Sa e forcon USH blerja e 5 Helikoptereve nga nje firme Franceze.

Sot Qeveria Shqiptare ka blere nga nje kompani Franceze 5 helikopter luftarak per 80 milion euro!!!

Kjo eshte dhe arsyeja e ardhjes dhe mbeshtetjes nga zyrtari francez (ne te vertet ai erdhi per nenshkrimin e marveshjes), per qeverin shqiptare.

Kete lajm para disa muajsh vete kryeministri e ka cilesuar si trillim te kryetarit te opozites, por ja qe ai po del perdite ne kundershtim me ato qe pohon po vet  me pare.

54 Komente

 Mbyllet tenderi për helikopterët,, Berisha merr dhe një tjetër deklaratë mbështetëse nga FrancaNga Tema

Shqipëria do të blejë disa helikopterë nga një kompani franceze. Bashkë me helikopterët, kryeministri ka blerë dhe një deklaratë mbështetëse nga shteti francez, në kulmin e krizës politike në vend.

Sekretari i Shtetit francez për Çështjet Evropiane, Pierre Lellouche, ishte dje në Tiranë, ku bëri dhe disa deklarata politike, në favor të qeverisë dhe kundër opozitës.

Lellouche tha se nuk e kuptonte liderin e opozitës, kur thoshte që zgjedhjet janë legjitime, por nuk pranon të hyjë në Kuvend.

“Mendimi ynë është shumë i thjeshtë, principi bazë i demokracisë është që, sapo zgjedhjet mbarojnë dhe në momentin që KQZ nxjerr rezultatin, duhet të pranohet ndryshimi, ai që fiton merr pushtetin dhe ai që humb do të kalojë në opozitë. Por pranimi i kësaj alternance është baza e demokracisë. Kjo duhet të pranohet mirë në kokë, sepse është rregull absolut, sepse, nëse nuk pranohet ndryshimi i pushteteve, atëherë është regjim diktatorial. Unë e kuptoj se demokracia mund të mos jetë perfekte, mund të ketë kundërshtime, por koncepti tjetër bazë në këtë rast, kur ka kontestime, gjithçka rregullohet përmes drejtësisë dhe dialogut”, - tha Lellouche.

Megjithëse kryeministri gjatë gjithë kohës foli për një vizitë, ku ishte diskutuar për integrimin dhe të tjera çështje, mediet franceze sqarojnë se zyrtari francez ndodhej aty për të përfunduar çështjen e blerjes së helikopterëve.

Kështu e nis lajmin agjencia e njohur franceze, AFP, që konfirmon se tashmë marrëveshja është gati dhe do nënshkruhet javën që vjen. AFP thotë se janë pesë helikopterë Cougar AS 532 AL, që do blihen nga kompania EuroCopter për një shumë prej 80 milionë eurosh. Nga tenderi janë skualifikuar një kompani amerikane, Sikorski, dhe një italiane, Agusta.

Faktin e shitjes së helikopterëve e ka konfirmuar dhe kryeministri Berisha gjatë konferencës për shtyp. I kompleksuar nga fakti se mund të zbulohej qëllimi i vizitës së zyrtarit francez, Berisha theksoi se kompania që do shiste helikopterët, ishte franko-gjermane. “Është e vërtetë që është bërë një tender në përputhje më të gjitha rregullat dhe ligjet e Shqipërisë dhe këtë tender e ka fituar një konsorcium franko-gjerman, në mos gaboj, është një ndër konsorciumet më të mëdha në Evropë dhe në botë që ndërton Air Bus, Aerokopter. Kjo është e vërtetë”, - tha Berisha.

***

Para disa muajsh gazeta “TemA” raportoi se qëllimi i vizitës së beftë të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, në Francë ishte lobimi i qartë për të blerë helikopterë ushtarakë nga një kompani franceze. Lajmi bëhej i ditur nga mediet franceze. Një raport i agjencisë “Reuters”, së cilës i referohej dhe revista e mirënjohur franceze “L’Express”, theksonte se për këtë qëllim është mbajtur dhe takimi në pallatin presidencial.

Sipas saj, kompania EuroCopter, një kompani me shumicë aksionesh të shtetit francez, synon marrjen e këtyre helikopterëve, që Shqipëria ka planifikuar t’i blejë pas anëtarësimit në NATO.

Siç raporton “L’Express”, EuroCopter e dëshiron këtë tender, pasi bëhet fjalë për një shumë të majme, e cila është parashikuar tashmë në buxhet.

Kryeministri, Sali Berisha, e përdori kështu atë vizitë për të marrë mbështetje nga Franca, një vend i rëndësishëm i BE, në prag të aplikimit për marrjen e statusit kandidat.

Gjithçka ishte pjesë e një historie të qartë lobimi që nis që nga marrëdhëniet e mira me ambasadoren franceze.

Prej kohësh në valët e televizionit kombëtar “Klan”, një televizion nën ndikimin absolut të kryeministrit, Sali Berisha, transmetohej një spot i kompanisë EuroCopter.

PIERRE LELLOUCHE eshte nje nder francezet me proshqiptare ne qeverine franceze. Thjesht desha ta ve ne dukje. Na ka ndihmuar shume dhe gjate Kosoves, dhe gjate shpalljes se pavaresise, dhe ka gjithmone qendrime pro-shqiptare. Keshtu qe keto xhingla-minglat e helikoptereve, kuptohet qe keto e kane nje kosto. Kur tjetri te mbeshtet, eshte normale qe duhet t'ia kthesh miqesine. Se ne marredhenie shteterore nuk ka asnjehere badihava, se nuk e ka bere nena Shqiperi Pjer Lelushin, por e ka bere nje France dhe ai te ka ndihmuar atehere kur ti s'mund t'ia ktheje me asgje.

Lellouche, Muselier*, Kouchner - keta te tre i ke te patundshem perkrah shqiptareve.

*Renaud Muselier eshte djali i tezes se Leka Zogut, dhe sekretar shteti ne Ministrine e jashtme.

Ne fakt kto 5 jane vetem faza e pare, se kontrata eshte per 17 helikoptere me rreth 300 milion euro gjithsej.

Me duket po paguajme haracin e pavarsise se Kosoves, se 1 miliard te rruges amerikaneve, ja keto 300 milion francezeve dhe prit lajmet e reja ne vazhdim se dou dali tymi!!!

Ne te vertet jo, mendoj se eshte blerja me serjoze qe do kete bere ministria jone e mbrojtjes, ne kuader te moderrnizimit te saj.

Pak i pa qart po, sepse behen blerje te 2fishta!!!

po ajo qe s'me pelqen mua eshte ajo e blerjes se mbeshtetjes politike, me pare qe kane qellim madhor dhe kombetar.

Keta jane plehra fare, po fare fare fare plehra. 17 helikoptere 300 miljone euro;

nderkohe qe direkt nga fabrika ne Amerike mund te blesh nje F16 per 20 miljon dollare;  pra, nje F16 per 14 miljone euro.

I takon qe per 300 miljone euro blihen 22 aeroplane F16 te rinj fringo fare!

Kuptohet, per te mos shkuar ne Rusi apo Ukraine, se andej merr 300 aeroplane su47 per 17 miljone euro.

SU48:

http://www.frontlines.eu/bilder/fahrzeuge/su48.jpg

 

Ah, se desh harrova pyetjen:

ushtri shqiptare nuk ka, edhe po te kete, eshte e panevojshme, plus qe eshte antikushtetuese. Sot hapsiren ajrore shteterore e ruan dhe e patrullon greku. Ushtria jone eshte kot fare. Ah po eshte qe Imami te marre rrogen te rruaje ndonje tender dhe me e rendesishmja, te mos lere ballist, legalist dhe lloj soj tradhetaresh te kombit apo kriminelesh ordinere dhe hajdute pulash pa dekoruar; plus te festoje 28 nentorin si dite clirimi.

17, apo 170 helikoptere, ushtria jone eshte e atrofizuar fare. Ushtria eshte manifestim i armatosur i organizuar i nje populli ne mbrojtje te interesave te veta kombetare dhe pavaresi e integritet territorial. Ne nuk kemi asnjeren nga keto, keshtuqe, te dhjefja ushtrine.

eshte si te thuash, kush eshte numer me i madh,

17 x 0 apo  170 x 0. apo sa ndikon faktori 17 i shumezuar me nje zero.

ushtria jone eshte e atrofizuar fare. Ushtria eshte manifestim i armatosur i organizuar i nje populli ne mbrojtje te interesave te veta kombetare dhe pavaresi e integritet territorial.

Kushedi sa bunkere dhe sa parakalime do ishin bere me aq para.

Ta them une mo sa parakalime do ishin bere me 80 milione euro...

20 mitingje si ai qe beri Berishovici ne sheshin GJKS. Dhe nuk do guxonte as Enveri te na sulmonte pastaj, se popull me te organizuar dhe me grushtbashkuar rreth partise nuk do kishte ne bote.

ohu, cmu desh mu, (with all due respect bro)

Po une per mire po them o Millosho, si mendon ti, me mire 22 F-16 apo 17 helikoptere? Seriozisht tani. Po keta ishin qe ishin, pse nuk ja futen nja 20 000 sfurqe dhe kosa, dhe i armatosnim ushtaret tane te veshur me batanije si quechua-t e Ekuadorit, dhe gati, te hidhnin valle he goje te ujkut!

Seriozisht? Une skam bere shkollen per oficer, thjesht gabimisht bera nje koment qe sduhet ta kisha bere, po doli keshtu vete tha, se si padashje neper rreshta mu kujtua nji emision i te djeles ne oren 1200 "Ushtria e popullit te armatosur".

Keshtu eshte kur te flet nostalgjia per televizorin bardhezi para mendjes. smileysmiley

 

 

te mos lere ballist, legalist dhe lloj soj tradhetaresh te kombit apo kriminelesh ordinere dhe hajdute pulash pa dekoruar

Dmth ballistet e legalistet qenkan tradhetare te kombit sipas teje?

Po mire more varja, ka ushtri Palau, pse te mos kemi edhe ne?

Ti ke hallin se u blene 17 helikoptere per ca milione euro te qelbura?

Po mire more vari leshte, kjo eshte kosto e lobbyingut.

Doje NATO ti?

Doje!

Po francezet per syte e bukur te pranuan? Apo ngaqe ke 85 ushtare ne Afganistan? 5 ushtare me shume se Maqedonia (dhe Maqedonine nuk e pranuan).

Po greku kot e dha OK?A mos te ka ngelur ndonje cope marreveshje teper per te ndare detin, qe ti japesh grekut ndonje cope?

Po Amerika me Turqine, qe po te ndertojne gjithe ate Rruge Kombi (une kisha mesuar qe rruga eshte per makina dhe jo per kombe, po hajt mo) perse e dhane OK? Mos ndoshta ngaqe u shqyet mbas Bushit (I love Bush!)?

Po italiani nuk do te hape gje ca fabrika cimentoje ne Shqiperi, se ne Itali nuk e le BE-u, sepse i ben pis plazhet ku lahen qytetaret e BE-ut?

 

Pedro, te lutem a ma shpjegon dhe njehere se cfare ke dashur te thuash me siper?

Seriozisht nuk arrij ta kuptoj.

Doja te thoja, qe ne realitetin e politikes nderkombetare, e gjithe ceshtja eshte me jep qe te te jap.

Edhe sikur ti te ishe populli me pacifist ne bote dhe sikur te mos kishe as buken e gojes (ka qene njehere nje histori qe do te kishte edhe nje jave buke) ti ato helikoptere do ti bleje kur thone si Ceco, sepse jane ca miliona me shume per nje kompani franceze dhe me 17 helikoptere qe ti i bleve "me deshire" iu zgjat puna disa punetoreve franceze, qe edhe ata te mos kene histori me vetem nje jave buke.

 

A ka mundesi te ma shpjegosh dhe njehere mo?

Po thua qe ne duhet t'i blinim se s'ben keta helikoptere. Po kur jane kaq te forte dhe arrogante sa te mund te na detyrojne ne kete menyre, a nuk mund te na i marrin leket me zor? si thua ti?

A mund te ma shpjegosh pak se ku bazohesh qe thua ato gjera? Dhe kerkesa qe e dua te sqaruar sa me mire brenda mundesive te tua eshte qe cfare perfitoi Shqiperia.

Te forte po, te zgjuar po, arrogante jo!

Nuk ti marrin parate me force. Ata te shesin ndonje gje.

Si mendon ti, a nuk eshte paksa paradoksale, qe Shqiperia duke u pranuar ne nje aleance ushtarake, ta ndjeje veten te rrezikuar nga ndonje nderhyrje e jashtme? Kujt do ja mbante te na ngacmonte ne, duke qene se krijonte nje Casus Belli per aleancen ushtarake me te forte ne bote?

A gjen ti ndonje arsye tjeter? Po keto gjera kane ndodhur edhe me vende te tjera qe u pranuan me vone ne aleance. Nuk jemi as te paret e as te fundit. Problemi eshte qe ne nuk kemi cfare te shesim, por vetem blejme.

Me fal edhe nje here, se une jam shume i trashe ne kete kohe te nates... sapo e kam vene trurin ne gjume, prandaj beju i durimshem me mua;

por pa ma thuaj pak se kush do e sulmonte Shqiperine dhe njehere? Plus, po pate durim, bej hazer dhe ma trego pak se nga do na sulmonte?

Ah, se e harrova ta shkruaj!

Vetem keta admiralet tane jane budallenj, qe kur u thone:"Na, t´ju japim ca hapesire detare" te thone: "Jo, nuk i du" e kete me aksentin e xhandarit tek "Prefekti i Tirones".

Po ndoshta jane te drejte se kane qene komunista dhe komunisti eshte i pari ne sakrifica dhe i fundit ne pretendime.

 Me ne fund do behemi edhe ne me garde kombetare... per hajer.

Më ironikja e të gjithave është niveli ku jemi katandisur, sa bëhet qesharak vetëm lajmi që kemi blerë helikopterë. Mu më duket si ai fukaraja që jeton në një kolibe dhe ble tv home cinema.

 

Jo, tani u beme t'i nxjerrim dhembet felliqodonise... Naaaaaaaaaaa, sa keni ju? 13(ata kane 24 ne fakt)? ne, sa te shkundim 300 miljon kendeskat do kemi 17!

Skandaloze. C'na duhen helikopterat ne? C'sherbim kryejne per ne? Mor edhe falas ti kishim marre, nuk cojne fare peshe ne integritetin tone territorial, por jane blere vetem per tu vene ne sherbim te misioneve te NATOs.

Duke qene vendi me i varfer ne Evrope, ato para duhet te kishin shkuar per projekte afatgjata qe sigurojne pune, arsim dhe shendet. Ky eshte shtet pa shtylle kurrizore, qe nuk i plas fare per njerezit e vet.

Po pse or ti, ca mund te beje shteti jone, me kaq shume armiq te jashtem qe thurrin plane nate e dite si e si te na pushtojne neve, me 300 miljone euro?

nja 10 spitale te reja moderne fare, do thoshe ti... kurse une ta them rajt in jor fejs: kujt i duhen spitalet more? Po keshtu eshte kur nuk i shef lajmet, se do te te ishte kujtuar kercenimi publik qe na beri Vanuatu: "gjeni vend ku te futeni, po ua bej be`ne publikisht se nuk ka per t'ju njoft kush kur t'ju shofin".

shteti jone. thenkju veri mac. eshte ligjerata ime ajo, jo e jotja. Ne vend qe te mblidhemi e te zgjidhim kete ceshjte ti me merresh me peremra. O na pushtoje Vanuatu or Tunxh, do na thieje dhembet. Mesova nga dikush qe punon ne nje ministri ne Vanuatu, nje i brendshem, si i thone, qe shkak per kete konflikt qenka: "ca ke si shef!". Ashtu. Prandaj po blejme eliqoptherre ne.

Me 300 million euro vetem ti besh "upgrade"  te pakten 10 spitaleve qe te mos kete nevoje te vesh dore ne to. Si i japin prioritet gjerave keta idiote?!!

 

P.S Degjoje Hajdar dentistin zotrules, se ky di dicka!!

Mua me shqeteson pak fakti qe ndoshta gurin e fundit ne kete pazar me nje shtet te fuqishem si franca, kryeministri yne e perdori per te sulmuar opoziten. Derisa te plotesohej marreveshja ai kishte akoma pak "leverage" dhe mund te kerkuar ndonje gje me dinjitoze. Jam i sigurt se frnacezet me shume deshire sulmuan opoziten dhe i lane duart me kete pazar.

Per punen e reklames se helokoptereve tek klani, me eshte dukur qesharake smiley je duke pare televizor, dhe befas shikon reklamen, merr xhaketen dhe shkon e blen nje helikopter smiley

Per punen e reklames se helokoptereve tek klani, me eshte dukur qesharake

I think they will charge us for seeing them in the sky. Pay per view, tha.

 

Fillimisht ne skemi ushtri njehere.

Pa u reformuar ushtria ,sna nevojiten helikoptere.

Shumica e ofocereve qe kam njohur jane pijanece , dhe aspak profesioniste.

Repartet Shqiptare jane ne gjendje te mjerueshme, nga ushqimi mizerabel,kushtet e fjetjes,veshmbathja, armatimi  etj etj.

Une e kam bere ushtrine ke reparti NDERLIDHJES ne Tirane ,dhe asgje nuk shkonte persembari ne ate repart.

Oficeri me kulture/ s'tu sosen detyrat kurre... smiley

ps. te "Rrapi Treshit" m'duket ajo nderlidhja? Ici balaklava...ici balaklava  kushedi c'i keni bo ati "Morsit", telef e keni bo... ec aty Radioloja.... s'e ke iden sa i modh je tregu me ket koment dhe cer kujtimesh (te vegjelise, si xhaxhi) ke zgju... tuj fillu nga nje kumandar i lashte pellazg ne at repart me emrin Dule.... thenkju smiley

Tironco, ne kemi patur nje ushtri qe edhe sot do ishte e lakmueshme. Gjithsesi, qe te jemi te sinqerte, teknologjia ushtarake, armatimi(ose nje pjese) por edhe organizimi, duhen modernizuar. Tashme jemi ne kuader te Natos. Shume bukur, jemi ne nje aleance kaq te madhe, aleanca me e fuqishme ne bote sot per sot.

Cfare kemi fituar nga kjo... Mund te them me plot goje qe kemi fituar nje gje: Sigurine. Ne te njejten ane, kemi fituar dhe lluksin e te mos paturit fare ushtri, ose te te paturit te nje force te armatosur krejtesisht simbolike.

Modernizimi i ushtrise qe te kape pak a shume parametrat e kohes, nuk eshte i thjeshte aspak. Kerkon ne rradhe te pare qellim, nje aresye qe te bindet shteti dhe populli qe egziston nje aresye per te patur ushtri after oll. Aresyeja e vetme qe mund te degjosh nga ky shtet, eshte vetem: keshtu e kerkon Natoja. Kemi detyrime ne kuader te Natos dhe angazhimit tone ne te. Nderkohe qe detyra kushtetuese nuk eshte aspak e vogel apo e lehte.

Ne fakt, llogjikisht, ushtria nuk eshte e nevojshme non-stop. Amma, nemos njehere ne shekull, apo njehere ne 20-30 vjet, ushtria mund gjendet ne alarm; nemos per angazhim per mbrojtjen e kufinjve apo eleminuar nje perplasje te tille, per te pakten nje operacion civil; tip - termet, fatkeqesi te tjera natyrore, permbytje etj... Po kjo e fundit eshte njesoj si te kesh nje organizate vullnetare te organizuar mire dhe te pajisur me mjete te domosdoshme.

Kuadri i NATOs... nuk eshte aresye e mjaftueshme per te shpjeguar egzistencen e ushtrise shqiptare.

Nostalgjia e ushtrise se para 20 vjeteve, nuk eshte aresye e mjaftueshme.

Pra, duhet ende kerkuar dhe gjetur nje aresye qe pse Shqiperia duhet te kete ushtri et oll.

Nga ana tjeter... hyrja ne nato; cfare solli...

Ne me teper se cdo gje nga Natoja, ne kuader te ushtrise kemi perfituar vetem kushte te pastra. Modernizimin e armatimit... modernizim i thencin, po hajt, kallashi natos nuk i pelqen, dhe edhe pse e shohin me lakmi, na u dashka njehsuar armatimi. Pra duhet te pajisemi me armatim nga nje vend i natos. Pra duhet te blejme nga ta. Pra duhet te blejme nga kompani private, nemos gjermane, italiane, nemos italiane, franceze ose inglize ose belge ose amerikane... por gjithmone, nga kompani private. Se nuk ka ushtri perendimore qe i prodhon armet e veta me linja te pastra te ushtrise.

Por, ne u dashka ta modernizojme ushtrine, por deri tani, vetem me kontribut shqiptar ka mbetur, ose me ndonje lemoshe qe mund te hidhet prej tyre. Nga ana tjeter, ata na ofrojne trajnim... eh, komedia nuk mbaron kurre. Do nxjerrimne nje ushtri me humoriste, tipike sipas kushtetutes dhe ligjit tone. Ne rast agresioni nga Serbia, do nxjerrim humoristet ne front te pare me detyren qe t'i vdesin serbet me barcaleta! Apo ne rastin konkret, Vanuatun.

Larg qofte dmth, qe ne rast paqeje te perdoret ushtria dhe infrastruktura e saj per te ndihmuar ne  ndertimin e veprave me karakter mbarekombetar; si psh punimi i shtratit te rruges D-K. Apo dhe berja e komplet rruges; merr me qera mjete qe nuk i ke, afron njady specialiste te huaj sa per te dhene nje mendim te jashtem, dhe behet rruga tak-fak... dhe ate nje miljard euroshin e kostos, te pakten cfare mbetet, e perdor per modernizim ushtrie, apo per shkolla. (leri spitalet, sorry, halet, se nuk i prek kush me dore/a.k.a. nuk i 10 kush).

Pra, jemi ne nje kohe, ku dhe ushtria, si cdo gje tjeter eshte thjesht demagogji dhe menyre per te vjedhur para.

Do kisha bere nje ese te pafundme per kete gje, po nuk kam as durim per t'u zgjatur me shume.

 zotrules, ke qene ushtar zotrote, apo si gjithmone flet "teorira" ?

Hajdaro, ushtari nuk flet dot me teorira. Vare vath ne vesh. Ti kur ke bere ushtrine, te edhe dhene nje karabine ne dore dhe vrap te vendi i rojes. Nuk te lihej ne dore ty te mendoje. Ti do mendoje aq sa te thuhej. Dhe po te them nje gje, qe te jesh i bindur, teorirat e mia ty te bejne rreshtore. Jo per te te ulur, po per te te ngritur pak. Se ke bere dy komente ne kete teme dhe asnjehere nuk e ke prekur temen. Nuk e di nese me merr vesh.

 fjala teori eshte ne thonjeza. kjo tregon se as teori ne fakt nuk ben dot, pa njohur diçka me shume se llafet. 

te pyeta a ke qene ndonjehere ushtar, sepse fillove tu fol per ushtrine ne kohe te enverit. 

si dhe per te pare diçka, a eshte e madhe apo e vogel, e ngadalte apo e shpejte, e dobet apo e forte, nuk ka nevoje per mendim, por per SY.

duke qene pra ushtar, ke dhe mundesine e pamjes me te mire sesa ata qe lexojne vetem gazeten, sepse je i vendosur shume AFER realitetit, ne rastin tone atij ushtarak.

hajd shnet !

Duke qene pra ushtar, ta kam thene, nuk kualifikohesh te japesh mendim. Kaq!

Ti qe ke qene ushtar vete, maksimumi qe mund te thuash ketu eshte te krahasosh veten tende me ushtaret e tanishem. Nuk i iken dot kesaj fare, ne asnje lloj menyre. Jo per gje, po aq te lejon ai "SYRI" qe po permend zotrote.

 

shnet pac.

Emigrant !

Une e kam bo ushtrine ne 2001/2002 dhe nuk eshte me ne perdorim Kodi MOrs.

Nje bashkepunim me ushtrine gjermane kishte bere te mundur modernizimin me radio , te disa lloj tipeve .

Prb jane tek diletantizmi i oficereve, akoma miku ben pune ne ushtri , ne nje institucion qe vec detyres   ushtarake , merr dhe vlera te tjera, si respekti/bindja etj etj por ku futen miqte keto vlera nuk jane me.

 

Une jam i mendimit qe me ushtrine kemi gabuar duke investuar aq shume ne kohen e Enverit dhe gabojme dhe sot , ushtria te behet me pagese dhe ata ushtare qe kane qef te shkojne  te behen ushtare te vertet  jo numer plotesues.

Policia ushtarake  ti heqi ata barkderrat .

 

Jo jo, as nuk e kom bo ushtri atje - Zot na ruj, mer. Jon te tjera lloj kujtimesh ato.

Per cfare thu te kuptoj shume mire. Ushtria ne kohe te Enverit ishte rezultat i shume e shume gjonave, qe nuk po du me i rreshtu ktu. Thjesht togfjalshi "popll ushtar" mjafto besoj.

Se c'bohet tani me ushtrine e marr vesh nepermjet peshkut pa uje me s'shumti.

Me t'mira! smiley

 ushtria nuk modernizohet me llafe, as barkderrat nuk hiqen me llafe. 

kjo behet nepermjet teknollogjise. nje barkderr nuk e meson dot helikopterin, as funksionimin e diçkaje te komplikuar. keshtu qe ai eliminohet lehte, prej ATYRE qe keto teknollgjite e reja me te cilat do pajiset ushtria ose shqiperia, do i zoterojne ne te ardhmen. 

tek katunaria, televizori (pajisja me te cilin kompletohet shtepia) e sjell qyteterimin me shpejt sesa komisari i drites.

 Blerja e helikoptereve eshte gjeja me e mire qe mund te beje ushtria. Helikopteri eshte mjeti me efikas per tu perdorur nga ushtria ne ndihme te popullsise civile (sic edhe perdoren pjesen me te madhe te kohes ne gjithe boten) dhe ne raste fatkeqesish natyrore (zjarre permbytje). Aeroplanet nuk hyjne ne pune ne terrenin tone malor, dhe per me teper qe s'ka kush na pushton me. Sea sa i kane blere pastaj dhe cfare maskaralleqesh mund te jene bere ne tender kjo eshte tjeter ceshtje, qe sidoqofte nuk besoj se cudit me njeri.

Personalisht nuk kam ndonje simpati per francezet, dhe buk do te blija kurre ndonje lloj materiali ushtarak prej tyre. Nese do te blesh teknologji te re ble US ose GB, nese do te gjesh lire blej nga Rusi. Te tjerat pastaj jane blerje konjukturale.

Shqiperia blen 79 milione euro helikoptere
19/12/2009 08:55

 

Shqiperia blen 79 milione euro helikoptere

Qeveria shqiptare nenshkroi dje blerjen e pese helikoptereve ushtarake nga kompania me baze te France Eurocopter, nje kontrate qe do t’u kushtoje shqiptareve 78.6 milione euro gjate kater viteve te ardhshme.

Ministria e Mbrojtjes tha se helikopteret transportues AS 532 AL Cougar do te merren ne dorezim brenda viteve te ardhshme.

Prodhuesi i helikoptereve “Eurocopter” u prezantua para dy vitesh nga Kryeministri Berisha si nje kompani qe do te ndertoje fabrika ne Shqiperi.
 

Po ta shikosh pak me lart, e kupton qe ka nja 5 dite qe une e kam prure foton e  AS 532 AL Cougar,

Une ate lajmin e TOP-it e solla sa per te treguar sa para jemi ne te PPU, si nga shpejtesija e lajmit si dhe nga MODELI i te VERTETAVE!!!

 

p.s po ti miku im nuk e di pse nuk u kushton rendesi gjerave!!!

Meqe jemi te rendesia e gjerave, ai qe ke sjelle ti nuk eshte "AS 532 AL Cougar" por "AS 532 SC Cougar". Kane pak ndryshim nga njeri tjetri, poashtu edhe ne cmim. Ai qe kemi marre ne eshte nja 2 miljone dallora me i lire.(AL=21 miljon, SC=23 miljon) Meqe jemi te rendesia e gjerave.

dhe meqe jemi te rendesia e gjerave, ja c'me zuri syri nder te tjera te ai sajti:

Aircraft

8 miljon dallora. Nje alternative tejet joshese kjo!!!

keqyri pak Kamovat e tjere, se ka ca bisha ushtarake aty qe te lun tepeleku.

Aircraft

Nje cmim me Cougarin.

Nje alternative koke per koke me Cougarin ishte dhe kjo:

Aircraft

sikorsky superhawk cyclone. 15 miljon dallora.

Alternativat jane te shumta; nuk eshte se kemi marre me te mirin, as me te keqin, as me te shtrenjtin, as me te lirin... Po eshte teper shtrenjte per nje shtet si ne, ku nuk ka leke te paguhen rrogat e mesuesve dhe ku polici merr rroge bythtallese nga shteti. Dhe per me teper, ajo qe eshte me e rendesishmja, blihen helikoptere ushtarake qe do te duheshin vite te tera debat intensiv per te na bindur per nevojshmerine e tyre.

E theksoj dhe nuk arrij ta theksoj dot sa duhet:

KY ESHTE LLOJ HELIKOPTERI QE NUK DUHET ABSOLUTISHT FARE PER NJE SHTET TE PERMASAVE TONA - NJE PELLEMBE. TE KRIJOHET INFRASTRUKTURA E TRANSPORTIT TE TRUPAVE. KAQ E THJESHTE. TE RINGRIHET, JO TE NDERTOHET. E NJEJTA GJE NE KOHE TE ENVERIT KA QENE 15 MINUTA, DERI NE 2 ORE PER MOBILIZIMIN TOTAL TE TE GJITHE POPULLSISE SHQIPTARE DHE DISLOKIMIN E TYRE NE VATRAT KU DUHESHIN.

Dhe, nese do flasim per budallalleqe qe paskemi blere lobing, nuk na duhej fare lobing nga Franca qe eshte harramja e NATOs per vete. Dhe nuk e besoj absolutisht, per asnje moment qe Franca te na kete vene ndonje kusht te tille apo qofte dhe te na kete lene ta "kuptojme" "disi"... Jane insinuata te kota. As nuk i rruhet fare Frances nje 80 miljone dollareshe nga Shqiperia, bile as 1 miljard dollare apo euro... sa nje qime sume i ka.

 79 milion euro per 5 helikoptera, m'duket shum shtrenjte. Ndoshta mund te kene diçka plus/teper nga helikopterat e tjere, ose paguhet per arsye lobimi, politike. 

Unë mendoj se helikopterët duhen. Qoftë për survejim, qoftë për të ndihmuar në raste aksidentesh në zona me terren të vështirë, qoftë për të transportuar ndonjë të plagosur (apo ministër), helikopterin do përdorësh. Nuk është se kanë blerë Apache, këto duken që janë më tepër për transport.

  79 milion euro per 5 helikoptera, m'duket shum shtrenjte.

na plasi bytha ne demokrateve se ty socialistit (ose specialistit) po te duket shtrenjte  lol

Une them qe po na kthyen kusur francezet, ta blejme super attach ose superglue, ose MASTIC qe te ngjisim ca bythe te plasura... se do kete raste te tjera/reja qe duhet te na plase megjithmend... smiley

 nuk eshte vetem ne qe kemi blere TE NJEJTIN TIP helikopteri. kete siduket e kane edhe aviacionet e slovenise dhe bullgarise. ja ca foto :

http://jetphotos.net/showphotos.php?aircraft=Eurocopter%20AS%20532AL%20Cougar

kjo tregon qe mund te jete helikompter shume i mire sa i perket terrenit te vendeve tona malore, mjaft te ngjashme. smiley

gjithashtu franca ben nga avionet me te mire te botes. e kane shpik (ose kane qene nder te paret) kete veglen jo per gje.

 Alternativat jane te shumta; nuk eshte se kemi marre me te mirin, as me te keqin, as me te shtrenjtin, as me te lirin... Po eshte teper shtrenjte per nje shtet si ne, ku nuk ka leke te paguhen rrogat e mesuesve dhe ku polici merr rroge bythtallese nga shteti. Dhe per me teper, ajo qe eshte me e rendesishmja, blihen helikoptere ushtarake qe do te duheshin vite te tera debat intensiv per te na bindur per nevojshmerine e tyre.

per te mos thene qe keto rreshta me duken si te jene postuar nga robot, tip google, po shtoj kendveshtrimin tim, qe ashtu si tendi avancon duke mos pasur asnje element mbeshtetes zyrtar perveçse fantazise se trurit.

shqiperia u fut ne Nato. ushtria e saj ma ha mendja subvencionohet nga NATO per modernizimin e saj. keshtuqe keto helikopteret qe ushtarake kane vetem emrin (po te nisesh nga fotot), se mund te perdoren fare mire per operacione civile, ne fakt i financon NATO.

dmth ndodh ajo qe shohim shpesh, te huajt qe mbajne NATON me buxhet (e qe do t'u hynte ne pune ne rastin e ndonje lufte boterore), i blejne vetvetes. pak a shume si ndihmat ose borxhet qe i japin shqiperise, me te cilat paguajne specialistet e shumte qe sjellin tek ne. patjeter qe plot shqiptare perfitojne materialisht (bakshishe ose rrushfete te majme).

tjeter, per keto lloj aparatesh ne nuk kemi as personel te kualifikuar. me siguri qe pilotet do te jene te huaj gjithashtu.

Rama flet per krize ekonomike , nderkohe Berisha blen 5 helikoptere Franceze !

Kush nga keta eshte i cmendur , se njeri duhet te jete me patjeter duke u bazuar ne kete fakt ?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).