"Peshku Pa Uje" - Cili Eshte Kuptimi i Ketij Titulli?

Do deshiroja te dija se cili eshte vertete nekuptimi apo kuptimi te cilin implikon ky titull ashtu sic eshte menduar nga krijuesi apo krijuesit e e kesaj faqeje qe nga fillimi.

 

3 Komente

Kuptimi figurativ eshte shume i qarte. Por desha te di nese ky titull nekupton ndonjegje tjeter.

 

Psh thuhet shpesh se analistet dine rrugen por nuk kane timonin ne dore. Ne kete forum shumica e mbajne veten per te tille dhe ajo c'fare bejne eshte te analizojne dhe kritikojne por kane pak ne dore per ti bere gjerat te shkojne sipas deshires se tyre.

Perpara se te na e thote Penari mendimin e tij, une mendoj se ky titull eshte vene per te krijuar nje ambient bisedash me te gjithe ata njerez qe per aresye te ndryshme nuk marin pjese aktive apo jane shkeputur nga jeta politiko-kulturore e shqiperise, dhe te ngelur ashtu sic mund te ngelet peshku kur nuk ka uje, vijne ne kete blog per te gjetur sadopak ato qe i mungojne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).