Repete`

Meqe tema e hapur nga hurbinek pati njefare interesi te dukshem dhe te padukshem (me kete rast flm hurbo per ngacmimin qe na dhe si dhe per sinqeritetin tend kur i dhe kredi LeFigaro-se), mendoj qe pse jo, ta vazhdojme me tej kete gje, kush ka qejf, nerva (dhe pare mentelektuale) jo me me ndonje fjali si tip lokomotive, por me ndonje situate. 

Tani, situatat mund t`i propozojme te gjithe e mund te jene te ndryshme, por mendoj qe do ishte mire te jete nje situate e befte, e percaktuar disi, nga e cila mund te perftohen shume gjera sipas qejfit dhe midese se gjithkujt ketu.

Po them njeren, pastaj te dale ku te dale: Naten vone gjeni papritur e mu ne dhomen e ndenjes a gjumit (ku te doni) nje njeri te armatosur me thike, e me maske ne fytyre, pra me shume gjasa hajdut, me potencialin per t`u bere kriminel nese do i paraqitej nevoja. Ky do ishte fillimi i sajimit. Per te tjerat, si t`ju vije per mbare.

Flm paraprakisht.

101 Komente

Ne ka gje qe mund ta them me siguri keto kohe te fundit te kesaj jetes sime te gjate e te merzitshme, eshte se jo te gjitha te keqiat vijne per keq. T'ju sqaroj. Une banoj ne rrugen 17 te shetitores "Endrra ne Shishe". Kam lindur dy blloqe me tutje, por kam 67 vjet qe jetoj ne te njejtin apartament me dy dhoma te vogla te veshura me leter muri qe e blej cdo 6 muaj: nje leter roze me lulka bojqielli. Nuk eshte krejt e sakte te them se njoh ke kalon perdite ne rrugen perpara dhomes sime te gjumit. Une di c'ngjet neper shtepite e tyre. Ngase kam nje fytyre te bute e deri-diku te durueshme, nje fytyre te zakonshme qe inspiron vetemse besim njerezit vijne shpesh e me deftejne hallet e tyre. Une i degjoj me vemendje per 2-3 ore dhe ndonjeri prej tyre me jep ndonje leke. Ne nje fare menyre, jeta e tyre eshte puna ime. Paguhem per te degjuar. Im shoq ka vdekur 24 vite perpara nga nje pezmatim i fshikezes se temthit (kirurgu i tij ishte nje burre tmerresisht i bukur, edhe pse pak i mefshet). Para dy vitesh, jeta mu be disi interesante me vdekjen e dy emigranteve polake ngjitur meje dhe ardhjen e nje cifti te ri 35 vjecaresh. Gruaja kishte nje fytyre prej pule shqerake, qafen e gjate dhe pak te zhveshur nga floket. Simpatike, me nje fjale. I shoqi, ndryshe nga c'do pritej nga nje grua e tille, ishte nga Portugalia. Kesisoj, kishte nje lloj rotunditeti ne fytyre dhe ne trup qe sikur e shkurtonte pak. Sidoqofte, mua nuk do te me kishte rene nder mend per ta sikur te mos i gjeja nje dite perpara deres sime, koken e njerit tek supi i tjetrit me porte te shqyer.

---

(lost, do e vazhdosh?)

(nashi, futet ajduti, se porten se kan kot te shqyer kta)

Pezmatim i fshikezes se temthit, jo shaka, jerusalem. smiley E vazhdoj kushedi me vone. Rrofsh qe shkruajte.

Nderkohe kush te doje ose mund ta vazhdoje, ose te hape tjeter.

Lost, pa dashur ta prish festen, a mund te jete pak me e gjere tema? Psh: "Tregimet e dimrit", "Vese dhe virtyte" smiley , "Tregimet e ujit" ?

Ky eshte njefare ushtrimi, dhe si i tille i sforcuar, Finisterre. Nese mendon qe eshte me mire te zgjerohet tema dhe festa bashke me titujt qe permende, pse jo... smiley

Ishte thjesht ide Lost: per te marre pjese ne debat ose qofte edhe per te shprehur interesin tim rreth argumentit.

(vazhdimi hapesit)

....E pashe. Edhe ai me pa.
Shume vone per te bere nje hap mbrapa.
Nderkohe qe ne mendje me kalonte gjithshka qe do te beja te nesermen, dhe qe kishte shance te medhaja mos ti beja kurre, paralelisht po mendoja : po tani çfare te bej ?
Sa shume do duhet te gerthas qe dikush te degjoj, qe ky dikush te vij te me ndihmoje, dhe sa sekonda do i duhen atije te me heqi qafe.
Mesa duket paska mare vetem gjera te vogla qe futen neper xhepa, asgje e madhe afer tija.
Sme duket se e kapa mat. Po atehere çfare po pret ? Pse ska ikur ?
Skenari 1/ ...mund te me vrasi
Skenari 2/ ....do me vrasi
Skenari 3/ ...para se te me vrasi, do doje diçka perderisa pret.

Pse une?
 

...........

Sidoqofte, mua nuk do te me kishte rene nder mend per ta sikur te mos i gjeja nje dite perpara deres sime, koken e njerit tek supi i tjetrit, me porte te shqyer. Nga jashte mund te shihja sesi ishin shkaterruar dollapet, rrobat kishin dale ne korridor. Jasteket e divaneve ishin kthyer permbys, tryeza dhe karriget ishin rrezuar mbi parket dhe televizori ishte ndezur tek MTV.

- C'ka ngjare? - i pyeta, me shume per miresjellje.

Deri diku e imagjinoja se per cfare behej fjale. Ne te tille gjendje kam pare vetem pak here ne jeten time. Hera e pare ka qene ne 1967, ne kohen kur Beatricja, kunata ime filloi pune si shitese vajguri ne rrugen "Shamite e Valevitura". Them se ajo gje e vuri ate grua te bute perfund. Jo vetem qe vinte ne shtepi duke mbajtur era fitila, por edhe nisi te abuzoje me benzinen se ciles i thithte avujt. I shoqi dhe im vella nisi procedurat e gjyqit se ndarjes. Une ate kohe jetoja me time me, nje grua e perpiluar sa duhet per te perballuar nje njeri si puna ime. Burri, e thame, me kishte vdekur.  Kur e mendoj: pas 13 viteve martese cka ishte me lirike tek historia e tyre nuk ishte fakti se ime kunate (shigjetari si shenje) tentoi dy here overdozen me vajguri, porse se nje nate perpara vendimit te gjyqit per ndarje ajo mberriti ne shtepine time dhe me tha me nje ton te bute dhe paluhatshem:"Shpresoj qe te vdesesh sa me shpejt. Ti dhe jot eme. Ti me tet eme me ndave nga im shoq". Une e degjova me qetesi kurse ajo vazhdoi duke share po aq permbajtur. Ne nje moment te caktuar, une e nderpreva pasi duhej te shkoja tek dentisti. Nuk mund te bisedohej me ate ne ate gjendje, keshtu qe u perpoqa te mbyllja deren. Ne kete moment ajo nxorri nje pistolete te cilin ia drejtoi mamase sime e cila ate kohe po flinte ne kanapene ngjitur me biblioteken, me macen ne preher. Ajo e shkrepi pistoleten, plumbi goditi nje liber pikturash te Salvador Dalise qe e kisha blere ne Basel, prej aty shkaterroi nje shandelier trashegim nga koha e Rusise. Nga shkeputja e shandelierit, muri i tavanit u prish i gjithe dhe e zuri macen tone poshte. Tavani ra me rrapellime mbi dollapin e pijeve dhe sendukun ku zakonisht mbanim frutat e thata, me te cilat nena ime na gatuante te dielen nje haje te posacme. Une dhe Beatricja shihnim te dyja sesi shkaterrohej shtepia ime here ca nga ca e here shume nga shume derisa me ne fund, plumbi u ndal ne zemren e nenes sime tetedhjetegjashtevjecare.

Pra, kjo ishte nje nga ato heret kur kisha pare nje situate te ngjashme me kete qe kisha perpara syve.

Atehere, ....

------

(nashi, duet te flase buri, te na defteje ca ngjau. them un. se si shum po e zgjat)

Jeru, pak vazhdim ketu:

"Nuk e di me siguri cfare ndodhi dhe pse," tha portugezi ashtu sic ishte i perqafuar me te shoqen e bukur, njeri rrumbullakesisht fantazmagorik, e tjetra pothuajse e fildishte, akoma si ne prag te alivanosjes. Ngjanin si peme te ngaterruara perdhunshem qe prej lindjes. Jo me kot me qenkesh kujtuar Beatricja; prej tyre vinte nje ere e forte vajguri, dhe vetem tani e pashe qe gruaja i kishte rrobat te qullura, nen te cilat lekura, me siguri akoma me teper e bardhe se ai henezim qe i kishte kapluar fytyren, duhej te kishte filluar te rudhosej e tkurrej e bere kokrra kokrra, ne mos nga e lagura, nga i ftohtet qe hynte me shkulme prej dritares se shperthyer. 

Jo me kot me qenkesh kujtuar Beatricja; prej tyre vinte nje ere e forte vajguri, dhe vetem tani e pashe qe gruaja i kishte rrobat te qullura, nen te cilat lekura, me siguri akoma me teper e bardhe se ai henezim qe i kishte kapluar fytyren, duhej te kishte filluar te rudhosej e tkurrej e bere kokrra kokrra, ne mos nga e lagura, nga i ftohtet qe hynte me shkulme prej dritares se shperthyer.

- Mundohuni te qetesoheni, - ia bera, - Po ju degjoj. C'ndodhi?

Burri ngriti syte e tij portugeze, veshtroi nje cope here te mire nga e shoqja e tij e cila hoqi ne zemer, tundi koken e tij portugeze e shtroi floket e tij, portugeze edhe ata. U gelltit nje cope here, si per te fshehur ndonje lot dhe tha "Jo te gjithe te keqiat, vijne per te keq." E shoqja tundi koken si per te aprovuar. Edhe ajo kishte te njejtin mendim. Edhe pse mund ta dalloje mishin e hequr zhallatke mu pernen sqetull, ajo vazhdonte te mbante nje fytyre optimiste, te cilen nuk kishte ere vajguri qe mund t'ia ulte nurin.

- "Une hyra ne dere,- filloi rrefimin e tij burri i ri, - njesoj sic bej cdo dite te Perendise. Ne pune nuk kisha shkuar edhe aq mire, por kisha nje lloj gezimi s'kam pse ta fsheh, pasi sot kishim diten e taves. Ime shoqe eshte nga Jugu (ajo ketu aprovoi me koke). Keta e qajne koken e qingjit dhe ime shoqe ma njeh koken mua. Keshtu, i gezuar kisha marre edhe nje dore sallate. Them se ishte nje nga ato ditet e bukura te jetes, ne nje nga ato ditet kur kraharori eshte plot me dhimbsuri per racen njerezore e per planetin, kur nuk te duket se ecen porse se ngrihesh, ngrihesh dhe zhvendosesh disa cantim mbi toke, kupton? c'te them, ndjesi e cuditshme lumturie, me te cilen te them te drejten nuk isha mesuar edhe aq. Keshtu, hyra ne dere. Ime shoqe, me priti buzagaz dhe ma beri me koke per nga koka qe piqej ne furre. Bashkuam kokat, domethene u puthem. Ishte pikerisht ne kete moment te befte dhe fatzi qe nje popel guri fluturoi mbi kokat tona dhe u perplas ne murin perballe. Pas disa momentesh, ia behu i mbuluar nje koke me kapuc te zi e ndjekur nga nje trup i veshur me rroba te zeza, trup i cili perfundonte me nje dore ne te  cilen vetetinte nje thike me doreze te zeze. Nuk e njihnim dhe nuk kishim si ta njihnim." Gruaja tundi koken....

Eshte shume e cuditshme sesi askush nuk e mbaron kete tregim, mendoi edhe hajduti ne koken e tij. Ky njeri nuk vidhte hakshe-hakshe, porse perpiqej vazhdimisht e pada` per t'i krijuar vetes ndjesine e ngrohte te nje shtepie. I rritur jetim, atij iu be zakon te perdorte kuzhinen e shtepive ky hynte, te lahej me kujdes e perkushtim ne banje, te nderrohej me rroba te pastra, te vishte pandoflat e buta per pak ore - perpara se te dilte per t'iu rikthyer jetes se tij te zakonshme, si mesues i gjuhe-leximit ne shkollen "Idealet e humbura".

Ne fakt, ai nuk e kishte planifikuar fare te shkonte tek shtepia e ciftit. Fati i zi e desh qe nje femije tek e pa tek ngjitej per te hipur drejt nje shtepie ne katin e 4t. Femija mori nje popel te madhe, te cilen ia verviti mesa fuqi kish. Guri i ra xhamit te penxherese dhe hajduti humbi ekuilibrin. Duart me te cilen mbahej ne parvazin e siperm iu drodhen dhe graviteti e terhoqi lehte por pashmangshem te binte ne dritaren e katit poshte. Ne mes te dhomes ku qelloi te binte, ishte nje cift qe sapo kishin puqur kokat. Ne cep, ishin nje pale pantallona e rreze tyre nje shishe benzine - me shume gjase per te pastruar njollat e grasos. Gruaja u tmerrua kur e pa dhe nisi te ulerinte me te madhe. Nuk kishte gje qe e bente te pushonte, dhe ai u rrek njehere me fjale e pastaj rrembeu nje thike qe vinte era gogozhare. Gruaja e humbi fare pusullen dhe bashke me te edhe zerin, u shastis fare, fytyra iu zverdh pastaj iu zbardh fare. U desh te thithte pak lecken qe mbante ne duar, qe te vinte serish ne vete. Gruaja, nje grua e bukur pavaresisht flokeve, mori shishen e benzines dhe ia hodhi vetes. "Do t'i ve flaken vetes tha", dhe mori vrull per ta perqafuar me ne dore nje cakmak qe u ndodh atyperaty (shenim i autorit: kete e bejme qe te na dale tregimi dhe te na realizohet  lidhja me beatricen ne puntaten II). Ne kete situate vrapi te gruas pas hajdutit u perfshine te gjitha orendite e shtepise - Geronimooo!!!! -  nje rremuje qe, sic do thoshte me vone agjenti i kompanise se sigurimeve "Pirati i Zemrave", shkaktoi nje dem "te papare". Hajduti perfitoi nga rasti kur burri leshoi pertoke tufen e sallates per te marre nje shkop bejzbolli dhe iku nga dritarja e shqyer, prej nga era frynte me shkulme te medha.

- Kaq ishte e gjitha? - pyeta une.

Burrin e kishte zene gjumi. Gruaja me tregoi se gjendja e tyre ishte e mjerueshme. Ai vuante nga cerma, si dhe kishte nje problem neper vende flagrante per te cilin i kishin keshilluar te mos tentonin kurre te kishin femije. Tani kishin edhe demin e shtepise, per te cilen parashikohej te hynin egersisht ne borxh.

I thashe se ne ka gje qe mund ta thoja me siguri eshte se jo te gjitha te keqiat vijne per keq. Sidoqofte, mire eshte, - shtova- te mbahet perhere ne shtepi nje shishe benzine. U propozova te jetonin me mua. Te pakten, keshtu isha e sigurte se nuk do me linin 3 dite perpara se dynjaja te merrte vesh se kisha vdekur. Jetojme bashke tani ne apartamentin tone te vogel ne rrugen "Endrra ne shishe". Jemi te lumtur.

Meqë ndodhi dje, sot mendojmë për të sikur të lace>kishlace>te ndodhur dje. Nuk kanë kaluar ende 24 orë nga ai zgjim i çuditshëm, por është e qartë për ne se ndodhi dje. Meqënëse ndodhi dje, nuk mund të bëjmë asgjë që të mos e lejojmë të ndodhë, veçse të mos mos tate>lace>flalace>tate>sim më për të. Nëse gjërat do të kishin ndodhur, ashtu si mund të ndodhinin, atëherë ajo do të lace>kishlace>te qënë një ndodhi tragjike. Ndodhi tragjike nuk pati, ndaj na vjen mbarë të mos mendojmë më për të. Megjithatë ne u zgjuam çuditshëm dje dhe pa kaluar ende 24 orë e kuptojmë se ndodhia e djeshme, lace>kishlace>te diçka nga e sotmja të shkruar në të. Një mesazh të cilin ne, duke mos pasur asnjë mundësi të ndalojmë atë që ndodhi dje, kemi zgjedhur të mos e përmëndim. Kemi vendosur të mos flasim për asnjë zgjim të çuditshëm me ndjenjën se kemi harruar hekurin në prizë dhe se çdo gjë e jona mund të lace>kishlace>te përfunduar në hi, dje, apo kurdoqoftë që zgjimi i çuditshëm ndodh. >>

Kemi vendosur gjithashtu që të mos mbajmë më hekur në shtëpi.>>

 

Unë të mbyll një plagë, ty të hapet një tjetër – tha doktori. – Punë muti. Nganjëherë uroj me vete të lace>kishlace>e vdekur me kohë. Ty sikur të ka bërë perëndia për të kundërshtuar mjekësinë. Ky art, kjo shkencë, nuk ka njohur dështim më të madh se ky. Në parim, ti je një rast i thjeshtë, në princip them. Në praktikë, më mire ti lace>kishlace>e mbetur në duar ndonjë tjetri. Me kohën që humbas për ty, do të lace>kishlace>a shpëtuar tre njerëz, mbase katër – pesë. Ti më heq çdo dëshirë për profesionin tim. Të siguroj se sikur edhe turp të të vijë nga vetja, nuk më lehtëson aspak. Edhe me faj po të ndjehesh për gjëndjen tënde kjo nuk mund me ndihmon sa duhet. Nëse një ditë përfundon nën rrotat e trenit, atëherë po, ky do të ishte shpëtimi im. Megjithëse, mbase edhe atëherë do të më kërkonin të të ngjall nga vdekja. Ti vetëm do që të më shohësh duke vuajtur. Deri sa një ditë të vdes e të shkoj përpara teje. Këtë do ti. Me çdo plagë që të hapet, ti ma shkurton jetën. Këtë bën ti. Qesh?! Mos qesh! Ja, zëre se vdiqa. Jam i sigurtë se asnjë plagë e re nuk do të të hapet paskësaj. U lodha me ty. E fundit herë!

>Të siguroj se të gjitha gratë janë njësoj, - vazhdoi pas një pushimi. Mi-m-imi - ma-ma-ma. Tani kthehu të shohim plagën tjetër.>

Të siguroj se të gjitha gratë janë njësoj, - vazhdoi pas një pushimi. Mi-m-imi - ma-ma-ma. Tani kthehu të shohim plagën tjetër.

Plaga tjetër ishte një plagë e kryer gjatë një kthimi të vonë në shtëpi - unë nuk arrita dot të mbahesha prej dere, i bërë tapë - dhe po aty, ku supozueshëm duhej të villja dhe ku ime shoqe pat bërë një tip shigjete fosforeshente, (me fosforin që përdoret për xhaketat e policave ashtuqë kur të hyja në derë të dija ku të villja) e pra mu përbri shigjetës, u rrëzova keqazi dhe theva dy brinjë.

Doktor, lejoni të them dy fjalë. Atë kohë jepja mësime të italishtes në Moskë dhe ishim katandisur keq, mezi arrinim të paguanim faturat e muajit, kur ime shoqe, kazakja më e shkathët që kam njohur ndonjëherë në jetë, më kishte rregulluar një punë si mësues jashtëorari në një shkollë të mesme. Puna si mësues nuk është e keqe, mjaft ta shohësh me syrin e duhur.  Plus që, të punoje si mësues italishteje në Rusi kishte avantazhet e veta. Përveç se ishte një punë të cilën natyrisht nuk mund ta bënin të gjithë, nga ana tjetër ishte e pakontrollueshme, gjë e cila më lejonte të jepja budallallëqet e rastit. Në fakt, dhe i mbahem ende këtij mendimi, në ka komb me vesh më të mirë për muzikë e më të keq për gjuhët e huaj, ky është tamam populli artistik rus.

Pra, nuk ishte edhe aq keq. I vetmi problem, të cilit edhe sot nuk kam arritur dot t'i jap dum është sesi kishte mundësi përpikmëria e përbindshme me të cilën të gjitha nxënëset e orareve jashtëshkolle më qëllonin të një shëmtie tematike. (Të më falni nëse mendoja ashtu në atë kohë  - atë moshë isha mjaft i dhënë mbas vajzave të pashme.)
E pra, sa herë dalë në qytetin tim të ngrirë dhe më qëllon të shkoj në ndonjë lagje të humbur për gjithë dynjanë, me siguri do të gjej ndonjë godinë të shpëlarë, në të cilën kam dhënë mësim. I mbaj mend të tëra nxënëset e mia. Shumicën sic e përmenda për shëmtinë e tyre penale, kurse pjesën tjetër ngase shoqëroheshin nga ndonjë grua më e bukur se to. Kur ndodhte që këto të fundit (mama ose motra) hynin në dhomë për të sjellë ndonjë gotë çaj, unë mezi prisja rastin t'i bëja përshtypje me ndonjë fjalë italisht, që të rrinin më shumë tek pragu. Më vinin menjëherë në gojë fjalë të mëdha si felicita, mangiare, olivo, amore. Por kjo është një histori tjetër, që mund t'ua them në ndonjë rast tjetër, në qoftë thënë.

***
Kështu pra, kaloj rrugëve të qytetithit tim nëpër ndonjë lagje të frikshme edhe them me vete:”ja edhe këtu kam dhënë mësim” - to be contd smiley

"Asgje, asgje nga keto qe me thua, nuk mund ta zbehe neverine qe kam per personin tuaj, edhe pse jam i ndergjegjshem deri ne fund qe po tradhetoj ne menyre flagrante betimin hipokratik te zanatit," tha doktori, duke ngjeshur gishtat neper plage, ashtu si ata peshkataret qe rremojne per krimba neper faqet e qullta te ndonje bregu kenetor. Pastaj, duke pare dhe ndjere reagimin e tjetrit, me sakte mos-reagimin e tij, ashtu sic ishte i kthyer ne brinje, doktori vazhdoi me me vrull: "Madje ky qendrimi juaj, ky karshilleku qe i beni dhimbjes duke mos renkuar, edhe ketu me duhet te pohoj qe nuk ua kisha mpire plagen asfare, me bind akoma me shume per jo-njerzillekun e qenies tuaj; c`me perrallisni per femrat e pashme a jo?! Jeni i verber?! Idiot me dashje?! Hajvan ne rol?! Bashkeshortja juaj, jam i sigurte si gjithe femrat kazake simpatike ne pergjithesi, ajo ju vjen hakut! Qen! Me kot ve shenja me fosfor ajo? "Vill ketu!" 

E ne nje nga keto kalime, ngjau ajo qe ia kam pasur friken gjithmone : te me ngaterrohet realja me te trilluaren. Me ka vajtur shpesh ndermend se ç'do te ndodhte me mua nese nje nate, duke u kthyer pas nje pije te hareshme mes shokesh, une te hasja ne nje rrugice te ngushte vete Gwynplain ! Po, vete njeriun qe qesh te Hugos. Mbase ju vjen per te qeshur, por e kam perfytyruar shpesh nje takim te tille. Megjithate, fati do te ishte disi me dashamires me mua sepse ne kalimin qe po permendja, pasi kisha shetitur neper dyqane ne kerkim te nje lodre per femije (po, me pelqen te luaj me lodra), degjova tingullin e kthjellte te nje piano qe vinte nga krahu i djathte, lart ne nje ndertese te vjeter te shekullit te kaluar. U ndala. Melodia vinte deri tek une dhe me kujtonte nje vajze qe e kisha njohur dikur ne France, nje melodi e Puçinit. Atehere u rreqetha. Sepse isha pikerisht ne njeren prej novelave te Turgenievit ku ai turbullohet aq keq nga dritherimat e nje kitare ne dritaren e nje nate vere ne nje qytet te Italise. U ndala dhe mbajta vesh. Melodia me solli perpara fytyren e vajzes se njohur dikur, dhe kembet, pa e kuptuar as vete, me drejtuan per nga hyrja e nderteses. Ate çast, muzika pushoi dhe nje vajze e re doli ne dritare, nje cigare ne dore. Nuk ia pashe fytyren te plote, por silueta e saj me ngjante tmerresisht me ate te vajzes nga Franca. Nuk i fola. Ajo me pa nje cope here, e thithi cigaren dhe u fut brenda. Drita u fik duke ia lene vendin nje qiriu te dobet dhe muzika mori serish. Nuk levizja. Muzika pushoi dhe vajza doli perseri ne dritare. Kesaj here, mungesa e drites se forte nga pas beri qe t'ia shoh fytyren nen shandanet e rruges. Ishte ajo, vajza qe e kisha njohur dikur ne France. I thirra. Ajo me veshtroi, nuk foli, u terhoq prapa me nje levizje te lehte te kokes nga lart, nje psheretime erdhi deri ne veshet e mi dhe dritarja u mbyll.

Mos valle isha ne novelen e Turgenievit dhe jo aty, vertet, ne ate nate vjeshte ? U ktheva dhe vazhdova rrugen. U ndala ne nje bar, rrekelleva dy uiski, dola. Te nesermen u zgjova vone. U vesha dhe dola. Vajta perballe nderteses, nje kamion i madh po ngarkonte ca plaçka. Prita. Me ne fund, vajza doli. I thirra. Ajo shtangu, picerroi syte, tundi lehte koken, ngriti supet dhe u ngjit ne makine. E ndoqa me veshtrim, por ajo u zhduk.

Turgenievi rikthehet ne fshat. Pas dy javesh, ai sheh drite ne nje shtepi menjane fshatit, nje drite e çuditshme sepse aty nuk banonte askush. U ngrit, u vesh, bente nje acar i zi, hena shndriste e ftohte, e larget, skermitese, u afrua tek shtepia. Pa nga jashte gardhit. Nje hije rrinte ulur tek shkallet, menjane deres. I thirri. Hija ngriti koken. Ai shtangu. Njohu sherbetorin e dikurshem te po asaj shtepie, te vdekur qe prej vitesh. Hapi gastojen dhe u fut ne kurt. Hija vazhdonte ta ndiqte me sy. U ndal para saj. I foli :

- U bene kohe qe nuk te kam pare... Ka ardhur Zonja ?

(to be continued)

- Absolutisht, nuk duhet të keni respekt për mua. Atë bisedën e grave, e bëra ashtu që të kuptohet sa shumë vuaja, në një vend me ndjeshmërinë minimale karshi gjuhëve të huaja. Dhe po, jam tërësisht i mpirë.

Jam një hajvan i vërtetë, dhe këtë e kuptova që në momentin kur ime shoqe u largua prej meje. Mbaj mend, sapo kisha thyer brinjët, kur ajo u dha në derë me një qytetar të posacëm, më tepër trupshkurtër sesa i shkurtër, me një palë pantallona bojë veje që mbërthenin përreth belit një këmishë të bardhë, prej nga trupin mund ta ndaje në katër pjesë të barabarta, bazuar mbi tirandat ngjyrë kafeje - gjithë e gjithë, nëse pranojmë se kishte mustaqe, do na duhej të shtonim se ato nuk dukeshin, sic në përgjithësi vërehej një mungesë e ndjeshme e popullimit me këto anekse të lëkurës sa të domosdoshme, po aq edhe estetike për një burrë-  një nga katër pjesët përmbante një çantë meshini, mbushur me gjëra, të cilat nuk pata mundësi t'i shquaja. Plagët e trupit doktor, qenkan ku e ku me të shpirtit.

Ime shoqe foli: Unë dhe Harilla, domethënë ne, do të jetojmë bashkë.

Doktori fiku driten per here te fundit. Eshte koha per nje fillim te ri – mermeriti dhe ndezi driten per here te pare. Iu afrua krevatit me nje levizje qe nuk ishte as levizje, as ecje, as vrapim, as fluturim.

Doktor, une vij nga qyteti ku burrat dhe grate qendrojne veçmas ne rradhe. Nje gra, nje gru.

Nje grua, nje burre – e korrigjoi doktori.

Ah, po me degjon – vazhdoi Harullai – Por megjithate kurre nuk e kam kuptuar pse ne fund te rradhes ia lejojne vetes te blejne kastraveca ne sy te njeri-tjetrit.

Çfare thua? Kjo nuk eshte e vertete – e nderpreu doktori. Ai qytet ishte 30 vjet me pare, sot nuk eshte me.

Ah, tani qe kam vemendjen tende doktor, me lejo te perfundoj historine mbi jeten time ne Rusi. Atje siç mund ta dini ben ftohte. Njerezit atje i veshin palltot se prapthi, astari te mbron nga era dhe leshi te ngroh me ferkimin mbi lekure…

Gjepura!– nderhyri doktori.

Me se fundi ti po me degjon me kujdes – verejti Harullai dhe terhoqi mbulesen me kemben e mbetur. Degjo, problemi i rusëve eshte gjuha. Sekreti i vuajtjeve dhe keqkuptimeve te tyre eshte ne gjuhen e tyre. Ata jane njerez te tjere nese flasin nje gjuhe tjeter..

Ti po flet perçart – e nderpreu serish doktori. Ti po flet me perçart se Hitleri, vazhdoi doktori me nje jopendese guximtare.

Doktor, jam me fat qe kam vemendjen tuaj me te madhe, - tha qete-qete Harullai. Shiko, une atehere shkrova edhe nje poezi, - vijoi edhe më, qete-qete. lace>Polace> ashtu qete-qete nguli syte ne tavan dhe filloi te recitonte qete - qete:

 

Sot kuptoj me shume se dje

Si prej nje gjuhe te huaj

Fjalet zhvishen nga kuptimi

Ne vende te tjera fjalet i perkedhelin ndryshe

Dhe ndryshe i rrahin

Por atyre njesoj u dhemb

Ketu,

Ketu

Dhe ketu.

> >

Doktori peshtyu ne toke. Te pakten tjetri ashtu mendoi; doktori peshtyu ne toke. Dhe u largua permidis nje vrime ne tavan. Nje vrime qe u zgjerua persedyti kur doktorit iu desh te kthehej per te marre ç’lace>kishlace> harruar ne ikje, oren, unazen, perparesen dhe njeriun brenda saj. Te shkretat gra te doktoreve – peshperiti Harullai dhe u ngazellye per vargun pasues: ne Rusi me therrisnin Harilla.

 

Doli perjashta. Dielli shndriste shume dhe pak nxehte - shndritja i detyrohej edhe pasqyrimit te gjere te drites faqe bores lebyrese. Kalimtaret dukeshin e zhdukeshin, humbnin dhe gjeheshin, zhyteshin dhe pluskonin neper shkelqimin e bores, nderkohe qe dielli ishte i ftohte siper kryes e bora edhe me e ftohte poshte kembeve. Llambit nuk i pat ecur me doktorin, ai nuk e kish besuar, nuk kish besuar asgje prej atyre qe i kish treguar per Harillen - madje, me vete te tij, doktori kish menduar fshehtas se Harilla dhe Llambi , madje edhe gruaja kazake, ishin i njejti njeri, nje fare Shiva, Brahma dhe Vishnu i Siberise - e pra, duke qene se nuk i kishte ecur me askend, hodhi syte rreth e rrotull, dhe aty ku besonte se pati vetem bore, i doli nje ndertese, ekzistencen dhe qellimin e te ciles do te mund t'jua shpjegojme vetem ne kapitullin XX per motive per te cilat ju lypim mirekuptim paraprakisht.

Ndertesa ishte e lyer me te bardhe, dhe shquhej me se miri ne mes te pejzazhit siberian, per arsyen e vetme dhe te thjeshte se ne pragun e saj ishte nje njeri i cili hante ullinj te zinj.

"si e ke emrin - pyeti njeriu syulli duke ngrene ullinj te zinj"

"Harilla, - iu pergjigj burri i ri. Me quajne Harilla dhe kam vendosur te behem budist."

"Budist i thencin", mendoi me vete. Neper stepa nuk ka meditim. Ka vetem fryme hyjnore, nga ajo fryma qe leshojne qente e slites. Po sikur te isha gagac, a do te me jepnin leje te flisja? Do flisja i lumtur po te me merrej goja, do te dukej sikur me jane dehur mendimet ne taverna te shtrenjta. Ah nuk flitet per taverna, ketu qemtohet per shtreter me rrota e fantazohen doktore me sytjena esha.

"si e ke emrin - pyeti njeriu syulli duke ngrene ullinj te zinj"

"Harilla, - iu pergjigj burri i ri. Me quajne Harilla dhe kam vendosur te behem budist."....

Harilla! Budallah i Madh! – brofi në këmbë syulliu, dhe rrëmbimthi u përplas me gjoksin në tokë, harkoi njërën këmbë pas shpine dhe u ngurtësua në pozicion akrepi. (shkrimtari BB na sqaron se Budanët ishin nje bashkesi burrash e cila jetonte mijeravjet te shkuara ne paqe duke ngrene ullinj dhe pertypur kurora ullinjsh. lace>Polace> sipas BB, i pari i tyre, Budallah thuhet se ndertoi qytetin Budva, ku ende njerezit vazhdojnë ritet e tij duke u futur ne det per te çliruar trupin nga zjermet e lakuriqsis&eumlsmiley >>

Ullinjte u shperndane përdhe dhe u rrokullisën ne fate të ndryshme derisa dora e Harillës i mblodhi qetësisht një nga një. Harilla ngriti një kokërr ulliri në nivelin e syrit dhe e fshiu me dorë. Në cipën e hollë e të shkëlqyeshme të ullirit, pasqyrohej gjithçka perreth. Por ndryshe nga bardhesia perreth, mbi ulli u shfaqen pamje kodrinash te gjelberta te mbushura me peme ullinjsh, te vjetra sa koha e Budanëve.>>

Pasi e hengri ate koqe ulliri, Harilla iu afrua syulliut. Filloi ta ndihmoje te ngrihet. I terhoqi njerin krah dhe pastaj qetë-qetë i shkuli gishtin e madh te kembes nga shpina. Tjetri nuk levizi. Harilla, – nuk behem dot me per pune – peshperini. Por pallatin ta kam ruajtur, e dija qe nje dite do te vije. Ti dhe vdekja ime.>>

Harillën e pershkuan ndjenja sublime. Nganjehere te panjohurit dalin me te njohur se ata qe i njeh, mendoi. Sikur të paktën vërtet të ishte një pallat. >>

U ul pranë syulliut dhe filloi ti fliste.>>

Duke gjykuar nga plaga, ti po mbërrin atje për ku ke kohë që je nisur. Mos u ligshto, ka edhe më keq. Ja më shiko mua. Çfarë nuk kam bërë për të arritur aty ku po arrin ti. lace>Polace>r gjithmonë mbetem me detyrën për ti hapur gropat të tjerëve. Kjo, natyrisht, nëse ti vendos të mos më japësh leje të të lë kështu siç je. Fati yt i mirë është që ti mund ti shkosh deri në fund kësaj pune, duke qënë se unë nuk mund të bëj asgjë për të të ndaluar. Shiko, unë jam xherah i shpirtit por xherahët e trupit janë të tjerë. Të dyja palët kanë nevojë të  kuptojnë njëra – tjetrën, këtë po i shpjegoja një ditë doktorit tim. Nëse nuk kuptojmë njëri – tjetrin të dy do të vuajmë vuajtje të përvuajtshme, ai në çmendinë dhe unë i qelbëzuar.>>

Por ti merre me nge, shijoi këto caste sublime, unë pres. Dorëzohu ngadalë, si grate ruse, në fillim sikur nuk do, pastaj sikur do shumë e në fund sikur nuk doje. Ke gjithë jetën që e mendon këtë çast, a nuk ja vlen ta shijosh tani që më në fund është këtu?>>

Edhe unë siç të thashë, jam munduar t’ia arrij kësaj dite, një çasti si ky i yti. Madje edhe jam i përgatitur për ç’vjen më pas. Në kokë dhe në vargje:>>

> >

Kur të mbërrish matanë>>

Do të dalin të të presin>>

Horde me rrufjanë>>

Që në këtë jetë të qeshnin >>

Ata që ta lace>kishlace>in me të futur>>

Me të futur prapë do ta kenë>>

Asgjë nga kjo jetë s’ke humbur>>

Që nuk do ta gjesh në të renë.>>

> >

Prandaj shko, o syulli. Pa u ngutur dhe pa u frikësuar. Shumë shpejt do të marrësh vesh nëse të ka mbetur edhe një jetë tjetër për të jetuar. Ndoshta një jetë mundane gej nën emrin Feçor. Unë Harilla, kam menduar të kem një jetë si Hajrullah, gjuetar skifterësh në shkretëtirat e Etiopisë. Ose një jetë si Harris, agjent shërbimesh sekrete..>>

 

Mjegulla e qetesuesit u daravit nga balli i pacientit dhe ai u ndje i pranishem.>>

Doktor, e di që ke vendosur te mos tate>lace>flalace>tate>sësh, por a mund te te pyes diçka? –tha.>>

Doktori vazhdoi te shkruante.>>

A e ke vene re sa njerez kemi perqark dhe sa pak prej tyre na hyjne ne pune? – vazhdoi. >>

Doktori vazhdoi te shkruante. >>

Dua te them doktor, nuk merremi dot me te gjithe ne te njejten kohe, por vetem me nje ose dy prej tyre. Per te mos u shperqendruar pa kuptim, une them se do te ishte e udhes ti eliminonim te tepertit. Ata qe shkojne udhes e na pershendetin duke pritur tia kthejme pershendetjen.  >>

Doktori i beri shenje se duhej te perqendrohej ne ate çka shkruante e nuk ia lace>kishlace>te ngenë. Harullai kuptoi.>>

Te kuptoj doktor, -tha ai. Mandje te kuptoj fare mire. Ti vazhdon te mendosh se duhet te me heqesh qafe e te perqendrohesh ne formular. Jam i tepert per ty. Nje bezdisje qe nuk te lejon te jesh efektiv me kohen dhe komunikimin tend paresor. Por fakti eshte që…>>

Doktori uli volumin e muzikës dhe hoqi kufjet nga veshi. Fole gjë? – e pyeti.>>

Harulla filloi të tundte këmbën e mbetur, gjysëm i çuar në anë të krevatit. Varja, - tha.>>

Doktori shkoi majën e lapsit në fund të formularit dhe syulur pyeti:>>

-A ke menduar nëse do ti dhurosh organet pasi të vdesësh?>>

-E kush do ti donte trutë e mia? – u përgjigj Harulla qetë - qetë.>>

-Më i pari unë! – tha i vendosur e i çliruar doktori duke lidhur duart mbi kokë.>>

-Nëse vazhdojme te rrime bashke doktor, edhe pak kohe dhe do te behemi njesoj – vereu Harulla. Do ti kesh trute si te miat.>>

Doktori ndjeu nje therje nen brinje. Iu fanit ideja se vertete ai po kthehej ne nje Harulla. Mlodhi duart mbi bark sepse ndjeu dobësi. Çdo e keqe e ka nje te mire – mendoi. Fakti qe une mezi po pres ti shpetoj ketij, nese mendojme njesoj, ndoshta do te thote qe edhe ky do te ike sa me pare qe ketej. Sonte nuk do ta lidh. >>

Me duhet te iki, -tha me ze te larte dhe u drejtua nga dera.>>

Zeri i Harulles e arriti pa dalë.>>

- Doktor, a ke zinxhir?>>

- Perse e do? - e pyeti me gjysem zeri.>>

- Ta tund. Me sa duket kam kohe per te vrare. – u pergjigj Harulla qetë-qetë.

> >

Me shfaqjen e yllit te pare, te gjithe te semuret i mlodhen ne katin e pare te spitalit, ne sallen e ngushellimeve. Sipas tradites, vit pas viti te afermit e punonjesve te spitalit organizonin nje mbremje argetimi per te semuret. Shume shpejt dhe pa i humbur kohe autorit, Harulla e gjeti veten ne krahet e gruas se Doktorit. Ishte e treta here qe te gjithe vallezonin me “let it be”. Harulla nuk mungonte te ndiqte melodine ndersa kercente pupthi mbi kemben e mbetur duke u mbajtur gjate e i papeshe pas notave te zgjatura. >>

-Te gjithe jemi pluhur ne erë – I foli ne vesh gruas se doktorit.>>

-Jo – ia preu ajo. Ju jeni heronj. Ju jeni shpërfillës.>>

-Ndoshta ne syte tuaj – tha Harulla. lace>Polace>r ne te vertete ne nuk jemi veçse planifikues deri ne vogelsi te fatkeqsive tona.>>

-Kjo nuk eshte e vertete – e nderpreu ajo. Ju nuk keni frike nga ajo qe nuk dini, nuk ju tremb çka ju pret.>>

-Jo, jo – kundershtoi ai me politesë. Ne e dime paraprakisht sa zgjat çdo minute dhe rradhën e çdo minuti pasardhes. Ne nuk i lëmë asgjë rastësisë.>>

-Atëherë, si shpjegohet qe ju keni harruar dyqanin hapur? – vërejti ajo intimisht.>>

- Harruar?! – pasoi Harulla.

>>Gruaja e doktorit e dinte se duhej ikur sa me parë që aty. Ajo qe nuk dinte ishte se a duhej te merrte edhe Harullen me vete...

 

Gruaja e doktorit e dinte se duhej ikur sa me parë që aty. Ajo qe nuk dinte ishte se a duhej te merrte edhe Harullen me vete. Por kjo nuk ishte pune qe mund te behej sa hap edhe mbyll syte, kjo per nje arsye shume te thjeshte: Si te gjitha te perberat, Harilla u shperbe shume shpejt. Tashme dhomen e permbushnin te tre: Harilla, Harulla, Harrisi, si dhe kryesisht, Llambi, gruaja me shigjete. Dhe gruaja e doktorit.

- Dokrra, - u degjua nje ze i mekur.

- Kush foli? - foli Harilla.

Heshtje.

- Po c'jane tere keta njerez brenda meje, xhanem? Une nuk isha keshtu ne mengjes.

Heshtje.

-Harulla!...
-Harilla.
-Dua buke!
Doktori hesht.
-Llambi.
-Ngriva!
Doktori psheretin.
-O me mir e?
Doktori s'pergjigjet.
S'ka buke, s'ka zjarr, s'ka te holla per doktor. Dhe Harulla psheretin. Doktori s'pergjigjet. Psheretin edhe ai ngadale. Llambi nuk i degjon psheretimat e doktorit. Doktori degjon tiktaket e zemres se Harilles. Nje grua plake e rreckosur, me fytyren rrudha-rrudha,(po kjo, kush o mer jahu?) rri mbi koken e burrit te ri dhe veshtron me sy te zgurdulluar. S'guxon te qaje; ka frike mos ta zgjoje Harillen qe tani i ka kthyer koken nga Harulla me shpresen se dikush do te krosoje.

Rri dhe e veshtron. Shtylle! Dy lot helmi shkasin prej syve te neveritur. Ngadale, pa zhurme, mbeshtet doren e vet mbi doren e djalit dhe 2 djemte zgjohen perseri. Ne heshtjen tragjike te nje nate dimri, ne oden pa drite luhet nje nga mijera ndeshjet e jetes njerzore. Dhe cdo ndeshje eshte nje poeme e gjalle, kur shihet nga tribuna! Poema e shekullit njezet e ca! Nje doktor; prane saj nje kuti, kutia e Shen Merise. Doktori e veshtron kutine e shenjte, i afrohet, e puth dhe kthehet prane djalit. Nje shkendije shprese (shpresa vdes e funit) shkelzen ne syte e tij. Jashte, popullata Lezhes proteston. Shen Kutia hesht!

Qe nga larg, zhurma e muzikes se radios tingellon ne veshet e doktorit.

Njerez pa shije -mendon doktori, qe degjojne Jazy.

Dhe Harilla fle, pa buke, pa zjarr dhe pa hekur...etj

Fine primo tempo.

 

Fine primo tempo.

Në pushim te ndeshjes, doktori u avit tek dritarja. O zot, edhe kur dielli ia ngjesh bythen e bardhe xhamave te njerezise, mua me bie per hise kjo vrime e erret. Kujtoi se binte shi, por ato ishin lotet e tij. U mundua te kujtonte adresen e librarise se vogel ku shiteshin nargjile. lace>Polace> plakem, mendoi, ndersa shkoi doren mbi leshrat e qafes. Dhe ashtu me librin ne pellembe e zuri gjumi. Nga Lindja, tre kalores kaleruan rrufe mbi kuaj. Nga Veriu u shpif nje erë e paparë dhe i rrezoi kalorësit. I mbuloi kuajt me batanije dhe shënoi në ditar llojin e shpatave. Pa asnjë arsye të lehtëkuptueshme, Harulla ecte mbi një det me kumbulla. Ishte e pamundur të hetoje gjurmen e tij të vetme pa e shkulur syrin…Dhe ashtu bëri. >>

FH, jam shume kurioz per procesin tend krijues... dmth nuk e di se sa i vetedishem je per kete proces, por nqs je menduar nanje here per kete dhe ke ndonje ide ne sirtar, ose e ke hedhur gjekundi atehere do me pelqente ta lexoja.

Mbecë more shokë mbecë - ëndërrim i shkurtër, pa ndonjë shije.

Harilla, je në ëndërr. Deti i kumbullave nuk është tjetër vetëm shamia e tët shoqeje që valëvitet në erë. Tërhiqe këmbën zvarrë. Nuk është vetëmse fillimi, paskëtaj ja!do qetësohesh: Do vdesësh. Megjithëse, nuk është e thënë të vdesësh menjëherë. Harilla, mba frymën. Avujt e nxehtë të rërës janë njësoj me avujt e të ftohtit të borës - borë është një fjalë tjetër për të thënë rërë, a shkretëtirë, a vetmi, cilado vjen e para. Nuk ka asnje tingull këtu, vetëm ngjyra të forta që bojatisin nga brenda sklerën - mijera perthyerje te drites, "thote nëneja janë taborrë", keta dasmorë me uniformë - Harilla, je ne ëndërr.

 

Nuk ka asnje tingull këtu, vetëm ngjyra të forta që bojatisin nga brenda sklerën - mijera perthyerje te drites, "thote nëneja janë taborrë", keta dasmorë me uniformë - Harilla, je ne ëndërr....

Asnjë femër më parë nuk më ka qëmtuar kaq imtësisht duke kërkuar një kokrrizë rëre tek unë. Çmendia shkruhet në sytë e tu orë e çast, por shkrimet janë diçka e lodhshme dhe që i bëjnë të ndjehen keq ata që nuk dinë të lexojnë. Ti nuk ke njohur asnjë lloj lirie veç asaj që fiton nga nënshtrimi i tjetrit. Përkujdesja jote i mbyt përpëlitjet e zogut të skifterit në kthetrat e nënës. Nënë, në cilën pikë djemtë e tu të mbarështruar kthehen në rebele? >>

-Kur mbeten me një këmbë, - thote nëna.>>

Si miza me një krah bizojnë rreth vetes në rrathë agonie. Atëherë e kuptojnë pashmangshmërinë e sakrifimit dhe kënaqesinë përmbushese të sakrificës. >>

Ti qesh. Bashkë me frikën, rreziqet e shkuara të kanë dhënë vetësigurinë. Më qep me shikim nga koka tek këmbët. Vëzhguese ti kërkon një kokrrizë rëre tek unë por shumë vonë arrin te kuptosh se unë vetë isha vetëm kokrrizë, përpara se koha ime të mbaronte. Tani jeta ime e ka një qëllim, por asnjë shans për ta arritur. Dhe sillem si poetet, çdo mëngjes me një pasion të ri që gabimisht e quaj dashuri. Dhe unë Harilla them,>>

> >

Dy herë jam matur të,>>

Dy herë hezitimin kam përsëritur>>

Herë të tjera sigurisht do të ketë>>

çdonjëra prej tyre do më ngjajë e papritur,>>

> >>>

çrregulluese si mjergulla>>

në fillim të një dite.>>

> >

Ti pulit sytë dhe i dorëzohesh dyshimit shkurajues. Dhe unë Harilla e di se e shkuara nuk do të të mjaftojë kurrë; Eeehhh. Se bastasse una bella canzone..>>

 

Kopshtet me krisht e me zuska u davaritën nga koka e pacientit dhe doktori u afrua në këndin e porsambushur me frymë të dhomës. >>

-Si ndihesh ? – pyeti.>>

-Si gjithë të tjerët – u përgjigj qetë-qetë Harilla.>>

-Jo, jo ti nuk je si gjithe të tjeret – ngriti lehtas zërin doktori. Ti je unik.>>

- çdo të thotë kjo?>>

- Kjo do të thotë – vazhdoi doktori, se ti je ndryshe nga të tjerët. Je i identifikueshem. E shoh që ky mendim nuk të ka rënduar më parë, madje edhe qerpiket të shtrihen perpara si duar lypësish, teksa sytë e tu më luten për të vërtetën, ndaj do ta shpjegoj me pak fjalë. Për shëmbull, ty Harrulla gjithmonë të ngrihet nje qime rebele prej vetullës ndërsa të tjerat  përkulen të nënshtruara. Ajo qime ty të bën ndryshe nga të tjerët. Të bën të dallueshëm, të identifikueshëm.>>

-Doktor. Unë kam vetëm një këmbë – e ndërpreu Harilla.>>

-Ah, po, edhe kjo ndihmon. – arriti të thotë doktori ndërsa filloi të binte me paskokë në pusin e thellë, të errët e të thatë të logjikës. Edhe morracaku është i pasur me morra – shtoi. >>

 

______________________

(ps. organizatorë, un p'e mbyll me çkaq smiley se morëm kot m'dojke.)

(pak kohe e lire per Llambron smiley

 

-Doktor, nëse unë vdes, familja ime merr 1 miljon nga sigurimet.>>

-Dhe kjo të gëzon pse?>>

-Sepse do të thotë që jeta ime vlen së paku 1 miljon.>>

-Do të thuash vdekja jote..>>

-I fortë lacename>jelacename> doktor si e bën dallimin.>>

-Ne doktoret jemi te parët që e bëjmë atë dallim.>>

-Atëherë doktor më thuaj, unë jam i gjallë apo i vdekur?>>

-Je i gjallë Harulla, ti merr frymë.>>

-Mua më mbajnë me frymë.>>

-Sidoqoftë, pulsi juaj tregon rrahje te vazhdueshme.>>

-Kjo mund te thotë që vdekja ime ka diçka anormale.>>

-Mjaft me përralla. Ti nuk ke vdekur ende.>>

-E drejtë. Unë ende nuk kam 1 miljon.>>

-Do të thuash familja jote nuk ka ende 1 miljon.>>

-Unë nuk kam familje doktor.>>

> >

-Nuk di sa herë duhet të të lace>urlace>oj: tu realizofshin dëshirat.>>

-Doktor. Më kupto, unë po mundohem..>>

> >

Qetësia e kësaj ane, zbuloi shqetësinë në dhomën matanë. Doktori u kujtua se duhej thënë diçka mjeksore.>>

-Në tre vjetët e fundit ke humbur shumë peshë, Harulla.>>

-Domosdo doktor, kam humbur nje kembe.>>

-Dhe jo vetëm aq.>>

-Vetem aq. Madje them se gjate kesaj kohe kam filluar te besoj se nje njeri, ne gjendjen e tij natyrale duhet te lace>kishlace>te vetem nje kembe. Ju me dy kembe me dukeni te çuditshëm.>>

- Njeriu normal ka dy kembe, ai jonormal nje ose asnje.>>

- Vertet, a eshte ky nje argument doktor? Atehere me lejo te te pyes, çfare e ben njeriun njeri?>>

- …>>

-Hë? – ngulmoi Harilla qetë-qetë.>>

-Dhimbja, Harulla. Dhimbja e sinqertë per çdo humbje.>>

-Dhimbja bën shenjtoret doktor. Njeriun e ben harresa…>>

-Absurde.>>

-..dhe refuzimi.>>

> >

-Harulla nëse ndihesh si thua se ndihesh, jam gati te te lëshoj nga spitali që nesër. – u dorëzua doktori.>>

-lace>Polace>r unë sinqerisht që ndjej dhimbje doktor. Këtu, ketu dhe ketu.>>

-Kjo eshte hera e pare qe te degjoj te ankosh per keto dhimbje.>>

-Mbase jam shenjtor dhe më dhimbsem. – buzëqeshi i sforcuar Harilla.>>

-Te ishe shenjtor do te lace>kishlace>e sheruar veten dhe te tjeret.>>

-Une jam njeri doktor, ti shëron.>>

-lace>Polace> sikur më the se njeriun e ben harresa dhe refuzimi.>>

-E pavertetë doktor. Nuk më kujtohet të kem thënë ashtu.>>

 

-Ah Harulla. Nganjëherë nuk di kush më dhimbset më shumë, ti apo vetja ime.>>

-Dukeni i lodhur doktor. – e zbuti zërin qetë-qetë Harilla. Te gjithe njerezit qe mendojne mbi dy kembe me duken te lodhur me jeten qe bejne. Une te pakten kam se për çfarë të përpiqem..>>

 

- Në tre vjetët e fundit ke humbur shumë peshë, Harulla.

- Domosdo doktor, kam humbur nje kembe.

: )

 

m'pëlqejnë shumë dialogjet me doktorrin.

vijoni pra, eshte ushtrim kolektiv smiley

(hajt mo, po vazhdoj smiley

Doktor, sot kam menduar se si ti përgjigjem qetë-qetë një lace>hallelace>xhiu që do të më pyesë nesër “Si t’ia bëj hallit?” Do të më thotë: Ti Harulla që ke shkelur tre kontinete mbi një këmbë, ti Harulla që kërkon të fshehtën e vdekjes por e di mirë sekretin e jetës, ti Harulla që flet si kodra mbas bregut ku shesin mend ata që e kanë një varr, ti Harulla që flet gjuhën e dashurisë me një italishte të çalë, ti Harulla që i ke shpëtuar doktorit dhe zotit dhe në jetë ke hapur më shumë plagë sesa shishe birre; më thuaj: Si t’ia bëj? >>

Dhe unë Harulla, do ti them: >>

Nëse një ditë e ndjen se nuk po bën më përpara, puna vjen të zgjedhësh çfarë të mbash e çfarë largosh nga vetja. Shumëçka brënda teje është vetëm pengesë. Ankthi është diçka e tillë. Ankthi nuk të duhet aspak sepse nuk i ndryshon fatin askujt. Ç’duhet të bësh?>>

Ta hedh një dorë në lumë dhe ta përshëndes lamtumirë me tjetrën. Të hedhësh një hap me këmbën e parë ndërsa e dyta ngutet ta arrijë e ta kalojë. Si unë. Këmba ime pret gjithmonë e vetmuar për tjetrën, dhe ndonëse kjo nuk vjen kurrë, këmba ime sillet njësoj si ta lace>kishlace>te pranë. Pra vihu në rrugë. Me kokën lart. Ja se si:>>

> >

Ti ecën si të jesh mbret i botës>>

Nën qiellin e ndezur prej flakës-kurorë>>

Dhe mbretërit e tjerë të kanë zili>>

Pse si yll shfaqesh në dy vende të ndryshme>>

Në të njëjtën kohë>>

Në natën e zezë, mbi kalin e zi.>>

> >

Doktor, nuk lihen keto punë për kur hallexhiu të pyet. Duhet ta kesh përgjigjen gati. Ja, sot unë kam vendosur të të pyes ty: Si t’ia bëj?>>

 

Harilla është me të vërtetë një pacient i çuditshëm. Nganjëherë as nuk e kuptoj se ç'do të thotë. Sot më pyeti se si t'ia bënte. Po për çfarë, o njeri i mirë?- e pyeta. Harilla tundi kokën me sy tallës dhe u ngrit mbi këmbën e vetme e doli. E nga ta di unë si t'ia bëjë Harilla, kur nuk e di se përse bëhet fjalë? Se që të gjesh një zgjidhje duhet të kesh një problem. Këtë problemin ta zbërthesh në probleme sa më të pazbërthyeshme e mandej t'ua gjesh zgjidhjen një e nga një. Kështu ka thënë dhe Ajnshtajni. Kështu kanë thënë dhe të tjerë pas tij. Duhet të thërrmojmë çdo gjë në grimca elementare që të kuptojmë përse bëhet fjalë, e mandej të gjejmë një zgjidhje. S'mund të përdorë njeriu një ilaç për të tëra dhemkat. Si puna e sime vjehrre, që rekomandon uthullën e mollës për të gjitha sëmundjet, duke filluar nga ekzemat deri te ulçera në stomak. Të tëra i shëron me uthull molle Vajdeja. Por të ishte e vërtetë, askush s'do kishte shpikur antibiotikët, fjala vjen, ndërhyrje kirurgjikale s'do të kishte pasur kurrë. Ec e fol me Vajdenë... Dhe Harilla më kërkon një ilaç të përgjithshëm. Po  unë s'jam sharlatan. S'jam Vajdeja unë, dreqi ta hajë! Auhhh!... karrike e mallkuar!

 

Karrige e mallkuar që mezi mbahesh me tre këmbë. Por ime vjehrrë Vajideja e ka bërë një mire, një të mire- tha, teksa mori në duar nga tavolina fotografinë e gruas së tij Anathopi. Dhe si fëmija që tate>lace>flalace>tate>k lëpjetat e fikut për të rendur pas shokëve, harroi Harullën dhe përqëndrua pas fotografisë. Sytë e saj janë thëngjij të mbuluar – mendoi, dhe pakuptuar i fryu me frymën më të pastër që mund të dalë nga goja e një doktori. Sytë e saj u ndezën dhe doktori ndjeu ngrohtësinë e tyre në buzë. Anthopi, ne do të jetojmë përherë të lumtur, do të plakemi bashkë dhe meqënëse as unë as ti nuk dimë të gatuajmë, do t’ia hajmë zemrën njëri-tjetrit. Dhe i pashqetësuar nga prania e infermieres i dha një puthje të gjatë të cilën gruaja në fotografi nuk lace>kishlace>te asnjë mundësi ta ndalonte. Pastaj ngjeshi duart nga pas fotografisë, admiroi një frymëherë krahqafën e saj të përthyer dhe papandyer ia plasi një të qare të pavajisur.>>

-U prisha mendsh! – ofshani.

U ngrit me vrull të dilte që aty, por si fëmija që në përpjekje për të rendur pas shokëve tate>lace>flalace>tate>k lëpjetën e fikut dhe rrëshket mbi të, u rrëzua prej karriges së prishur.>>

Ndjeu dhimje në këmbë. Një soj dhimbje që nuk dinte ta shpjegonte. Ndoshta nuk ishte këmba, ndoshta ishte krahu, ndoshta pafuqia për t’u çuar. Janë me fat njerëzit që e dinë ku, çfarë dhe si u dhemb, - mendoi në terrin e syve të mbyllur. >>

 

Si fillon shiu e i shton çukitjet mbi qafë të rrugës, ashtu dhe trokitjet e doktorit shtohen mbi derë. Në fillim të ndrojtur, pastaj hetues, dyshues, provokues, dhe kur në sigurinë e vetëm-pranisë, kërcënues. Në fillim me një gisht, lehtas mbi derën kapak-arrë, pastaj disi më fort me shpinë të katër gishtave, pastaj me pëllëmbë të kontrolluar e më në fund me grushta të papërmbajtur. Është vërtet për të mos u habitur pse preferojmë të përdorim fjalët magjike të parat, dhe vetëm kur këto dështojnë kujtohemi për fjalët e drejtpërdrejta.>>

Hape, hape!>>

Doktori shtyn derën me shpatull. Ende nuk është gati të dorëzohet. Doktori e di se ka njëqind mënyra për të hapur një derë, i lace>provolace>n një nga një. Doktori provon lace>urlace>tësinë, zemërimin, budallikun dhe fatin. Duhet kapërcyer matanë, duhet gjetur një rrugë, kjo s’ka dyshim. Ai mbështetet me shpinë në bark të derës, mundohet të ndërtojë një plan. Sa herë ka ndërtuar plane, ka dështuar. Këtë herë nuk mund të dështojë. Këtë herë duhet të ketë vetëm një përfundim, të hapet dera e mbyllur. >>

-Duhet të dal! Duhet të dal! Duhet të dal.>>

lace>Polace>r si? Dhoma sa vjen e ngushtohet, e gjithë qënia e tij ngushtohet deri në kufijtë e një topthi që më tej nuk duron as pickimin me sy. Shpëtimi është pas asaj dere, ajo derë e ndan atë nga shpëtimi, vuajtja e tij përplaset në një derë. Thërret, s’ka përgjigje. Nuk ka kohë të mendojë se si gjërat më të thjeshta në jetë, bëhen kaq pengmarrëse dhe përpëlitëse. Nuk ka kohë ndaj nuk mendon. Vendin e mendimit e merr instikti por edhe ky frenohet nga gjerat e zakonshme, krenaria. Dhe djersin. Ndjehet i dobët, i pafuqishëm. Përplas kokën në derë. Kruspull. Shtrirë. Në këmbë. Muskujt rikërkojnë shtrirjen e tyre natyrore, e detyrojnë të kërcejë. Një kërcim intim ku edhe ai vetë, spektator i vetëm, mbyll sytë. Është kërcim ritual. Pa e patur fatin e vet në dorë ai po flijohet. Ia mbërthejnë trupin me kllapa hekuri në derë. Gjtihçka sillet vërdallë, sytë e tyre, yjet, duart e prekin në vende të turpshme dhe ai thërret: Mos! >>

I afrojnë ushta drejt trupit, por në këtë pikë do të mjaftonte një majë gjilpëre. Mos!>>

Nga matanë, në botën e matanshme, pak si vonë, kujtohen të hapin derën. Doktori, nëse nuk më kanë gënjyer, filloi të përmëndej dhe të shquajë konturet e njeriut pas dere. Qënie e mjegullt, me fytyrë të shkëmbyeshme, me një këmbë. >>

-Harilla.>>

-Kaq larg ishin halet e tjera Doktor? –pyeti ky qetë-qetë, si rruzull i lehtë dielli që lart mund ta mbajë edhe era. lace>Polace>r mos u mërzit doktor. Është detyrë e frutit të vadisë pemën e vet.>>

Doktori nuk foli. Pse nuk foli doktori? Ndoshta sepse për herë të parë kuptoi, se fare lehtë një ditë ne mund ti bëjmë vetes atë që të tjerët na e bëjnë përditë. Ndoshta sepse për herë të parë ai kuptoi se nuk ia ka fajet tjetri për broçkullat e tij. Ai dhe tjetri i ishin futur dy tuneleve që nuk takoheshin askund veçse në anë tjetër. Matanë, aty ku i fisnikëruar nga drita e porsagjetur, doktori gjeti rolin në film, tha:>>

-Të paktën, ti, shpëtove.>>

 

.....

>>

Ventilatori i madh në qiell rrotullonte fletët (retë, për ata qe nuk e thithën metaforën) dhe herë hija e herë drita pushtonin retherrotllën. Pra kuptohet që tani jemi jashtë në natyrë dhe meqënë autori nuk mund ti ndjekë të dy, doktorin dhe atë tjetrin (si e lace>kishlace>te emrin?) njëherazi, (përveç rasteve kur këta takohen ose autori është në formë superbe) po vazhdojmë pas hapit singular të Harilles (mu kujtua). Bashkë me hijen dhe dritën, loja e ka kush e ka (ose ngriva-shkriva, ndonëse kjo e fundit do të ishte më e saktë për periudha shumë më të gjata kohore) luhej edhe me gjëndjen shpirtërore të H (ku paskam qënë me këtë shkurtim). Kur themi gjëndja shpirtërore e H, nuk mund të mos detajojmë një inventar të kësaj gjëndjeje. Në rastin e H. kjo listë përmban shumë pak zëra. Por të bien në sy ato që nuk përmban. H nuk njeh lace>urlace>rejtjen (nga referencat e mëparshme nuk është e qartë nëse ky është vaksinuar për të që në fëmijëri). H nuk ka dilema. Për të gjithçka është kështu, nuk egziston ashtu-ja. H nuk njeh pendesën (deri më tash, gjithmonë i kemi dhënë të drejtë, ndaj e kemi të vështirë ti mveshim pendesë për çka bërë a ka thën&eumlsmiley. >>

H nuk ka iluzione të lace>kotalace>. Ai e di ç’kërkon dhe e di se ajo nuk realizohet. H është i paparashikueshëm. Në çast ftillohet dhe e ndjek fillin e mendimit si macja fillin e leshit, dhe fill më pas plogshtohet si mace shtatëzanë që as do t’ia dijë për lesh a për fill. Me këtë të fundit le ti rikthehemi lojës së hije-dritës që luhej atypari dhe ndikimit të saj mbi H.>>

H hapte sytë dykanatsh sa herë dielli fshihej dhe i mbyllte sa herë ky zbulohej. Në njëanëshmërinë e syve të mbyllur, H ngatërroi rrugën. Dhe për herë të parë në jetë nuk u kthye po aty ku ishte lace>nislace>ur. Qetë-qetë, iu dha realitetit të ri duke pëshpëritur:>>

Oh, paskam mësuar një gabim të ri. Ose kam pësuar një mësim të ri. Kur sillesh në rrathë dhe mbërrin prapë tek vetja e shkuar, ndonëse nuk e gjen më aty, mund ti thuash se e ke parë të ardhmen. lace>Polace>r kur nuk kthehesh më në rrathë, nuk mund ti tregosh më vetes për të ardhmen.>>

Me sa duket, ky vend ku më nxorri rruga është e ardhmja ime, dhe për këtë vend unë jam i ardhuri. >>

Dhe Harilla vargëzoi:>>

> >

Në shtrat më presin ëndrrat>>

Që nuk bëjnë asnjë hap më tej>>

Druhen se i marr në jetë>>

E me vete më nuk i kthej>>

Ashtu siç mora rininë>>

E një kënge të bukur nën zë>>

Peng e lashë për qetësinë>>

E udhëtimit në kthim pa të>>

> >

>>

Pastaj H u mek e nuk foli më. Seç pata një parandjenjë se lace>kishlace>te pikasur që autori po e ndiqte. Duke parë për herë të fundit Harillën, ngulur në tokë mbi një këmbë, si shkopi për orën diellore, mendova ta përdor këtë krahasim. Dhe e përdora, pasi lace>kishlace>a ndërruar mëndje dy-tre herë, sepse moti ishte me re kalimtare (nëse ju kujtohet metafora e ventilatorit në qiell) dhe koha herë mund të matej e herë nuk mund të matej me shkopin ose kutin e Harillës. Meqë e përdora atë krahasim, kuptohet se herën e fundit që e pashë Harillën, ai rrinte mbështjellë me fasha të bardha dielli. Feksja e përgjithshme më mbylli sytë e nuk e pashë kurrë më. Ndjeva një si vakum në zemër që mblidhte vetëm pluhur…>>

> >

Tani duhet të mbyllim edhe kapitullin e doktorit, të cilin, siç e kishte paralajmëruar me dhjetra herë dhe siç do të mësohemi me “ç’nuk na dëgjojnë veshët” në vijim, e vret e shoqja por jo plotësisht.>>

 

Ja kështu fillon dita kur do të duhet të vdesë doktori. Duhet thënë sa më parë që autori e ka për herë të parë, pasi nuk ka vrarë njeri në jetën e tij as realisht e as në letra. Ndaj profesionistët të na falin për gabimet teknike gjatë kryerjes së aktit. >>

Kjo pra është dita kur të gjithë e dimë se doktori do të vdesë, nga kjo bën përjashtim doktori vetë. Ai nuk e ka idenë më të vogël se kjo është dita e tij e fundit. Kjo mosdijë e doktorit, na e lehtëson punën në dy drejtime. Një, mund të themi se ai ishte krejt i pavëmëndshëm kur preu rrugën e një makine dhe dy, infarkti i tij ishte i paparashikueshëm. Por gjithashtu na lehtëson nga barra e shpjegimit të hedhjes së tij nga lace>urlace>a dhe fundit tragjik të një dueli me thika. Pra ne, fare thjeshtë mund ta shpjegojmë vdekjen e tij me një “i ngeli në dorë dashnores” ose “i mbeti një kockë në fyt”. Kështu, duke mbyllur një sy për njollat e zeza në qafë ose sytë e zgurdulluar, do të mund të vlerësonim se jeta e një njeriu mbyllet kur askush nuk kujtohet më për të, por të gjithë tate>lace>flalace>tate>sin për autorin. >>

Prej çfarë lartësie duhet të bjerë njeriu për ta patur vdekjen të sigurtë? A na bën të ndjehemi mirë nëse njeriu vdes i lumtur? Në fund te fundit, a ka vërtet ndryshim midis vdekjes së dhunshme dhe asaj pa dhimbje? >>

Ec e jepi dum vetvrasjes së qëllimshme ose aksidentale të doktorit. Rrethanave që çuan në ngatërrimin e ilaçeve nga ana e Anthopisë apo rrëzimin e tij për së dyti nga të njëjtat shkallë. lace>Polace>r më e vështira është të përshkruash përpëlitjet e trupit nga pickimi i një insekti dalluar nga kafshimi i një gjarpri. Pa harruar se sekretet që mbyll njeriu janë vdekja ose shpëtimi i tij. Çfarë na tregon përpjekja ose mospërpjekja e fundit për mënyrën se si ka jetuar njeriu? Në këtë tmerr ku rrufetë ekzekutojnë dhjetëra njerëz, a mund ta quajmë kishëzën një strehë? E sata grua për doktorin ishte Anthopia? >>

A mund të ndodhin të gjitha këto në të njëjtën natë? Dhe doktori t’ia hedhë vetëm me një paralizë totale (me përjashtim të një këmbe që ende i lëviz pavullnetshëm), gjëndje e cila në fund të fundit rezulton në vdekje klinike. Nëfarësoj vdekje është dhe kjo, por na fut në dilemën se a është vdekja një, unike dhe e patjetërsueshme ashtu siç e njohim. Çfarë rëndësie ka nëse doktori beson apo jo në ringjallje?!>>

Pra thjeshtë, doktori vdiq i rrethuar nga misteri i zhdukjes së Harrullës.>>

> >

> >

The end.  >>

 

prolog: gjithmonë lani duart pasi keni qënë në spital ose ceremoni mortore.

(lost, filloi kjo e reja, po a ka vagona?)

 

Përmidis erës ngan një grua me balonë. Është në moshë? Po. Eshtë e rëndë? Shumë. Ajo rreket ta ngrejë balonën në erë por edhe kujdeset që era mos t’ia marrë. Çdo pak hapa ndalet të mbushet me frymë, lëshon duart mbi gjunjë me aq sa mundet dhe drejtohet e lace>nislace>et përsëri porsa balona i afrohet tokës. Gruaja mallkon erën e keqe por e di se pa erën balona nuk ngrihet. Ndaj turret kundër erës, bie në gjunjë, dihat dhe brof sërisht e vrapon më fort.>>

Dikur filli këputet, era ikën tutje me balonën në duar dhe gruaja pa frymë lëshon rrakelin përtokë. lace>Polace> tani?>>

 

E kishte pritur nje jete te tere kete dite perkujtimore. Ishte kthyer nga mergimi i gjate me nje enderr: te ngrinte nje balone shi ne ate qe dikur quhej Fusha e Aviacionit, pikerisht aty ku vite me pare, ne femijeri, shkonin me shkollen per te kryer bashkarisht ate gjest njeherit çlirues dhe emancipues qe ishte ngritja e balones.

"Prano qe s'ke nga shkon", i tha vetes dhe e keqyri per pak rrakelin qe rrokullisej. "Prano qe ke lindur dhe s'ke nga t'ia mbash, qe ke ardhur dhe s'ke nga t'ia mbash. Prano qe je plakur dhe s'ke nga t'ia mbash, qe do te vdesesh dhe s'ke nga t'ia mbash." 

Po tani? pyeti veten gruaja serish, me nje peshtjellim te brendshem qe ngjante here si ngazellim, here si deshperim. Nuk dinte nga t'ia mbante, te gezohej qe balona, tashme e lire, mund te bridhte pa pasur nevojen e nje vize, mbi vise te panjohura, mbi njerez te mire qe do ta pershendesnin me dore nga larg, a mbi njerez te ligj qe do te mundoheshin ta rrezonin duke e qelluar me gure, te gezohej qe do te puthej me diellin, a te trishtohej qe dielli mund ta digjte, te lumturohej qe puhiza e eres do ta perkundte embelsisht, a te trembej se mos ndonje ere a stuhi marroke, do ta verviste kushedi se ku te shkalafitur fletesh.

Ishte kaq veshtire ta ngrije ate balone. Megjithese ne trupin e gabuar, gruaja gjendej ne vendin e duhur - atje ku toka rrotullohej aq shpejt e shpejt saqe ne planet formohet era dhe dukurite e tjera. Pra, ne Berat.

Gruaja, e cila i kishte te gjitha gjasat te quhej Elfride, therritej qe nga vogelia Kalopi. Emrin ia kishte vene gjyshi nga ana e te jemes, pak para se te vdiste. Thuhet se kur kishte vdekur gjyshi Janaq e gjeten te kthyer nga ana e qiririt qe kishin lene per ta pergjuar. Meç duket, frymen e fundit Janaqi e kishte perdorur per te fikur qiririn ashtu qe ai te mos harxhohej.

100 vjet vetmi... ne Berat. smiley 

jo jo. n'berat nuk ka "100 vjet vetmi". shum shum ndonji "Juga e bardhe" perziere me Ana Kanarina.

smiley

Lopi e kishte sjelle balonen nga jashte, madje holle-holle s'i kishte paguar ende te gjitha kestet e kredise qe kishte marre per ta blere. "Por ç'kishte per t'u bere u be", i tha vetes, edhe pse tani nuk e kuptonte me se ç'ishte bere dhe sidomos se çfare do te behej.

Prej vitesh Eli, alias Lopi, ndjente thelle ne vete kete dyzimin e madh te qenies, kete skizofreni te thelbit, te cilen ishte perpjekur me kot ta mbulonte me gjethe fiku

smiley ... dhe ta kuronte me gjethe balone, te cilat i zjente ne nje kazan te madh dhe i kullonte me pas me rrjeten e fluturave. Po, mund te thuhej me plot gojen, Lopit i pelqenin pikturat e realizmit socialist, e sidomos grate qe dukeshin aty.

Kalopi Papadhima e zbuloi kete pasion te sajin fare heret, kur hyri ne klasen e 8te. Rastesisht, nderkohe qe shfletonte "Yje te heshtur" ne biblioteken e shkolles "Kongresi i Termetit", ngriti syte lart ku pastruesja e shkolles po vendoste nje pikture te re te nje piktori nga Mangalemi. Ne te shiheshin qartesisht duart e forta te nje gruaje, qe shtrengonin timonin e nje zisi. Duart perfundonin ne lleret e perveshura te cilat futeshin pernen disa mengeve te nje fustani basem te cilat kurorezoheshin me nje fytyre, e cila ndonese e panjohur, te dukej se e kishe pare diku. Buzeqeshja e çilter e vajzes ne pikture, menyra sesi nga dekolteja e permbajtur e saj dilnin kuadricepsat, floket e prera shkurt - gjithcka ishte kaq frymezuese. Piktori nga Mangalemi quhej Rita Dhori Nushi, nga familja e deshmores Qerriba Derri. Ne ate kohe, ishte 21 vjeç dhe akoma me floke.

Përqafohej me epizmin e grave në ato tablo. E ndergjegjshme per epizmin e pranise se saj, diçka qe e lidhte  sa me rishfaqjenn e gjitareve te medhenj, sa me periudhat dekadore midis pranise se meshkujve ne jeten e saj. Pas kaq kohesh, ajo ishte ne gjendje te thoshte se ne ato tablo, te gjitha grate flokeshkurtra mbanin kazma ose ingranazhe ne duar (nese jo, atehere u mjaftonin grushtat e mbledhur nen korracen e dores), flokegjatat mbanin libra dhe flokelidhurat, pambuk. Notare, - thoshte shpesh me vete, -te gjitha keto jane si notare. Dhe i mungonte deti..

Kishte lindur ne nje qytet pa det. Edhe lumi qe kalonte ndane bulevardit kish ardhur duke u mekur me kalimin e kohes. Ndaj per t'u lare ajo perdorte pikerisht tablote qe gjendeshin ne galerine e vetme maje kalase se famshme. Nder vite kishte zbuluar nje aftesi te çuditshme, qe sipas zerave e kishte patur edhe gjyshi qe kish vdekur me fytyren e kthyer nga qiriu. Kaliopi kishte aftesine te projektohej brenda tablose. Problemi i vetem ishte qe mund te projektohej vetem brenda pikturave te realizmit socialist, ndersa, per shembull, shembelltyrat religjoze e hidhnin jashte. Ne ato çaste vajza e pastaj gruaja e ndjente veten si berthame kumbulle, te cilen djemkat e lagjes ua peshtyjne plot presion kalimtareve te rastit.

Kalopit iu desh nje kohe e gjate te ngrihej. Kur fundi refuzon edhe lutjet e tua, është koha për tu kthyer në shtëpi. Era merr vetëm balonat, - i tha vetes. Pas çdo ëndërre mua më duhet të çohem, të laj sytë e të futem në rolin e femrës. Në përmasat ku forma i dorëzohet volumit.

-Gratë duhet të fuqizohen dhe të ecin me hapin e burrave.>>

-Mos doni të thoni se burrat duhet ta ngadalësojnë hapin?>>

-Jo, jo. Gratë duhet të nguten. –shpjegon e ftuara.>>

 Përballë televizorit, gruaja e shëndoshë shtrëngon mes shalëve fundin e mullirit të kafesë. Ia jep dorezës një të rrotulluar. Kokrrat e kafes rinisin udhëtimin e tyre në ferr. Pas zjarrit, vjen shtypja, grimcimi, valimi dhe llumimi. Përgatitja e kafesë është rituali i saj i mbasdites. Çdo veprim e bën sipas rregullave dhe masave të paracaktuara. Ajo e di se çdo shtrëngim e dridhje dore do të shkruhet në filxhan.Gruaja beson se ato kokrra kanë fatin e saj. Ndaj tregohet e durueshme me kokrrat.>>

 

Kalopi i qemtonte nje me nje, me nje kujdes te vecante kokrrat e kafese me ate ngjyre te cuditshme mes jeshiles se zberdhylet dhe bezhes, ngjyre qe asesi nuk e ngrohte, ne te pare. Hiqte menjane nja dy kokrra te thyera, sepse ndonese vete kishte vite qe i pat humbur format e hajthme te nje gruaje, kokrra e perkryer e kafese i perngjante vitheve te plota e epshndjellese te nje gruaje te re. Mandej, kokrrat e plota te kafese perfundonin zhurmshem ne qebapin e ndryshkur e te nxirosur nga vitet dhe puna e gjate ne sherbim te saj.

Kalopi nuk i pelqente ekspresi, i shijonte me teper riti i pergatitjes se kafese, ngase nderkaq truri i bluante e i bluante e zinte fliste me te gjallet e harruar, e me te vdekurit e paharruar. Ulej ne nje stol te vogel ne ballkon e zinte rrotullonte qebapin, ne krye dalengadale e si me ngathtesi, me bishtin e qebapit ngerthyer mes gishtit te madh dhe atij tregues te dores se majte, e me pas me te ndjere kundermimin e pare te kafese qe kish filluar te piqej, e perdridhte gjithnje e me shpejt qebapin, bishti i te cilit nderkohe ferkohej mes dy pellembeve te saj te ngrohta. Rrokullisja e perplasja e kokrrave te kafese e hidhte ne nje tjeter bote.

Ja, tani po bejne dashuri, mendonte vetmevete me nje ndjesi kenaqesie e perskuqje te lehte faqesh. Por nuk perhumbej shume ne keto baltra, e kishte me merak qe te mos e piqte kafene me teper se c'duhej. "Si puna e fikut rrekez, ai mjalte i embel, qe po ndjenji me gjate ne peme, pa u vjele, s'futet me ne goje", i thosh ngahere Anifese, plakes qe jetonte bri saj, fillikat ne nje shtepi si shpelle ariu.

Nuk i lypsej te shihte oren per te pare se sa kohe i duhej kafese te piqej e te merrte ate ngjyren e vet te erret e te kadifenjte, nuhatja e saj e stervitur nder vite e ndjente aromen e pikut te pjekjes.

Mandej, ngrihej nga stoli, futej ne aneksin e vogel te kuzhines spartane, pajisur vetem me nje tryeze ngalakeqe e nja dy sergjene akull te paster, merrte pjaten apostafat per kafene dhe kryente ritin e kundert me te fillimit. Ngrinte lart dericken e vocerr te qebapit, e kthente permbys dhe kokrrat, tashme plot jete si cupka te nxira nga dielli, derdheshin rrufeshem tok me aromen e tyre ndjellese mbi pjate.

...dhe sidoqoftë rëndom tiranisë së saj i shpëtonin përsëri dy kokrra. Ato rrokullisen nën divan. Kalopi shtrihet në gjatesinë e kofshës dhe gjërësinë e brinjës duke shtyrë me sa mundet dorën në divan. Gjithmone më ka mahnitur mahnitja e njerëzve të mëdhenj me gjërat e vogla, - u shpjegonte studenteve profesori japonez ne nje shkolle private daneze mijera kilometra larg.

Poshte divanit ka pluhur dhe dy zogj. Era i ka fshirë zogjtë mbi Danubin e Beratit, mendon ajo. Kanë shpëtuar vetëm ata që kanë mbetur aty ku nuk futet fshesa. I jep kon se zogjtë i kanë ngene kokrrat e kafesë nen divan. I merr zogjte e vegjel, qe ne duart e saj jane harabela, dhe i perkedhel duke u munduar te zbusë fatin e saj.

Mijera kilometra larg, nje profesor kinez, mundohet per se dyti qe me nje anglishte të çuditshme tu shpjegoje studenteve te nje shkolle private daneze, se është e habitshme te mendosh se ç'ndjenja ushqejnë njerëzit e medhenj per jetët e vogla.

 Ai ritual i pjekjes se kafesë e siguronte duke ja bërë paksa më të prekshme kohën e saj të shkuar, atë kohë kur gjitonët i thërrisnin shoqja Kaliopi, kur shokët e komitetit të partisë së rrethit i vinin për vizitë çdo 5 maj. Atë ditë, ndjehej krejt e lumtur kur dilte për të pritur shokët e Partisë dhe, Merjema, Kristina, Dyshka, teto Kristhanti e fëmijët e tyre e shikonin familjen e saj me admirim e zili.

Kishte vënë re që gjithëmonë pas asaj dite, respekti për ta bëhej akoma më i madh ashtu si dhe në ditën e Festës së Brigadës kur dilte nga shtëpia me shallin e kuq lidhur rreth qafës dhe dekoratat e vëna mbi gjoks. Më shumë i pëlqente kur e shikonin në mëngjes, sepse kur kthehej, rakia, vallet dhe këngët partizane si dhe udhëtimi me autobuzin e Uznovës që kalonte nga Vakëfi, e trullosnin.

-       Mirdita shoqja Kaliopi ! Shoku Jani si është ?

-       Po ja ashtu moj Dyshkë, kur fillojnë shirërat i fillojnë e i dhëmbin ato plagët e Luftës.

-       Ah, dhembin ato të shkreta, dhëmbin…

Tani, askush nuk pyeste më për shokun Jani, as për atë vetë. Madje, që kur doli në gazetë se Jani kishte torturuar si askush tjetër në zyrat e hetuesisë, i fshiheshin të tjerëve. Edhe shtëpia kishte filluar të rrënohej. Rizai, muratori me biografi të keqe, (ah, m’u bëfshi kurban ! Fashistë !) që e kishte shtëpinë ngjitur me ata, nuk vinte më për të meremetuar muret e për të lyer fasadën.

Rrezet e diellit ranë mbi gjethet e rrushit gjysëm të thara nga sëmundjet. Duke vënë dorën si strehë, dalloi mes tyre rrjetën e një merimange.

 >>

Njerezia kujtohen vetëm per Janin që rrihte njerëz sa mundte, por nuk kujtohen për mua që rrihja Janin sa herë më tekej. Atehere na donin per hallet e tyre, tani na urrejne per hallet tona, mendonte Kalopi.

Dhe si merimanga qe e nderton rrjeten e saj duke mos shkelur vetë mbi fijet ngjitese, i mblodhi dy pare muhabet me veten, pa shkelur aty prej ku nuk dilej me. Pas diellit vafshin te gjithe, -e kundershtoi veten ne nje moment dhe rëndoi bashke me diellin qe ulej, mbi rrjeten e hamakut.

Si në librat e verdhë, nata do të binte pas pak, dhe ajo do te mallkonte veten qe dy qirinjte e gjate i kishte çuar në kishë.

Kështu që nata kaloi pa asnjë ndodhi tjetër. Kur mëngjesi zbuloi vendin, u pa qy m’sabah se as atë ditë nuk do te ndodhte ndonje gje per tu permendur. Si shkoi dita, shkoi edhe java. Asgjë e re, aq sa gazetat filluan të numerojne prapesite e pranveres ne ishujt e lace>Franceslace>. Dhe lajmi i pare ne vend u be zbulimi i nje balone pa pronar ne kryeqytet. Ishte gjetur disa kilometra larg, ne nje vend te banuar kryesisht nga ndertues te perkohshem pallatesh dhe roje llaçi.

Nje roje llaçi kishte gjetur balonën dhe i shtyre nga kushedi çfare plani e kishte dorezuar ne ambasaden gjermane e cila pasi ishte konsultuar me OJkju-te e ndryshme rinore, megjithe kundershtimin e tyre ia kishte dorezuar organeve te rendit. Ato fillimisht shperndane kudo nje fotografi te balones, por pas verejtjeve te analisteve ne shtyp, nderruan plan dhe filluan hetime te mirefilta. U shqyrtua pista e fushes se aviacionit dhe pas nje ekspertize shembullore te gjurmeve u arrit ne perfundimin se  pronari duhet te kete qene njeri i shendoshe te cilit ne rrezim e siper i lace>kishlace>te dalë balona nga kontrolli. U thirren per deshmi burrat me te shendoshe atypari, por me ngulmimin e organizatave te grave, listes se pronareve te mundshem iu shtua edhe mundesia e pronesise nga nje grua e shendoshe.>>

Ne te gjithe vendin u shpernda nje skeç identikit i thjeshte me dy rrathe te jashteshkruar qe takohen ne nje pike, i nje burri ose gruaje te shendoshe. Pati qytete ku autoritetet as qe e moren mundimin te kerkonin per njerez te shendoshe, por o Berat, ç’e pate fat. Dhe keshtu pas nje aventure dy javore, balona u gjend ne duart e Kalopit.>>

Shoqeria jone ka ndryshuar shume, eshte me e emansipuar- deklaroi Kalopi mes emocionesh ne emisionin “Balona te humbura”, por shtoi se kerkon drejtesi per rrakelën e humbur papërgjegjshmerisht.     >>

Nga ana e saj, drejtuesja e emisionit, duke i meshuar emancipimit te shoqerise, theksoi faktin se sot grate jo vetem qe drejtojne emisione televizive, por ngrene edhe balona.>>

 

 

Nuk me duket e hijshme qe me nderpret vazhdimisht, i drejtohej Kalopi ashtu ne mendjen e saj drejtueses se emisiont. Une kesisoj mund tia humb fillin edhe muhabetit, dhe une sa po rikuperoj nga humbja e nje filli. Nuk eshte e hijshme aspak, madje eshte njelloj sikur nje shofer/e autobuzi, i shkel frenat me papergjegjshmeri, i/e bindur se njerezit do te kapen pas te tjereve nga inercia e keshtu do jene ne akoma ne kembe per te zbritur ne stacionin e duhur,

-Ashtu, edhe balona.

ocumentProperties>
Normal
0
0
ages>1ages>
391
2232
18
aragraphs>4aragraphs>
2741
11.1287
ocumentProperties>

0
oNotShowRevisions />
oNotPrintRevisions />
21
isplayHorizontalDrawingGridEvery>0isplayHorizontalDrawingGridEvery>
isplayVerticalDrawingGridEvery>0isplayVerticalDrawingGridEvery>

ection1;}
/* List Definitions */
@list l0
{mso-list-id:53892923;
mso-list-type:hybrid;
mso-list-template-ids:869721728 -1031390588 67895299 67895301 67895297 67895299 67895301 67895297 67895299 67895301;}
@list l0:level1
{mso-level-start-at:0;
mso-level-number-format:bullet;
mso-level-text:-;
mso-level-tab-stop:36.0pt;
mso-level-number-position:left;
text-indent:-18.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-font-width:0%;}
ol
{margin-bottom:0cm;}
ul
{margin-bottom:0cm;}
-->

Gjithëshka filloi Ditën e balonave. Ishte fillimi i viteve 90. >>>>

Pa dilni njëherë ! Merrni fëmijët e shkoni të ngrinin balonat, se u mbyllët në shtëpi, i kishte thënë Kaliopi Pirros, Alekos dhe Mondës. Për çudi asnjëri nuk kishte kundërshtuar. Ishin bindur si dikur kur ishin të vegjël. Ato që kishin filluar të shkruanin nëpër gazeta për babin e tyre i kishte shokuar. Vetëm Monda nuk e lëshonte veten. Ajo dilte hapur duke merrte pjesë në manifestimet kundër « malokut ». Nga niprit e mbesat, vetëm Juna, e bija e Pirros, i ngjan, mendojë Kaliopi. >>>>

Juna vazhdonte studimet në Itali. Duke u lidhur me grupet e majte ekstremiste, pa e kuptuar as vetë, ajo kërkonte në vinte në vend nderin e gjyshit të saj. Deshte të tregonte se kauza e tij kishte qenë e drejtë.  Këtë ajo e mbulonte me fraza filozofësh e teorira revolucionarësh. Si gjithëmonë, ishin motive të tjera, më njerzore,  që fshiheshin prapa frazave në emër të Njerzimit.>>>>

Kur u kthyen për në shtëpi atë ditë me balonat e grisura, sapo hynë në rrugicën me kalldrëm, panë djemtë e Arifit që po zbrisnin një frigorifer nga një Zuk i mbyllur me targën e Fierit. Po shiheshin për hërë të parë mbas kaq kohësh. U panë, por nuk i folën njëri-tjetrit. Djemtë e Arifit qëndruan një çast me frigoriferin në mes të kapur nga të dyja anët. U bënë dhe plehrat me frigorifer, tha Monda duke i thënë dorën Junës. Deri dje vinin dhe e linin mishin në frigoriferin tonë. Ke parë ti !>>>>

Herë vinte Taibeja, gruaja e Arifit, herë vinte vajza e tyre, Anila. (Më ka thënë mami, a mund t’a lë pak mishin në frigoriferin tuaj ?) Posi, moj xhan, i thoshte Kaliopi me përparësen e vënë mbi gjinjtë e mëdhenj e barkun e fryrë dhe, duke i hedhur një sy pakos së mishit, prekej nga mëshira e saj. >>

Kur i qëllonte Alekos të haptë portën, ai ulte kokën duke shtrëmbëruar fytyrën gjatë kohës që ajo thoshte : Më ka thënë mami, a mund t’a lë pak mishin në frigoriferin tuaj ?, dhe merrte pakon e mishit duke lëshuar një tingull në mes të hë,hë-së dhe hu,hu-së. >>>>

Po të paharruara ishin rastet kur në portë dilte vetë xhaxhi Jani. >>>>

Hë, ç’të tha, e pyeste Taibeja e përkulur nga ajo. Anila me kokën e ngritur lart i thoshte : Me kapi nga faqet e më tha : si je moj bukuroshe. Kaq.>>>>

-       I qeshur ishte ?>>

-       Hë, hë.>>

-       I rëndë është, po me ne sillet mirë.>>

-       Po ç’të keqe  kemi bërë ? As kemi vrarë, as kemi prerë. Një xhaxha të arratisur që s’e kam parë njëherë…. E di unë kush është ai, por duhet t’i themi derrit dajë se kemi kalamaj.>>

-       Mjaft ! S’bëhen këto muhabete para fëmijëve.>>>>

Thonin që Anila kishte ikur në Amerikë. Gruaja e Alekos që e kishte marrë vesh historinë, gjithëmonë hidhte sytë nga dera e shtëpisë së saj, me shprehsën se do t’a shikonte.>>

 >>

 

Ne nxitim e siper kemi harruar te pershkruajme balonen. Te na fale lexonjesi i kujdesur qe do ta sterhollim kete histori te thjeshte me nje te ketille detaj. 

Ajo qe po nisim t'ju rrefejme ndodhi nje te shtune ndersa Kaliopi kishte dale te sodiste vitrinat e shitoreve ne qender te qytetit te huaj. Kishte bluar kafe per nje jave me radhe dhe tashme raftet e bufese,  por edhe ato te kondrabufese, sepeti i sjelle me avion nga Berati, e gjer edhe dollapi rrobave ne dhomen e miqve, ishin mbushur me kafe te bluar. "Duhet te kerkoj nje pasion te ri", i tha atehere vetes Lopi dhe per nje çast iu dorezua kujtimit te banjave qe bente dikur ne natyrat e qeta te artit socialist. Keshtu doli ne rruge.

Por ne e dime se rruga s'eshte veçse shkaku, artifici i pavenereshem qe qyteterimi na e ofron sahere shpirti i lodhur thote "mjaft, nuk dua me te kem ndergjegje, dua te jem çfare isha, instikt i paster kopeje" dhe ja fap! ia beh rruga. "Ja ku me ke", i thote frymes se vdekur per pak trup, "beme me mua çfare te duash, por mos harro nga vjen dhe ku shkon, mos harro vullnetin e qenies, shkendijen e thelbit qe brezat i transmetojne njeri-tjetrit...". Kjo natyrisht ndodhte ne nje bote siperane, pranine e se ciles Lopi ndodhte ta vegonte me veteshtytjen qe kane grate formarrumbullaketa...

Kesisoj pra, me duart kallo dhe tule te pergjakura nga rrotullimi i paprà i mullirit, kalonte heroina jone  rrugezave delikate te qendres. Ç'mendonte valle me vete teksa sodiste veshjet e modes se fundit, arturinat qe shndrinin te mbrojtura nga xhama anti-plumb, korsete e gjimbajteset me dantella, te cilat shiteset i rregullonin mbi jasteçka mendafshi thua druheshin mos i lendonin? E pabesueshme, por kjo qenie e thjeshte dhe e nderlikuar njeheresh, nepermendte as me shume e as me pak, por vrullin revolucionar me te cilin dikur hapnin kanale e ngjishnin dhe'. Kishte mall per ato kohe heroike! Holle-holle ajo bluarja obsesive e kafese ishte simptoma e mallit te saj, por edhe rituali shkonsakrues, namatises.

ocumentProperties>
Normal
0
0
ages>1ages>
508
2900
24
aragraphs>5aragraphs>
3561
11.1287
ocumentProperties>

0
oNotShowRevisions />
oNotPrintRevisions />
21
isplayHorizontalDrawingGridEvery>0isplayHorizontalDrawingGridEvery>
isplayVerticalDrawingGridEvery>0isplayVerticalDrawingGridEvery>

ection1;}
/* List Definitions */
@list l0
{mso-list-id:53892923;
mso-list-type:hybrid;
mso-list-template-ids:869721728 -1031390588 67895299 67895301 67895297 67895299 67895301 67895297 67895299 67895301;}
@list l0:level1
{mso-level-start-at:0;
mso-level-number-format:bullet;
mso-level-text:-;
mso-level-tab-stop:36.0pt;
mso-level-number-position:left;
text-indent:-18.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-font-width:0%;}
ol
{margin-bottom:0cm;}
ul
{margin-bottom:0cm;}
-->

(Parë e korrigjuar)

 

Gjithëshka filloi Ditën e balonave. Ishte fillimi i viteve 90. >>>>

Pa dilni njëherë ! Merrni fëmijët e shkoni të ngrini balonat, se u mbyllët në shtëpi, i kishte thënë Kaliopi, Pirros, Alekos dhe Mondës. Për çudi, asnjëri nuk kishte kundërshtuar. Ishin bindur si dikur kur ishin të vegjël. Ato çfarë kishin filluar të shkruheshin nëpër gazeta për babin e tyre i kishte shokuar. Ndërsa Pirro me Alekon ishin mbyllur në vetëvete, Monda nuk e kishte lëshuar veten. Ajo dilte hapur duke marrë pjesë në manifestimet kundër « malokut ». >>>>

Rënies së diktaturës e ardhjes së Lirisë, i kishin vënë një emër : maloku. Sikur ajo që kishte ndodhur në vitet 90 të mos ishte rezultat i një abuzimi prej gati një gjysëmshekulli i të drejtave më elemetare të Njeriut, por si një hakmarrje personale të dikujt me origjinë nga Tropoja. Duke i besuar këtij iluzioni të djallëzuar, ata kishin gjetur të Keqen. Të djeshmen dhe të sotmen. >>>>

Nga nipërit e mbesat, vetëm Juna, e bija e Pirros, i ngjan Mondës, mendojë Kaliopi duke përhapur me pëllëmbë mbi një pjatë të sheshtë kafenë e pjekur që kishte filluar të djersinte.>>>>

Juna vazhdonte studimet në Itali. Duke u lidhur me grupet e majta ekstremiste, pa e kuptuar as vetë, ajo kërkonte në vinte në vend nderin e gjyshit të saj. Duke refuzuar çdo gjë që thuhej kundër tij si ish hetues gjatë diktaturës. Ishin armiqtë që përhapnin të tilla historira, e si të tillë ata nuk thonin të vërtetën. Kryesore ishte Kauza. Kjo botë ideale e ndërtuar me fraza filozofësh e teorira revolucionare që ishin kthyer në modë për shkak të krizës e që nuk kishin lidhje direkte me diktaturën e Enver Hoxhës. Si gjithëmonë, ishin motivet e tjera, më personale, më njerzore, që fshiheshin prapa sloganeve në emër të Njerëzimit.>>

 >>>>

Kur u kthyen për në shtëpi atë ditë me balonat e grisura, sapo hynë në rrugicën me kalldrëm, panë djemtë e Arifit që po zbrisnin një frigorifer nga një Zuk i mbyllur me targën e Fierit. Po shiheshin për hërë të parë mbas kaq kohësh. U panë, por nuk i folën njëri-tjetrit. Djemtë e Arifit qëndruan një çast me frigoriferin në mes të kapur nga të dyja anët. U bënë dhe plehrat me frigorifer, tha Monda duke i thënë dorën Junës. Deri dje vinin dhe e linin mishin në frigoriferin tonë. Ke parë ti !>>>>

Herë vinte Taibeja, gruaja e Arifit, herë vinte vajza e tyre, Anila. Më ka thënë mami, a mund t’a lë pak mishin në frigoriferin tuaj ? Posi, moj xhan, i thoshte Kaliopi me përparësen e vënë mbi gjinjtë e mëdhenj e barkun e fryrë dhe, duke i hedhur një sy pakos së mishit, prekej nga vetë mëshira e saj. >>

Kur i qëllonte Alekos të haptë portën, ai ulte kokën duke shtrëmbëruar fytyrën gjatë kohës që ajo thoshte sikur të recitonte diçka të mësuar përmendësh: Më ka thënë mami, a mund t’a lë pak mishin në frigoriferin tuaj ?, dhe merrte pakon e mishit duke lëshuar një tingull në mes të hë,hë-së dhe hu,hu-së. >>>>

Po të paharruara ishin rastet kur në portë dilte vetë xhaxhi Jani. >>>>

Hë, ç’të tha, e pyeste Taibeja e përkulur nga ajo. Anila me kokën e ngritur lart i thoshte : Me kapi nga faqet e më tha : si je moj bukuroshe. Kaq.>>>>

-       I qeshur ishte ?>>

-       Hë, hë.>>

-       I rëndë është, po me ne sillet mirë.>>

-       Po ç’të keqe  kemi bërë ? As kemi vrarë, as kemi prerë. Një xhaxha të arratisur që s’e kam parë njëherë…. E di unë kush është ai, por duhet t’i themi derrit dajë se kemi kalamaj.>>

-       Mjaft ! S’bëhen këto muhabete para fëmijëve.>>

>>

Thonin që Anila kishte ikur në Amerikë. Gruaja e Alekos që e kishte marrë vesh historinë, gjithëmonë hidhte sytë nga dera e shtëpisë së saj, me shpresën se mos e shikonte...>>

 >>

 

A t'ju bej nje verejtje te vockel ?

Shkrimi copa-copash nuk eshte menyra me e mire per te shkruar diçka seriozisht. Lexova pak nga vazhdimet e cba-se. Kam pershtypjen se eshte ne nje tjeter gjatesi vale me çfare paraprin. Kjo sepse shkrimi serioz kerkon gjithmone nje shkrimtar te vetem, nje mendje, nje fryme, nje ide. Asnjehere nuk e kam kuptuar si mund te shkruhet nje roman nga dy vete, qofshin keta dhe vellezer (shembull : PPDA dhe OPDA).

Ne shkrime te tilla ku ka vazhdime mes shume pjesemarresish, filli duhet te jete ose ne nje regjister pastertisht komik, ose perndryshe deshton. Sepse nuk gjen dot dy vete me ide te njejta, porse me dy humore te njejta, po !

cba, a nuk mendon se eshte mbledhur goxha material per nje saga shqiptare te tre-kater brezave qe nga koha e Zogut e deri ne ndonje Monda qe studion sot ne Itali apo USA ? Nje lloj Houellebecqu "therrmijash elementare" (nje pasqyre njeqindvjeçare e sjelljeve seksuale ne France) ?

Une them se po. Mungon vetem ambicja, koha, energjia, dhe parate per te jetuar, se edhe me ajer, s'jetohet dot.

Kalofshi bukur, suksese ne vazhdimin e noveles.

H., Jam plotesisht dakort me ty. Nje projekt i tille mund te realizohet nga shumë duar (mendje, ndjeshmeri). Ka nje te mire qe sherben si ngacmues kur ke pak kohe e predispozite.

E mira tjeter eshte se duke mos e marre "seriozisht", çlirohesh. Sic me thoshte nje miku im aktor, kur aktori te thote se "sot nuk do te jem mire ne shfaqje se jam me dhimbje koke", dije se ai do te jete brilant. Duke gjetur nje justifikim ai clirohet nga emocionet negative dhe e leshon veten.

Mes tyre ka copeza shume te bukura. Me pelqeu shkrimi i Anes H me pershkrimin e pjekjes se kafes. Shume e embel,  shume muzikale.

E keqja eshte se kur e dergon nuk ke shume mundesi per te ndryshuar idete, ngjarjet e frazat qe te lindin me vone.

Persa i perket asaj qe kam shkruar, mendoj se e kam lene ne nje pike ku ka shume mundesi vazhdimi. Ka shume ngjarje qe nuk janë shpalosur akoma.

Cfare ka ndodhur? Cfare ka marrë vesh gruaja e Alekos? Po me Janin cfare eshte bere? Roli i Aniles ne kete mes?

Faleminderit per leximin.

cba,

te falenderoj per leximin dhe fjalet e mira. Me thene te drejten, kjo eshte hera e dyte qe provoj te shkruaj, dhe per me teper ketu ke peshku,  kuptohet pas vjershave te gjimnazit... Por eshte e vertete ajo qe thua ti me lart, kur e di qe secili e merr lehte dhe jo fort seriozisht, nuk i ve kufij vetes, hajt se po e shkruaj dhe une nje llaf, te dale ku te dale.

ceni ne kete mes eshte se une kisha ngritur skenar tjeter ne koke per Kaliopin, kur erdha gjeta tjeter, dhe tani sikur kam ngecur pak... por sic thone amerikanet, tu si, tu do. ( tu pa, tu bo) smiley

Ana H,

Dhe une nuk merrem me shkrime, madje as ne gjimnaz nuk kam shkruar poezi. Me nje fjale, asnje ndjeshmeri artistike. Per kete qe shkrova u be shkak shkrimi yt qe me pelqeu vertete si dhe permendja e Beratit diku. 

Ne menyre egoiste nuk bera asnje perpjekje per te vazhduar ne linjen tende. M'u shfaq nje imazh, dhe duke u nisur nga ai imazh nuk e di si rrodhen te tjerat. E keqja eshte se tani po vazhdojne qe te dalin te tjera histori te cilat po perpiqem t'i mberthej me ane te shkrimit pa i derguar ne PPU, sepse i shoh dhe i rishoh shpesh.

Ti mund te vazhdosh atje ku e ke lene. Ajo qe shkruajta une zere se nuk eshte. 

Vazhdoje se kishe gjetur me kryesoren: ritmin dhe melodine.

Uaaaaau!>>

Kalopi u përplas si kërcyese lartësie në minder. Menderja e saj e arriti e para fundin e trajektores dhe përplasja u shoqërua me një mori tingujsh dhe kërkëllitjesh. Iku dhe kitarra, mendoi, pasi e kuptoi se porsa ishte ulur mbi kitarrë. Kështu është, ai që të të ka dashur gjithë jetën, një ditë ta merr frymën e ti thyen brinjët. Eh, si tek ti kitarrë, sa shumë njerëz kanë futur duart në jetën time, dhe unë si ti, kam ditur të zgjedh pikërisht atë atë që do më fusë në dhe. >>

Pastaj qeshi me vete por nuk e luajti menderen që aty. O moj, kitarrë, moj kitarrë që dhe shpirt duke kënduar,-shfreu nën hundë. >>

U mbush disa herë me frymë dhe shfryu hundët disa herë në shami. Pa lëvizur nga vendi ndërroi disa shami, disa palë djersë, disa lace>kanolace>tjere, disa dashnorë dhe disa jetë. Si planet i madh e i pabanueshëm, ndërroi zjarrin me akull dhe ujërat e nxehta me gazra vdekjeprurës.  Tru e trupngurtë, Kalopi sillej rreth vetes në orbita e kohë çrregullta e mrekulluar se si një masë si e saja mund të përshkonte universin e përbashkët pa as më të voglën pipëtimë. Sa gura keni hedhur mbi mua o arsye të errëta, në krateret e mia të pafundme jehona e tyre ka humbur, -proklamoi. Sa sy keni vulosur pas teleskopëve tuaj përgjues, pa mundur të shikoni nën këtë lëkurë, përtej paqes së saj mashtruese, në ferrin e zemrës sime vullkanore. Nën hundët e mia, ju bubërroni jetët tuaj të përllogaritura në plane të vogla, qesharake sesi i quani ambicje, pozat tuaja që veniten nën kokëfortësinë e këmbënguljes sime.>>

Dhe për të provuar këmbënguljen e saj kryeneçe, Kalopi i mëshoi më fort e për së dyti menderes mbi kitarrë. Këtë herë, në universin e dhomës u përhap një zhurmë më e thellë, vesh-shpuese, zemër-ngrirëse dhe rrashtë-tronditëse. Kronikani përgjues pas teleskopit, u rrek gjatë të gjente fjalët e duhura për të përshkruar se si minderi u nda përgjysëm. Kjo është një kataklizëm. – shkroi. Kur xhindosen perënditë ose gratë e mëdha, më mirë mos u dil para syve. Përpara furisë së vetmisë dhe madhështisë së tyre, llogjika dhe guximi ynë thyhen e zhbëhen pangjitshmërisht.  >>

 

Njëditëzaj kaloja (folja do të ketë patjetër lidhje me ecjen e kalit) pranë bankës dhe më bezdiste aroma e parave të mbledhura aty. Pirgjet e stivosura të parasë janë thelbi kunërshtues i egzistencës tonë, mendova. Sikur djalli të digjej mbi një turrë parash a do të lace>kishlace>te efekte shëruese tymi i dalë prej tij? A e vërtisim ekonominë rreth parasë, apo paranë rreth ekonomisë? Këto përgjigje, jam i sigurtë se janë të shkruara diku, por ajo që më gëzon së tepërmi është zbulimi i një rrugëze te vogël, të cilën e di vetëm unë, nëpërmjet së cilës shmanget prerja e rruges nga trotuari në trotuar në dy vende. Nuk harroj të lëshoj bagla të vockla pas vetes që askush të mos shkelë pas meje në rrugën time.>>

>>

Kalopi e pa kalin drejt e në njërin sy. Syri i kalit ngjan me flluskën që ngrihet nga fundi i kazanit dhe tate>lace>dellace>tate> në sipërfaqe për të lajmëruar se “po zien”.  Kalopi e la kalin të ziejë edhe disa minuta dhe pastaj ia fiku zjarrin me një përkëdhelje mbi krifcë.

Xhan, m’u bë se flisje, -i tha. >>

Pse jo, -vijoi me të vetën Kalopi, - sot kafshët kanë zënë flasin me lloj-lloj fjalësh ndërsa njerëzit e urtë kullotin si derdimenë. Më flet kafsha për paranë sikur ta ketë shpikur. Nuk ka para të pisët më thotë. Me atë para që vret një njeri, nesër i shpëton jetën një tjetri. Më thotë se jam e lojtur që nuk më prihet për para, dëgjon? Edhe ti që je kalë, do të doje të kishe një gojë e ti thoje: lace>Polace> ti ç’bar ha? Nuk të tate>lace>dellace>tate> i yti? Mos kujto se nuk kemi sy e veshë. Njerëzit e lace>urlace>të i psonisin të gjitha por nuk mbledhin dot atë të shkretë kulaç, - e mbylli Kalopi bisedën me kalin për financat, njerzillikun dhe të ardhmen kopsëkëputur.>>

 

Përballë njëra – tjetrës, ato ngjajnë si dy pika uji. Si dy motra që s’janë parë prej kohe, ato hetojnë njëra-tjetrën  për gjurmë dhe shenja. Fryma hyn e tate>lace>dellace>tate> mes tyre e pakonsumuar. Një qënie e re jetësohet në udhëtakimin e tyre, njëkohësisht ndaluese dhe ftuese si xham.>>

Ato luajnë me duar dhe i zbulohen njëra – tjetrës mirëfilli. Përqafohen sipas një kodi të mësuar që në lindje. Çdo lëvizje ndjek një rrugë re dhe ne e ndjejmë zgjatjen e udhëtimit por nuk ankohemi. Ato qortojnë njëra – tjetrën me nënqeshje. I kthejnë shpinën njëra – tjetrës por vetëm për pak. Sa të fshehin ca të vërteta e pastaj kthehen ti pranojnë njëra – tjetrës dhurata të rrejshme të paketuara mjeshtërisht. >>

Kalopi mbylli kapakun e kremit, rreshtoi kutizat e qelqit në buzën e pasqyrës, u fut në këmishën e natës, u shtri në shtrat dhe fiku dritën e abazhurit. Sa lagështirë ka këtu, mendoi. Shpina e pasqyrës ka filluar të mufatet.  >>

 

fh-je, ti rrofsh per kontributin ketu, njish je fare smiley , po shif, un them ta myllesh se s`dum qe te harxhitesh deri ne kete derexhe tek pjeshku. Me llafe te tjera, futju punes e na boto najgjo tamom.  

fh, i jashtezakonshem!

...Edhe ne tavan qenka shtuar nje harte e re igrasie, qe e hengert dreqi, e hengert!, shau neper dhembe. Nje rreqethje i pershkoi gjithe ate trupin derdenge, teshat e mbulesat ngjanin si te lagura e nuk po zinte qe s'po zinte ngrohte. packa trupit te saj te beshem, ne ate shtrat te stermadh ajo strukej e behej nje grusht, zere se qe nje kerthi.

Diku ne humbetire iu be se degjoi nje tingull violine. hodhi syte nga fusha e bardhe e ores mbi pasqyren e tualetit, per te vertetuar me mire dyshimet e veta. "Viola po studioka ende" mendoi dhe sakaq truri i percolli tek kitara qe kish shkaterruar padashje ate paradreke. "Eh, padashje! duhej ta kisha bere me kohe e me vakt ate pune!"

(mire pra lost, po e boj daljen teme, pa i bo dom kerkuja, dhe në pritje deviacionesh interesante) smiley

 

Duhet pranuar se dita në pazar nuk filloi me ardhjen e Kalopit, hareja e rrëmujshme aty lace>kishlace>te filluar me mbërritjen e rrezeve të para. Teneqexhinjtë arritën të fundit dhe zunë vendet bosh në orkestër. Si çdo ditë të javës, aty mblidhej i gjithë qyteti dhe sipas rangut secili merrte pjesen e vet të plaçkës nga lufta e njeriut me natyrën. >>

Kalopi shkoi aty për disa kokrra vezë. Për të shkuar në këndin e vezëve rrugëza dredhon përmes një morie strehëzash të ndryshkura nga ku kasapë me nam hakërrehen fitues në sy qengjash dhe tufa me djem të rinj rendin pas çadrash të rrjepura në arrati të pasukseshme në erë. Pazari është në një ditë të zakonshme për beteja fisesh ku më lace>lacetype>fortlacetype> lacename>selacename>lace> përplasjet e armëve dëgjohet thirrmat e burrave që sfidojnë fatin me lodra fëmijësh.>>

Për Kalopin këto rrugëza janë të vështira. Ajo shtyn mirë, por shtegjet që hapen nuk janë premtues për hapat e saj. lace>Polace>thuaj vjen mesdita dhe aroma e mishrave të djegur ndoht fushëbetejën. Nëpër qafë hiqen e vihen zinxhirë të florinjtë, thasë me rroba zbrazen, thasë me rroba mbushen. Një i plagosur, që i ka rënë të fiket, tërhiqet sup pas supi në prapavijë. Burrat çirren dhe përplasin mallin mbi kutia a shpatat mbi mburoja. Gratë çirren dhe shoqërojnë tingujt me duar deri sa i përcjellin mbi rrugëz. >>

Për Kalopin, kjo është një ditë e pafat. Ajo e lace>urlace>ren zhurmën. Kalopi fut gishtat tregues në veshë dhe studion botën e shurdhët të milingonave.Ato përplasen me njëra – tjetrën, mbajnë diçka mes nofullave dhe papushim ndryshojnë relievin. >>

Këtu e gjeta të blej vezë, - foli pa e kuptuar nëse zëti i saj ishte i lartë mjaftueshëm për të mos u mbytur. Shtyu veten sa mundi kundër rrjedhës dhe doli që atje.>>

Kur u sigurua se zhurma nuk mund ta ndiqte deri larg, tërhoqi gishtat nga vrimat e veshëve, por ata nuk iu bindën. U përpoq për disa çaste, por e kuptoi se vërtetë ishte e pamundur. I tha vetes se nuk kishte asgjë për tu trembur dhe eci më tej në vështrimet kureshtare të pritësve të autobuzëve në stacion. U ngjit me mundim nëpër shkallë duke u mbështetur me bërryl pas murit dhe në krye të tyre u përplas me derën e Anifesë. Plaka doli si e çmëndur, e pa si e çmëndur dhe i foli si e çmëndur: Mos je çmëndur?!. Kalopi u mundua t’i shpjegonte se nuk po mund ti nxirrte gishtat nga veshët por plaka filloi shfaqte shenja frike në fytyrë. Ashtu e frikësuar, plaka iu vërdallos dy-tri herë rreth trupit, duke patur kujdes tek kryet e shkallëve, më në fund i nxorri çelësin nga xhepi dhe i hapi derën e apartamentit.>>

Sapo shkeli në shtëpi, gishtat e Kalopit dolën nga vrimat e veshëve, dhe ajo u mundua të paqtojë zemërimin e Anifesë. Pastaj kur mbeti vetëm, kërkoi nëpër mure një shpjegim për atë që i lace>kishlace> ndodhur. I dha dum se kjo ishte shenja që kish ardhur koha për t’u ndarë nga rrëmujërat e botës.>>

>>

Ishte më pak i keq ai pyll meshkujsh, ku ajo, si qukapiku që zgjedh pemën më të kalbur, i ishte qepur Janit. Krimbi i tij i vogël sa shpirti i tij, nuk lace>kishlace>te të mbaruar, -justifikohej me vete.   >>

 

 

Great, great, great!

Mos vdeksh kurre o fh!

Tani pak më shumë kujdes, do të flasim për plakun Firdes smiley

 

Njeriu e lë lëkurën e fëmijërisë në momentin kur arrin të mbajë gotën me njërën dorë, jo edhe me tjetrën, me njërën dorë jo edhe me tjetrën por vetëm me njërën dorë, kur me një dorë e mban gotën nuk është më fëmijë. Atëherë ai ka fituar sigurinë se mund të mbajë ç’është e vetja dhe njëkohësisht të mbrojë ç’është e vetja duke përdorur një dorë për të mbajtur e një dorë per të mbrojtur ç’është e vetja, njëkohësisht duke mbajtur ç’është e vetja dhe duke kërkuar më shumë me dorën tjetër. Njëra dorë mban ç’ka arritur dhe tjetra vërtitet për të mbledhur më shumë, me ç’ka arritur në njërën dorë dhe me çfarë mbledh në dorën tjetër vërtitet për të mbledhur më shumë. Nuk kënaqet më me çfarë ka, ndonëse çfarë ka nuk e lëshon, do të ketë më shumë por nuk do të kënaqet as me çfarë do të ketë, sepse çfarë ka nuk e kënaq asnjëherë dhe asnjëherë nuk kënaqet. Atëherë fëmija është rritur dhe e kupton praninë e vet në mes të tjerëve, është rritur dhe mes të tjerëve ai ka praninë e vet. Bashkë me shikimin, trupin dhe duart ai hap kufijt rreth vetes bashkë me shikimin, trupin dhe duart. Thote: “Shiko si po rritem, dua të kem më shumë, te jem më shumë, po rritem më shumë ndaj dua të kem më shumë, të jem më shumë sepse jam duke u rritur” Dhe ne rreth të rriturit të ri, hapim vend, rreth tij për të, të rriturin e ri të cilit i takon të ketë e të jetë më shumë, hapim vend rreth tij, për të, të rriturin e ri. Derisa ai fillon të marrë nga hapësira jonë, të marrë nga hapësira dhe zotërimet tona, na i merr zotërimet tona, sepse është i rritur dhe na i merr hapësirat dhe zotërimet tona. Dikur vonë, kur shtrëngohemi të mbajmë gotën tonë me dy duar, me dy duar shtrëngojmë gotën tonë, të vetmen gjë që kemi, me të dy duart e shtrëngojmë gotën tonë. Atëherë ne jemi plakur dhe si ai fëmija i djeshem, kënaqemi me çfarë kemi, sepse jemi plakur dhe kënaqemi me çfarë kemi dhe e shtrëngojmë çfarë kemi si ai fëmija i djeshëm qe rritet kur nuk e mban më goten me dy duar por me njerën, jo edhe me tjetrën, e mban goten me dy duar dhe eshte i kenaqur me çfarë ka. Dhe pleqtë vuajnë nga këto sëmundje, i përsërisin fjalët vazhdimisht, i thonë gjërat dy herë sepse pleqtë vuajnë nga këto sëmundje të të përsëriturit të fjalëve, që i përsërisin me shpresën se përsëritja vërtete mund të bëjë mrekullinë, vërtet përsëritja nuk bën mrekulli, mrekullia nuk përsëritet.>>

Askush vërdallë nuk u ndie dhe plaku Firdes besoi se ishte vetëm. Natën e mirë.- i tha vetes, natën e mirë. >>

 

Me gotën midis dy duarve, plaku Firdus i drejtohet shtratit. Prej syve të tij, dyshemja është shumë më larg se tavani, dhoma është e ulët. Kur afrohet fare pranë shtratit plaku Firdes shtrihet në tokë. Nuk do të trazojë shtratin, duke u shtrirë në tokë ka kuptuar se nuk do ti duhet të rregullojë shtratin në mëngjes. Në terr ai e di vendin e tij, shtrihet pa frikë se mund të shkelë mbi dikë a diçka. Sapo errësira trazohet dhe shtanget përkohësisht nga prania e tij, plaku Firdus thotë një lutje:>>

"O qiej të dhimbsur që fshiheni mbi strehën time të dhimbsur nën të cilën fshihem unë prej jush qiej të dhimbsur mbi strehë, e di se ju fshiheni mbi strehën time në të cilën fshihem unë! O qiej të plotfuqishëm, të dhimbsur për një fije lace>barilace> që rritet nëpër natë duke besuar në dhimbsurinë, plotësinë dhe fuqinë tuaj, ndërsa rritet si një fije lace>barilace> e dhimbsur për fatin që e pret, në ditën që e pret, kur do të pritet ajo fije bari. Unë e di se dëmi juaj nuk është i shkujdesur, është i kujdesshëm dëmi juaj dhe fryma juaj e matur sadoqë fryma juaj është e pamatë. O qiej të natës, ju mblidheni mbi kulmin tim, mbi kulmin mbi trupin tim mblidheni dhe prisni t’ju rrëfej ç’ndodh kur ju nuk jeni këtu, ju o Qiej të natës nuk mund ta dini çfarë ndodh këtu kur ju nuk jeni këtu ndaj prisni nga unë tu rrëfej. Unë shtrij trupin tim dhe u rrëfej, me trupin tim të shtrirë u rrëfej, në trupin tim ju shihni çfarë kam për t’ju rrëfyer teksar trupi im i shtrirë rrëfen…”>>

Plaku Firdus, e thotë lutjen çdo natë por ka kohë që nuk i shkon dot deri në fund. Herë në një fjalë e herë në një tjetër ai i dorëzohet gjumit. Atëherë qiejt e natës e marrin në krahë në një fluturim të shkurtër deri në kufijtë e papërcaktuar të ditës. Ndaj ndodh që hera-herës plaku Firdus zgjohet në oborr me kokën rënduar mbi një fije të pafuqishme lace>barilace>.>>

 

Nëse do të mund ti hap sytë pa dyshuar nëse mëndja ime është zgjuar, nëse mund të hap sytë i bindur se gjithçka shoh është e vërtetë, atëherë do të mund ti hap sytë e të zgjohem. Atëherë do të mund të shoh nëse lulet kanë mbaruar së pispillosuri dhe nëse fshihet ndonjë rrezik kërcënues për to, nëse fshihet ndonjë rrezik në ndonjë qoshe të qiellit, të shoh nëse qielli fsheh ndonjë rrezik për lulet e porsaçelura. Nëse do të mund të hap sytë dhe të shoh lulet dhe qiellin mbi to, atëherë do të shoh lulet dhe qiellin mbi to. Lulet do të rrinë të ndrojtura prej meje si prej të huajit pa e ditur se kujdesem për to, si i huaj që kujdeset për to pa dijeninë e tyre. Çfarë dinë lulet, a dinë gjë lulet, aqsa dinë lulet a e dinë se? >>

Nëse atëherë do të mund të ngrihem pak mbi qafë, mbi mes e mbi këmbë, nëse do të mund të ngre kokën, trupin e në këmbë, do të shëtis nëpër to si ëngjëll i pamësuar me ngjyrat dhe dredhitë e ngjyrave. Një ëngjëll i prekur prej drojës së luleve, ose thjesht një plak i pafuqishëm për tu zgjuar, nëse zgjohem do të shoh sa mundem si lace>tulalace>ten lulet nën soditjen e mahnitur të një ëngjëlli të huaj.>>

Plaku Firdis mbeti shtrirë në oborr nën kujdesin e diellit deri mbasdite, kur nga skuta e qiellit mbi pyll ia behu një re me shi kërcënues. Atëherë ai u ngrit mundimshëm dhe duke shkelur mbi lule nxitoi të futej në shtëpi..>>

 

 

(mjaft per mu per sot..)

E gjej plakun Firdes mbi tavolinë. Me këmbët kryq nën vete dhe duart kryq në fyt. Nën sy i varet pjesa më e rëndë e fytyrës. Duket si një gërmë kineze. Një gërmë kineze që mbart një fjalë ose një histori ose një kuptim të tërë. Dritat e vetëtimave prej dritareve e zhvendosnin atë figurë midis së majtës e së djathtës dhe ai vibrim më përcjell dridhje. Dridhem. Nuk di nëse jeta është mbyllur përgjithmonë brënda tij, apo tashmë është arratisur që aty. Mbyll perdet në çdo dritare dhe dyert pas vetes. Mbetem përsëti vetëm.

 

 

 

(u lodha tu kap topin smiley

rrethi vicioz vijon si fijet qe merimanga leshon, i leshon per te ndertuar cergen e saj, cergen qe neser do te perthithe mizat, mizat qe do te perrallen pas fijeve te argjenda, pa e ditur qe aty i pret morti, e perralla e fijeve t'argjendta do t'u rrefehet nga mema merimange, merimangave te reja tek mesojne te thurin cergen........

 

ta lashe! smiley

Duhen lëvizje të lehta që nuk e lëvizin peshoren e mëndjes. Të lehta si të puplave të zogjve që as zogjtë nuk i ndjejnë, pa u ndjerë gufohen si shtëllunga tymi të zi, ngjiten përlart kraharorit të erës në grahmat e saj të para, ia ndalin fuqinë, ia heqin frymën.

Duhen lëvizje të natyrshme që nuk prekin dyshimin e rojës me një detyrë të vetme, detyrën e rojës që nuk duhet të mbërrijë deri tek dyshimi. Lëvizje të natyrshme si i sfidojmë surprizat e jetës me do të duhej të ndodhte, nën çizme me përpjekje dhe përfundime të natyrshme, kur natyra jonë gllabëron baltrat e të panatyrshmes, dhe tundim tate>lace>flalace>tate>mujt mbi tokat e reja pa erë.

Duhen lëvizje të sinqerta, lëvizje si të trupit që tkurret aty ku dhëmb, aty ku puthet, aty ku shërohet larg syve, syve që nuk duhet të shohin si përkundet trupi në gjumë, si rrokulliset në ëndërr dhe shkundet në kllapi.

Duhen lëvizje të lira, të lira si të zogut që përplaset në ujë dhe rrjedha e lumit turpërohet prej ngazëllimit të zogut ngadhnjyes mbi pasuritë e pavlera të syve tanë të kuq.

Duhen të vendosura si të rojës, vendimtare si të rojës, lëvizjet e rojës që na pret në zgjim, për ku nuk dimë, nuk dimë pse, por do të duhej të ndodhte.

Plaku Firdus shkon duart mbi krahët e karriges ku rri ulur, i zhytur në mësimin e një vallëzimi. Në dritare rri ngjitur, momenti fotografik i tokave pa erë

 

Në mëngjes plaku Firdis, u zgjua me humor të mirë. Ndonëse në mes të Gushtit, shkroi kartolinat e lace>urlace>imeve për vitin e ri. Pastaj nxorri nga valixhja getat e zeza, rrotulloi rreth belit minifundin, gatiti dekoltenë fallco dhe ngjeshi gy gisht buzekuq jeshil. Doli nga dera dhe u kthye në mbrëmje. >>

Kishte qëndruar gjithë ditën jashtë pragut të derës duke parë lepujt që vraponin sa majtas – djathtas pa asnjë qëllim. Pa asnjë qëllim plaku Firdis sillej ngadalë rreth vetes, roje në kufijtë e qetësisë. >>

Sikur lepujve tu rritej mjekra aq shpejt sa më rriten mua veshët – mërmëriste ndërsa e verdha piklonte all në sytë e tij të kuq. Në mbrëmje, klace>urlace> u sigurua se askush nuk do t’ia cënonte qetësinë, mblodhi kartolinat dhe i futi në valixhe.>>

 

C'i paske bere Firdisit. Po pse lepuj, o zoteshenmeri?

iiiiii sesi jane ata lepujt..

e qita pra Fird. edhe per shitje po s'p'e ble kush smiley

as falas nuk e dune.

Ushqim kinez, tha me vete Firdisi kushedipse, dhe, sapo e kapi veten nje milisekonde me tej duke menduar lepujt e ploget, e detyroi ate, veten, te bente gjeste dhe levizje te cilave nuk u kishte ardhur ende ora. Pra u shtri ne krevat, direkt mbi shtrojca, ashtu sic ishte veshur fryre e shtrenguar ne gjithfare vendesh ne trup. Per cudi ndihej mire, aq mire sa e detyroi veten prape qe te mos i levizte duart, te cilat tani rendonin mbi kuverten e mendafshte ngjyre `all aq sa dy skerfyej te thare bambuje. Pastaj u kujtua te marre fryme dhe fjeti.

 E kisha harru fare ket cep.

 

Baphtyar

 

...pastaj i erdhi rradha muhabetit të vrimës. Deri atëherë kishte kaluar një orë me përbetime për mbajtjen e sekretit që Baphtyari mi kërkonte me ngulm, ndonëse isha krejt i bindur që unë nuk isha as i pari e as fundit që e shihte. >>

Ngriti bluzen dhe kanatjeren njëherësh dhe midis brinjëve në pjesën e shpinës nën shpatullën e majtë, u shfaq vrima. Vrimë si gjithë të tjerat, vërejta. Në buzët e saj lëkura rrudhej e ngushtohej mes vetes si uji në buzë të ujëvarës.>>

-Që në lindje e ke patur? – e pyeta.>>

-Po, që në lindje.>>

 

Lëshova një “hë!” dhe fërkova hundën me dorë siç bëj gjithmonë kur dua t’i jap ton serioz muhabetit. >>

-Për çfarë është? – vazhdova.>>

-Nuk e di!>>

-Si nuk e di? Fare – fare?>>

-Prandaj thashë të ta tregoj.>>

-Po e ke provuar çfarë bën?>>

-E kam provuar, aq sa mund ta provosh një vrimë. I kam tkurrur muskujt, i kam futur gishtin, e kam mbushur me ujë, por hiç asgjë nuk ndodhi.>>

-Pse nuk shkon tek doktori?>>

-Do shkoj ndonjehere, po nuk e besoj se do ketë parë diçka të tillë.>>

 

Uli bluzën dhe u rregullua, madje më mirë seç ishte mëparë. Pastaj morëm të dy nga një mulli dhe e bluajtëm me mëndje. Baphtyari duhet t’ia kishte marrë dorën sepse nuk djersitej si unë. >>

> >

-A je larë në det me të? - e pyeta pa të keq.>>

-Të shkoj mendja tek balenat? E kam provuar natën, pa njeri dhe desh u mbyta. E mbajta frymën fort nën ujë po nuk nxora gjë. Mos u lodh kot. I kam provuar të gjitha, - ma preu.>>

 

Po në mullirin tim bloja sa kishte filluar. Mu fanitën në mëndje skena të përgjakshme ku Baphtyari bebe goditej me plumb qorr. Pastaj sikur Baphtyari në lindje mezi vinte në jetë dhe mamia e tërhiqte me grepin e çorapeve. Pastaj mendoja se Baphtyari mund të shihte pa e rrotulluar kokën, ose mund të dëgjonte çfarë thuhej pas shpine, ose mund të varej në një gozhdë muri si pikturë por nuk do të mund të nivelohej mirë.>>

> >

-Je i sigurtë që i ke provuar të gjitha? – e pyeta.>>

-Them se po, - m’u përgjigj, me një qime dinake dyshimi të mbetur në gojë.>>

-Po nëna çfarë thotë?>>

-Nëna thotë se jam me fat. Dhe se nuk jam si të tjerët. Por unë mendoj se nuk ka mëndje sado mizore që të më shpikte me një vrimë tepër vetëm e vetëm që të jem ndryshe nga të tjerët. Pra s’ka si të jetë ky funksioni i vrimës.>>

 

Kur u bë vonë, u ndamë. Vrima shkoi me shpinën e Baphtyarit. Tash e tutje, të dy do të bëjmë sikur nuk dimë gjë dhe kjo, me sa di unë, është e vërtetë.  >>

A t'vijoj Lost, a ti boj dredha?

pse me pyt mer smiley... Shkruj e shif. (Rrin mire edhe kaq)

"Home sweet home" mendoi, apo e tha dhe s'qe në gjendje që të ndante atë çka mendonte nga ajo ç'bënte me të vërtetë në ato momente.

Hyri në dhomën e ndenjies pa vendosur se ç'do bënte... të shfundosej në poltronën e tij apo të drejtohej drejt frigoriferit dhe të mbyllte mbrëmjen me një tjetër birrë.

Nuk e kuptoi nëse ishte lodhja, që e ndjen njeriu i shkretë në atë orë të mëngjesit, apo birrat e shumta të rrëkëllyera në festën me miqtë natën e shkuar, që, me gjithë tmerrin e brendshëm që e pushtoi të tërin, nuk arriti t'i reagonte personit që hyri nga dera e dhomës.
- Po ti?, ishte e vetmja frazë që arriti të formulonte.
- "Aha, i dashur mik, ke ardhur me vonesë... kam hyrë unë i pari", ju përgjigj indiferent tjetri duke vazhduar të fuste në thesin e tij objektet më me vlerë që gjente nëpër dhomë.
Ndërkohë që tjetri me gjakftohtësinë më të madhe hidhej nga dritarja duke humbur në kopshtin e mbuluar nga nata pa hënë, mezi arriti të thoshte: "Po unë s'jam hajdut... jam në shtëpinë time... jam veshur me maskë sepse sapo u ktheva nga festa e karnevaleve tek miqtë e mi...

vijojmë edhe pak smiley

 

Baphtyari ky shpirt llomotitës

 

Kishin shkuar mbi pesëmbëdhjetë vjet kur u takuam sërish me Baphtyarin.Takuam duart, pastaj secili futi dorën e vet në xhep të vet dhe porositëm nga një birrë. Nuk kishte ndryshuar pothuajse fare.

-E sheh sa kam ndryshuar?! – më tha.

U mata ti thoja se edhe unë kisha ndryshuar.

-Ti nuk ke ndryshuar hiç. – më tha ai i pari.

-Tani mban kapele – vërejta.

-Ndonjëherë kur pi e harroj, - tha, – kapelen e të gjitha. Por nuk i humbas, nuk më shqiten.

U mata t’i them se dukej mirë me shëndet.

-Nuk kam qënë mirë me shëndet, -tha ai i pari. Kam pasur telashe, -vazhdoi, më kanë rënë të këqiat njëra pas tjetrës. Vetëm mua –shtoi, askujt tjetër.

-Të githë kanë telashe –i thashë, telashet për njerëzit janë.

Më pa në sy sikur donte të thoshte : Jo, vetëm ti jo. Vetëm ti mos e thuaj këtë gënjeshtër.

Nuk i dredhova shikimit të tij, e dinte ku fshihesha.

-Ashtu?! – u zgjua pas një hopi. lace>Polace> mirë, - vazhdoi, me maturinë e një prokurori të thekur me gjygje.

Hoqi kapelen, e mbështeti përmbys në tavolinë, mblodhi diçka me duar lart e poshtë nëpër ajër dhe e futi në bark të kapeles.

-Ja, - tha. i mblodha gjithë të këqijat e botës në kapele. Tani fute dorën dhe zgjidh një.

-Hë fute! – i parapriu me zë të lartë hezitimit tim.

Nuk di ç’më shtyu të zgjas dorën në kapelen bosh. E nxora. Baphtyari më priste syhapur. Syndezur hetoi dorën time ndërsa hapa grushtin bosh.

-Hahaha, -qeshi me zë kumbues. Kësaj i thua të keqe ti? Pa më shih mua!

Tërhoqi mëngën e xhaketës dhe shtyu dorën në kapele. E kuptova që asgjë nuk kishte ndryshuar nga ndershmëria e tij prej mënyrës sesi i përzieu të këqiat përpara se të peshkonte njërën. Ngriti dorën lart dhe pa asnjë mëdyshje i hapi të shtrirë  pesë gishtat.

-Shikoje! –më tha.

Hiç im dhe i tiji mu dukën të njëjtë, veçse i tiji ishte më patetik. U mata ti thoja “të thashë?!”

-Të thashë?! – më tha i pari. E shikon tani? – vazhdoi. Më e keqja e të këqiave më jepet mua. Mua dhe vetëm mua. Më e madhja, më e hidhura, më e pashlyeshmja. Njëmijëherë të fus dorën në kapele, njëmijëherë më e keqja e të gjithë të këqiave më ngjit.

Nuk dija ç’të bëja, buzeqesha nga sikleti. U lëndua.

Vuri kapelen me gjithë të këqiat e botës mbi kokë dhe u largua përsëri.

 

smiley si komshi me borhezin me je duk smiley

te paçim!

Can we have some more please? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).