Probleme qe kerkojne zgjidhje urgjente?

Cilat jane problemet me te medha qe torturojne popullin SOT dhe si mendoni se mund te zgjidhen?

54 Komente

Uria.

Merri atij qe ka, jepi atij qe s'ka.

 zot, 

ne fakt e shtrova seriozisht pyetjen. Ne nje koh qe ne Shqiperi egzistojne shume lloj problemesh qe jo vetem veshtirsojne por edhe rrezikojne jeten e njeriut, politika flet vetem per politik.

nga tja fillojme er chen, jan kaq shume... smiley 

 fillo me njecke bedrije smiley 

health care mo, si ne ameriqi smiley 

ene helmin me pikatore ti Bedrije smiley

drejtesia athere ?

Pervec urise, qe juve sju pelqevi smiley 

NGujimi i femijeve per gjakmarrje,mendo jane mbi 2000 femije ne Shqiperi qe rrine te ngujuar neper kullat e tyre dhe qe nuk dalin perjashta nuk shkojne ne shkolle dhe qe per faj te nje kanuni  te shemtuar ushqehen keq dhe shume keq,dhe me e keqja eshte kur keta femije qe jane te moshave te ndryshme mendojne qe nje dite prej ketij kanuni pervers nje dite do te vdesin,e tmerrshme,kanun zgjebarak dhe pervers.

Zgjidhja,te vendoset denimi me vdekje,kush vret te varet.

Pse me Cheno, nuk eshte problem per ty uria? Te pakte jane shqiptaret qe ngrysen me barkun bosh dhe gdhihen po ashtu?

Nese kjo per ty nuk perben problem, atehere po permend problemin me urgjent, kapital dhe me rrezik per jeten qe ka sot per sot Shqiperia: Berishovicin!

zgjidhja?

  •  Te arrestohet
  •  Te miratohet me urgjence ligji per denimin me vdekje.
  •  Te egzekutohet ne te njejten kohe qe ligji miratohet.
  •  Te zhbehet, shfuqizohet cdo lloj kontrate qe ka lidhur ndonjehere ky, cdo lloj marreveshjeje.
  •  Qe ne momentin e egzekutimit te futet ne analet e historise Shqiptare si armiku dhe tradhetari me i madh i kombit shqiptar gjate gjithe historise.

 

Perndryshe, problemi me urgjent, perseri eshte uria.

 Uria eshte e asaj rendesi qe e ke then ti. Une jam goxha koshient se sistemi, nese do te quhej i tille, SOT nuk funksionon dhe kriza po thellohet. Por do desha qe te permbaheshim disi dhe te argumentonim cdo gje qe shprehim ketu ne menyre qe mos te terheqim mizat e kalit.

edi rama, te gjithe ata qe si edi rama kane barkun plot dhe i vihen pas per te qene trendy dhe mungesa e urise!

Nje problem qe kerkon zgjidhje urgjente eshte ndalimi ne publik i kritikave dhe deshirave per denime ekstreme ndaj qeverise dhe drejtueseve te saj. Psh ja se cfare thote zotrules dhe qe per mua perben problem dhe kerkon zgjidhje urgjente:

po permend problemin me urgjent, kapital dhe me rrezik per jeten qe ka sot per sot Shqiperia: Berishovicin!

zgjidhja?

  •  Te arrestohet
  •  Te miratohet me urgjence ligji per denimin me vdekje.
  •  Te egzekutohet ne te njejten kohe qe ligji miratohet.
  •  Te zhbehet, shfuqizohet cdo lloj kontrate qe ka lidhur ndonjehere ky, cdo lloj marreveshjeje.
  •  Qe ne momentin e egzekutimit te futet ne analet e historise Shqiptare si armiku dhe tradhetari me i madh i kombit shqiptar gjate gjithe historise.

Heqja e vizave, levizja e lire, hapja e dosjeve te sigurimit, kur te kryejne me keto, hapjne e kutiave.

Heqja e vizave, levizja e lire

Vizat, problemi i pare patjeter.

Kapim levizjen e lire, ikim te gjithe, ja ku u zgjidhen problemet.

DREJTESI

duke fillu qe nga ndarja a tokave,toka ti shkoje pronarit

rregull

infrastrukture

qe nga ardha e demokrcise deri tani jemi pa viza

po  te kishte drejtesi po te kishte rregull ,mos kishte korrupsion,tu tutelonte prona

tu zbatonte ligji kom pershtypjen se  edhe vizat sdo i kishim problem

Drejtesia!

Sundimi i ligjit ne Shqiperi eshte ne nivele para-shteterore!

Nuk po flas ne nivele te nalta teorike, po flas ne jeten e perditshme!

Mrroklle, paskena qen me nji menje... nuk e kisha lexu at' taten.

Problemi me i madh ne Shqiperi eshte dhe ngelet Zbatimi i Ligjit. Vendi ka ligje te mira dhe me standarde, e keqja eshte qe asnje nuk e RR per ligjin. Te gjithe gjerat e tjera rregullohen me pas. Por edhe ne se calon ndonjeri prej tyre nuk eshte ndonje qamet i madh te rregullohet, puna eshte qe nuk zbatohen. Sa per ilustrim:

1. Kushtetuta (sa raste te shkeljes vetem ne vitet e fundit)

2. Kodi rrugor

2. Ligji antiduhan

3. Ligji per pronen, etj, etj

Shume nga problemet per te cilat njerezit peshtyjne njeri-tjetrin ketu do rregulloheshin vetem nese keta ligje do zbatoheshin sic duhet.

1. Kushtetuta (sa raste te shkeljes vetem ne vitet e fundit)

2. Kodi rrugor

2. Ligji antiduhan   ?????!!!!!!!

3. Ligji per pronen, etj, etj
 

Bedro, pse habitesh tina?? Isha para nje muaji ne Shqiperi, dhe ishte per te qare e per te qeshur qe kamarieri te vinte perpara nje pjate filxhani kafeje te lagur per hirin e cigares (WTF??). Lokalet ishin njesoj tumllas e pertumllas me tym duhani, me tu marr fryma!!

mire  mire se diskutoj qe duhani eshte problem.

po ta rreshtosh nje nje vend me kushtetuten dhe te drejten e prones....sikur nuk me shkon smiley

Ishte si rast me i fresket ne mendjen time. Ne te "jashtmit" keto gjona vejm re mi Bedrie, se gjionat me te rendesishme i kemi lene ne dur te sigurta me ju andej (ketu: nji toç me llap perjashta smiley&nbspsmiley

shume ok me zbatimin e ligjit.

per mua, eshte edhe mungesa e nje strategjie te qarte zhvillimi (dhe investimi kundrejt saj): ku, si e shohim veten si komb 10-20 vjet më tej, me çfarë do merremi e me çfare do mbahemi, naj industri, naj shkence, naj bujqesi etj, etj. 

Shkelja e kushtetutes ?????????????????????

Problem qe kerkon zgjidhje ??????????????

Shkelja e kushtetutes eshte problem qe kerkon respekt, e njohuri, jo zgjidhje.

Edhe drejtesia nuk mund te futet tek problemet urgjente qe kerkojne zgjidhje.

Ligjet nuk mungojne, ligjet nuk jane te keqinj, eshte deshira e q (gj)ytetarve se sa i respektojne.

Zbatimi i ligjit

Zbatimi i ligjit - no if, ends and buts

Promovimi ne baze merite ne te gjitha fushat

Zhvillimi i ekonomise, ulja e papunesise

Mbrojtja e te drejtave te individit (dmth prape zbatimi i ligjit)

Nxjerrja e Shqiperise nga vendi me reputacion 'Banana Republic'

Zbatimi i ligjit

 

.....nuk di a e permenda zbatimin e ligjit smiley

Me vjen nder mend nje batute e nje telekomedie (me duket se tek Vizion Plus): "A do ta bejme apo s'do ta bejme kete kodosh shtet ligjor!"

PS-PD: Me duket se lujte ene Çili (kandidatja per keshilltare) tek i njejti film (thuj masnej qe nuk kam memorie per filma, pahhh).

pa u zgjidh sic duhet problemi i pronave, s'besoj se Shqiperia ka per te bere ndonjehere hajer.

eshte kanceri qe po u ha shpirtin lidhjeve njerezore dhe qe po shkaterron cfaredolloj mundesie qe ky vend te merret seriozisht per te investuar nje dite.

 

Te gjitha problemet e kane fillin tek mentaliteti yne in cunguar. Nuk dime te dallojme prioritetet, nuk njohim negociimin midis paleve, nuk kemi kurrfare efektiviteti dhe eficence ne ato qe bejme etj. etj................

Problemet themelore qe une dalloj:

1- Nuk ka plane afatgjata per zhvillim, cdo gje behet sot per sot.

2- Nuk arrijme te bejme (qeveria) costo/perfitim analizash te sakta dhe perfundojme ne shpenzime masive resursesh per gjera te kota duke lene hapur miliona vrima te tjera.

3- Sherbimi shendetesor eshte skandal.

4- Ndotja a ajrit eshte vrasese (sot kryedebili berisha ka deklaruar qe ne do behemi green superpower).

5- Nuk ka kurrfare strategjie per ruajtjen e ambientit

6- Bujqesia eshte pertoke, na ka marre Maqedonia buken nga goja.

7- Jemi te prezantuar tmerresisht keq ne arenen boterore nga klloune pa kurrfare dinjiteti apo pergatitje.

Ka me qindra te tjera, por me rendesishmja qe i permbledh te gjitha eshte sistemi arsimor qe prodhon vetem kualitet te ulet teknicienesh pa asnjelloj njohurie menaxhimi. Pa nje sistem arsimor efikas, vetem probleme do kemi.

Shume dakord me Dajosh! 

Arsimi - prioritet absolut. Po s'u be ky ne 1000 vjet nuk kane per tu bere ato te tjerat me mbrapa!!

P.S. Chene te kan propozu vendin e krietarit te Bashkise ne zgjedhjet e ardhshme ene po behesh gati per fushate, apo si!?

Po pra, aresimi prioritet absolut. Pa na e shpjego pak, si do e shkolloje nje femije qe nuk ka buke per te ngrene e po vdes nga uria? jo per gje, po aresimi eshte dhe e ardhmja, apo jo... e ardhmja e njeriut qe nuk ka buke per te ngrene, e di cfare eshte?

zotrules, te dyja shkojne dore per dore. Mund te kesh femije qe s'kane te hane por ama shkojne ne shkolle dhe mesojne dicka sepse ka sistem (mesues te afte, libra te mire etj), ose ke femije me barkun plot qe shkojne ne shkolla ku mesuesit jane futja kot, librat tregojne histori me lufte gjermanesh te 97 etj. Personalisht mendoj qe nuk ka femije qe vuajne urie ne Shqiperi, por ka te ushqyer mire dhe te ushqyer keq. Dhe qe ta zgjas edhe ca, shume prej nesh qe ushqeheshin me buke me uje e me sheqer ne kohen e erresires arritem te mesojme plot gjera nga ai sistem shkolle.

Respektimi i te drejtave dhe lirive te njeriut;

Kjo do te thote qe te sillemi si njerez, dhe te na trajtojne si njerez te lire.

Te njihen te drejtat dhe te mesojme te reagojme per te realizuar te drejtat tona dhe te te tjereve-duke u ndier te gjithe te shperblyer per kontributin qe japim.

 

"V.O. More !!!! Mos po kerkoj komunizem??!

rules,

E para, arsimi ne konceptin tim nuk perfshin vetem arsimin parashkollor apo fillor.

E dyta, ne hierarkine e nevojave plotesimi i nevojave fizike eshte i pari - kete nuk e ve njeri ne dyshim.

E treta, puna eshte se pervec retorikave te Rames e Braqes nuk ka ndonje evidence shume te forte per varferine e tejskajshme per te cilen ti flet. Shqiperia ka shume varferi, por kjo ne shumicen e njerezve nuk eshte e tejskajshme (fale edhe profilit bujqesor te vendit si dhe amortizimit qe vjen nga emigrimi dhe remitancat).

Tani, ti nese ke evidenca per ate qe flet hajde dhe na i paraqit (jo me Braqen te lutem).

Asterisk,

"P.S. Chene te kan propozu vendin e krietarit te Bashkise ne zgjedhjet e ardhshme ene po behesh gati per fushate, apo si!?"

Jan pune me pergjegjsi ato qe thua ti. Une kom ron rehat, laj noi pjate, noi hale, noi pjate tjeter e po m'dul koha laj duret e dal n'rrugice te dredh nai cinare e ti hudh i sy peshkut ne ifon.

Meqenese ka pasur nje seri shkrimesh mbi mpirjen mendore te popllit te shume vuajtur, vendosa te shtroj kete pyetje. Meqenese shoh se shume kohe harxhohet me kunja pabuk ketu ne peshk, vendosa te shtroj kete pyetje, (e plot meqenesera te tjera)

Nuk eshte turp me fol edhe per gjerat me te thjeshta, si uje e drita pshemell. Gjithsesi do doja qe mos te hudheshit direkt ne llogore. Le te evidentohen njehere  keto probleme dhe halle qe jane bere norme, dhe ti jepet rendesia e duhur te pakten ketu ne peshk.  Zonjat e zoterinjte gazetare pastaj mbase na nxjerrin ne gazete dhe mbase mbase ato flete gazete do kete fatin e madh te atyre te NY-times.

 

 E sa per varferine, egziston dhe eshte tmerrsisht e eger!!!!

Chene, e kuptoj arsyen tate ene e respektoj, ene fort fare biles... ja ashtu!

Tani, sa per vorfenine, ka e pa ti er Chen se sa e egen osht? Masanej, ene po qe e egen fort ajo, ti me cere do ta luftosh vorfenine? Me garuzhde e pajata, apo me miun qe tu ka bo sa moca e Molit aqe tek dallapi i kusiave te palame? smiley

Ah nuk e di ti mer Chen se cere osht arsimimi! Arsimimi osht si ajo hallva pra mo, ajo hallva me shume shiqer. A ke honger nonjiher hallv me shum shiqer apo jo? E me pra, ja nji ashtu osht arsimimi! E zhduk ene vorfnine ene dhimjen e kaptines po deshe tina! smiley

arsimimin e kena ne xhep na, 3400000 universitete ka certifiku shteti, ka nji per qytetar.. po po e kena ne xhep.

Sa per varferine, pys ata koleget e mi anej(se jemi organizate e fuqimshme shum, po po), a keni la noi pjate te shtrenjte,noi porcelani me varak ari, a keni la e zhblloku noi hale? Jo mer jau m'thone spo kemi buk me honger e jo gjell me bo pjatat pis. Halet po jane akoma te sistemithape vrymen ku te jete toka e but.

Te diskutosh varferine dhe skamjen ne Shqiperi, dhe te sjellesh ne kete argument edhe Ramen apo ndonje tjeter, per mua me duket e kote te diskutojme me.

Sikur te ishit te uritur vete, te mos kishit cfare te hanit sonte, te shihnit femijet tuaj qe shkonin per te fjetur ne te ftohte, te pambuluar, sigurisht te pangrene, me asnje lloj sigurie nga ana juaj (prinderve) qe e nesermja do te siguronte ndonje kafshate per te mbajtur frymen gjalle, atehere ndoshta do flisnit ndryshe.

nese ka prioritet aresimimi ne kete rast, eshte vetem ne nje moment: te aresimohet shoqeria qe varferia dhe skamja egzistojne, dhe qe ne Shqiperi ka ende njerez qe ngrysen e gdhihen te uritur. Ky eshte aresimim urgjent qe ja vlen te flasesh. Perndryshe, cdonjeri eshte filozof, cdonjeri eshte psikolog, cdonjeri eshte specialist per cdo fushe, dhe ta merr shpirtin me demagogji e  me pordhe.

Se pse e besoj qe;

Se pari varferia eshte ne shpirt, pastaj ne tru, pastaj ne xhep. Njerez "ateist" jemi, e kemi qene.

Per cfare prinderish e ke fjalen Zoto,per ata qe marrin rrogen e shkojne luajne bixhoz,per ata qe marrin rrogen e qe shkojne i blejne dashnoreve varese florini,per ata qe marrin rrogen e shkojne pijne konjak gjithe diten apo per ata qe presin ndihmen ekonomike.Keto kategori fut tek te varferit ti?

Po nuk deshen kalamojt e vet ne te semes ju qofte.

Problem jane shkollat me dy turne.

Si mundet nje femije i vogel qe duhet te flere gjume ne dreke, te degjoje me vemendje, kur shkon ne shkolle mbasdite.

Problem jane mesuesit e rinj qe po dalin nga te ashtequajturat universitete mesuesie, kur dihet qe ata jane kontigjenti i nxenesve qe vijne nga shkollat e mesme me mesataren me te ulet te mundshme, pra ata qe s'kapin dot asnje dege tjeter.

Problem jane mesuesit qe s'dine t'u shpjegojne nxenesve dhe s'i heq dot njeri e s'i merr parasysh ankimet e preinderve, sepse i ka emeruar dhe i mbron partia qe i ka vene.

 

 

Problem urgjent eshte qe Shqiptaret ti futen punes.

800 lek nje kile djath eshte shume.

300-500 nje kile rrush eshte shume.

130 nje kile molle, portokall, mandarina kushton  edhe me shume.

Zgjidhja urgjente eshte puna e jo qeveria, se nuk bien leket prej qiellit te Tiranes.

Po te flasim vetem per djathin e bardhe (tradicional), cmimet variojne nga 250 leke deri ne 750 leke. I pari eshte djath i perftuar nga qumesht lope me niseshte, pra cilesia me e ulet, ndersa i dyti eshte i bere me qumesht dhie, ose perzjerje dhije-deleje. Krahasuar me 2-3 vjet me pare djathit te pare nuk i ka ndryshuar cmimi, ndersa i dyti nuk ka qene me shume se 600 leke. Duke e lene menjeane djathin 250 lekesh, pasi ne fakt eshte teresisht jashte standartit  dhe tregetohet vetem per fukarenjt qe te genjejne kalamajt se po hane djath, djathi i dyte ka nje rritje prej 25%. E njejta gje ka ndodhur edhe me mishin e vicit te fresket. Mish vici i zakonshem me kocka aktualisht tregetohet me 800 - 900 leke kg nga 500-600 leke qe ka qene 2-3 vjet me pare, ndersa pjeset e kofshes, dhe te shtylles kurizor (berxollat) jane rreth 1400 leke nga 900-1000 leke me pare. Pra kemi nje rritje prej rreth 40 %. Kasapet te tregojne se eshte veshtiresuar shume gjetja e vicave dhe pothuaj se eshte pergjysmuar sasia ditore e shitjes se mishit te vicit, kjo per mungese malli.

I thashe keto per ata peshq qe jane jashte si puna e lumit Drin qe nese duan te bejne para le te vijne ketu dhe te investojne ne fushen e bylmetit apo te rritjes se vicave, meqe keta te ketushmit na qenkan pertace dhe sduan te punojne megjithese tregu eshte i uritur dhe cmimet po ngrihen dita dites!

Hajde provoje njehere dhe te garantoj se mbas 2 ose 3 muajsh do ta kuptosh qe nuk jane njerzit pertace, por eshte qeveria mizore qe e ka futur ekonomine e ketij vendi ne nje qorsokak pa rrugedalje.

informimi i njerezve per te drejtat e tyre dhe per funksionimin e institucioneve ku ata perplasen per hallet e tyre

problemi kryesor sipas meje:

frika.

monopolet.

paaftesia jone per te qene qytetare. (denoncimi, veprimi, logjikimi)

paaftesia per te duruar fjalen bashke... (bashkepunim, bashkeveprim, cooperative, skuader)

egoja jone.

ne shqiperi jane te gjitha mundesite per te ecur e per ta ndertuar kete vend. po ne nuk duam ta ndertojme. ne rradhe te pare ne shqiperi nuk ka varferi. dhe eshte kot qe ta nxirrni ketu si argument. une jam nga ata shtresa popullsie me te varfrat ne vend dhe e di se vetem kush nuk do te punoje, kush nuk punon as per te marre ndihmen ekonomike nuk ka buke ne shtepi.

arsimi, nuk eshte ne nivel se ne nuk denoncojme dot mesuesen qe ve nxenesit te bejne detyrat e del e rri me dashnorin, nuk e perzeme me motivin me te thjehste kemi femijet per te mesuar e jo ty qe te marresh rrogen.

shendetesia nuk eshte ne nivel sepse nuk denoncojme dot a ta perzeme a ckado qe behet ne nivele qytetarie te kenaqshme doktorin a mamine e katunit qe s'vejn kurre as per te marre nje rekomandim per ne spital, qe nuk ka haberin fare se cdo te thote mjekesi.

ne keto momente kam ne zyre nje zonje qe ankohet se nuk ka buke. e une shkruaj te peshku sepse ca me i bo, kolegu im e degjon.

te djeg shpirti kur i degjon. por kur i ben analizen me pastaj kupton se nese u jep ndihme ekonomike i ke denuar kalamajte e tyre ne varferi te perjetshme.

ne keto momente kam ne zyre nje zonje qe ankohet se nuk ka buke. e une shkruaj te peshku sepse ca me i bo, kolegu im e degjon.

te djeg shpirti kur i degjon. por kur i ben analizen me pastaj kupton se nese u jep ndihme ekonomike i ke denuar kalamajte e tyre ne varferi te perjetshme.

Te lutem shkinaks ma shpjego pak kete se nuk e kuptoj.  As si rrethane, as si ndjesi as si "zgjidhja" qe paraqitet ne fund.

po shkruaj ketu mi monde per problemet. nje zyre qe ishte ne zyre e ankohej e une perfitova e ula koken e po bej sikur shkruaj shkresa te medhoja ne kompjuter, ndersa kolegu im eshte i denuar ti degjoje.

ne lezhe kemi nej komunitet gabel e nje magjyp. rome e egjyptiane. dhe ankohen, ankohen ankohen. se nuk kane buke se u hyn uji neper shtepira se te gjitha.

dhe une luftoja per ta. per ti ndihmuar se rracizmi eshte plaga me e eger qe kemi. vrapoj ne nje zyre, germoj ne internet, sa mundem qe ti ndihmoj meqe marr rrogen. nje ne tre projekte ne lezhe u dedikohet atyre. (kjo ben qe te punohet me pak me shtresat e tjera).

dhe ata nuk bashkepunojne per asgje. kemi bere projekt qe kush merr ndihme ekonomike te beje pune te vlefshme per komunitetin. nga qindra persona vetem 15 kane ardhe. edhe taa se kane shok pergjegjesin e ndihmes. ca te ju besh.

u kemi bere nje shkolle me kusht qe te mos dalin me lype. shkolle me dreke. falas. po ata prape lypin.

dhe kjo te ben te kuptosh se problemi kryesor nuk eshte varferia. eshte mungesa e dinjitetit, eshte frika qe kemi nga gjithcka. eshte nenshtrimi qe kemi trasheguar.

se di a me kupton. duhet te vish te shohesh vete.

por prape besoj se gjerat rregullohen. jane ne rruge te mbare. smiley

 Problemi kryesor është liberalizimi i vizave që thu ti Chene. Pas liberalizimit, nëse ka shqiptarë me probleme, atëherë e meritojnë të quhen budallej.

 Problemi tjetër, janë legenët që thu po ti Chene. Legenët. Gjithnjë më ka tërheq ky termi: legen. Pse i thuhet dikujt legen? Çfarë kuptimi ka? Qëllimi parësor i një legeni, është të lajë këmbët e qelbta të atij që e përdor. Ose teshat e qelbta. Legeni është jo vetëm mbajtësi i qelbësirllëkut, por edhe mjeti kryesor për të kryer këtë akt. Çdo njeri me pushtet, duhet të mbajë rreth e rrotull vetes legena, për të dalë i larë.

 Kulmi i gjuhës shqipe është arritur me këtë term kaq të goditur. Ia vlen si tezë për të mbrojtur diplomën te filoqyli.

Probleme qe kerkojne zgjidhje urgjente?!

S'di nga t'ja filloj... por mendoj se mosrespektimi i ligjit, varferia e shpirtit dhe injoranca e theksuar jane nje baze e mire per te vazhduar me listimin e mijra problemeve te tjera.

 

 

Probleme kryesore e qè mund tè zgjidhen pa ndonjè "mrekulli" tè madhe dhe nè kohè pak a shumè tè shkrurtèr po tè ketè vullnet,janè 2 pèr mendimin tim...1.Kodi rrugor,qè nènkupton disiplinim i trafikut(urgjent!!!!) dhe çdo gjè qè ka tè bèj me tè,nga tabelat e deri tek vijat e bardha,kjo kèrkon vetèm mè shumè vullnet...2. PLEHRATTTTTTTTTTT....èshtè bèrè ai vend si njè kosh i stèrmadh me plehra,mendoj se po tè angazhohen tè gjithè tè papunèt qè janè nè shqipèri ai vend mund tè pastrohet dhe qeveria me pak vullnet mè shumè mund tè gjej se ku dhe si ti eliminoj....

Me duket se shkinaksi e ka kapur nga koka problemin. Eshte e vertete qe zbatimi i ligjit eshte kryesorja por zbatimin e ligjit duhet ta kerkojne vete qytetaret (apo fshataret) perndryshe nuk ka kuptim. Dhe sekreti per mendimin tim ketu eshte bashkepunim, bashkepunim, bashkepunim. Ju tregoj nje shembull tipik.

Familje ime jeton ne Tirane shume afer qendres ne nje shkalle pallati me 10-12 familje. Jetojne aty prej 20 vjetesh dhe te gjithe njihen me njeri-tjetrin. Shumica e njerezve kane mbaruar universitetin dhe disa prej tyre jane dhe sipermarres te vegjel te suskesshem do thoja. Pak a shume eshte e njejta situate dhe ne shkallet e tjera te pallatit - gjithsej gjashte shkalle. Te gjithe jane shume te sjellshem me njeri-tjetrin dhe shpesh ka dhe dasma apo festa te tjera te perbashketa. Mund te thuash qe eshte nje bashkesi normale madje me harmoni. Mirepo kur kerkohe bashkepunim per te miren e perbashket gjendja acarohet. Kur taraca fillon dhe pikon asnje nga katet e poshtme nuk do te kontribuoje per rregullimin e saj. Te gjithe njerezit po plaken por asnje nuk do te bashkepunoje per te vendosur nje ashensor. Disa familje edhe sot nuk duan qe uji i paket te ngjitet deri ne katet e larta etj,etj. Asnje nuk do te bisedoje per vendet e parkimit por ia lene ate rastesise. Kush ngel i fundit i duhet te paguaje parkimin privat. Asnje nuk do qe oborri para pallatit te mirembahet, te mbillen lule, peme, vend per te luajtur femijet. Te gjithe mendojne per makinat madje se shpejti vendi do kthehet ne varreze makinash dy prej tyre jashte perdorimit te parkuara prej dy vitesh.
I njoh te gjithe njerezit aty shume mire. Jane njerez te sjellshem, te edukuar, te kulturuar, gati-gati qytetare. Por per tu bere qytetare i mungon deshira per te bashkejetuar me te tjeret. Dhe per mendimin tim keshtu eshte e gjithe Shqiperia (te me falin ata pak te cilet bejne perjashtim). Pa qytetare.
Cfare duhet bere?
Mendoj se duhen gritur OJQ te cilat duhet te fillojne te ngrejne berthama te vogla ne cdo qender banimi rreth te cilave duhet te zhvillohet jeta qytetare. Ne fillim duhen edukuar njerezit, duhen ndertuar programe pilote ne disa qendra te vogla dhe pas tyre duhet te filloje ne shkalle vendi. Duke nxitur bashkepunimin dhe duke ndeshkuar (qofte dhe me injorim te bashkesise) vecimin dicka mund te arrihet. Dhe pasi disa berthama te tilla te jene ngritur atehere bashkepunimi ndermjet tyre mund ti beje balle presionit te politikes, korrupsionit te policise dhe gjykatave, indiferences se prokurorise, parave te mafies. Ndoshta.
Ndoshta ka dhe rruge te tjera. Do isha kurioz ti degjoja.

Cilat jane problemet me te medha qe torturojne popullin SOT dhe si mendoni se mund te zgjidhen?

Klodi, Ruzhdija dhe largimi i Uidhersit nga Shqiperia.

Problemi kryesor i shqiptareve eshte se nacionalizmi eshte i pakultivuar ne psikozen e shoqerise. Ai ekziston si ndenje tek populli, pra ne formen rudimentare, por nuk kultivohet dhe nuk perqafohet prej klases politike. Shteti dhe intelektualet jane ata qe e ngrene nacionalizmin ne rankun e nje qendrimi ideologjik. Klasa politike shqiptare eshte nacionalisht e pa-ndergjegjshme, dhe te jesh nacionalisht i pa-ndergjegjshem eshte njesoj sikur te jesh antikombetar. Nuk ka klase politike e cila nuk i sherben kombit te vete, nese ekzistojne te tilla, atehere ato jane antikombetare nga perkufizimi. Gjithe problemet e tjera jane produkt i ktij problemi kryesor.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).