Sa te verteta jane akuzat?

Ne pasditen e 26 nentorit, kryeministri leshoi nje lume akuzash te renda ndaj kryesocialistit. Disa nga keto akuza kane kohe qe peshperiten neper Tirane. Cila prej tyre eshte e vertete? Ku e bazoni bindjen tuaj? Ne fund te fundit, te gjithe kemi te drejte te dime CV-ne edhe private te kandidatit per kryeminister. A ka prova per akuzat e Berishes, apo jane vetem fjale? Sa i planifikuar qe ai fjalim? A eshte normale te flasesh per moral familjar dhe te fyesh familjen e tjetrit? A eshte normale te behesh gati per te kaluar nje ligj per lejimin e martesave brenda te njejtit seks, qe e kane ne fuqi vetem 6 vende tjera ne Evrope, gjoja per t'u bere europiane, dhe me pas te deklarosh publikisht paragjykim per homoseksualet, duke akuzuar kundershtarin per orientime te ndryshme seksuale dhe duke e paraqitur kete si dicka te pamoralshme? Ne fund te fundit, ky eshte nje diskutim qe shkon pertej nje shperthimi emocional te nje qytetari, qe per me teper eshte edhe kryeminister.

6 Komente

 meqe dashke me mor vesh sa t'verteta jane akuzat, mos na pyet ne po boj i research. merr gazetat qy nga '91 e knej, shif sa akuza jane bo per politikanet, numroji, ndaji sipas tipit (per moral, per hajdutllik, per lidhje me mafien, per shtypje me makine etj etj) Gazetat mos i hudh se do t'duhen prape per ket fazen qe vje mrapa. Shif te gazetat sa politikane jane denu nga gjykatat (per ceshtjet penale) dhe sa i kane lone grate (per ceshtje shkepjesh lart e poshte). E nxorre qe e nxorre, pjesto te dyten me te paren, shumzoje me 100 dhe del ne perqindje sa akuza kane qene te verteta. Pastaj kete perqindjen shumzoje me 15, se doktori ka dhone prova qysh prej 20 vjetesh qe nuk flet capraz, ene del sa te verteta jane akuzat. 

P.S. Po qe se pas gjithe veprimeve te mesiperme perqindja te del midis 0.15% - 0.75% beji dhe nje qualitative review gjithe procedures se s'ka munci

Eh, paska per te qene research i gjate.

Kur priten te dalin perfundimet?

vallaj do ca, rezultatet paraprake te bome me "vite tip" tregojne qe vertetsia sillet diku te 0.004%, t'shofim po e boni am-tr te plote ca do na dali smiley

Akuzat te verteta jane. Madje nje me nje. Por Berisha keshtu pati akuzuar edhe Fatos Nanon per 17 vite ma radhe, madje edhe me keq. Pastaj kur e takoi dhe i dha doren deklaroi pa u skuqur fare: se ishin akuza fushatesmileysmiley

Dhe me Edin sapo ti "leshoje" disa leje nga mbledhja e KRRTSH-se, do ti harroje akuzat dhe Edi kutite.

Keshtu qe rrofshin idealistet e Peshkut...

Po per Gjinushin qe i tha atehere qe ti flen me kunaten, hahaha, ca u bo, po kurr rrafi Gjanen se e kapi tu bo seks ne zyre e i dogji tavolinen ca u bo hahaha.

Nuk e kupton qe te verteten e rras ne toke qe kur erdhen ne 91.

Shantazh, gjysem te verteta, dosje te qelbura me erespermatozoidesh ne sulm per ngjizje pas luftes dhe vrapit.

Me falni per gjuhen, por nuk shprehet dot nganjehere realja me kurbezime.

swed del sh e gjate llogaria vallaj, pertoj me be. a ka prova per kto akuza? ose do behem ne 1 mendje me anila bashen, do e takoj personalisht matilda makocin, do e deh e do ja nxjerr ca i ka bo edi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).