Sa i meritojne Serbet e Kosoves paret e shqiptareve!!!

Shqipëria i akordon 400 mijë euro komunës serbe të Graçanicës

23-12-2009
 
 

Në Tiranë, Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se do të akordojë një fond prej 400 mijë eurosh për komunën serbe të Graçanicës në Kosovë.

Deklarata e kryeministrit Berisha u bë në përfundim të takimit me një delegacion të përfaqësuesve politik të komunitetit serb në Kosovë, i kryesuar nga Sllobodan Petrovic.

Kryeministri saktësoi se komuna e Graçanicës do të përcaktojë projektet që do të financcohen nga ky fond modest. Nga ana e tij zoti Petrovic, i cili është kryetar i partisë liberale të serbëve të Kosovës dhe anëtar i krysisë së parlamentit të Kosovës, theksoi se me këtë gjest Shqipëria bëhet një shembull i mirë edhe për vendet e rajonit. Ai e vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite në Tiranë, e cila nga kryeministri shqiptar u cilësua si historike. 

Zoti Berisha u shpreh më tej për thellimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit dhe vullnetin për hapjen e një kapitulli të ri në këto marrëdhënie. Ai njoftoi se ndërkohë për punohej për të përgatitur edhe një vizitë në Tiranë të presidentit serb Boris Tadiç. //iç//

28 Komente

Kur pensionistet s'mund te marrin pensionet, kur spitalet s'kane barna, kur shkollat s'kane ngrohje dhe libra,

kryeministri jone fal pare posht e lart, sa per shkolla ne afganistan, e tani per serbet e kosoves.

Mendoj se veprimi per te dhuruar kete shume parash duhet pare nen prizmin e marredhenie nderkombetare.

Megjithse ne veshtrim te pare ky veprim mund te duket absurd ne, mendoj se eshte nje gjest i gjetur qe sherben per perfocimin e imazhit dhe pozites te Shqiptareve ne pergjithesi dhe te Kosoves ne vecanti.

 

Pare ne cfaredolloj prizmi ky akt nuk asgje me teper se sa budallallek i madh. Do te ishte e ligjshme nqs keto para do ishin dhene pasi serbet te reshtin se kundershtuari pavaresine e Kosoves, integrimin e Shqiperise ne EU e tere marrezite e tyre ne dem te interesave te kombit shqiptar.

Turp !

Ore paret e plakes i ka Sala keto.Ceshte ky injorant mer jahu.

A i ka marre leje parlamentit te pakten sa per sy e faqe ky rob qe i leshon 400 mije euro per njerez qe na duan te varur e te rrjepur.

Ore po mos u nxitoni bre, nuk thuhet se keto pare do ti nape qeveria. Mbase ky i jep nga xhepi i Familjes dhe ne kete rast nuk ka pse tju marre leje Juve. 

Do ishte mire sikur politika te behej edhe per relaksim te raporteve brendashqiptare, gjithnje ne interes te shtetit.

Ky eshte nje hap ne kohen e duhur  dhe mjaft  largpames per Politiken  ne Ballkan e me gjere.

Kush ma thote i pari ne peshk sa persona u vrane nga serbet ne familjen Jashari, ndare ne femije, burra, gra i kam borxh nje dreke  apo darke te forte fare ?

Me gjithe keto darka e dreka qe premton ti, Koth, vallahi te imagjinoj kuzhinier te klasit te pare diku nga udheheqja. E s'e ke per gje te na e shtrosh tavolinen nga ç'kane lene shoket e Birose.

OK, te ndare nuk i di, por di se jane 48 te vrare, dhe 3 te shpetuar. Gjithsej fisi numeronte 51 vete. Shpetoi nje vella ne Gjermani, nje vajze rreth 10 vjeçe me duket, dhe nje foshnje. Mbase dhe kam harruar por keshtu e mbaj mend.

Darken time e dua me tollumbace te varur ne tavan.

Dreken e ke nga une:

KMDLNJ publikoi një listë me emrat e 34 viktimave të terrorit serb në Drenicë

Prishtinë, 7 mars (QIK)
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë publikoi sot pasdite një listë të njerëzve të vrarë në tri ditët e fundit në Prekaz, Skënderaj dhe Llaushë.
Sipas kësaj liste, në Llaushë janë vrarë Sadik Kaqkini (46) e Miftar Rrecaj (43), ndërsa në Prekaz janë vrarë: Habib Jashari,
Gruaja e Halit Jasharit, Faik Jashari, Hajzer Zymer Jashari (29), Murtez Zymer Jashari (16), Ali Jashari, Zukë Jashari (67), Vajza (12) e Zenë Jasharit, Sherif Jashari, Shaban Jashari (72), Qemajl Sherif Jashari, Qazim Jashari, Naim Zukë Jashari, Halit Jashari (60), Fehmi Muhamet Lushtaku, Gruaja (43) e Zenë Jasharit, Gruaja e Halit Jasharit, Valdet Zenë Jashari (13), Adile Jashari (gruaja e Ademit), Adem Shaban Jashari (42), Djali i Qazim Jasharit, Hamit Jashari (60), Gruaja (94) e Maliq Jasharit, Isak Feriz Halili (65), tre anëtarë të familjes së Sabit Jasharit, (nëna, vëllai dhe motra), si dhe një i vrarë i paidentifikuar, i shënuar me shenjën NN.
Hamide Jasharaj (70) nga Prekazi ka vdekur nga pasojat e shokut me rastin e arrestimit të familjes së saj.
Ndërsa, në Skënderaj janë vrarë: Një grua me mbiemrin Gashi me dy fëmijët e saj, Shukrije Gashi (12) dhe Gazmend Gashi (16).

A kjo qenka interesante edhe marrke pergjigje te sakte edhe dreken te paguar.

Atehere une vazhdoj me pyetje se mbase e ben dhe nje darke falas smiley

Si e kishte emrin firma shqiptare qe furnizonte me nafte makinen serbe te luftes e cila masakroi keta te listes me siper ?

tafmoja e modhe te la pa gjo...e hume dhe dreken " src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/laughing.gif" />

 

puna eshte se une mendoj se politika shqiptare mire, keq, me pa pervoje, me pa veshtiresi, ka qene e natyrisht e sukseshme ne 10-vjeçarin e fundit per çështjen e Kosoves. Kaq. Mëvetësia e provoi.

Kjo puna e 400mije eurove nuk e di por me pelqen, jane levizje me te cilat nuk jemi mesuar, por do mesohemi, siç jane mesuar te tjeret.

Dreka u bo kafe, dhe kjo vetem per muhabet sporti, muzike dhe moti, pa ntrashje trush me politike smiley

Dakort jam, dakort me ate pjesen e paragrafit te trete, por une kam kete per kete birin e njeriut qe ka fal paret : qe te mash breke menafshi duhen bythe po ai robi i ka edhe bythet me kallo.

Bereqaves ene me kafe, nuk me shko dem sport biseda . smiley

Shqiponja me nje koke, qe ishte firma e PD!!!

Edhe nje pyetje nga une ...  kush e gjen ka nje darke nga Kothi.

Si e ka emrin  ai fshati ne jug ku 400 femije shkonin ne shkollen Greke pasi shqiptares vetem muret dhe tavani i kishte ngel ne kembe.

Boboshtice. E ha vete darken e paguj vete.

Po shkolla Greke mos qe gje private, apo keshtu me duk mua? Mos i zmadhoni kaq shume gjerat se e pesoni si zilfoja pastaj.

Shikoje pak kete reportazhin se si qindra femije shqitare  shkojne tek Omiros e i marin leksionet ne greqisht, (bashke me propaganden e himnet Greke)  pasi shkolla Shqiptare eshte nje germadhe pa dyer e pa dritare, ku ka me shume shance te perfitohet ndonje grip e ndonje pleumoni se sa te perfitohet dije.

 

 

http://www.youtube.com/watch?v=_318sg07LKw

 

Po Boboshtica Koth te befte mire darka e ke merituar  smiley

Gjerat duhen pare ndryshe mendoj une

Nafta e permendur nga Koth nuk ka azgje te perbashket me 400 mije eurot e sotme

Nafta ishte kontrabante dhe si e tille denohet Shto ketu faktin qe ajo shkonte tek makinat qe vrisnin vellezerit tane ne Kosove.

Parate e dhena sot mund ( e theksoj MUND) te jene pjese e politikes shqiptare te integrimin te serbeve ne shtetin  shqiptar te Kosoves per te cilen eshte bere dhe po behet kaq lufte te fitoj njohjen nderkombetare

Te gjithe duhet ta fleme mendjen se pa integrmin e serbeve ne kete shtet nuk ka njohje te shtetit shqiptar te Kosoves.

Prandaj nese kjo eshte arsyeja une e duartrokas kete inisjative ashtu sic denoj ate te naftes ne fund te viteve 90

Sa i meritojne Serbet e Kosoves paret e shqiptareve!!!

Shume naive si pyetje, dhe emocionale (e kuptueshme kjo e fundit).

Ja me thuaj ti sa i meritojne irakianet dhe afganet trupat shqiptare aty, dhe e gjen vete pergjigjen. Ne s'kemi cuar trupa aty se na vjen keq per ata, apo jo? smiley

Keto gjeste nuk behen per te miren e serbeve, se natyrshem nuk i plas bootha per serbet asnje shqiptari, sado pak a shume, apo hic patriot te jete ky.

Kurse militantet socialiste normal do mundohen te lyejne cdo gje me boje, si Rama pallatet.

Jo gjithmone bie dakort me Tokon smiley po ketu ta ka shpjeguar shume mire.

Me perjashtim do thoja qe njohja e Kosoves (vazhdimi i njohjes me sakte) dhe ecuria e saj persa i perket te huajve nuk varet eksluzivisht nga integrimi i serbeve, se ata dhe mund te mos duan te integrohen kot per kunj edhe po te bejme ne maksimumin, si puna e kutisteve tone ketu. smiley Por padyshim qe perpjekja qe bejne shqiptaret ne kete aspekt eshte nje nga barometrat kryesore persa ndikon integrimi i tyre. Nqs nderkombetaret vleresojne qe shqiptaret kane bere maksimumin ne kete aspekt, serbet e Kosoves 1000 vjet mos u integrofshin, ndac te iken ne Serbi po te duan, Kosoven s'e mbajne dot peng.

Te gjithe duhet ta fleme mendjen se pa integrmin e serbeve ne kete shtet nuk ka njohje te shtetit shqiptar te Kosoves.

Sot Kosova njihet nga 64 shtete si vend sovran e i pa varur! Serbet qe jane ne qeverine e Kosoves perfaqsojne 2-3% te Serbeve ne Kosove ndersa qeveria e Beogradit i ka quajtur haptas "tradhtare" d.m.th. nuk i njeh as si force poltike. Jeremic ne nje ballafaqim te fundit me BE tha : " Ne sistemin e meparshem te Milloshevicit kishte edhe Shqiptare qe bashkpunonin ne Kosove me Milloshevicin, ashtu sic ka edhe sot Serbe qe bashkpunojne me qeverine e Kosoves"

Nderkohe, Serbia dhe kryeministri "modern" Tadic peruroi vetem para 1-2 muajsh bazen me te madhe ushtarake Serbe. E dini se ku?

Si perfundim nje tentative e paster per te manipuluar opinionin nderkombetare dhe ate vendas nga plaku "Mere".

As mos t'ju shkoj ne mendje qe presidenti Serb po vine ne Tirane te takohet me "ship-taret"!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Liqeno

Politika nuk eshte loje "Topa luftash" ( kush e mban mend kete loje? )

Politika nuk eshte do te te gjuaj po me gjauajte. Ka shume faktor te tjere me shume se sa me ke gjuajtur dhe sa te kam gjuajtur. Rendesi ka rezultati ne fund pavarsisht si arihet ai.

Serbet qe jane qeverine e Kosoves jane vertet tradhetare per ceshtjen Serbe dhe ceshtjen e saj nacionale sic eshte tradhetar te themi Bollano per ceshjten Shqiptare dhe te shqiptareve. Por ama per interesat shqiptare keta "tradhetaret" Serbe duhen shtuar ne numur ashtu sic duhen pakesuar tradhetaret shqiptare te tipit Bollano.

Si arihet kjo ? Me te gjitha menyrat qofte edhe duke ulur bre...ket dhe dhene boothen tek Serbet ( nese kjo arin qellimin e duhur). Pasi nuk ka qellim me te larte se njohja totale e Kosoves si shtet i pavarur. Te tjerat jane fare pa vlere para ketij qellimi madhor.

Pyejta shtrohet a i sherben ketij qellimi kjo dhurate? Kete nuk e di pasi mund te jete edhe per sy e faqe e Berishes para nderkombetareve per te ruajtur karigen e tij si valla paqeruajtes i ballkanit. Gje qe ai vete me cesthtjen e naftes ne vitet 90, nuk e meriton kete titull

O toko thuaj edhe xhib arixhiut nuk bejne politike Serbet me Shqiptaret edhe as nuk kane bere ndonjehere.. "ship-taret" sic i quajne Serbet jane race inferiore dhe e pa vlere.

Mos e merrni me shashkat qe hedh i marri plaku Mere me kokmadhin e ministris se jashtme se nuk i pjerdh njeri per ate pune edhe as nuk i ka kerkuar kush te pajtoje Serbet me Shqiptaret ne Kosove.

 

Prokuroria e EULEX-it po shqyrton dosjen për hetimet e bëra lidhur me mundësinë e vrasjes dhe trafikimit të organeve të serbëve në veri të Shqipërisë.

Sipas kësaj dosjeje hetimore këto krime supozohet të jetë bërë nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në vitin 1999 në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në rrethin e Matit.

Me kërkesë të Beogradit kjo dosje i është dorëzuar pak ditë më parë autoriteteve të Serbisë dhe EULEX-it nga ana e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Shefi i EULEX-it për Drejtësi, Alberto Perducca, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rihapjes së hetimeve për këtë çështje.

“Ajo që mund të them unë është se krimet e luftës janë në kompetencën e EULEX-it dhe me to merret zyra e posaçme e prokurorisë që udhëhiqet nga një prokuror. Sa herë që kemi informacione për të hapur një rast, ai hapet nga prokurori i EULEX-it”, tha zoti Perducca.

Ai nuk deshi të komentojë dyshimet për mundësinë e trafikimit të organeve të serbëve nga shqiptarët.

Zoti Perducca tha se të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me krime lufte në Kosovë shqyrtohen shumë seriozisht nga prokurori i EULEX-it.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russell Geekie, ka thënë se dosja e hetimeve të Burrelit, që i është dorëzuar Prokurorisë në Beograd dhe EULEX-it, nuk përmban asgjë të re.

“Kjo dosje ka të bëjë me hetimet e bëra nga Tribunali i Hagës në vitin 2004, të cilat i kishte mbështetur UNMIK-u, duke ofruar ndihmë, p.sh. në mjekësinë ligjore. Siç e dini Gjykata e Hagës në atë kohë nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të vazhduar hetimet. Ne, natyrisht, e kemi ruajtur këtë dosje dhe ia kemi dorëzuar prokurorisë së EULEX-it”, ka sqaruar zëdhënësi i Misionit të OKB-së, Russell Geekie.

Ai tha se UNMIK-u nuk do të jetë i përfshirë në hetimet e tjera që mund të bëhen për këtë çështje. Kjo për shkak se departamenti i drejtësisë së UNMIK-ut tanimë është shuar dhe përgjegjësitë në këtë fushë i kanë kaluar EULEX-it.

Rihapjen e hetimeve për krimet që dyshohet të jenë bërë në veri të Shqipërisë, përveç Serbisë, e ka kërkuar edhe Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit për Kosovën.

Kjo çështje u riaktualizua pasi kryeprokurorja e Hagës, Carla Del Ponte, në librin e saj “Gjuetia” të botuar vitin e kaluar, hodhi dyshime për transplantim të organëve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veri të Shqipërisë.

Në raportin e Komisionit Evropian thuhet se autoritetet në Kosovë nuk i kanë hetuar deklaratat e marra për trajtim jonjerëzor dhe marrje të paligjshme të organeve të disa personave në veri të Shqipërisë.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Nekibe Kelmendi tha se ky rast është hetuar tri herë nga Prokuroria e Hagës dhe nuk janë gjetur fakte që vërtetojnë kryerjen e mundshme të krimeve në atë zonë.

Por ajo nuk kundërshtoi rihapjen e procesit hetimor, duke shprehur bindjen se krime të tilla nuk kanë ndodhur.

“Tri herë janë bërë hetimet dhe kanë dhënë rezultate negative për Serbinë e pozitive për ne. Hetimet kanë treguar se nuk ka ekzistuar një dhunë e tillë. Është e pamundur të ndodhë diçka e tillë, sidomos siç prezentohet në librin e ish-kryeprokurores Carla del Ponte”, u shpreh zonja Kelmendi.

Ministrja kosovare e Drejtësisë tha se zonja del Ponte nuk ka fakte që dëshmojnë për kryerjen e krimeve të mundshme në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”, por është bazuar mbi shkrimet e disa gazetarëve.

“Sikur të kishte diçka të vërtetë, ajo ka qenë në postin e prokurores dhe do të ndërmerrte vetë diçka apo do ta rihapte hetimin”, tha ministrja Nekibe Kelmendi.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë së Serbisë për Krime Lufte, Bruno Vekariq i ka thënë BBC-së se Beogradi posedon dëshmi të mjaftueshme për të rihapur hetimet për krimet që dyshohet t'i kenë bërë shqiptarët ndaj civilëve serbë në veri të Shqipërisë.

“Ne jemi të sigurtë se ka pasur ekzekutim, ka pasur kampe, sjellje jonjerëzore dhe trafikim të organeve njerëzore. Kemi dëshmi të cilat mund t’i keni parë në televizion se njerëzit nga Serbia janë vrarë në veri të Shqipërisë nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kemi dëshmi të mjaftueshme që dikush të bëjë hetime serioze për këtë temë”, tha z.Vekariq.

Sipas tij, numri i të zhdukurve në rajonin e Burrelit në Shqipëri shkon nga 300 deri në 500 dhe të gjithë ata janë viktima potenciale.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Serbisë për Krime Lufte tha se Serbia është e interesuar që të bashkëpunojë me autoritetet ndërkombëtare në Kosovë dhe me ato të Shqipërisë për zhvillimin e hetimeve që kanë të bëjnë me krime lufte.

I pyetur nëse Prokuroria e Serbisë ka zhvilluar bisedime me Prokurorinë e Shqipërisë për këtë çështje, zoti Vekariq u përgjigj:

“Ne kemi pasur takim shumë korrekt me Prokurorinë e Shqipërisë, megjithatë në mes ka hyrë politika dhe kemi marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë se nuk ka asnjë hapësirë për të bashkëpunuar për këtë çështje. Për Shqipërinë ky është rast i mbyllur dhe nuk janë marrë parasysh faktet e reja që i kemi paraqitur ne".

"Ne ende mendojmë se Shqipëria është vendi i duhur për t’i hequr të gjitha dilemat për këto krime dhe që të gjithë së bashku, përfshirë institucionet ndërkombëtare të drejtësisë në Kosovë dhe Prokurorinë në Shqipëri, të punojmë në një linjë për të zbuluar autorët e këtyre krimeve, nëse ato kanë ndodhur”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Serbisë për Krime Lufte, Bruno Vekariq.

Ndërkohë në një intervistë për BBC-në, deputeti i rrethit të Matit, Qemal Minxhozi, i hodhi sërish poshtë si të pabaza pretendimet se në këtë zonë ka pasur aktivitet për trafikimin e organeve të serbëve.

Ai tha se pala shqiptare kishte bashkëpunuar plotësisht për zbardhjen e fakteve.
 

 

Liqeno

Se cfare mendojne Serbet per shqiptaret kjo dihet nga Xhibi dhe nga tere ne. Problemi besoj se nuk qendorn tek Serbet . Problemi qendron tek ata qe duhet te njohin Kosoven qe nuk jane serbet por tere shtetet qe nuk e kane njohur akoma,  pa Serbine, qe jam i bindur qe do te jete e fundit qe do ta njohi

Sa per ceshtjen e organeve une nuk e kuptoj pse i jepet kaq rendesi kesaj ceshtjeje. Serbet kane ngritur nje pretendim. Nje prokuri nderkombetare po e heton po ashtu sic hetoj dhe po heton krimet serbe ne Kosove. Perse  na indinjon ceshtja e organeve kur ne e dime qe jemi te pafajshem ( Jemi te pafajshem???)  Perse u kerkojme nderkombetareve te jene vetem te nje aneshem ( vetem ne anen tone). Leri ata te bejne punen e tyre dhe ne te bejme tonen.Le ti ndihmojme te vertetojne se jemi te pafajshem ne vend qe ti pengojme e ofendojme sepse jemi te pafajshem qe mund te dukemi si te fajshem  (Jemi te pafajshem ????) 

Vetvendosja: Berisha gaboi me pritjen e serbëve  24/12/2009 19:04:29
Lëvizja Vetëvendosja ka reaguar ashpër për pritjen që iu bë në Tiranë ,përfaqësuesve të minoritetit serb në Kosovë nga institucionet më të larta shtetërore. 

“Një ndër befasitë e fundvitit për qytetarët tanë ishte edhe vizita në Tiranë e përfaqësuesve të minoritetit serb në Kosovë, të udhëhequr nga kryetari i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petroviq, njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në Tiranë ai u prit nga niveli më i lartë: Presidenti shqiptar, Bamir Topi, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Ministri i Jashtëm Ilir Meta etj” thuhej në deklaratën e lëshuar sot nga lëvizja Vetëvendosja.

“Por përderisa vetë vizita dhe pritja e Petroviqit mund të cilësohet si shfaqje politike, dy deklarata të kryeministrit Berisha janë befasi e hidhur për shumicën e qytetarëve shqiptarë ngado që jetojnë ata. Deklarimi i kryeministrit për përmirësim të marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe atij serb në kohën kur ky i fundit po shfrytëzon çdo mjet e strategji për ta dobësuar fuqinë politike shqiptare, është pa vend. Kryeministri Berisha sikur harroi se ishte Serbia që para disa javësh me gjithë forcë lobonte kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë. Ky lëshim pe i autoriteteve të Shqipërisë vetëm sa forcon pozitën dominuese të Serbisë në rajon dhe, rrjedhimisht, dobëson pozitën e Kosovës” thuhej më tej në deklaratë.

Vetëvendosja theksoi se mosnjohja e Kosovës, por edhe lobimi agresiv i Serbisë kundër njohjeve nga vendet tjera, janë një shkak i mjaftueshëm që Shqipëria të mos normalizojë marrëdhëniet e saj me të, pasi që, për dallim nga luksi që kanë disa shtete tjera për neutralitet në këtë çështje, Shqipërisë nuk i takon ky rol.

“Edhe oferta për ndihmë materiale komunës së Graçanicës dhe deklarimi i Kryeministrit Berisha se ai edhe publikisht por edhe privatisht ka përkrahur decentralizimin etnik, është një ogur i keq. Kjo është ndihmë për një proces thellësisht negativ dhe të rrezikshëm për të ardhmen e integritetit territorial të Kosovës. Në vend që komunës serbe të Graçanicës t’i jepen 400 mijë euro, do të duhej që me këto të ndihmohej shëndetësia apo arsimi në Kosovë. Përmirësimi i gjendjes në këto dy fusha do t’i kontribuonte integrimit të pakicave në Kosovë” deklaroi Vetëvendosj. (INA-NOA)

Por përderisa vetë vizita dhe pritja e Petroviqit mund të cilësohet si shfaqje politike, dy deklarata të kryeministrit Berisha janë befasi e hidhur për shumicën e qytetarëve shqiptarë ngado që jetojnë ata.

Nga e di Vetvendosja se shumica e shqiptarev jane te hidheruar? Vetvendosja vete eshte nje grupim pakice ekstremiste qe nuk perfqeson aspak popullin shqiptar te kosoves apo dhe te shqiperise. Prandaj mbase vetvendosja mund te kete qene e hidheruar vete por te mos flase ne emer te shumices shqiptare

Sa per te tjerat keto dihen qe jane qendirmi ekstremist i Vetvendosjes Qendrim qe per mendimin tim nuk i sherbejne aspak ceshtjes aktuale te Kosoves. Perfaqesimi ne pakice i Vetvendosjes ne popullsi ka vetem nje te mire Eshte nje hije kujtese per boten se po nuk njohu te drejten e kosoves ceshtja mund te ekstremizohet si Vetvendosja

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).