Si mund të përkthehet "full disclosure"?

Anglisht-folës të Peshkut, më duhet ndihmë. Në shkrimet që postojmë këtu, sidomos për ato të politikës, dua që të përfshij një shënim mbi autorin, në rastet kur autori është i përfshirë në një parti politike, organizatë, etj.

Në anglisht, diçka e tillë bëhet me një tekst të thjeshtë: "Full disclosure: the author of this post is...".

Si do mund të bëhej në shqip diçka e ngjashme?

 

13 Komente

Shënim i Peshkut: Autori i shkrimit është anëtar i partisë G99.

Mu n'koke i keni ra!

Edhe une "Shenim i Peshkut" do e beja!

 

Shqip troc, balle per balle, kokerr me kokerr, i takon te jete ckycje, ose shkycje, cmbyllje, hapje... ne kuptimin e transparences se plote, ose pa asnje sekret, pa asnje te fshehte.

Per momentin, mendoj se duhet perdorur nje nga termat sa me shqip.

deklarim i plote

 

Flm. A dini gje si do perkthehej kjo ne gjuhe te tjera? Frengjisht, italisht?

Frengjisht :

- décèlement = çfshehje, te zbulosh diçka qe eshte fshehur me pare.

- dévoilement = zbulim, nga "voile" (vello), te heqesh vellon e diçkaje. (ketu mund te marresh nje dialektalizem verior : shplim. Te shplohesh, do te thote te te ike jorgani naten - dhe e bukura eshte se ngjan me déployer (te shpalosesh), sh+ploj (ku ploj = ployer = te mblidhesh, te palosesh)

- divulgation = shpallje, te perhapesh nje sekret ne publik, vjen nga "vulgu", publiku, populli, turma, ç'te duash ti.

 

Sistemi bankar (aty e kam hasur me shpesh) ketej nga ne, me sa kam pare, e le pa perkthyer, duke nenkuptuar "Për transparence" ose po ta forcosh nje cike me shume kuptimin "Transparence e detyruar" (e detyruar nga ligji, etika ndaj klientit etj.) 

Shenim i Peshkut!

Mire e keni, mos e luani!

Po te jete vetem "shenim" krijon ambivalence sepse nuk eshte e qarte nese "shenimi" (dhe cfare i vjen me pas) eshte pjese integrale e shkrimit apo eshte shtuar me vone nga Peshku! smiley

Mos u ngaterroni me budallalliqe "full disclosure", lesh presh!

Shenim i Perkthyesit ka 100 vjet qe shkruhet neper librat shqip!

Shenim i redaksise, shenim i yni, etj!

Don't fix what ain't broken!

Gjithsesi jam dakort me Mrrokllen. "Shenim" me duket mese i mjaftueshem!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).