Si ju duket fjalimi i Berishes ne 12 dhjetor 1990?

Shokë, pluralizmi politik që erdhi tek ne si një imperativ historik i kohës, ka gëzuar shumë shqiptarët kudo që ata janë. Ai shënon një arritje të madhe për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Ai shënon një arritje të madhe për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, renditjen e Shqipërisë në radhën e vendeve demokratike të Evropës... (brohoritje nga qytetarët në miting)
Integrimin e saj në rrjedhjen e proceseve përparimtare bashkëkohore. Ky lajm është një gëzimi i madh në këtë dimër plot të ftohtë, shtypje e terror që përjetojnë vëllezërit tanë në Kosovën martire. Por ai është gjithashtu një gëzimi i madh për mbarë diasporën shqiptare e cila e ka të pa shuar gjithë mallin dhe dashurin për Shqipërinë. Shqiptarët kudo që janë, kanë një tempull dhe ky tempull është Shqipëria... (brohoritje nga qytetarët në miting)... Shqipëria demokratike. Personalisht unë kam mbështetur idenë e pluralizmit politik, duke pasur bindjen dhe shpresën se fetë e ndryshme, partitë e ndryshme jo vetëm që nuk do të përçajnë kombin tonë, por përkundrazi në përputhje me idealet e tij kombëtare demokratike ato do të pasurojnë filozofin kulturën shpirtin e tij të madh e të paepur... (brohoritje nga qytetarët në miting)
Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar edhe për një arsye tjetër të madhe, sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike se për ata fjala është me e rendë se guri dhe se me dialogë ata dinë të marrin vendim të mëdha historike. Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe, pa dyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Rami Alia... (brohoritje nga qytetarët në miting)...i cili me një mençuri të madhe dhe guximi që u udhëhoq po me atë guximi që udhëhoqi njësit e mëdha të ushtrisë sonë në betejat çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimin të Shqipërisë.... (brohoritje nga qytetarët në miting)
Mirënjohja jonë sigurisht është dhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurin e tyre u shndërruan protagonistë te ky dialogu historik, duke treguar së brez ynë i ri qëndron gjithnjë drejt historisë. Për kombin tonë rinia ka qenë një realizuesi e ëndrrave të mëdha dhe shpreh bindjen se dhe në të ardhmen ajo do të dijë të realizojë aspiratat e tij të mëdha kombëtare, do të begatojë gjithnjë dhe më shumë vendin tonë.
Duke përfunduar, ju ftoj të brohorasim të gjithë njëherësh “Rroftë rinia jonë”. (brohoritje nga qytetarët në miting)
Si një mik që dëshiroj dhe shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, dua t’i uroj asaj sukses gjithnjë e më të mëdha në punën e saj në kthimin e Shqipërisë për begatinë e Shqipërisë e kombit tonë.
E tani, do të më lejoni të lexoj një mesazh të shkurtër që para dy ditësh, punëtorët e kombinat-tekstilit ma dërguan.
“Ju jeni bijtë e bijat tona, ashtu si na doni dhe ju duam, ju keni marrë një aksion të madh dhe i keni bërë me mençuri kërkesat e Presidenti të shtetit dhe mirë keni bërë, është e drejta juaj demokratike të veproni kështu, por duam tu shprehim dhe juve dëshirën dhe kërkesën tonë, ruani gjakftohtësinë, mos bëni asnjë veprim që të mund të çojë në gjakderdhje, boll kanë derdhur gjak shqiptarët, asnjë shqiptar nuk duhet të sakrifikohet. Dhe kështu kërkesat tuaja duhet të zgjidhen me dialog”. Ky është amaneti i popullit. Rroftë populli!

6 Komente

Kete paragrafin duhet me e shtu te ajo tema e Blloshmit

Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe, pa dyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Rami Alia... (brohoritje nga qytetarët në miting)...i cili me një mençuri të madhe dhe guximi që u udhëhoq po me atë guximi që udhëhoqi njësit e mëdha të ushtrisë sonë në betejat çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimin të Shqipërisë.... (brohoritje nga qytetarët në miting) 

rroft shoku ramiz alia! un do jem mik i pd, jo anetar i saj! se jam akoma i ppsh!

(brohoritje nga qytetarët në miting)

 

... me shume fishkellima.

ky pehlivan i ndryshimeve te medha, asnje fije floku s'do ti demtohet. do nderkohe, dhe ia ka arritur, te kaleroje triumfin ne kurriz te kujtdo, dhe ne kurriz  te nje  populli te tere. kush mund te gjej nje emer per ata njerez qe duan gjithçka pa rrezikuar asnjeçike?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).