Rama: "Kosova eshte e shqiptareve" ??

Si ju duket kjo deklarate dhene pak kohe me pare ne mes te Prishtines? A mungon gje ketu ajo pjesa "dhe e serbeve te Kosoves" qe asnje (absolutisht asnje) politikan nga Shqiperia ose Kosova nuk ka harruar ta shenoje? Mos tregon gje kjo karshillek? Dhe a eshte gati Rama ta bente kete deklarate edhe nqs do ishte kryeminister?

8 Komente

kur e ka bere? ndonje link ta kontrollojme?

A mungon gje ketu ajo pjesa "dhe e serbeve te Kosoves" qe asnje (absolutisht asnje) politikan nga Shqiperia ose Kosova nuk ka harruar ta shenoje?

kosova eshte natyrisht e shqiptareve. vertetesia i jep kesaj shprehje sens provokues. po njesoj duket provokim po te thuash serbia eshte e serbeve ose franca e francezeve, etj.

po te mos ishte e shqiptareve, kosova duk do te ish gje krahine e pavaruar e jugosllavise por pjese integrale e serbise. se nuk ma ha mendja qe serbet e kosoves te ndryshojne nga ata te tjeret e serbise, aq sa ta quajne veten kosovare serbe. bile mendoj se ka me shume ndryshim, midis nje kosovari dhe shqiptari, midis nje labi dhe kuksjani, etj, sesa midis nje serbi dhe kroati ose slloveni, per te mos thene nje serbi serbije dhe nje serbi kosove.

gjithashtu ne demokraci, shteti, politika, morali, etj, i takon shumices. dmth eshte shumica qe e ben ligjin. perderisa ne kosove ka me shume shqiptare nga serbe, te thuash kosova eshte e shqiptareve nuk eshte veçse realitet.

tjeter gje pastaj se per te qene "korrekt", politikanet, edhe te botes, flasin ne menyre te turbullt qe te mos lendojne kerkend ose te mos krijojne polemika qe mund t'u rezikojne postin aq me mundim fituar (helbete ne demokraci postet fitohen me fare pak vota me shume nga rivalet, bile kjo ben qe politikanet te mos jene asnjehere te sinqerte tek ato qe thone).

fjalen e kisha qe ramen e mbajm me anti-bashkimit kombetar se berishen, ndersa berisha tha qe kosova esht "E TE GJITHE QYTETAREVE TE SAJ" nqs citoj kryeministrin

Sado i poshter te jete Rama (qe ne fakt nuk eshte aspak i tille), mos harro se ke po merr per kundershembull, Berishovicin!

Asnje lloj dyshimi nuk kam, qe Berishovici ka qene dhe ende eshte agjent i Beogradit. Asnje dyshim qe ai qen do te shohe Shqiperine ne gjunje dhe te bere copa copa.

Ndersa Rama eshte krejt e kunderta e tij.

oo militantet i kam tmerr. un kerkoj komente per 1 deklarate te rrale per 1 ceshtje kombetare, kta ..

Do te te vinte cudi nese do te te zbuloja ketu se ku militoj une! Nese me militant nenkupton ndonje ps apo pd, atehere je larg...

 Po cmerresh me Ramen mor djale. Rama ka rreshkit komplet si njeri e ska fuqi te logjikoje per veten e vet, e jo me per Kosoven.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).