Skenderbeu i dyte?

543 vjet me pare,me 12 Dhjetor Skenderbeu u prit ne vatikan nga Papa Pali i 2.

Historia perseritet,dhe jo rastesisht.

Sot me 12 Dhjetor 2009 Sali Berisha u prit nga Papa Benedict XVI.

27 Komente

Jo jo, ky eshte i pari fare... ai qe thua ti para 500 vjetesh, ai ishte kot fare. Mos krahaso dhe ti Skenderbeun e vertete me Skenderbeun e rreme a.k.a. Gjeks Kastriotin. Dhe bukur thua qe "u prit nga papa". Ka qe ne 2005 qe e pret (to wait, warten, aspetare, attendre) me padurim viziten e te perndritshmit, palles se Allahut ne toke, Khalifit te shkelqyer Berishovic! I eshte lutur papa me ngasherim per t'i bere nje vizite; te pakten qe Papa ta falenderonte dhe t'i shprehte mirenjohjen e tij te thelle per zgjedhjen e tij nga Konklava, kuptohet, me nderhyrjen personale te te lavdishmit, meshiruesit dhe meshireberesit Berishovic, si pape ne maj te 2005.

Jo rralle e ka shpetuar Vatikanin nga kolapsi total i madherishmi Berishovic, vetem ne 20 vitet e fundit mbahen mend rreth 5.3 perpjekje dhe nderhyrje jeteshpetuese.

Tani mendohet qe te kurorezohet nga Papa si Mbret i Shqiptareve, Mbret i BE-se, Mbret mbi Mbreter, plus do te marre ne dore zyrtarisht postin e udheheqesit ushtarak, financiar dhe elektoral te Kryqezatave moderne, pervec titujve te tjere si Athleta Christi.

Nejse, Sa u gezua Vatikani....

Ca Headlines nga shtypi prestigjioz:

Berishovic i Pare vizite ne Vatikan; pritje madheshtore e papare...

Berishovici i pare pritet si nje rock star ne Vatikan.

Papa mbledh Konklaven e cila pret Berishovicin me potpuri polifinike labe.

Berishovic premton ndihme ekonomike, ushtarake dhe humanitare ne Vatikan.

Zbulohet statuja 33 metra e larte e Berishovicit ne sheshin Shen Pjetri ne Rome.

............

E ti thua Skenderbeu... ihaaaaa

Rama: Te hapen arkivat e Vatikanit!

Vari leshte, u prit nga Papa apo u prit nga Mama! Po pastaj?

Nje audience tek Papa nuk vlen me teper se nje dhurate jo e vogel ne forme parash ne nje nga fondacionet e ngritur prej Vatikanit. "Jeta eshte arithmetike, Olimbi" do thoshte Nikollaqi. Madje thuhet qe me kollaj hyn tek Papa sesa tek kapela sikstine. Eshte bere Papa si atraksion turistik, njesoj si cirku kinez.

Dje po lexoja ne "DER SPIEGEL" qe edhe nje sipermarres nga Aschaffenburg kishte qene ne audience tek Papa dhe ky sipermarresi tani eshte ne burg per mashtrim ne mase.

Po ty c´te shtyn tani te perdhosesh emrin e Skenderbeut?

Nga na e nxjerr ti kete krahasim?

Sa miliona euor shpenzohen per fushate, kush mund te thote se populli ka marre vesht ato qe thuhet, po rendesi ka qe vota mbetet aty, si dikur.

Brad, thote "koinçidenc" ky takim si data 12 Dhjetor,  , jo se pritja e Papes eshte diçka e rralle.

Edhe Bufi ka qene tek Papa, po nuk eshte thene  Hamzaja i II.

 po papa ca tha per edin , e kritikoi ndonjecik  qe do me hap kutite

apo edhe kutite si misteret  e besimit  qe duhet me besu dhe pik te tjrat jane mistere

 Hajt mo ishalla bohet edhe Sala katolik, sic u bo Rugova.

Kush eshte ky Skenderbeu qe po e krahasojne me prof.dr Sali Berishen?

Skuadra e futbollit te qytetit te Korces.

E, te njejten pyetje bera edhe une xhanem! Pastaj, si qemoti pyeta edhe "Kush eshte ky burri me te bardha qe e kane vene ne mes Sala me Lirijen?"

Jo Papen por edhe sikur Krishtin apo Muhametin te takoj, nuk ja lehtesojne mekatet qe ka bere ne kete jete. Edhe Ferrin e ka pak!

Ore me vertet tani.. Ku e dine qe Skenderbeu ka qene aty para 500 vjeteve me daten 12 dhjetor? Une them ka qene me daten 11! 

Te na rroje Dhjetori i Dyte.  Per hajer.  Une dua film te me zevendesoje Nentorin e Dyte, se mbeta me ate, laj thaj, per festa kombetare smiley

Shhhhhht ti, se mot, eshte nje dite e madhe per te gjithe boten mbare; eshte ditelindja e madher theriza ev kellkata from ellbeinia. xgurdhje. smiley

Mbas epitetit "Ylli i samitit te Strasburgut" te bere nga fansja e tij vjollca vokshi, ne mbreterimin e tij te pare,

ky krahasimi si "Skenderbeu i dyte" i bere me rastin e vizites se tij ne vatikan, eshte ne kuader te subsances se integrimit te tij hyjnor, si hero i kombit shqiptar.

 

Krahasimi eshte disi patetik por jo per tu anashkaluar.

Te gjithe kreret e shtetit te Shqiperise se pavarur kane dashur te krahasohen me Skenderbeun. Ismaili me nentorin e dyte, Ahmeti si pasardhes i Kastrioteve ose Enveri si Skenderbeu i dyte. Sala eshte ne vazhdimesi te kesaj edhe pse ka nje menyre patetike per ti vene gjerat ne dukje. Pushteti i Sales mund te kete te gjitha te mirat dhe te gjitha te keqijat por ngelet pushtet pa fije klasi

Berisha, si Rugova kur ishte gjalle, ka kerkuar afrimitet te madh me Vatikanin. Pak rendesi ka nese Berisha eshte i sinqerte ose jo ne ate ç'ka ben por kjo ka pasoja te medha per politiken e Shqiperise. Mes shume kompleksesh te tjera qe kemi, ne tregojme edhe nje kompleks me karakter fetar duke rrezikuar harmonine fetare qe mbizoteron (ose duhet te mbizoteroje ne Shqiperi). Nuk jam i sigurte se kemi nevoje per nje kompleks me shume. 

 

Kush ka dashur te krahasohet me Skenderbeun mo? Pse ja keput kot fare?

une them ta vrasim e ta bejme shenjtor.Keshtu edhe salistet kenaqen edhe neve na hiqet qafe.Win win situation

Na ishte një herë një Plak mjekërbardhë
Nga sjellja e Djalit në hundë i kish ardhë
Evlati i vetëm, jetën i kish nxi
Ndaj i thonte shpesh: "Ti s'bëhesh njeri"!

Rrodhën ditë e vite si uji në lumë
Djalit harakat na i eci shumë
Bëri çfarë nuk bëri, sa kishte në dorë
Dhe një ditë u gdhi vetë mbret me kurorë

I nis Mbret'i ri një tufë me xhandarë
Me urdhër të prerë Plakun për të marrë
Derën e vjet'ruar e çanë me kondak
Zvarrë se ç'e tërhoqën ah, të ziun plak.

Dhe ky mbreto- ziu, koleg i gomarit
Po i hidhte plakut sytë e fitimtarit:
"Hë, mor leckaman po e shikon vetë
T'i gjithmon' më shaje, unë u bëra mbret.

Qeshi hidhur plaku dhe ngadalë i foli
Fjala gozhdë e ndryshkur nga zemra i doli:
"Asaj që kam thënë presje nuk i heq
Njeri s'je e s'je, por tash je bërë dreq!.
♣♣♣
Le ta lëmë tani, ca pas historinë
T'i themi dy fjalë edhe për Salinë
Kush s'e përshëndet e nuk e ka xhan
Ai ia zhyt lugën, drejt e në sahan

Plane thur si triko sapo zbarrdh mëngjesi
Ashpër i bën hov andej nga biznesi
Kap lugën e madhe, u bë deti kos
Mendja se ç'i pjell punisto - mafioz

Nuk ësht' her'e parë , por ka plot 5 vjet
Që përdor xha Salua, këtë marifet
Kujt nuk i shkon pas që t'i tundë shaminë
Ai i këndon " mafio - historinë".

Dhe kur e dërgon atje, në gjykatë
Mbrojtja copë-copë po që ësht' gallatë
Goja rrjedh ngadalë fjalët anemike
Akuzat e tyre "qenkan politike" !!

Qënkan politike e s'duhen provuar
Ai le të ndotë, pa s'duhen pastruar
Te brekët e Ramës sytë i perëndon
Një dreq e merr vesh atje se ç'kërkon

Dëgjo pra, Sali Gërdec-Hiroshima
As hija s'të shkon gjer te Kokëdhima
Nëse do të gjesh mafiozë e punistë
Pranë vetes i ke, jo pak, por një listë
 

Tiron,o qytet i bekuar
prite,prite Sali-bene!
Po vjen si pellumb i shkruar
te shpetoje memedhene.

Shqipetaret t'i shpetoje
nga zgjedhe e keqe e Rame-rise
edhe ty te te nderoje
qe je kreu i Shqiperise.

Ka pas trima shqipetare
qe s'u trembet syri kurre!
Ne zemer te tij ka moral
me kanun eshte trim e burre!

Mireseerdhe o vere
qe na solle Lirine
edhe per shume vjet te tjere
e zbukurofsh Shqiperine!

Ti moj vashez e Shqiperise
qe me rri e pergojuar
pa hiq rrobat e zise
ka ardh dite e moralizuar

Zbardhi fusha,ndriti mali,
nga foltorja e demokracise!
Hingellin e s'mbahet aeroplani
qe sjell mbretne e Shqiperise.

PS: une s'ia thom dhe aq shume, por mirepriten bejtexhinjte e peshkut per pershtatje me te mira smiley.

Kjo qenka kryelajmi tek TV Klan. smiley

Keta mire qe e privatizuan komplet levizjen studentore, po tani i erdh rradha dhe Skenderbeut. smiley Next, Ismail Qemali, kur te shkoje Berisha ne Vlore, dhe nene Tereza kur te shkoje ne Shkup. smiley

Ta dinte Skenderbeu qe nje dite do privatizohej nga Berisha kushedi ca do kishte bere. smiley

Grandiosity is chiefly associated with narcissistic personality disorder, but also commonly features in manic or hypomanic episodes of bipolar disorder.[1]

It refers to an unrealistic sense of superiority, a sustained view of oneself as better than others that causes the narcissist to view other with disdain or as inferior. It also refers to a sense of uniqueness, the belief that few others have in common with oneself and that one can only be understood by a few or very special people.[2]

Grandiosity is distinct from grandiose delusions, in that the sufferer has insight into his loss of touch with reality.

 Narcissistic criteria for grandiosity

The grandiosity section of the Diagnostic Interview for Narcissism (DIN) (Second edition) is as follows:[3]

  1. The person exaggerates talents, capacity and achievements in an unrealistic way.
  2. The person believes in her/his invulnerability or does not recognise his/her limitations.
  3. The person has grandiose fantasies.
  4. The person believes that he/she does not need other people.
  5. The person regards himself/herself as unique or special when compared to other people.
  6. The person regards himself/herself as generally superior to other people.
  7. The person behaves self-centeredly and/or self-referentially.
  8. The person appears or behaves in a boastful or pretentious way.

 Sali Berisha.

"Nje popull i vogel si Letonia arriti te zgjidhte kryeministrin e vet,ne kohen e krizes ekonomike Letonia uli rrogat dhe pensionet dhe prape populli Letonez zgjodhi per kryeminister Partine e qendres se djathte"

Gazetari.

Ca do te thote kjo zoti Kryeminister?

Sali Berisha.

"Nuk du te bahem Mbret"

Ej c'vete Skenderbeu i dyte hahahhh 

Fshiji buzet o Brad fshiji

 Qe baba ku e ke Skenderbeun.

I dyti i bie... por duke pasur parasysh se cfare ka bere dhe sa eshte sakrifikuar per vendin e vet, thelle thelle i bie te jete i pari!!! smiley

Romes i mungon nje "Piazza Berisha" ne fakt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).