, like an animal,

In his cage of ether, his cage of stars.
He'd had so many wars !
The white gape of his mind was the real Tabula Rasa
.

o avo ti je ai ajo qe cdo situate i kujto nga i poezi??/

i  paskena kon e kon fiksimet vetem qe mu cdo situate m kujto noi konge tirone, me t rralle ene noi konge jugore a veriore si t vije.

Monde sa te pelqen dhe ty diversiteti mi gocBig Grin

nuk  kohe se jom to pa Milanin dhe jom i merzit se osht rraf deri tashi nga nje ekip i panjoft shume

edhe duhet me ik te i party masanej me keto te punes

 

megjithate prape te pershnes me

http://www.youtube.com/watch?v=O4_ghOG9JQM&feature=related

megjithate do e ngre nje dolli me raki pe verteti per ty smiley.  Jo me uje smiley.

Thanks darling smiley.

www.youtube.com/watch

@ Av, ku e ke gjet si me porosi ate poezi? smiley.

@ emo, flm, wrong stadium, por ua bejme kabull smiley

upssss sa me vonese qenkam.

dy  dhjeta me yll per PF :

e para per vemendjen. Nje date e gdhendur ne historine e kultures moderne.C mekat te kalonte pa u vene re ! Kur u pyet nje  i mencur se cilat ishin grupet muzikore me famoze, ai renditi disa. Intervistuesit i beri pershtypje qe nuk permendi Bitellsat dhe ja kujtoi. Ja pergjigjia : Oh, Bitellsat jane hyjnore! Ne po flisnim per gjera tokesore.

e dyta per shkrimin , kujtim autentik dhe me mase, pa lajle lule te teperta.

Lexova dhe komentet dhe mu kujtua ajo qe tregonte nje mik: mu qep gruaja dhe me ne fund blem nje kone. Engledisemi me te, kalojme kohen. Por se c ka nje zakon dreqi  e mori. Ne kemi goxha oborr, nje pjese te shtruar me pllaka dekorative, lule dhe ca gjera te bukura per qejf  dhe pjesa tjeter bar e shkurre. Do ti qe qenushi vete e dhjet pikerisht atje te pjeset me te bukura. Pyetem nje mjek dhe na tha se eshte nje tip semundje kjo.

Edhe ky tete dhjetori yne eshte frymezuar nga Xh. Lenon.Revolucioni qe erdhi prej Bitellsave ketu arriti me vonese sepse bota e njohu qysh ne 68.

 

 U be dicka ne 71,ne festivalin e 11,ishte si nje lule e vetme ne pranvere,Beatl-sat dhe Abba-t gjithashtu,degjoheshin shume nga vitet 80,te pakten une keshtu i mbaj mend,i degjonim nga italiani me shume!(Radio) dhe ndonje kasete me shirita,qe e mernim borxh,smiley Dihet pse,spo e zgjas!

 

Kur isha une ne gjimnaz djemte e klases (dhe edhe ne pas tyre smiley ) degjonin "heavy metal" (fshehurazi merret vesh). Kjo pune pati dy pasoja, pozitive sipas meje: shkurajoi tek une cdolloj simpatie per M. Jackson & co dhe fale rrugesh te terthorta me njohu me Nirvana-t. Cobain me xhinse dhe kardigan qe kendonte me kitare akustike ka qene per 2-3 vjet maksimumi i imazhit mashkullor per mua smiley

Beatles i kam rekuperuar dhe respektuar pothuaj ne te njejten kohe...

Do kete qene me mistike kjo atmosfera e fshehur dhe rruge te terthorta smiley.

Tulle introduction me Nirvana & Co ne mbremjet tona.  Bile u be(m)ne gocat me tifoze se cunat. 

Une kam heq te zite e ullirit me thene te drejten me Nirvanat, Metallica etj, se kisha detyre shtepie nga kolektivi te shkruaja vargjet ne anglisht, e t'i perktheja.

Nga puna e zellshme atehere, me ka ik edhe ndonje dell i vogel qe mund te kisha patur per te perkthyer smiley.

"Une kam heq te zite e ullirit me thene te drejten me Nirvanat, Metallica etj"

E shkreta ti! Po si ia beje?

Te kujtohen Judas Priest? Po AC/DC? T'me vrasesh tani dhe s'i degjoj dot!

Si s'prisheshin ato kasetat e qemotit, apo dhe manjetofonat lol.  Rewind, rewind rewind smiley

Judas Priest s'me kujtohet.  Ama Aerosmith, R.E.M, Gun's, Cranberries etj etj etj.

Te Pantera apo AC/DC vuna kufijt, s'kish shoqni ne bote te me torturonte ne ate fare feje smiley.

valla'i goca per judas priest ju jap te drejte se hajvon mo t modh se ka pa historia...

po per panterat pse mer jau... phil ka qen yll bote mer jau... icik budall po... po kon qen koh t kqia ato vitet 90-99 vallai... hikshim me bajoneta m shkolle  se vishin gjith t fortet ke shkolla ene hyjshin mrena m klase i rrifshin gocat me gjith zyshen e letersise... panterat na bojshim dermon jo kto liverpulsat...

kishte mor nihilizmi yxhym t modh valla'i... po ju gocat e klases si keni kuptu noi here kto gjona, eeeej me cin fol ene un...

me respekte per xhonin se ene ka vdek ene kshu si per inot te gamorit...

 

qe pra i konge per  inotin tuj

 

can u see im easily bothered by persistence

one step from lashin out at you

you wanna get in crawlin under my skin and call urself a friend

i got more friends like you what do i do

 

is there no standart anymore?

what it takes who i am where i've been, belong

you can't be something yo're not

be urself by urself stay away  from me

 

a lesson learned in life

known from the dawn of time

re spect

walk

what did ya say???

re spekt

walk

are ya talkin to me

are ya talkin to me

are ya talkin to me

motherf*****

 

 

e kshu kshu

duhen eduku gocat ke te drejte

Lajmi per vrasjen e J Lennon, eshte dhene pasi kishin mbaruar lajmet e darkes 20,30.

Rreth ores 23 e 15, ne kanalet e huaja si lajm " i jashtezakonshem".

Lagjia ku banon Pf mbase nuk ka pasur drita ate nate, dhe e ka marre vesht ne te zbardhur.

Per çdo muaj dhjetor jepej per nje jave rresht filma dhe dokumentar per Beatles.

 

 

 Per te kuptuar revolucionin qe sollen Beatles jo vetem ne muzike por edhe ne kulture  , mjafton te kujtojme suksesin e kenges "I WANT TO HALD YOUR HAND"

Ishte viti 1963 dhe jo sot 2009 kur dashurickat pertypen si camcakiz. Pa i vendosur ne kohen e tyre dhe pa  kuptuar ate te RE qe sollen per kohen, eshte marrezi te japesh gjykime nihiliste.

http://newsroom.mtv.com/2009/12/08/john-...

Ne vitin 2002, te anketuarit e BBC per 100 britaniket ne te medhenj te te gjitha koherave, Lennon u votua si i 8-ti!
Ne vitin 2004, Revista Rolling Stone e renditi ne vendin 38 ne listen e "Te pavdekshmit: 50 artistet me te mire te gjitha koherave" ku Bitellsat vete ishin Nr 1!
Ne vitin 2008, Revista Rolling Stone e renditi ne vendin e 5-te si kengetarin me te mire te te gjitha koherave.

http://imagecache5.art.com/p/LRG/20/2094/75O2D00Z/mirrorpix-death-of-a-hero-john-lennon-shot-dead-in-new-york-dec-8-1980.jpg

Lennon u qellua per vdekje ne 8 Dhejtor 1980, ne oren 10:50 te mbremjes (per Evropen kjo i bie rreth ores 5 te mengjesit!!!) nga Mark David Chapman. Thuhet qe Chapman s'ishte fort ne rregull nga trute; qe ishte tifoz i Lennonit, por nuk arrinte te pertypte  kontradikten mes Lennonit kengetar te dashurise se lire dhe te botes pa pronesi dhe Lennonit person privat me pasuri shumemilion dollareshe. Dhe se kjo pastaj e coi deri te vrasja!

Vdekja zyrtarisht u prononcua ne oren 11:07 PM ne dhomen e urgjences te spitalit "Roosevelt" NYC.
Te nesermen e shoqja, Yoko, deklaroi qe nuk do kishte funeral per Xhonin.

Lajmi u perhap menjehere dhe edhe njerezit me te afert te Xhonit u habiten nga popullariteti i tij i jashtezakonshem. Njerezit treguan nje solidaritet te papare, u mblodhen me mijera kudo neper bote, me qirinj ne duar per homazhe fare spontane. Vetem vdekja mund te nxirrte ne pah pushtetin e vertete te Lennonit ne zemrat e njerzve; kur jane gjalle gjenite merren "for granted".
Paul McCartney u shfaq tejet i ngrire ne nje interview as nje minutshe - nuk e treste dot lajmin. Me vone realiteti erdhi tjet i qarte edhe para Polit; ai mori masa sigurie te larte rrotull vendit ku banonte qe mos pesonte te njejten gje si Xhoni.
http://hollywoodpodcast.com/wp/wp-content/uploads/2006/08/ep25-JOHN_LENNON_SHOT_DEAD.gifsingle.gif

PF, something about the knighthood smiley

JL declined it in november 1969, that is he turned the MBE back to the Queen via his chauffer, and he worte to her:

Your Majesty, I am returning my MBE as a protest against Britain’s involvement in the Nigeria-Biafra thing, against our support of America in Vietnam and against ‘Cold Turkey’ slipping down the charts.

With Love, John Lennon.

Now please look at this, toosmiley

funny folks, ain't it.

 Em, keto jane momente nga jeta private qe zakonisht diskutohen neper biografi. Realisht nuk me kane terhequr ndonjehere. Edhe ketu ne Kanada erdhi para ca kohesh Pol McCartney me ate kapitenen e vet me kembe druri dhe u shtrine ne bore qe te mos vriten fokat. Edhe eskimezet moren kitara dhe kendonin kenget e Polit. Me i llaf, meqe ti po merresh me fokat ne po behemi muzikante. Vari teneqet d.m.th.

Jo jo, PF, nuk po diskutojme dashnoret e ktyre, as grate vegjetariane; akti i kthimit mbrapsht te titullit kalorsiak eshte publik dhe tregon nje atitude te caktume.

Kuptohet, ato grrcijet e richards ne fund t'i thashe per gallate; ndersa akti i Lennon, nuk eshte as gallate, as privat.

Aferim Bitellsave! Jane te paharrueshem dhe te vecante ne historine e muzikes. smiley

Megjithese me duhet te them me shume u kenaqa ne teme me ca komente jashte teme qe filluan me Hurbifikimin e Bitellsave

John Lennon ? Jo po dhe Tonin Tershana pastaj...

Dhe ato qe pasuan

hmm paska dhe nenvetdije rubineti ??
tobestafkurllah smiley

Me hengert mortja ne vend ne e kisha ditur qe ne pervjetorin e John, do harxhoja kater minuta jet per t'i mbushur mendjen nje fshatari per dallimin midis John Lennon dhe Fatime Sokolit.

Une mendoj qe jo vetem Vace Zela si kengetare e paangazhuar ja kalon Johnit qe per me teper ka qene edhe lake i borgjezise, por edhe Fatime Sokoli ka ca variacione me cifteli, qe Jimmy Hendrix i rruan bishtin.

smiley

Pa ca tipa te vecante Peshku do ishte me pak interesant. Pervec te vjeterve vlen per tu vecuar dhe jakamoni si new addition, valute eshte.  Dhe brother kalorsi nga temat politike. Kam harruar njeri tjeter? smiley

gamor ene fort biles derisa maj kerricat ktu thote qozim beu qe ishte xerru tri here siraa prej fiku.

ah cer ti boj lala qe as gjum s kom po as mun t quhem qute... cer katalloni ma ka trem gjumin mer jau

ke harru veten tate mer xhibi dibi dopa

Mono si shume shpejt e nderrove flamurin mre. E kam fjalen je peshk i ri apo peshk i regjur dhe futesh me pasaporte diplomatike qe te na hedhesh hi kutive ... kshu syve? smiley

mos na kon pushtu ene s kom mor vesh gjo una mer jau...

 

 

 

jabonxhio ironia osht qe tashi mka ardh ora me u zgju... nonen ja q*fsha

mos na kon pushtu ene s kom mor vesh gjo una mer jau...

 

 

 

jabonxhio ironia osht qe tashi mka ardh ora me u zgju... nonen ja q*fsha

cdo gjo bo vaki. I kon hy amerikes me i film kto kanadezt (mqse tifozi amerikon shau birren kanadeze ne nji neshje OK-i m'akell n'kanad)... pestil e bon.

se ca ka ky kompjutri... ka fillu me bo si dymdhjet pik shtatsh... po me mushje nga perpara se osht ene shum i avashet nderkohe

moos u fut ene gjermania m luft tashi mduket

boooo... hyni ene vermahti m'loj, mono.

s'arrite me dhon as provimet smiley

Mono mos u tall me ne fakirat me lloj lloj pasaportash. Hyri Gjermani n'luft thote. Prit aman sa te zgjidhim ceshtjen e kutive pastaj hap lufte te trete boterore. Jo per gje po nqs s'e zgjidhim tani kete, pasi te mbaroje L3B pervec dates se clirimit do kemi dhe debatin e kutive, jo u hapen jo s'u hapen, te lustrohen dhe kutite, te paguhen te persekutuarit e kutizmit, etj.

Plus qe do dale ndonje Bitells i ri dhe kenga e famshme pastaj nuk do thote imagine all the people po imagine all the boxes. smiley

uee lale ti duhet t fikesh ndinxhintalbin.

kurse mu duhet me m thy nonjoni kompjutrin se njela ktu m peshk valla'i... ca ka noi lloj droge hallall mer jau qe tem boje dermon

o xhibo cer jon kto buntrra pa dallim seksual qe na trego ti ne kshu mer daje

Hallall PF, goxha pershtypje e shkruar mire dhe...nese me lejon, e jetuar mire.

 

 

Edhe pse s'kam ndonje pasion te madh per Lennon, askush s'duhet te vdesi ne ate menyre.

nuk eshte padituri jo se nuk e e kom per turp me pyt dhe me pranu i gjo qe nuk e di po nuk e permen dot ate fjale , se mkan hik rob te afert prej asaj smunje si themi ne luj venit ene qite t,keqen perjashta

po e di fort mire fundin tragjik te GH

you are preaching to the choir, bro smiley

Nejse. Mase s'duhej. Se as mu nuk me bi me e permen fare. Robi kujto qe i ka vetem ai n'kurriz gjonat ene te tjeret jon t'imunizum.

Sorry!

don't get it wrong emo,Sad

nejse varja

dite e re ene e mare per t'gjithe

Wow Edhe une isha ne shtepi ate dite. Nuk e di perse por mbaj mend qe e kam pare tek lajmet e Jugosllavit. Nuk me kujtohet shume Por me eshte ngulitur ne koke moment kur kam pare lajmet. 5*

e cfare ka pas te vecante ky xhon lennoni. Cfare ka shpik qe duhet me e kujtu? nje hipi muzikant i mire, asgje me shume.

Ai me beatles-at shpiku idhullin muzikor qe njohim ne sot. Dmth, turnete boterore, adhurues qe mblidhen ne stadiume ne mase. Menyra e te vepruarit e cdo kengetari te suksesshem te sotem, eshte kopje e asaj qe bene beatles-at.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).